Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Post Mashtrimi Mbi “bashkëpunimin” E çamëve Me Gjermanët - Alibi Për Të Mbuluar Masakrën

    Një ndër “faktet” për justifikimin e genocidit të ushtruar nga shovinistët grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1944-1945, që përfundoi me dëbimin masiv të mbi 30.000 banorëve autoktonë nga vatrat e tyre mijëravjeçare, është dhe ngjarja e shtatorit 1943 në Paramithi.

    Me pushtimin fashist të Shqipërisë, për të bërë për vete nacionalistët shqiptarë, Italia propagandoi Shqipërinë Etnike. Për këtë qëllim në Kosovë, Dibër e në teritoret e tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, u ngritën administrata shqiptare. Në Greqi pushtuesit gjermanë ngritën qeverinë kuislinge të Ralisit e cila vazhdoi të administroi krahinën shqiptare të Çamërisë.

    Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943, ushtria gjermane u vendos në zonat që më parë mbaheshin nga italianët.Pikërisht në atë kohë në Paramithi ndodhi një ngjarje, që shkaktoi zemrimin e gjermanëve.Ja se si e ka tregua këtë ngjarje Spiro Muselimi- mësues, historian-kronikan dhe banor i Paramithisë : “…më 26 shtator, komanda gjermane e Paramithisë dërgon një patrullë prej 5 ushtarësh për të kontrolluar zonën mbi Shkallën e Paramithisë. Gjermanëve, siç duket, u pëlqeu vendi dhe pasi hoqën armët, u zhveshën dhe u shtrinë për të bërë banjo dielli. Pikërisht në ato çaste, kaçakë të asaj zone u vërsulën për t’i vjedhur e mbasi u rrëmbyen armët i vranë të 5 gjermanët. Ushtria gjermanët në ato kohra kishte vendosur ‘ligj’ që për çdo gjerman të vrarë pushkatonte 10 vendas. Kështu ata në bashkëveprim me autoritetet lokale kuislinge, hartuan listat dhe më 29 shtator 1943, me urdhër të komandës gjermane, u pushkatuan në Paramithi 49 veta, kryesisht qytetarë të pafajshëm. Muza popullore me dhimbje e pikëllim vajtoi fatin e të pafajshmëve:

    "Paramithi, Paramithi, pse je veshur me të zeza,
    Gjermanët më vranë 49 trima,
    Pushkatuan 49, bashkë me priftërinjtë,
    Qajnë nënat, gratë, motrat bashkë me fëmijtë”

    Kështu pra shkruan vetë një nga të mbijetuarit e asaj ngjarje, i cili në kohë e masakrës ishte i moshës 46 vjeçare. Për të realizuar qëllimet shoviniste greke të spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë, krimineli Zerva, në bashkëpunim me gjermanët, që po tërhiqeshin, më 27 qershor 1944 hyri me bandat e tij në Paramithi dhe në kundërshtim me “premtimet” edhe të dhespotit të qytetit, filloi masakrën e tmershme mbi popullsinë e pafajshme. Brenda dy ditësh, masakra çnjerëzore mori jetët e mbi 300 qytetarëve të pafajshëm, kryesisht gra, fëmijë e pleq. Gjithë kjo tragjedi e gjeti “justifikimin” si hakmarrje për “bashkëpunimin” në ngjarjen e shtatorit të1943, që treguam më sipër.

    Mbas Paramithisë, bandat shoviniste zerviste vazhduan vrasjet e përdhunimet e shqiptarëve deri në mars të 1945 u vranë 2900 shqiptarë, kryesisht fëmijë e pleq dhe mbas plaçkitjeve, dëbuan mbi 30.000 nga vatrat e tyre etnike. Ja kështu e kanë “justifikuar” shovinistat grekë genocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare muslimane të Çamërisë.

    Por faktikisht, është e vërtetuar se famëkeqi Zerva mbante lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge. Shovinistët e komanduar prej tij hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuar nga gjermanët, shkruan anglezi M. Mazower në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”

    Zerva vetë i shkruan një bashkëpuntori të tij: “..dua të falenderoj ata që asnjëherë nuk mund të harrohen, se në ato vite të vështira me besë e fanatizëm spastruan Çamërinë nga shqiptarët që për 500 vjet i kishin hipur në qafë helenizmit.” Deklarata nuk ka nevojë që të komentohet, ajo përmban thelbin e masakrës; spastrim etnik të përgjakshëm. Qeveritë shqiptare që vijnë dhe ikin nga pushteti, më kot rreken që ta marrin me të mirë Athinën duke e quajtur inegzistente çështjen çame si genocid i pastër e duke e konvertuar problemin vetëm si çështje pronash, që u dashkan kërkuar në rrugë gjyqësore! Nëse qeveria greke nuk e njeh si genocid vrasjen e 2900 të pafajshmëve dhe përzënien e dhunshme të 30 mijë çamëve, plagët e Çamërisë do të vazhdojnë të rrjedhin.

    Bashkëpunimi i çamëve me pushtuesit është një alibi e sajuar enkas për të përligjur masakrën. Kohët e fundit edhe intelektualë grek, historian të çliruar nga ndjenja e shovinizmit, kanë hedhur dritë mbi të vërtetën. Ata kanë dokumentuar, si me shkrime ashtu edhe nëpërmjet dokumentarëve historikë të shfaqur në në televionin grek, se çamët nuk kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Përkundrazi popullsia çame ka marrë pjesë aktive në luftë bashkë me njësitet atdhetare greke kundër pushtuesit.

    Me gjithë këto fakte të pakundërshtueshme që sot kanë dalë në publik, qeveritarët grekë jo vetëm që nuk pranojnë ta njohin genocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame, por refuzojnë edhe viza hyrje për ata që kanë lindur në Çamëri, me qëllim që të pengojnë edhe përfitimin e pasurive të patundshme të kësaj popullsie të shpërngulur me dhunë.

    Është absurde që veprime të tilla i mbajnë qeveritë e një shteti “demokratik” që bën pjesë në B.E. dhe ka firmosur marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dhe për fatin tonë të keq, as qeveritë e derisotme të Tiranës, nuk po përpiqen për zgjidhjen legale të këtij problemi mbarëkombëtar Shqiptar.

    Deri kur do të “besohen” gënjeshtrat dhe të drejtat të vihen në jetë?!
    Revolution 1848

  2. #2
    Çamёria e Cunguar

    Rasim Bebo

    Gazeta “ILLYRIA” ёshtё atdheu qё i flet vetvehtes. Porsa e marim nё dorё fillon tё na shpërfaqet Atdheu nga faqja në faqe me njё mori ngjarjesh historike e aktuale, personalitetesh tё shquara tё kohёs sё shkuar dhe tё ditёve tё sotme, vende tё ndryshme me shqiptarёt qё janё tё shpёrndarё nё tё pesё kontinentet dhe pjesa mё e madhe i takon dy dekadave tё fundit.
    Tё gjithёve kudo qё jemi na bashkon gjuha e ёmbёl shqipe. Vlen tё pёrshёndesim punonjёsit e saj tё pёrkushtuar: botuesi i zellshёm Vehbi Bajrami, editorin e aftё e tё palodhur Ruben Avxhiu, drejtuesin artistik Berat Gashi. Me shkrimet e tyre sa patriotike dhe atdhetare na e sjellin Atdheun mё afёr dhe kjo na bёn ta presim gazetёn me padurim. Megjithёse elektroteknika tё sjell informacionin mё tё shpejtё, prapё Gazetat “ILLYRIA dhe “DIELLI”mbetet shtypi mё i dashur i jonё.
    Mendoj se vlen pёr tё theksuar se nё gazetёn “ILLYRIA” tё datёs 14 shtator tё 2009 ёshtё botuar artikulli nga Naun Prifti “Shpërngulja e popullsisё çame dhe historia e njё batalioni tё harruar”, nё f.36. Nё kёtё artikull pёr fat tё keq jepet harta e Çamёrisё sё cunguar dhe artikulli nuk pasqyron realitetin, kjo ёshtё temё tjetёr. Mё vonё mё datёn 1 Mars 2010 botohet artikulli nga Amos Dojaka “Çёshtja Çame pёrmes standarteve tё BE-së”, f. 19. Dojaka po ashtu jep njё hartё tё zvogёluar dhe pjesёn mё tё madhe tё saj e quan Greqi. Tё dyja kёto harta i mora nga gazeta dhe le tua lemё lexuesve tё japin mendimin e tyre. 
    Nё kёto dy harta pasqyrohet njё pjesё e vogёl e Çamёrisё perёndimore gjatё bregdetit Jon dhe e quajnë Greqi pjesёn mё tё madhe tё Çamёrisё duke pёrfshirё: Janinёn, Voshtinёn,Dodonёn, Konicёn, Artёn, Filipjadhën, Mecovёn, Grebenenё, Follorinёn, Kosturin.etj.etj.

    HARTA e Naum Priftit (1)



    HARTA e Amos Dojakës. (2)



    Prof. Selman Sheme citon se Sami Frashёri nё “Fjalorin e pergjithshёm tё historisё dhe gjeografisё” (Kamus ul - Alam), nё vitin 1889, krahina e Çamёrisё bënte pjesё nё vilajetin e Janinёs. Sikurse shihet nё hartën e Çamёrisё vilajeti ndahet nё katёr Sanxhake, i Janinёs, Thesprotisё, Prevezёs, dhe i Artёs, ka 19 kaza, 10 nahije, dhe 1597 fshatra”. (3)



    Janina si pjesë e krahinёs sё Çamёrisё nё vitin 1913, kur u pushtua nga grekёt, ka patur njё sipёrfaqe prej 12500 km2 qytete dhe fshatra tё banuara me 200.000 shqiptarё tё besimit mysliman, pa llogaritur kёtu shqiptarёt e besimit tё krishterë. Po tё kemi parasysh rritjen e popullsisё pёr 90 vjetë nga viti 1913 deri sot ka arritur mbi 1.000.000 banorё.
    Revolution 1848

  3. #3
    Shqipëria Etnike

    Dijetari Erkhart Janinёn e quan “Kryeqyteti i fiseve çame... Kur dolla pёrballё limaneve tё Artёs shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashё tepelenёs”. Marksi shkruan: “Duke zotёruar Durrёsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet nё gjuhёn e lashtё ilire qё ben pjesё nё familjen e madhe tё gjuhёve indoeuropiane”. (5)



    Konventat Ndёrkombёtare do t’i mbrojnё tё drejtat e popullsisë çame, ndaj nuk do tё jetё e largёt dita që, Janina, Mecova, Kosturi, Follorina, Filati, Gumenica, Parga, Preveza, Arta, Paramthia, Margëllëçi, etj do tё jenё pjesё e Çamёrisë. Shikoni hartёn e Çamёrisë tё botuar nё gazetёn “Illyria” date 2 dhjetor 2005. Mbi hartë shkruhet: “ÇAMЁRIA NORTHERN GREECE. Prof. Beqir Meta thote: “Nga pikpamja topografike, Epiri, qё ne e quajmё Çamёri dhe Shqipёria jugore, me qendёr Janinёn, formojnё njё tёrёsi tё pandashme tё pjesёs tjetёr tё vendit tonё...” (6)

    Mëso z. Naum Prifti se Gjeneral Ernesto Tellini u vra pёr Çamёrinё. “Ai synonte tё shtrinte vijёn e kufirit Mecovё, Janinё, dhe nёpёr zallin e lumit Kalama, duke lenё kёshtu brenda kufirit tё shtetit shqiptar tёrё Çamёrinё Veriore me Filatin dhe masivin malor nё lindje tё tij, Shtungarё-Murganё-Vigeё, masiv qё kishte nё vete Janinёn, Korfuzin dhe tёrё ujdhezat pranё tij. Nё kushte tё tylla pushtetarёve tё shtetit grek u mbeteshin dy rrugё: Ja tё linin Janinёn, Korfuzin e ujdhesat jonike nё mёshirёn e shtetit shqiptare, ja nё kembim tё masivit nё fjalё t’i kthenin kёtij shteti Çamёrinё e mesme e jugore, deri nё gjirin e Prevezёs. Por grekёt fshehur dhe pabesisht organizuan pritёn 8 km. pёrtej Kakavjes nё vendin e quajtur Xhepe. Mё 27 gusht 1923 vranё gjeneral Telinin me katёr shoqёruesit e tij. Grekёt si tё pabesё vrasjen ua hodhёn shqiptarёve. Prefekti i Gjirokastrёs (ish kryetari i Vatres) vatrani Kolë Tromara kapi vrasёsit grekë duke e vёrtetuar se kryetari i tyre kishte orёn prej floriri tё gjeneral Telinit, atёhere grekёt e morёn pёrsipёr atё vrasje makabёr dhe zbatuan kёrkesat njё për njё të qeverisë italjane tё diktuara nga kryeministri Benito Musolini. (7) “Tradhëtia e Esad Pashë Janinёs, bёri kapitullimin e shpejtё tё garnizonit tё fuqishёm tё Janinёs, (pёr dy dite, 4-5 mars 1913), la nё duart tё grekёve, Shqipёrisё sё Jugut iu shkёput e gjithё Çamёria” (8). Fjala Çamёri nёn kupton tё gjithё pjesёn e Epirit qё lёngon nёn Greqi pёr afёr njё shekulli. Sot mё shumё se kurrё ka ardhur koha qё kёto troje tё marra padrejtёsisht tё quhen pjesё e Çamёrisë dhe tё bashkohen me tokёn mёmё “Shqipёri”.



    Central Greece and Euboea, - ose Greqia e vjeter (palo Eladha)
    Kjo hartë e riprodhuar nga origjinali i marrë nga enciklopedia Amerikane volumi i 13 f. 377 botimi 1828 korigjimi në vitin 1971 tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë më 1826 me kufi që kalon në jug të Epirit, të Thesalisë dhe në very te Eubea. Prof. Hasan Kalleshi, shkruan: “Vilajeti i Janinës nuk iu bashkangjit Greqisë duhet lavdëruar Abedin Pashën”. Nga viti 1826 deri në vitin 1913; greku nuk mundi të zgjerohej në veri në territorin e Epirit, Thesalisë, dhe të Maqedhonisë, falë ministrit të jashtëm të Perandorisë Turke, Çamit Abedin Pashë Dino. Konferenca e Londrës, padrejtesisht zvogëloi Shqipërinë nga 115 mijë km2 në 28 mijë km2.

    Ismail Qemali, ka deklaruar për këmbën e katërt të Ballkanit, dhe kjo është Shqipëria Etnike.


    Revolution 1848

  4. #4
    GENOCIDI I PAPARË HELEN NDAJ BANORËVE TË ÇAMËRISË NË VITIN 1944-1945
    Eugen Shehu

    Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të ruajtura në kujtesë si akte të dhimbjes kulmore. Por historiografia jonë e ka pranuar se nëse në vitet 1913-1943 genocidi helen ndaj shqiptarëve çamë ka patur një përshkallëzim, po ashtu është pranuar që pranvera dhe vera e vitit 1944, përbëjnë apogjeun e barbarisë greke ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Ky genocid do të provonte edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Athinës, e cila kërkonte jo vetëm largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, por edhe rrënimin e plotë të kujtimeve mbi ekzistencën aty të racës sonë.
    Në muajt gusht-shtator 1943, vlen të thuhet se rezistenca e atdhetarëve çamë ishte organizuar më së miri. Ndonëse në thelb, kjo rezistencë u organizua kundër okupatorit, në të pati edhe element të mbrojtjes vendore, çka do të thoshte ruajtja e shtëpive dhe popullsisë së pambrojtur ndaj andartëve grekë. Atdhetarë të tillë si Isuf Izeti, Xhafer Çafuli, Musa Demi, Dervish Dojaka, Braho Karasani, Sami Alushi e dhjetëra të tjerë u përpoqën që këtë front të rezistencës ta mbanin të ndezur edhe nëpërmjet zhvillimit të disa betejave kundër gjermanëve, duke parë sigurisht që këto beteja të mos i jepnin mundësinë kundërshtarit që të bënte raprezalje.
    Kështu në ditët e fundit të shtatorit 1943 dhe deri në fillim të nëntorit të këtij viti, efektivat e batalionit “Çamëria” të ndihmuar edhe nga vullnetarët e zonës përrreth, zhvilluan betejën e famshme të Konispolit, e cila zgjati 55 ditë. Në të vërtetë, në këtë betejë, muarën pjesë shqiptarë nga të dy anët e kufirit politik dhe ky fakt u përcoll jo pa shqetësim në qarqet shovene të Athinës. Ky bashkëpunim i ngushtë i shqiptarëve brenda shtetit amë me vëllezërit e tyre çamë, pamvarësisht se ata luftuan kundër okupatorit gjerman, u kuptua si një rrezik i madh për vorioepirotët dhe qëllimet e tyre.
    Ndërkaq efektivat e batalionit “Çamëria” në bashkëpunim edhe me komandën nacionaliste të forcave të jugut zhvilluan luftime edhe në zonat e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Delvinës. Sipas dokumentave gjermanë që gjenden në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë, këto luftime u karakterizuan nga disa prita tepër të rrezikshme ku kanë gjetur vdekjen dhjetëra ushtarë dhe oficerë gjermanë. Në këto luftime qoftë atdhetarët e Çamërisë, qoftë nacionalistët e jugut të Shqipërisë, patën marrë krahë sidomos “nga deklarata e Uinston Çërçillit, sipas të cilit kufiri shtetëror i Shqipërisë do të rishqyrtohej menjëherë pas mbarimit të luftës.” (Gazeta “Atdheu” Tiranë 20 tetor 1943.)
    Gjithashtu mendoj se nuk mund të lihet në heshtje fakti që nacionalistët e Çamërisë, iu kundërvunë disa çetave komuniste shqiptare, të cilat patën krijuar lidhje të ngushta me Partinë Komuniste greke. Këto çeta, të udhëhequra nga disa filogrekë të njohur në Çamëri, trumbetonin me të madhe se vetëm lufta e tyre e përbashkët me grekët do t’i sillte “lumturinë” Çamërisë. Ata nuk mund të kuptonin dot se çfarë tragjedie po përgatitej në Athinë dhe ishte vetëm prezenca gjermane që e vononte pikërisht këtë tragjedi. Një nyjë e çuditshme lidhte në këtë rast atë grusht komunistësh të Çamërisë, me klikën e Tiranës, e cila po ashtu pretendonte se komunizmi do të ishte liria e ëndërruar e gjithë popujve.
    Në këto momente tejet të ndërlikuara, Athina zyrtare si kurdoherë u orientua drejt politikave të saj antishqiptare. Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi një marrëveshje të Partisë Komuniste të Greqisë me klikën e Dushan Mugoshës dhe Enver Hoxhës në Tiranë, sipas të cilës, në fshatrat me minoritet grek në Shqipëri, mund të shkonin përfaqësues komunist grekë dhe të bënin propagandë dhe organizime për të luftuar okupatorin. Komunistët grekë që ngarendën në jugun e Shqipërisë, nxituan të bënin propagandë për idetë panhelene të "Vorio Epirit" dhe brenda pak javëve , në kuvendin e organizuar në vendin e quajtur Akrovjan, përfaqësues të këtij minoriteti brenda kufijve të shtetit amë shqiptar, kërkuan me forcë që “duam të jemi një Greqi, qoftë kjo komuniste apo e djallit, vetëm të jemi në Greqi.” Nënteksti ishte i qartë, kufijtë e Shqipërisë duheshin shtyrë akoma më tej, duke i rrudhur tinëzisht ata.
    Një rol jo pak të rëndësishëm, në pranverën e vitit 1944 do të luanin edhe atdhetarët nacionalistë të Çamërisë. Këta me propagandën e tyre, por edhe me veprime të hapura aspironin bashkimin e trojeve çame me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill Krahinor me organizmat e tij, të shtrirë në nënprefekturë e deri në fshatrat më të largët. Mendoj se është me vend të kuptohet se pikërisht në muajt e parë të vitit 1944, ndryshe nga çfarë është publikuar deri më sot, autoriteti gjerman ka dashur të luaj një rol amortizuesi apo frenuesi të mërive të vjetra greko-shqiptare. Kështu, në një dokument tepër sekret që komanda gjermane në Çamëri, i dërgon komandës së lartë ushtarake të Athinës, midis të tjerave shkruan tekstualisht: “Gjendja në krahinën e Çamërisë është përkeqësuar, sidomos në këto javë të fundit. Deri afër fundit të vitit 1943, shqiptarët mjaftoheshin me ushtrimin e zotërimeve të tyre në disa zona influence pa marrë përsipër të administrojnë vendin. Tashmë ata kanë bërë hapa përpara duke forcuar pozitën e tyre nëpërmjet krijimit të disa organeve administrative. Marrja e këtyre masave motivohet për shkak të administratës greke, e cila ka falimentuar plotësisht dhe pa ndërhyrjen e shqiptarëve rendi dhe qetësia rrezikohen totalisht. Për zbatimin e organizimit administrativ ata kanë ngritur një Këshill Kombëtar Shqiptar të Çamërisë.” (Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë. Dokumente gjermane. Dok. 23/44 sekret, datë 10 janar 1944)
    Veprimtaria e lartpërmendur e Këshillit Kombëtar, në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej prej qarqeve shovenë të Athinës. Për këtë shkak qeveria greke, me një telegram të posaçëm, iu drejtua ministrit gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit ku midis të tjerave i kërkonin të rivendosej sa më shpejt pushteti helen, pasi ndikimi i nacionalizmit shqiptar do të ishte me pasoja të mëdha për fatet e nesërme të shtetit grek. Nga ana tjetër në krah të dymijë forcave të komanduara nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva u vu edhe Divizioni i Dhjetë i komanduar nga krimineli Vasil Kamara, i cili do të ishte i destinuar në luftë mizore kundër banorëve të Çamërisë.
    Në ditët e para të qershorit të vitit 1944, në zyrën e gjeneral Zervës në Janinë, andartët grekë dërgojnë një të quajtur Harallamb Kallojeri, kinse pati furnizuar me armë batalionin Çamëria. Ky me lot në sy e mohoi këtë fakt dhe ngase ishte grek nuk pësoi gjë. Por vlen të sjellim këtu fjalët me të cilat e përcolli Zerva. Gjeneral Zerva duke shtrënguar nofullat kishte vazhduar: “Po dolën të vërteta ato që më kanë thënë se ti u shet çamëve armë, ta dish se jo vetëm ty, por gjithë fisin tënd do ta djeg me benzinë së gjalli, në mes të fshatit që të lemerisen të gjithë.” Pastaj ai u drejtua të gjithë të pranishmëve duke shtuar: “Çamërve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me të mirë, që të mos na ikin nga duart deri sa të zemë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur si bagëtitë në vathë, jo vetëm njerëz që nuk do të lemë të gjallë, por edhe macet e tyre do t’i shkojmë në thikë. (I.D.Hoxha “Viset kombëtare në shtetin grek” Tiranë 2000, faqe 356)
    Preja e parë e dhunës makabre helene, do të ishte krahina e Paramithisë, e cila u pati bërë ballë shpeshherë, me armë në dorë, hordhive të andartëve grekë. Në mesnatën e 26 qershorit 1944, ata iu afruan Paramithisë nga të katër anët. Në agun e 27 qershorit, disa atdhetarë çamë ranë në pritën e zervistëve dhe lufta filloi e fuqishme. Por dinakëria greke nuk vonoi të funksiononte sërish. Komanda e lartë zerviste vrapoi te myftiu i Paramithisë Sali Hafizi duke i mbushur mendjen atij se nuk kishin punë me çamët ndaj këta të ulnin armët dhe të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre. Sali Hafizi u besoi nga ana e tij dhe në një kuvend të shkurtër burrash dha porosi të pritej lufta.
    Më pas komanda zerviste e udhëhequr nga majori famëkeq Kranjani dhe antishqiptari i tërbuar Kristo Stavropulli shkuan në mitropoli dhe bënë planet kokë më kokë me dhespotin grek. Me të mbaruar takimin me dhespotin, disa ushtarë grekë u shpërndanë nëpër rrugë dhe sheshe duke njoftuar me zë të lartë: “Urdhërihen tërë ata që kanë armë, t’i dorëzojnë menjëherë se qetësinë dhe rendin do ta mbajë ushtria. Askush të mos frikësohet! Këdo e quajmë vëlla. Duam të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë, 7 mars 1947) por kjo s’mund të ishte tjetër, veçse gënjeshtra e radhës e helenëve për të arritur në planet makabre të gjeneral Zervës.
    Vite më pas, në dëshmitë që Asllan Myftari dhe Sadete Katiu do të dërgonin në OKB përmes Komitetit të Mbrojtjes së Çamërisë, midis të tjerave do të kujtonin: :"Rreth mesditës, kur ende nuk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, zervistët grupe-grupe... të udhëhequr nga oficerë u derdhën egërsisht mbi popullatën. Me të dëgjuar krismat e armëve njerëzit lanë shitoret dhe ja dhanë vrapit nga të mundnin. Më të shumtët vrapuan drejt anës perëndimore të qytetit ku mendohej që shtegu nuk ishte mbyllur akoma. Pati raste që familja u nda më dysh, dikush çau gardhin e kriminelëve dhe dikush tjetër jo.
    Meqë rrethi u mbyll në mënyrë të hekurt njerëzia vraponin në qytet të ndjekur nga vrasësit si egërsira prej gjahtarit. Vritej kushdo që hasej përpara. Rrugët dhe sheshet u mbushën me të vrarë... kur zervistët u turrën në një shtëpi të thernin një djalë 6 muajsh dhe e jëma e mbuloi djepin me trupin e vet, ata i ngulën gruas thikat në kurriz. Më pas ata therën me thikë djalin tjetër të shtëpisë dhe të zotin e saj. Motrën e Hasan Belulit, 3 djemtë e Asim Dinos, dy çupat dhe të shoqen e Rexhep Malit, i mbërthyen me gozhdë përpara murit të shtëpisë. Pasi vranë Mulla Çenin, argëtoheshin me të bijën. Aty pranë vranë edhe 12-13 fqinjë të Mullait. Në tërë Paramithinë dëgjoheshin kujet dhe vajet rrënqethës, të pleqve, të rinjve dhe fëmijëve që shuanin shpresat e fundit nën krismat e plumbave apo presat e thikëve e sopatave.”
    Masakra e Napolon Zervës ndaj banorëve të pambrojtur të Çamërisë, do t’ia kalonte për nga egërsia e saj edhe dënimeve të inkuizicioneve mesjetare. Asnjë lloj pengese nuk do të haste ky kriminel i lindur dhe gjithë taborri i tij, në barbarinë e pashembullt. Dëshmitë e dhimbshme vazhdojnë: “Poshtë xhamisë së Prronjatëve dergjeshin sa e sa kufoma. Dalluam nusen e Ibrahim Bollatit, motrën e Muharrem Bakos, djalin e saj, Mit’hatin 10 vjeçar, Harun Mezanin 14 vjeçar ndërsa të tjerët nuk i njohëm, sepse ishin prishur në fytyrë. Ndërsa Estref Ilmiu tregon se kur atë dhe disa të burgosur të tjerë i shpunë të varrosnin trupat gjysëm të prishur pranë kishës së Shën Jorgjit, njohu vetëm katër prej trupave, ndërsa dhjetëra të tjera nuk mundi t’i njihte pasi fytyrat ishin gjymtuar në mënyrë të llahtarshme prej vrasësve.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë 4 prill 1947)
    Sigurisht epshet shtazore të Zervës me kompani, nuk mund të preheshin vetëm me kasaphanën e Paramithisë. Ata u derdhën dy ditë më pas në fshatrat Grikë, Kacjan, Karbunarë dhe në një varg fshatrash të Çamërisë së Mesme. Nëse gjenin gjë të gjallë (njerëzia dhe bagëtia ishin barazuar tragjikisht) andartët dhe zervistët e thernin menjëherë. Në ato shtëpi ku njerëzit qenë larguar nxitimthi, komandot ushtarake ushtronin kontroll të imët duke vjedhur e plaçkitur gjithçka, deri edhe pajat e vajzave fatkeqe të Çamërisë. Në fshatrat Luar dhe Karbunarë, po ashtu edhe në qytezën e Margëlliçit, në të vërtetë u organizua një qëndresë e vogël, disa orëshe. Por përballë 25-30 burrave të këtyre fshatrave, Athina dërgoi Regjimentin e Dyzetë të komanduar nga major Angora, i cili pas 1700 ushtarëve dhe oficerëve, kishte në përbërje të vet edhe një kontigjent prej 40 kriminelësh grekë, të cilët patën “fituar” lirinë nga burgjet greke, vetëm e vetëm për të therur sa më shumë shqiptarë etnikë të Çamërisë.
    Kjo epërsi numërike në njerëz, kjo shpejtësi çoroditëse në arritjen e qëllimeve, ky brutalitet i pashembullt, kishin të bënin sa me vrasjet e çamëve aq edhe me heshtjen që do të shoqëronte ky terror. Madje megjithë fshehjen misterioze që Athina i ka bërë në decenie kësaj tragjedie, diplomacia evropiane do të shënonte në analet e saj: “Duke shkelur në mënyrë të qëllimshme Marrëveshjen e Kazertës, trupat e Divizionit të Dhjetë, njësitë e dy divizioneve të E.DH.E.S-it, ato të regjimenteve 100, 110 dhe 40, po mësyjnë mizorisht territoret e pambrojtura të Çamërisë.” (Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë. “Çështja e Çamërisë” Fondi 251, dosja 14, fleta 143)
    Tanimë atdhetarët e Çamërisë e kishin plotësisht të qartë se Athina kërkonte zhdukjen përfundimtare të shqiptarëve etnikë. Rrethanat në verën e vitit 1944 kishin favorizuar Athinën, e cila duke marrë edhe përkrahjen e aleatëve shekullorë të saj Anglisë dhe Francës, kryente njëherësh dëbimin e çamëve dhe popullimin e trojeve të tyre me të krishterë të jugut helen. Në këtë mënyrë, krahas organizimit të njësiteve të vegjël për shpëtimin e popullsisë, këta atdhetarë u përpoqën të sinjalizonin rreth masakrës edhe diplomacinë evropiane. Ndërsa lidhjet me shtetin amë nuk u ndërprenë për asnjë moment. Kështu në telegramin e firmosur prej disa burrave të Çamërisë dhe dërguar kryeministrit shqiptar në gushtin e vitit 1944, midis të tjerave shkruhet tekstualisht: “Nuk kanë të munëruar as vrasjet, as grabitjet dhe as përdhunimet e kriminelëve të Zervës. Madje, ajo pjesë e popullsisë që akoma nuk ka rënë ndënë thikat e zervistëve, po ikën e tmerruar drejt Shqipërisë duke humbur gjithçka.” (Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë. Fondi 251, dosja 179, fleta 2)
    Ndërkaq propaganda shovene helene vazhdonte me ritme akoma më të mëdha t’u binte tam-tameve të Vorio-Epirit. Kështu, në mbrëmjen e 1 tetorit 1944, Radio Kajroja shpërndante në eter mesazhin e ministrit grek të informacionit, Kartallit për kinse revoltë të vorioepirotëve në Gjirokastër e Sarandë, të cilët kërkonin bashkimin e trojeve të tyre me ato të shtetit amë, Greqisë. Duke pretenduar se këto troje ishin plotësisht greke, Athina madje me anë të emisarëve të fshehtë të saj, nisi të shpërndante në jugun e Shqipërisë fletushka duke u thënë shqiptarëve etnikë aty se nuk ishte e largët dita kur fshatrat e tyre do t’i bashkoheshin Greqisë. Madje ndikimi i Athinës u shtri deri në komandën e lartë gjermane, duke e fshehur realitetin dhe duke e afruar Zervën sa më shumë me këtë komandë. Aq i thellë ka qenë ky ndikim saqë komanda gjermane përpiqej të ruante indiferencën përpara masakrës që ndodhte me çamët. Kështu, në një informacion dërguar RAIHUT TË TRETË, lidhur me një protestë të atdhetarëve të Çamërisë, midis të tjerave, komanda gjermane e Filatit spjegonte” “Kërkesat e parashtruara lidhur me evakuimin e popullsisë shqiptare që nuk është në gjendje të mbrohet, nuk ka asnjë bazë. Ushtria gjermane ka marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurimin e paqes dhe të rregullit në zonat e okupuara prej saj.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Dok.gjerman nr. T 314-1458)
    Vala tjetër e spastrimeve të shqiptarëve etnikë, nga trojet e tyre në Çamëri, iu besua sërish gjeneralit famëkeq Zerva, në marsin e vitit 1945. kësaj radhe do të goditej, digjej e shkretohej pikërisht Filati, çerdhja e qëndresës kulmore të banorëve të Çamërisë. Ndonëse burrat e Filatit ishin larguar, të mobilizuar në njësite të vogla vullnetarësh, drejt Filatit u derdh me egërsi të paparë makina luftarake e Zervës. Nuk munguan me këtë rast as vrasjet, as therjet, as djegiet e njerëzve dhe shtëpive. Krimet ishin pothuaj të papara. Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945, midis të tjerave shkruante tekstualisht: “Nisur nga Misioni Aleat që drejtova, ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri. Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe. Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe, siç ishte kjo e marsit, në Filat, e cila nuk mund të falet.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Fondi Zyra e jashtme britanike PRO\ FO Nr 371\ 48094)
    Sipas Memorandumit të emigrantëve çamë në Shqipëri, i cili u paraqit jo vetëm në kancelaritë evropiane por deri në SHBA, në periudhën qershor 1944-mars 1945, janë vrarë gjithsej 2771 civilë të pambrojtur. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu u dogjën dhe plaçkitën 68 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Një pjesë e konsiderueshme e politikës greke gjatë viteve të Luftës së Ftohtë si edhe lajkat e historisë së tyre, kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë tezën absurde sipas së cilës shqiptarët e Çamërisë janë larguar me vullnetin e tyre nga trojet stërgjyshorë, kinse kanë qenë të lidhur me Gjermaninë, pra kundërshtaren e Greqisë. Këto teza justifikuese sidoqoftë nuk mundën të shuajnë gjurmët e përgjakura të atij gjenocidi biblik.
    Sa për pronat e banorëve të Çamërisë, fillimisht ato iu shpërndanë kolonëve grekë të ardhur nga Pireu, të cilët nuk vonuan të thellojnë krimet edhe kundër atyre shqiptarëve ortodoksë që patën mbetur në këtë trevë. Më pas, me urdhër mbretëror U.B. 2185\152 dhe me vendim 2781\54, pasuria e shqiptarëve etnikë në Çamëri iu konfiskua këtyre për t’ia falur apo shitur me çmime qesharake vullnetarëve grekë që linin jugun e vendit, për t’u ndeshur “trimërisht” me ndonjë shqiptar të vetmuar ortodoks në këto vise. Një proces i tillë i paprecedent në rrafsh të Kartës së të Drejtave të Njeriut, ndodh edhe sot në mileniumin e ri dhe me gjithë zhurmën mediatike, Athina vazhdon të verë në jetë çdo ditë e më shumë, planet e veta aneksioniste ndaj Shqipërisë.
    Revolution 1848

  5. #5
    Çamëria është Shqipëri

    Nga Sali Bollati

    Çamëria, e banuar që në kohët e lashta me shqiptarë epirotë, shtrihet në pjesën më jugore të Shqipërisë. Me krenari Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbej e quante vehten - Mbret i Epirit!

    Libri i parë në gjuhën shqipe është shkruajtur në dialektin çam. Dhe vëllezërit tanë - Arbëreshët në Itali edhe mbas 500 vjetësh e flasin sot. Prandaj jo pa kuptim Naimi i madh e quan “gluhë perëndie”. Qeleshen e bardhë të Çamit, e mban jo vetem Labi por edhe Kosovari dhe Ulqinaku, pavaresisht se të kujt besimi fetar i përkasin.
    Atëhere kur turqit ndiqnin Çamët e Sulit, ishte kapedan Islam Pronjua nga Paramithia-vëllam me Boçarenjtë që luftonte bashkë me ata kundër turqve. Trimi lab Rapo Hekali, ne Çamëri gjente strehim, për tu mbrojtur nga turqit kur Gjoleka luftonte kundër turqve në Malin e Melesinit në ndihmë i erdhën trimat e Çamërisë me Kapedan Islam Pronjon.
    Dhe më 1881, ishin trimat e Çamërisë e Labërisë me armë në duar të udhëhequr nga atdhetarët Abdyl Frashëri e Abedin Pronjo, që kundërshtuan vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit e Çamëria nuk u nda nga trojet shqiptare! Dhe Fan Noli perforcon:
    Në do besë e trimëri,
    Në do bukë e bujari,
    Shko në Camëri!
    Në vazhdim të shqiptarizmit, çami Rasih Dino më 1918 i shkruan në emër të Vatrës Presidentit Wilson: “..vetëm ndërhyrja e ushtrisë amerikane do ti shpëtojë shqiptarët e Kosovës nga masakrat e serbëve!” Dhe u deshën 80 vjet për tu bërv realitet!

    Dhe sot nipërit e atyre çamëve që ngritën flamurin kuq e zi në Vlorë, që luftuan me armë në dorë për 56 ditë që forcat gjermane të mos futen në Shqipërinë nënë nga ana e Çamërisë, me atdhetarizëm e mençuri ngrihen në Parlamentin e Tiranës për të mbrojtur tokat shqiptare që “politikanët shqiptarë” duan t’ja falin grekëve, nën mbikqyrjen e kishës ortodokse “shqiptare” te Janullatosit. Të atij Janullatosi që fshiu të gjitha shenjat e Ortodoksise Shqiptare të cilat me aq mund e gjak ngritën atdhetarët shqiptarë me Fan Nolin në krye.

    Dhe po këta djem çamë shqiptarë me guxim e trimëri ndeshen para ambasadës greke për të kundërshtuar me vendosmëri antishqiptarizmat mesjetare që vazhdojnë edhe sot të mbështeteten nga qarqet shoviniste ksenofobe të Athines zyrtare e të kishes nga është dërguar Janullatosi.

    Masakrat dhe shperngulja me dhune e pjeses musulmane te popullsise dhe mohimi i te drejtave njerezore te pjeses se krishtere te Camerise nga ana e shovinistave greke ështe bërë vetëm me qëllim për të mohuar shqiptarinë e asaj krahine të begatë. Dhe mohimi i shqiptarisës së Çamërise sjell me vehte pretendimet absurde mbi Shqiperinë Jugore. Greket duke qene vetë dembela, janë edhe dashakeq për njerezit e kamur. Si në Çamëri po ashtu edhe në fshatrat e Vurgut e të Konispolit, ata në shumicë punonin si argatë në tokat e shqiptarëve. Klikat politike dhe kasha greke për të realizuar pretendimet e tyre mesjetare-bizantine e gënjejne popullin e tyre. Me pasuritë dhe huat e të tjerëve krijojnë iluzionin e mirëqënies për populin grek. Kështu që mbas “pastrimit” të Çamërisë u shtohet oreksi për tokat brenda kufirit te sotëm shqiptar.



    Dhe për çudi njëkohësisht ndjellin jo vetëm mungesën e respektit por edhe ksenofobinë ndaj të tjerëve.
    Nëpërmjet kesaj "edukate" ata bëhen bukëshkalë për bamirësitë e tyre. Grekët e dinë mirë që udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Greqisë ishin në shumicë shqiptaret suliotë të Çamërisë. Por e mohojnë. Ata e dinë shumë mirë se ishin anglo-amerikanët ata që nuk e lanë Greqinë nën komunizëm. Por grekët i urrejnë ata duke u djegur edhe flamurin. Ata e dijnë shumë mirë se me kreditë e gjermanëve u shtiren si të pasur, por edhe këtë e "harrojnë."

    Grekët e shohin qartë se janë emigrantët që shfrytëzohen dhe punojnë për mirëqënien e tyre. Por ata bëhen xheloz se këta emigrantë shqiptarë me punën dhe zotësinë e tyre po bëhen edhe pronarë atje. Dhe duke pare se femijtë e këtyre emigrantëve janë më të zgjuar se vetë grekët, ata jo vetëm i urrejnë, por në prani edhe të atyre udhëheqesve shprehin mllefin për të mbuluar pazotesinë e tyre. Ska si shpjegohet ndryshe urrejtja e përsëritur në mënyre zyrtare ndaj shqiptarëve, turqve e maqedonasve.
    Vetëm keshtu këta farë "udhëheqës europianë" sigurojnë vazhdimësinë fisnore të tyre në udhëheqje dhe trembin qeveritarët e Tiranës se rruga për Europë kaloka nga Greqia??! Ndërsa zagarët e Janullatosit, alla Dhule e Bollano bëhen "profesora" në Parlamentin e Tiranës se pa ndihmën greke nuk u bëka integrimi i Shqipërisë në Europë??!
    Kështu që mbas "pastrimit" të Çamërisë u shtohet oreksi për tokat brenda kufirit të sotëm shqiptar.
    Për të ndaluar njëherë e mirë oreksin e shovinistave greke duhet të vihen në jetë ligjet dhe vendimet ndërkombetare të mbrojtjes se të drejtave të njeriut.që me paturpësinë më të madhe mohohen nga autoritetet greke.
    Genocidi grek ndaj shqiptarëve te Çamërisë të miratuar edhe nga Parlamenti më 1994, njohja zyrtare nga authoritetet greke, dënimi i masakruesve grekë, njohja e shtetësisë dhe pasurive të shqiptarëve te Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e tyre etnike si edhe njohja e të drejtave si minoritet shqiptar ne Greqi jane disa nga pikat që me shumë të drejtë e përkushtim ngritën deputetët Shpëtim Idrizi e Dashamir Tahiri. Çamëria është krahinë shqiptare dhe si e tillë duhet të mbrohet nga të gjithë ata që e mbajnë vehten shqiptare. Numri 54 deputetë që votuan për Rezolutën Çame më 2004, duhet të bëhet 139!!

    Protestuan para ambasadës greke vetem 2 deputetë, ata megjithëse janë bij çamësh protestuan për gjithë shqiptarët-zakon i besës çame; ndonëse në paradën famëkeqe të Athinës, kur si është fjala e popullit: "Stambolli (në rastin konkret Athina digjet), kurva krihet" u shanë e u kërcenuan gjithë shqiptarët.
    Prandaj deputetë te nderuar, si përfaqesues të popullit që iu zgjodhi, tregohuni të bashkuar se jeni të denje të mbroni të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen në trojet e tyre etnike.
    Vetëm në këtë mënyrë do ta kemi kuptuar Naimin e Madh:

    TI SHQIPËRI MË JEP NDER, MË JEP EMRIN SHQIPTAR!

    Vazhdon--->
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 18-03-2011 më 05:23
    Revolution 1848

  6. #6
    "Çështja çame" mbledh intelektualët: Përndjekja vazhdon

    Promovimi i librit "Lindja e çështjes çame: 1820-1943", i autores Blerina N. Sadiku, i ka mbledhur bashkë të gjithë çamët dhe dashamirësit e çështjes së tyre. Duke e gjykuar problemin e kësaj popullsie shqiptare si një probleme aktual edhe sot, pjesëmarrësit u kthyen mbas në kohë për të folur mbi fillesat e çështjes. Monografia shkencore për Çamërinë duket se ka ardhur në momentin e duhur, e ilustruar me dokumente dhe dëshmi, shumica e të cilave publikohen për herë të parë. Shoqata "Çamëria" dhe shtëpia botuese "Naimi" organizuan dje promovimin e librit në mjediset e hotel "Tirana International", Tiranë. Në aktivitet morën pjesë edhe personalitete të kulturës dhe politikës si profesorët Pëllumb Xhufi, Shaban Sinani, Hajredin Isufi, shkrimtari Sabri Godo, kryetari i shoqatës "Çamëria", Artan Tane, kryetari i partisë së BDI-së dhe deputet në parlamentin e Shqipërisë Shpëtim Idrizi, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në aktivitet përshëndeti në emër të MTKRS-ja, ministri Ferdinand Xhaferraj. Një grup profesorësh dhe studentësh të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, të prirë nga prof. Emil Kabashi, ishin, gjithashtu, prezent në provimin e monografisë për Çamërinë.
    Studiuesit
    Studiuesit e pranishëm në promovim vlerësuan së tepërmi risitë që sjell monografi e autores së re. Sipas prof. dr. Pëllumb Xhufi, "libri 'Lindja e çështjes çame, 1820-1943', i studiueses së re Blerina N. Sadiku pasuron në një mënyrë origjinale historiografi në mbi Çamërinë, e cila, me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet vjetëve të fundit, vazhdon të mbetet deficitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës. Ky libër, që përveçse është një akt i vërtetë dashurie i autores Blerina Sadiku ndaj tokës së të parëve të saj, është, gjithashtu, një shpalosje të vërtetash historike, nga ato që dikush do të donte të mbeteshin të fshehta e të panjohura përjetë'. Xhufi tha se persekutimi ndaj shqiptarëve fillon me myslimanët e Peloponezit dhe vijon më tej në kohë siç e paraqet edhe autorja Sadiku. "E megjithatë, ne shohim që shteti i sfilitur shqiptar në vitin 1924 e detyroi Greqinë të njohë dhe të pranojë minoritetin shqiptar në Greqi, ndryshe nga shteti ynë sot. Shteti fqinj u detyrua të marrë përsipër edhe hapjen e disa shkollave shqipe. Ato nuk u hapën por shteti shqiptar i kohës e denoncoi këtë shkelje nga ana e Greqisë", tha dje Xhufi.
    Për historianin dhe autorin e disa librave për çështjen çame Hajredin Isufi, "monografia e re 'Lindja e çështjes çame' e Blerina Sadikut na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime që dihen e të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara". Ai shtoi se ngjarje si ajo e varrezave të Boboshticës nuk është e re sepse një gjë e tillë ka ndodhur që në vitin 1906. "E njëjta gjë ka ndodhur në Janinë ku myslimanët nuk janë lejuar të varrosen tek varrezat e të krishterëve. Po këtë grekët e kanë bërë edhe me hebrenjtë. Duhet thënë se është zhdukur varri 5000 vjeçar në Selanik", - shtoi Isufi.
    Ndërsa prof. dr. Shaban Sinani nënvizoi se "Blerina N. Sadiku e sheh lindjen e çështjes çame si pjesë të historisë së rindërtimit gjeopolitik të Ballkaneve pas daljes prej sundimit otoman; që pati kostot e veta të rënda tek popujt e hershëm, sidomos tek shqiptarët. Kjo është një çështje tejet e ndërlikuar, me implikime të drejtpërdrejta të fuqisë së traktateve ndërperandorake, të ndikimit të Fuqive të Mëdha, të historisë dramatike si u caktuan kufijtë e shteteve që u pavarësuan nga ish-perandoria osmane, deri tek marrëveshjet dypalëshe, të hapura e të fshehta, që kjo e fundit ndërtoi me shtetin grek, me qëllim që të garantoheshin interesat e tyre të përbashkët".
    Autorja Blerina N. Sadiku, pasardhëse e një prej familjeve më të njohura të Çamërisë-familjes patriote Sadiku, duke falenderuar asistencën e profesorëve P. Xhufi dhe H. Isufi gjatë procesit të hartimit të librit, si edhe, më në fund, botimin cilësor të shtëpisë botuese "Naimi", tha se interesimi për t'u njohur me historinë dhe dramën e Çamërisë është bërë pjesë e pandarë e jetës së saj, duke nisur me diplomën universitare të mbrojtur me temën "Diplomacia shqiptaro-greke ndaj çështjes çame 1913-1944", e për të vijuar me këtë libër të ri që doli në qarkullim pas një pune të pandërprerë prej afro 5-6 vjetësh dhe pas një kërkimi dhe konsultimi të gjerë me dokumentet dhe literaturën në arkivat shqiptare, greke, italiane, gjermane etj. Sabri Godo, i pranishëm në takim u shpreh se "libra të tillë e mbajnë gjallë çështjen çame". Ai vlerësoi bashkimin e dy partive politike çame në një, dhe këshilloi që të veprojnë me mend që të fitojë kjo çështje.
    Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, në fjalën e tij tha se "Ky libër na bën të mendojmë se për çështjen çame ka ende për të hulumtuar dhe për të thënë. Se përndjekja dhe mohimi i së drejtës më themeltare për çdo komb, ajo e mohimit të së drejtës për të jetuar, tashmë ka krijuar jo vetëm kujtesë por edhe ndërgjegje kolektive që nga dëshmitarët që bartin mbi vete gjurmët e atij gjenocidi e deri tek brezat më të rinj"
    Reagimi i partisë çame
    Pjesëmarrës në këtë promovim ka qenë edhe kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitetet, Shpëtim Idrizi. Kreu i partisë çame ka reaguar dje pas kthimit të dy të moshuarve në kufirin grek. Sipas tij çifti shqiptar nga Çamëria nuk është lejuar të hyjë në shtetin helen, pasi është parë vendlindja në pasaporta. Nisur nga ky incident, deputetët e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Tahiri kanë vendosur të organizojnë një vizitë në shtetin fqinjë së bashku me një grup qytetarësh nga Çamëria. "Të moshuarit çamë nuk u lejuan të kalojnë në kufirin grek se ishin vendlindjen në Çamëri të shkruar në pasaportë. Do t'u drejtohemi autoriteteve shqiptare, ndërkohë që do organizojmë një vizitë së bashku me një grup nga Çamëria drejt Greqisë", - tha Idrizi. Çifti nga Çamëria, me mbiemrin Bajrami është ndaluar para pak ditësh në kufirin grek. Gruaja 66-vjeçare Marie Bajrami deklaroi për mediat se burri i saj e mori vizën, ndërsa ajo që kishte të shkruar në pasaportë vendlindjen Margelliçë, Çamëri, u ndalua menjëherë. Kështu që ajo dhe bashkëshorti 75-vjeçar u detyruan të kthehen përsëri në Shqipëri, pa shkuar dot në Athinë, atje ku jetonin djemtë e tyre. Gjatë fjalës që mbajti në promovim, Idrizi tha se mungesa e trajtimit të kësaj çështje për një kohë gati 65-vjeçare nga historiografia shqiptare i ka lënë dorë të lirë asaj greke. Ai kërkoi që të bëhet një "ballafaqim" mes historianëve shqiptarë dhe atyre grekë. "Beteja për çështjen çame është betejë mes dy qytetërimeve, atij pellazgo-ilir dhe atij helenik. Ata na kanë marrë këngët dhe veshjet. Grekët e ndërtuan shtetin e tij bazuar në dy parime: homogjenitetin fetar dhe atë etnik", - përfundoi Idrizi.
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •