Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 198
  1. #121
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Osmani: S’kemi pasur kurrė pėrfaqėsues mė tė papėrgjegjshėm
    29.05.2011

    http://www.rdk.org.mk/images/stories/cllpktkm-t.jpg

    Rilindja Demokratike Kombėtare, para simpatizantėve tė vet nė fshatin Ēellopek tė komunės sė Bėrvenicės, mbajti tubim parazgjedhor me ē’rast kryetari Osmani dhe kandidatė tė tjerė tė njėsisė zgjedhore numėr, prezantuan platformėn zgjedhore.
    “Nė mbledhjen e fundit tė qeverisė sė Maqedonisė, u propozuan qindra ligje tė cilat makineria votuese e pozitės shqiptare i miratoi pa mos I lexuar fare. Tė gjithė ministrat, tė Gruevskit ose Ametit zbatonin vendime dhe ligje tė cilat as qė i kishin lexuar. Edhe shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare, partneri shqiptar nė qeveri, e kuptoi nga deklarata televizive e ish kryeministrit dhe lider i opozitės maqedonase”, theksoi prof.dr.Rufi Osmani.
    “Zgjodhėn guvernatorin e bankės, respektivisht ēelėsin e parave publike, ndėrsa pėrfaqėsuesit shqiptar kėtė e kuptuan nga mas mediat. Ata kuptuan pėrmbajtjen antishqiptare tė enciklopedisė sė Maqedonisė, pasi ajo doli nė shitje. Kuptuan se shqiptarėt do tė duhet tė mėsojnė maqedonishten nga klasa e pare, sepse kėshtu paska dashur njėfarė pėrfaqėsuesi i jashtėm. Kuptuan se projekti ‘Shkupi 2014’ peshon 200 milion euro dhe se ketė e ka miratuar njė qeveri para tyre. Kur panė se Shkupi u mbush me luaj dhe priftėrinj, pa asgjė shqiptare, atėherė u erdhėn mend, por ishte tepėr vonė”, potencoi Osmani
    Lideri i RDK-sė tha se shqiptarėt nė historinė e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve, jo vetėm pėr kėto 20 vite, pro edhe qė kur Maqedonia ekziston si shtet, s kanė pasur njerėz kaq tė papėrgjegjshėm, andaj, theksoi ai, ne duhet ta dėnojmė kėtė garniturė. “Zgjedhjet janė nė shans unikat i vėrtetė qė ju tė bėni llogari dhe tu kėrkoni llogari atyre qė ua dhatė mandatet, nga dy - tri herė, nė zgjedhje lokale dhe tė pėrgjithshme. Disave para 2001-shit e disave pas 2001. Por gjendja nė fshatin dhe komunėn tuaj ka ngel e njėjtė dhe argument mė tė fortė se kėto politika kanė dėshtuar, ju nuk keni nevojė tė kėrkoni diku tjetėr”, tha mes tjerash Osmani.
    Nasuf Latifi, kandidat pėr deputet nga Ēellpeku, tha se ndjehet tepėr i privilegjuar qė ėshtė nė listėn e kandidatėve tė RDK-sė dhe akoma mė shumė ndjehet i nderuar qė kėtė listė e udhėheq njeriu i sakrificės kombėtare, me njė histori tė bujshme dhe njeriu i cili qėndroi stoikisht nė tabanin kombėtar, edhe atėherė kur u bė viktimė e komploteve tė strukturave antishqiptare.
    “RDK nė kėto zgjedhje del pėr t’i thėnė nėpėrkėmbjes sė mėtutjeshme tė statusit tė shqiptarėve nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore, e qė bėhet edhe me bekimin e strukturave qeveritare shqiptare. RDK synon tė realizojė shumė objektiva tė cilat shqiptarėt do t’i bėjnė tė qėndrojnė kokėlartė dhe ta kthejnė dinjitetin dhe krenarinė e humbur nė dekadat qė lėmė pas”, tha Latifi.
    Nė tubimin para simpatizantėve tė RDK-sė nė Ēellopek u prezantuan edhe kandidatė tjerė pėr deputet tė kėsaj partie nė njėsinė e gjashtė zgjedhore: Izet Zeqiri, Naxhi Xhelili , Sanije Berisha dhe Jusuf Zeqiri.





    p.s. I nerumi Dydrinas, e vtmja shanece qe ju ka mbete shqyptarve yllirides,ashete Rufi Osmani. Duhet tia japin rastin . Tjeret i kan provua dhe jan zhgenjye keqas!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #122
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Targetohen bilbordet e RDK-sė
    28.05.2011



    Oferta konkrete e RDK-sė pėr zgjidhjen e problemeve tė grumbulluara me decenie, kampanja e civilizuar dhe kualitative, diskursi proevropian tėrheqin vėmendjen e qytetarėve shqiptarė nė Maqedoni kudo ku karvani i kėsajstrukture hapėron. Megalomania fillestare me tė cilėn struktura shqiptare nė pushtet e nisi kampanjėn fillon tė zbehet dhe vjen deri nė kthjellim. Tubime senile, me grupe tė vogla njerėzish (ndonėse ndaj qytetarėve ku kanė mundėsi u bėjnė presione pėr pjesėmarrje nė tubime) pa kurrfarė oferte konkrete, me fjalime historike, mitike dhe pėrrallore si duketsollėn deri nė nervozizėm nė radhėt e tyre. Shqetėsimet janė evidente dhe veprimet karakterizohen me pamaturi. Shantazhet, kėrcėnimet presioni si metoda tė pranishme tash mė disa ditė me radhė nuk kanė tė ndalur. Nė pamundėsi qė tė ballafaqohen me madhėshtinė e njeriut tė sakrificės, menaxherit mė tė suksesshėm tė komunave tė Maqedonisė (i ftuar i vetėm nga Maqedonia nė tubim ndėrkombėtar ku marrin pjesė pėrfaqėsues nga vende mė tė rėndėsishme botėrore nė rolin e panelistit si ekspert dhe njeri i praktikės) duke ikur si dreqi ngadrita e gjetėn targetin mė tė ri. Filluan qė tė vandalizojnė billbordet e kryetari tė RDK-sė z. Rufi Osmanit. Sjelljet e kėtilla tregojnė nivelin e ulėt tė anėtarėve tė kėsaj partie qė si duket nuk mund tė pajtohet me faktin se ėshtė strukturė nė largim e sipėr.
    Ndoshta edhe do tė vazhdojnė me kėto metoda tė papėlqyera qė janė shenjė e nivelit tuaj ndonėse deklarohen se janė pėr zgjedhje korrekte dhe demokratike, nė kėtė mėnyrė nuk do tė arrijnė qė tė shuajnė vullnetin e popullit qė ėshtė pėr ndryshime gjė qė e sheh nė strukturėn e RDK-sė. Fotografitė janė tė pafuqishme por ne jemi tė fuqishėm sepse kemi mbėshtetjen e popullit. Populli nuk gabon dhe di tė ndėshkojė.
    Ai i ndėshkon sidomos vandalistėt.


    http://www.rdk.org.mk/images/stories/blbrd1.jpg
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #123
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Dezinformata e radhės e kuzhinės gebeliane tė BDI-sė nga kameleoni i radhės
    28.05.2011


    U mendova pak se vallė ia vlen tė reagoj ne shkrimin me titull ,,Njeriu i premtimeve boshe,, nė tė pėrditshmen ,, Koha e re,, dhe pėr shkak te boshllėkut nė tekst, gabimeve tė panumėrta gjuhėsore dhe tekstshkruajtėsit tė painformuar mirė, fillimisht u tėrhoqa nga ideja e parė.
    Por, kur e pash emrin e autorit mu benė tė qarta tė gjitha germat qė ai ėshtė munduar nė stilin e tij t’i pėrdor pėr t’i bėrė pak marketing politik partisė sė tij, qė tani mė nuk dihet e cila ėshtė me radhė , e pesta , e gjashta ...
    Ti mund te jesh i dėshpėruar si nga PDSH-ja qė tė emėroj drejtor, ashtu edhe te partia tė cilės deri para pak kohe i takoje (DR) si kryetar dege i Gostivarit dhe asaj qė sot i je bashkangjitur BDI-sė, por ky dėshpėrim nuk tė jep aspak tė drejtėn tė dezinformosh opinionin publik pėr kryetarin mė tė suksesshėm tė komunės sė Gostivarit tė shpallur me kriteriumet e Bankės botėrore.
    Ti njeri duhet te dish se pikėrisht kryetari Osmani trashėgoi borxh prej 12 milion euro nga ish kryetari i komunės i BDI-sė tė cilit i je bėrė vazal tash si dikur qė i shkoje pas deputetit Rushiti.
    Si mikrob politik tenton tė shtrembėrosh tė vėrtetėn e hidhur pėr ngjarjet tragjike tė Gostivarit tė vitit 1997 kur miku juaj i vjetėr Crvenkoski bėri atentat ndaj qytetit tonė duke vrarė dhe duke burgosur udhėheqėsin e komunės, nėse nuk dėnohesh nga njerėzit pėr ketė dezinformatė, tė dėnoftė Zoti i Madhėrishėm.
    Gostivari e din se ishte kryetari yt i BDI-sė qė me lule nė vitin 2007 e priti ketė person nė sheshin e qytetit nė vendin ku ai bėri krimin.
    Ti mjeran dhe partia jote BDI duhet t’u jep llogari shqiptarėve pėr tragjedinė e Brodecit, vrasjen nga policia juaj e BDI-sė, komandant Kushtrimit dhe tė qindra shqiptarėve pas vitit 2001 , nėse ju keni harruar populli nuk ua fal tė jeni tė bindur.
    Pėr dy vite qeverisje kryetari Osmani ka paguar mbi 3 milion euro borxhe dhe ka realizuar mbi 4 milion euro investime tė cilat sytė e tua tė verbuara nuk i shohin dhe mendja jote e ndryshkur nuk i kupton.
    Kryetari Osmani ērrėnjosi mafinė urbane nė Gostivar si njė e keqe e madhe e cila e zhbėri tregun e ndėrtimit edhe pse policia juaj e BDI e pengon nė ēdo veprim.
    Tė rekomandojmė tė marrish kopje tė tetė aktpadive penale qė kryetari Osmani ua ngriti pėrfaqėsuesve tė mafisė urbane qė tė kuptosh injorancėn tėnde tė madhe.
    Je shumė i dezinformuar dhe nuk e din se tashmė procesi i zgjidhjes sė problemit me deponinė rajonale ėshtė nė pėrfundim dhe ketė proces e udhėheq ministri i ekologjisė i cili njėkohėsisht stacionin e filtrimit e barti nga Zdunja nė fshatin Vėrtok, konsulto ministrin e partisė tėnde mė tė re tė tė jep informatat e duhura .
    Tenderimi i punėve publike nė Gostivar ėshtė me transparent se nė ēdo komunė dhe nė Gostivar vazhdojnė tė punojnė tė gjitha firmat aktive dhe jo vetėm njė firme si nė kohėn e kryetarit tė BDI-sė.
    Premtimin qė do e vendosni bustin e patriotit Xhem Hasa e premtuat ju tė ish DR-sė sė bashku me deputetin Rushiti dhe Kėshilli i komunės nuk arriti tė sjell vendim pozitiv sepse parimi i Badinterit nuk e mundėsoi ketė veprim, prandaj mos gėnje ore matrapaz politik.
    Se mjerimi juaj nuk ka kufi dėshmon fakti qė ju si parti tre vite ishit kukulla tė Nikolla Gruevskit dhe i njėjti ju margjinalizoi nė tė gjitha drejtimet, duke vrarė shqiptarėt dhe me lejen tuaj publikoi enciklopedinė antishqiptare, shtrembėroi historinė shqiptare dhe e sllavizoi dhe antikvizoi kryeqytetin duke e mbushur me kryqe dhe kisha.
    Kryetari Osmani dhe RDK-ja si simbol i dijes, nderit dhe transparencės do ju mund definitivisht nė nivel nacional ngjashėm siē u mposhti nė zgjedhjet lokale tė vitit 2009 dhe do ju nderton njė muze tė politikės sė dėshtuar ku tė gjithė ju pėrfaqėsues tė marksizėm - leninizimit dhe enverizimit do e gjeni vendin tuaj si Don Kishotėt e kohės sė re.
    Mr. Jasin Demiri
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #124
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    BDI ushtron presione kundėr kandidatėve dhe pėrkrahėsve tė RDK-sė
    27.05.2011

    http://www.rdk.org.mk/images/stories/nhaludddd.jpg

    Presionet dhe shantazhet e ndryshme si shenjė dalluese e fushatės sė BDI-sė, nuk kanė tė ndalur. Kėrcėnime tė shumta pėr largime nga puna pėr ata tė cilėt nuk pajtohen me politikėn e tyre tė dėshtuar, presion i vazhdueshėm ndaj pėrkrahėsve dhe aktivistėve tė Rilindjes Demokratike Kombėtare, komplet administratės dhe sė fundmi edhe kandidatėve pėr deputetė nga radhėt e RDK-sė, siē ėshtė rasti me kandidatin tonė nga Dibra, i cili u pengua nga Drejtori i Spitalit tė Dibrės, kuadėr i BDI-sė, qė tė mos merr pjesė nė Konventėn Zgjedhore tė RDK-sė, janė vetėm disa nga presionet qė i kryen partia shqiptare nė pushtet.
    Rasti i fundit dhe mė eklatant ėshtė ndėrhyrja e ministrit tė ekologjisė Nexhati Jakupi, njėherit edhe kandidat nė listėn zgjedhore tė BDI-sė, nė biznesin privat tė bartėsit tė listės sė RDK-sė nė njėsinė zgjedhore nr.1, z. Nuhi Aliut.
    I porosisim funksionarėt e dėshtuar te BDI-sė, qė tu japin fund presioneve dhe shantazheve tė ndryshme. Ata duke tentuar qė ta dėmtojnė biznesin privat tė kandidatit tonė, mė shumė do tė dėmtojnė dhjetėra familje shqiptare tė cilat aty sigurojnė ekzistencėn e tyre.
    Nė vijim paraqesim argumentet nė formė dokumentacioni tė cilat shpalosin presionet qe i janė bėrė z.Nuhi Aliu:
    Mė datė 23.05.2011, ministri i ambientit jetėsor dhe planifikimit hapėsinor Nexhati Jakupi, kandidat pėr deputet i BDI-sė nė njėsinė zgjedhore nr.6, nė mėnyrė flagrante ka bėrė shkelje tė dispozitave tė kodit penal tė RM-sė. Nė radhė tė parė ka bėrė vepėr penale keqpėrdorim tė detyrės zyrtare dhe vepėr penale ushtrim i pandėrgjegjshėm i detyrės zyrtare, duke sjellė Aktvendim pėr marrje tė lejes pėr ushtrim tė veprimtarisė, tregti me mbeturina tė parrezikshme.
    Aktvendimi i lartpėrmendur ėshtė sjellur me motive tė ulėta politike dhe tendencė pėr tė ushtruar presion politik kundėr Nuhiu Aliut, pronar i firmės EURO AKTIVA dhe njėherit bartės i listės sė RDK-sė nė njėsinė zgjedhore nr.1.
    Nė bazė tė asaj qe u pėrmend mė lartė, deri te Prokuroria themelore kompetente kjo ndėrmarrje ka parashtruar fletėparaqitje adekuate penale.
    Nė kėtė rast, ministri nė mėnyrė flagrante ka bėrė edhe shkelje tė rėndė tė kodeksit zgjedhor.
    Nga ana tjetėr, Drejtoria pėr inspektim pranė Ministrisė sė ambientit jetėsor dhe planifikimit hapėsinor, nė mėnyrė tejet profesionale dhe tė ndėrgjegjshme kanė ushtruar inspektimin nė Euroaktiva dhe nuk kanė konstatuar asnjė shkelje dhe parregullsi, duke mos rėnė kėshtu pre e presioneve tė ushtruara nga ana e ministrit, qė te sjellin aktvendim pėr marrjen e lejes.
    Ministri Jakupi, jashtė tė gjitha autorizimeve, nė kundėrshtim me Ligjin solli Aktvendim ndonėse e di se kjo nuk ėshtė kompetencė e tij. Inspektorati ėshtė i vetmi organ kompetent pėr tė sjellė aktvendim tė kėtij lloji e jo ministri. Edhe pėrskaj profesionalizmit tė lartė tė inspektoratit dhe kompetencave te saja, Konform dispozitave tė ligjit pėr menaxhim me mbeturinat, nė tė njėjtin nen 32 v ku ėshtė thirrur ministri, shkruan se inspektorati nga sfera e ambientit jetėsor sjell aktvendim pėr marrje tė kėsaj leje, nėse personat fizikė dhe juridikė mė shumė se tri herė, nė periudhė prej tre vitesh kanė shkelur kushtet pėr ushtrimin e veprimtarisė - tregti me mbeturina tė parrezikshme.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #125
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar mė parė nga Raim Lexo Postimin
    Kush, ku , kur dhe cilin ka incizuar?

    Prap po ju them mos tentoni te luani rolin e viktimes duke qare si femije dhe duke u ankuar, nuk ju ka faj askush qe endren qe ka pare ne gjume Rufija nuk po i realizohet, popullata nuk bie ne genjeshtrat e tij si nje nga manipulantet me te medhej.
    Nuk jeni interesant per tu marre me ju, BDIja eshte gjigant.

    Nuk ja vlen me hargju fotoaparatin ose kameren per te incizuar 50 persona ne tubimet qendrore.
    Shiko, se kush do fiton do vendose dora e popullit, por saiperket incizimit, ne tubimin e RDK-se ne Recice, i afermi i Hazbi Likes, ka qene me kamere ne dore duke incizuar tubimine RDK-se. Biri nje xhiro shif incizimin.


    Vazhdoni te jeni gjigant te Gruevskit.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  6. #126
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Faza finale e premtimeve elektorale


    PDSH: Do ta bėjmė Maqedoninė kuq e zi

    Partia Demokratike Shqiptare tė dielėn tubime parazgjedhore mbajti nė sheshin e qytetit nė Kumanovė, nė Haraēinė dhe nė Ēair tė Shkupit.
    Lideri i kėsaj partie, Menduh Thaēi para banorėve tė kėsaj ane tha se PDSH-ja ka program qė ėshtė mbi partitė politike, qė do t’i zgjidh fatet e familjeve dhe luftėtarėve, program qė ofron arsim cilėsor pėr tė rinjtė dhe e mundėson lirinė e popullit shqiptar.
    “Siē e ka qėllimin e qartė Gruevski qė ta bėjė Maqedoninė sllavo-ortodokse edhe ne do tė bėjmė kuq e zi”, ka porositur Thaēi nga Kumanova.
    Ai mė tej ka thėnė se mė 5 qershor populli shqiptarė duhet ta dėnojė dhe ta ndėrrojė pozicionin e vet, nga i cili pėrmes tatimeve u merren miliarda euro, e u kthehen vetėm 1 deri 2 pėr qind.
    “Ne jemi nė momentet e fundit qė ta mbarojmė kėtė betejė shumė tė rėndėsishme dhe tė jashtėzakonshme pėr ardhmėrinė e shqiptarėve kėtu nė Maqedoni. Ditėve tė fundit duhet ta ngrimė nivelin e seriozitetit dhe kėmbėngulėsisė tonė pėr tė ecė pėrpara, se ata dalėngadalė prej panikut maqedonasit janė duke dal mendsh. Fjalėn e kam pėr strukturat e Qeverisė sė Maqedonisė tė cilėt u munduan tė bėjnė gjithēka qė ta parandalojnė fitoren, legjitimimin e kėsaj platforme, platformės sė PDSH-sė. Ata janė tė vetėdijshėm se nė momentin qė legjitimohet kjo platformė, s’ka send qė e ndalon realizimin e saj”, ka shtuar Thaēi.
    Bartėsi i listės nga njėsia e dytė zgjedhore Orhan Ibrahimi ndėrkaq vlerėsoi se shqiptarėt nga rajoni i Likovės dhe i Kumanovės janė gjithnjė e mė tė varfėr dhe se gjendjen e kėtillė do ta ndryshojė PDSH-ja.
    “Ne nuk e kuptojmė sjelljen e disa vasalėve tė disa shqiptarėve qė shtiren kinse e bashkė-qeverisin kėtė shtet. Ata dhjetė vjet rresht e shfrytėzuan dhe e keqpėrdoren vullnetin e shqiptarėve”, ka thėnė Ibrahimi.

    RDK: Bashkim i Kumanovės dhe Likovės

    Rilindja Demokratike Kombėtare tė dielėn mbajti tubim nė Qendrėn e Kulturės nė Kumanovė. Gjatė kėsaj, lideri i partisė Rufi Osmani kėrkoi mandat nga qytetarėt me qėllim qė, siē tha, RDK-ja tė mundėsojė ndarje tė barabartė tė parave nga Buxheti shtetėror dhe kapėrcim tė krizės ekonomike dhe sociale dhe tė luftojė pėr dinjitet tė shqiptarėve.
    Sipas Osmanit, pushteti flet pėr 1 mijė e 200 projekte, ndėrsa partnerėt e koalicionit nga radhėt e shqiptarėve nuk kanė realizuar asgjė pėr popullin e vet.
    “Pse BDI-ja ka lejuar 200 milionė euro tė pėrfundojnė nė projektin ‘Shkupi 2014’. Ne do tė pėrpiqemi 25 pėr qind e Buxhetit tė shkojnė nė vend tė sigurt sepse kemi njerėz qė nuk janė tė korruptuar dhe dinė tė punojnė pėr popullin”, porositi Osmani.
    Kryetari i RDK-sė, Rufi Osmani theksoi se partia qė drejton ai ofron projektin e rinisė dhe rilindjes sė shqiptarėve nė Maqedoni.
    “Me votėn tuaj ti japim dėnim njerėzve tė padije, njerėzve qė bėjnė politika nėpėr kafene dhe qė interesin e kanė vėnė mbi kurrizin e popullin, njerėzit qė janė shėrbėtorė dhe tė paditur pėrballė konkurrentėve tė tyre maqedonas. Ti japim njė shans RDK dhe njė elite tė re politike me njerėz tė ditur”, theksoi Osmani. Ai tha mė tej se projekti i RDK-sė ka pėr qėllim edhe bashkimin e Komunės sė Kumanovės dhe Likovės, por edhe komuna tjera shqiptare qė u shndėrruan si geto. “Sepse ata nuk mbrojtėn interesin tonė dhe shitėn gjitha vlerat tona. Ata janė makineria votuese pėr projektet antishqiptare. Ne kemi shans historik qė tė bėhemi faktor vendimmarrės nė Maqedoni, duke bashkuar mandatet nė njė grup tė pėrbashkėt pėr tė vendosur se cila parti maqedonase do tė bėjė qeveri. Me 30 deputetė shqiptarė tė bashkuar tė kėrkojmė kryeministrin tonė dhe poste kyēe shqiptare”, theksoi Osmani.
    Bartėsi i listės sė RDK-sė nė njėsinė e dytė zgjedhore Selver Jashari tha se BDI-ja qeveritare nuk ka bėrė asgjė pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė shėndetėsi dhe nė shėrbimin social nė Kumanovė.

    BDI: Po materializojmė projektet shqiptare

    Bashkimi Demokratik pėr Integrim tė dielėn nė Dibėr i prezantoi kandidatėt pėr deputetė nga rajoni i njėsisė zgjedhore 5 dhe 6, tė cilat e pėrfshijnė edhe rajonin e Zhupės.
    Me kėtė rast lideri i partisė Ali Ahmeti u bėri thirrje qytetarėve qė tė votojnė pėr BDI-nė qė tė mund tė vazhdojnė, siē tha, me projektet tashmė tė filluara tė mėdha pėr avancimin e standardit tė qytetarėve dhe pėr zhvillim tė shtetit.
    “Ne si BDI pėr 10 vite me radhė po punojmė pėr tė materializuar projekte shqiptare dhe pėr kėtė jemi dėshmuar, kur tė tjerėt nuk kanė bėrė gjė dhe vetėm premtime boshe. Ne trashėguam njė projekt antishqiptar si ėshtė Shkupi 2014 dhe menjėherė pas ardhjes sonė nė pushtet u shtrua problemi qė tė ndryshojė ky koncept pėr Shkupi 2014. Ne bėmė qė tė ndryshojė ky projekt dhe tė vendosim edhe personalitete historike shqiptare dhe tė reflektohet Marrėveshja e Ohrit”, theksoi Ahmeti.
    Gjendjen nė shtet e vlerėsoi si stabile dhe tė sigurt, me klimė tė mirė pėr investim.
    Sipas Ahmetit, pėr Maqedoninė rruga e vetme ėshtė anėtarėsimi nė NATO dhe nė BE.
    “Maqedonia ėshtė vend i sigurt dhe ne intensivisht punojmė qė atė siguri ta rrisim edhe mė shumė. Shumė shpejt Maqedonia do tė jetė pjesė e BE-sė dhe e NATO-s, pėr shkak se nuk ka rrugė tjetėr, kjo ėshtė e vetmja”, potencoi Ahmeti nė tubimin nė Dibėr.
    Kandidati pėr deputet nė njėsinė e pestė zgjedhore, Arben Labėnishti deklaroi se nuk ka forcė politike qė mund tė konkurrojė BDI-sė.
    “BDI ėshtė vazhdimėsi e lėvizjeve kombėtare shqiptare qė gjithmonė ka pasur si synim realizimin e interesave tona shqiptare. Ne si subjekt vlerėsohemi pėr punėt dhe veprat qė kemi bėrė deri tani. Ne jemi tė vetėdijshėm se para vitit 2001 gjuha shqipe ishte e burgosur, arsimi shqip i mbyllur dhe sfera tė tjera diskriminuese. Por, BDI arriti qė tė ndryshojė kėtė dhe shqiptarėt sot frymojnė dhe veprojnė ndryshe”, theksoi Labėnishti.

    Shqipmedia
    Sui generis

  7. #127
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ekonomia ia zė vendin patriotizmit


    Ndryshe nga fushatat e mėparshme parazgjedhore, ku patriotizmi dhe kombėtarizimi zinin vendin kryesor nėpėr tubimet parazgjedhore, nė kėtė fushatė partitė shqiptare flasin pėr ēėshtje ekonomike, buxhet, infrastrukturė dhe probleme tė tjera qė kanė tė bėjnė me ekonominė.
    Analisti Kim Mehmeti thotė se atyre u vjen turp tė flasin pėr ēfarėdo shqiptare, ndaj dhe kanė ndėrruar kursin e retorikės. “Atyre u vjen turp tė flasin pėr ēfarėdo qoftė shqiptare, ngaqė janė tė vetėdijshme se sikur ato paratė qė i harxhojnė pėr fushatėn parazgjedhore, posaēėrisht BDI-ja, t’ua kishte shpėrndarė familjeve tė dėshmorėve tė UĒK-sė do t’ua zgjidhte problemin pėr katėr vitet e ardhshme, e tė mos flasim pėr familjet e tjera tė varfra. Thjesht atyre u vjen turp tė flasin pėr ēfarė do qoftė shqiptare”, thotė Mehmeti. Ai mendon se partitė e tjera shqiptare qė po bėjnė njė fushatė modeste, e kanė kuptuar krizėn nė vetvete, ndaj dhe flasin pėr ēėshtje ekonomike. “Partitė e tjera edhe mund tė kuptohen, pasi harxhimet e tyre s’janė nė kėto pėrmasa, sa spektaklet e BDI-sė. Me tė vėrtetė ato janė shumė modeste. Kthimi i tyre nė problemet ekonomike ndoshta rrjedh edhe nga ballafaqimi i tyre me problemet ekonomike, pasi s’kanė mjete dhe duan qė tė ketė diēka nga ku do tė mund tė vjelin mjete”, thotė ai.
    Ndėrsa pėr analistin Ismet Ramadani, theksimi i projekteve politike nga ana e partive politike shqiptare duhet tė vlerėsohet si njė hap pozitiv. “Ata bazohen se faktin se mbi 30 pėr qind tė Maqedonisė e ka kapluar varfėria dhe drejtpėrsėdrejti lidhet me investimet, me integrimin nė NATO dhe BE-nė”, thotė Ramadani, duke shtuar se kjo ėshtė forma mė e kuptueshme pėr qytetarin. “Megjithatė, ka edhe njė fakt tjetėr qė unė e kam vėrejt. Nė paraqitjet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet nacionale, nė ēfarėdo theksi qė tė thuhen ato, partitė maqedonase fare nuk ua vėnė veshin dhe nuk reagojnė. Si duket partitė maqedonase pa marrė parasysh nė janė nė pozitė apo opozitė sikur e dinė prej pėrpara se partive politike shqiptare kur ua pėrmend ēėshtjet e pazgjidhura kombėtare janė tė gatshme tė lėshojnė pe qė nė start, nė momentin kur u ofrohet njė zgjidhje pėr ato ēėshtje”, thekson Ramadani, duke shtuar se BDI me veprimet e veta sikur i ka sinjalizuar partitė maqedonase se ēfarėdo qė ofrojnė partitė e tjera shqiptare, ato vendosin, ndaj siē thotė ai, partitė shqiptare sidomos ato tė opozitės me tė drejtė targetin e kėrkojnė te projektet konkrete ekonomike

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #128
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Ekonomia ia zė vendin patriotizmit


    Mendoj qe edhe futja ne politik me nje subjekt te rri (Rufi Osmani) ka shti partite tjera te ven vemendje ekonomise. Deri tash kane mashtruar popullin me ceshtje te kota, ndersa ne anen tjeter populli ehste varferuar.

    Duke e ditur kapacitetin e Rufi Osmanit, dhe qenrimine tij, partite paraprake kane ndryshuar kahjen.
    Bdi prap ska platforme ekonomike, perpos qe ka te shkrume pika te cilat vmro ka pasur ne platformen e saj ne 2008. Kjo ehste edhe nje tallje me popullin(kane haruar se rrinia nuk rrin duart kryq, nese prindi im ska lexuar platformen, une sot i lezoj te gjitha partive) dhe voten e jape duke u perqendruar aty.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    Kem 2parti te medha shqiptare,u bem 3, tash jemi ber 4!!!
    Ne vend qe te kemi deputete te cilet ne numer do ngrejn zerin per te drejtat tona,ne tash do hyjm ne qeveri me shkaun me nje nr deputetesh qe as per kpucet e veta skan per tmar drejt se a ti ken te zeza apo te bardha ne parlament e ler me per drejta te kombit.

    Turp per gjithe ata qe ne kurriz te popullit u ben milioner.
    Turp per maskarejnt te cilet ushqejn femijet me paret e popullit.

    Zoti i shkatrofte.
    Jetė e rėndė.......!!!

  10. #130
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Osmani: Sot jemi po aty ku ishim nė vitin 1991

    http://www.botasot.info/mesme/Rufi_Osmani_778359859.jpg

    Ndarja e barabartė e buxhetit dhe zgjidhja e problemeve politike, sociale dhe infrastrukturore janė pjesė e platformės sė RDK-sė nė kėto zgjedhje. Pėr realizimin e kėtyre projekteve nevojitet qė tė marrim mandatin dhe tė ndalim politikėn antishqiptare. Kėshtu theksuan kandidatėt pėr deputet nga radhėt e Rilindjes Demokratike Kombėtare gjatė tubimit tė mbrėmshėm nė komunėn e Zhelinės. Kryetari i kėsaj partie Rufi Osmani tha se tė tjerėt qė morėn votėn e qytetarėve nuk arritėn qė tė mbrojnė interesat e tyre. RDK tubimet parazgjedhore i vazhdon sonte nė Debresht dhe Forinė tė Gostivarit.

    “Nėse nė dhjetė vitet e para tė demokracisė dėshtoi politika shqiptare qė kishte synim tė realizon synimet tona, shqiptarėt tė pakėnaqur, kushtrimin qė dikush ua bėri pėr kryengritje e pranuan nė 2001-in, dhe shpresuan se atė qė nuk e arritėn dot me debate nė parlament me pėrfaqėsues nė qeveri, nė institucione, do ta arrijnė me pushkėn e dorės me armė, por tė gjithė ne I pėrkrahėm kėta njerėz, I pėrkrahėm nė mision qė komunikata e tyre pėr barabarėsi nėpėrmjet armės tė bėhet realitet. Pas dhjetė viteve duhet me keqardhje tė konstatojmė se sot jemi po aty ku ishim nė vitin 1991”, deklaroi Rufi Osmani kryetar i RDK-sė.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  11. #131
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Osmani nė Kumanovė: Tė bashkuar, do tė kėrkojmė kryeministėr shqiptar

    Osmani nė Kumanovė: Tė bashkuar, do tė kėrkojmė kryeministėr shqiptar
    30.05.2011


    http://www.rdk.org.mk/images/stories/kmnvsllktr-t.jpg

    Karvani zgjedhor i RDK-sė, aktivitetet e djeshme i pėrmbylli, me njė tubim madhėshtor nė Kumanovė ku u prezantuan kandidatėt pėr deputet tė njėsisė zgjedhore numėr 2.
    Kryetari i RDK-sė, Rufi Osmani theksoi se partia qė drejton ai ofron projektin e rinisė dhe rilindjes sė shqiptarėve nė Maqedoni.
    “Me votėn tuaj t’u japim dėnimin e merituar njerėzve tė padije, njerėzve qė bėjnė politika nėpėr kafene dhe qė interesin e kanė vėnė mbi kurrizin e popullit, njerėzit qė janė shėrbėtorė pėrballė konkurrentėve tė tyre maqedonas. T’i japim njė shans RDK-sė dhe njė elite tė re politike me njerėz tė ditur”, theksoi Osmani dhe shtoi se zona e Kumanovės dhe Likovės janė ndėr zonat mė tė varfra dhe mė tė diskriminuara, ku nuk ėshtė investuar asgjė pėr shqiptarėt.
    “Qindra miliona euro investohen vetėm ku jetojnė maqedonasit. Qindra miliona euro vetėm pėr maqedonasit investohen nė bujqėsi, kulturė dhe sfera tjera. Ju e shihni se si partitė shqiptare ngatėrrohen pėr projektin Shkupi 2014, se kush i ka lejuar dhe kush i ka realizuar kėto projekte. Por pėrgjegjėsia bie mbi ta dhe ata duhet tė marrin dėnimin e merituar. Dikush na shet demagogji duke folur pėr gjak, dėshmorė, varre, muzé. Sot neve mė shumė se kurrė na duhet dije, vizion dhe njerėz tė aftė qė do t’i bėjnė ballė edhe Nikolla Gruevskit edhe Branko Cėrvenkovskit. Ekipi ynė i ka kėta njerėz dhe kemi dėshmuar se dimė tė konkurrojmė me dije dhe vlera”, nėnvizoi Osmani.

    http://www.flickr.com/photos/rufiosm...15437845/show/

    Ai theksoi se RDK-ja ėshtė e pėrgatitur t’ua falė gabimet partive tjera nė emėr tė bashkimit, por vetėm me njė kusht qė nga radhėt e tyre t’i largojnė tė gjithė njerėzit e krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe tė heqin dorė nga kthimi i komunizmit dhe enverizmit nė kėto kohėra tė demokracisė.
    “Projekti ynė ka pėr qėllim edhe bashkimin e komunave tė Kumanovės dhe Likovės, por edhe komunave tjera shqiptare qė u shndėrruan nė geto. Pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė nuk mbrojtėn interesin tonė dhe i shitėn tė gjitha vlerat tona. Ata janė makineri votuese pėr projekte antishqiptare. Ne shqiptarėt kemi shansin historik qė tė bėhemi faktor vendimmarrės nė Maqedoni, duke bashkuar mandatet nė njė grup tė pėrbashkėt pėr tė vendosur se cila parti maqedonase do tė bėjė qeveri. Me 30 deputetė tė bashkuar shqiptarė, do tė mund tė kėrkojmė kryeministrin tonė dhe mė shumė poste kyēe”, nėnvizoi kryetari i RDK-sė, prof.dr. Rufi Osmani.

    Bartėsi i listės nė njėsinė e dytė zgjedhore, dr. Selver Jashari deklaroi se pėr 20 vite tė tranzicionit dhe 10 vite pas luftės, tė gjithė liderėt shqiptarė qė sot thirren nė emėr tė popullit kanė shkelur dhe kanė diskriminuar zonėn e Kumanovės dhe Likovės.

    Duke i`u kundėrpėrgjigjur kundėrkandidates sė tij nga radhėt e BDI-sė, Ermira Mehmeti, se nuk ėshtė ai personi i cili ka realizuar mbishkrimet shqip dhe gjuhėn shqipe nė institucionin e spitalit tė Kumanovės, Selver Jashari tha: “Unė i them Ermira Mehmetit se kjo nuk ėshtė as vepėr e BDI-sė e as e Selver Jasharit, por kjo ėshtė meritė e atyre qė janė nėn dhé, atyre qė dhanė jetėn pėr kėto troje. Unė kisha nderin qė bashkė me shokėt tanė tė realizojmė vullnetin dhe amanetin e atyre tė cilėt dhanė jetėn pėr liri. Menjėherė pas vendosjes sė mbishkrimeve nė shqip, ata kėrkuan shkarkimin tim, por jo pėr gjuhėn shqipe, por pėr tenderėt dhe prishjen e marrėdhėnieve me partnerėt maqedonas”.

    Bartėsi i listės nė NJZ 2, dr.Jashari, duke tėrhequr paralele me zonat e pasuruara dhe investimet nė sfera tė ndryshme nė pjesėn maqedonase dhe zonat e diskriminuara shqiptare, Kumanovėn e krahasoi me Mitrovicėn. Ai pėr kėtė fajėsoi pėrfaqėsuesit shqiptarė nė institucione dhe nė pushtet, tė cilėt kanė shitur interesin kombėtar dhe janė prirė nga interesat personale, familjare dhe klanore. Duke kėrkuar votėn e kumanovarėve, Jashari tha se shumica e ish-ushtarėve tė UĒK-sė dhe UĒPMB-sė janė me Rilindjen Demokratike Kombėtare.

    “Mė 5 qershor duhet tė kemi njė besėlidhje midis shqiptarėve dhe RDK-sė pėr fitore bindėse. Rinia dhe studentėt tanė do tė marrin vendimin e duhur duke iu bashkėngjitur RDK-sė”, theksoi Rashit Emini, i radhitur i dyti nė listėn e deputetėve pėr kėtė zonė, duke premtuar shtigje tė reja pėr arsimim dhe rrugėtime tė reja.

    “Shqiptarėt nuk do tė votojnė njė kandidate nga BDI-ja, e cila pėrkrahu raportin e Dik Martit, ndėrsa anashkaloi mbi 200 mijė nėnshkrime tė shqiptarėve dhe UĒK-ve qė kundėrshtuan raportin e njėjtė”, theksoi kandidatja pėr deputete Diturije Kamberi.

    Sot, kryetari i RDK-sė dhe kandidatėt pėr deputet nga kjo parti pėr njėsinė e gjashtė zgjedhore, do tė realizojnė takime me banorėt e Reēanit, Vėrtokut dhe Ravenit, ndėrsa tubime do tė organizohen nė Debresh dhe Ēegran.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 31-05-2011 mė 03:37
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Au si na lodhi ki PLAKU me pallavrat e prof mr sc dr megamanipulatorit Rufijes.

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Lajme nga Maqedonia
    ID: BDI 16, PDSH 9, RDK 3 dhe DR 2 deputetė

    Shkup, 30 maj - Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė bllokun politik shqiptarė dhe VMRO-DPMNE-ja nė bllokun politik maqedonas do tė fitojnė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kėshtu tregon anketa e fundit e Institutit pėr Demokraci.

    Nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare pėr VMRO-DPMNE-nė do tė votojnė 19,4 % e qytetarėve ndėrsa 15,1 pėr opozitėn maqedonase LSDM-nė.

    Pėr partinė shqiptare nė pushtet do tė votojnė 6,9 % e qytetarėve, pėr PDSH-nė 3,9, pėr RDK-nė 1,8 dhe pėr DR-nė 1 %.

    Instituti pėr Demokraci, nė bazė tė kėtyre rezultateve ka bėrė edhe simulimin nė mandate tė deputetėve.

    Sipas kėtyre tė dhėnave partia maqedonase nė pushtet VMRO-DPMNE-ja, nė zgjedhjet e ardhshme do tė fitojė 48 deputetė, LSDM-ja 37, BDI-ja 16, PDSH 9 RDK 3 dhe DR dy mandate tė deputetėve.

    Anketa ėshtė realizuar nga 26-28 maj, ndėrsa janė pėrfshirė 1.111 tė anketuar.

    Sipas kėsaj ankete, numri i qytetarėve tė cilėt janė tė papėrcaktuar, arin 47,1 pėr qind.

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    AhmetiDI realizon ėndrrat e rinisė

    Tetovė, 28 maj - Nėn organizim tė Forumit Rinor tė BDI-sė dhe Shtabit Qendror Zgjedhor mbrėmė nė Tetovė u mbajt Hepening muzikor. Duke iu drejtuar tė pranishmėve lideri i BDI-sė Ali Ahmeti theksoi se rinia ėshtė ardhmėria e popullit.

    “Ju keni ėndrrat e juaja. Ēdo gjeneratė ka pasur, do ketė ėndrrat e veta. Mė lejoni qė para jush sot ta shpalos ėndrrėn e rinis sime 30 vjet mė parė.

    Ku unė dhe shumė bashkėpunėtor tė mi, dhe bashkėluftėtarė tė mi, po kaq kemi qenė nė sheshin e Prishtinės 1981. Kur nisėm ortekun ēlirimtarė.

    Mė lejoni ta ndajė gėzimin me gjithė udhėheqjen time, me gjithė bashkėluftėtarėt e mi se sot dhe kėtė vit ėshtė 10 vjetori i mbarimit luftės dhe nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit.

    Mė lejoni tė ndaj gėzimin me ēdo nėnė, mė ēdo baba shqiptarė sepse ky manifestim ėshtė organizuar pikėrisht pėr 18 vjeēarėt qė votojnė pėr herė tė parė, nė 5 qershor tė vitit 2011 nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Ahmeti.

    Lideri i BDI-sė theksoi se BDI realizon ėndrrat e rinis.

    “Ėndrra ima dhe brezit tim ishte shqiptarėt me dinjitet dhe krenar tė jetojnė nė vendin e vet. Ėndrra imė dhe bashkėluftėtarėt e mi ishte qė shqipja kurėn e kurėn tė mos jetė e pėrkulur. Ajo tė fluturoj e lirė nė hapėsirė dhe qiell pa prek kush.

    Dhe shqipja po fluturon nė krahė tė pavarėsisė sė Kosovės, shqipja po fluturon nė krahėt e Skėnderbeut nė qytetin e vjetėr tė Dardanisė, Shkupi. Shqipja fluturon mbi muzeun e Kongresit tė Manastirit, aty ku u krijua gjuha shqipe.

    Shqipja po fluturon mbi muzeun e Lirisė nė qytetin e vjetėr tė Dardanisė, ne muzeun e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Shqipja fluturon mbi qindra specialist shqiptarė qė drejtohen me dinjitet, nė klinikat Shkup, Tetovė, Gostivar, Strugė e Ohėr.

    Shqipja fluturon mbi 20000 student tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės”, tha kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti.

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Ahmeti: Do tė shkojmė pertej marrėveshjes sė Ohrid

    Shkup, 29 maj - Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) mbajti tubimin e radhės nė Haraēinė ku para qytetarėve dhe simpatizantėve tė kėsaj partie u prezantuan kandidatėt pėr deputet tė njėsisė zgjedhore numėr dy.

    Nė kėtė tubim foli edhe kreu i kėsaj partie, Ali Ahmeti i cili tha se ndjehet i kėnaqur me tė arriturat e BDI-sė nė nivel shtetėror, por ai shprehu bindjen se qėllimi i tyre ėshtė shumė madhor qė shqiptarėt tė jenė prijės tė tė gjitha proceseve nė tė ardhmen.

    “Zhvillimi nė sferėn e arsimit dhe nė shėndetėsi ka shėnuar pėrparime dhe nė nivele tė kėnaqėshme. Ne tani kemi mbi 20 mijė studentė nė USHT dhe me disa qindra specializantė nė qendrat specialistike mjekėsore”, theksoi Ahmeti.

    Sipas tij, qėllimet e shqiptarėve nė Maqedoni dhe tė BDI-sė akoma nuk kanė pėrfunduar si nė aspektin kombėtar dhe atė ekonomik.

    Ai shprehu bindjen pėr anėtarėsimin e shpejt tė BE-sė dhe NATO-s. “Veprat qė kemi bėrė janė pasuri dhe trashėgimi qė do ua shohin hajrin rinia dhe mbarė popullata”, theksoi Ahmeti.

    Nė kėtė tubim foli edhe bartėsja e listės sė BDI-sė, Ermira Mehmeti theksoi se ndjehet e nderuar qė ėshtė bartėse nė kėtė njėsi, por edhe duke qenė njė bartėse e njerėzve dhe idealeve tė lėvizjes sė vitit 1981 dhe vitit 2001 dhe se pėr kėtė tha ajo duhet tė kesh sadopak merita pėr tu nominuar. “Haraēina para 10 viteve arriti tė bashkojė shqiptarėve kudo qė ishin. Ky vit duhet tė jetė vit i fitores dhe momenti i bashkimit tė gjithė shqiptarėve rreth BDI-sė”, theksoi Ermira Mehmeti-Devaja.

    BDI mė pas ka mbajtur tubimin e radhės edhe para banorėve tė Dėrvenit tė Sarajit. Kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti theksoi se janė bėrė pėrpjekje maksimale pėr tė realizuar qėllimet e shqiptarėve nė Maqedoni, qė tė ndjehen mė tė lirė dhe tė kenė hisen e tyre dhe nė tokėn tonė.

    “Jemi krenar sot sepse Shkupi frymon mė lirshėm shqip. Ne e kemi nijetin e pastėr dhe asnjėhere s`kemi menduar qė tju bėjmė keq shqiptarėve. Sonte luhet njė lojė finale Barcelona dhe Manchesteri, ndėrsa mė 5 qershor do luhet njė lojė ku trajneri do jem unė dhe ju rinia do jeni lojtarėt, ndėrsa pas 5 qershorit lojėn do e vazhdojmė me kėtė ekip tė mrekullueshėm tė kandidatėve pėr deputet”, theksoi Ahmeti.

    Para tė pranishmėve foli edhe bartėsi i listės nė njėsinė zgjedhore numėr 1, Izet Mexhiti i cili u shpreh i kėnaqur me pjesmarrjen masive nė kėtė tubim duke shtuar se edhe pėrkundėr finales Barcelona Manchester, popullata e Sarajit u mblodh kėtu pėr tė shprehur pėrkrahjen ndaj favoritit tė tyre Ali Ahmetit dhe BDI-sė.

    “Ne nuk e kėrkojmė votėn pėr te mposhtur dhe pėr tė krijuar pėrcarje ndėrshqiptare, por e kėrkojmė ate pėr tė mposhtur strkturat antishqiptare. Vota juaj pėr BDI ėshtė votė pėr fitoren e madhe tė 5 qershorit dhe se tė gjithė sė bashku do e festojmė fitoren e madhe tė BDI”, theksoi Mexhiti. Nė kėtė tubim fjalė rasti mbajtėn edhe Rafet Muminoviq dhe Suzana Saliu kandidat pėr deputet nė kėtė njėsi zjedhore

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Ahmeti: Shqiptarėt vetėm bashkė mund tė jenė mė tė fuqishėm

    Shkup, 31 maj - Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka vazhduar me aktivitetet parazgjedhore nė fshatin Sllupēan tė Kumanovės, duke prezantuar kandidatėt pėr deputetė tė kėsaj partie, platformėn dhe programin pėr qeverisje nė qeverinė e ardhshme tė Maqedonisė.

    "Shqiptarėt vetėm bashkė mund tė jenė mė tė fuqishėm dhe t'i realizojnė tė drejtat e tyre", porositi lideri i BDI-sė Ali Ahmeti nga Sllupēani.

    Sipas tij implementimi i Marrėveshjes sė Ohrit duhet plotėsisht tė pėrfundojė qė tė mos ketė mė shumė ēėshtje tė hapura midis bashkėsive etnike nė vend.

    "Do tė angazhohemi qė shqiptarėt tė jenė bashkė, tė jenė mė tė fuqishėm, t'i koordinojnė tė gjitha gjėrat, tė jenė mė tė suksesshėm nė drejtim tė implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit sepse kur e pėrmendim kėtė marrėveshje ēdo shqiptar i pėrkujton njerėzit qė shtrenjtė e paguan me jetat e tyre. Nėnat nga Sllupēani mendojnė nė fėmijėt e tyre tė cilėt u solidarizuan pėr epilog tė kėtillė", tha Ahmeti.

    Banorėve tė Sllupēanit iu drejtua edhe bartėsja nė njėsinė e parė zgjedhore, Ermira Mehmeti-Devaja.

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Nė Strugė shtohet numri i votuesve

    http://www.editorial.mk/2011/05/ne-s...ri-i-votuesve/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  18. #138
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partia Demokratike Shqiptare mbrėmė mbajti tubim nė Strugė


    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrėmė mbajti tubim nė Strugė, nė tė cilin u prezantuan kandidatėt e njėsisė zgjedhore numėr 5, si dhe bartėsi i listės sė PDSH, Zijadin Sela.
    Para struganėve foli lideri i partisė, Menduh Thaēi, i cili theksoi se PDSH-ja e ofron rrugėn e vėrtetė pėr shqiptarėt, e jo, siē tha, qorrsokakun, siē e ka bėrė deri mė tani BDI-ja.
    “Ne si PDSH asnjėherė nuk do t’i pranojmė vendimet nė parlamentin tė ri tė Maqedonisė qė tė miratohen me majorizim gjegjėsisht me shumicė absolute, por me konsensus”, tha Thaēi.
    Sipas tij, Maqedonia asnjėherė nuk do tė mund tė integrohet nė NATO dhe nė BE, pėr shkak se, siē nėnvizoi, nuk respektohen tė drejtat e qytetarėve nga ana e atyre qė janė nė pushtet.
    Bartėsi i listės tė PDSH-sė nga njėsia e pestė zgjedhore Zijadin Sela tha se ka qenė i madh numri i atyre tė cilėt janė inkuadruar nė PDSH, tė pakėnaqur nga partitė e tjera shqiptare.
    Nga Struga, Thaēi dhe Sela porositėn se nėse fitojnė besimin do tė punojnė pėr zhvillimin ekonomi tė Maqedonisė, veēanėrisht nė pjesėt e banuara me shqiptarė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  19. #139
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDK para votuesve nė Debresh tė Gostivarit


    “Nėse shqiptarėt votojnė pėr partinė tonė votojnė pėr kthimin e krenarisė tė popullit shqiptar”, tha njeriu i parė i Rilindjes Demokratike Kombėtare, Rufi Osmani nė fshatin Debresh tė Gostivarit.
    Sipas tij Marrėveshja e Ohrit nuk arriti qė tė pajtojė shqiptarėt me maqedonasit para sė gjithash nė pjesėn e pėrdorimit tė gjuhėve.
    “Kjo marrėveshje nė asnjė drejtim nuk bėri qė shqiptarėt tė jenė tė barabartė me maqedonasit, as nė pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe, as nė formimin e Qeverisė as nė miratimin e buxhetit, as nė investimet kapitale dhe as nė atė qė ėshtė mė e shenjtė-jetėn dhe sigurinė e qytetarėve”, tha para tė pranishėmve Osmani.
    RDK-ja, sipas tij, erdhi nė skenėn politike pėr tė bėrė realitet bashkėpunimin e popullit shqiptar dhe atij maqedonas dhe sė bashku tė marrin vendime nė Maqedoni.

    Shqipmedia
    Sui generis

  20. #140
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Raim Lexo Postimin
    AhmetiDI realizon ėndrrat e rinisė

    .

    JA NJĖ NGA "ĖNDRRAT E RINISĖ"!

    Maqedonishtja futet nė heshtje qė nė klasėn e parė


    Vendimi pėr mėsimin e gjuhės maqedonase qė nga klasa e parė, edhe pse u anulua nga Gjykata kushtetuese, institucionet tė cilat e formuluan kėtė ligj tentojnė nė heshtje qė t’i bindin shqiptarėt qė fėmijėt e tyre duhet tė mėsojnė gjuhėn maqedonase mė herėt se nė klasėn e tretė. Sipas kryetarit tė Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė tė Kumanovės, Etem Xheladini, kjo iniciativė gjithmonė ka qenė prezent dhe do tė vazhdon tė jetė. “Edhe pse shqiptarėt nuk respektuan vendimin pėr mėsimin e maqedonishtes, institucionet tė cilat e formuluan ketė vendim vazhdojnė tė tentojnė qė t’i bindin prindėrit nėpėr mbledhje shkollore, pasi qė tani me vendimin e ri prindėrit zgjedhin se kur fėmija i tyre do ta mėsojė maqedonishten”, tha Xheladini. Ai shtoi se me shumė vėshtirėsi sa i pėrket kėtij vendimi do tė ballafaqohen nxėnėsit dhe arsimtarėt shqiptarė tė shkollave qė drejtohen nga maqedonasit, pasi qė atyre edhe mund tė ju imponohet mėsimi i maqedonishtes mė herėt sesa qė ėshtė paraparė me ligj pėr arsimin nėntėvjeēar fillor. “Me mbledhje tė ndryshme, drejtorėt maqedonas do tė mundohen qė t’i bindin prindėrit se mėsimi i gjuhė maqedonase ėshtė pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre, ashtu siē edhe thoshin pėrgjegjėsit tė cilėt sollėn kėtė vendim. Vėshtirėsi do tė kenė ata nxėnės shqiptarė qė janė me numėr mė pak se maqedonasit nė shkolla fillore, por ne do t’i mbėshtesim ata dhe nuk do tė lejojmė qė tė ju bėhet ndonjė padrejtėsi sa i pėrket maqedonishtes”, theksoi Xheladni. Vendimi i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės (MASH), pėr mėsimin e gjuhės maqedonase qė nga klasa e parė pėrveē qė u vlerėsua si i pa bazė, i cili nuk pėrputhej me ligjin, ai gjithashtu ka mangėsinė nė kuadrin arsimor, si dhe u bojkotua nga gjithė nxėnėsit shqiptarė. Ndėrkaq nė fillim tė kėtij viti shkollor, Qeveria miratoi strategjinė tė arsimit tė integruar, i cili parasheh qė fėmijėt shqiptarė gjuhėn maqedonase tė mund ta mėsojnė nė klasėn e parė, tė dytė apo tė tretė.


    Lajm
    Sui generis

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •