Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    SHBA, BE dhe OSBE: Të hetohet largimi me dhunë i familjeve rome

    Ambasadori Eugen Wollfarth, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Alexander Arvizu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe Ambasadori Ettore Sequi, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lëshuan sot deklaratën e mëposhtme në lidhje me ngjarjen e kohëve të fundit me familjet rome:
    “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri janë informuar se prej 20 shkurtit 2011, për disa ditë, dhjetëra familje rome janë larguar me forcë nga vendqëndrimi i tyre pranë qendrës së Tiranës nga persona të paidentifikuar, të cilët u vunë zjarrin barakave ku ata jetonin dhe i përzunë prej tyre”.
    “Ne vërejmë se, si pasojë e këtyre veprimeve, pati lëndime të rënda dhe një numër i madh njerëzish, duke përfshirë edhe fëmijë, u detyruan të zhvendoseshin nga vendbanimi”.
    “Ne theksojmë se Shqipëria është angazhuar të zbatojë Planin e Veprimit për Përmirësimin e Situatës së romëve dhe sintive në Zonën e OSBE-së, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave 2009 për Shtimin e Përpjekjeve të OSBE-së për Integrim të Qëndrueshëm të romëve dhe sintive. Miratimi i këtij vendimi nga Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfshirë Shqipërinë, tregon angazhimin e këtyre vendeve për të luftuar diskriminimin dhe racizmin ndaj romëve dhe sintive, edhe nëpërmjet medias”.
    “Në Opinionin e tij për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, Komisioni Evropian ka identifikuar luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve si fusha parësore, të cilave u duhet kushtuar vëmendje e veçantë nga autoritetet”.
    “Në këtë frymë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e duhura për hetimin e ngjarjes shqetësuese të shkurtit, për të siguruar që veprime të tilla të mos përsëriten më. Ne i nxisim autoritetet të marrin hapat e duhura për të siguruar asistencën e nevojshme sociale, përfshirë strehimin, për ata njerëz që kanë mbetur të pastrehë.”
    “Ne jemi të bindur se shumica e qytetarëve janë kundër akteve të tilla të dhunës ndaj grupeve të pakicave.
    “OSBE, SHBA dhe BE bashkohen me përfaqësuesit e shoqërisë civile në thirrjen për t’i dhënë fund diskriminimit dhe dhunës ndaj familjeve dhe fëmijëve romë.”
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Presidenti Topi dënon dhunën e ushtruar ndaj romëve
    Presidenti Bamir Topi ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit rom, të cilëve u ka shprehur indinjatën e tij për ngjarjen e fundit të përzënies së disa familjeve rome me dhunë.
    “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Zyrën e tij një përfaqësi të Bashkësisë Rome, të kryesuar nga Kryetari i Unionit të Romëve të Shqipërisë, zoti Skënder Veliu, dhe në përbërje të së cilës ishin edhe drejtues të Shoqatës Kombëtare “Edukimi për Jetën”, juristë dhe mbrojtës të të drejtave të romëve nga shoqëria civile.
    Pasi falenderuan për pritjen e rezervuar, përfaqësuesit e Bashkësisë Rome vlerësuan vëmendjen dhe ndjeshmërinë e vazhdueshme të Kreut të Shtetit ndaj kësaj pakice etnike, pjesë e shoqërisë shqiptare prej më shumë se gjashtëqind vjetësh. Ata parashtruan disa nga problemet më të mprehta me të cilat përballen në jetën dhe veprimtarinë e tyre, si dhe u ndalën në ngjarjen më të fundit, atë të shpërnguljes së detyruar të gati 300 anëtarëve të familjeve rome nga një zonë periferike e kryeqytetit. Me këtë rast, përfaqësuesit e Bashkësisë Rome shtruan kërkesën për një mbështetje dhe përkrahje më të madhe nga institucionet shtetërore përkatëse dhe gjetjen e mekanizmave të duhura ligjore dhe institucionale për zgjidhjen e problemeve të tyre, por edhe për integrimin e këtij komuniteti në jetën shoqërore të vendit duke pasur parasysh strehimin, shkollimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
    Kryetari i Shtetit, duke i dëgjuar me vëmendje shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Bashkësisë Rome, u shpreh se bashkësia e tyre, me identitetin, vlerat dhe traditat e vyera që përçon, meriton “ jo vetëm të gëzojë të gjitha të drejtat legjitime të barabarta me çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë të garantuara në Kushtetutë”, por edhe të integrohet plotësisht në jetën shoqërore, duke vënë në pah rëndësinë e ndërrmarrjes së veprimeve dhe të masave konkrete në këtë drejtim si dhe të një përfaqësimi dinjitoz e institucional të interesave të tyre.
    Presidenti Topi, pasi dënoi forcërisht dhunën e ushtruar ndaj familjeve rome dhe sidomos ndaj fëmijëve në fund të muajit shkurt, theksoi se “në një vend demokratik, të çliruar nga çdo lloj paragjykimi si Shqipëria, ku ekziston bashkëjetesa dhe harmonia shoqërore mes të gjitha komuniteteve,” edhe Bashkësia Rome duhet të ndihet më e mbështetur dhe më e përkrahur nga shteti”, duke u bërë thirrje dhe inkurajuar të gjitha institucionet shtetërore të mbrojnë të drejtat legjitime të romëve, në mënyrë që ata të ndihen të barabartë mes të barabartëve në një vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane me të gjitha standardet e duhura”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    sa gjynah po pse cfare kane me ata?
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    sa gjynah po pse cfare kane me ata?
    I ngulën barrakat në tokën e tjetërkujt.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Në Opinionin e tij për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, Komisioni Evropian ka identifikuar luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve si fusha parësore, të cilave u duhet kushtuar vëmendje e veçantë nga autoritetet”.
    Romët nuk janë të integruar askund. Edhe nëpër vendet e BE-së nëpër barraka jetojnë, në varfëri dhe analfabetizëm, të papunë. Pse nuk u morën gjatë me Francën që deportoi qindra të tillë?! Se ajo është FRANCA!!! Sarkozyja e dinte shumë mirë se kundrejt cilave të drejta dhe norma të BE-së vepronte kur mori iniciativën për ti përzënë, e prapë e bëri!

    opo duan qiqra këta që kërkojnë integrim të romëve. S'janë të aftë dhe pikë! Kanë lind për cef
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 16-03-2011 më 16:18
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Romët nuk janë të integruar askund. Edhe nëpër vendet e BE-së nëpër barraka jetojnë, në varfëri dhe analfabetizëm, të papunë. Pse nuk u morën gjatë me Francën që deportoi qindra të tillë?! Se ajo është FRANCA!!! Sarkozyja e dinte shumë mirë se kundrejt cilave të drejta dhe norma të BE-së vepronte kur mori iniciativën për ti përzënë, e prapë e bëri!

    opo duan qiqra këta që kërkojnë integrim të romëve. S'janë të aftë dhe pikë! Kanë lind për cef
    perkrah dhe bie dakord me postimin tuaj ,pasi e njejta gjendodhi edhe ne greqi .

    u perzune nga barakat e tyre shume cigane ne greqi dhe askush nuk beri gje .

    nese do shihni si trajtohen romet ketu ne greqi do habiteni , pasi i trajtojne shume me keq se ci trajtojme ne ne shqiperi .

    ky muhabet eshte si ajo fjala e urte ; s'ke ci ben gomarit i bie samarit .

    shqiperine gjeten prape keta ta korigjojne ?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    shqiperine gjeten prape keta ta korigjojne ?

    kaloi puna Klodianes tani dalin avaze te reja ....

    po keta nuku jan vetem ne kete loje ... kane edhe perkrahjen e nje tiranasi qe po sot per ti dhene te drejte ketyre te huajve kishte pritur ne zyren e tija nje grup te romeve ....

    pra sic thone te vjeterit kesaj i thone me peshty me koken lart .... pra me peshty vetvehten ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    para ca kohe edvin mjeshtri per llogari te mafie betonit qe ai drejton i ka shkulur komplet nje lagje me jevgj ne tirane dhe bile u beri dhe nji cader portative dhe aty i vuri dhe te kendojn e vallzojn per edvinin..
    mirpo edvinua eshte i zoti dhe ti perzej dhe ti kaloj ne heshtje kto gjera sepse eshte po ai prodhues i lajmeve e po ai organizues protestash..

    ne rastin e ktyre ditve eshte po edvinua qe ka prodhuar lajmin se ..ca tropojan po perzejn jevgjit... e po ai ka cuar burijet tek ambasadat e po ai qe sajon komisionet jevgore.. e po ai qe i jep urdher topit te pres ca jevgj..

    dhe jam i bindur se po ai do jet perfituesi i ndertimeve qe do behen aty.. sikurse ishte po ai qe perfitoj kur shkuli jevgjit prapa uzines enver..

    edvini eshte usta..

    i lumte..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •