Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Dhëndrri i kryetarit të Bashkisë Elbasanit kërcënon me pistoletë 3 policë

    Dhëndrri i kryetarit të Bashkisë kërcënon me pistoletë 3 policë

    RD

    Dhëndrri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ka kërcënuar me armë tre punonjës policie, në momentin që këta të fundit i kanë kërkuar që të dorëzonte armën që mbante pa leje. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një lokal të qytetit të Elbasanit nga tre persona që kërkoheshin nga Policia. Sipas një informacioni të marrë në rrugë operative, Policia ka pasur dijeni se në lokalin ku ndodheshin Sokol Sanxhaktari, Suel Çela dhe Andri Kurti, ka shkuar Policia, e cila kishte dijeni se kishin armë me vete. Në kohën kur Policia dhe një nga pjesëtarët e sektorit të krimeve i ka kërkuar armën, Sokol Sanxhaktarit, ai ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar punonjësve të policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në afërsi të vendit që njihet si "Shtëpia e Artë" në lagjen "Visarion Xhuvani". Në këtë ngjarje, për fat të mirë, nuk ka pasur plagosje, por kanosje, ndërsa pistoleta është sekuestruar nga Policia.

    Dy personat e sipërpërmendur njihen për vepra penale, armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Sokol Sanxhaktari është dhëndrri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, ndërsa Suel Çela i akuzuar nga Prokuroria dhe familja e Asllan Mustës për vrasjen e djalit të tyre disa vjet më parë dhe i liruar në sallën e gjyqit nga ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Bujar Musta. Po të premten, pas kësaj ngjarje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka lëshuar urdhërin e ndalimit për shtetasin Andri Kurti, vjeç 25, banues në lagjen "Kongresi i Elbasanit" në Elbasan që ka qenë shoqërues bashkë me shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe Suel Çela. Policia njofton se ndalimi ndaj tij u bë pasi, më datë 10.02.2011, në orët e mbrëmjes së kësaj date, ky shtetas ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e Komisariatit të Policisë së Elbasanit. Shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit, pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, në vendin e quajtur "Shtëpia e Artë", e cila ndodhet në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan, bënë të mundur lokalizimin e personit të shpallur në kërkim nga ana e plicisë, për veprën penale të "Plagosjes', shtetasin Sokol Sanxhaktari, me qëllim kapjen e tij.

    Në momentin e finalizimit të këtij operacioni, personi i shpallur në kërkim, Sokol Sanxhakatari, në bashkëpunim me shtetasin Andri Kurti (i ndaluar) si dhe Suel Çela, kanë kundërshtuar dhe kanosur me armë zjarri pistoletë, punonjësit e Komisaritit të Policisë së Elbasanit. Nga ana e policisë po punohet intensivisht, për kapjen e personit të kërkuar, Sokol Sanxhaktari, si dhe bashkëpunëtorit të tij, shtetasin Suel Çela, vjeç 23, banues në lagjen "5 Maji" në Elbasan. Po kështu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, si dhe 2 telefona celularë, të cilët i përkisnin autorëve. Ndaj shtetasve të mësipërm rëndon akuza e "Armëmbajtjes pa leje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë", dhe "Kanosje".
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    :Po ky qeka dhonder socialist......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Nuk arij ta kuptoj, shum i hallakatur si shkrim.
    Policia e dinte se X mbante armë pa leje, shkon atje dhe X-i kërcënon policët me atë armë, pastaj policia e sekuestron armën por armë mbajtësi është shpallur në kërkim.
    Ka ndonjë përkthyes këtej rrotull ??

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nuk arij ta kuptoj, shum i hallakatur si shkrim.
    Policia e dinte se X mbante armë pa leje, shkon atje dhe X-i kërcënon policët me atë armë, pastaj policia e sekuestron armën por armë mbajtësi është shpallur në kërkim.
    Ka ndonjë përkthyes këtej rrotull ??
    Hehehehe
    Po ti shiko kush ka postuar shkrimin a derbardh
    Hehehe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po policet pse nuk ben detyren,,,,

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Telefonat pse te sekuesrohen ?sesht dashur me ba dhanderr hiq ate sociaist,po ka mundsi se vajza e krybashkiakut teket ndikuar tek i shoi.
    Shoku mesues na trego naj pese a ka ,se per policin mir ua ka ber po sikur ti kishte rrahur pak sdo bente keq dhebdrri ..zagar më kta polict e Sales.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ganimet .... meso shqipen pak me mire dhe pastaj ta spjegoj une pjesen tjeter te ngjarjes ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Wink

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ganimet .... meso shqipen pak me mire dhe pastaj ta spjegoj une pjesen tjeter te ngjarjes ....
    d.m.th.po me len per vjesht ne riprovim

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    d.m.th.po me len per vjesht ne riprovim
    po patjeter per vjeshte ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mos postoni shkrime që dhëndurrët e pushtetarëve socialistë kundërshtojnë policinë por të kundërtën.E të shikoni pastaj si turren kush e kush të shkruajë më parë!!!
    Në një temë duhet të merremi me thelbin e jo pse kanosësit janë me njërin apo me tjetrin krah!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Nese ne rrug operative jan mbledhur informata per vendodhjen e personave te cekur dhe eshte ditur se personat jan te armatosur, ateher veprimet te cilat i ka ndermarr Policia shqiptare per kapjen e ketyre personave jane shum jo profesionale dhe ne ekstrem veprime Amatoreske. Ky rast tregon se ne Shqiperi Policia punon ne menyr jo profesionale dhe esht larg standardeve te cilat i praktikojn Policite e kohes Moderne. Zoti i ruajte Policet shqiptar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •