Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 84
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Plani për rrëzimin e institucioneve, dhe per revulucion ne Kosove

    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nuk është në dijeni për informatën se disa organizata jo qeveritare dhe shoqëria civile “janë duke hartuar një plan për rrëzimin e qeverisë dhe presidentit Behgjet Pacolli”,

    Sipas tij pretendime të tilla nuk janë demokratike dhe janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

    “Qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe qeverinë edhe të gjitha institucionet, natyrisht edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe prandaj assesi të pretendohet që dikush përmes dhunës t’i uzurpoj apo të marrë pushtet, diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë ai, siç transmeton Kosovapress.

    Agjencia e lajmeve qendra.info ka zbuluar një plan të shoqërisë civile, sipas të cilit do të rrëzohej Qeveria dhe Presidenti. Aty parashihet fushatë, protesta dhe aksione tjera që do të qonin në rrënimin e institucioneve.

    Emrat e organizatorëve janë të njohur për redaksinë e qendra.info, por ata kanë vendosur të botojnë vetëm planin e tyre dhe jo emrat e personave.

    FUSHATË E SHOQËRISË CIVILE PËR INTEGRITET TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
    Plani i veprimit

    Arsyetim

    Me datë 22 shkurt 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me parregullsi të cilat dëmtojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në anën tjetër, përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtet ndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri. Shqetësim tjetër mjaft serioz i këtyre ngjarjeve është edhe ndërhyrja direkt e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.

    Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile, të tubuara rreth fushatës për integritetin e institucioneve, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit. Veprimet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj fushate synojnë korrigjimin e këtyre parregullsive dhe nuk do të ndalen derisa të sigurohen standardet e nevojshme të respektimit të vullnetit qytetar, ligjshmërisë (kushtetutshmërinë) nëpër institucione dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

    Organizatat e involvuara

    Organizatat e shoqërisë civile që do të implementojnë fushatën për institucione demokratike dhe legjitime janë:

    Periudha e implementimit

    Faza e parë e fushatës do të implementohet gjatë muajit mars 2011. Në javën e fundit të marsit, organizatat e fushatës, bazuar në (mos)veprimin e institucioneve shtetërore, do të përgatisin fazën e dytë të fushatës, e cila do të fillojë në javën e parë të prillit. Plani i detajuar i aktiviteteve për fazën e parë të fushatës gjendet në fund të dokumentit.

    Veprimet

    Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe,... /Qendra.info/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Veton Surroi me siguri eshte vella me Edi Ramen...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Komunistat e rankoviqit po pergadisin revulucion si ne Shqipri me 21 janrin e keti viti...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Kush ju beson juve ? As nje femij 5 vjecare sigurisht qe jo .
    Keni ber Kosoven te tallen gjitha gazetat e botes me shqiptaret fale katundareve te PDK qe akoma s'din te shkrujn .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Injoranca dhe pikllimi per humbje ne zgjedhje nuk ka kufi,humbesit dhe shqipefolsat e partive ne parlament po e ndjejn nje humbje te madhe sepse qeverija dhe presidenca do te jet efektive,spiunat e udb_sejan aktivizuar si ata serb edhe kta shqipefolsat,prandaj mos u befaso .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  6. #6
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Ka shumë faktor që mund të jenë prapa ketij qëllimi, ska dyshim se personat e tillë janë të entuziazmuar nga revolucionet e shteteve si Tunisia, Egjipti, Libia, Jemeni etj.
    Andaj konsideroj se ambiciet e tyre për rrëzimin e institucioneve DEMOKTRATIKE kanë diferencë ndaj ambicieve për rrëzimin e institucioneve DIKTATORIALE.
    Nuk është në traditën e popullit tonë të çohemi kundër prijësve tanë cilët do qofshin ata, ngase kjo përbën vlla-vrasje. Veton Surroi dhe Edi Rama le të merren me gjëra tjera, populli nuk duhet t'u pergjigjet, ngase kjo është kundër çështjes shqiptare në botë.
    Elemente të tilla antishqiptare duhen eliminuar, nga kjo situatë do të përfitonin vetëm armiqtë tanë.
    Nëse populli nuk është i kënaqur me qeveri e X parti politike, le t'a denoj me votë, mirëpo jo organizata të dyshimta (nga parti politike) të merren me iniciativa të tilla.
    Kombi mbi të gjitha

  7. #7
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Kush ju beson juve ? As nje femij 5 vjecare sigurisht qe jo .
    Keni ber Kosoven te tallen gjitha gazetat e botes me shqiptaret fale katundareve te PDK qe akoma s'din te shkrujn .
    Kjo tregon intelegjencen Tuaj!Cfar dallimi kan qytetaret nga katundaret!Po me thuani kush ishin ata ,,qytetar''qe u dashka ta udheheqnin shtetin?
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po edhe me rrzu nuk kerset kjameti bre,ju e dini qysh kan fitu,te na thojn qysh te ja bejsh dikuj para dite prite mbas dite kurgja nuk po shof te keqe ketu,bile po me vjen mir qe paska te till qe po mendoikan te miren kosoves

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Kush ju beson juve ? As nje femij 5 vjecare sigurisht qe jo .
    Keni ber Kosoven te tallen gjitha gazetat e botes me shqiptaret fale katundareve te PDK qe akoma s'din te shkrujn .
    Ne ish Jugosllavine ,nje pjese e Kosoves ka qene e perfaqesuar shume mire ne vendimarrje te demshme per popullin e Kosoves.Kjo pjese qe tani ka mbet me Veton Surroin dhe te motren Flaka,me Teuta Sahatqiun dhe disa anonima te tjere,kane mbet jashte pushtetit.Kjo i mundon shume kete klike dhe perpiqen me qdo kusht qe Kosoven ta paraqesin si te deshtuar.Nese lexoni Kohen Ditore dhe portalin Koha.net shihni se asanjeher aty nuk u thene nje fjale e vetme e mire per shtetin e Kosoves.Pra kjo vije tasheguese e Fadil Hoxhes"bira e miut treqind qese".po perpiqet ta zhbej shtetin e Kosoves dhe ta kthej ku ishte ne njiqind vjetet e fundit,nen pushtimin serb.Kjo eshte per te gjithe e qart por fatkeqesisht nuk eshte e qart vetem per Policine e Kosoves,qe lejon veprimin legal dhe te papenguar te tyre.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    O ju qe baballaret e juaj gjenden ne Beograd, O ju qe kurr asnje pike, djerse, asnje cent, asnje mendim per lirine e Kosoves nuk e dhat, si po keni guxim te flisni keshtu. POROSI Mos ma prek shtetin, mos ma prek shtetin a degjuat, mos ma prek shtetin.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po edhe me rrzu nuk kerset kjameti bre,ju e dini qysh kan fitu,te na thojn qysh te ja bejsh dikuj para dite prite mbas dite kurgja nuk po shof te keqe ketu,bile po me vjen mir qe paska te till qe po mendoikan te miren kosoves
    Te mire a te keq parlamentaret tone e rrjedhimisht udheheqesit e institucioneve tona i zgjodhi populli - kush me shume e kush me pak vota, por prap ishin te votuar. Por kete shoqeri civile kush e zgjodhi ndersa pretendojne te flasin ne emer te popullit? Kush jane? Kend perfaqesojne? Cfare interesa perfaqesojne? Nga financohen? - se institucionet prape financohen nga populli . 'Shoqeria civile' jane grupe interesi - dhe eshte mire qe te merren me trysni ne permiresimin e politikave lidhur me ate cfare me se miri njohin por aman te folni ne emer te popullit duhet te shkundeni nga interesat tjera dhe te zhyteni ne sistemin tone te manget cfare e kemi e te matni veten. Pra jo shoqeri civile politike por shoqeri civile profesionale ne lemi te caktuara.

  12. #12
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ne zgjedhjet e ardheshme duhet te shkruhet edhe nje opcion:
    Katundar
    Qytetar
    Dhe te shofim qeverin qytetare si do te dukej!(Nese nuk fiton prap kjo ,,katundarja)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  13. #13
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Keta jane bij te komunistave te cilet asesi nuk mund te pajtohen me ata qe vendin ta udheheq Hashim Thaqi apo kushdo qofte se ka dalur nga lufta. Keta mendojne qe jane KASTA me e larte e vendit dhe po keta duhet udhequr vendin edhe pse nuk kontribuan asgje per kete vend. Duke mbrojur te bemat e babait te tij Veton Surroi mundohet te krijoj te ardhmen e vet politike prej rrenjeve te komunistit, i cili komunist krijoj partine per ruajtjen e Jugosllavise UJD.

    Ky jo qe nuk mund te krijoj ndonje grusht shtet, mirepo as qe mund ti afrohet nje gjeje te till, sepse ky e provoi me se miri se sa e do populli kete veton Surroin.

    Veton Surroi, ndoshta te vie keq mirepo me mire eshte te mesohesh me Hashim Thacin se sa te tentosh ta rrezosh se kete te fundit vec anderr.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  14. #14
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Ka shpresu V.Surroi qe po ipete naj poste i madhe i ngarati per ate qone pluher sot kyy,ku ke para 5 vite a?
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Duhet tua tregojm rrugen me dhun ish kumunistve, se me mentalitetet e vjetra rankoviqiste,milloshoviqiste,Enveriste ,Rugoviste e Hashimoviqiste Kosova nuk hecen perpara.

    Rruga esht dhe do jet nji kaheshe ,vetem perpara pa llogaritur ne qmim.
    Kosova nuk duhet te jet peng i unmikav e euleshav e Hashim farmerkav e Formrkashve qe pas lluft si kepurdhat pas shiut u ben multimilioner.

    Kosova ka kaluar nji rrug te veshtir neper male gjat luftes,pa ushqim ,me friken ,me neperkembjen e dinjitetit te tyre nga qetniket serb.
    Ata qe duan ta harrojn te kaluaren me gjas duan qe historia te ju perseritetr.

    Vendosmeria,syqeltsia dhe aksioni i pernjimend per te ralizuar endrren shekullore qe me ne fund populli shqiptar te jetoi i barabart me fqinjet duhet te kerkoi bashkimin kombetar dhe pa llogaritur ne qmim, deri ne ralizimin e ksaj aspirate shekullore qoft nevoja edhe luft te behet me ke do qe do na dali para... gjer ne qiell qoft nevoja.
    Duhet ti mesojm politikanet se ne mjes e vendosim e as mbremjen nuk do e pret po qe nevoja.
    Mjaft me te zgjedhurit ,njiheresh nga UDB pastaj LKJ ,pastaj Eulesha eUn-mika.
    Esht koha, krejt ose as gje., nji jet e till ku leko- milarderet dhe ata qe jetojn duke mos ua njohur ngjyren, te ndahen pergjithmon.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    surrovi mi rrxu qeverin,mos bani hajgare,nuk vepron keshtu i biri i "intelektualit,diplomatit,gazetarit,shkrimtarit"te jugosllavise.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Klika e Vetonit s'bashku me Isa Mustafen dhe Ismet Beqiri Naim Rrustemaj me disa te kalavesha te AAK-es dhe te vv .Per ti dhene argumente shkinis se Kosova nuk mundet te jet shtet i qendrushem dhe po fillone te rrezikohet kosova nga armiku i Mbrendeshem dhe nga komunistat e Qelbur serbosllave siq jane ky lloj i ashtuqujtur pinjollet e Titizemit serbofil
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 14-03-2011 më 14:10
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nuk është në dijeni për informatën se disa organizata jo qeveritare dhe shoqëria civile “janë duke hartuar një plan për rrëzimin e qeverisë dhe presidentit Behgjet Pacolli”,

    Sipas tij pretendime të tilla nuk janë demokratike dhe janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

    “Qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe qeverinë edhe të gjitha institucionet, natyrisht edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe prandaj assesi të pretendohet që dikush përmes dhunës t’i uzurpoj apo të marrë pushtet, diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë ai, siç transmeton Kosovapress.

    Agjencia e lajmeve qendra.info ka zbuluar një plan të shoqërisë civile, sipas të cilit do të rrëzohej Qeveria dhe Presidenti. Aty parashihet fushatë, protesta dhe aksione tjera që do të qonin në rrënimin e institucioneve.

    Emrat e organizatorëve janë të njohur për redaksinë e qendra.info, por ata kanë vendosur të botojnë vetëm planin e tyre dhe jo emrat e personave.

    FUSHATË E SHOQËRISË CIVILE PËR INTEGRITET TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
    Plani i veprimit

    Arsyetim

    Me datë 22 shkurt 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me parregullsi të cilat dëmtojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në anën tjetër, përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtet ndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri. Shqetësim tjetër mjaft serioz i këtyre ngjarjeve është edhe ndërhyrja direkt e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.

    Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile, të tubuara rreth fushatës për integritetin e institucioneve, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit. Veprimet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj fushate synojnë korrigjimin e këtyre parregullsive dhe nuk do të ndalen derisa të sigurohen standardet e nevojshme të respektimit të vullnetit qytetar, ligjshmërisë (kushtetutshmërinë) nëpër institucione dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

    Organizatat e involvuara

    Organizatat e shoqërisë civile që do të implementojnë fushatën për institucione demokratike dhe legjitime janë:

    Periudha e implementimit

    Faza e parë e fushatës do të implementohet gjatë muajit mars 2011. Në javën e fundit të marsit, organizatat e fushatës, bazuar në (mos)veprimin e institucioneve shtetërore, do të përgatisin fazën e dytë të fushatës, e cila do të fillojë në javën e parë të prillit. Plani i detajuar i aktiviteteve për fazën e parë të fushatës gjendet në fund të dokumentit.

    Veprimet

    Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe,... /Qendra.info/
    ---------------

    Shumë interesante ...!
    Sa shumë përngjanë kjo brockull sh.i.k.-iste, me aktakuzat e dikurshme të UDB-së kundër të rinjëve shqiptarë...!

    Fillimi i "ndërtimit" të mbretrisë së gjarprit dhe hipopotamit ...!

    Cili vit- është sipas kalendarit të Maos....?!

  19. #19
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    ---------------

    Shumë interesante ...!
    Sa shumë përngjanë kjo brockull sh.i.k.-iste, me aktakuzat e dikurshme të UDB-së kundër të rinjëve shqiptarë...!

    Fillimi i "ndërtimit" të mbretrisë së gjarprit dhe hipopotamit ...!

    Cili vit- është sipas kalendarit të Maos....?!
    Viti 1989 atehere kur Veton Surroi themeloj subjektin UJD me nje qellim te vetem rauajtjen e Jugosllavise, ateher kur gjithcka ne republiken fantome shperbehej ai mundohej ta ruante.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    O ju qe baballaret e juaj gjenden ne Beograd, O ju qe kurr asnje pike, djerse, asnje cent, asnje mendim per lirine e Kosoves nuk e dhat, si po keni guxim te flisni keshtu. POROSI Mos ma prek shtetin, mos ma prek shtetin a degjuat, mos ma prek shtetin.

    Keshtu eshte kur veteshpall veten , here komandant bllace e here hotel Rogneri , here kryeminister nen hije te dardhes , here kryeminister me spiunime nderkombetare-sic i beshe kuvendit dhe kryetarit te ndjere , here kryeminister me vjedhje indistruale ( vjedhje , me te madhe me demek ) -sic bere ne zgjedhjet e dundit .

    Shum shpejt filloi te ju frije flladi nga pjella e juaj ,veton sora e albin kutishi .
    Shprehja e humb kuptimin ,kur nuk shprehet ne forme origjinale - vertetesi .



    ======================================
    Duhet te jete :-

    O ju ,qe baballaret e juaj ( nuk ) gjenden ne Beograd, O ju qe ( nuk jeni sikur ne te veteshpallurit ) kurr asnje pike, djerse, asnje cent, asnje mendim per lirine e Kosoves nuk e (e dhame ) , si po keni guxim te flisni keshtu. POROSI Mos ma prek pusht-etin, mos ma prek pusht-etin a degjuat, mos ma prek pusht-etin
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 14-03-2011 më 14:21

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •