Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 198
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjidhet nėndega e PDSH-sė nė Brodec


    Tetovė – Tė dėshpruar nga gjendja e rėndė ekonomike dhe sociale, tė manipuluar dhe tė anashkaluar nga partia shqiptare nė pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, sot banorėt e fshatit Brodec tė Tetovės i hapėn dyert pėr Partinė Demokratike Shqptare.
    Me iniciativė tė disa banorėve tė fshatit Brodec, sot u themelua nėndega e PDSH-sė. Nė mbledhjen konstituive tė nėndegės sė PDSH-sė nė Brodec nė prani tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PDSH-sė, prof.dr. Metin Izeti dhe Kryetarit tė degės sė PDSH-sė nė Tetovė, z. Luan Tresi, pėr Kryetar nėndege nė Brodec u zgjodh Avdil Fetai, sėbashku me disa anėtarė tė tjerė tė cilėt do tė jenė pjesė e kryesisė sė nėndegės. Strukturave tė kėsaj partie ju bashkangjit edhe ish-kryetari i nėndegės sė BDI-sė dhe disa ish-anėtarė tė kėsaj partie tė zhgėnjyer nga politika e Qeverisė aktuale.
    Kryesia e sapozgjedhur e nėndegės sė Brodecit, nė mbledhjen e sotme njoftoi pėrfaqėsuesit e Kryesisė Qėndrore tė PDSH-sė pėr shtypjet e vazhdueshme qė iu bėhen fshatarėve tė Brodecit nga ana e militantėve tė BDI-sė. Pėrkundėr kėsaj interesimi pėr tė iu bashkangjit radhėve tė PDSH-sė ėshtė i madh.
    Themelimi i strukturave dhe angazhimi i banorėve tė kėsaj ane do tė kontribuojė nė realizimin e qėllimeve dhe programit tė PDSH-sė ku pėrveē projekteve tė pėrgjithshme kombėtare, njė vend tė rėndėsishėm zė edhe zhvillimi i malėsisė sė Tetovės, ka deklaruar para tė pranishmėve Sekretari i pėrgjithshėm i PDSH-sė, z. Metin Izeti.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR braktiset nga kreu i Strugės dhe kėshilltarėt e Tetovės


    Parashikimet e analistėve pėr rikonfigurimin e skenės politike shqiptare filluan tė realizohen para se tė mbahen zgjedhjet parlamentare. Partinė e Selmanit e ka pėrfshirė njė valė e re ikjesh, qė nga Struga e deri nė Tetovė. DR nuk pranon t’i komentojė kėto zhvillime, shkruan gazeta Koha.
    Kryetari i Degės sė Demokracisė sė Re nė Strugė, Hyjnor Kica, ka dhėnė dorėheqje nga posti. Dorėheqjen e ka konfirmuar vetė ai nė njė prononcim pėr gazetėn “KOHA”, ndėrsa thekson se pėr kėtė, zyrtarisht e ka informuar edhe partinė. Tanimė ish-kreu i DR-sė nė Strugė, Hyjnor Kica, thekson se do tė vazhdojė tė mbetet vetėm nė postin e kėshilltarit tė kėsaj partie nė Kėshillin Komunal tė Strugės. “Unė kam dhėnė dorėheqje dhe dorėheqja ime tani mė ėshtė akt i kryer”, thotė Hyjnor Kica, ishkreu i DR-sė nė Strugė. Ai thekson se arsyeja e largimit nga posti ka tė bėjė me obligimet profesionale nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Nga ana tjetėr, jozyrtarisht merret vesh se largimi i tij ndėrlidhet me mospėrfilljen e deritanishme tė kreut tė Degės nga struktura udhėheqėse e Demokracisė sė Re. Njėjtė si nė Strugė, ikje nga partia e Selmanit janė regjistruar edhe nė Tetovė. Tė enjten, dorėheqjen nga Demokracia e Re e kanė njoftuar edhe dy kėshilltarėt nė Kėshillin e Komunės sė Tetovės. Kėshilltarja Shpresa Syla nė njė prononcim pėr gazetėn “KOHA” ka njoftuar se ajo dhe kėshilltari tjetėr Ylber Tahiri, prej tė enjtes nuk janė mė kėshilltarė tė Demokracisė sė Re nė Kėshillin Komunal tė Tetovės. “Sė bashku me Ylber Tahirin do tė veprojmė si kėshilltarė tė pavarur, vetėm nė interes tė qytetarėve”, ka deklaruar kėshilltarja Syla. Ndėrkohė, zėdhėnėsi i Partisė Demokratike Shqiptare, Agon Ferati, tė enjten gjatė njė konference pėr shtyp ka informuar gjithashtu se tre kėshilltarėt e pavarur tė Komunės sė Zhelinės, tė cilėt kohė mė parė u larguan nga Demokracia e Re – Naim Sejfuli, Kasam Arifi dhe Elif Ajruli, tanimė janė radhitur nė radhėt e PDSH-sė. “PDSH do tė vazhdojė tė mbajė dyert e hapura pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė janė tė pakėnaqur dhe qė e mbėshtesin platformėn e saj”, tha Agon Ferati. Pėr kėto zhvillime tė fundit nė DR, gazeta KOHA kėrkoi dje edhe qėndrimin e partisė sė Imer Selmanit, por ata nuk pranuan tė prononcohen dhe tė japin komentet e tyre. Pėrveē Strugės dhe Tetovės, muaj mė parė nga radhėt e Demokracisė sė Re u largua edhe ish-kryetari i Degės sė kėsaj partie nė Gostivar, Lavdrim Veliu. Nė arsyetimin e dorėheqjes sė tij, ai kishte theksuar shkaqet private. Vala e fundit e largimeve nga partia e Selmanit filloi tė hėnėn kur kėtė parti e braktisi Ilmi Qerimi, ndryshe kėshilltar i Komunės sė Petrovecit dhe kryetar i Degės sė kėsaj partie. Sė bashku me tė, nė radhėt e partisė sė Thaēit kaluan edhe anėtarėsia dhe krejt Dega e DR-sė nė Komunėn Petrovec. Kėto ikje masive nga DR, para disa ditėve pėr gazetėn KOHA i parashikuan edhe analistėt politikė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbulohen votues tė ndjerė me mbi 100 vjet nė Maqedoni


    Nė listat zgjedhore janė zbuluar dhjetėra qytetarė qė kanė ndėrruar jetė, por qė ende figurojnė nė listat si votues edhe pėr zgjedhjet e 5 qershorit.

    Nė qytetin e Manastirit janė zbuluar kėto ditė dhjetėra shtetas nėpėr listat e votimit, tė cilėt qė moti kanė ndėrruar jetė. Njėra prej tyre ėshtė edhe Panoreja Zaharopulo, qė tani rezulton me 107, mirėpo qė moti ajo ka ndėrruar jetė.

    Fqinjėt e saj nga lagja e vllehve nė Manastir theksojnė se ajo ka ndėrruar jetė para disa viteve, por janė tė ēuditur se ajo si figuron ende nė listėn e votimit. Janė edhe dhjetėra tė tjerė 100 vjeēar qė gjithashtu janė gjetur nėpėr lista nė Manastir.

    Raste tė tilla janė zbuluar edhe nė Shkup dhe nė qytetet tjera nė Maqedoninė Lindore, Kėrēovė vota e cilėve do tė rezultojė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 5 qershorit.

    Mbi 20 mijė veta ishin pastruar nga listat e votimit, pasi qė pjesa mė e madhe e tyre ka ndėrruar jetė, dhe pjesa tjetėr nuk janė shtetas tė Maqedonisė. Nga shifrat e deritanishme zyrtare, numri i votuesve nė Maqedoni rezulton tė jetė mbi 1 milion e 793 mijė votues.

    Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka bėrė thirrje qytetarėve qė deri mė 4 maj tė verifikojnė tė dhėnat e tyre nė listėn zgjedhore.

    (INA)
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH debatoi pėr listat e kandidatėve pėr deputet


    Sot nė Tetovė Kuveni Qendror I Partisė Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje nė te cilėn I’a dha te drejtėn Kryetarit tė PDSH-sė Menduh Thaci, qė tė hartojė listėn e deputetėve tė PDSH qė do tė garojnė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 5 qershor 2011. Kėto propozime Kryetari i partisė do ti paraqesė nė Konventėn
    e partisė e cila do tė mbahet mė 4 Maj 2011, me fillim nė ora 19.00h nė
    sallėn sportive tė Shkollės sė mesme tė Mjekėsisė nė Tetovė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR promovoi kandidatin nga diaspora


    Dje nė Pallatin e Kulturės nė Gostivar, para simpatizuesve dhe mysafirėve tė shumtė, Demokracia e Re promovoi kandidatin e saj pėr deputet nga diaspora shqiptare nė Evropė, z. Kujtim Aligega.
    Tė pranishmive nė sallė nė fillim iu drejtua Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor tė DR-sė, z. Arjanit Hoxha, i cili nė fjalimin e tij, mes tjerash, tha: “Sot jemi kėtu pėr tė promovuar kandidatin pėr deputet tė Demokracisė sė Re pėr kontinentin e Evropės, z.Kujtim Aligega dhe me kėtė dėshmojmė qartė se pavarėsisht se diaspora shqiptare ėshtė larg prej kėtu, ne gjithmonė do tė jemi bashkė. Ne nuk jemi vetėm 1 milion ashtu siē thotė dikush, por jemi mbi 10 milion shqiptarė aty ku tė gjithė pretendojmė tė shkojmė, nė familjen e madhe tė Bashkimit Evropian”.
    Kandidati pėr deputet nga diaspora shqiptare nė Evropė, z. Kujtim Aligega, duke shpalosur arsyet pėr kandidimin e tij, theksoi se ka vendosur qė shqiptarėve tė diasporės nga Evropa t’iu ofrojė njė platformė e cila do tė lehtėsojė qarkullimin e tyre tė lirė, do tė hap mundėsi pėr investimin e tyre kėtu nė Maqedoni dhe kthimin sa mė tė shpejtė tė tyre nė vendlindje. “Kandidimin tim nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, unė e shoh nga kėndi i mundėsisė qė diaspora jonė tė mos mbetet nė tė ardhmen vetėm burim devizash qė do mbajė gjallė denarin e Maqedonisė, por edhe pjesmarrės nė drejtimin e kėtij shteti. Pranova tė jem kandidat pėr deputet i DR-sė sepse nė kėtė parti e njoha forcėn politike qė e ka kuptuar se nuk mund tė jesh i barabartė me atė qė e mban dorėn nė xhepin tėnd e nxjerr nga aty sa tė dojė dhe nuk ta kthen atė kurrė. Kemi vullnet tė paluhatshėm politik qė definitivisht tė fitojmė hisen tonė nė kėtė vend” tha Aligega para tė pranishmive.
    Kryetari i DR-sė, z. Imer Selmani, nė fjalėn e tij theksoi nevojėn qė shqiptarėt nė kėto zgjedhje tė parakohshme tė pėrcaktohen pėr njė tė ardhme ndryshe nga e kaluara, pėr njė tė ardhme e cila ata do t’i bėjė shtetndėrtues dhe hisetarė tė vėrtetė tė shtetit. “Qė nga themelimi i partisė sonė, ne asnjėherė nuk kemi thėnė se tė tjerėt janė tė kėqij, se tė tjerėt nuk kanė tė drejtė t’u besojnė koncepteve tė tyre politike, se nuk kanė legjitimitet tė konkurojnė nė garėn politike, por kemi thėnė dhe themi se ne jemi mė tė mirėt, sepse veprimin tonė politik e mbėshtesim nė idenė se mund tė veprojmė ndryshe, se ia kemi borxh popullit tonė tė bėjmė politike tė pėrgegjshme dhe fitimprurėse pėr popullin tonė. Ne jemi tė vetėdijshėm se kjo rrugė ėshtė e gjatė dhe e mundimshme, mirėpo ne jemi tė kėmbėngulur tė arrijmė kėtė cak, andaj do tė pranojmė vetėm njė fillim dhe njė fund qė do tė bartin njė emėrues tė pėrbashkėt – suksesin! Suksesin tonė i cili do tė jetė sukses i popullit tonė!” ka thėnė Selmani.
    DR DO TĖ MBĖSHTET KANDIDATIN E KSHAI PĖR DEPUTET NGA DIASPORA NĖ AMERIKĖ
    Demokracia e Re do tė mbėshtet kandidatin e diasporės pėr deputet nga Amerika tė cilin do ta propozojė Kėshilli Shqiptaro-Amerikan nga Illinoisi. Nė kėtė drejtim, DR-ja ka shprehur gatishmėrinė qė kandidati tė paraqitet edhe nėn emblemėn e DR-sė nė kėto zgjedhje.
    Demokracia e Re: PDSH shpif
    Demokracia e Re ėshtė e vetėdijshme se Partia Demokratike Shqiptare, nė mungesė tė ndonjė oferte konkrete apo ideje nė interes tė elektoratit shqiptar, ėshtė nė gjendje tė pėrdor tė gjitha metodat mė tė ulta pėr tė njollosur dhe dėmtuar Demokracinė e Re.
    Demokracia e Re reagon ashpėr ndaj spekulimeve tė publikuara kohėve tė fundit nė disa mediume tė afėrta me PDSH-nė pėr gjoja largime tė funksionarėve lokal nga DR-ja.
    Nė shtojcė tė kėtij reagimi do tė gjeni demante tė Kėshilltarit tė DR-sė nė Komunėn e Petrovecit, z. Elmi Qerimi dhe tė Kryetarit tė Kėshillit Vendor tė DR-sė nė f. Orllancė tė Komunės sė Haraēinės, z. Sejfulla Bekteshi.
    Njėkohėsisht, informojmė opinionin publik se ish-Kryetari i Kėshillit Komunal tė DR-sė nė Strugė, z. Hyjnor Kica nuk ėshtė larguar nga DR-ja dhe vazhdon tė kryejė funksionin e anėtarit tė Kuvendit tė Kėshillit Komunal tė DR-sė nė Strugė dhe kėshilltarit nė Komunėn e Strugės nga rradhėt e DR-sė.
    Kėto veprime tė PDSH-sė janė asgjė tjetėr pėrveē se demonstrim i hapur i panikut qė mbizotėron nė PDSH, sepse edhe vet janė tė vetėdijshėm se pas 5 Qershorit do tė shkojnė nė histori.
    *Shqipmedia do tė botojė tė plota, pa ndėrhyrje komunikatat dhe konferencat pėr shtyp tė partive politike.


    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Takohen Ahmeti e Thaēi, ndėrmjetėsojnė ambasadorėt

    Shkup 3 maj - Krerėt e dy partive mė tė mėdha shqiptare nė Maqedoni, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) do tė takohen ndėrmjet vete.

    Njoftimi zyrtar pėr mbajtjen e kėtij takimi ėshtė dhėnė nga vetė Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup.

    Sipas informacionit zyrtar, takimi ėshtė caktuar tė mbahet tė mėrkurėn (nesėr) nė orėn 12 nė Hotel Stone Bridge.

    Por nė kėtė takim tė rrallė ndėrmjet Ali Ahmetit dhe Menduh Thaēit, nuk do tė jenė prezent vetėm kėta liderė.

    Aty tė pranishėm, pėrveē Ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė, Arben Ēejkut, do tė jenė edhe Ambasadorėt e fuqishėm perėndimorė.

    Sipas njoftimit tė Ambasadės shqiptare nė Maqedoni, nė takimin Ahmeti-Thaēi do tė jenė tė pranishėm edhe Ambasadori i SHBA-sė, Shkėlqesisė sė Tij Philip T.Reeker, dhe Ambasadori i BE-sė, Shkėlqesisė sė Tij, Peter Sorensen.

    Ky takim mbahet pikėrisht vetėm disa ditė para se nė Maqedoni tė nis fushata pėr zgjedhjet parlamentare tė qershorit.

    Aktualisht situata politike nė kėtė shtete ėshtė mjaft e tensionuar, me theks tė veēantė nė taborin shqiptar, sidomos tek dy partitė rivale BDI e PDSH.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    BDI publikon listat e kandidateve per deputete me te cilet do te garon ne zgjedhje

    Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi dhe Tahir Hani nuk do tė jenė kandidatė pėr deputetė nė Listat e BDI-sė. Kjo u vendos nė mbledhjen e sotme tė kėshillit tė pėrgjithshėm tė kėsaj partie. Edhe pse nė mbledhjen e mbrėmshme tė Kryesisė Qendrore ishte vendosur paraprakisht qė Xhevat Ademi tė mos ishte kandidatė pėr deputet, ai iu rikthye listės pas tėrheqjes nė momentin e fundit nga zv/kryeministri Abdylaqim Ademi. Kėshilli i pėrgjithshėm i BDI-sė nė mbledhjen e sotme miratoi listat e deputetėve. Nė njėsinė e parė zgjedhore bartės i listės do tė jetė kryetari aktual i Komunės sė Ēairit Izet Mexhiti, e dyta Suzana Saliu dhe i treti kryetari i Lidhjes Demokratike tė Boshnjakėve Rafet Muminoviq. Nė njėsinė e dytė zgjedhore bartėse e listės do tė jetė Ermira Mehmeti Devaja, i dyti Rexhail Ismaili nga Sllupēani, i treti deputeti i deritashėm Hajrulla Misni, i katėrti drejtuesi i lėvizjes Zgjohu Artan Grubi ndėrsa i pesti Safet Neziri. Ministri i shėndetėsisė Bujar Osmani si bartės i listės do tė garojė nė njėsinė e tretė zgjedhore. Bartės i listės nė njėsinė e pestė zgjedhore do tė jetė Arben Llabunishti, e dyta nė listė pėr deputet nė njėsinė e pestė zgjedhore ėshtė caktuar Vjollca Memedi, i treti Nedim Ramizi dhe i katėrti Amet Axhiu. Ndryshime pati edhe nė listėn e njėsisė sė gjashtė zgjedhore. Nė kėtė njėsi zgjedhore bartės i listės do tė jetė lideri i BDI-sė Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti nė listė ėshtė Talat Xhaferi, i katėrti Behixhudin Shehapi, i pesti Xhevat Ademi, pastaj Dėshira Imeri, Irfan Deari, i teti nė listė ėshtė ministri i mjedisit Nexhati Jakupi, Hajrie Misini, Hisen Xhemaili dhe Mehmet Selmani. BDI gjithashtu ka caktuar edhe deputetin e diasporės, juristin Ismail Beluli nga Gostivari qė jeton dhe vepron nė Zvicėr. Sa i pėrket partive tjera deri mė tani vetėm PDSH-ja ka bėrė tė ditur se listėn e kandidatėve do ta prezantoj nesėr ndėrsa nga DR-ja dhe RDK-ja si duket do tė presin afatin e fundit pėr publikimin e listave qė skadon mė 5 maj nė mesnatė. Mė 13 maj KSHZ do tė organizojė hedhjen e shortit pėr konfirmim e listės tė vetme tė kandidatėve pėr zgjedhjen e deputetėve nė Kuvendin e Republikės tė Maqedonisė.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaēi dhe Ahmeti nėnshkruajtėn marrėveshje pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike


    Shkup – Lideri i BDI-sė Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-sė, Menduh Thaēi sot nė praninė e ambasadorėve tė SHBA-sė, Filip Riker, tė BE-sė Piter Sorensen dhe tė Republikės sė Shqipėrisė Arben Ēejku nėnshkruan Marrėveshje tė pėrbashkėt pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike qė do tė mbahen mė 5 qershor.
    Me marrėveshjen e nėnshkruar, dy partitė politike angazhohen pėr njė proces zgjedhor tė lirė tė drejtė dhe tė ndershėm me tė cilin garantohet vullneti politik i qytetarėve, tė evitohen gjuha e urrejtjes, fyerjet provokimet dhe aktet e tjera qė prodhojnė tensione dhe konfrontime.
    Me kėtė marrėveshje gjithashtu parashihet qė partitė politike t’i pranojnė rezultatet e zgjedhjeve i cili do tė dalė nga njė proces i lirė dhe demokratik.
    “Imazhi i njė kombi i njė subjekti politik varet nga mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. Unė kam dashur qė ne tė kontribuojmė nė rritjen e imazhit tė popullit dhe shtetit tonė, pasi qė vetėm zgjedhjet e lira janė vlera”, ka deklaruar lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti.
    Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, deklaroi se ky ėshtė njė hap mjaft i rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor dhe ėshtė zotuar se partia e tij do tė bėjė ēmos qė zgjedhjet tė kalojnė nė atmosferė tė lirė dhe demokratike.
    “Padyshim se pėrgjegjėsia e takon qeverisė por tė njėjtėn kohė edhe opozita ka pėrgjegjėsinė e saj qė tė japė kontribut pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike. Unė si kryetar i PDSH-sė marr pėr obligim dhe pėr pėrgjegjėsi qė sė bashku me partinė qė kėta shkronja tė bėhen tė gjalla nė njerėz. Ėshtė tepėr me rėndėsi qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe demokratike. Ne si shqiptarė duhet tė dėshmojmė qė jemi tė gatshėm tė bėhemi pjesė e strukturave euroatlantike”, ka deklaruar Thaēi.
    PDSH: Marrėveshje e pėrbashkėt pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike
    Partia Demokratike Shqiptare e njofton opinionin publik se tė mėrkurėn me datė 04.04.2011 nė ora 12.00h, nė Hotel Stone Bridge nė prani tė Ambasadorit tė SHBA-sė, z. Philip T. Reeker, Ambasadorit tė BE-sė, z. Piter Sorensen dhe Ambasadorit tė Shqipėrisė z. Arben Ēejku, u zhvillua takim mes Kryetarit tė PDSH-sė z. Menduh Thaēi dhe Kryetarit tė BDI-se z. Ali Ahmeti.
    Nė kėtė takim u nėnshkrua Marrėveshje e Pėrbashkėt pėr angazhim tė tė dy partive pėr njė proces zgjedhorė tė lirė tė drejtė dhe tė ndershėm. Kryetarėt e tė dy partive u pajtuan qė t’i shmangen gjuhės sė urrejtjes, fyerjeve provokimeve dhe akteve tė tjera qė prodhojnė tensione dhe dhunė.
    Partisė Demokratike Shqiptare gjithnjė ka preferuar demokracinė, lirinė e shprehjes dhe sjelljen e mirėfilltė demokratike. Ky takim edhe njėherė pranon kėtė orientim tė PDSH-sė.
    Menjiherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaēi pranoi thirrje telefonike nga Kryeministri i Shqipėrisė z. Sali Berisha, i cili e pėrgėzoi pėr marrėveshjen e arritur.
    Kjo dėshmon qė PDSH si faktorė politik ėshtė e pėrcaktuar pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #49
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ēka i takon sunduesit, nuk i bie nė hise vasalit


    Nga Kim Mehmeti
    Nė hapėsirat shqiptare kryesisht dominojnė dy grupe politikanėsh: ata tė paktėt qė e kanė kuptuar se, po dite ta pėrdorėsh, politika ėshtė shėrbėtore e mirė dhe grupi i dytė, qė ėshtė dukshėm mė i madh, e tė cilėt nuk e kanė kuptuar se po tė hyri nė gjak, politika tė verbėron e tė bėnė shėrbėtor tė dėgjueshėm tė saj. Pėrpos kėtyre, ka edhe njė grup politikanėsh, qė janė mė tė rrezikshėm se gjithė tė tjerėt: ata qė i janė rikthyer grazhdit tė pushtetit, pasi njėherė e kanė humbur atė, e tė cilėt ngjajnė nė narkomanė qė rishtas u janė kthyer narkotikėve, narkomanė tė cilėve sa mė shumė u shpjegon pėr dėmin qė ia bėjnė vetvetes dhe familjes qė i takojnė, ata aq mė besnik i bėhen drogės. Sa i pėrket kallaballėkut tė politikanėve shqiptarė tė Maqedonisė, pjesa mė e madhe e tyre e kanė shijuar begatinė e sofrės sė pushtetit, andaj kot e ke t’u flasėsh pėr koncepte e programe politike, ngaqė kanė vetėm njė synim: tė shijojnė edhe njėherė privilegjet e humbura. Me ēka, shqiptarėt e kėtushėm erdhėn nė pozitė qė partitė e tyre tė ngjajnė nė hotel, ku nuk dihet kush hyn e kush del, por saktėsisht dihet se kush pėrfiton nga bujtina ku bėjnė gjumė shpresat e kėsaj popullate, shpresat se njė ditė do jenė tė pėrfaqėsuar nga politikanė qė nuk janė fukarenj as materialisht, as mendėrisht.
    Kur bėhet fjalė pėr partitė e shqiptarėve tė Maqedonisė, sa herė qė shpallen zgjedhjet parlamentare, ato u drejtohen votuesve shqiptarė, por duke e ditur se fati i tyre i mėtejmė do varet nga partia maqedonase qė do i fitojė zgjedhjet. Kėshtu qė del se edhe kur votojnė pėr partitė e tyre, shqiptarėt e kėtushėm, nė mėnyrė indirekte, mbėshtesin ndonjė koncept politik maqedonas. Siē ndodhi gjatė tre viteve tė fundit me BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila e pėrkrahur masovikisht nga shqiptarėt e kėtushėm nė tė gjitha zgjedhjet parlamentare tė paskonfliktit tė vitit 2001, u bė shėrbėtore e VMRO-DPMNE-sė. Me ēka filloi tė ecė pjesėn e rrugės sė zhbėrjes sė saj dhe mbase, nga njė lėvizje gjithėpopullore, do pėrfundojė nė njė parti me njė autobus pėrkrahėsish. Dhe kjo do i ndodhė ngaqė kryesuesit e BDI-sė, qė u rikthyen nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė pas dy viteve tė kaluara nė opozitė, ishin molisur nga etja pėr tė pirė lėngun e lezetshėm qė ta ofron sunduesi pėr tė qenė vasal i dėgjueshėm i tij. Pra, kjo u ndodhi nga shkaku se aq ishin verbėruan nga privilegjet dhe pėrfitimet personale, sa nuk e panė se besimi qė morėn nga populli, bartte nė vetvete dėshirėn kolektive tė shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė pasur njė parti mė ndryshe se ato tė mėparshmet dhe njė pėrfaqėsim mė dinjitoz nėpėr institucionet mė tė larta tė shtetit.
    Por, mbase shqiptarėt e Maqedonisė ende sillen rreth boshtit tė pamundėsisė sė tyre ta kuptojnė se nuk u mungojnė parti politike, por vullnet dhe gatishmėri pėr ta ndėrtuar “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Si dhe vullnet dhe gatishmėri t’i detyrojnė partitė e tyre tė mos jenė tė varura vetėm nga vullneti politik maqedonas, por edhe nga ai i popullit qė i voton. Dhe duke qenė shqiptarėt e kėtushėm tė uritur pėr parti, e jo pėr politika qė do jenė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e Maqedonisė, edhe BDI-ja e tyre u bė si tė gjitha simotrat e saja tė mėparshme, e mbase edhe pak mė e keqe se ato. Me ēka shqiptarėt e kėtushėm, pas konfliktit tė 2001, u bėnė mė tė begatė edhe me njė parti, por mbetėn njėsoj tė varfėr sa u pėrket politikave qė do ēonin pėrpara aspiratat kolektive tė kėtij populli. Pra, u begatuan edhe me njė garniturė kryesuesish partiak, qė u treguan aq servil ndaj palės qeverisėse maqedonase, sa ua tejkaluan edhe komunistėve tė dikurshėm shqiptarė, tė cilėt e kalonin jetėn tė pėrkulur pėrpara komiteteve qendrore. Apo thėnė ndryshe, shqiptarėve tė kėtushėm u ndodhi e papritura: tė dėshtojnė politikisht atėherė kur kishin besuar se nuk mund tė dėshtonin ata qė simbolizonin guximin dhe trimėrinė e tyre.
    Nėse ėshtė i saktė konstatimi se BDI-ja e tre viteve tė fundit nė qeverinė e Gruevskit, do mbetet simbol i servilizmit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, atėherė imponohet pyetja si ishte e mundur qė kjo t’i ndodhte partisė sė dalė nga lufta e 2001. Njėsoj siē imponohet pyetja se me ēka ia doli Gruevski qė t’i ēojė kryesuesit e BDI-sė t’i harronin interesat e popullit qė i votoi, e tė silleshin si aktivist shqiptarė tė VMRO-DPMNE-sė. Por, mbase kėto pyetje do mbeten pa pėrgjigje edhe gjatė kohė. Dhe ai qė do u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve, do meritojė t’i ndėrtohet pėrmendore nė qendėr tė Shkupit, aty pranė dhjetėra tė tjerave qė i ka ngritur Gruevski, e tė cilat nėse hiēgjė tjetėr, pėrgjithmonė do shėnojnė dėshtimet politike tė Ali Ahmetit. Por, nėse pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve do mbeten tani pėr tani enigmatike, ka diēka qė e zbėrthen mendėsinė vasale dhe tė tė nėnshtruarit, e mbi tė cilėn mbėshteten kryesuesit e BDI-sė. Kjo mendėsi zbėrthehet edhe nėpėrmjet deklaratave tė tanishme parazgjedhore tė Ali Ahmetit, se partia e tij do e respektojė vullnetin politik shumicė tė popullit maqedonas dhe se do hyjė nė koalicion qeverisės me cilėndo parti maqedonase qė do t’i fitojė zgjedhjet parlamentare. Me ēka ai tėrthorazi e shpalos betimin e dhėnė Gruevskit pėr besnikėri tė pėrhershme, por njėkohėsisht, e lė tė hapur derėn pėr koalicion qeveritar edhe me LSDM-nė e tanishme opozitare, nėse ajo do t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjė qė gjithashtu tregon se Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar se jo ēdo vullnet politik i maqedonasve ėshtė i pranueshėm pėr shqiptarėt e kėtushėm, se legjitimiteti i marrė nga populli nuk mund tė pėrdoret qė t’i shėrbesh vullnetit politik antishqiptar maqedonas, siē ėshtė ai qė e voton Gruevskin. Pra, bėhet fjalė pėr mendėsi politike qė nuk e ka tė qartė atė qė duhet ta dijė ēdo fillestar me ambicie politike: se nėse vullneti politik i njė populli ėshtė destruktiv – siē ishte pėr shembull vullneti popullor serb qė mbėshteste Millosheviēin, nėse ai vullnet ushqehet me urrejtjen ndaj popullit tėnd, atėherė jo qė atė nuk duhet ta mbėshtesėsh, por atė vullnet politik duhet ta luftosh me tė gjitha mjetet.
    Duke e kuptuar legjitimitetin e marrė nga populli si mundėsi tė bėsh koalicione qeverisėse me cilėndo parti maqedonase, Ali Ahmeti bėri atė qė nuk e prisnin shqiptarėt e kėtushėm: iu bė krah vullnetit politik antishqiptar maqedonas tė pėrfaqėsuar nga VMRO-ja e Gruevskit. Me ēka edhe e bėri vullnetin politik shqiptar mbulesė pėr politikėn antiperėndimore e antishqiptare tė Gruevskit. Dhe me ēka BDI-ja qė tani mund tė shpallet si njė orvatje e kotė e shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė pasur njė parti ndryshe nga ato tė mėparshmet dhe parti tė mirėfilltė politike.
    Mbase edhe vetė Ali Ahmeti e ka kuptuar se partia e tij mbeti njė mundėsi mė kot e harxhuar e shqiptarėve tė Maqedonisė, parti e cila nga dita nė ditė e humb besimin e shqiptarėve tė kėtushėm, andaj kohėve tė fundit iu pėrkushtua misionit shumė fisnik, qė rreth BDI-sė vet t’i grumbullojė partitė e vogla tė torbeshėve dhe boshnjakėve. Apo, u mundua qė tė realizonte “bashkim – vėllazėrimin” demokratik, duke besuar se kėshtu BDI-nė do e bėnte tė fortė sa LSDM-ja e VMRO-DPMNE-ja maqedonase, qė marrin edhe votat e etniteteve jomaqedonase. Me ēka ai dėshmoi sa nuk e njeh realitetin politik nė Maqedoni dhe se nuk e dinė se jo ēdokush mund tė ketė atė qė i takon vetėm sunduesit: vasalėt e vet. Apo, nuk e ka kuptuar se i dobėti kurrė nuk bėhet vasal i vasalit.
    Si do qė tė jetė, sa u pėrket zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, ende pa dalė tė votojnė, shqiptarėt e kėtushėm duhet tė pajtohen me humbjen e dy vendeve parlamentare. Edhe atė vetėm shkaku se Ali Ahmetit pranoi qė barazimi i numrit tė votuesve mes njėsive zgjedhore ku banojnė shqiptarėt, tė bėhet ashtu qė vendbanimet e “torbeshėve” nga njėsia zgjedhore numėr gjashtė, tė kalonin nė njėsinė zgjedhore numėr pesė. Me ēka Ali Ahmeti deshi tė realizonte misionin kombėtar qė sadopak t’i shqiptarizonte boshnjakėt e torbeshėt, por duke harruar ėndrrėn e shqiptarėve tė kėtushėm pėr “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Gjė qė tė ēon tė besosh se nėse BDI-ja nė kėto zgjedhje parlamentare do fitojė mė shumė se dhjetė deputetė, kjo do ishte fitore e madhe e kėsaj partie dhe dėshtim edhe mė i madh i shqiptarėve tė kėtushėm. Edhe atė shkaku se duke mbėshtetur BDI-nė, shqiptarėt e kėtushėm do i japin legjitimitet njė partie qė haptazi pranon se e mbėshtet cilindo vullnet politik tė popullit maqedonas, pėrfshi edhe atė qė qėndron pas antishqiptarisė sė Gruevskit. Pra, do i japin legjitimitet njė BDI-je qė pohon se do i gjunjėzohet cilitdo vullneti politik shumicė tė popullit maqedonas, njė BDI-je qė nuk e sheh se duke iu gjunjėzuar vullnetit politik qė solli nė pushtet Gruevskin, ia vuri gjunjėt nė fyt vullnetit politik shqiptar.

    Shqipmedia
    Sui generis

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH shpalli listat e deputetėve tė mundshėm


    Partia Demokratike Shqiptare, nė Konventėn e sontme partiake nė Tetovė publikoi listėn e kandidatėve pėr deputetė, tė cilėt do tė garojnė nė zgjedhjet e 5 qershorit. Kėsisoj bartės i listės nė Njėsinė parė zgjedhore tė PDSH-sė do tė jetė Bekim Fazliu, pas tij renditet Azem Sadiku, ndėrsa e treta Hava Ademi. Njėsinė e dytė do ta kryesojė Orhan Ibrahimi, i dyti radhitet Eset Rama dhe Vlera Ejupi. Bartės i listės sė kandidatėve pėr deputetė tė PDSH-sė nė Njėsinė e tretė do tė jetė Iljaz Memeti ndėrsa nė Njėsinė e pestė zgjedhore 5 i pari nė listė ėshtė Ziadin Sela, pas tij vije Ibrahim Qoku dhe Sebahate Ajroska.
    Listėn e PDSH-sė nė Njėsinė e gjashtė zgjedhore do ta kryesojė vet lideri i partisė, Menduh Thaēi, i dyti nė kėtė njėsi zgjedhore do tė jetė kryetari i Kuvendit Qendror tė PDSH-sė Arbėr Xhaferi, e treta Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi, Arifikmet Xhemaili, Sheval Memishi, Laura Beqiri dhe Agron Zeqiri.
    Gjatė promovimit tė kandidatėve, Thaēi u bėri thirrje tė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė ta mbėshtesin opsionin e PDSH-sė, qė siē tha ai, tė dilet njėherė e pėrgjithmonė nga gjendja e mjerueshme qė po kalojnė shqiptarėt nė vend.
    Ndryshe, PDSH nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare garon me moton “Hajdeni me ne”.

    Shqipmedia
    Sui generis

  11. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI-ja e dorėzoi nė KSHZ listėn e kandidatėve pėr deputetė


    Shefi i Shtabit zgjedhor i BDI-sė Abdilaqim Ademi sot deri te Komisioni Shtetėror Zgjedhor i dorėzoi listat partiake me kandidatė pėr deputetė pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    Bartės i listės sė kandidatėve nė njėsinė e parė zgjedhore ėshtė Izet Mexhiti, nė tė dytėn Ermira Memeti, nė tė tretėn Bujar Osmani, nė tė pestėn Arben Llabėnishti, ndėrsa nė tė gjashtėn lideri i partisė Ali Ahmeti.
    “BDI-ja nė kėto zgjedhje del me platformė bashkuaese, e jo me platformė e cila ndan, me platformė e cila faktorizon, ndėrsa nuk majorizon. Jemi tė bindur se kandidatėt e tonė janė reflektim i kėtij pėrcaktimi e cila padyshim e prek ēdo shqiptar nė Maqedoni sot”, deklaroi pas dėrgimit tė listave Ermira Mehmeti nga BDI-ja.
    Pėr kėtė arsye, siē shtoi, nė kėto zgjedhje BDI-ja me moton “sė bashku mė tė fuqishėm, sė bashku mė tė guximshėm, sė bashku jemi mė tė suksesshėm dhe sė bashku hapėrojmė drejt qėllimit”.
    “Deri sa rivalėt e tanė veēmė u prononcuan se janė tė organizuar kundėr BDI-sė, ne duam t’i njoftojmė tė gjithė se jemi pėr shqiptarėt. Asnjėherė as qė kemi qenė, e as qė jemi tė organizuar kundėr kujtdo qoftė. Pėr kėtė arsye u bėjmė thirrje shqiptarėve qė nė kėto zgjedhje tė votojnė pėr, e jo kundėr”, tha Mehmeti.
    Ajo shtoi se do tė punojnė nė mėnyrė ekipore dhe me pėrkushtim drejt qėllimit tė tyre tė pėrbashkėt, ndėrsa ajo ėshtė bashkim i votave drejt njė ideje dhe drejt njė opsioni veēmė tė dėshmuar.

    Shqipmedia
    Sui generis

  12. #52
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tronditje nė DR, largime masive tė anėtarėve


    Sekretari pėr marrėdhėnie me jashtė nė Demokracinė e Re, Sulejman Rushiti, bashkė me kryesinė e Kėshillit Komunal dhe Kėshillave Vendore tė DR-sė nė Gostivar dhe rrethinė, edhe zyrtarisht kanė bėrė publike largimin nga radhėt e kėsaj partie. Shkak ėshtė bėrė, sipas tyre, mospėrfillja dhe respektimi i principeve si dhe normave demokratike nė vendimmarrjen e kėsaj partie, transmeton Koha.
    “Me keqardhje ju njoftojmė pėr vendimin pėr largim nga Demokracia e Re. Vendimin pėr braktisje e kam marrė pėr motive, tė cilat i kam thėnė edhe nė Kėshillin Qendror tė partisė, respektivisht pėr shkak tė paraqitjes sė simptomave tė mungesės sė respektimit tė principeve dhe normave demokratike. Kam dhėnė dorėheqje, pėr shkak se nuk mund tė punojė dhe tė jap kontribut pėr diēka tė cilėn nuk e besoj”, theksoi nė konferencėn pėr shtyp, ish-deputeti i kėsaj partie, Sulejman Rushiti, i cili me kėtė rast u shpreh se largimi nga DR nuk ka tė bėjė pėr arsye personale. Nė zgjedhjet e 5 qershorit, nė Njėsinė zgjedhore numėr gjashtė, kjo parti do tė garojė pa asnjė kandidatė nga Gostivari dhe rrethina. Krahas dorėheqjes sė strukturave partiake, dorėheqje kanė dhėnė edhe dy kandidatėt tjerė pėr deputetė tė propozuar nga Kėshilli Komunal i DR-sė sė Gostivarit. Qė tė dy kandidatėt e tjerė, tanimė kanė deponuar kėrkesėn pėr dorėheqje edhe nė Komisionin Qendror Zgjedhor. Rushiti ka pohuar se nė zgjedhjet e 5 qershorit, do tė mbetet i paanshėm dhe se mbėshtetėsit e tij nuk do t’i orientojė nė asnjė mėnyrė se pėr cilėn parti tė votojnė. Aktualisht, ai ka thėnė se nuk mendon tė angazhohet nė ndonjė parti tjetėr ekzistuese, edhe pse ofertat tanimė eksitojnė. Po ashtu, Rushiti ka pėrjashtuar mundėsinė e formimit tė ndonjė subjekti tė ri politik nga ana e tij, duke pėrsėritur qėndrimin se e nevojshme mbetet demokratizimi i partive politike shqiptare ekzistuese. Sipas tij, pėr aq kohė sa partitė politike shqiptare udhėhiqen nga qarqe vicioze, ashtu siē ka ndodhur pėr gjatė dy dekadave tė fundit, nuk mund tė pritet ndryshim i gjendjes sė popullatės shqiptare, tė cilėn ai e quajti gjendje tė mjerueshme. Angazhimin nė shoqėrinė civile e ka lėnė si mundėsi tė hapur pėr tė kontribuar, siē tha ai, nė avancimin, demokratizimin dhe ndryshim e statusit tė shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni. Pushimi i aktiviteteve tė strukturave partiake tė Demokracisė sė Re nė Gostivar, ėshtė shėnuar edhe me mbylljen simbolike tė dyerve tė zyrave tė DR-sė nė Gostivar. Ndryshe, ditė mė parė, partinė e Selmanit e braktisėn edhe anėtarėt e Kėshillit Vendor tė Dizhonit nė Shkup, anėtarė tė Nėndegės sė Orllancės dhe anėtarė nė qytete tjera.
    Nėnkryetari i DR-sė nė Ēair bashkė me 17 anėtar kalon nė BDI, poashtu edhe Abedin Zymberi dhe Flora Kadriu ndjehen tė tradhtuar nga partia por pėr momentin do vazhdojnė tė qėndrojnė nė parti.
    Reagon Demokracia e Re
    Jo vetėm DR-ja, por asnjė parti nuk ėshtė e mirė pėr ata qė me politikė merren pėr tė realizuar ambicjet e tyre personale. Ne si Demokraci e Re, e besoj qė kėshtu duhet tė veprojė ēdo parti, nuk mundemi qė interesat personale tė anėtarėve tanė t’i ngrejmė mbi ato tė votuesve nga tė cilėt kėrkojmė tė na japin votėn. Andaj, mendoj dhe besoj se pėr njė parti serioze, pakėnaqėsitė individuale nuk janė mė tė rėndėsishme sa pakėnaqėsitė kolektive.
    Ne si parti angazhohemi tė shtojmė tė mirėn e popullit qė i drejtohemi tė na besojė tė jemi nė krye tė kolonės. Kuptohet, partitė pėrbėhen nga individėt, nga personalitete tė forta, por nga individė e personalitete qė janė tė ēliruar nga egoizmi vetjak, qė janė shpėrlarė nga ndjenja se me ata fillon e pėrfundon gjithēka.
    Shumė individėve, pėrfshi edhe ata qė sot shfaqin pakėnaqėsi ndaj DR-sė, kjo parti u ka dhėnė mė shumė se qė ata kanė investuar pėr tė. Mos harroni, nė politikė ka parti tė pėrjetshme, e jo pėrfaqėsues apo aktivistė partiakė tė pėrjetshėm.
    Ne nė DR nuk duam tė ndėrtojmė strehimore ku pėrjetėsisht dikush do tė ndjehet i pazėvendėsueshėm, besoj se kanė kaluar kohėt e politikanėve, deputetėve, ministrave dhe aktivistėve tė pėrjetshėm partiakė.
    Ne duam parti ku do tė qarkullojnė ide e njerėz, parti me shanse tė barabarta pėr tė gjithė, parti ku nuk do tė ketė tė privilegjuar dhe anėtarė qė do jenė nė shėrbim tė strukturave mė tė larta partiake. Kush nuk e ka kuptuar kėtė, ai me siguri ėshtė politikan qė vepron sot, por sipas ideologjisė tė sė djeshmes.
    Unė personalisht edhe nuk i ēmoj sė tepėrmi ata qė tė mirėn e tyre e barazojnė me tė mirėn e njė grupi politik apo njė kolektiviteti. Nuk ėshtė e ndershme e as politikisht oportune qė njė parti pėr dikė tė bėhet e keqe nė ēastin kur humbin mundėsinė pėr tė pėrfituar diēka politikisht. Tė gjithė atyre qė thonė kėtė apo atė pėr DR-nė, do u shtroja vetėm njė pyetje: ku ishin gjatė kėtyre viteve pėrderisa merrnin paga si deputet? Si u bė qė pėr disa ditė ta kuptojnė se DR-ja na qenka e tillė apo e kėtillė? A do tė thotė kjo se parti e mirė pėr ata ėshtė vetėm ajo qė u siguron ndonjė ulėse tė butė nėpėr institucionet e shtetit? Nėse njė parti ata e vlerėsojnė vetėm sipas asaj sa tė mira ajo u sjell atyre, unė u them se DR-ja kurrė nuk do bėhet parti qė interesin individual do ta ngrejė mbi atė tė popullit qė pretendon ta pėrfaqėsojė.
    Unė ndaj kolegėve tė mi qė duan tė ndahen nga ne, nuk dua tė them asnjė fjalė tė keqe, ngaqė njė pjesė tė udhės politike e kemi ecur bashkė. Nuk u takoj atyre qė shpejtė tė bėhen miq, e poashtu shpejtė tė bėhen edhe armiq. Unė edhe nuk dua tė jem kryesues i njė partie qė anėtarėsinė e lidh me interesa tė ngushta individuale.
    Pėr DR-nė ka njė qėllim mė tė lartė se ai qė ka tė bėjė me ambiciet tona individuale, e ai interes ėshtė interesi i popullit shqiptar nė Maqedoni. Kush nuk e ka kuptuar kėtė, me siguri qė do tė jetė dhe ėshtė i pakėnaqur me DR-nė.
    Partinė tonė e pėrbėjnė individė. Individė qė veprojnė individualisht, mirėpo gjithnjė duke u angazhuar dhe duke menduar pėr tė mirėn kolektive!

    *Shqipmedia do tė botojė tė plota, pa ndėrhyrje komunikatat dhe konferencat pėr shtyp tė partive politike.

    Shqipmedia
    Sui generis

  13. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sondazhi nė Facebook, edhe pas 1 jave PDSH e para


    Ashtu siē ishte para njė jave njė pėrparsi e lehtė e PDSH-sė nė kėtė sondazh tė rrejtit social Facebook, nuk ka ndryshuar gjė: PDSH vazhdon tė kryesojė kėtė sondazh edhe pas 1 jave, kėsaj radhe edhe me mė shumė vota tė cilat vijnė nga tė gjithė shqiptarėt tė cilėt janė tė kyēur nė Facebook.
    Nė kėtė sondazh e dyta rendite BDI qė pas njė jave ka rėnė dukshėm nė votbesimin qė shqiptarėt e deklarojnė nė kėtė rrjet social. Njė ritje mė tė madhe ka edhe RDK-ja e Rufi Osmanit pas saj vjen Demokracia e Re. Edhe pse nuk ėshtė diēka vendimtare, por njė gjė e tillė tregon deri diku disponimin aktual tė shqiptarėve qė duket se ka ndryshuar nė mėnyrė drastike.
    Sondazhi nė Facebook:
    1.PDSH – 3.694 vota
    2.BDI – 3.530
    3.RDK – 747
    4.DR – 456
    Linku: http://www.facebook.com/home.php?sk=...0387&qa_ref=qd

    Shqipmedia
    Sui generis

  14. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mehmeti: Tė mos pėrēahet vota shqiptare


    Kumanovė – Kėto tre vite ishin njė mandat shumė sfidues, i komplikuar me shumė telashe tė pėrditshme, por forca jonė, guximi e qėndresa jonė, si dhe durimi, pėrherė vinte duke u forcuar, sepse ne kishim aleancė, kishim raporte shumė tė sinqerta, raporte tė fjalės dhe besės me secilin prej jush. Kėshtu ka deklaruar sot bartėsja e listės sė kandidatėve pėr deputet tė BDI nė njėsinė zgjedhore numėr 2, Ermira Mehmeti – Devaja, gjatė hapjes sė Shtabit zgjedhor nė Likovė pėr Kumanovė dhe Likovė, transmeton Koha. Ajo mė tej ka shtuar se kjo ėshtė arma mė e fuqishme nė ēdo betejė politike. “Dhe pėr ne ėshtė shumė e veēantė dhe shumė e rėndėsishme se kjo armė e fuqishme nė betejė politike rrėnjėn e vetė, bazat e veta, historinė e vet dhe trashėgiminė e vet e ka hiē mė pak, por drejtpėrsėdrejti nė lavdinė , historinė, krenarinė dhe dinjitetin e vitit 2001 , pra nė celulat e para tė UĒK tė cilat pastaj gradualisht u transformuan nė lėvizje politike qė sot ėshtė BDI“, tha bartėsja e listės sė kandidatėve pėr
    Mehmeti-Devaja mė tej tha se nė kėto zgjedhje ka njė rrezik shumė tė madh dhe real qė vota shqiptare do tė copėtohet dhe do tė paralizohet. “Ka mė tepėr subjekte qė konkurrojnė nė kėtė garė zgjedhore. Ju lus secilin prej jush qė ta pėrcillni kėtė mesazh qė nė kėto zgjedhje duhet tė bėhemi bashkė. Votat qė pėrēahen nėpėr subjekte mė tė vogla qė nuk kanė kapacitet tė nxjerrin deputet janė vota qė potencialisht i merr VMRO-DPMNE-ja. Ne kemi interes qė ta ruajmė votėn tonė, ta ruajmė imunitetin tonė, ti ruajmė strukturat tona dhe tė mos lejojmė derdhje tė votave tona. Ky rajon ka qenė bastion i vėrtetė i BDI, pėr shkak tė historisė sė vet, pėr shkak tė raporteve dhe lidhjeve. Andaj uroj qė tė vazhdojmė tė punojmė nė kėtė frymė”, tha ndėr tė tjera Mehmeti- Devaja.
    Para tė pranishmėve folėn edhe dy kandidatėt tjerė pėr deputet nga radhėt e BDI nė Njėsinė e dytė zgjedhore, Rexhail Ismaili dhe Hajrulla Misni.

    Shqipmedia
    Sui generis

  15. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita akuzon pėr plane pėr falsifikim tė zgjedhjeve


    Lidhja Socia-demokrate Maqedonase ka akuzuar partinė nė pushtet VMRO-DPMNE pėr pėrgaditjen e skenareve pėr falsifikim tė zgjedhjeve tė 5 qershorit.

    Radmilla Sheqerinska, kandidatja opozitare e nominuar pėr kryeministre nė rast tė fitores sė zgjedhjeve ka theksuar se ėshtė zbuluar akti i parė i planeve tė pushtetit pėr tė falsifikuar zgjedhjet dhe se bėhet fjalė pėr njė aferė tė ashtuquajtur "Vend pune pas sigurimin e 20 votave", ku urdhėrohen tė punėsuarit nė administratė dhe institucione tė sigurojnė sė paku 20 vota.

    "Presionet e Qeverisė tani kanė emėr dhe mbiemėr. Pėr to kemi dėshmi, edhe ate shumė dėshmi. Mijėra emra. Dhjetėra funksionarė. Ai i cili qėndron pas kėsaj, qė ka mundėsuar kėtė dhe po e krijon ėshtė Nikolla Gruevski", theksoi Sheqerinska. Ajo i bėri thirrje kryeprokurorit tė pėrgjithshėm dhe institucioneve tjera qė tė mbrojnė qytetarėt dhe tė drejtėn e tyre tė shprehjes tė garantuar me kushtetutė.

    Nga ana tjetėr, deri tani nuk ėshtė atakuar partinė shqiptare BDI lidhur me ekzistimin apo plasimin e njė plani tė tillė, pėr sigurimin e votave nėpėrmjet presioneve ndaj tė tė punėsuarėve nė administratė.

    (INA)
    Sui generis

  16. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Afera zgjedhore dridh VMRO-nė


    Televizioni nacional A1 ka publikuar biseda tė incizuara lidhur me mėnyrėn se si nga Shtabet e VMRO-sė kryhet ndėrhyrje nė procesin zgjedhor e cila nė mėnyrė perfekt ėshtė menaxhuar muajve tė kaluar. Nė kėtė VMRO-DPMNE ka reaguar duke dashur tė diskualifikon kėtė medium, shkruan Koha e Re.
    Presione, kėrcėnime dhe premtime. Me kėto mjete, partia qeveritare VMRO-DPMNE synon tė merr sa mė shumė vota nė zgjedhjet e ardhshme. Kėshtu, Televizioni nacional A1 ka publikuar biseda tė incizuara lidhur me mėnyrėn se si nga Shtabet e VMRO-sė kryhet ndėrhyrje nė procesin zgjedhor e cila nė mėnyrė perfekt ėshtė menaxhuar muajve tė kaluar. Nė goditje tė kėsaj kanė qenė tė punėsuarit nė shkolla, Fonde tė shėndetėsisė, ministri dhe institucione shtetėrore.
    Pra, nė dokumentet tė cilat i ka publikuar Televizioni A1, qartė shihen emrat e shkruar, numrat telefonik, adresat dhe numrat amė i atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė obligimi si dhe i personave tė cilėt janė gjendur nė listė. Nė kėto lista tė gjithė kuadrot partiak kanė marrė edhe udhėzime si t’i mbushin tė njėjtat. Respektivisht, nė udhėzimin kėrkohet tė shkruhen tė dhėnat pėr institucionin nė tė cilin punon personi pėrgjegjės, emri dhe mbiemri i personit pėr tė cilin merret pėrgjegjėsia, si dhe tė dhėnat e tij personale, numėr celulari ose fiks, komuna nė tė cilėn jeton, rruga dhe numri, si dhe vendi zgjedhor nė tė cilin do tė voton.
    “Nė njė dokument mund tė ketė mė sė shumti 150 persona pėr tė cilėt merret pėrgjegjėsia, nėse ka mė shumė hapni dokument tė ri. Pasi qė do t’i vendoni tė dhėnat, kėtė dokument regjistrojeni mė emrin Komiteti komunal, pėr shembull -Qendėr, Aerodrom etj”, thuhet nė udhėzimin. Gazetarėt e televizionit A1, duke u prezantuar si pėrfaqėsues tė Shtabit tė VMRO-DPMNE-sė me qėllim qė t’i kontrollojnė informacionet e dhėna nė listat, kanė arritur tė bisedojnė me disa nga “personat pėrgjegjės” si dhe me “personat pėr tė cilėt ėshtė marrė pėrgjegjėsia”. Nga ana tjetėr nė telefon u pėrgjigjėn edhe persona tė punėsuar nė Fondet pėr shėndetėsi, nė shkollat fillore dhe ministri dhe tė gjithė konfirmuan se kanė marrė urdhėr nga partia tė dorėzojnė lista me emra ose nė tė kundėrtėn rrezikohet vendi i tyre i punės. Nė varėsi nga pozita e punės ku punojnė u ėshtė kėrkuar listė me 15 persona ose me 30 emra pėr ata tė cilėt janė nė pozitat udhėheqėse. Por, nė kėtė ka reaguar partia udhėheqėse VMRO-DPMNE e cila pėrmes njė komunikate i ka demantuar pretendimet nė lajmet e sipas tyre “pres qendrės partiake tė LSDM-sė”.
    “Televizioni A1 nuk posedon kurrfarė dokumentacioni e cila ėshtė me nėnshkrim dhe vulė nga VMRO-DPMNE. Bėhet fjalė pėr dokumente tė cilat janė tė krijuara nė mėnyrė tė rrejshme nė shtabin e LSDM-sė ndėrsa tė transmetuara nė televizionin A1 duke marrė parasysh koalicionin tė cilin e ka ky televizion me kėtė parti”, qėndron nė kumtesėn e VMRO-DPMNE-sė. Ndėrkohė, edhe gazeta “Vreme” para shkurt kohe doli me pohimet dhe dėshmitė e tė punėsuarve nė administratėn publike se partia udhėheqėse VMRO-DPMNE, mes presioneve dhe kėrcėnimeve ka kėrkuar nga anėtarėt e tyre tė dorėzojnė lista me njerėz tė cilėt votėn do tua japin atyre. Lista tė tilla tė dielėn mbrėma deri te ēdo medium ka dėrguar edhe kryetari i tė Djathtės demokratike, Filip Petrovski deri te tė cilat, siē thuhet, “kanė arritur personat e partisė sė tij nė Kavadar”. “Deri te e Djathta Demokratike janė dorėzuar lista tė aktivistėve nga partia udhėheqėse VMRO-DPMNE-sė tė cilėt duhet tė votojnė nė zgjedhjet parlamentare me datėn 5 qershor deri nė ora 12. Kėto lista janė edhe njė dėshmi se partia nė pushtet dėshiron tė bėn falsifikim tė ashpėr tė zgjedhjeve dhe t’i nėnvlerėsojė qytetarėt maqedonas”, ka thėnė Petrovski. Me reagim pėr skandalin qė e dridhi VMRO-DPMNE-nė ėshtė paraqitur edhe lideri i “Tė bashkuarve pėr Maqedoninė”, Lube Boshkovski.
    “Nė lidhje me aferėn tė cilėn ‘Tė bashkuar pėr Maqedoni’ e publikoi qysh nė 5 prill, ndėrsa e dėshmoi televizioni i A1 i inkurajoj tė gjithė funksionarėt, udhėheqėsit dhe tė punėsuarit e tjerė nė administratėn publike tė mos frikėsohen dhe tė mos u pėrkulen presioneve tė VMRO-DPMNE-sė se do ta humbin vendin e tyre tė punės dhe statusin. Tė mos lejojnė qė institucionet me tė cilat udhėheqin edhe nė tė cilat punojnė, t’i ngjajnė nė atyre tė kohės sė Stalinit. Ta ruajnė dinjitetin e tyre dhe tė mos kryejnė presione mbi kolegėt e tyre dhe miqtė, prandaj qė tortura e pushtetit e cila u propozoi urdhra diktatoriale do tė mbaroj vetėm pėr 27 ditė”, ka thėnė Boshkovski.
    Ai ka kėrkuar nga KSHZ, MPB dhe na Prokuroria publike tė marrin pėrgjegjėsi pėr skandalin tė cilin e publikoi televizioni A1. Madje, nė KSHZ nuk dėrguan reagim. “Presim t’i marrim listat dhe mė pas do tė takohemi me qėllim tė marrim qėndrim dhe tė shohim se si do tė veprojmė mė tutje”, ka thėnė kryetari i KSHZ-sė, Boris Kondarko. Ndėrkohė, Asociacioni qytetar MOST edhe njė herė rikujtoi se procesi zgjedhor nuk ėshtė vetėm dita e zgjedhjeve por edhe vlerėsimi pėr tė nuk varet vetėm nga ajo se si kanė kaluar dita e zgjedhjeve, por e gjithė periudha qė nga dita e nėnshkrimit tė zgjedhjeve e deri tek dita e shpalljes sė rezultateve finale.
    Nga ana tjetėr ende nuk ka prononcime nga partitė shqiptare lidhur me kėtė aferė parazgjedhore tė rėndė.
    Ja disa nga bisedat
    “Si ėshtė e mundur tė mos votojnė. Pėr ta luftoj, pėr trashėgiminė e tyre medicinale. Kanė problem me In-vitro trashėgiminė. Listėn pėr votues nėse doni do ta zgjeroj. Si udhėheqės kisha detyrėn tė bėjė listė prej 30 vetave”, ėshtė pėrgjigjur njėri nga personi me post udhėheqės nė njėrin nga institucionet e vendit. ”Listėn qė e dorėzova garantoj se 1 mijė pėr qind do tė votojnė pėr VMRO-nė. Si referent kisha detyrė tė dorėzojė 15 njerėz. Atė detyrė ma dha udhėheqėsi”, ka thėnė njė tjetėr. “Jam i punėsuar nė Fondin pėr shėndetėsi. Kisha pėr detyrė tė sjell 15 vota”. ”Pėr vendin e punės tė vajzės sime mė duhej tė siguroj 15 vota. Ajo punon nė shkollėn ‘11 tetori’”. “Kur kishte zgjedhje lokale kanė kėrkuar tė njėjtėn”, kanė thėnė tė intervistuarit”. “Nėse doni unė mund tė gjej akoma njerėz…prej 30 tė bėj 60. Po si person me post udhėheqės kam tė drejtė nė 30, por mund tė bėj 130, por mė duhet kohė qė tė mund tė kontaktoj me kėta njerėz”.

    Shqipmedia
    Sui generis

  17. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet, punėsohen 3.000 maqedonas asnjė shqiptar


    Shkup – Mbi dy mijė kandidatė kanė konkurruar nė konkursin e shpallur kohė mė parė nga Sekretariati pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit pėr punėsimin e 220 administratorėve. Pėr njė vend pune nė administratė konkurrojnė rreth 10 persona. Interesi i madh i shqiptarėve nė konkurset e shpallura nga Sekretariati pėr Marrėveshjen e Ohrit bėhet edhe pėr arsye se shqiptarėt nuk kanė mundėsi tjetėr pėr tu punėsuar nė kėtė shtet. Ndryshe nga shqiptarėt, maqedonasit kanė shumė mė shumė mundėsi pėr tu punėsuar nėpėr institucionet shtetėrore. Sipas opozitės, qė nga dita kur janė shpallur zgjedhjet e parakohshme, VMRO – DPMNE ka punėsuar rreth tre mijė simpatizantė tė saj. Nėpėr konkurset e tjera tė shpallura nga institucionet shtetėrore, pėrgjithėsisht nuk pranohen kandidatėt shqiptarė.
    Zėdhėnėsi i Qeverisė Muhamet Hoxha thotė se numri i aplikantėve nė konkurset e shpallura nga Sekretariati, gjithmonė ka qenė tepėr i lartė, madje ka pas dhe raste qė ajo shifėr ka mbėrritur deri nė gjashtė mijė. “Aplikimi ėshtė bėrė nė Agjencinė pėr nėpunės shtetėror dhe aty vazhdojnė tė gjitha procedurat tė cilat janė tė nevojshme pėr pranimin e njė nėpunėsi shtetėror. Aty bėhet edhe intervista, ose testimi i kandidatėve qė kanė aplikuar pėr vendet e ndryshme tė punės nė bazė tė shpalljeve dhe pasi tė pėrfundojė provimi, bėhet selektimi i kandidatėve dhe i njėjti dėrgohet nė sekretariat, ku njė Komision i veēantė bėn zgjedhjen e tyre”, thotė Hoxha, duke shtuar se tė dhėnat pėr numrin e saktė tė kandidatėve qė kanė konkurruar janė nė Agjenci, megjithatė sipas informative tė tyre interesimi ėshtė shumė i madh. “Kanė konkurruar mbi dy mijė kandidatė. Procedurat janė nė vijim dhe do tė vendoset pasi tė pėrfundojnė kėto procedura”, thotė Hoxha, duke shtuar se konkursi i shpallur nga Sekretariati pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit pėr pėrfaqėsim tė drejtė dhe adekuat ka qenė shpallje publike dhe ėshtė shpallur para se tė shpėrndahet parlamenti dhe tė caktohet data pėr mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Hoxha thekson se konkursi ėshtė legjitim dhe procedurat pėr realizimin e kėtij konkursi vazhdojnė nė Agjencinė pėr nėpunės shtetėror.
    Pėr diskriminim nė baza etnike flasin edhe tė dhėnat e Avokatit tė Popullit, ku nė 350 institucione shtetėrore nuk ka tė punėsuar asnjė shqiptarė.

    Lajm
    Sui generis

  18. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vetėm 1107 votues shqiptarė nė diasporė


    Shkup – Pėr zgjedhjen e 3 deputeteve tė diasporės, kanė garantuar pjesėmarrjen nė votim mbi 6 mijė shtetas tė paraqitur nėpėr ambasada e konsullata, prej tė cilėve 1107 janė shqiptarė. Kėshtu bėri tė ditur anėtari i KSHZ-sė Bedredin Ibrahimi. Sipas tij, nė njėsinė e 7-tė qė pėrfshinė Evropėn dhe Afrikėn me pėrjashtim tė pėrfaqėsisė diplomatike konsullore nė Bernė ku ende nuk janė pėrpunuar tė dhėnat, numri i votuesve ėshtė 3649, prej tyre 810 votues shqiptarė, nė tė 8-ėn, nga 1818 votues, 295 janė shqiptarė ndėrsa nė njėsinė e 9 vetėm 2 janė shqiptarė nga gjithsej 767 votues tė regjistruar. Pėrkundėr pjesėmarrjes minimale tė shqiptarėve Ibrahimi pret qė tė ftojė njė nga kandidatėt shqiptarė.
    “Shqiptarėt kanė shumė fjalė e pak punė, kjo vlen pėr tė gjithė si pėr subjektet ashtu edhe pėr vet qytetarėt tė cilėt gjoja se janė tė interesuar pėr atė qė tė rritet numri i deputetėve shqiptar nė parlament, fatkeqėsisht kjo nuk ėshtė duke ndodhur dhe sipas kėtyre tė dhėnave nuk dua tė prejudikoj rezultatin pėrfundimtar nga shkaku se nuk do tė thotė se tė gjithė qė janė paraqitur do tė dalin tė votojnė presim ata qė janė paraqitur pėr tu pėrfshirė nė listėn zgjedhore atė ditė tė dalin dhe tė votojnė ndoshta mund tė kemi ndonjė gjasė qė njė deputet para sė gjithash nga njėsia numėr 7 tė jetė i pėrkatėsisė shqiptare”, tha Bedredin Ibrahimi, anėtar i KSHZ-sė.
    Kandidati pėr deputet nė njėsinė e 9-tė zgjedhore qė pėrfshin Azinė dhe Australinė mund tė zgjidhet me minimum 15 vota pėr shkak tė numrit tė vogėl tė votuesve nė kėtė njėsi zgjedhore. Nė 10 pėrfaqėsi diplomatike konsullore do tė dėshtojė votimi pėr shkak se nuk ėshtė plotėsuar numri minimal prej 10 votuesish qė tė realizohet procesi i votimit. Ndėrsa nė Pekin do tė realizohet procesi i votimit vetėm pėr 10 persona tė paraqitur. PLD-ja po shqyrton mundėsinė e kontestimit tė votimit tė diasporės para gjykatės kushtetuese pasi vlerėson se shteti nuk ka mundėsi tė sigurojė tė drejtėn kushtetuese tė votimit, secilit shtetas tė saj.
    “PLD pėr momentin po konsultohet me ekspertė nga sfera e tė drejtės kushtetuese dhe legjislaturės zgjedhore, me qėllim qė tė kontestojė kėtė zgjidhje pėr votimin e diasporės para gjykatės kushtetuese. PLD mbetet nė qėndrimin qė secili shtetas i Maqedonisė e ka tė garantuar me kushtetutė tė drejtėn e votės por ne edhe mė tej angazhohemi qė kjo tė zgjidhet pėrmes sistemit pėr votim elektronik apo votim pėrmes postės ndėrsa secili qytetar ta realizoj tė drejtėn e tij”, tha Roza T.Karevska,deputete e PLD-sė.
    Partia e Manasievskit vlerėson se Maqedonia nuk ėshtė e gatshme pėr votimin e diasporės.

    Alsat-m
    Sui generis

  19. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadori Reeker takon liderin e RDK-sė Rufi Osmani‏


    Nё vazhdёn e takimeve me ambasadorėt e huaj nё vend, Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombёtare, Rufi Osmani takoi ekselencėn e tij Ambasadorin Amerikan nё Shkup z. Philip Reeker nё rezidencёn e tij private nё Shkup.
    Nё kёtё takim shumė pėrmbajtjesor u diskutua rreth zgjedhjeve tё parakohshme tė 5 qershorit nė funksion tė arritjes sė standardeve demokratike dhe eliminimit te parregullsive eventuale qė kanė qenė karakteristikė dalluese e historikut tė zgjedhjeve politike nė Maqedoni. Ambasadori Reeker manifestoi qartё se kёto zgjedhje janё vendimtare pёr ardhmёrinё e procesit tė integrimit dhe prosperitetin e vendit dhe se qeveria dhe opozita duhet tė garantojnė jo vetėm verbalisht por institucionalisht mbarёvajtjen e zgjedhjeve fer dhe korrekte.
    Ambasadori Reeker siguroi Kryetarin e RDK-sё, se Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs do tё vёzhgojnė fuqishёm kёto zgjedhje dhe nga ky vёzhgim do tё varet raporti qё do t’ia dёrgojnė Uashingtonit zyrtar pёr pёrgatitjen ose mos pёrgatitjen e Maqedonisё pёr t’u futur nё klubin e vendeve anėtare tё NATO-s dhe BE-sė.
    Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombёtare, Rufi Osmani shprehu konsideratėn e lartė pėr rolin avangardė qё ambasadori Reeker ka manifestuar ne funksion tė ruajtjes sė stabilitetit dhe prosperitetit tė vendit dhe kthjellimit tė politikanėve tė vendit nė vendimmarrjen me rėndėsi strategjike pėr perspektivėn e qytetarėve tė Maqedonisė. Kryetari Osmani garantoi Ambasadorin Reeker se RDK-ja ėshtė parti e cila do tė jetė pjesė e zgjidhjes sė problemeve tė vendit nė mėnyre demokratike dhe se realizimi i zgjedhjeve tė lira dhe tė pranueshme pėr tė gjithė, ėshtė standard dhe vlerė demokratike e padiskutueshme.
    Kryetari i RDK-sё pёrsёriti qёndrimin e tij qё pas zgjedhjeve, partitё politike shqiptare tё unifikohen si njё bllok unik politik nė funksion tё faktorizimit politik tė shqiptareve dhe dhėnies sė kontributit shtesė nė pėrshpejtimin e procesit tė integrimit tė vendit dhe hapjes sė perspektivave tė reja pėr tė gjithė qytetarėt e vendit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  20. #60
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR: Komisionet zgjedhore dėmtojnė shqiptarėt


    Konferencė per shtyp e Shefit i Shtabit Qendror Zgjedhor tė DR-sė – Arjanit Hoxha.

    Shprehim shqetėsimin tonė lidhur me disa dukuri qė kanė tė bėjnė me partizimin e institucioneve tė shtetit qė reflektohet edhe nė pėrbėrjen e Komisioneve Zgjedhore, gjė qė na ēon tė dyshojmė se kjo do tė mund tė ndikojė nė devijimin e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve.
    Nėse lexoni me kujdes pėrbėrjet e Komisioneve Zgjedhore nėpėr mbarė territorin e Maqedonisė, do tė vėreni dy gjėra:
    1. Numri mė i madh i anėtarėve shqiptarė tė KZ-ve janė tė punėsuar nė Sekretariatin pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe
    2. Pėrbėrja etnikisht e pastėr me maqedonas e KZ-ve nė vendbanimet maqedonase ku nuk figuron asnjė shqiptar dhe pėrbėrje shumėtnike e KZ-ve nėpėr vendbanimet shqiptare ku thuajse ēdokund zėvendėskryetari i KZ-sė ėshtė maqedonas.
    Duke u nisur nga kjo dukuri, ne shtrojmė pyetjen:
    A do tė thotė kjo se maqedonasit kanė tė drejtė tė mbikqyrin se si do tė votojnė shqiptarėt, e shqiptarėve nuk iu lejohet tė kenė mbikqyrje se si do tė rrjedh votimi nė tėrė territorin e Maqedonisė? Pra, ne pyesim: mos vallė nė Maqedoni zhvillohen zgjedhje dystandardėshe – ato pėr votuesin shqiptar qė medoemos duhet t’i kontrollojė edhe pala maqedonase, dhe zgjedhjet nėpėr vendbanimet maqedonase, tė cilat nuk duhet tė jenė tė kontrolluara edhe nga shqiptarėt?
    Lidhur me angazhimin e tė punėsuarve nė Sekretariatin pėr Implementimin e MKO-sė, ne pyesim se a janė kėta administratorėt qė me vite marrin rrogė e nuk punojnė? Dikush duhet tė shpjegojė se a bėhet fjalė pėr njerėz qė kanė pėrvojė pune, apo janė individė qė vetėm BDI-ja i ka nė listat e veta si tė punėsuar.
    Mos vallė BDI-ja ka vendosur qė punėsimin e tyre ta materializojė duke i shndėrruar nė aktivistė partiakė, aktivistė qė asaj do tė duhet t’ia organizojnė mitingjet dhe kanė pėr detyrė tė ndikojnė nė devijimin e rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare? Kėto pyetje i shtrojmė edhe tė nxitur nga pohimet qė na arrijnė nga terreni dhe tė cilat thonė se shumė nga tė punėsuarit fiktiv qė marrin paga mujore, por nuk punojnė nė administratėn shtetėrore, BDI-ja i ka angazhuar pėr aktivitet partiake dhe sigurim tė votave.

    *Shqipmedia do tė botojė tė plota, pa ndėrhyrje komunikatat dhe konferencat pėr shtyp tė partive politike.

    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •