Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Shiu zbulon eshtra nga lufta, mjekėsia ligjore s'reagon

    Shiu zbulon eshtra nga lufta, mjekėsia ligjore s'reagon
    Nga Express mė 18 mars 2011 nė ora 12:53
    Eshtrat e njė personi, i cili besohet tė jetė vrarė gjatė luftės mė 1999, janė zbuluar nė oborrin e Xhamisė sė Haxhi Veselit, nė pjesėn jugore tė qytetit.

    Eshtrat kanė dalė nė sipėrfaqe kėto ditė pas tė reshurave, kur uji kishte gėrryer dheun nė hapėsirėn ku po ndėrtohet njė objekt shumėkatėsh nė afėrsi tė xhamisė.

    Halit Barani, kryetar i Kėshillit pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut nė Mitrovicė, i ka thėnė Zėrit se tash e tetė ditė, Policia e Kosovės ėshtė duke pritur mjekėt e mjekėsisė ligjore dhe komisionin pėr tė zhdukurit qė ta bėjnė zhvarrimin e eshtrave.

    “Eshtrat janė vėrejtur ditė mė parė pas tėrheqjes sė ujit nga kjo pjesė e qytetit. Ato janė nė njė distancė prej rreth pesė metrash larg murit tė xhamisė nė tė hyrė nga ana e majtė ku ėshtė duke u ngritur njė objekt tetėkatėsh”, ka thėnė Barani.

    Themelet e objektit qė po ndėrtohet nė afėrsi janė rreth dy metra larg kockave tė trupit tė pajetė, i cili ėshtė vetėm 40 centimetra nė thellėsi tė tokės dhe i cili ėshtė i mbėshtjellė me njė batanije me ngjyrė tė verdhė, kafeje dhe tė verdhė e zbehtė, tha Barani. Sipas tij, uji ia ka zbuluar vetėm ekstremitetet e poshtme (shputat e kėmbėve) dhe se shihet qartė se janė kocka tė kėmbėve tė njeriut.

    Barani ka kėrkuar nga tė gjithė qytetarėt qė mund tė kenė ndonjė informatė tė lajmėrohen pėr tė ofruar tė dhėna se kush e ka varrosur atė gjatė luftės dhe nėse e dinė tė tregojnė se i kujt ėshtė trupi i pajetė.

    Besohet se ky trup ėshtė i varrosur gjatė luftės nė Kosovė nė vitet 1998/99, pasi ai nuk ėshtė thellė nė tokė, sipas traditės sė varrimeve. Pėrveē kėsaj nuk ėshtė i mbuluar me dėrrasa dhe ėshtė i mbėshtjellė me batanije. Sipas tė gjitha kėtyre karakteristikave ėshtė gati e sigurt se ėshtė njė nga viktimat civile tė luftės.

    Dihet se gjatė luftės shumė trupa tė pajetė tė shqiptarėve qė i vrisnin kriminelėt serbė, nė ato kushte kur ēdokush ishte i rrezikuar me jetė, varroseshin kėshtu pa dėrrasa dhe cekėt dhe pjesa dėrmuese tė mbėshtjellė me batanije, ka thėnė Barani.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cdo shkrim e hap 1 problem te padukshem.

    ky laJMI TREGON SE SA NJEREZ FLEJN NEN DHE E AKOMA nuk dihen kush jane..

    uroj te gjendet viktima e krimineli..

    por doli dhe nji ceshtje ketu..

    ne lajm thuhet se pak metra pran xhamis po ngrihet nji pallat 8 katesh..

    pra del mafia e ndertimit..

    vetem mafia e flliqanet ndertojn ngjit me objektet e kultit gjigantet e tyre te betonit.

    nji xhami a nji kishe patjeter duhet te kete nje pamje te bukur e kte ta jep dhe hapsira perreth objektit fetar.

    ka lezet nji xhami a nji kishe qe rreth e rreth ka bar ka peme ka lulishte.. e jo pallate te mafies qe ja zen frymen pamjen dhe ja ulin vleren e funksionin nji objekti fetar..
    nji objekt fetar duhet te jet dhe vend i qete.. shplodhes per syrin e shpirtin e njeriut..

    le te ngrihen besimtaret e ti mbrojne objektet e tyre nga lahperat e mafies se betonit..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po pse nuk shkojne,,,

    ti hetojne instuticionet ,,,,

    apo tani kane harruar te vraret e kane mendjene ne tendera

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Dyshohet edhe pėr trupa tė tjerė
    Afėrdita Uka | 19-03-2011
    Ekspertė tė Departamentit tė Mjekėsisė Ligjore kanė ekshumuar mbetjet mortore tė njė personi tė varrosur nė oborrin e xhamisė sė Haxhi Veselit, tė cilin dy ditė mė parė e kishin zbuluar shirat qė kanė rėnė. Por, ekshumimi tyre vetėm sa ka forcuar dyshimet e familjarėve dhe autoriteteve se aty mund tė ketė edhe trupa tė tjerė.

    Bajram Ēerkini, udhėheqės i shoqatės sė familjeve tė tė zhdukurve “Zėri i prindėrve” nė Mitrovicė, ka thėnė se dyshimet, qė nė kėtė vend ka mbetje mortore tė shqiptarėve tė vrarė gjatė luftės kanė qenė tė kamotshme.

    Ai ka rikujtuar se para 3 vjetėsh nė oborrin e kėsaj xhamie ishin zhvarrosur trupat e 16 personave tė vrarė gjatė luftės, tė cilėt nė kohėn e luftės ishin varrosur nė afėrsi tė xhamisė nga kalimtarė tė rastit. Pėr shkak se asokohe ata qė kishin varrosur trupat e pajetė nuk kishin arritur t’i varrosnin si duhet familjarėt kishin kėrkuar nga Zyra pėr tė Zhdukur dhe Mjekėsi Ligjore, qė tė bėnte zhvarrosjen e tyre.

    Por, para tre vjetėsh Ēerkini thotė se ekspertėt mjeko-ligjorė kishin zhvarrosur vetėm 16 trupa tė pajetė, tė cilėt mė vonė ishin identifikuar nėpėrmes metodės sė ADN-sė dhe u ishin kthyer familjeve tė tyre pėr rivarrim.

    Ai thotė se asokohe kishin insistuar qė oborri i xhamisė sė Haxhi Veselit tė hulumtohet mė mirė pėr shkak tė mundėsisė, qė tė gjenden edhe mbetje tė tjera mortore. Por, hulumtimi kishte marrė fund me aq.

    Ēerkini thotė se trupi i pajetė, qė ėshtė zbuluar tė premten dyshohet se ėshtė i Avdullah Pllanės. Kėto dyshime janė forcuar edhe mė tepėr pas kontaktimit me familjen e tij, sipas dėshmisė dhe pėrshkrimeve tė tė cilėve veshmbathjet dhe batanija, me tė cilėn janė gjetur mbetjet mortore tė mbėshtjella i pėrshtaten pikėrisht atyre qė janė gjetur nė trupin e viktimės.

    Ai ėshtė revoltuar tej mase dje pėr shkak se zyrtarėt e Departamentit tė Mjekėsisė Ligjore nuk e kanė informuar shoqatėn pėr kėtė zhvarrim.

    Ndėrkaq, revolta jo vetėm e tij ėshtė rritur edhe mė tepėr me faktin se ekspertėt e EULEX-it kishin vendosur qė zhvarrimin e kėtyre mbetjeve mortore ta bėnin pikėrisht nė ditėn e premte dhe nė momentin kur bėhet falja e xhumasė, kur aty frekuentojnė shumė besimtarė. Ēerkini ka insistuar qė zhvarrimi tė shtyhet pėr ndonjė ditė tjetėr, por kjo nuk ėshtė marrė parasysh. Zhvarrosja nė atė ditė dhe nė atė moment nga besimtarėt, qė kanė shkuar pėr tė falur xhumanė ėshtė konsideruar si provokim i drejtpėrdrejt i familjarėve. Megjithatė, Ēerkini thotė se ėshtė evituar mė e keqja.

    Nė momentin e zhvarrimit tė kėtyre mbetjeve mortore, ai ka sqaruar se tė paktėn 6 familjarė kanė pohuar se kanė informacione tė besueshme se pikėrisht nė atė vend janė varrosur trupat e pajetė tė mė tė afėrmve tė tyre. Sipas tij, nė oborrin e xhamisė sė Haxhi Veselit dyshohet se mund tė ketė edhe trupa tė tjerė tė pajetė, qė janė varrosur aty gjatė luftės.

    Ndėrkaq, Arsim Gėrxhaliu drejtor i Departamentit tė Mjekėsisė Ligjore thotė se mbetjet mortore tė zhvarrosura do t’i nėnshtrohen njė ekspertize mjeko-ligjore si dhe do tė identifikohen nėpėrmes metodės sė ADN-sė.

    Ndėrkaq, nga java e ardhshme ai thotė se ekspertėt e mjekėsisė ligjore do tė shkojnė sėrish nė Mitrovicė pėr tė hulumtuar gjithė lokacionin, ku dyshohet se mund tė gjenden edhe mbetje tė tjera mortore.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •