Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 198
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partitė nėnshkruan kodeks pėr zgjedhjet



    Shkup – Liderėt e 30 partive politike sot e nėnshkruan Kodin e sjelljes pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta, qė paraqet fillim tė fushatės pėr promovimin e dokumentit tė financuar nga USAID-i. Fushata do tė zhvillohet me slloganin “Ēfarė shenje do tė lėmė?”.
    Drejtori i NDI Maqedoni, Kris Henshou deklaroi se nėnshkrimi i sotėm i Kodit ėshtė fillim pozitiv i fushatės, duke pasur parasysh se dokumentin e firmosėn tė gjithė liderėt e partive mė tė mėdha politike nė vend Ali Ahmeti, Menduh Thaēi, Nikolla Gruevski dhe Branko Cėrvenkovski.
    Nė nėnshkrimin e Kodit morėn pjesė ambasadorėt e SHBA-sė dhe BE-sė, Filip Riker dhe Peter Sorensen, si dhe pėrfaqėsuesė tė tjerė tė trupit diplomatik dhe tė organizatave joqeveritare nė vend.
    Kodi nuk ėshtė dokument ligjor, por ėshtė obligim pėr sjellje tė mirė dhe pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, me qėllim qė tė thirren pėr pėrgjegjėsi tė gjithė nėnshkruesit e Kodit nėse ka nevojė pėr atė.


    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #62
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    U pėrcaktua radhitja partive politike nė fletvotim


    Shkup – Komisioni shtetėror zgjedhor sot e pėrcaktoi radhitjen e koalicioneve dhe partive politike nė fletvotim, pėr zgjedhjet e parakohshme pėr deputetė nė Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė.
    E para nė fletvotim do tė jetė Demokracia e Re , numėr 2 ėshtė Partia e Demokratėve tė Bashkuar pėr Maqedoninė-PODEM, numėr 3 – USD, 4 – BDSH – Bashkimi demokratik shqiptar, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE do tė jetė i pesti, VMRO PP numėr 6, BDI – 7, PDSH-8, Dinjeteti – 9, koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja-10, BDK-11, PLD-12, PSDM-13, E djathta demokratike-14, Partia evropiane e Maqedonisė- 15, PPD-16, RDK-17 dhe tė Bashkuar pėr Maqedoninė do tė jenė me numrin 18 nė fletvotim.
    Sipas ndryshimeve tė fundit tė kodit zgjedhor, ėshtė paraparė koalicionet dhe partitė t’i kenė listat e tyre.
    Janė dorėzuar gjithsej 18 lista – gjashtėmbėdhjetė parti dhe dy koalicione. Zgjedhjet e para kohshme parlamentare janė caktuar pėr mė 5 qershor.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Osmani: Parimi i Badinterit tė zbatohet pėr tė gjitha ēėshtjet strategjike


    Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombėtare prof.dr.Rufi Osmani, nė selinė e partisė nė Shkup priti ambasadorin e Republikės sė Sllovenisė, Alan Bergant. Nė takim u diskutuan mė shumė ēėshtje qė lidhen me situatėn socio-politike dhe ekonomike nė vend, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
    Ambasadori slloven preku ēėshtjet e kooperimit nė biznesin mes Sllovenisė dhe Maqedonisė duke i vlerėsuar ato si tė kėnaqshme. Nė lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai nėnvizoi se kėto zgjedhje janė shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e vendit, andaj duhet qė tė gjitha subjektet politike tė japin kontributin e tyre qė ato tė kalojnė nė frymė demokratike.
    Duke folur pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit, kryetari Osmani shprehu bindjen e tij se modeli qė u aplikua pėr zgjidhjen e kontestit kroato-slloven, ėshtė njė model i cili mund tė shfrytėzohet edhe nė kontestit Maqedoni-Greqi. “Me kyējen e Maqedonisė nė strukturat euroatlantike do tė krijohet klimė pozitive dhe do tė hapen shtigje pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni. Por fatkeqėsisht, partitė maqedonase nuk dėshirojnė tė zgjidhin problemin e emrit”, theksoi Osmani.
    Duke folur pėr sfidat nė politikėn e brendshme tė Maqedonisė, Osmani njoftoi ambasadorin slloven se zbatimi i parimit tė Badinterit nuk duhet tė kufizohet vetėm pėr ēėshtjet tė cilat mbulohen me kėtė parim, por ai tė zbatohet edhe gjatė miratimit tė buxhetit, zgjidhjen e kontestit me emrin dhe pėr tė gjitha ēėshtjet strategjike nė mė shumė fusha.
    Kryetari i RDK-sė njoftoi ambasadorin Bergant se me rastin e regjistrimit tė votuesve nga diaspora, ėshtė bėrė manipulim dhe se ky hap i Qeverisė paraqet njė neglizhencė tė paparė ndaj diasporės e cila ekonomikisht e mban tė gjallė kėtė shtet. “Jo vetėm zgjedhjet nė diasporė, por edhe regjistrimi i popullatės, ku ata nuk pėrfshihen si banorė tė Maqedonisė, tregon neglizhencėn e shtetit maqedonas ndaj kėsaj kategorie shumė tė rėndėsishme tė qytetarėve tanė, ku pjesa mė e madhe e tyre janė tė pėrkatėsisė shqiptare”, theksoi Osmani.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaēi takoi pėrfaqėsuesit e OSBE/ODIHR-sė


    Tetovė – Nė selinė qendrore tė PDSH-sė sot Kryetari z. Menduh Thaēi realizoi takim pune me delegacionin e OSBE-ODIHR tė kryesuar nga udhėheqėsi i misionit vėzhgues z. Julian Peel Yates.
    Nė takim u bisedua pėr aktivitetet e misionit tė OSBE-ODIHR lidhur me procesin vėzhgues tė zgjedhjeve parlamentare 2011. z. Peel Yates informoi Kryetarin e PDSH-sė pėr shtrirjen e vėzhguesve tė OSBE-ODIHR pėrgjatė tėrė teritorit nė vend si dhe pėr pjesėmarrjen e njė numri tė konsiderueshėm tė pėrfaqėsuesve nga Asambleja parlamentare e KE-sė.
    Kryetari i PDSH-sė z. Menduh Thaēi shprehu mbėshtetjen qė jep kjo parti pėr procesin monitorues tė OSBE-ODIHR. Praktikat e dhunimit tė votės sė lirė nė disa zona zgjedhore duhet tė ndėrpriten pėr tė mos vėnė nė pikėpyetje legjitimitetin e rezultateve zgjedhore.
    Zhvillimi i zgjedhjeve tė lira dhe demokratike do tė sigurojė matjen reale tė mbėshtetjes politike tė subjekteve politike qė garojnė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2011.

    Shqipmedia
    Sui generis

  5. #65
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ali Ahmeti u takua me Julian Peel Yates


    Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti realizoi takim pune me ekipin e OSBE-ODIHR te udhėhequr nga Julian Peel Yates, shef i misionit vėzhgues te zgjedhjeve parlamentare 2001.
    Bashkėbiseduesit u dakorduan se zgjedhjet e 5 qershorit jane te nje rėndėsie te veēantė pėr pjekurinė demokratike tė Maqedonisė. Me tej Yates informoi kryetarin e BDI-sė pėr tė gjitha veprimet e ndėrmarra nga ana e e misionit tė OSBE-ODIHR pėr ekipin qė do tė mbikėqyrė zgjedhjet, pėr shtrirjen nė gjithė Maqedoninė dhe pėr faktin se nė mesin e vėzhguesve ndėrkombėtarė do tė ketė njė numėr tė konsiderueshėm parlamentarėsh nga Parlamenti Evropian, Kėshilli i Evropės, Asambleja parlamentare e NATO-s, dhe ekspertė tė tjerė.
    Kryetari I BDI-se Ali Ahmeti, rikonfirmoi faktin se zgjedhjet e lira, tė drejta demokratike dhe tė pranueshme pėr tė gjithė janė pasqyra e vėrtetė pėr imazhin e shteti, tė qytetarėve dhe tė vetė subjekteve garuese nė procesin elektoral duke vėnė nė pah argumentin tashmė tė pranuar nga tė gjithė se sa herė qė BDI ėshtė pjesė e organizimit dhe menaxhimit tė procesit zgjedhor nė Maqedoni kemi pasur atmosfere te konkurrencės sė lirė, zgjedhje tė organizuara mirė, pa incidente dhe nė pėrputhje me standardet evropiane.

    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ēka ofrojnė partitė shqiptare nė zgjedhje


    Nė zgjedhjet e 5 qershorit rreth gjashtė parti shqiptare do tė garojnė me programet dhe platformat e tyre politike.



    Dosje, analiza, vizione, fakte dhe oferta konkrete pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė shqiptarėve janė pjesė e platformave dhe programeve politike.

    BDI nė kėto zgjedhje ka si ofertė Marrėveshjen e Ohrit dhe implementimin e saj tė plotė. Zyrtarėt e kėsaj partie kanė theksuar se oferta e tyre ėshtė konkrete dhe se bazohet nė garanci tė forta ndėrkombėtare dhe institucionale. Kjo parti zotohet pėr implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, nė rast se do tė fitojė zgjedhjet.

    PDSH hyn nė zgjedhje me Marrėveshjen e saj tė re tė njohur si “Marrėveshja Politike”, nė tė cilėn ofrohet pakt i ri politik mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė tė gjitha sferat politike, ekonomike, shoqėrore dhe institucionale. Kjo parti ka theksuar se ka si dokument bazė kėtė marrėveshje qė do tė shpaloset edhe nė fushatėn zgjedhore.

    Demokracia e Re ka paralajmėruar njė platformė ndryshe politike, e cila do tė jetė pranė votuesit dhe qė do tė shprehė avancimin e pozitės sė shqiptarėve si dhe zgjidhjen e ēėshtjeve deri tani tė pazgjidhura nė sferėn e respektimit tė Badenterit edhe nė zgjedhjen e Qeverisė dhe ēėshtje tjera.

    Rilindja Demokratike Kombėtare (RDK) qė pėr herė tė parė garon nė kėto zgjedhje ka njė platformė pėr rilindjen dhe rimėkėmbjen e dinjitetit tė popullit shqiptar, avancimin e tė drejtave dhe lirive tė shqiptarėve, aspiratat pėr shtetėformėsi, ndarja proporcionale e buxhetit dhe ēėshtje tjera.

    PPD nė draftin e Platformės sė saj shprehė vendosmėrinė pėr reforma politike dhe kushtetuese pėr tė ridefinuar dhe qartėsuar statusin politik tė popullit shqiptar, si dhe ndryshimet rreth pozitės sė raporteve shqiptaro-maqedonase. Kjo parti ofron federalizimin multinacional, si njė projekt funksional.

    BDSH ofron Platformėn Antidiskriminim tė shqiptarėve nė Maqedoni, nėpėrmjet sė cilės angazhohet pėr ridefinimin e shtetit tė Maqedonisė si shtet binacional, pėrmes formės konfederale apo federale, qė mund tė me merr formėn e njėsive autonome tė krahinave, tė kantoneve apo strukturave tė tjera si ndėrmjetėsuese pėrmes tė cilave do tė sigurohet funksionimi demokratik i shoqėrisė shumė etnike dhe realizimi i tė drejtave legjitime tė shqiptarėve nė Maqedoni.

    BDK deri tani ka konfirmuar pjesėmarrjen nė zgjedhjet e 5 qershorit, mirėpo kjo parti nuk ka parlajamėruar se cila do tė jetė oferta pėr votuesit shqiptarė, duke pėrfshirė edhe plaftormėn tashmė tė njohur tė kėtij subjekti pėr federalizim.

    Nė kuadėr tė kėtyre zgjedhjeve janė paralajmėruar edhe nisma qytetare, mirėpo deri tani nuk ėshtė bėrė promovimi i asnjėrės prej tyre.

    INA
    Sui generis

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore


    Shkup – Tė dielėn nė mesnatė edhe zyrtarisht fillon fushata e partive politike dhe pjesėmarrėsve tjerė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qė do tė mbahen mė 5 qershor, tė cilat do tė realizohen sipas modelit proporcional.
    Tė gjitha partitė politike shqiptare janė deklaruar se fushata e tyre do tė pėrqendrohet nė elaborimin e programit tė partisė, por kėsaj radhe mė shumė do tė fokusohen nė takimet ballė pėr ballė me qytetarėt, pėr tė bashkėbiseduar ndryshe nga praktika e mėparshme e organizimit tė mitingjeve tė mėdha.
    Partia shqiptare nė opozitė edhe mė tej shpreh shqetėsimin pėr devalvalvimin e votės sė lirė, andaj dhe kėrkon nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, qė nė zonat mė problematike tė kryhet monitorim mė i ashpėr.
    “Praktika ka dėshmuar se nė vazhdimėsi gjenerator i parregullsive parazgjedhore janė dy komunat Osllomė dhe Zajaz. Prandaj, PDSH-ja ka kėrkuar nga tė gjithė faktorėt relevantė tė sigurohen kushte pėr zgjedhje tė lira dhe nė ato rajone, ashtu qė njė herė e pėrgjithmonė tė reflektohet saktėsisht vullneti i popullit”, thotė zėdhėnėsi i PDSH-sė, Agon Ferati.
    Zėdhėnėsi Ferati nėnvizon se partia e tij para elektoratit do tė dalė me ofertėn e marrėveshjes sė re politike mes shqiptarėve dhe maqedonasve, si formė e vetme pėr t’u dhėnė fund ēėshtjeve tė hapura me interes jetik pėr shqiptarėt e Maqedonisė.
    “Me rėndėsi ėshtė qė fillimisht tė zgjidhen dy ēėshtje shumė tė rėndėsishme, procesi i vendimmarjes dhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nė kėtė mėnyrė do tė sigurohen kushtet pėr hapjen e ēėshtjeve tjera pėr vazhdimin e negociatave me palėn maqedonase, tė cilat do t’i realizojė PDSH-ja, po qe se arrin tė marrė verdiktin e elektoratit nė kėto zgjedhje”, shpjegon Ferati.
    Nga ana tjetėr, BDI-ja nė pushtet vlerėson se Marrėveshja e Ohrit ėshtė bazament pėr ndėrtimin e shoqėrisė multi-etnike, implementimi i plotė i sė cilės garanton statusin e avancuar juridik dhe politik tė shqiptarėve. Njėherėsh, ky dokument kornizė hap rrugėn e integrimit tė Maqedonisė.
    “Njė nga prioritetet kryesore edhe mė tej ngelet implementimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit, zhvillimi ekonomik i vendit dhe procesi i integrimit, shtylla kėto tė cilat janė ngushtė tė lidhura me njėra-tjetrėn, pėr ēka kemi dhe mbėshtetjen e faktorit ndėrkombėtar”, thekson kryetari i shtabit zgjedhor tė BDI-sė, Abdylaqim Ademi.
    Ai shpreson pėr njė fushatė tė qetė dhe demokratike, ku nė ēdo pjesė tė territorit tė Maqedonisė do tė ruhen vlerat pėr respektimin e votės sė lirė.
    “Fushata jonė do tė jetė e qetė, promovuese, nuk do tė merremi me ofendime dhe sharje, aq mė pak do tė merremi me oponentėt tanė politikė, por ne do tė mundohemi qė shtėpi mė shtėpi, nė ēdo familje tė prezantojmė programin tonė dhe kėrkojmė votėn pėr ato ēėshtje qė i pėrmenda”, shpjegon Ademi.
    Ndėrkaq, subjekti mė i ri politik, RDK, e udhėhequr nga Rufi Osmani, vlerėson se pėrfundimisht kėto zgjedhje duhet tė jenė tė lira dhe demokratike, nė tė cilat do tė reflektohet vullneti i popullit dhe jo forca e dhunės.
    Ermir Ramadani nga kjo parti thekson se gjatė fushatės zgjedhore, RDK-ja do tė pėrqendrohet t`u sqarojė qytetarėve rėndėsinė e realizimit tė shtet-formėsisė shqiptare nė Maqedoni, si njė federalizim joterritorial ose institucional.
    ”Alokimi i pjesės adekuate tė buxhetit si investime kapitale nė komunat shqiptare, fuqizimi pėrmbajtjesor i decentralizimit fiskal, pjesėmarrja cilėsore e shqiptarėve nė administratėn publike dhe nė ndėrmarrjet publike, zgjidhja e ēėshtjes sė emrit dhe zhbllokimi i procesit tė integrimit tė vendit”, thotė Ramadani.
    Me qėllim tė procesit zgjedhor korrekt dhe demokratik, partitė politike javėn e kaluar nėnshkruan Kodeks tė sjelljes gjatė zgjedhjeve parlamentare.
    Apel pėr sjellje korrekte zgjedhore dėrguan SHBA-ja, BE-ja, NATO dhe OSBE-ja, si dhe mė shumė pėrfaqėsues dhe organizata vendore dhe ndėrkombėtare. Zgjedhjet e 5 qershorit do tė monitorohen nga 332 pėrfaqėsues tė Zyrės sė OSBE-sė pėr institucione demokratike dhe tė drejtat e njeriut – ODIHR dhe 3.500 tė tjerė nga Asociacioni qytetar MOST, transmeton Evropa e lirė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #68
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Nė mesnatė, fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

    Prej sonte nė mesnatė fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike dhe pjesėmarrėsve tė tjerė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare qė do tė mbahen mė 5 qershor. Partitė, koalicionet dhe kandidatėt e pavarur tė cilėt kanė konfirmuar pjesėmarrjen e tyre nė zgjedhje, gjatė 20 ditėve tė ardhshme do tė mund tė prezantojnė programet e tyre para elektoratit dhe tė arsyetojnė pėrse e kėrkojnė besimin e qytetarėve.
    Fushata do tė zgjasė deri mė 3 qershor nė orėn 24:00. Dita para votimit ėshtė heshtje zgjedhore. Qytetarėt do tė mund tė zgjedhin mes 18 lista deputetėsh qė ka vėrtetuar Komisioni Shtetėror Zgjedhor. Zgjedhjet do tė realizohen sipas modelit proporcional nė gjashtė njėsi zgjedhore nė territorin e Maqedonisė, dhe sipas sistemit maxhoritar nė tre njėsitė e tjera pėr qytetarėt qė jetojnė jashtė shtetit.
    Tė drejtė vote kanė rreth 1 milion e 835 mijė qytetarė tė regjistruar nė regjistrin zgjedhor.
    Zgjedhjet duhet tė mbahen nė atmosferė tė qetė dhe demokratike, dhe nė kėtė drejtim subjektet politike qė garojnė, duhet tė japin kontributin e tyre maksimal nė arritjen e kėtij qėllimi.
    Nė kėtė drejtim nga BDI-ja e Ahmetit shprehen se do tė angazhohen me tė gjitha kapacitetet pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike. Nė kėtė vij, kjo parti ka hequr dorė nga vendosja e flamujve partiak nėpėr shtyllat publike, pasi sipas shefit tė shtabit zgjedhor tė BDI-sė Abdilaqim Ademi, pikėrisht njė mėnyrė e tillė propagandistike zgjedhore ka qenė mollė sherri mes garuesve nė zgjedhje.
    “Dėshirojmė tė informojmė opinionin se BDI ka marrė vendim qė tė heqė dorė nga vendosja e flamujve partiak nė shtyllat publike gjatė kėsaj fushate zgjedhore. Kėtė vendim e morėm duke u nisur nga eksperienca e deritanishme, jo vetėm tek ne por edhe nė vende tė tjera, e cila dėshmon se ajo ėshtė njė nga aktivitetet tė cilat shumė shpesh rezultojnė me incidente mes aktivistėsh tė partive tė ndryshme, pra vendosja e flamujve partiak nė vende publike ose nėpėr shtylla publike. Prandaj, BDI nuk do ndėrmarrė aktivitete tė tilla dhe fton edhe partitė e tjera qė tė marrin qėndrim tė njėjtė dhe ta respektojnė atė”, tha Abdylaqim Ademi, shef i shtabit zgjedhor tė BDI-sė.
    Ndėrkohė jo zyrtarisht mėsojmė se BDI-ja rreth kėsaj iniciative ka marrė mbėshtetjen edhe tė dy subjekteve tė tjera politike shqiptare, PDSH-sė dhe RDK-sė. Sipas paralajmėrimeve tė deritanishme, zgjedhjet do t’i vėzhgojnė 332 pėrfaqėsues tė OSBE-sė dhe ODIHIR-it dhe 3500 vėzhgues tė Lėvizjes Qytetare MOST
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  9. #69
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI-ja, mundėsi e harxhuar


    Nga Kim Mehmeti
    Nė hapėsirat shqiptare kryesisht dominojnė dy grupe politikanėsh: ata tė paktėt qė e kanė kuptuar se, po dite ta pėrdorėsh, politika ėshtė shėrbėtore e mirė dhe grupi i dytė, qė ėshtė dukshėm mė i madh, e tė cilėt nuk e kanė kuptuar se po tė hyri nė gjak, politika tė verbėron e tė bėn shėrbėtor tė dėgjueshėm tė saj. Pėrpos kėtyre, ka edhe njė grup politikanėsh, qė janė mė tė rrezikshėm se gjithė tė tjerėt: ata qė i janė rikthyer grazhdit tė pushtetit, pasi njė herė e kanė humbur atė, e tė cilėt ngjajnė nė narkomanė qė rishtas u janė kthyer narkotikėve, narkomanė tė cilėve sa mė shumė u shpjegon pėr dėmin qė ia bėjnė vetvetes dhe familjes qė i takojnė, ata aq mė besnik i bėhen injorancės sė vet. Sa i pėrket kallaballėkut tė politikanėve shqiptarė tė Maqedonisė, pjesa mė e madhe e tyre e kanė shijuar begatinė e sofrės sė pushtetit, andaj kot e ke t’u flasėsh pėr koncepte e programe politike, ngaqė kanė vetėm njė synim: tė shijojnė edhe njė herė privilegjet e humbura. Me ēka, shqiptarėt e kėtushėm erdhėn nė pozitė qė partitė e tyre tė ngjajnė nė hotel, ku nuk dihet kush hyn e kush del, por saktėsisht dihet se kush pėrfiton nga bujtina ku bėjnė gjumė shpresat e kėsaj popullate, se njė ditė do jenė tė pėrfaqėsuar nga politikanė qė nuk janė fukarenj as materialisht, as mendėrisht.
    Kur bėhet fjalė pėr partitė e shqiptarėve tė Maqedonisė, sa herė qė shpallen zgjedhjet parlamentare, ato u drejtohen votuesve shqiptarė, por duke e ditur se fati i tyre i mėtejmė do varet nga partia maqedonase qė do t’i fitojė zgjedhjet. E tillė ėshtė edhe BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila e pėrkrahur masovikisht nga shqiptarėt e kėtushėm nė tė gjitha zgjedhjet parlamentare tė paskonfliktit tė vitit 2001, tani ėshtė duke ecur pjesėn e rrugės sė zhbėrjes sė saj dhe mbase, nga njė lėvizje gjithėpopullore, do pėrfundojė nė njė parti me njė autobus pėrkrahėsish. Dhe kjo do t’i ndodhė ngaqė kryesuesit e BDI-sė, qė u rikthyen nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė pas dy viteve tė kaluara nė opozitė, dikush i kishte gėnjyer ashtu si edhe gjithė partiakėt e mėparshėm shqiptarė se pėr t’u bėrė politikan i shkathtė, mjafton tė kesh kollare tė shtrenjtė dhe tė kaluar tė begatė atdhetare. Apo, pėr shkak se aq u verbėruan nga privilegjet dhe pėrfitimet personale, sa nuk e panė se besimi qė morėn nga populli, bartte nė vetvete dėshirėn kolektive tė shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė pasur njė parti mė ndryshe se ato tė mėparshmet dhe njė pėrfaqėsim mė dinjitoz nėpėr institucionet mė tė larta tė shtetit.
    Por mbase shqiptarėt e Maqedonisė ende sillen rreth boshtit tė pamundėsisė sė tyre, ta kuptojnė se nuk u mungojnė parti politike, por vullnet dhe gatishmėri pėr ta ndėrtuar “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Si dhe vullnet dhe gatishmėri t’i detyrojnė partitė e tyre tė mos jenė tė varura vetėm nga vullneti politik maqedonas, por edhe nga ai i popullit qė i voton. Dhe duke qenė shqiptarėt e kėtushėm tė uritur pėr parti, e jo pėr politika qė do jenė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e Maqedonisė, edhe BDI-ja e tyre u bė si tė gjitha simotrat e saj tė mėparshme, e mbase edhe pak mė e keqe se ato. Me ēka shqiptarėt e kėtushėm u bėnė mė tė begatė edhe me njė parti, por mbetėn njėsoj tė varfėr sa u pėrket politikave qė do tė ēonin pėrpara aspiratat kolektive tė kėtij populli. Pra, u begatuan edhe me njė garniturė kryesuesish partiakė qė u treguan aq servilė ndaj palės qeverisėse maqedonase, sa ua tejkaluan edhe komunistėve tė dikurshėm shqiptarė qė e kalonin jetėn tė pėrkulur pėrpara komiteteve qendrore. Apo thėnė ndryshe, shqiptarėve tė kėtushėm u ndodhi e papritura: tė dėshtojnė politikisht atėherė kur kishin besuar se nuk mund tė dėshtonin ata qė simbolizonin guximin dhe trimėrinė e tyre.
    Nėse ėshtė i saktė konstatimi se BDI-ja e tre viteve tė fundit nė qeverinė e Gruevskit do tė mbetet simbol i servilizmit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, atėherė imponohet pyetja si ishte e mundur qė kjo t’i ndodhte partisė sė dalė nga lufta e 2001. Njėsoj siē imponohet pyetja se me ē’ka ia doli Gruevski qė t’i ēojė kryesuesit e BDI-sė t’i harronin interesat e popullit qė i votoi, e tė silleshin si aktivistė shqiptarė tė VMRO-DPMNE-sė. Pyetje e cila edhe gjatė kohės do mbeten pa pėrgjigje dhe ai qė do arrijė t’u pėrgjigjet, do meritojė t’i ndėrtohet pėrmendore nė qendėr tė Shkupit, aty pranė dhjetėra tė tjerave qė ka ngritur Gruevski, e tė cilat nėse hiēgjė tjetėr, pėrgjithmonė do shėnojnė dėshtimet politike tė Ali Ahmetit. Por nėse pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve do mbetet tani pėr tani enigmatike, ka diēka qė e zbėrthen mendėsinė vasale dhe tė tė nėnshtruarit, e mbi tė cilėn mbėshteten kryesuesit e kėsaj partie. Kjo mendėsi zbėrthehet edhe nėpėrmjet deklaratave tė tanishme parazgjedhore tė Ali Ahmetit, se partia e tij do ta respektojė vullnetin politik shumicė tė popullit maqedonas dhe se do tė hyjė nė koalicion qeverisės me cilėndo parti maqedonase qė do t’i ftojė zgjedhjet parlamentare. Me ēka ai tėrthorazi e shpalos betimin e dhėnė Gruevskit pėr besnikėri tė pėrhershme, por njėkohėsisht, e lė tė hapur derėn pėr koalicion qeveritar edhe me LSDM-nė e tanishme opozitare, nėse ajo do t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjė qė, gjithashtu, tregon se Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar se jo ēdo vullnet politik i maqedonasve ėshtė i pranueshėm pėr shqiptarėt e kėtushėm, se legjitimiteti i marrė nga populli nuk mund tė pėrdoret qė t’i shėrbesh vullnetit politik antishqiptar maqedonas, siē ėshtė ai qė e voton Gruevskin. Pra, bėhet fjalė pėr mendėsi politike qė nuk e ka tė qartė atė qė duhet ta dijė ēdo fillestar me ambicie politike: se nėse vullneti politik i njė populli ėshtė destruktiv – siē ishte pėr shembull vullneti popullor serb qė mbėshteste Millosheviqin, nėse ai vullnet ushqehet me urrejtjen ndaj popullit tėnd, atėherė jo qė atė nuk duhet ta mbėshtesėsh, por atė vullnet politik duhet ta luftosh me tė gjitha mjetet.
    Duke e kuptuar legjitimitetin e marrė nga populli si mundėsi tė bėsh koalicione qeverisėse me cilėndo parti maqedonase, Ali Ahmeti bėri atė qė nuk e prisnin shqiptarėt e kėtushėm: iu bė krah vullnetit politik antishqiptar maqedonas tė pėrfaqėsuar nga VMRO-ja e Gruevskit. Me ēka edhe e bėri vullnetin politik shqiptar mbulesė pėr politikėn antiperėndimore dhe antishqiptare tė Gruevskit. Dhe me ēka BDI-ja qė tani mund tė shpallet si njė orvatje e kotė e shqiptarėve tė kėtushėm, pėr tė pasur njė parti tė mirėfilltė politike.
    Mbase edhe vetė Ali Ahmeti e ka kuptuar se partia e tij mbeti njė mundėsi mė kot e harxhuar e shqiptarėve tė Maqedonisė, parti e cila, nga dita nė ditė, e humb besimin e shqiptarėve tė kėtushėm, andaj kohėve tė fundit iu pėrkushtua misionit shumė fisnik qė rreth BDI-sė vetė t’i grumbullojė partitė e vogla tė torbeshėve dhe boshnjakėve. Apo, u mundua qė tė realizonte “bashkim – vėllazėrimin” demokratik, duke besuar se kėshtu BDI-nė do ta bėnte tė fortė sa LSDM-ja e VMRO-DPMNE-ja maqedonase qė marrin edhe votat e etniteteve jomaqedonase. Me ēka ai dėshmoi se nuk e njeh realitetin politik nė Maqedoni dhe se nuk e di se jo ēdokush mund tė ketė atė qė i takon vetėm sunduesit: vasalėt e vet. Apo, nuk e ka kuptuar se i dobėti kurrė nuk bėhet shėrbėtor i sunduesit, duke u bėrė vasal i vasalit.
    Si do qė tė jetė, sa u pėrket zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, ende pa dalė tė votojnė, shqiptarėt e kėtushėm duhet tė pajtohen me humbjen e dy vendeve parlamentare. Edhe atė vetėm nga shkaku se Ali Ahmeti pranoi qė barazimi i votuesve mes njėsive zgjedhore ku banojnė shqiptarėt, tė bėhet ashtu qė vendbanimet e torbeshėve nga njėsia zgjedhore numėr gjashtė, tė kalonin nė njėsinė zgjedhore numėr pesė. Me ēka Ali Ahmeti deshi tė realizonte misionin kombėtar qė sadopak t’i shqiptarizonte boshnjakėt e torbeshėt, por duke harruar ėndrrėn e shqiptarėve tė kėtushėm pėr “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Gjė qė tė ēon tė besosh se nėse BDI-ja nė kėto zgjedhje parlamentare do fitojė mė shumė se dhjetė deputetė, kjo do ishte fitore e madhe e kėsaj partie dhe dėshtim edhe mė i madh i shqiptarėve tė kėtushėm. Edhe atė pėr shkak se duke mbėshtetur BDI-nė, shqiptarėt e kėtushėm do t’i japin legjitimitet njė partie qė haptazi pranon se e mbėshtet cilindo vullnet politik tė popullit maqedonas, pėrfshi edhe atė qė qėndron pas antishqiptarisė sė Gruevskit. Pra, do t’i japin legjitimitet njė BDI-je qė pohon se do t’i gjunjėzohet cilitdo vullneti politik shumicė tė popullit maqedonas, njė BDI-je qė nuk e sheh se duke iu gjunjėzuar vullnetit politik qė solli nė pushtet Gruevskin, kjo parti ia vuri gjunjėt nė fyt vullnetit politik shqiptar.

    Shqipmedia
    Sui generis

  10. #70
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Ēka ofrojnė partitė shqiptare nė zgjedhje
    Gjithcka cfare nuk eshte shqiptare , kete e ofrojne partit shqiptare ne Maqedoni .

  11. #71
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Startoi fushata parazgjedhore


    Shkup – Prej mbrėmė nė mesnatė zyrtarisht filloi fushata e partive politike dhe pjesėmarrėsve tė tjerė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qė do tė mbahen mė 5 qershor.
    Partitė, koalicionet dhe kandidatėt e pavarur, tė cilėt janė paraqitur pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, gjatė 20 ditėve tė ardhshme do tė mund t’i prezantojnė programet e tyre para elektroratit dhe tė elaborojnė se pse e kėrkojnė besimin nga qytetarėt.
    PDSH-ja sonte e fillon fushatėn nė Kondovė, BDI-ja nė Shkup, Demokracia e Re nė Mateē tė Kumanovės, ndersa RDK fushatėn zyrtarisht e fillon me 18 maj. Dy koalicionet mė tė mėdha “Pėr Maqedoni mė tė mirė” i kryesuar nga partia qeveritare VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja, fushatėn e fillojnė sonte me tubime, e para nė Ohėr, ndėrsa e dyta nė Gostivar dhe Tetovė.
    Dje LSDM kishte arritur tė mbledhė 60 mijė persona duke shprehur paknaqėsinė me autoritetet komunale tė cilėt ia refuzuan kėrkesėn pėr tu mbledhur nė stadiumin e qytetit.
    Lideri i partisė socialdemokrate, Branko Cervenkovski, i ka bėrė thirrje kryeministrit, Nikolla Gruevski, udhėheqėsit tė partisė kryesore, VMRO –DPMNE, qė tė pėrballen nė njė duel televiziv qė tė diskutojnė situatėn e pėrkeqėsuar politike dhe ekonomike tė vendit.
    Fushata do tė zgjasė deri mė 3 qershor nė orėn 24:00. Dita para zgjedhjeve ėshtė heshtje zgjedhore. Vendvotimet mė 5 qershor do tė hapen prej orės 7 deri nė orėn 19.
    Zgjedhjet do tė realizohen sipas modelit proporcional nė gjashtė njėsi zgjedhore nė territorin e Republikės sė Maqedonisė dhe tre pėr qytetarėt e Maqedonisė tė cilėt jetojnė jashtė shtetit.
    Tė drejtė vote kanė rreth 1.821.122 qytetarė tė Republikės sė Maqedonisė tė evidentuar nė Listėn e vetme zgjedhore.
    Sipas paralajmėrimeve tė deritanishme, zgjedhjet do t’i vėzhgojnė 332 pėrfaqėsues tė Zyrės sė OSBE-sė pėr institucione demokratike dhe tė drejtat e njeriut – ODIHR dhe 3.500 tė Asociacionit qytetar MOST.

    Shqipmedia
    Sui generis

  12. #72
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hapen shtabet zgjedhore tė RDK-sė nė Moranė dhe Studeniēan


    Ishin tepėr tė vogla zyrat e shtabeve nė Moranė dhe Studeniēan qė t’i pranojnė tė gjithė adhuruesit dhe simpatizantėt e Rilindjes Demokratike Kombėtare (RDK-sė) qė tė bėhet hapja solemne e tyre. Pėr kėtė arsye tė njėjtit u drejtuan nė hapėsirat e shkollave tė fshatit. Nė njė atmosferė shumė miqėsore dhe me aplaudime frenetike u pritėn Kryetari i RDK-sė Rufi Osmani i pėrcjellė nga kandidatėt pėr deputetė tė RDK-sė, Nuhi Aliu , Almira Curri Memeti dhe Izet Zeqiri.
    Ishte njė takim miqėsor ku tė pranishmėve iu drejtua kryetari Rufi Osmani. Fjalimi i tij ngėrthente raportin e fjalės sė dhėnė, nderit, kompetencės , pėrgjegjėsisė dhe transparencės. Periudha paraprake ka qenė dėshmi pėr qėllimet e sinqerta dhe orientimin e paluhatshėm kombėtar. Ai nė mes tjerash tha: “Ishin dhjetė vite tė largimit tim tė qėllimtė nga skena politike qė tė mos jem arsye e pėrēarjeve dhe keqkuptimeve. Ardhja ime ėshtė si rezultat i kėrkesės sė popullit dhe rinisė pėr tė kontribuar nė ecjen e proceseve tė cilat pėr fat tė keq janė ngujuar pėr shkak tė jokompetentes dhe korrupsionit tė skajshėm tė strukturave politike aktuale nė pushtet.
    Duke ardhur rrugės pėr nė fshatrat tuaja, kaluam nėpėr komunėn e Draēevės. Dallimet ndėrmjet Draēevės dhe vendbanimeve tuaja janė aq tė mėdha saqė fitohet bindja se ne shqiptaret nuk kemi pėrfaqėsues politikė tė cilėt do investojnė nė vendbanimet tona. Pėrderisa ne Draēevėn maqedonase ēdo gjė ėshtė e urbanizuar nė vendbanimet tona s’ka infrastrukturė , drita , mbizotėron papunėsi dhe varfėri e madhe.
    Atje janė investuar miliona euro ndėrsa ju jetoni nė mjerim tė plotė , kjo situatė ėshtė e patolerueshme dhe RDK-ja nėse merr mandatin e popullit do lufton me konsistencė nė eliminimin e diskriminimit tė thellė duke investuar parat publike nė vendbanimet shqiptare. Ju meritoni t’i gėzoni tė gjitha tė drejtat dhe tė mirat publike nė nivelin e njėjtė qė i gėzojnė tė tjerėt. Ne premtojmė se do ta marrim hisen qė na takon si shqiptarė dhe pozitivisht do ta ndryshojmė situatėn e pavolitshme nė tė cilėn ndodhemi”.

    Bartėsi i listės sė njėsisė zgjedhore numėr njė, Nuhi Aliu, me njė mesazh pozitiv iu drejtua tė pranishmėve duke thėne se: “Kampanja e RDK-sė do tė jetė me pėrmbajtje pozitive dhe oponentėt tonė nuk i kuptojmė si armiq por si konkurrent dhe ne do te ofrojmė zgjidhjet mė tė mira pėr ju . Kujdes pėr votėn tuaj sepse ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė e posedoni.”
    Tė pranishmėve iu drejtuan edhe dy kandidatėt e tjerė Curri-Memedi dhe Izet Zeqiri tė cilėt pėrcollėn qėndrimet e tyre mbi situatėn aktuale ekonomike dhe planet e RDK-sė pėr tė hapur vende te reja pune , pėr mė shumė investime dhe pėr luftimin e dukurive te korrupsionit nė politikė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  13. #73
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Bija E Sarajit Tani Po Sfidon Politikėn

    FAKTI:Zonja Suzana, ishte njė befasi pėr opinionin e Sarajit dhe mė gjerė, se si njė personalitet siē jeni ju, qė gjithė profesionalizmin e keni ngritur duke punuar nė institucione tė pavarura dhe jopolitike, tė jetė lartė nė listė pėr kandidate pėr deputete tė BDI – sė, kush nė tė vėrtetė ėshtė Suzana Saliu?

    Suzana Saliu ėshtė juriste, magjistėr e shkencave juridike, me njė pėrvojė profesionale tė dėshmuar. E lindur dhe e rritur nė Saraj, ku i kanė jetuar gjysh e stėrgjysh edhe nga trungu i nėnės edhe nga trungu i babait. Me njė fjalė Suzana Saliu ėshtė bijė e Sarajit dhe rrjedh prej gjirit tė popullit tė Sarajit. Kam njė pėrvojė pune tė suksesshme mbi njėzetvjeēare. Fillimisht kam punuar si gazetare, si zėvendėse e Avokatit tė Popullit tė RM – sė, kam qenė veprimtare e OJQ Transparency International Maqedoni qė nga themelimi i saj dhe nė fund kam punuar si prokurore publike nė Prokurorinė e Lartė nė Shkup. Me veprimtarinė time arrita tė bėhem njė emėr i njohur nė opinion. Por identiteti im mė krenar dhe qė do tė mburrem pėrherė, ėshtė se unė jam bija e hoxhės, e imamit tė Sarajit, tani i ndjerė, bija e Hafės Rufat Saliut, i cili besnikėrisht dhe me plot vizion mbi 50 vjet ka qenė nė shėrbim dhe funksion tė popullatės sė Sarajit. Jam vajza e parė e kėsaj ane qė jam shkolluar, dhe, ja, tani jam edhe kandidatja e parė pėr deputete. Pra, Suzana Saliu ėshtė njė person me integritet tė lartė familjar, moral, njerėzor, intelektual dhe profesional, pikėrisht siē duhet tė jetė shėmbėlltyra e njė pėrfaqėsuesi tė popullit.

    FAKTI: Po, ėshtė e vertetė se opinioni ju mban mend shpeshherė kritikuese tė zėshme tė disa dukurive nė shoqėri, si njė person krejtėsisht tė pavarur dhe jopolitik, ju mban mend sidomos si nje luftare e denje per te drejtat e njeriut, atehere cka ju motivoi tė merreni me politikė?

    Ndikuan shumė gjera, por vendimtare ishin projektet e mėdha tė BDI – sė, si parti masive politike pėr pėrparimin e tė drejtave tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe kuptohet vetėbesimi nė punėn time, nė vlerat dhe virtytet e mija, se me pėrvojėn e fituar tė deritanishme edhe nė politikė do tė mund ta jap kontributin tim. Derisa sa punoja ne zyrėn e Avokatit tė Popullit, fillimisht nė vitet 1997/98 u ballafaqova me njė valė serioze tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut dhe qytetarit shqiptar, tė bėra nga policia, pėrkatėsisht nga ana e MPB, me njė diskriminim tė shumėfishtė tė tyre. Problemi qė kishin shqiptarėt, sidomos me shtetėsinė dhe me dokumentet e tjera tė identifikimit mė shqetėsonin pa masė dhe mu bėnė preokupim profesional. Me qasjen time argumentuese dhe konstruktive arrita qė kėto probleme tė shqiptarėve t’i aktualizoj jo vetėm nė qarqet mė tė larta shtetėrore, por edhe nė qarqet mė tė larta ndėrkombėtare. Parashihja se kėto shkelje mund tė ndėrpriten vetėm nėse ndodh njė ndryshim i madh nė shoqėrinė tonė. Kjo pėrvojė bėri qė ngjarjet e vitit 2001 t’i cilėsoj zėshėm si njė luftė tė arsyeshme pėr tė drejtat e njeriut shqiptar, si njė luftė pėr barazi dhe drejtėsi, parime kėto qė pėrherė e kanė udhėhequr pinėn time. Dhe ėshtė fakt se pas Marrėveshjes sė Ohrit, pėrkatėsisht pas ardhjes nė pushtet tė BDI, pasuan ndryshime tė mėdha pikėrisht nė kėto fusha. Mė lejoni tė bėj njė paralelizėm, nė vitin 2001 nė RM kishte rreth 10 mijė policė, ku mezi kishte 150 shqiptarė e tė tjerė. Ndėrsa nė vitin 2010, numri i shqiptarėve nė polici arrin rreth tre mijė. Sot, pothuajse nuk ka asnjė punkt policor qė nuk ka polic shqiptar dhe kėtė fakt askush nuk mund ta mohojė dhe kontestojė. Menjėherė pas ardhjes sė BDI nė pushtet ndryshoi edhe Ligji pėr shtetėsi, me tė cilin dukshėm u lehtėsuan kushtet pėr marrjen e kėtij dokumenti tė rėndėsishėm, me tė cilin ballafaqoheshin shqiptarėt. Filloi pėrfaqėsimi masiv i shqiptarėve nė organet e administratės shtetėrore. Populli jonė me tė drejtė thotė, mė trego sa njerėz ke nė organet shtetėrore, qė tė tė tregoj se sa tė drejta ke si popull. Kjo bėri qė unė tė gjej diēka shumė tė rėndėsishme dhe tė pėrbashkėt nė projektet e mėdha tė BDI – sė. Orientimi im edhe mė tej do tė mbeten liritė dhe tė drejtat e njeriut, pa marrė parasysh se cilės njėsi elektorale i takojnė, por tani e pėrkrahur dhe e fuqizuar nga njė forcė e madhe politike, siē ėshtė BDI - ja. Pastaj, BDI dėshmoi se ėshtė parti serioze edhe me faktin se hapi dyert pėr kuadro tė reja e me integritet tė lartė dhe arsyeshėm besoj se gėrshetimi i pėrvojės sė kuadrove tė vjetra dhe kuadrove tė reja nė BDI bindshėm do tė arrijė tė bėhet faktor i rėndėsishėm nė ēdo vendimmarrje tė rėndėsishme pėr shqiptarėt.

    FAKTI: Po, ēka ju ofron zonja Suzana Saliu vendėsve tė komunės sė Sarajit qė tė votojnė pėr tė?

    Popullata e Sarajit ėshtė njė popullatė autoktone dhe e urtė, e ndershme dhe punėtore. Ekzistencėn dhe mbijetesėn e vet nė tė kaluarėn pėrherė e ka siguruar me djersėn e ballit, nga toka e saj, pa ndihmėn dhe pėrkrahjen e askujt, pa ndihmėn e shoqėrisė dhe tė shtetit, pa kredi, pa shfrytėzuar banesa dhe tokė shtetėrore. Si bijė e Sarajit, askush nuk mund t’i kuptojė mė mirė se unė hallet, problemet dhe nevojat e kėtyre qytetarėve. Ēka mund t’i premtohet njė popullate tė kėtillė pėrveē pėrzemėrsisė dhe sinqeritetit tim se do tė jem njė pėrfaqėsuese e denjė e tyre, se nuk do t’i zhgėnjej, se nuk do t’i tradhtoj, sepse po tė ndodhte kėshtu do tė shkelja mbi veten integritetin tim dhe tė bashkėvendėsve tė mi. Ju premtoj se te Suzana Saliu pėrherė do ta kenė derėn tė hapur pėr t’i qarė hallet dhe problemet qė i preokupojnė, se nuk ka problem qė nuk mund tė zgjidhet, t’ua shpjegoj se Marrėveshja e Ohrit, pėrkatėsisht ndryshimet kushtetuese qė pasuan, Republikėn e Maqedonisė e definojnė si e mirė e tė gjithė qytetarėve tė saj. Ju premtoj se begatitė e shtetit nė mėnyrė tė barabartė do t’i shijojnė edhe ata.

    Me njė shoqėri tė vogėl multietnike, multikulturore dhe multifetare, siē ėshtė Maqedonia, ku ka ende paragjykime dhe mosbesim tė ndėrsjellė, ku tė gjithė njihen mes veti, ku ka familjarizėm e sentimentalizėm e vetmja formulė e mirėqenies sė qytetarėve ėshtė sundimi i shtetit juridik, sundimi i tė drejtės, tė udhėhequra nga parimi i barazisė dhe drejtėsisė.

    Intervistoi: Rexhep ADEMI
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    BDI-ja, mundėsi e harxhuar


    Nga Kim Mehmeti
    Nė hapėsirat shqiptare kryesisht dominojnė dy grupe politikanėsh: ata tė paktėt qė e kanė kuptuar se, po dite ta pėrdorėsh, politika ėshtė shėrbėtore e mirė dhe grupi i dytė, qė ėshtė dukshėm mė i madh, e tė cilėt nuk e kanė kuptuar se po tė hyri nė gjak, politika tė verbėron e tė bėn shėrbėtor tė dėgjueshėm tė saj. Pėrpos kėtyre, ka edhe njė grup politikanėsh, qė janė mė tė rrezikshėm se gjithė tė tjerėt: ata qė i janė rikthyer grazhdit tė pushtetit, pasi njė herė e kanė humbur atė, e tė cilėt ngjajnė nė narkomanė qė rishtas u janė kthyer narkotikėve, narkomanė tė cilėve sa mė shumė u shpjegon pėr dėmin qė ia bėjnė vetvetes dhe familjes qė i takojnė, ata aq mė besnik i bėhen injorancės sė vet. Sa i pėrket kallaballėkut tė politikanėve shqiptarė tė Maqedonisė, pjesa mė e madhe e tyre e kanė shijuar begatinė e sofrės sė pushtetit, andaj kot e ke t’u flasėsh pėr koncepte e programe politike, ngaqė kanė vetėm njė synim: tė shijojnė edhe njė herė privilegjet e humbura. Me ēka, shqiptarėt e kėtushėm erdhėn nė pozitė qė partitė e tyre tė ngjajnė nė hotel, ku nuk dihet kush hyn e kush del, por saktėsisht dihet se kush pėrfiton nga bujtina ku bėjnė gjumė shpresat e kėsaj popullate, se njė ditė do jenė tė pėrfaqėsuar nga politikanė qė nuk janė fukarenj as materialisht, as mendėrisht.
    Kur bėhet fjalė pėr partitė e shqiptarėve tė Maqedonisė, sa herė qė shpallen zgjedhjet parlamentare, ato u drejtohen votuesve shqiptarė, por duke e ditur se fati i tyre i mėtejmė do varet nga partia maqedonase qė do t’i fitojė zgjedhjet. E tillė ėshtė edhe BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila e pėrkrahur masovikisht nga shqiptarėt e kėtushėm nė tė gjitha zgjedhjet parlamentare tė paskonfliktit tė vitit 2001, tani ėshtė duke ecur pjesėn e rrugės sė zhbėrjes sė saj dhe mbase, nga njė lėvizje gjithėpopullore, do pėrfundojė nė njė parti me njė autobus pėrkrahėsish. Dhe kjo do t’i ndodhė ngaqė kryesuesit e BDI-sė, qė u rikthyen nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė pas dy viteve tė kaluara nė opozitė, dikush i kishte gėnjyer ashtu si edhe gjithė partiakėt e mėparshėm shqiptarė se pėr t’u bėrė politikan i shkathtė, mjafton tė kesh kollare tė shtrenjtė dhe tė kaluar tė begatė atdhetare. Apo, pėr shkak se aq u verbėruan nga privilegjet dhe pėrfitimet personale, sa nuk e panė se besimi qė morėn nga populli, bartte nė vetvete dėshirėn kolektive tė shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė pasur njė parti mė ndryshe se ato tė mėparshmet dhe njė pėrfaqėsim mė dinjitoz nėpėr institucionet mė tė larta tė shtetit.
    Por mbase shqiptarėt e Maqedonisė ende sillen rreth boshtit tė pamundėsisė sė tyre, ta kuptojnė se nuk u mungojnė parti politike, por vullnet dhe gatishmėri pėr ta ndėrtuar “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Si dhe vullnet dhe gatishmėri t’i detyrojnė partitė e tyre tė mos jenė tė varura vetėm nga vullneti politik maqedonas, por edhe nga ai i popullit qė i voton. Dhe duke qenė shqiptarėt e kėtushėm tė uritur pėr parti, e jo pėr politika qė do jenė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e Maqedonisė, edhe BDI-ja e tyre u bė si tė gjitha simotrat e saj tė mėparshme, e mbase edhe pak mė e keqe se ato. Me ēka shqiptarėt e kėtushėm u bėnė mė tė begatė edhe me njė parti, por mbetėn njėsoj tė varfėr sa u pėrket politikave qė do tė ēonin pėrpara aspiratat kolektive tė kėtij populli. Pra, u begatuan edhe me njė garniturė kryesuesish partiakė qė u treguan aq servilė ndaj palės qeverisėse maqedonase, sa ua tejkaluan edhe komunistėve tė dikurshėm shqiptarė qė e kalonin jetėn tė pėrkulur pėrpara komiteteve qendrore. Apo thėnė ndryshe, shqiptarėve tė kėtushėm u ndodhi e papritura: tė dėshtojnė politikisht atėherė kur kishin besuar se nuk mund tė dėshtonin ata qė simbolizonin guximin dhe trimėrinė e tyre.
    Nėse ėshtė i saktė konstatimi se BDI-ja e tre viteve tė fundit nė qeverinė e Gruevskit do tė mbetet simbol i servilizmit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, atėherė imponohet pyetja si ishte e mundur qė kjo t’i ndodhte partisė sė dalė nga lufta e 2001. Njėsoj siē imponohet pyetja se me ē’ka ia doli Gruevski qė t’i ēojė kryesuesit e BDI-sė t’i harronin interesat e popullit qė i votoi, e tė silleshin si aktivistė shqiptarė tė VMRO-DPMNE-sė. Pyetje e cila edhe gjatė kohės do mbeten pa pėrgjigje dhe ai qė do arrijė t’u pėrgjigjet, do meritojė t’i ndėrtohet pėrmendore nė qendėr tė Shkupit, aty pranė dhjetėra tė tjerave qė ka ngritur Gruevski, e tė cilat nėse hiēgjė tjetėr, pėrgjithmonė do shėnojnė dėshtimet politike tė Ali Ahmetit. Por nėse pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve do mbetet tani pėr tani enigmatike, ka diēka qė e zbėrthen mendėsinė vasale dhe tė tė nėnshtruarit, e mbi tė cilėn mbėshteten kryesuesit e kėsaj partie. Kjo mendėsi zbėrthehet edhe nėpėrmjet deklaratave tė tanishme parazgjedhore tė Ali Ahmetit, se partia e tij do ta respektojė vullnetin politik shumicė tė popullit maqedonas dhe se do tė hyjė nė koalicion qeverisės me cilėndo parti maqedonase qė do t’i ftojė zgjedhjet parlamentare. Me ēka ai tėrthorazi e shpalos betimin e dhėnė Gruevskit pėr besnikėri tė pėrhershme, por njėkohėsisht, e lė tė hapur derėn pėr koalicion qeveritar edhe me LSDM-nė e tanishme opozitare, nėse ajo do t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjė qė, gjithashtu, tregon se Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar se jo ēdo vullnet politik i maqedonasve ėshtė i pranueshėm pėr shqiptarėt e kėtushėm, se legjitimiteti i marrė nga populli nuk mund tė pėrdoret qė t’i shėrbesh vullnetit politik antishqiptar maqedonas, siē ėshtė ai qė e voton Gruevskin. Pra, bėhet fjalė pėr mendėsi politike qė nuk e ka tė qartė atė qė duhet ta dijė ēdo fillestar me ambicie politike: se nėse vullneti politik i njė populli ėshtė destruktiv – siē ishte pėr shembull vullneti popullor serb qė mbėshteste Millosheviqin, nėse ai vullnet ushqehet me urrejtjen ndaj popullit tėnd, atėherė jo qė atė nuk duhet ta mbėshtesėsh, por atė vullnet politik duhet ta luftosh me tė gjitha mjetet.
    Duke e kuptuar legjitimitetin e marrė nga populli si mundėsi tė bėsh koalicione qeverisėse me cilėndo parti maqedonase, Ali Ahmeti bėri atė qė nuk e prisnin shqiptarėt e kėtushėm: iu bė krah vullnetit politik antishqiptar maqedonas tė pėrfaqėsuar nga VMRO-ja e Gruevskit. Me ēka edhe e bėri vullnetin politik shqiptar mbulesė pėr politikėn antiperėndimore dhe antishqiptare tė Gruevskit. Dhe me ēka BDI-ja qė tani mund tė shpallet si njė orvatje e kotė e shqiptarėve tė kėtushėm, pėr tė pasur njė parti tė mirėfilltė politike.
    Mbase edhe vetė Ali Ahmeti e ka kuptuar se partia e tij mbeti njė mundėsi mė kot e harxhuar e shqiptarėve tė Maqedonisė, parti e cila, nga dita nė ditė, e humb besimin e shqiptarėve tė kėtushėm, andaj kohėve tė fundit iu pėrkushtua misionit shumė fisnik qė rreth BDI-sė vetė t’i grumbullojė partitė e vogla tė torbeshėve dhe boshnjakėve. Apo, u mundua qė tė realizonte “bashkim – vėllazėrimin” demokratik, duke besuar se kėshtu BDI-nė do ta bėnte tė fortė sa LSDM-ja e VMRO-DPMNE-ja maqedonase qė marrin edhe votat e etniteteve jomaqedonase. Me ēka ai dėshmoi se nuk e njeh realitetin politik nė Maqedoni dhe se nuk e di se jo ēdokush mund tė ketė atė qė i takon vetėm sunduesit: vasalėt e vet. Apo, nuk e ka kuptuar se i dobėti kurrė nuk bėhet shėrbėtor i sunduesit, duke u bėrė vasal i vasalit.
    Si do qė tė jetė, sa u pėrket zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, ende pa dalė tė votojnė, shqiptarėt e kėtushėm duhet tė pajtohen me humbjen e dy vendeve parlamentare. Edhe atė vetėm nga shkaku se Ali Ahmeti pranoi qė barazimi i votuesve mes njėsive zgjedhore ku banojnė shqiptarėt, tė bėhet ashtu qė vendbanimet e torbeshėve nga njėsia zgjedhore numėr gjashtė, tė kalonin nė njėsinė zgjedhore numėr pesė. Me ēka Ali Ahmeti deshi tė realizonte misionin kombėtar qė sadopak t’i shqiptarizonte boshnjakėt e torbeshėt, por duke harruar ėndrrėn e shqiptarėve tė kėtushėm pėr “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Gjė qė tė ēon tė besosh se nėse BDI-ja nė kėto zgjedhje parlamentare do fitojė mė shumė se dhjetė deputetė, kjo do ishte fitore e madhe e kėsaj partie dhe dėshtim edhe mė i madh i shqiptarėve tė kėtushėm. Edhe atė pėr shkak se duke mbėshtetur BDI-nė, shqiptarėt e kėtushėm do t’i japin legjitimitet njė partie qė haptazi pranon se e mbėshtet cilindo vullnet politik tė popullit maqedonas, pėrfshi edhe atė qė qėndron pas antishqiptarisė sė Gruevskit. Pra, do t’i japin legjitimitet njė BDI-je qė pohon se do t’i gjunjėzohet cilitdo vullneti politik shumicė tė popullit maqedonas, njė BDI-je qė nuk e sheh se duke iu gjunjėzuar vullnetit politik qė solli nė pushtet Gruevskin, kjo parti ia vuri gjunjėt nė fyt vullnetit politik shqiptar.

    Shqipmedia
    Sot Bdi deshmoi se eshte parti e te gjith shqipetareve,ne konventen e saj nuk ishin te pranishem vec ata qe se gjejne veten ne mes te konkurences se mirefillte dhe te fuqishme...........aq shqipetar ne nje vend kam pare vec ne ndeshjen e kombetares shqipetare,smund ta mohoj edhe ne ndeshjet e Prishtines ne vitet 80'.
    Mos u lodhni kot se nuk mund ti bindni shqipetaret me perralla dushku,vec kim mehmeti dhe menduhi nuk ishin te pranishem ne konventen e BDI ne Shkup,ndryshe te gjith ishin atje..........

  15. #75
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Selmani: Do i’a kthejmė dinjitetin Karadakut!


    Demokracia e Re fushatėn parazgjedhore e filloi me njė tubim me banorėt e Likovės nė fshatin Mateē. Takimin e hapi Drejtuesi i Fushatės zgjedhore tė Demokracisė sė Re, Arjanit Hoxha e cili tha se me DR-nė, me nė krye Imer Selmanin dhe kandidatėt e kėsaj partie pėr deputetė, politika shqiptare nė Maqedoni do tė pėrjetojė njė frymė tė re politike, e cila e pėrkrahur nga shqiptarėt, do tė bėhet stuhi e fortė qė do t’i shkatėrrojė tė gjitha politikat e dėmshme pėr shqiptarėt, e qė vijnė nga kundėrshtarėt politik maqedonas, por edhe nga disa qarqe politike shqiptare tė cilat marrjen me politikė e masin vetėm sipas interesit tė tyre.
    Nė takimin me qytetarėt e Karadakut, kryetari i DR-sė, Imer Selmani tha se ėshtė e dhimbshme qė Likovėn e harruan ata qė asgjė nuk do tė arrinin pa mbėshtetjen e banorėve tė kėsaj ane. Sipas tij, Likovėn e harruan kryesuesit e ish-UĒK-sė, qė mė vonė u bėnė shokė tė Gruevskit dhe i lejuan Gruevskit qė edhe paratė e taksapaguesve shqiptarė t’i harxhojė pėr ndėrtim tė kishave dhe pėrmendoreve nė Sheshin e Shkupit.
    Imer Selmani u premtoi banorėve tė Likovės se Demokracia e Re do tė promovojė dhe do tė praktikojė njė betejė politike ndryshe, nėpėrmjet tė sė cilės do t’i tregojė palės maqedonase se ajo mund tė ndėrtojė edhe nga dhjetė kisha nėpėr vendbanimet maqedonase, por jo edhe me paratė e shqiptarėve. “Kėtė do tua themi duke i detyruar qė buxheti tė miratohet sipas parimit tė Badenterit, qė pjesėn qė u takon shqiptarėve tė mos guxojė ta prek askush” tha Imer Selmani nė takimin me qytetarėt e Likovės.
    Tė pranishmėve nė kėtė takim iu drejtua edhe bartėsi i listės pėr deputetė tė DR-sė nė njėsinė zgjedhore numėr 2, Bastri Bajrami. Kryetari aktual i Komunės sė Haraēinės dhe kandidat pėr deputet iu tha banorėve tė Likovės se ka ardhur koha kur tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė do tė duhet t’iu pėrgjigjen pyetjes se a munden shqiptarėt tė kenė pėrfaqėsues qė nuk do tė harrojnė e nuk do tė shkelin mbi tė mirėn e popullit tė vet, a mundet politikanėt shqiptarė tė dalin nga interesi i ngushtė partiak dhe ta venė nė krye interesin kombėtar. “Unė them se mundemi dhe kėtė do ta dėshmojė Demokracia e Re me fitoren e saj mė 5 qershor” tha Bajrami.

    Shqipmedia
    Sui generis

  16. #76
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga TOMY_X Lexo Postimin
    Sot Bdi deshmoi se eshte parti e te gjith shqipetareve,ne konventen e saj nuk ishin te pranishem vec ata qe se gjejne veten ne mes te konkurences se mirefillte dhe te fuqishme...........aq shqipetar ne nje vend kam pare vec ne ndeshjen e kombetares shqipetare,smund ta mohoj edhe ne ndeshjet e Prishtines ne vitet 80'.
    Mos u lodhni kot se nuk mund ti bindni shqipetaret me perralla dushku,vec kim mehmeti dhe menduhi nuk ishin te pranishem ne konventen e BDI ne Shkup,ndryshe te gjith ishin atje..........
    Flet pėr njerėz nėpėr tubime ti? Po tė bazoheshim nė atė fakt atėher PDSH duhet tė kishte mė shum deputet se VMRO-ja qė ka tani, ndiqe videon me vėmendje.



    Nga ti Tomy se kom prit kėtė bazim personal qė kapėsh pėr kėshtu fakte fėmijėsh, gjithsesi tė pėrshėndes.
    Sui generis

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    FYTYRA TĖ VJETRA, MASKA TĖ REJA

    Pėr gjithēka do tė vendoset sipas kritereve partiake. Tė rinjtė do tė detyrohen qė tė fshehin bindjet e tyre pėr tė siguruar njė vend pune. Kjo gjendje, pastaj, do tė thellojė hipokrizinė kolektive. Do tė ngulfatet, sikurse deri mė tani, mendimi i lirė.

    Salajdin SALIHU

    Lexoni:

    http://www.editorial.mk/2011/05/fyty...maska-te-reja/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  18. #78
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    6.900 policė per zgjedhje


    Ministrja e Punėve tė Brendshme Gordana Jankulloska sot sė bashku me Paolo Kosta, pėrgjegjės nė sektorin pėr polici pranė misionit tė OSBE-sė, nė stacionin policor Gazi Babė i vizitoi nėpunėsit policorė, tė cilėt nė organizim tė Qendrės pėr stėrvitje tė kuadrove nga sfera e sigurisė, vizitojnė trajnim pėr sjelljen e policisė nė zgjedhje.
    Siē informoi ministrja Jankullovska rreth zgjedhjeve tė ardhshme sipas bazave tė ndryshme, do tė angazhohen 6.900 nėpunės policorė.
    “Nė pajtim me planin aksional, veēmė janė mbajtur njė sėrė stėrvitjesh, ndėrsa deri mė 30 maj, pak para ditės sė zgjedhjeve, stėrvitjen do ta kalojnė afėr 6.900 nėpunės policorė, qė ėshtė edhe numri i nėpunėsve policorė tė cilėt sipas bazės sė ndryshme do tė angazhohen rreth zgjedhjeve”, deklaroi ministrja e Punėve tė Brendshme.
    Ky ėshtė kontribut i MPB-sė, nėnvizoi Jankulloska, nė funksion tė krijimit tė atmosferės pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike, zgjedhje tė cilat qytetarėt do ta shprehin vullnetin e tyre nė bazė tė bindjes personale pa presione dhe ndikime prej askujt nga jashtė.
    Paolo Kosta, pėrgjegjės nė sektorin pėr polici pranė misionit tė OSBE-sė, deklaroi se projekti pėr stėrvitje tė nėpunėsve policorė pėr sjelljen gjatė kohės sė zgjedhjeve ėshtė vazhdim i bashkėpunimit veēmė tė vendosur tė suksesshėm me MPB-nė.
    Paralelisht me stėrvitjen e dedikuar pėr nėpunėsit e policisė, tė cilėt drejtpėrdrejtė janė pėrfshirė nė aktivitetet lidhur me zgjedhjet, sot u promovua doracak, tė cilin do ta marrė secili polic qė do tė obligohet pėr kryerjen e detyrave tė ndryshme lidhur me zbatimin e zgjedhjeve nė Republikėn e Maqedonisė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  19. #79
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDK: BDI prishi marrėveshjen pėr zgjedhje fer


    Ndonėse tė gjitha partitė janė deklaruar se do tė japin maksimumin qė zgjedhjet tė jenė korrekte dhe demokratike, duke nenshkruar kodeksin per zgjedhje fer, jo tė gjithė mbajnė fjalėn e dhėnė.
    Parti tė caktuara politike jo vetėm qė shkelin parimet demokratike, por atė e bėjnė pikėrisht me gjeneratėn mė tė ndijshme tė popullit, respektivisht me fėmijėt.
    Nė konventėn promovuese tė kandidatėve tė BDI-se, koj parti ka keqpėrdorur fėmijėt(qė dėshmohet edhe me fotografi autentike) duke transportuar ato nga bankat shkollore, nė mėnyrė tė organizuar edhe ate jo vetėm nxenes tė shkollave tė mesme por edhe tė atyre fillore nga Kėrēova, Kumanova, Shkupi, Tetova dhe vendbanime tjera, duke lėnė anash mėsimin e rregullt nė to.
    Rikujtojmė se nė Ligjin pėr mbrojtje tė fėmijėve thuhet: “Ndalohet keqpėrdorim I fėmijėve pėr arsye tė organizimit dhe veprimit politik ose fetar”.
    Sė kėndejmi, Rilindja Demokratike Kombėtare fton institucionet relevante shtetėrore dhe ndėrkombėtare qė tė ndėrmarrin hapat pėr pengimin e kėsaj dukurie.
    Shkelje tė normave pėr zgjedhje tė lira, korrekte dhe demokratike, po e njėjta parti ka zbatuar duke bėrė thirrje publike qė tė gjithė studentėt e USHT-sė tė marrin pjesė nė konventėn e tyre. Pėr kėtė janė zbuluar afishe pranė fakulteteve nėpėrmjet tė cilėve ėshtė bėrė thirrje dhe ėshtė organizuar edhe transport i studentėve pėr nė Konventėn nė Shkup. Studentėt I takojnė moshės madhore dhe aktivitetit i tyre politik nuk mund tė kontestohet. Por, apelet qė tė gjithė studentėt e njė Universiteti tė marrin pjesė na aktivitetet partiake tė njė partie duke i kushtezuar ato, flasin qartė dhe ua bėjnė me dije studentėve tė kėtij universiteti se kush ka kontrollin e plotė dhe se pėr ēfarė “autonomie” kemi tė bėjmė.
    Ky reagim i Rilindjes Demokratike Kombėtare, vjen si pasojė e shqetėsimit tė mėsuesve dhe profesorėve tė cilėt dhėnė alarmin dhe iu adresuan RDK pėr tė kėrkuar dhe apeluar pėr parandalimin e kėtyre dukurive.

    Shqipmedia
    Sui generis

  20. #80
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partitė vazhdojnė me tubimet parazgjedhore


    PDSH-ja me tubime parazgjedhore nė rrethinėn e Gostivarit
    PDSH-ja mbrėmė mbajti tubime parazgjedhore nė fshatrat e Gostivarit, Reēan dhe Debresh dhe i prezantoi kandidatėt pėr deputetė nė njėsinė e gjashtė zgjedhore.
    Kryetari i partisė dhe bartės i listės sė kandidatėve, Manduh Thaēi banorėve tė Debreshit u tha se PDSH-ja do ta kthejė dinjitetin e shqiptarėve.
    “Ata tė tjerėt qė do tė vijnė ta kėrkojnė votėn tuaj t’i pyetni se pse lejuan tė ndėrtohen kisha nė prona islame, tė mėsohet gjuha maqedonase nga klasa e parė dhe tė poshtėrohemi nė mėnyrė tė turpshme”, deklaroi Thaēi.
    Duke folur pėr kushtet ekonomike dhe sociale, tė cilat i vlerėsoi si katastrofike, lideri i PDSH-sė theksoi se nė programin e tyre pėrmirėsimi i statusit social i shqiptarėve ėshtė prioritet.
    “Ato tridhjetė e pesė pėr qind tė cilat nga xhepi juaj hynė nė buxhet, sėrish duhet tė investohen nė vend ku jetojnė shqiptarėt”, tha Thaēi.
    Duke u pėrqendruar nė kontestin pėr emrin tė cilin Maqedonia e ka me Greqinė, lideri i PDSH-sė tha se kjo ėshtė ēėshtja e dytė sipas rėndėsisė dhe do tė duhet tė zgjidhet tė paktėn gjashtė muaj pas zgjedhjeve.
    Krahas Thaēit nė tubimin nė Debresh folėn edhe lideri i degės sė Gostivarit, Gazmend Aliu dhe Xhemail Dauti, kandidat pėr deputet.
    Tubim i Rilindjes Demokratike Kombėtare nė Saraj
    Rilindja Demokratike Kombėtare (RDK) e bashkon diturinė, pėrvojėn dhe kapitalin qė paraqet kombinim tė sigurt pėr pėrparimin e shtetit, porositi lideri i RDK-sė, Rufi Osmani nė mitingun e mbrėmshėm nė komunėn e Shkupit, Saraj.
    Osmani premtoi tė ardhme mė tė sigurt pėr gjeneratat e reja, arsim mė cilėsor, investime tė huaja dhe zhvillim tė ekonomisė nėse e fiton besimin e tyre dhe fiton nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
    Nuhi Aliu, bartės i listės sė RDK-sė nė Njėsinė zgjedhore 1 theksoi se do tė angazhohet pėr zhvillim tė bujqėsisė dhe nė industrinė e pėrpunimit tė qumėshtit.
    Tubim i BDI-sė nė Negotinė tė Gostivarit
    Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) mbrėmė mbajti tubim nė fshatin Negotinė tė Gostivarit.
    “Unė jam krenar pėr pritjen qė e kisha kėtu nė Negotinė. Kjo ėshtė sepse deri mė tani ekipi im dhe bashkėpunėtorėt nuk kemi punuar vetėm pėr njė kėnd, pėr njė qoshe tė shtetit por pėr tė gjithė shtetin. Pėr mua ēdo dru i Malit Sharr ėshtė i ēmueshėm si edhe guri i Dollnenit ose Velesit. Kėtė ma kanė lėnė paraardhėsit e mi. E kėrkoj votėn tuaj, besimin tuaj qė t’i realizojė prioritetet tona nė arsim dhe nė kulturė”, deklaroi lideri i BDI-sė nė tubimin nė Negotinė tė Gostivarit.
    Nė periudhėn e kaluar, siē tha, janė arritur rezultate tė dukshme. Pėrkujtoi nė Muzeun e Alfabetit shqip nė Manastir, pėrmendoren e Skėnderbeut dhe ndėrtimin e Muzeut tė lirisė nė Shkup.
    Nė programin zgjedhor, qė e prezantoi Ahmeti para tė pranishmėve, si prioritete u theksuan arsimi, investimi dhe punėsimi i tė rinjve.
    “Do tė investojmė nė arsim si armė mė e fuqishme pėr pėrparimin e njė populli, ndėrsa do tė angazhohemi edhe pėr investime tė reja dhe hapje tė vendeve tė reja tė punės me qėllim qė tė rinjt tė mos shkojnė nė mėrgim por tė qėndrojnė nė vendlindjet e tyre”, tha Ahmeti.
    BDI-ja, shtoi ai, angazhohet pėr hyrjen e Maqedonisė nė BE dhe NATO, sepse, siē tha Ahmeti, vetėm atėherė nuk do tė ketė kufij midis shqiptarėve.
    Para tė pranishmėve nė tubimin nė Negotinė u prezantuan edhe njė pjesė e kandidatėve pėr deputetė nga kjo parti nė njėsinė e gjashtė zgjedhore, ndėrsa folėpn edhe kryetari i komunės sė Vrapēishtit Bajram Kadrija, si dhe kandidatėt pėr deputetė Nexhati Jakupi dhe Ahmet Ahmeti, i cili ėshtė me origjinė nga Negotina.
    Tubim i Demokracisė tė Re nė Studeniēan
    Partia Demokracia e Re mbrėmė mbajti tubim nė Studeniēan tė Shkupit.
    Lideri i partisė, Imer Selmani deklaroi se DR ėshtė e gatshme tė dalė nė zgjedhjet e 5 qershorit dhe t’i fitojė kundėrshtarėt politikė.
    “Nuk besoj se ka ndonjė shqiptar nė Maqedoni i kėnaqur nga qeverisja e kėsaj Qeverie. Pėr kėtė jam i bindur se do t’ia jepni votėn partisė tonė”, tha Selmani.
    Para tė pranishmėve premtoi ndryshime kushtetuese, tė cilat do tė sigurojnė barazimin e shqiptarėve dhe njė pjesė mė e madhe buxhetit shtetėror pėr vendet nė tė cilat jetojnė shqiptarėt.
    “Kemi informata se vetėm nėntė pėr qind nga buxheti i Maqedonisė shfrytėzohet pėr vendet nė tė cilat jetojnė shqiptarėt. Mė jepni shans dhe do tė sigurojė 40 pėr qind nga buxheti shtetėror pėr vendbanimet ku jetojnė shqiptarė. Do tė sigurojmė zhvillim ekonomik dhe do tė hapim vende tė reja pune pėr tė rinjt. Na jepni shans ta zgjidhim kontestin me emrin dhe ta inkuadrojmė Maqedoninė nė BE dhe NATO”, tha Selmani.
    Para banorėve tė Studentiēanit ai tha se ėshtė i sigurt nė fitoren e Demokracisė tė Re nė kėto zgjedhje dhe se partia e tij do tė jetė pjesė e qeverisė sė re.
    “Jam i bindur se do tė fitojmė mė shumė se 150 mijė vota, sa fituam nė zgjedhjet e fundit presidenciale”, theksoi Selmani.

    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •