Mendova ta sjell ne Forumin e Filozofi-Sociologji-Psikologjise per arsye se Swedenborg eshte nje Filozof Fetar.
Do te vazhdoje me nje prezantim te shkurter te koncepteve te tij kryesore mbi ceshtje si Zoti, Inteligjenca, Dashuria, Besimi, Krishterimi etj. Kushdo qe ka deshire te sjelle dicka lidhur me kete mendimtar eshte i mirepritur ne kete teme!
Nje Biografi e shkurter.
Emanuel Swedenborg(1688-1772) lindi me emrin Emanuel Swedberg
(Svedberg) ne Stokholm, Suedi me 29 janar. Ne moshen 8 vjecare i vdes e ema, Sara Behm dhe i ati martohet me 1697 me Sara Bergia e cila tregoi nje dashuri si nene e vertete ndaj tj. I ati i tij, Jesper Swedberg(1653-1735) ishte bishop ne kishen Suedeze.
Pasi kreu studimet ne Uniseristetin e degjuar te Upsales,Suedi (1699-1709) nis nje udhetim neper Evrope, Angli, Hollande, France, Gjermani (1710-1715) per te studiuar dhe bashkepunuar me disa nga zerat me te njohur te shkences ne Evropen Perendimore ne fusha te ndryshme.
Pas kthimit ne Suedi i jepet posti i Mbikqyresit te industrise se minave nga Mbreti Carl per shkak te njohurive te tij ne fushen e Mineralogjise dhe Inxhinierise.
Pas vdekjes se Carl-it te 12-te iu dhe statusi i Fisnikerise( Aristokracise)prej Mbretereshes Ulrika Eleonora dhe ju ndryshua mbiemri ne Swedenborg (Svedenborg). Ky status i lejoi pranine ne Shtepine Suedeze te Aristokracise.
Ishte anetar i Akademise Mbreterore Suedeze te Shkencave dhe si i tille kontriboi dukshem me studime ne lemin Shkencor, Filozofik dhe ate Teologjik. Njihet me shume me nje botim 3-vellimesh mbi mineralogjine ne 1734 qe e beri shume te degjuar ne Evrope si Shkencetar dhe Filozof. Pas 1734 u morr kryesishtt me studimin e mardhenive mes trupit dhe shpirtit, anatomise se njeriut, duke bere zbulime te rendesishme ne fushen e fiziologjise.
Midis viteve 1743 dhe 1745 shenon nje periudhe tranzitore e cila beri qe objekti i studimit te tij te kaloje nga ai Shkencor ne ate te Filozofise dhe Teologjise. Ky ndryshin , sic e ben te qarte ai vete, u be si rrjedhoje e kontaktit te tij me Jezu Krishtin dhe misionit qe Ai i ngarkoi. Qe nga kjo pike e deri ne vdekje Swedenborg tregon se atij iu dha mundesia perjetimit te nje jete tjeter pervec kesaj, te asaj pas vdekjes. Rrefimet e tij nga kjo gjendje e re u botuan ne 18 traktakte teologjike ku misioni duket se eshte Reformimi i Krishterimit, zbulesa te ceshtjeve teologjike, zbulime mbi te menduarit njerezor dhe tejcimi i perjetimeve te tij shpirterore.
Swedenborg vdes ne 1772 ne Londer ne moshen 84-vjecare.
Disa nga veprat e tij jane: Arcana Coelestia, Qyteti I Hyjnor, Dashuria Hyjnore dhe Urtesia, Kater Doktrina, Parajsa dhe Ferri, Feja e Krishtere, etj.
Disa Koncepte
ZOTI
Zoti eshte Njeshi Absolut. Eshte ai qe na krijoi dhe ne nuk vijme " prej asgjeje" por "prej Dashurise". Zoti eshte infiniti ne kohe e ne hapesire dhe vecantite themelore te tij jane Dashuria, Mencuria dhe Pushteti. Dashuria eshte e pafrytshme pa Mencurine, Mencuria inerte pa Dashurine dhe Pushteti eshte rezultati i njejesimit te ketyre te dyjave. Ky eshte pushteti i Zotit.
Nuk ka burim tjeter Jete pervec Zotit, e cila nuk eshte tjeter vecse Dashuri ne thelb.Ne nje pike ndryshojme prej tij, meqenese jemi krijesa te tij, ne ate qe ne jemi marresit e Dashurise, pra marres te Qenies dhe jo Qenia (Dashuria) vete qe eshte Zoti.
HUMANITETI YNE
Ne me te shumten e kohes nuk e kemi ndjesine e te qenurit marres te Hyjnores qe eshte thelbi yne,thlebi i jetes. Shpesh ndihemi te vetemjaftueshem dhe te mbushur vetem me veten tone. Ky iluzion eshte Dhurata e qellimshme e Zotit per te na dhene mundesine te jemi te Lire, te lire per te pranuar me vullnetin tone Dashurine e Tij ose te mohojme ate.
Bota fizike eshte arena ku zhvillohet ky proces qe ka rendesi te vecante ne personalitetin tone.
DASHURIA
Swedenborg e sheh Dashurine si energjia themelore dhe substanca e te gjitha qenieve njerezore. Ne besojme ate cka deshirojme te besojme dhe kuptojme ate cka duam te kuptojme, qellimshmeria jone me teper sesa njohja determinojne karakterin tone-ne jemi dashuria jone.
Ai paraqet nje hierarki : Dashuria per Zotin, Dashuria per te tjeret, Dashuria per Boten, dhe Dashuria per Veten. Te gjitha jane te nevojshme dhe kur renditen brenda nesh sipas ketij rregulli ato jane te gjitha te Mira.
PAVDEKESIA
Swedenborg i sheh Shpirtrat si Themelore dhe njerezit si qenie ne thelb shpirterore. Trupat jane mbartesit e shpirtit ne nje ambient fizik. Pas vdekjes Ndergjegja kalon ne nje nivel te ri.
Zgjedhja jone ne kete nivel te ri nuk ndodh menjehere, ne nuk pozocionohemi menjehere se kujt krahu i takojme. Eshte nje "Bote Shpirtrash"(e ndermjetme) thote ai - midis Parajses dhe Ferrit ku te ardhurit e rinj neprmjet nje procesi vete-kthjellimi vendosin me vullnetin e tyre se kujt krahu i takojne. I vetmi gjykim eshte ai mbi veten, kemi vete-gjykim, kemi nje zgjedhje te lire ku vendoset se kush eshte primare, dashuria ndaj vetes apo dashuria ndaj te tjereve. Ferri dhe Parajsa.
Krijoni Kontakt