Partitė: Pa marrėveshje, s’hyjmė nė qeveri
Partitė shqiptare nė Maqedoni thonė se pėrfshirjen e tyre nė qeverinė e re do ta kushtėzojnė me marrėveshje paraprake me partinė maqedonase, qė edhe premtimet e tyre tė dhėna para elektoratit tė jenė pjesė e programit tė punės sė qeverisė sė re.
Partitė politike shqiptare, pa pėrjashtim, thonė se nė qeverinė e re qė do tė dalė nga zgjedhjet e 5 qershorit, nuk do tė pėrfshihen pa njė marrėveshje paraprake me partinė maqedonase qė do tė marrė mandatin pėr formimin e qeverisė re.
Partitė opozitare theksojnė se njė gjė e tillė imponohet nga fakti se partia qė aktualisht ėshtė nė pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, ka dėmtuar pozicionin e shqiptarėve nė Maqedoni, edhe ashtu jo tė mirė, duke u bėrė pjesė e Qeverisė sė deritashme pa program dhe platformė tė qartė politike.
Nga Partia Demokratike Shqiptare bėjnė tė ditur se do tė refuzojnė pjesėmarrjen nė qeveri, nėse pala maqedonase nuk pranon shtyllat kryesore tė platformės sė saj politike dhe ekonomike.
“Platforma e PDSH-sė parasheh themelimin e Parlamentit dydhomėsh ose Senatit, ku do tė do tė vendosej me konsensus tė plotė. Pra, kjo ėshtė ēėshtja kryesore, pėr tė cilėn PDSH-ja do tė insistojė pas marrjes sė legjitimitetit. Shtylla e dytė ka tė bėjė me ndarjen proporcionale tė buxhetit. Statistikat flasin se shqiptarėt nė kėtė buxhet kontribuojnė me 35 pėr qind, ndėrsa iu kthehet vetėm 2 pėr qind. Kjo flet pėr eksploatimin e plotė tė njė populli”, thotė Agon Ferati, zėdhėnės i PDSH-sė.
Edhe nga partia tjetėr opozitare, Demokracia e Re, pohojnė se nuk do t’i pėrsėrisin gabimet e deritashme kur nė qeveri partitė shqiptare u pėrfshinė vetėm pėr tė realizuar ambiciet personale, por jo edhe realizimin e programeve tė premtuara para elektoratit.
“Nuk do tė pranojmė aspak qė tė jemi nė qeveri, thjesht vetėm sa pėr tė marrė pozicione tė ministrave apo tė zėvendėsministrave, por kėrkojmė qė qeveria e ardhshme nė aspektin cilėsor tė pranojė programet politike, tė cilat ne ua ofrojmė shqiptarėve”, pohon zėdhėnėsi i Demokracisė sė Re, Arjanit Hoxha.
Por, Abylaqim Ademi, sekretar i pėrgjithshėm i BDI-sė, thotė se partia qė ai pėrfaqėson, asnjėherė nuk ka hyrė nė qeveri pa synime tė pėrcaktuara qartė, qė, sipas tij, kanė qenė pjesė e programit qeveritar.
Sipas Ademit, pėrjashtim nuk do tė bėhet as pas kėtij procesi zgjedhor, nėse BDI-ja ftohet tė marrė pjesė nė qeveri si parti fituese te shqiptarėt.
“Pra, nė ēfarėdo lloj kombinimi qė ne do tė jemi nė qeveri, ne do tė hyjmė me marrėveshje paraprakisht tė definuar, sepse ne gjithmonė kemi hyrė me marrėveshje. Pra, edhe kėsaj radhe do tė hyjmė dhe do tė insistojmė qė tė kemi marrėveshje tė definuar dhe nė atė program qeveritar qartė tė shihen edhe projektet e Bashkimit Demokratik pėr Integrim”, deklaron Abdylaqim Ademi.
Debatet rreth formės sė pėrfshirjes sė partive shqiptare nė ekzekutiv filluan qė nga viti 2006 kur nė qeverinė e atėhershme u pėrfshi PDSH-ja, e cila nuk kishte marrė besimin e elektoratit shqiptar. BDI-ja, e cila mbeti nė opozitė, akuzoi PDSH-sė pėr uljen e peshės sė votės shqiptare, pasi, sipas saj, mėnyra e pėrfaqėsimit ishte nėnēmuese.
Pėrveē marrėveshjeve me partitė maqedonase, partitė shqiptare nė disa raste kanė kėrkuar votimin e qeverisė edhe me Parimin e Badinterit, apo me votim tė dyfishtė, por kėrkesat e kėtilla janė kundėrshtuar nga pala maqedonase duke e cilėsuar si antikushtetuese.
Shqipmedia
Krijoni Kontakt