Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    Emanuel Swedenborg

    Mendova ta sjell ne Forumin e Filozofi-Sociologji-Psikologjise per arsye se Swedenborg eshte nje Filozof Fetar.
    Do te vazhdoje me nje prezantim te shkurter te koncepteve te tij kryesore mbi ceshtje si Zoti, Inteligjenca, Dashuria, Besimi, Krishterimi etj. Kushdo qe ka deshire te sjelle dicka lidhur me kete mendimtar eshte i mirepritur ne kete teme!


    Nje Biografi e shkurter.

    Emanuel Swedenborg(1688-1772) lindi me emrin Emanuel Swedberg
    (Svedberg) ne Stokholm, Suedi me 29 janar. Ne moshen 8 vjecare i vdes e ema, Sara Behm dhe i ati martohet me 1697 me Sara Bergia e cila tregoi nje dashuri si nene e vertete ndaj tj. I ati i tij, Jesper Swedberg(1653-1735) ishte bishop ne kishen Suedeze.

    Pasi kreu studimet ne Uniseristetin e degjuar te Upsales,Suedi (1699-1709) nis nje udhetim neper Evrope, Angli, Hollande, France, Gjermani (1710-1715) per te studiuar dhe bashkepunuar me disa nga zerat me te njohur te shkences ne Evropen Perendimore ne fusha te ndryshme.
    Pas kthimit ne Suedi i jepet posti i Mbikqyresit te industrise se minave nga Mbreti Carl per shkak te njohurive te tij ne fushen e Mineralogjise dhe Inxhinierise.

    Pas vdekjes se Carl-it te 12-te iu dhe statusi i Fisnikerise( Aristokracise)prej Mbretereshes Ulrika Eleonora dhe ju ndryshua mbiemri ne Swedenborg (Svedenborg). Ky status i lejoi pranine ne Shtepine Suedeze te Aristokracise.

    Ishte anetar i Akademise Mbreterore Suedeze te Shkencave dhe si i tille kontriboi dukshem me studime ne lemin Shkencor, Filozofik dhe ate Teologjik. Njihet me shume me nje botim 3-vellimesh mbi mineralogjine ne 1734 qe e beri shume te degjuar ne Evrope si Shkencetar dhe Filozof. Pas 1734 u morr kryesishtt me studimin e mardhenive mes trupit dhe shpirtit, anatomise se njeriut, duke bere zbulime te rendesishme ne fushen e fiziologjise.

    Midis viteve 1743 dhe 1745 shenon nje periudhe tranzitore e cila beri qe objekti i studimit te tij te kaloje nga ai Shkencor ne ate te Filozofise dhe Teologjise. Ky ndryshin , sic e ben te qarte ai vete, u be si rrjedhoje e kontaktit te tij me Jezu Krishtin dhe misionit qe Ai i ngarkoi. Qe nga kjo pike e deri ne vdekje Swedenborg tregon se atij iu dha mundesia perjetimit te nje jete tjeter pervec kesaj, te asaj pas vdekjes. Rrefimet e tij nga kjo gjendje e re u botuan ne 18 traktakte teologjike ku misioni duket se eshte Reformimi i Krishterimit, zbulesa te ceshtjeve teologjike, zbulime mbi te menduarit njerezor dhe tejcimi i perjetimeve te tij shpirterore.

    Swedenborg vdes ne 1772 ne Londer ne moshen 84-vjecare.
    Disa nga veprat e tij jane: Arcana Coelestia, Qyteti I Hyjnor, Dashuria Hyjnore dhe Urtesia, Kater Doktrina, Parajsa dhe Ferri, Feja e Krishtere, etj.

    Disa Koncepte



    ZOTI

    Zoti eshte Njeshi Absolut. Eshte ai qe na krijoi dhe ne nuk vijme " prej asgjeje" por "prej Dashurise". Zoti eshte infiniti ne kohe e ne hapesire dhe vecantite themelore te tij jane Dashuria, Mencuria dhe Pushteti. Dashuria eshte e pafrytshme pa Mencurine, Mencuria inerte pa Dashurine dhe Pushteti eshte rezultati i njejesimit te ketyre te dyjave. Ky eshte pushteti i Zotit.
    Nuk ka burim tjeter Jete pervec Zotit, e cila nuk eshte tjeter vecse Dashuri ne thelb.Ne nje pike ndryshojme prej tij, meqenese jemi krijesa te tij, ne ate qe ne jemi marresit e Dashurise, pra marres te Qenies dhe jo Qenia (Dashuria) vete qe eshte Zoti.

    HUMANITETI YNE

    Ne me te shumten e kohes nuk e kemi ndjesine e te qenurit marres te Hyjnores qe eshte thelbi yne,thlebi i jetes. Shpesh ndihemi te vetemjaftueshem dhe te mbushur vetem me veten tone. Ky iluzion eshte Dhurata e qellimshme e Zotit per te na dhene mundesine te jemi te Lire, te lire per te pranuar me vullnetin tone Dashurine e Tij ose te mohojme ate.
    Bota fizike eshte arena ku zhvillohet ky proces qe ka rendesi te vecante ne personalitetin tone.

    DASHURIA

    Swedenborg e sheh Dashurine si energjia themelore dhe substanca e te gjitha qenieve njerezore. Ne besojme ate cka deshirojme te besojme dhe kuptojme ate cka duam te kuptojme, qellimshmeria jone me teper sesa njohja determinojne karakterin tone-ne jemi dashuria jone.
    Ai paraqet nje hierarki : Dashuria per Zotin, Dashuria per te tjeret, Dashuria per Boten, dhe Dashuria per Veten. Te gjitha jane te nevojshme dhe kur renditen brenda nesh sipas ketij rregulli ato jane te gjitha te Mira.


    PAVDEKESIA

    Swedenborg i sheh Shpirtrat si Themelore dhe njerezit si qenie ne thelb shpirterore. Trupat jane mbartesit e shpirtit ne nje ambient fizik. Pas vdekjes Ndergjegja kalon ne nje nivel te ri.
    Zgjedhja jone ne kete nivel te ri nuk ndodh menjehere, ne nuk pozocionohemi menjehere se kujt krahu i takojme. Eshte nje "Bote Shpirtrash"(e ndermjetme) thote ai - midis Parajses dhe Ferrit ku te ardhurit e rinj neprmjet nje procesi vete-kthjellimi vendosin me vullnetin e tyre se kujt krahu i takojne. I vetmi gjykim eshte ai mbi veten, kemi vete-gjykim, kemi nje zgjedhje te lire ku vendoset se kush eshte primare, dashuria ndaj vetes apo dashuria ndaj te tjereve. Ferri dhe Parajsa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 21-08-2003 mė 01:52

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Shkeputur nga "Parajsa dhe Ferri" - Emanuel Swedenborg


    Gjuha e engjujve

    234. Engjujt flasin me njeri tjetrin ashtu si bejme edhe ne nė boten tonė. Ata flasin per gjera te ndryshme, psh. per ceshtje te botes se tyre, per shqetesime te komunitetit, ceshtje te jetes morale apo ceshtje te jetes shpirterore, etj. Dallimi i vetem mes tyre e nesh eshte se ata flasin mes tyre ne menyre me inteligjente se ne, ngaqe flasin bazuar ne nje nivel me te thelle te menduari se ne.
    Mua, disa here me eshte dhene mundesia te jem ne shoqerine e tyre dhe te flas me ta si mes shokeve, ose here te tjera si midis te panjohurve. Dhe meqenese une gjendesha ne te njejten gjendje, me dukej pra sikur flisja me shoke te mite ose te panjohur ketu ne boten tone.

    235. Gjuha engjullore, ashtu si edhe e njerezve, konsiston ne fjale dhe fjali. Artikulohet dhe degjohet zeshem. Engjujt kane goje, gjuhe dhe vesh si edhe ne; e po ashtu nje atmosfere perkatese me ane te se ciles kryhet artikulimi i gjuhes se tyre. Kjo eshte nje atmosfere shpirterore qe u pershtatet engjujve si qenie shpirterore qe jane. Engjujt marrin fryme ne kete atmosfere dhe ndertojne fjale me ndihme te saj njelloj si bejme ne me tonen.

    236. Cdokush ne Parajse ka gjuhen e vet. Te gjithe e kuptojne njeri-tjetrin panvaresisht se kujt komuniteti i perkasin, te afert me njeri-tjetrin apo te larget. Kjo gjuhe nuk eshte e mesuar, por eshte e lindur, eshte e brendshme, ajo buron prej ndjeshmerise shpiretore dhe mendore te tyre.
    Tingellimi i kesaj gjuhe korespondon me nivelin e ndjeshmerise shpirterore, varet prej saj, ndersa artikulimi i fjaleve, formimi i tyre varet prej nivelit mendor. Pra, meqenese gjuha e tyre buron prej ketyre instancave kaq te brendshme, ajo eshte gjuhe shpirterore, pra eshte ndejshmeri shpirterore e degjueshme dhe mendim i zeshem.
    Cdokush qe e kupton kete me lart shikon se; te gjitha mendimet ne fakt vijne prej afeksionit (ndejshmerise shpirterore), i cili eshte nje shfaqje e Dashurise ndersa figurat, konstruksionet mendore s'jane vecse menyra te ndryshme sipas te cilave afeksioni i pergjithshem ndahet, racionohet. Dhe asnje mendim ose koncept nuk ekziston pa rrenjen e tij, burimin e tij, kesaj pjese te afeksionit (dashurise) Ky eshte burimi i shpirit dhe i jetes se tyre. Prandaj engjujt e dallojne prej menyres se te folurit menjehere se cfare personi eshte ai me te cilin komunikojne, dallojne cilesine e afeksionit prej tingullimit te gjuhes dhe dallojne cilesine e te menduarit prej menyres se artikulimit te tingujve, apo te fjaleve. Engjujt e Ditur e dallojne vetem me disa shpehje se cfare lloj afeksioni e mbizoteron nje person, e ne fakt kjo eshte detyre e tyre.
    Eshte fakt se cdokush ka afeksione dhe gjendje humori te ndyshme; nje gjendje te caktuar ne kohe lumturie e gezimi, nje tjeter ne momente dhimbjeje, nje tjeter ne momente butesie e dhemshurie, nje tjeter ne momente ndershmerie e vertetesie, e keshtu me rradhe, por ekziston nje afeksion apo dashuri dominante prezente ne te gjitha gjendjet, dhe ne castin kur Engjujt e Ditur e dallojne ate, qe nga ai moment ata dallojne gjendjen e personit vetem me ane te bisedes.
    Njohurite e mija bazohen ne nje eksperience te bollshme ne kete drejtim. Kam degjuar engjuj tek zbulonin te gjithe jeten e nje personi vetem me ane te te degjuarit te tij. Sepse me te kapur ligjin dominant te dashurise, afeksionit te brendshem, i cili permban te gjitha te dhenat, ky eshte ai qe quhet libri yne i jetes.

    237. Gjuha engjullore nuk asgje te perbashket me gjuhen tokesore vecse shume pak fjaleve tingellimi i pergj. i tyre i perngjason ndjenjes perkatese, e ne kete rast jo tamam me fjalen, por me shume me tingellimin e pergj. te saj. Kjo do shpjegohet me poshte. (269)
    Fakti qe nuk ka ngjashmeri mes dy gjuheve, deshmohet prej engjujve te cilet nuk arrijne te shqiptojne as edhe nje fjale te gjuhes sone. Eshte provuar dhe nuk munden dot. Ata mund te artikulojne vetem cka perputhet me afeksionin e tyre te brendshem.
    Me eshte thene se gjuha filestare ketu ne toke ka patur natyre te tille ngaqe ishte e dhene prej parajses, dhe Hebraishtja i ngjason ne disa aspekte.

    238. Meqenese gjuha e ngjujve perputhet me afeskionin e dashurise se tyre, dhe meqenese dashuria parajsore eshte dashuri per Perendine dhe dashuri ndaj tjetrit, atehere ne mund te imagjinojme se elegante dhe mrekullueshme duhet te jete biseda e tyre, komunikimi mes tyre.
    Ai prek jo vetem veshet, por gjithashtu edhe nivelet me te thella te mendjes te atij qe e degjon.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 11:34
  2. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  3. Emanuel Kanti
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •