Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Der Spigel : Kurani, libri më i fuqishëm në botë

    Asnjë libër tjetër s’nderohet, s’tremb apo nuk keqpërdoret ashtu si Kurani. Për zbulesën që Zoti ia zbriti Profetit Muhamed ka dy versione: A mos është shkrimi i shenjtë i Islamit thjesht një tekst arkaik ligjor, apo ashtu si Bibla, mbart edhe ai kuptime për kohët moderne?



    Ndër masivin e njerëzve që vërshojnë përmes stacionit të Leidenit, mund të dallosh shumë lehtë Nasr Hamid Abu Seid. Ai mban një çallmë të vogël, xhybe blu dhe një dosje. Si një punonjës i rregullt, profesori lë turmën e niset nga stacioni për në punë. Destinacioni i tij është universiteti më i vjetër e më i famshëm i Holandës. Në Universitetin e Leidenit ai do të mbajë përsëri një nga leksionet e tij të ëmbla mbi “Teologjinë islamike”, për të cilat ai çmohet e respektohet nga studentët e tij dhe urrehet pa masë nga fanatikët islamikë në të gjithë botën. Pa ngut dhe pa u ruajtur, shëtit egjiptiani, i cili para plot dymbëdhjetë vjetësh u detyrua t’ia mbathte për në Holandën e qetë, në rreshtat e kanaleve të lundrueshëm dhe çatitë me majë të shtëpive aristokrate të atdheut të tij të ri. Është një i ftohtë depërtues, Abu Seid, 64 vjeç, mbështillet me xhupin e tij me kapuç. Në vendlindjen e tij, në Kajro, profesori nuk mund të shkojë më që prej shumë kohësh. Kur e merr malli të vizitojë familjen e tij në Nil, ai duhet të raportojë ardhjen e tij tek shefi i policisë. Ai më pas i cakton dy roje personale dhe një oficer policie për të raportuar. Vetëm pas shumë mundimesh, Abu Seid arriti t’i bindte autoritetet holandeze që t’i jepnin azil politik. “Unë jam mësuar të jetoj me vdekjen”, - thotë ai dhe kapsit sytë poshtë xhamave të trashë të syzeve. “Në qoftë se ka ardhur dita për të vdekur, ka ardhur. “Mëkati i tij? Ashtu si shkrimtari anglezo-indian, Salman Rushdie, me veprën e tij “Vargje satanike”, Abu Seid në një vepër e mbështet atë gjë që në botën e Islamit vlen si e mbinatyrshme dhe e paprekshme: në Kuran, mesazhin e fundit për njerëzimin, të të vetmit dhe të të plotfuqishmit Zot, dhënë përmes Profetit Muhamed në shekullin XVII, në Mekë dhe Medinë.

    Ndërkohë që shumica e 1.3 miliard myslimanëve në të gjithë botën citojnë fjalë për fjalë Syret dhe çdo rresht të 114 kapitujve të Kuranit, Abu Seid është i bindur që “Zoti i ka folur Muhamedit në mënyrë figurative, me metafora të cilat ne duhet t’i transmetojmë në kohët e sotme”. Vetëm kështu Islami “mund të jetë i hapur për sqarime dhe t’u bëjë ballë sfidave të shekullit XXI”. Për kundërshtarët e tij konservatorë - dhe mbi të gjithë profesorët dhe sheikët e

    Universitetit të Azharit në Kajro - mendime të tilla janë një herezi. Për studiuesit, Kurani është një trashëgimi e patundshme e Zotit, i përjetshëm dhe më madhështor se gjithë sprovat (përpjekjet) e të vdekshmëve, për t’i dhënë vargjeve një kuptim të ri. “Dhalika al-kitab la reiba fihi hudan lilmuttakin”, thuhet në vargun e dytë të Syres së dytë. “Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu)”.

    Një dekret i Universitetit të Azharit e ka ndaluar reformatorin egjiptian të mund të flasë në atdheun e tij para një publiku të gjerë, megjithatë Abu Seid nuk është më një i panjohur atje. Tezat e “heretikut nga Kajro” diskutohen në forume interneti dhe nëpër seminare në universitete dhe libri i tij shqyrton “Kritikën e Predikimit Fetar”. Studiuesi i Islamit nga Bonni, Stefan Uild, jep gjasa që vargjet e debateve reformatore perëndimore zhvillohen padyshim brenda Islamit, por vetëm se më qetë dhe ngadalë nga ç’dëshirojmë - dhe me hap të pasigurt. Predikimi mund të ketë pasoja për reformatorin. Në rastin më të keq ata mund të dëbohen ose të eliminohen – si Farag Foda, një shkrimtar egjiptian, i cili kishte parashtruar idenë që predikuesit trullosin popullin dhe u qëllua në Kajro m’u në mes të rrugës. Por predikimi mund të ngjallë edhe shpresë. Reformatorët justifikohen me faktorin kohë, sepse ata e dinë që as interpretimi ortodoks i shkrimeve të shenjta, as terrori nuk mund t’i zgjidhin problemet e botës islame. “Myslimanët nuk duhet t’i mbyllin derën së ardhmes”, - paralajmërojnë politikanë si ministri maroken i Fesë, Ahmed Toufiq - dhe për këtë duhet të hidhen poshtë tabutë.

    Kështu janë ata, si të qetë edhe të gatshëm padyshim të dëgjojnë dhe zërat, që pa dyshim të japim dhe shtysë: dijetarë si filozofi iranian, Abdolkarim Sorusch, i cili rebelohet kundër “marrjes peng” të Kuranit nga Mullahët, ose studiuesi i Islamit i cili jeton në Bejrut, Ridvan al-Sajjid, i cili lufton kundër monopolit të interpretimit islamik të Hezbollahëve. Jo shumë ndryshojnë me ata të Turqisë laike, pasardhësit mendimtarë të të

    ashtuquajturës Shkolla e Ankarasë, si Mehmet Pacaci dhe Omer Ozsoy, të cilët luten për një këndvështrim të qartë. Edhe gratë revoltohen, në një revolucion brenda revolucionit. Ata kthehen si juristja iraniane dhe mbajtësja e çmimit “Nobel për paqe” Schirin Ebadi, kundër “Interpretimit të keq dhe fals” të Kuranit nga teologët “patriakalë”. Ata dalin ashtu si sociologia marokene, Fatima Mernissi, në një zgjidhje të njëjtë të këndvështrimit. Ata shprehen, ashtu si dhe feministja e lindur në Egjipt, Nahed Selim: “Merrjani Kuranin burrave”.

    Por çfarë vepre është kjo atëherë, për të cilën Abu Seid thotë se është “libri më i bukur dhe më i rrezikshëm në botë”?

    Kurani është libri më i përmendur, më i diskutuar e njëkohësisht më i mistershëm në botë. Ai është “briri i bollëkut” në poezi dhe prozë dhe një vepër plot enigma të pazgjidhura. Herë tolerant, pastaj përsëri i rreptë, bëhet shpejt i butë e menjëherë prapë mizor. Libër që për besimtarët është përkthimi i vetëm i vlefshëm i vullnetit të Zotit, vepra e përsosur e Krijuesit.

    Ndërkohë që Bibla është me histori dhe krahasime, plot mrekulli dhe falje, por edhe me intriga dhe mëkate, Kurani është më shumë një cikël dijesh e porosish, rendi i të cilave - mjaft çoroditës – nuk është kronologjik, por përcaktohet nga gjatësia e Syreve, ku vargjet e gjatë qëndrojnë në fillim, me një përjashtim: atë të Syres hapëse. Është një libri i cili përmes figurave të fuqishme e të errëta gjuhësore, herë i nënshtrohet thjeshtësisë precize të normave të përditshme, nga njëra anë, por që trajton dhe detajet më të vogla të jetës së përditshme të besimtarit: nga ndarja e trashëgimisë deri te koha e mëkimit për fëmijët. Një libër, i cili prejardhjen e tij e ka sa imagjinare aq edhe magjepsëse, në të cilën shfaqen edhe shkronja enigmatike, kuptimin e të cilave nuk e njeh askush, por nga të cilat duket qartë “vërtetësia e padukshme e Zotit”, siç supozojnë Sufitët, mistikë islamikë. Në të njëjtën kohë Kurani është dhe libri më i fuqishëm i botës. Me rregullat e tij, porositë (këshillat) dhe njohuritë, ai është udhërrëfyes i përjetshëm

    dhe i çdokohshëm për pothuajse një të pestën e njerëzimit, shumë më i gjerë dhe i rreptë sesa libri i shenjtë i të Krishterëve. “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim)”. Thuhet për shembull në Syren 20, vargu 130. Të dëshiruar për të qenë besimtar ndaj Zotit përkulen kështu myslimanët, që nga Senegali në Sumatra, që nga Somalia deri në Xinjiang drejt Mekës dhe thonë në fillim të lutjes së tyre, Fatihan, Syren hapëse të

    Kuranit: “Bismilah al-rahman al-rahim, al-hamdu lillah rabb al-alamin…” “1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!”. Vërtet Bibla mban rekordin si vepra më e shtypur(botuar) në botë: pothuajse 400 milionë Testamente të Rinj dhe të Vjetër janë shpërndarë vetëm në 2006. Por Kurani e arrin. Kjo dallohet kur shtypshkronja e mbretit Fahd deklaroi me krenari se vetëm ajo prodhonte në vit më shumë se tetë milionë Kurane, dhe çdo haxhi në Mekë merrte falas një kopje. Edhe pse Kurani lejohet të recitohet vetëm në arabisht, në gjuhën e zbulimit të tij, gjenden me dhjetëra përkthime. Përfundimisht, myslimanë nga e gjithë bota, përveç atyre arabë, por dhe jomyslimanë nga Perëndimi, duan të dinë se si i ka folur Zoti Muhamedit. Mbi të gjitha, në rritjen e tirazhit të kopjeve kontribuon gjallëria e zonave më të reja botërore. Në zinxhirin e Islamit bëjnë pjesë vende të pasura si Sulltanati Brunei ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe vende ekstremisht të varfra si Bangladeshi apo Mauritania.

    Në Evropën Perëndimore, feja që lindi në shkretëtirë ka pothuajse 15 milionë besimtarë, emigrantë dhe të konvertuar nga fe të tjera, asnjë bashkësi besimi nuk shtohet dhe nuk merr formë kaq shpejt. Si shenjë adhurimi ndaj Zotit, Kurani në Uashington nderohet si në selinë e kongresit, ashtu edhe në trekëmbësh në Bagdad. Në shtëpinë e të deleguarve të Shteteve të Bashkuara ndodhet Keith Ellison, demokrat nga Minesota dhe delegati i parë mysliman i Amerikës, më 4 janar 2007 formuloi zyrën e tij. Kurani, të cilin Ellisoni e mban në dorë, është po aq i vjetër sa selia e Kongresit (kapitoli) amerikan. Libri që ai ka është trashëgimia personale e njërit prej themeluesve të Amerikës, Tomas Xheferson: SHBA-të nuk duhet të kenë frikë para Islamit, por as Islami s’duhet të druhet para saj.

    Në të njëjtin tekst mbahej Sadam Hysein, ndërkohë që po i vendosnin lakun në qafë. Një Kuran jeshil, i mbështjellë me lëkurë, ishte pasuria e fundit e një diktatori aq të fuqishëm. Më 30 dhjetor 2006, ditën e varjes të tij, ai i shpreh gjykatësit dëshirën e fundit: Kërkon që Kurani i tij t’i jepej një mikut, i cili do ta ruante me nderim. Fuqia simbolike e veprës është e padiskutueshme. Interpretimi i Kuranit gjykon ndër të tjera mbi luftën dhe paqen, konfliktin dhe pajtimin. Nganjëherë Testamenti (i Zotit) u

    shërben atentatorëve të Hamasit, Xhihadit dhe al-Kaedës si leje (autorizim) për terrorin e tyre: “Luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni”, recitojnë myslimanët nga Syrja e nëntë në Bagdad, Gaza apo Kabul në videot e publikuara prej tyre; shpesh ata i referohen edhe një vargu të saj, atij të 14-t, që u premton atyre parajsën (xhenetin): “Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë”. Kështu e kanë justifikuar aktin e tyre atentatorët vetëvrasës të Nju Jorkut dhe Uashingtonit 2001, ata të Balit 2002, të Madridit 2004 dhe të Londrës 2005. Shumë myslimanë të rinj shndërrohen në “Mish për top”, vihen menjëherë në kërkim të gradaçelave, të diskotekave, trenave të tejmbushur dhe metrove dhe e hedhin veten në erë, duke vrarë edhe qindra njerëz të tjerë. Çfarë feje e frikshme duhet të jetë kjo, së cilës i përkasin atentatorë të tillë? Çfarë skenari të frikshëm ofron ky Kurani?

    Ndërkaq, strategët e Perëndimit që duan ta përdorin librin e shenjtë si armë, e kanë përkufizuar atë si kulturë (dije) të detyrueshme. Që në “Fushëbetejën e ndërgjegjes, të korrësh fitore” lexon çdo ditë në Kuran Gjeneral-Majori Dagllas Stone, shef i programit të të burgosurve të ushtrisë amerikane në Irak, dhe u urdhëron të njëjtën gjë të burgosurve të tij çdo ditë me shpresën se ata do të zbulojnë në libër një ditë fragmentet pajtuese që ai iu jep. Sipas Kuranit, të vrasësh një të pafajshëm është njëlloj sikur të kesh shfarosur gjithë njerëzimin. Nganjëherë Perëndimi e “vesh” Kuranin si një armë psikologjike, kjo bëhet para se persona të dyshuar për terrorizëm të merren në pyetje në burgun e sigurisë së lartë të Guantanamos në Amerikë, për të dobësuar gjendjen e tyre psikologjike. Ushtarët amerikanë duhet ta shkelin me këmbë “fjalën e Zotit” dhe më pas ta përdorin atë për në banjë. Kur u vërtetuan pafajësitë, myslimanët e kapur u liruan dhe morën rrugën për në Afrikën e Veriut, Pakistan dhe Indonezi. Regjisori holandez i filmave, Teo van Gogh, e pagoi me jetën e tij faktin që para publikut hodhi Kuranin në plehra. Filmi i tij “Submission” (Nënshtrimi) tregon një myslimane lakuriq nën një perçe mëndafshi të tejdukshme, në trupin e saj janë kaligrafuar vargje të Kuranit për pastërtinë (shpirtërore). Dy muaj pas shfaqjes në TV të filmit, një maroken trupmadh e shtriu në tokë holandezin Van Gogh. Në trup (kufomë) ai ngjiti me një thikë një kopje me vargjet e Kuranit, një kërcënim me vdekje për Ayaan Hirsi Ali – e lindura në Somali e kishte hartuar shkrimin dhe bën pjesë në kritikët më të fortë të doktrinës së Muhamedit. Të Krishterëve, shkrimi i Myslimanëve nuk iu qe dukur kurrë më i frikshëm. Në Kuran shfaqen Moisiu, Abrahami, por edhe Jezusi dhe Maria, ai në Evropë qe përçmuar për shekuj me radhë si “Bibla Turke”. Veçse kush e lexonte mesazhin (mysliman) të Perëndisë (Testamentin), dukej si Volteri në turbullimin (hutimin) e tij, përkundrejt myslimanëve, dhe e miratonte e afrohej gjithmonë e më shumë me të. Kurani, shkruan filozofi francez, është një “libër i pakuptueshëm”. Mbështetësi i Islamit, Johan Volfgang Gëte, fliste për “Tautologji (mbivlerësim) të pakufishëm dhe përsëritje” dhe tregonte “sa më shpesh ta shohësh (lexosh), aq më shumë përsëritet”. Por princi i poezisë, i cili e studionte Kuranin për “divanet e tij të famshëm Lindoro-Perëndimorë”, pohonte dhe që libri e joshte (tërhiqte), e habiste dhe së fundmi nevojitet nderim për të. Në botën islamike veprës i jepet nderim i plotë. “Al-Koran al-karim”, “solemni”, “i shtrenjti” Kuran është përshkrimi i zakonshëm i

    besimtarëve. Prandaj, për myslimanët nuk vlen thjesht përmbajtja, por edhe libri, subjekti i tij, si i shenjtë, si mishërim i Zotit. Kush reciton prej tij, kush i dëgjon fjalët e tij, thuhet që mund të dëgjojë të plotfuqishmin, ta prekë dhe ta ndjejë atë. Studiues fetarë e krahasojnë kuptimin e Kuranit për myslimanët me vendin e shenjtë, ku Jezusi erdhi mes të krishterëve: Tek njëra palë Zoti u mishërua në një njeri, te pala tjetër në një libër.

    Profesori i “Princetone Michael Cook” ka mbledhur shembuj si evropian dhe është befasuar nga shkalla e reagimit të myslimanëve mbi shkrimin e shenjtë. “Ata kujdesen që të mos e mbajnë kurrë Kuranin e tyre poshtë belit”, - do të citonte një orientalist, i cili, në shekullin XIX përshkoi Egjiptin. 300 vjet më përpara një tjetër evropian u shastis, kur mësoi që për turqit ishte një prapësi e tmerrshme nëse dikush qoftë edhe pa dashje, do ta vendoste Kuranin poshtë belit. Në një kulturë në të cilën njerëzit ulen tradicionalisht shtruar (në tokë), Kurani duhet të ngrihej lart që të dukej me sy, për të dëshmuar autoritetin e tij: Kështu Kurani në xhami u vendos në një podium të vogël, të ashtuquajturin “Kurs”. Edhe sot shumë myslimanë kujdesen që Kurani të qëndrojë në mes ose mbi një tog librash. Ndryshe nga Bibla në Gjermani, e cila shpesh mbulohet nga pluhuri nëpër rafte, pa u kapur me dorë e pa u lexuar, Kurani në pjesën më të madhe të vendeve të Orientit është i kudondodhur. Ai i kujton kështu besimtarët vazhdimisht për të gjitha zakonet dhe për mesazhin e Zotit: Asnjë Vizitor i Kajros nuk e humb trajtimin hyjnor të tij edhe në taksi. Kasetat dhe CD-të me interpretimet më të bukura ngrihen në qiell në çdo cep të rrugës, edhe në trafik të ngjeshur, drejtuesit e makinave murmurisin pjesët e tyre të preferuara të Kuranit për t’u qetësuar. Gjyshet myslimane iu pëshpëritin në vesh fëmijëve që dergjen të sëmurë në krevat, vargje të Kuranit, gjë që duhet të përshpejtojë shërimin.

    Përmbledhja “Lutje dhe shëndet (shërim) me Kuranin” është një sukses në sasinë ndërkombëtare të tregut të librave për Kajron. Vargje të Kuranit si zile celulari janë të kudondodhura, edhe pse janë kundër ideve të mbrojtësve të besimit të Universitetit të Azharit. Për shiitët, përkrahës të drejtimit (rrymës) së dytë më të madhe të Islamit në

    botë dhe përgjegjës veçanërisht për devotshmërinë, Kurani është shndërruar vërtet në një objekt kulti: Një firmë Iraniane shet mini-Kuranë si programe hyrëse për kompjuter. Për të vazhduar duhet vetëm të zgjedhësh numrin e Syres në Kuran: 114... Kur dhe ku filloi e gjitha kjo? Ekzistonte gjithmonë një Kuran siç e njohim ne sot? Dhe kush ishte në të vërtetë Muhamedi?
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2004
    Postime
    5
    E lexova të gjithë tekstin dhe ajo qe me ra në sy ishte Shtatori 2001. Sado mirë te shkruajnë për fenë islame dhe myslimanet gazetat e botës, prape kanë frike Amerikën.

    Një statistikë që e kam lexuar rreth Kuranit: Është i vetmi libër që mbi 1 milion vetë e dinë përmendsh edhe po të zhdukeshin të gjithë ekzemplaret në të gjithë boten, do të shkruhej po ashtu siç ishte më pare.


    Ndërsa ajo e bilbles me 400 kopje për një vite hiq s'më duket e besueshme...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •