Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Të vdekurit në listën zgjedhore...

    Një udhëtim nëpër Tropojë me një listë zgjedhore në duar

    LINDITA ÇELA | 13/03/2011

    Reportazh: Rasti i Viçidolit nuk është i veçuar. Janë mbi 400 të vdekur në listat zgjedhore të Tropojës dhe shumë qendra votimi me më pak se 150 banorë, në thyerje të hapur të Kodit Zgjedhor

    Disa ditë më parë "Shekulli" botoi shkeljet në listat zgjedhore të Viçidolit, fshatit të kryeministrit të vendit. Pas një replike të kryeministrit, ne botuam historinë e Drita Berishës dhe z.Emad Al-Ubejdij. Një ditë më pas u nisëm vetë për Viçidol me një listë zgjedhore në duar. Sigurisht që çiftin që jeton mes Jordanisë dhe Prishtinës aty nuk e kanë parë. Por së paku të thonë që janë gjallë. Ndërsa Ruzhe Berishës, psh. e lindur në vitin 1900 nuk i dihet as varri. E me të vdekur listat zgjedhore të Tropojës janë mbushur plot.


    Në kërkim të votuesve
    Kur pyesim se ku mund të gjejmë Bajram Ahmetajn (një nga emrat në listën zgjedhore) na adresojnë drejt varrezave. I ndjeri as aty nuk ka një pllakë varri. I lindur në vitin 1889, prej vitesh nuk është mes të gjallëve, por rezulton në listat zgjedhore, madje Bajrami ka të drejtën të votojë në dy qendra votimi, në atë të fshatit Cerem, të komunës Margegaj, dhe në Komunën Bujan.
    Si të gjallë dhe si votues të komunës së Tropojës ekzistojnë edhe Halil e Isuf Demiraj, Shaban e Shefkie Rrahmanaj, Restem Kurmerkaj, Hate Imeraj etj, etj. Janë të gjithë të vdekur. Dhe nuk po flasim vetëm për Viçidolin e kreut të qeverisë. Pothuajse çdo qëndër votimi është e mbushur me lista të vdekurish në Tropojë.

    Po të shkosh në Margegaj, në qëndrën e votimit nr 0503 do të gjesh se Ramiz Vreshta është në listën zgjedhore me nr 362, po në këtë listë është edhe Mirie dhe Myftar Dardha, Fatmira Osmanaj e Dyze Dajçi. Ka vetëm një problem. Nuk janë gjallë. Të vdekur në listat e votimit do të gjesh edhe në Dragobi, Valbonë, pastaj në qendrat e votimit, në Shoshan, Koçanaj, Rrogam.
    Referuar listës zyrtare të zgjedhësve, pothuajse në çdo qendër votimi në Tropojës janë të përfshirë minimalisht 10 të vdekur. Ndërsa për qytetin e Bajram Currit të vdekurit që do të votojnë janë mbi 50. Në total nga krahasimi i listës del se numri i votuesve të vdekur në Tropojë është mbi 400 persona. Kryesisht emrat e tyre ekzistojnë në komuna.

    Dhe nuk është vetëm ky problemi i listave zgjedhore të Tropojës. Si votues të zonës janë përfshirë shumë njerëz që janë shpërngulur prej vitesh nga zona. Muje Gosturani mendon se lista të tilla janë hartuar qëllimisht për të manipuluar rezultatin e votimit.

    Kurse në Bashkinë e qytetit të Bajram Currit dyert janë të mbyllura. Përveçse, një ekonomisti të thjeshtë nuk gjejmë njeri tjetër. "Që kur ka filluar fushata, kryetari Nuredin Hametaj, shkon fshat më fshat e nuk ka kohë"- të thotë ekonomisti. Kështu që është e kotë të presësh për të bërë një pyetje mbi të vdekurit që votojnë në Tropojë në bashkinë e së cilës posteri i S.Berishës të shoqëron që në hyrje.


    Cerem, fshati që nuk ekziston, ka 155 votues, 40 të vdekur
    Në fshatin Cerem të komunës së Margegajt në Tropojë në listën zgjedhore ka vetëm të vdekur dhe të larguar. Fshati sot, praktikisht nuk ekziston më. Nuk ka banorë ka vetëm disa shtëpi të braktisura, që ata që kanë mbetur gjallë i përdorin ndonjëherë për të veruar në bjeshkë. Fshati ndodhet 40 km nga Bajrram Curri dhe atje shkohet nëpërmjet një rruge dhish. Zyrtarisht, fshati i Komunës Margegaj ka 155 votues dhe një qender votimi me Nr 0501. Për të shkuar në fshatin Cerem je i detyruar të ndalesh në Valbonë. Më tutje nuk ka shkuar rruga e shtruar me çakull. Përgjatë dimrit asgjë nuk pipëtin aty. Hajredin Selimajn një burrë rreth të 40-tave e takojmë në Valbonë. Kur i themi se duam të shkojmë në Cerem na merr për të çmendur. "Çka ka kërkoni atje, vetëm arusha është. S'ka më njeri të gjallë, vetëm në verë e përdorin barinjtë për bagëtinë"- të thotë Hajredini. Sipas tij, nga Valbona, fshati është rreth 8 kilometra larg, por rrugët janë krejtësisht të pakalushme. Në regjistrat zyrtare fshati ka rreth 200 banorë dhe në lista figurojnë 155 votues.

    Detyrohemi të kthehemi në Bajram Curri për për t'iu rikthyer edhe një herë listës së zgjedhësve të qendrës së votimit nr 0501. Referuar dokumentave zyrtarë, fshati i braktisur ka madje edhe një shkollë ku do të ngrihet qëndra e votimit. Edhe këtu lista e zgjedhësve është e mbushur me të vdekur. 40 të tillë janë vetëm në këtë listë. Aty ka votues të vitit 1880, siç është Zep Çelaj që sot duhet të ishte 131 vjeç po të ishte gjallë. Është edhe Halil Gegaj i datëlindjes 1916, Mustaf Çelaj i datëlindjes 1890. Në total, numërohen mbi 40 votues të vdekur vetëm në fshatin Çerem, pjesa tjetër janë njerëz që prej kohësh kanë braktisur zonën. Në nenin 62 të Kodit Zgjedhor thuhet se: "Zona e qendrës së votimit duhet të jetë brënda një territori kompakt dhe të pa shkëputur gjeografik dhe numri i zgjedhësve për çdo qendër votimi nuk duhet të jetë më i vogël se 150 dhe më i lartë se 1000 zgjedhës".

    Por në Tropojë janë rreth 50 qendra të hapura votimi që janë në kundërshtim të plotë me Kodin zgjedhor. Referuar listës së qendrave të votimit që do të hepen për zgjedhjet vendore të 8 Majit, ndër komunat më problematike janë Bytyçi dhe Margegaj. Në këto dy komuna do të ketë qendra votimi me 38 votues, si është rasti i Qendrës nr 0459 në shkollën Leniq, qëndra nr 0463 në shkollën Rushte me 46 votues, qendra nr 0500 që do të ngrihet në një shtëpi private dhe aty numërohen 92 votues etj.
    Përfaqësues lokalë të opozitës thonë se qendrat e tilla janë ngritur qëllimisht dhe lënë shteg për abuzime ndaj ata kanë kërkuar bashkimin e qendrave të votimit, si e vetmja mënyrë për të mënjanuar manipulimin e zgjedhjeve vendore në rrethin ku ka lindur kryeministri aktual i vendit.

    Qeveria: Listat e Shqipërisë, më të mira se "standardi i Kopenhagenit"
    TIRANË- Pavarësisht listave me dublime dhe me persona të vdekur, qeveria vazhdon që të mohojë problematikat lidhur me to. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, deklaroi se lista për zgjedhjet vendore janë pastruar dhe se listat tona janë "disa herë më mirë se standardet e Kopenhagenit", sipas tij. "Në datën 4 mars, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar punonjësve që të ngrijnë statusin e personave 100 vjeçarë, ç'ka do të thotë ata nuk janë persona aktivë. Ata do të bëhen aktivë vetëm nëse do të paraqiten personalisht në qendrën e votimit",- theksoi Poni. Për Ministrinë e Brendshme në të gjithë vendin nuk ka më shumë se dy mijë emra zgjedhësish me probleme.


    Disa nga personat e vdekur që janë në listat zgjedhore të Tropojës


    Qendra e votimit NR 053 QV Margegaj
    Ramiz Curram Vreshat 362
    Mine Avdyl Dardha 186
    Miftar Sokol Dardha 188
    Dyze Jemin Dajçi 174
    Fatmira Zabit Osmanaj 265
    Hat Miftar Mekshiqi 247


    Qendra e vetimit NR 057 Dragobi
    Rrushe Halil Metaliaj 195
    Ukë Babush Metaliaj 215
    Zize Avdyl Metaliaj 226
    Bute Bajram Sokolaj 244
    Bute Sadik Metaliaj 130
    Hate Nezir Metaliaj 160
    Jakup Sali Metaliaj 164


    Qendra e vitim NR 0500 Fushë-Lumi
    Lumturie Skënder Hoxha 72

    Qendra e votimit NR 0506 Bradoshmicë
    Zebaj Ali Malizi 4
    Halil Ibish Selivrada 41
    Muj Halil Selivrada 47
    Zoj bajram Selivrada 56


    Qendra e votimit NR 0508 Valbonë

    Rrushë Zenel Selimaj 118
    Shiqere Adem Selimaj 126
    Zenun Islam Selimaj 136
    Bajram Ram Selimaj 59
    Avdi Ram Selimaj 56
    Buke Zeqir Selimaj 68
    Hajrie Shpend Selimaj 84
    Hyre Mal Selimaj 90
    Naim Azem Selimaj 106
    Ramë Athem Selimaj 111
    Rrustem Adem Selimaj 115
    Hadie Sali Hysaj 20

    Qendra e votimit NR 0509 Rrogam
    Mac Vat Curri 5
    Shan Bash Curri 6


    Qendra e votimit NR 0504 Koçanaj
    Rushë Brahim Gelaj 169
    Krasta Has Dollapi 84


    Qendra e Votimit NR 0505 Shoshan

    Niman Kadri Bejleri 121
    Kadri Sokol Bejleri 109
    Sali Hasan Bejleri 140
    Shkurte Sejdi Bejleri 144
    Syl Imer Bejleri 149
    Bahir Sadri Bejleri 150
    Xhem Sadri Bejleri 156
    Nush Ramë Çokaj 194
    Sali Sejdik Pali 389
    Vjallca Muharrem Imeraj 293
    Borë Rexhie lamaj 311
    Shaban Halil Lamaj 319
    Shend Halil Lamaj 320
    Rrustem Ali Aliaj 1
    Ahmet Sadri Bejleri 48


    Qendra e votimit NR 0513 Tropojë
    Shaban Avdyl Rrahmanaj 999
    Shefkie Sali Rrahmanaj 032
    Halil Hamëz Demiraj 999
    Isuf Hamëz Demiraj 999
    Rrustem Bajram Kurmekaj 006
    Hate Adem Imeraj 030
    Shaban Arif Kurmekaj 999


    Qendra e Votim NR 0518 Viçidol

    Riza Bakia Isa 28 24.03.1903
    Ali Berisha Zeqir 49 08.04.1915
    Beqir Berisha Hamez 53 06.03.1951
    Fatime Berisha Ali 60 09.04.1915
    Hajrie Berisha Man 66 20.09.1928
    Hamez Berisha Sejdi 68 03.02.1919
    Man Berisha Shyt 74 13.06.1895
    Rushe Berisha Beke 79 06.03.1900
    Sejdi Berisha Shyt 81 04.05.1894
    Sose Berisha Uke 84 02.03.1912
    Hananush Hoxha Imer 159 05.04.1860
    Ismet Hoxha Shani 160 15.08.1933
    Shani Hoxha Sehit 161 08.11.1903
    Xheladin Hoxha Sylejman 162 10.03.1895
    Ajet Berisha Daut datëlindja 1910,

    SHEKULLI
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-03-2011 më 16:34
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sejdi Berisha Shyt i lindur 04.05.1894. Ja pra dhe ky ne listen! Kjo eshte etmerrshe se cka ndodhe ne Shqiperine tone te dashur.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Kjo ka 20 vjet qe ndodh ne shqiperi. Po na dalin stergjysherit nga 200 vjec per t'votu.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ky eshte realiteti shqiptar. Ne vend te diktatures, kemi hajnine.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •