Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Klubi per Politike te Jashtme (KLJ) i Veton Surroit tenton ta destabilizoj Kosoven.

    Dėshtimi i rebelimit
    Klubi pėr Politikė tė Jashtme ka provuar tė organizojė demonstrata kundėr institucioneve tė Kosovės. Zyrtarė tė KPJ’sė nuk e mohojnė se njė nga qėllimet ka qenė edhe rrėzimi i pushtetit. Ata hartuan edhe Planin e Veprimit. Kishte koordinim edhe me opozitėn. Por, Plani u refuzua nga shumica e OJQ’ve. Hashim Thaēi tha se pushteti nuk mund tė merret me dhunė, e as tė uzurpohet.

    Nga Bekim Greiēevci & Valmir Klaiqi mė 14 mars 2011 nė ora 09:39
    Klubi pėr Politikė tė Jashtme (KPJ) i Veton Surroit pėrveē si kritikues i ashpėr ndaj pushtetit nė Kosovė, javėve tė fundit ka hartuar plane konkrete pėr demonstrata qė, si qėllim final, do tė kishin edhe rrėzimin e koalicionit qeverisės.

    Pas njė diskutimi joformal mes pjesėtarėve tė KPJ’sė dhe disa OJQ’ve, mė 3 mars ėshtė mbajtur njė takim i pėrfaqėsuesve tė disa OJQ’ve. Takimi ėshtė ftuar nga Hajrulla Ēeku, hulumtues nė Klubin pėr Politikė tė Jashtme dhe ėshtė mbajtur nė zyrat e Fondacionit Kosovar pėr Shoqėri Civile (KSCF) nė Prishtinė.

    Menjėherė pas takimit, Ēeku nėpėrmjet njė e-maili u dėrgon dhjetėra OJQ’ve njė Plan tė Veprimit, nė tė cilin janė propozuar hollėsisht hapat qė duhet ndėrmarrė shoqėria civile “pėr shprehjen e organizuar tė pakėnaqėsisė dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, tė cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutėn e vendit”.

    Nė bazė tė njė komunikimi me e-mail dhe dokumentit tė quajtur Plani i Veprimit, tė cilat i ka siguruar gazeta Express, mund tė kuptohet se plani ėshtė hartuar nė Klubin pėr Politikė tė Jashtme dhe u ėshtė servuar si i gatshėm OJQ’ve dhe individėve tjerė.
    Me plan ishin paraparė hollėsisht aktivitetet qė ėshtė dashur tė fillojnė mė 7 mars. Gjithēka do tė pėrfundonte mė 20 mars, me Protestėn e Madhe para Qeverisė.

    “Gjatė fushatės, organizatat e involvuara do tė ndėrmarrin veprimet e mėposhtme, por nuk do tė kufizohen vetėm me to: protesta ditore, shkrime nė gazeta, deklarata tė pėrbashkėta publike, konferenca pėr media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-tė nėpėr komuna tė tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punės, takime mobilizuese me studentėt, performansa artistike, debate televizive, grupi nė Facebook, posterėt dhe fllajerėt, protesta e madhe”, thuhet nė preambulėn e Planit tė Veprimit qė mban titullin “Fushatė e shoqėrisė civile pėr integritet tė institucioneve shtetėrore”.

    Mediumi i parė qė e ka botuar kėtė plan ėshtė portali qendra.info, tė shtunėn.
    Por, shumica e OJQ’ve nuk iu pėrgjigjen ftesės sė KPJ’sė, ndėrkaq ato pak OJQ qė morėn pjesė nuk u bindėn qė tė bėhen pjesė e Planit tė Klubit qė, pa u konsultuar me ta, ua kishte pėrcaktuar rolet dhe detyrat, hollėsisht.

    Pėr kėtė nismė kundėr institucioneve tė Kosovės ka pasur konsultime dhe koordinim edhe me parti opozitare. Kjo mund tė kuptohet qartė nga e-maili i Ramadan Ilazit, i Lėvizjes FOL. Ilazi fillimisht refuzon pjesėmarrjen e OJQ’sė sė tij nė demonstrata, por ai tregon se kur ėshtė debatuar pėr nismėn pėr demonstrata, ėshtė pėrmendur edhe njė bashkėrendim dhe koordinim me parti politike.

    “Ne mendojmė se aktivitetet e shoqėrisė civile, sidomos kur organizohen nė koalicion, nuk duhet tė bashkėrendohen dhe koordinohen me partitė politike, sepse kjo rrezikon tė dėmtojė kredibilitetin e ēfarėdo nisme qė mund pastaj tė quhet e shoqėrisė civile”, shkruan Ramadan Ilazi nė e-mailin e tij, mė 7 mars.

    Nga iniciativa e KPJ’sė tėrhiqet edhe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”.
    Mungesa e pėrkrahjes nga shoqėria civile detyron Klubin pėr Politikė tė Jashtme qė tė pranojė dėshtimin e nismės pėr demonstrata dhe fushatė kundėr institucioneve.
    Kjo konfirmohet nė e-mailin e hulumtuesit tė KPJ’sė, Hajrulla Ēeku, i shkruar mė 7 mars, ditėn kur ishte planifikuar tė nisė zbatimi i planit.

    “Pas takimit tė sotėm ku morėn pjesė njė numėr i vogėl i organizatave, si dhe pas deklarimeve tė disa organizatave tė tjera pėrmes e-mailit, mendojmė se duhet te tėrhiqet propozimi pėr veprimin e shoqėrisė civile nė bazė tė planit tė veprimit qė u qarkullua ditėve tė fundit brenda kėtij grupi tė organizatave. Arsyeja kryesore ėshtė mungesa e energjisė sė domosdoshme brenda kėtij grupi tė organizatave pėr tė reaguar dhe vepruar ndaj dėmtimit tė integritetit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės dhe jo vetėm”.

    Ēeku shpreh mospajtim pėr vendimin refuzues tė kolegėve tė tij nga shoqėria civile.
    “Ne nė KPJ mendojmė qė detyra primare e shoqėrisė civile ėshtė mbrojtja e parimėsisė dhe interesit publik, e sidomos nė rastet kur ka shkelje brutale tė parimeve tė demokracisė (e kėtė parim OJQ-tė e kanė tė kodifikuar nė misionet e tyre). Pėr mė tepėr, besojmė qė veprimtaria e OJQ-ve nuk duhet tė orientohet kah sigurimi i balanceve politike, ngase ky balancim do tė nėnkuptojė anėsi politike dhe jo e kundėrta”, shkruan ai.

    E-maili i pjesėtarit tė KPJ’sė pėrfundon nė mėnyrė ironike.

    “Ju urojmė tė gjithė tė mirat nė shijimin e privilegjeve, rehatisė dhe tė mirave tė tjera qė mund tė ju sjellė veprimtaria nė kuadėr tė shoqėrisė civile”.

    Qėllimi final

    Hajrulla Ēeku, hulumtues nė Klubin pėr Politikė tė Jashtme, ka konfirmuar tė dielėn pėr Express se ai ėshtė ndėr iniciatorėt dhe autorėt kryesorė nė KPJ, qė hartoi Planin e Veprimit.

    “Dokumenti nė fjalė ėshtė njė draft, i cili ėshtė nė pėrpunim. Nuk ka qenė kurrfarė dokumenti i finalizuar rreth tė cilit janė marrė vesh organizatat. Ka qenė njė draft tė cilin e kam dėrguar unė me e-mailin tim, nė njė numėr tė madh tė organizatave. Aty, nė atė dokument, ku pėrmenden emrat e disa individėve e organizatave, kanė qenė propozime qė kanė dalė gjatė hartimit tė planit nga disa organizata. Aty ka njerėz qė nuk janė konsultuar ende, sepse nuk kemi mbėrritur ende nė atė fazėn e implementimit tė planit, sepse diskutimet vazhdojnė”, tha Ēeku.

    “Kjo nuk ėshtė iniciativė e njė organizate, por dikush ėshtė dashur ta shkruaj atė plan tė veprimit dhe atė e kemi shkruar ne, gjegjėsisht unė dhe pastaj ėshtė plotėsuar”, ka shtuar ai.

    Ēeku ėshtė hartuesi i planit, por thotė se ka pėrfshirė edhe idetė e tė tjerėve, tė cilėt nuk i pėrmend me emėr.

    “Njė prej atyre qė janė tė involvuar pėr me e shty vullnetshėm kėtė punė pėrpara ėshtė Klubi pėr Politikė tė Jashtme. Fakti qė unė e kam dėrguar e-mailin, nuk mė klasifikon automatikisht si iniciator tė idesė sė tė tjerėve, sepse aty ka ide tė tė tjerėve. Por nė kėtė nivel tė planit tė veprimit, atė e kam bėrė unė”, ka thėnė ai.

    Zyrtari i KPJ’sė thotė se plani nuk ėshtė diēka e pazakonshme, sepse “kėto janė lėvizje normale qė i bėn shoqėria civile”.

    I pyetur se a ėshtė qėllimi final i Planit edhe rrėzimi i institucioneve, Ēeku u pėrgjigj: “Paj, nėse nė njė moment evidentohet qė integriteti, ta zėmė, i institucionit tė Presidentit ėshtė dėmtuar deri nė atė nivel, qė duhet me u rizgjedhė Presidenti, po, edhe ajo kish me qenė njėra prej kėrkesave. Por edhe pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme. Edhe pėr kėtė opsion jemi tė hapur. Por, nuk kemi mbėrritur nė atė fazė tė konkretizimeve, sepse plani ende nuk ėshtė miratuar. Ai ėshtė ende i hapur pėr diskutim”.

    Pushteti nuk merret me dhunė

    Kryeministri Hashim Thaēi tha tė mos jetė nė dijeni pėr planin e KPJ’sė, por theksoi se askush nuk duhet tė pretendojė tė marrė pushtetin me dhunė, sepse kėtė nuk do ta lejonte populli i Kosovės. Ai i bėri kėto komente nė Aeroportin ‘Adem Jashari’, tė dielėn, pak para nisjes pėr njė vizitė nė Turqi.

    “Unė nuk jam nė dijeni, por jam nė favor tė kultivimit tė ideve, projekteve, alternativave dhe fuqizimit tė institucioneve legjitime tė Kosovės, prandaj qytetarėt i kanė zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe Qeverinė, edhe tė gjitha institucionet. Natyrisht, edhe partitė opozitare. Vullneti i qytetarėve duhet tė respektohet nga tė gjithė, prandaj duhet tė respektohet legjitimiteti dhe assesi tė pretendojė ndokush pėrmes dhunės tė uzurpojė apo tė marrė pushtet. Diēka tė tillė nuk pranon populli i Kosovės dhe as bota demokratike”, ka thėnė Thaēi.

    Ai deklaroi se demokracia i ka rregullat e veta tė pjesėmarrjes nė proces dhe besimit nga elektorati, nga qytetarėt dhe jo tė rrėnimit apo pretendimit tė dhunės ndaj institucioneve. “Diēka tė tillė, qytetari i Kosovės nuk ka pranuar kurrė dhe nuk do ta pranojė as nė tė ardhmen, nuk do ta pranojė as bota demokratike, as Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, as Bashkimi Evropian”.

    Ai shtoi se nuk ėshtė mirė qė shembuj tė pėrcjellė nė vendet pėrreth Kosovės, tė barten nė Prishtinė. “Dhe, diēka tė tillė jam i bindur qė qytetarėt e Kosovės nuk do tė lejojnė tė ndodhė”, ka theksuar Thaēi.

    Burimi: gazetaexpress.com
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Mbetet qe te shihet ne ditet ne vijim, mirepo kjo inicitative ka pasur si qellim organizimin e protestave ne mbar Kosoven dhe ne fund rrezimin e pushtetit.

    Une nuk po du ta quaj tentim grusht shtet, mirepo nuk po mundem qe ta kuptoj thelbin e ketij motivi te ketyre njerzve ..!
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Kerkoj qe tema te mbyllet pasi qe e njejta vec po ekzistojka.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    OJQ & shoqėri civile gjithė sė bashku 0.000001 % tė popullsisė pajtohuni edhe ju si opozita e tanishme me fatin. Tė mirė e tė kėqinjė kėtė koalicion qeveritar, Qeveri dhe President e fituam nga zgjedhjet e fundit. Populli me vota tė veta vendosi kėshtu. Tė gjallė e tė vdekur, tė gjithė ata qka kanė votuar u arrit ky koalicion, se tjetėr opcion nuk kishte pėr shkak tė injorancės, inatit, gjelozisė, katil“llakut e budallakut tė partive tjera. Nėse dikush duhet kritikuar e kundėrshtuar ėshtė populli, por populli rrallė gabon. OJQ e opozitė merrni mėsim nga Shqipėria, ku PS-ja me OJQ qė nga viti 2008 ankohet, bojkoton, kundershton e saboton me tė gjitha mėnyrat e rregullta dhe tė parregullta Qeverinė e tė madhit Sali Berisha, por kot. Nė fund u fajtuan me fatin dhe pranuan me marr pjesė nė zgjedhje lokale dhe me prit pėr zgjedhje tė pergjithshme vitin e ardhshėm.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    vetonin e urrej me mish e me shpyrt si person si figur edhe veprimet e tina, mirpo kjo tem qe po diskutohet dhe ajo qe po quhet komplot ndaj institucioneve un do thoja eshte e kordinuar mes qeveris edhe klubit, per te larguar vemendjen nga bisedimet dua te kujtoj se vetoni edhe hashimi kogja mir e kan pas que bile gazeta e tina koha ditore ka qen adresa e hashimit per propagand, megjithat edhe nese ka qen ashtu ata nuk benin thirrje per revulucion por per protest kunder shkeljes se kushtetutes dhe procedurave ligjore, un nuk muj me besu se si mund dikush te mendoj me ba grusht shteti kur ne ks eshte prezent nato nepermjet kforit eshte e pa imagjinushme

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    duke marr parasysh se bisedimet kan deshtuar qysh ne start, qeveria jon tash e ka kuptuar se nga to ks vetem humb kurse serbia ne qdo rast fiton, koj edhe u vertetua me kerkesen e GRUPIT NDERKOMBETAR TE KRIZAVE qe ne te marrin pjes mes tjerash edhe SHBA per autonomi te veriut ku hyn komunat leposavic zvecan zubin potok dhe mitrovica andej ibrit, tash qeveria jon e ka pa se serbia nuk ka ndryshu dhe nuk ndryshon pa marr parasysh kush eshte ne pushtet tadici nuk e ka forcen e miloshevicit se edhe me keq do ta bente ne ks, pas ketyre deshtimeve qeveria duhet te bie

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Argatet e djallit bene llogarine pa hanxhiun.


    U kapen dore ne dore ne vallen e luciferit:politikane te opozites , perfaqesues te shoqerise civile,analiste e publiciste,gazetare e forumiste te paguar e te dirigjuar nga qarqet antishqiptare vendore e nderkombetare. mbeturina titiste e rankoviqiste.Te gjithe si korbat e hijenat me krrokame e kercnime,me shpifje ,intriga e genjeshtra u versulen mbi njeriun nr 1 te UĒK-se ,duke akuzuar per te gjitha ate dhe shoket e tij thuase ai ishte fajtori kryesor per vuajtjet e shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut e deri sot.
    U bashkun ne kete valle te hijenave njerze te profesioneve dhe profileve te ndryshme,u vune ne sherbim te Unmikut,Euleksit,Dik Martit e Serbise ,dhe te djallit vete per ta rrexuar qeverine e pare te shtetit te pavarur te Kosoves.
    Nuk lane metode dhe mjet pa perdore per ta demonizuar dhe demkosur Rhaqin dhe PDK-ne.Nuk pyeten fare per qmimin qe duhej ta paguaj populli i Kosoves. Ndersyen me shpifjet e tyre prokurore e europarlamentare mbi qlirimtaret .Perdoren bllaca e marta per ta baltosur luften dhe luftetaret qe sollen lirine.

    Jo me Thaqin .Jo me PDK-ne ulurisnin ne korin e korbave Isa,Albini,Gjini,
    Te gjithe kunder Thaqit e PDK-se :Por i mundi Thaqi dhe PDK-ja qe te gjithe ata qe u perpoqen te bllokojne formimin e institucioneve te Kosoves,Ata te cilet per te realizuar qellimet e tyre apo direktivat e padroneve te tyre u perpoqen te prishin zgjedhjet dhe ta fusin Koosven ne spiralen e rratheve te ferrit per te cilen angazhoheshin Serbia dhe Rusia.

    Nuk hesituan keta argatet e djallit te sakrifikonin edhe lirine dhe pavarseine e Kosoves se ndryshe nuk mund te kuptohet bojkotimi dhe skjellja e tyre para ,gjate dhe pas zgjedhjeve.

    Harruan keta mjerane te shitur se nuk jane ata dhe padronet e tyre ata qe vendosin fatin e Kosoves ,por mbi te gjitha eshte sivrani ,eshte nje popull i shumvuajtur dhe i regjur dhe i pjekur nga zullumi i armiqeve dhe trathetareve .Nje populli i cili lau ne shekuj me gjakun e me te mireve secilen pellembe te kesaj toke martire per te perzene definitivisht hordhite serboqetnike nga keto troje. Eshte populli ai qe gjykon se kush do ti prije dhe ky popull tani e ka kuptuar kush jane bijte e tij te vertete dhe kush jane argatet e djallit te shitur tek te huajt dhe ky popull tani dine ti identifikoje argatet e huaj pa marre parasysh cilin kostum apo maske veshin.

    Te deshpruar dhe frustruar nga deshtimi kjo kaste argatesh te djallit dhe mendja e tyre e semuar shkoi aq large sa u perpoqen ta shendrrojne Kosoven ne Tunizi,Egjipt a Libi .O Zot sa large shkon imagjinata dhe ambicja e semuar e ketyre njerzeve sa te te shkatrrojne gjithe ate qe u fitua me gjakun dhe sakrificen biblike te tere nje populli qe u masakrua,deportua e shkattruua para syve te tere botes.

    Te qofsha fale ore populli im ,njerzit e thjeshte te Kosoves.Ju jeni ata qe i detyruat argatet e djallit te terhiqen me bisht nen kembe.Bene llogarine pa sovranin keta djaje ne krye me njeriun e krapines te cilit populli i dha kartonin e kuq ne zgjedhjet e vitit 2007.Populli u dha kartonin e kuq edhe gjithe ketyre argateve te djallit te cilet neqoftese vazhdojne me veprime te tilla populli do tu jep ate qe meritojne dhe marrin trathetaret e atdheut kudo ne bote.

    Une sot jam krenare dhe me optimist se kurre per ardhmerine e Kosoves dhe kombit shqiptar.Populli im nuk mashtrohet nga matrapazet dhe zagaret e huaj por ua tregoj vendin fundrrinave te cilet u perpoqen te permbysin frytet dhe vlerat e gjakut martir te bijeve dhe bijave me mira te tij.

    PS. Edhepse kam ndjere kundermimin e lajthitjes dhe trathetise nuk kam mundur te marre me mend se shqiptaret mund te shkojne aq large sa te shkelin mbi gjakun dhe lirine e atdheut te tyre per interesa te tyre dhe te padroneve,madje edhe me qmimin e kthimit ne erresiren e se kaluares.
    huazuar nga forumi kosova.de
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si u pėrgatit dhe si dėshtoi plani pėr rebelim i komplotistėve tė Veton Surroit?
    Teuta Rexhepi
    Nuk ėshtė hera e parė qė Surroi bėn thirrje pėr padėgjueshmėri institucionale, megjithėse kėsaj here nuk mund tė thuhet se ka gabuar sikurse 15 vjet mė parė, mė 1996, kur kishte bėrė thirrje pėr padėgjueshmėri ndaj institucioneve tė Republikės sė Kosovės, pėr braktisjen e tyre dhe pranimin e institucioneve tė Serbisė.

    Plani i Veton Surroit pėr njė padėgjueshmėri institucionale nga shoqėria civile, iu kthye nė bumerang, duke u kthyer nė padėgjueshmėri ndaj tij. Nuk ėshtė hera e parė qė Surroi bėn thirrje pėr padėgjueshmėri institucionale, megjithėse kėsaj here nuk mund tė thuhet se ka gabuar sikurse 15 vjet mė parė, mė 1996, kur kishte bėrė thirrje pėr padėgjueshmėri ndaj institucioneve tė Republikės sė Kosovės, pėr braktisjen e tyre dhe pranimin e institucioneve tė Serbisė si legale, braktisjen e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės pėr tė hyrė nė Kuvendin e Republikės sė Serbisė, pėrkatėsisht tė Jugosllavisė sė mbetur. Nė fakt ai thirrjet pėr padėgjueshmėri ndaj institucioneve tė shqiptarėve dhe ndaj Ibrahim Rugovės s’i kishte ndalur thuaja kurrė nėpėrmjet medieve tė tij.

    Pavarėsisht se mohohet nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme se ky klub nuk ka gisht nė rolin pėr thirrjet pėr padėgjueshmėri ndaj institucioneve tė krijuara, gazeta “Bota sot” ka siguruar dokumente nė bazė tė tė cilave shihet komunikimi pėrmes emaileve qė pėr ditė tė tėra ky klub ėshtė marrė me organizimin e takimeve, duke iu bėrė thirrje organizatave tjera tė shoqėrisė civile qė t’iu bashkėngjiten nė planin e tyre pėr shprehjen e pakėnaqėsisė, qė mund tė ēonin edhe nė revoltė tė shoqėrisė civile dhe tė tjerėve. Klubi pėr Politikė tė Jashtme (KPJ) pėrveē si kritikues i ashpėr ndaj pushtetit nė Kosovė, javėve tė fundit ka hartuar plane konkrete pėr demonstrata qė, si qėllim final, do tė kishin edhe rrėzimin e koalicionit qeverisės. Pas njė diskutimi joformal mes pjesėtarėve tė KPJ-sė dhe disa OJQ-ve, mė 3 mars ėshtė mbajtur njė takim i pėrfaqėsuesve tė disa OJQ-ve.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po jo more qfar hamam klubi ,kjo ka dal pre vet zyres se qeveris per ta njellos veton surroin,o shipeca vetem pak logjik,kjo qeveri qendrushmeria e saj nuk mvaret nga shqiptaret por nga shkiet.
    nese shkiet dojn per nje minut e rrzoin ket qeveri,mjafton veq nje telefonat nga beogradi.
    Ju e din se kjo qeveri eshte qeveri pakic e shqiptarve,tek e fundit shumica kan te drejten edhe te kompllotit siq kini deshir ta quani,nuk eshte qeveri legjitime dhe as gje te keqe nuk ka qe kete popull te udheheq nje qeveri shqiptare

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Po jo more qfar hamam klubi ,kjo ka dal pre vet zyres se qeveris per ta njellos veton surroin,o shipeca vetem pak logjik,kjo qeveri qendrushmeria e saj nuk mvaret nga shqiptaret por nga shkiet.
    nese shkiet dojn per nje minut e rrzoin ket qeveri,mjafton veq nje telefonat nga beogradi.
    Ju e din se kjo qeveri eshte qeveri pakic e shqiptarve,tek e fundit shumica kan te drejten edhe te kompllotit siq kini deshir ta quani,nuk eshte qeveri legjitime dhe as gje te keqe nuk ka qe kete popull te udheheq nje qeveri shqiptare

    "Shume i menqur je o zot veq men je"
    Krejt po i din sa interesant.
    Po rri allahile para kijeve kur lidhje nuk ki,o zot,o zot qfar.......
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga firaku Lexo Postimin
    "Shume i menqur je o zot veq men je"
    Krejt po i din sa interesant.
    Po rri allahile para kijeve kur lidhje nuk ki,o zot,o zot qfar.......
    Po tu nejt para kijve jam po nuk po e di kush jan keta kie qe po rri para tyre

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Po tu nejt para kijve jam po nuk po e di kush jan keta kie qe po rri para tyre

    Po si qoban i menqum qe je duhet me i njoft.
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Puēistėt

    U kapėn dhe u hodhėn para popullit, nė sy bote, ata qė patėn dėshmuar edhe nė vitin 1999, kur nė faqe tė gazetės famoze “Koha ditore” i fyente ēlirimtarėt, i quanin gorilla, hajna, kriminelė, piromanė qė kallnin shtėpitė e popullit shqiptar! Ky puē ogurzi, kobzi, faqezi, s’ka si tė mos jetė njė thikė pas shpine tė votės sė lirė tė popullit, pas qafės sė popullit, thikė ngulur nė mishin e lirisė, pavarėsisė, nė shpinėn e shtetit tė pavarur tė popullit tė Kosovės. Kush ishin kėta dinozaurė? Ishin ujdistėt e pėrbetuar e tė dėshtuar, tė harruar e tė anashkaluar nga vota e lirė e popullit


    Riza GREIĒEVCI

    Thika drashkoviqiane pas shpinės sė shtetit dhe votės sė lirė tė popullit tė Kosovės!


    U kapėn, siē thotė populli, me pelė pėr dore!
    U kapėn me dokumente e plane famoze koshtuniciane, shesheljane…U kapėn tek mbanin nė duar thika, hekur, tabute, qefin, lopata pėr varre tė popullit. U kapėn pėr fyti turpshėm me projekte e plane pėr rebelim, sic! U kapėn jo pėr tė demokratizuar, ndihmuar, ndėrtuar, o duke dhėnė ide e konspekte projektesh pėr pėrparimin e shtetit tė Kosovės, por u kapėn siē kapen hajnat, u kapėn siē kapen pėr fyti spiunėt, argatėt e djallit. U kapėn dhe u hodhėn para popullit, nė sy bote, ata qė patėn dėshmuar edhe nė vitin 1999, kur nė faqe tė gazetės famoze "Koha ditore" i fyente ēlirimtarėt, i quanin gorilla, hajna, kriminelė, piromanė qė kallnin shtėpitė e popullit shqiptar! Ky puq ogurzi, kobzi, faqezi, s'ka si tė mos jetė njė thikė pas shpine tė votės sė lirė tė popullit, pas qafės sė popullit, thikė ngulur nė mishin e lirisė, pavarėsisė, nė shpinėn e shtetit tė pavarur tė popullit tė Kosovės. Kush ishin kėta dinozaurė? Ishin ujdistėt e pėrbetuar e tė dėshtuar, tė harruar e tė anashkaluar nga vota e lirė e popullit, tė dėnuar e tė shtruar pėr tokė hundė e buzė jo nga PDK-ja e Hashim Thaēit, as nga populli i Drenicės, ndaj tė cilit aq shumė kohė vollėn vrer e shpifje e poshtėrime, nė krye me komandantin e LNĒ-sė, me partizanin e 'druzhe' Titos, Fadil Hoxha, i cili komandantin e dymbėdhjetė batalioneve e quajti: bashkėpunėtor tė okupatorit! Janė kėta puēistėt e Sulltanisė sė Veton Surroit, qė falimentuan turpshėm nga vota e lirė e popullit, prandaj edhe kėsaj radhe gabuan, dėshtuan pėrfundimisht, u marruan, u poshtėruan para popullit dhe para botės demokratike, u marruan para Amerikės dhe Evropės, duke u pėrpjekur qė edhe kėsaj radhe tė hedhin njė gur mbi kalanė pushtuese tė Serbisė midis Kosovės sė lirė, t'ia ngulin thikėn pas shpine popullit, t'i hedhin hi syve, ta mashtrojnė. Po merret vesh, kallauz ky rebelim nuk do tjetėr, pos faktit qė ujdistėt, titistėt, nostalgjikėt jugosllavė, mbetur me gishta nė gojė, tė anatemuar, tė ndėshkuar nga vota e lirė e popullit, thikat e shembjes sė Qeverisė, rrėnimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės, pėshtjellimit tė situatės politike, ekonomike e ndėrkombėtare, nuk i rrokėn aq pėr tė treguar trimėri, dije, demokraci, por thikat i mprehėn pėr qafėn e Qeverisė e tė shtetit me kėrkesėn e miqve, kumarėve dhe jaranėve serbo-ēetnikė, pėr hatrin e tyre, dėshirėn e tyre, pėr interesin e tyre, pėr hatėr tė Serbisė.

    Zhgani i puēistėve tė Sulltanatit tė Surroit, si Dik Marti!


    Puēistėt ujdistė, tė njohur tashmė pėr opinionin mbarėshqiptar, tė njohur mirė nga KFOR-i, NATO-ja, nga EULEX-i, Amerika, sidomos tė njohur janė dėrdimenėt puēistė, tė mbetur pasdore, tė zhgėnjyer e tė thyer shpirtėrisht, nė tru
    mbėshtjellė me skizofreni e nevrasteni tė pashėrueshme, janė tė njohur mirė nga populli i Kosovės: Flaka Surroi, defatore me dofarė kolumnesh bajate e tė stisura me shminka nga Beogradi (motra), Ylli Hoxha, Salep Sulltani, gjashtė herė nė ditė falet nga kryezoti baba Veton Surroi, Hajrulla Ēeku, hulumtues i thikave pėr rrėzimin, pėrdhosjen, kasapimin nėpėr rrugė si nė Sheshin e Kinės tė turmave tė popullit, po merret vesh, me plane e programe serbo-kratike, pėr favore tė babasė, muhaxhidin Veton Surroi, i njohur pėr poshtėrimin e votės sė lirė tė popullit tė Kosovės, pastaj Halil Matoshi, argat me rrah tupanin e "Kohės ditore" kundėr UĒK-sė, kundėr dėshmorėve tė kombit, kundėr pavarėsisė dhe shtetėsisė sė Kosovės, pėr njė pagė mujore, kryeredaktori i gazetės bastile "Koha ditore" (s'po mundem t'ia pėrmend as emrin, dihet pse…!) shpresuan se sot qenkėsh rasti pėr rebelim, pėr shembje tė votės sė lirė tė popullit, pėr tym e pėr zjarr. Zot ruana, kushedi, mund tė ishte derdhur edhe gjaku, sot kur vetėm sa kanė filluar dialogėt e shtetit tė Kosovės me shtetin fqinj, Serbinė, sot kur ka pllakosur njė krizė ekonomike e sociale me pėrmasa evropiane, botėrore, sot kur po rėndon padrejtėsisht njė zhgan evropian, nė krye me Dik Martin kundėr nderit dhe lavdisė sė popullit, kundėr sakrificės dhe gjakut tė derdhur, kundėr UĒK-sė dhe dėshmorėve tė kombit, gjaku i tė cilėve solli lirinė, Pavarėsinė, shtetin. Sulltania e Veton Surrroit ka do vite qė ėshtė promovuar si bastion i shqiptarizmit, i Qeverisė Thaēi, i Drenicės, i UĒK-sė, bash sikur Dik Marti, si KPJ-ja mafioze surroiane. Mbase s'e habiti askė pse ujdistėt nostalgjikė tė serbosllavizmit si mjet pėr tė keqen mė tė madhe pėr popullin e Kosovės, pėr Qeverinė dhe pėr shtetin e tij, pėr demokracinė dhe pėr ardhmėrinė e tij, kanė zgjedhur thikėn drashkoviqiane nė mishin e jetėn e popullit, tė shtetit, tė Qeverisė, tė votės sė lirė, sepse, ujdistėt, edhe cėrri i pulės e di, gjithė kanė punuar e vepruar nė tė keqen e popullit tė tyre, tė shtetit dhe tė identitetit tė popullit, kundėr UĒK-sė me plane e programe tė ziera nė kuzhinat me gjellė helmuese tė Beogradit. Ujdistėt e "Kohės ditore", dhe tash tė KPJ-sė surrojane, gjithmonė nė duar kishin thikėn drashkoviqiane, planet e programet pėr kob, rebelim, pėr poshtėrim dhe shembje tė gjithēkajės qė arriti populli i Kosovės me UĒK-nė, me sakrificėn dhe me gjakun e bijve e tė bijave tė veta. Puēistėt ujdistė surrojanė ishin dhe janė tė njohur pėr gjykimin dhe mendimin se shteti i Kosovės nuk ka jetė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė e njėanshme, se Kushtetuta e Kosovės ėshtė surrogat dhe kėshtu Sulltania e Surroit afirmohet si maja e Himalajeve nga thirret populli, simpatizantėt e tyre, pėr tė shembur e rrėzuar e shkelur nėpėr nderin e votėn dhe legjitimitetin e institucioneve tė Kosovės.

    Puēistėt surrojanė parashikojnė pėrgjakjen vėllavrasėse dhe luftėn qytetare nė Kosovė?!

    Gjithė ato plane e programe famoze, gjakatare, qėllimkėqija, rebeluese, ndjekėqija, ogurzeza pėr rebelim dhe destabilizim tė jetės nė Kosovė a nuk janė fakte dhe argumente tė bollshme, ku shihet qartė, edhe nga Marsi, se ky zhgan famoz i KPJ-sė sė ujdistėve nostalgjikė jugosllavo-rusė ishte dhe ėshtė nėn llupėn dhe pėrkujdesjen strikte tė njeriut, pėr tė cilin flitet, e besa ndoshta janė gjallė e flasin edhe faktet se ai, Surroi, ishte dhe ėshtė dorė e zgjatur, sejmen, kallauz, furnizues i Dik Martit dhe i Beogradit, pėr tė paqena e tė palara, pėr shpifje e pėr iftire ndaj UĒK-sė dhe udhėheqėsve tė saj, ishte si njė kėshilltar i Dik Marftit, sic! Jemi gjallė, ka ardhur koha, shpejt do tė dėshmohet e vėrteta, flej dathė, o Veton Surroi! Mirėpo, nuk ėshtė kėtu fjala vetėm e do programeve e planeve pėr veprim rebelues, por puēistėt surrojanė kanė synime tė kulluara, tė bazuara, tė dėshmuara, qė shihen e kuptohen qartė, edhe nga zogu i pulės, se ata, nė emėr tė rebelimit, nė tė vėrtetė, duhej tė bėnin thirrje pėr luftė qytetare, pėr pėrgjakjen e Kosovės me gjakun e popullit! Ky ishte dhe ėshtė qėllimi i KPJ-sė sė Veton Surroit! Ėshtė iluzore qė kėtė pėrgatitje pėr njė luftė qytetare nė Kosovė tė mos e kane kuptuar ndėrkombėtarėt, tė mos i kenė para vetes Amerika, Brukseli, Beogradi, KFOR-i, NATO-ja, KS-ja, OKB-ja, gjithė ato plane e programe tė KPJ-sė sė Veton Surroit, qė bėjnė pėrpjekje e thirrje sa pėr rebelim, sa pėr njė luftė vėllavrasėse, qytetare, ruana Zot! Kėta na qenkan demokratėt e Veton Surroit? Kėta e duakan popullin e tyre, ia duakan tė mirėn shtetit dhe lirisė sė Kosovės? Kėshtu u nderuaka populli i Kosovės? Po ky baba i Sulltanatit "demokrat",Veton Surroi,
    Zot shtėpie i njė dinozauri me ermin KPJ, qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės e deri tash, nuk ka lėnė qoshe as skutė tė errėt e tė ndotur nėpėr Evropė dhe botė pa trumbetuar rrenėn dhe dyfytyrėsinė, se Kosova s'ėshtė e lirė ashtu siē thuhet! Kosova nuk ka shtet tė sigurt, stabil! Kosova njėanshėm ka shpallė indipendencėn, dhe kjo pavarėsi nuk do tė rezultojė me qėndrueshmėri, pra do tė shuhet dhe rrėnohet shteti i pavarur i Kosovės!

    Pėrpjekje pėr hakmarrje ndaj popullit qė e bekoi nė male UĒK-nė dhe me votėn e lirė e shembi "Orėn"!

    Prandaj, ky zhgan i ēakėrdisur, ndjellakeq, antikombėtar, dashakeq, zhgan qė ndihmon kasapin, kobtar, i dėshtuar, i falimentuar nga vota e lirė e popullit, sot, kur Kosova ėshtė shtet i pavarur, sot kur Kosova ėshtė e lirė, sot kur brenda saj ndodhen KFOR-i (NATO), EULEX-i dhe shumė miq tė tjerė ndėrkombėtarė, sot kur shtetin e Kosovės e kanė njohur 76 shtete tė botės, njėfarė KPJ, me Veton Surroin nė krye, pėrpiqet tė shembė Qeverinė, shtetin, presidencėn, pėrpiqet tė shembė dhe tė pėrdhosė, tė vrasė votėn e lirė tė popullit, me tė cilat ka dalė udhėheqja e institucioneve tė sotme tė Kosovės. Puēistėt sikur duan tė hakmerren ndaj popullit tė vet, pse ai me votėn e lirė e paska shembur partinė e tyre hibride "Ora"? Ndoshta dikush mendon se ky zhgan i ēoroditur dhe pa moral e dinjitet kombėtar po pėrpiqet vetėm ta marrė pushtetin, por ne do tė thoshim, por jo vetėm ne, kėshtu kanė mendimin KFOR-i, EULEX-i, Amerika, Evropa, kjo hajkė kobtare, rebeluese, para vetes i ka edhe dy qėllime tė tjera bosht: Pėr t'iu hakmarrė popullit pėr ndėshkimin qė ua bėri me votėn e lirė dhe, tjetra: Pėr ta derdhur gjakun e popullit tė Kosovės nėpėr rrugė, sheshe, qoshe, me u hapė varre tė reja gjithandej Kosovės, yrnek i do fqinjėve tanė dhe, pastaj, nė institucione tė Qeverisė e tė shtetit tė Kosovės tė hyjė Sulltania e Veton Surroit, karshillėk pėr t'i bėrė Sulltania serbiane e Koshtunicės!

    Populli i Kosovės kurrė s'do tė dalė nė rrugė pėr ta derdhur gjakun…!


    Dėgjoni fjalėn (pėrgjigjen) e popullit tė Kosovės pėr Ju, o ujdistė, ju qė hartoni plane e programe pėr rebelim, shembje tė institucioneve legale tė Kosovės, Ju qė fyeni dhe hakmerreni ndaj popullit qė ju ndėshkoi me kamxhikun e votės sė lirė; ju qė bėni pėrpjekje pėr t'i pėrgjakur rrugėt e shtetit tė Kosovės; ju qė ishit dhe jeni jaranė, nostalgjikė dhe ndihmtarė tė djallit tė zi: Larg syve tė popullit! Ju djaj helmues tė gjakut tė dėshmorėve! Ju helmues tė lirisė e tė Pavarėsisė sė Kosovės! Larg fėmijėve, shkollės, ēantave shkollore! Larg udhės nėpėr tė cilėn po ecėn shteti dhe liria e Kosovės! Larg Qeverisė dhe institucioneve, sepse janė tonat, janė tė gjakut e tė luftės ēlirimtare, tė sakrificės dhe tė dėshmorėve tė kombit! Larg duart nga populli, pėr tė cilin keni mprehur thikat pėr ta mashtruar qė tė dalė nė rrugė pėr ta derdhur gjakun nga damarėt! Populli e derdhi gjakun pėr liri, por s'e derdhi as s'do ta derdhė gjakun kurrė nėpėr rrugė, nė luftė me vėllanė, nė luftė qytetare me Qeverinė, me shtetin! Mbylleni atė gojė me aromė qelbėsire, mė kot bėni thirrje, e shqyeni gurmazin, kot e keni, populli nuk del nė rrugė pėr tė derdhur gjakun, as pėr tė shembur Qeverinė dhe shtetin qė i ngriti me votėn e lirė! Ne nuk pėshtyjmė votėn, gjakun, lirinė, as bijtė tanė ēlirimtarė, shtetarė, qeveritarė, as institucionet tona shtetėrore! Larg nesh, o kobzi, ne nuk duam rebelim! Nuk duam thika nė mishin e vėllait! Nuk duam urrejtje! Nuk duam pushtet! Nuk duam gjakderdhje! Nuk duam hakmarrje! Nuk duam vėllavrasje! Heshtni nė atė birucėn e turpit, ku jeni strukur, se populli s'ka punė me ju, s'ju njeh as s'ju dėgjon pėr jetė tė jetės! Kot e keni, ju, kot e ka Serbia, aleatėt e saj, djalli dhe i biri i djallit: Populli i Kosovės nuk ngre dorė mbi Qeverinė, shtetin dhe institucionet e veta! Populli i Kosovės kurrė s'ka ngritur as s'do tė ngrejė dorė mbi qafėn e jetėn e bijve e tė bijave tė veta! Larg duart nga populli, gjarpėrinj tė gjakut! Larg…larg nesh! Thyejeni qafėn tek bren miza hekur!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Puqje titisto-enveristash, qe akoma ia lejojen vetit te manipulohen nga sorrat fadiliste dhe majko-milo ramet enveriste.Dy klube politike kyqje monestrash te llojit vete. Me e keqja qe akoma i japin vetit te drejte te jaregosen ne emen te popullit per patriotizem! Populli mbrohet vete o gjarpi envero-titista. Popullin e brojti Amerika dhe NATO, po te ishte per ju mjere populli.
    Mos i kacavjerej me popullit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 16-03-2011 mė 20:29
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kur ne merremi me vetveten te tjeren po merren me ne europa lavire burgos ish ushtar te kosoves ne sikur behemi se sim gje turp

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •