Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu padit Vetëvendosjen

    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu do ta padisë Vetëvendosjen për shpifje dhe dëmtim imazhi. Lëvizja e Albin Kurtit ka deklaruar në ditën e rivotimit në Mitrovicë se djali i Haxhiut kishte organizuar votim të shumëfishtë. Bekim Haxhiu dëshmoi me dokumente në Parlament se ai nuk ka djalë, por vetëm dy vajza.

    Haxhiu prezantoi dokumente për të dëshmuar se ai nuk ka fare djalë, por vetëm dy vajza.



    “Të nderuar deputetë, ju dëshmoj përmes certifikatës së martesës dhe asaj familjare se djalë nuk kam. I kam dy vajza, njërën e kam 8 vjeçe e tjetra 5 vjeçe dhe jam i lumtur me to”, ka thënë Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës.



    Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës dhe do ta padisë Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kishte lëshuar një komunikatë, ku thuhet se “djali i Bekim Haxhiut është i përfshirë në votime të shumëfishta në fshatin Vaganicë”.



    “Për shpifjet publike dhe idenë për dëmtim të imazhit tim, si deputet deklaroi se ndaj subjektit Vetëvendosje do të ngre padi private për shpifje”, ka thënë Haxhiu nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.



    Pas këtij fjalimi nuk ka reaguar asnjë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.



    Ndryshe, përpos në gazetën e Vetëvendosjes, ku përmendet “djali” i Bekim Haxhiut, edhe në komunikatën e lëshuar në ditën e votimit më 23 janar akuzohet “djali” i deputetit.



    “Në qendrën e votimit 1105b, shkolla fillore "Skënderbeu" në Vaganicë, sipas vëzhguesit të Lëvizjes Vetëvendosje Alban Lahut, po bëhet votim i shumëfishtë, i organizuar nga djali i Bekim Haxhiut-Kamishit dhe Idriz Bajraktarit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, të lëshuar gjysmë ore pa u mbyllur kutitë e votimit.



    Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka prezantuar edhe shkrimin e botuar në gazetën e Vetëvendosjes.



    “Në fletushkën e Vetëvendosjes thuhet se në shkollën Skënderbeu vëzhguesit e PDK’së qëllimisht kanë grumbulluar me qëllim militantë partiakë, në mesin e tyre thuhet se është edhe djali i kandidatit të PDK’së, Bekim Haxhiut”, ka cituar Haxhiu shkrimin e Vetëvendosjes të botuar në gazetën e saj.



    Mirëpo, konfrontimi i deputetit me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka përfunduar vetëm me paralajmërimin për padi.



    Ky deputet i PDK’së ka përsëritur pyetjen për Albin Kurtin.



    “Edhe njëherë e pyes Albin Kurtin pse nuk e ka veshur uniformën e ushtarit të UCK’së në Likoc”, ka përfunduar fjalën e tij deputeti PDK’së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”.



    As ndaj kësaj pyetjeje nuk ka reaguar Kurti ose ndonjë nga kolegët e tij.

  2. #2
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Jane mesu vetemn keta tu akuzu e nuk eshte mirr kush me ta,ta shohim tashte se bolle i lanem me lujte topa.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Jane mesu vetemn keta tu akuzu e nuk eshte mirr kush me ta,ta shohim tashte se bolle i lanem me lujte topa.
    ....ne te akuzojn sa dojn keta kan gjet but e keta t'vetfundosjes e keqperdorin mirsjelljen dhe butsin e njeriut ...se tisha kan aty isha qu e kisha rreh shpulla e kisha shkoq pisin ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •