Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11

Tema: Fatmir Muja

  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    Fatmir Muja

    TRĖNDAFILI I ĒAMĖRISĖ

    Ah Trėndafil i Ēamėrisė
    Te Qafa e Botės u nda bota jonė
    E unė shumėherė u turpėrova pranė fletės sė bardhė
    Qė m’u desh ta mbush me shkronjat e zeza tė pafuqisė
    Shumė herė u turpėrova nga dheu pa mėmė e mėma pa dhe
    Se njėrėn pa tjetrėn se quaja dot mėmėdhe

    Njė natė nė ėndėrr m’i pėshpėrite ca fjalė tė qėmotshme:
    Mė the: “Jemi tre: ti, unė e dhimbja.
    Nėse vjen, dhimbjen do ta mund me ty
    Nėse s’vjen, dhimbja do na mundė tė dy”
    Tė thashė: ja ku jam, po flasim me njė zė
    Por ėndrra na iku e ne s’ishim Njė

    Ah Trėndafil i Ēamėrisė!
    Do tė doja tė mė shponin gjembat tu
    Qė ta ndjeja afėrsinė tėnde thellė nė brendinė e qenies
    Qė trupi im tė pėrgjakej pėr hir tė aromės sate
    Se shpirti i mėrzitur nga mungesa e asaj qė do
    I ngjanė shpirtit tė mėrzitur nga prania e asaj qė nuk e do
    E prania e jetės pa ty, mė bėnė qė asnjė pamje tė mos m’i kėnaq kėta sy

    Mbase nuk di tė shkruaj por dhimbja mė bėri poet
    Kėto fjalė nuk vijnė nė botė nga lapsi por nga malli i ndarjes
    Si mund tė bėjė trupi diēka qė shpirti s’e mban brenda e tij?
    Si mund tė shkruaj e tė mos jem vetė poezi?
    Si mund tė tė puth edhe njė herė o trėndafil nė Ēamėri?
    E tė mbahem mend si puthje e pėrgjakur nė histori!

    Njėzet e shtatė qershor!
    Mė shumė se njėzet e shtatė dhimbje pėr shpirtin njerėzor
    Ky muaj qė shėnon mesin e vitit
    Mė bėn tė mendoj pėr ditėn kur do ndahet trupi prej shpirtit
    Trupin nuk mund t’ua lė amanet se ai i takon tokės
    Shpirtin nuk mund t’ua lė amanet se ai i takon Qiellit
    Amanet vetėm kėtė poezi t’ua lexoni tė gjithė njerėzve tė mi
    Pėr Trėndafilin tim tė tharė nė Ēamėri
    Nėse e kėrkojnė pėrgjigjen time tė fundit,
    Mund ta gjejnė nė pyetjet e mia,
    A mund tė mos shkaktojė dhimbje ndarja pa dėshirė?
    A mund tė mos ua kujtojė ndarjen fjala “lamtumirė”?

    Fatmir Muja
    2010

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    PAPAGALLI

    Nuk pres qė njė ditė tė mrekullohem
    Sepse vetė ekzistenca ėshtė mrekulli
    Por nėse diēka do duhej tė quhej mė e mrekullueshme se tė tjerat
    Ėshtė ēasti kur e kuptojmė ekzistencėn si tė tillė
    Nė farėn e ēdo gjėje rri fshehtėsia e jetės
    Nė njė pikė ujė ėshtė pėrcaktuar tė shikuarit dhe tė dėgjuarit
    me anė tė tė cilėve perceptoj njė papagall qė nxjerr ca fjalė brenda kafazit
    Oh sa mrekulli, pėr fjalėt e thėna tė mos kesh pėrgjegjėsi!

    Papagall!
    Nė puplat tua janė shfaqur ngjyrat mė tė bukura tė jetės,
    Po ta dije ti se je kaq i bukur, a do t’i imitoje tė tjerėt me zėrin tėnd?
    Ah ē’fat paske pasur o krijesė e mahnitshme:
    Tė kesh krahė e tė mos fluturosh,
    Ata qė tė kanė mbyllur nė kafaz, t’i argėtosh
    Ta thėrrasėsh emrin e Qiellit e e Qiellin tė mos e kėrkosh…

    O njerėz tė lirė qė jeni mbledhur rreth kėsaj krijese tė robėruar!
    Nėse njėmendėsisht e doni lirinė, pėrse ndėrtoni kafaze?
    Nėse kafazet nuk qėndrojnė brenda qenies, si mund tė ndėrtohen jashtė saj?
    A mund tė jetoni tė lirė duke menduar si t’i robėroni tė tjerėt?
    Mbase, mu pėr shkak se i dini pėrgjigjet, i urreni pyetjet!

    Dėgjo pak ti o zemėr e pushtuar nga zemėrimi!
    E di se papagalli mund tė ta sjell nė mendje budallain
    I cili nuk di ēfarė tė fshehė e ēfarė tė tregojė
    Por, a s’ėshtė e mrekullueshme edhe ekzistenca e budallenjėve?!
    Sikur Allahu tė mos i krijonte budallenjtė,
    Mbuluesit e tė vėrtetės do tė pohonin se Ai nuk ėshtė i Gjithmundshėm.
    Nėse ty tė zemėron njė papagall qė nuk e di ēfarė thotė
    Ti qė e di ēfarė thua, pse flet nė prani tė papagajve?!

    Mė thuaj ti o mė i menēuri i dynjasė!
    A ke fuqi qė me dijen tėnde tė krijosh njė budalla?
    Nėse nuk mund t’i bėsh mendimtarėt tė mos mendojnė,
    Si mund t’i bėsh papagajt qė veten ta kuptojnė?!

    Njėherė njė i urtė mė dhuroi njė libėr qė fliste pėr llojet e papagajve
    Me kėshilloi si ta ruaj gjakftohtėsinė kur ata zbulojnė fshehtėsitė
    Mė tha: Disa nga ata nė njė mėnyrė u ngjajnė fėmijėve:
    Kur fėmijėt zbulojnė fshehtėsitė e tė mėdhenjėve
    Faj kanė tė mėdhenjtė qė ua kanė shfaqur ato tė vegjėlve
    Kėshtu, m’u shfaq e vėrteta nė zemėr prej fjalėve tė tij:
    “Po deshe ta mundėsh njė burrė, ballafaqoje me njė fėmijė!”

    O gjallesė qė fjalė thua e nuk flet!
    Po tė mos ishte bota jote aq sa ti e sheh me sy
    Do tė pyesja: A janė tė lirė ata qė tė kanė robėruar ty?
    Por, meqė ti mė dėgjon e s’mė kupton, unė do tė hesht
    Nėse ti mund ta zbulosh fshehtėsinė e heshtjes sime
    Shfaqe atė para njerėzve se e ke hallall
    A s’ėshtė e mrekullueshme tė ruhesh nga njė papagall?

    Fatmir Muja 2011

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    EJA EDHE NJĖ HERĖ!

    Eja!
    Eja dhe pastaj ik prapė e me mė ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
    E ėmbėl ėshtė vuajtja qė shkaktohet nga mungesa jote
    Sepse mungesa jote gjithmonė ma kujton praninė tėnde
    Eja edhe njė herė dhe mė godit mu nė zemėr
    Qė tė bindem se ende kam fuqi tė pėrballem me dhimbjet!

    Kur unė tė jem dėnuar nga harresa
    Eja dhe mė bėj tė vuaj edhe njė herė
    Eja se dua ta kem plagėn e freskėt
    Qė edhe kujtimet pėr ty tė jenė tė freskėta
    Eja edhe njė herė dhe mė ēmėso
    Se mė kanė mėsuar aq shumė sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
    Eja tė bashkohemi edhe njė herė qė ta kuptoj sa tė fortė mė ka bėrė ndarja!

    Kur unė tė jem harruar pothuajse nga krejt bota
    Eja ti me vesėn e tė gjitha mėngjeseve tė jetės
    Dhe m’i kujto lulet qė u thanė pa ua ndier aromėn
    M’i kujto gjynahet e mia qė kanė arritur majat e maleve
    Kėshtu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majė
    Dhe do ta kujtoj sot e pėrmot qė edhe pse majat e maleve janė mė afėr diellit
    Prapė se prapė ato jetojnė me borėn.

    Kur shpirti im tė jetė nisur drejt Qiellit
    Eja ti me lotėt e krejt syve tė tė dashuruarve tė Tokės dhe laje trupin tim
    Qė ta ndjej edhe njė herė se nė botė lashė njerėz mė tė dashuruar se vetja
    Qė shpirti im t’i thotė gjithė botės se nuk ka ndarje qė s’na e kujton takimin,
    Nuk ka pendim qė s’na e kujton gabimin,
    Nuk ka ikje qė s’na e kujton kthimin.

    Nėse s’jam i denjė tė vish derisa unė tė jem kėtu
    Ti eja kur tė kem shkuar unė atje
    Dhe thuaja gjithė botės Tė Vėrtetėn pėr tė cilėn u lavdėrova e u shava
    Thuaju qė unė edhe pse u largova, nuk u ndava
    Edhe pse nuk derdha lotė, prapė qava
    Se qė kur u ndanė Ademi e Hava
    Edhe rrugėt e njerėzve u ndanė nė dy:
    E para: “Kam nevojė pėr ty se tė dua”,
    E dyta: “Tė dua se kam nevojė pėr ty”.

    Fatmir Muja

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    O NJERI I MIRĖ!

    O njeri i mirė
    Nuk do tė jesh i mirė pėr tė gjithė
    Ashtu si mjalti qė nuk do jetė i ėmbėl pėr tė sėmurėt
    Edhe nėse je pafundėsisht i mirė
    Nuk do tė jesh i mirė pėr ata qė s’e besojnė pafundėsinė

    Edhe po u ngjite nė majen mė tė lartė
    Edhe po u zhyte nė detin mė tė thellė
    Prapė se prapė s’do tė jesh i mirė pėr tė gjithė
    Zogjtė e malit e peshqit e detit do tė tremben nga ti
    Edhe pse ti nuk jeton pėr ta trembur askė

    Edhe nėse pėr tė gjithė bėhesh dritė
    Dije se ata qė lakmojnė jetėn e hutinit
    Do tė dėshpėrohen nga prania jote
    Edhe nėse vetmohesh nė shpellėn mė tė errėt
    pėr tė mos e lėnduar asnjė zemėr nė botė
    Sėrish nuk do tė jesh i mirė pėr tė gjithė
    Sepse ata qė ndjekin gjurmėt e mirėsisė
    do tė kenė nevojė pėr dritėn tėnde

    Ti shembėllehesh me pemėn qė u bėn hije tė gjithėve njėlloj:
    Si atyre qė tė ujisin, ashtu edhe atyre qė tė gjuajnė me gurė
    pėr t’i kėputur frytet nga dega atėherė kur nuk arrijnė t’i kapin dot me dorė.
    Ti nuk mashtrohesh me hijen tėnde
    Sepse sado e madhe apo e vogėl tė shfaqet ajo nė takim me dritėn
    Ti e njeh veten dhe njerėzit i peshon me cilėsitė e tyre

    O njeri i mirė
    Edhe nėse e ushqen me nektar gjithė njerėzimin
    Prapė se prapė nuk do jesh i mirė pėr ziliqarin
    qė pranon tė jetojė vetė i uritur
    Vetėm e vetėm qė ti tė mos jesh i ngopur
    Edhe ty tė shijon ushqimi i kėndshėm
    Por kur sheh se mizat kanė filluar tė bien nė ushqim
    Ti e braktis atė fare dhe largohesh
    Sepse ti je pėr tė gjithė, por nuk je si asnjėri

    Ti nuk grindesh me ata qė janė veshur me qefinin e paditurisė
    Sepse zemra jote e di se diēka qė ata e kanė pėrqafuar pa arsye
    Ti s’mund t’ua heqėsh me arsye
    Por mirėsia jote ėshtė mbi arsyen tėnde dhe paarsyen e tyre
    Sepse e mira ekziston para arsyes dhe arsyeja ekziston pėr ta zgjedhur tė mirėn
    Meqė ti nuk mund ta zgjedhėsh ardhjen apo mosardhjen tėnde nė botė
    Ti ke zgjedhur tė mirėn e botės qė tė mos zgjidhesh nga e keqja e saj
    Atėherė, si mund tė jesh i mirė pėr tė gjithė kur ti nuk e do tė keqen?

    O njeri i mirė!
    Ti ke pranuar tė durosh dhimbjen qė vjen nga e vėrteta
    Prandaj nuk i merr pėr ilaē gėnjeshtrat
    Ti ke vdekur para se tė vdesėsh, prandaj je mė i gjallė se tė gjallėt
    Ti ke shkruar nė epitafin tėnd njė fjalė tė urtė si gjithė njerėzit e dlirė:
    “Ėshtė mirė tė jesh i rėndėsishėm, por mė e rėndėsishme ėshtė tė jesh i mirė.”

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    NATA E FUNDIT NĖ TIRANĖ

    Ja si fshihet dielli pėrtej Dajtit e ia sjell edhe njė natė Tiranės!
    Nata ēdoherė na e kujton njė fund sepse ēdo natė ėshtė fundi i njė dite
    Kur dielli tė ketė perėnduar pėr njė anė tė botės,
    Sėrish i falė dritė asaj ane nėpėrmjet hėnės, qė errėsira tė mos e pushtojė tokėn.
    Kandili i jetės rri i ndezur nė qiell pėr hir tė tokės
    Ai jeton pėr tė edhe pse kurrė asaj s’i afrohet
    Si dielli janė shumė zemra nė tokė,
    Ato jetojnė larg atyre qė i duan vetėm pėr tė mos i djegur
    Prandaj, largėsia dėshmon pėr afėrsinė e tė dashuruarve.

    Janė ndezur kandilat e Tiranės dhe pėr tė pestėn herė njė zė thėrret: “Eja nė shpėtim!”
    Por ē’e do qė pėr ta shpėtuar veten shumė zemra s’kanė guxim?
    Ēdo natė ėshtė e fundit sepse ēdo natė vetėm njė herė vjen nė botė
    Ēdo mysafir i kėsaj bote ndahet nga bota por jo ēdo ndarje ėshtė fund
    Ndarjet nuk janė fundi i dashurisė por fillimi i dhimbjeve pėr tė dashurit
    Sa zemra copėtohen nė botė nga malli qė ndarjet e shkaktojnė e takimet e shtojnė?
    Sa vjet i humbėm nė jetė dhe tani kėrkojmė edhe njė ēast pėr t’u ēmallur
    E si mund tė ēmallemi nė ēastin e ndarjes kur s’u ēmallėm nė atė tė takimit?

    Nuk ka mjaftuar njė mal me gurė pėr ta gdhendur buzėqeshjen tėnde
    Nuk ka mjaftuar njė det me ngjyrė pėr ta pikturuar gėzimin e syve tu
    Po ē’tė gjeti qė u kėpute si gjethe e m’i solle tė gjitha vjeshtat e jetės nė zemėr?
    Ē’ėshtė ai lot i pėrgjakur nė syrin tėnd qė po e pėrmbytė njė botė?
    Pėrse u bėmė pėr njėri-tjetrin bukė e helmuar
    me tė cilėn u ngopėm dje pėr t’u goditur sonte nga dhimbjet e helmit?
    Ēfarėdo qė tė pyes, sonte nuk duhet tė pėrgjigjesh, mjafton tė buzqeshėsh
    qė Tirana ta mbajė mend se ka zemra qė qeshin me dhimbjet.

    A ke aq forcė sa tė mė thuash natėn e mirė?
    Nėse pėrshėndetjet nuk u mungojnė takimeve, pėrse duhet t’u mungojnė ndarjeve?
    Le tė ndahemi kėtu ku u takuam se dashuritė kanė veē fillim e jo fund
    Zemrat braktisin ata qė duan mė pak, pėr hir tė atyre qė duan mė shumė
    Veē shpirtrat qė bashkohen pėr hir tė Sė Vėrtetės, ndahen tė bashkuar nė rrugėt e jetės.
    Veē ata qė pėrjetuan dhimbjen tonė, kur ne tė kemi ikur, do tė thonė:
    “Kėtu i lagte loti kur s’i lagte shiu, njė zemėr nga jugu, tjetrėn nga veriu”

    Ah sa gjėra do ishte mė mirė tė mos i kishim se sa t’i humbisnim?
    Sa e qetė do ishte zemra nėse pėr gjėrat qė s’i dimė tė mos flisnim!
    Por ja, nė botė jemi e botėn s’mund ta kemi!
    Pėrmbushja e ēdo dėshire qė vėrtitet nė mendje, do ishte ndėshkim pėr zemrat
    Sepse jo ēdo herė mendja e di ēfarė ėshtė e mirė pėr zemrėn
    Jetuam nė shtatin e nėnės por s’mbajtėm mend asgjė nga ajo jetė
    U ndamė nga shtati i saj dhe ajo nėpėrmjet ndarjes na deshi edhe mė shumė
    Madje, edhe pse i shkaktuam dhimbje mė tė forta
    Po ndahemi edhe ne sonte me dhimbje qė nesėr tė duhemi mė shumė
    Nesėr sėrish dielli do tė shfaqet mbi Dajt,
    Nesėr dhimbjet tona nė det i ēon Lana, e natėn e fundit e ruan Tirana.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    LETĖR VĖLLAIT

    I dashur vėlla!
    Ne nuk po dimė mė tė pėrgjigjemi
    Sepse kemi harruar si pyetet
    Nuk po e shohim mė tė vėrtetėn si qiellin mbi det
    Sepse po shikojmė pa menduar pėr sytė
    e sytė shohin shumė, por jo veten

    I dashur vėlla!
    Nė mes tė shkretėtirės
    Ėshtė lodhur njė deve duke bartur ujin mbi shpinė
    Dhe po vdes nga etja
    Ndoshta edhe peshku do tė vdiste sikur tė ngopej me ujė
    E uji lagė gjithēka pėrveē vetes

    I dashur vėlla!
    Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha nė botė duke qarė
    Kam qarė pa e kuptuar pse qesha symbyllur nė djep
    E dua dhimbjen qė mė zgjoi nga gjumi i jetės
    i asaj jete qė nuk do tė doja tė ishte e imja
    sepse, kafazi sado qė tė jetė i gjerė
    prapė kafaz ėshtė

    I dashur vėlla!
    Duke u mahnitur se po i dallojmė tė gjitha ngjyrat
    Harruam tė mendojmė pėr dritėn qė na e mundėsoi dallimin.
    Nė rrugėn e Pishtarit Ndriēues
    Ka dritė pėr tė gjithė ata qė nuk i mbyllin sytė para saj
    Dritės nuk i duhet dikush tė dėshmojė se ajo ekziston
    Sepse ajo vetė dėshmon pėr veten
    Prandaj, ka kohė qė nuk po dijmė tė pėrgjigjigjemi
    Sepse kemi harruar se ēdo pyetje
    e ka brenda edhe pėrgjigjen

    I dashuri vėlla
    Nėse jeton si ishull nė mes tė detit tė paanė
    Njė ditė do tė vijnė anijet e tė zbarkohet tek ti
    Sepse nuk kanė ku tjetėr…

    Nė rrugėt e jetės mund tė ecin mirė
    Vetėm ata qė e dijnė ku shkojnė
    Ata qė nuk dijnė tė ngrohen, digjen
    Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithēka pėrveē vetes

    I dashuri vėlla!
    Duhet ta pranosh tre herė se je i padijshėm
    Pėr ta kuptuar se padituria ėshtė sėmundje pa dhimbje,
    por mė e dhembshmja
    duhet tė shkurorėzohesh tre herė nga kjo botė
    pėr ta kuptuar se kjo i ngjanė njė plake
    e cila ėshtė fshehur nėn vellon e nusėrisė

    Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokės
    Mendo si ndjehen qielli dhe toka qė tė kanė nė mes
    Toka s’ėshtė e jotja por ti je nga toka
    Prandaj, thuaj ballit le ta puthė tokėn
    E atėherė do ta ndjesh dashurinė e qiellit

    I dashuri vėlla!
    Nėse mendja nuk mund ta qetėsojė zemrėn
    Atėherė thuaj zemrės le ta qetėsojė mendjen
    Sepse atė qė e kėrkon mendja e gjen zemra
    Tė gjitha vitet qė shkuan i takojnė vdekjes
    Ēdo perėndim i diellit ėshtė edhe lindje e tij
    Nėse nuk do ta humbasėsh kohėn
    Lutju Atij qė ėshtė betuar nė tė

    O Zot!
    Mė jep aq mend ta kuptoj sa i pamend jam
    Mė jep aq dije ta kuptoj sa i padijshėm jam
    Mė jep aq forcė ta kuptoj sa i pafuqishėm jam
    E kur ngadhnjej mbi tokė
    Mė bėj tė mos harroj se prapė do tė bėhem tokė!
    O Zot! Unė qė tė kam vetėm Ty
    I shikoj me dhimbje tė gjithė ata qė kanė ēdo gjė veē Teje
    E ēfarė mund tė ketė veē Teje?!
    O Zot!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    O I MBULUAR!


    O i mbuluar!
    Sonte tė gjithė udhėtuan dhe erdhėn tek unė
    Erdhėn fjalėt e shkruara e tė pashkruara tė poetėve
    Dhe nga vargjet e tyre dėgjuesit u kthyen nė shikues
    Erdhėn meloditė dhe mė bėnė tė qaj edhe pėr gjynahet qė s’i kam bėrė
    Erdhėn aromat mė tė mira tė trėndafilave dhe thashė se viti u bė me njė stinė.
    Ah sikur tė mos vinin asnjėra nga kėto qė erdhėn
    Dhe nė vend tė tyre tė vije ti o i mbuluar qė tė mbuluarit e ke zbulim.


    O i mbuluar!
    Gjatė kohės kur unė po mahnitesha me dhuratat
    Dikush nga skaji i qytetit bashkoi emrin tėnd me emrin e Dhuruesit
    Atėherė, e pyeta veten:
    Ēfarė tė bėj me trupin qė nė fund mė duhet t’ia kthej dheut?
    Por pėrgjigja m’u kthye me pyetje:
    Ēfarė do tė bėsh me shpirtin qė ke brenda vetes por qė s’ėshtė i yti?


    O i mbuluar!
    Sonte erdhėn nga tė gjashtė anėt
    Secili foli pėr anėn e tij
    Secili solli nga njė lule nga ana e tij
    Unė qėndrova nė mes tė kopshtit rrethuar me lulet e tė gjashtė anėve
    Ah sikur tė vije ti qė tė mos ekzistonte asnjė anė,
    qė tė mos mbulohesha me asnjė lule o i mbuluar
    qė me mbulimin tėnd na zbulove tė Dukshmin
    qė nga fuqia e madhe e dukjes mbetet i Padukshėm.

    O i mbuluar!
    Sonte erdhi uji i burimit pėr tė ma shuar etjen
    Piva, por uji gjatė udhėtimit kishte marrė me vete edhe plehėrat
    Prandaj etja aq sa m’u shua, m’u shtua
    Kėshtu u ndodh tė gjithė atyre qė presin ujin t’u vijė tek buzėt
    E nuk shkojnė vetė tek burimi.
    Ah sikur tė pija ujė nga duart tua o i mbuluar
    Qė mbas mbulimit tim, tė mos zbulohesha i etur.

    Tė gjithė vijnė
    Por tė gjithė janė si vetėtima qė bėn dritė vetėm njė ēast
    Dhe prapė tė le nė terr...



    O i mbuluar!
    Sonte, nė mungesėn tėnde, tė pranishmėve u thashė:
    Mos u ngjitni nė malin e pėrgjakur tė zemrės sime
    Nėse nuk mund ta kuptoni pse zemra ėshtė mė e fortė se dhimbja.
    Mos mė jepni ilaē pėr trup se mua po mė dhemb shpirti
    Pėr ndarjen nuk ka ilaē tjetėr veē bashkimit
    Nuk mė mjafton as pėrqafimi se mė bėnė tė ndihem vetė i dyti
    Etja dhe uji janė dy e jo njė,
    Por edhe pse etja dėshmon ekzistencėn e ujit,
    Mbas ujit nuk ekziston mė.

    O i mbuluar!
    Nuk mund te bashkohem me ty por nuk mund tė ndahem nga ti.
    Prandaj, ende qaj deri sa lotėt tė mė bėhen gjak i dėshmorit
    E gjaku i dėshmorit tė mė bėhet ngjyrė e penės sė dijetarit
    E me penėn e dijetarit tė shkruaj fjalėt e zemrės qė gjuha s’mund t’i thotė:
    Lotėt nuk tė sjellin dhimbje por dhimbja tė sjell lotė
    Mos thuaj o Zot unė kam njė dhimbje por o dhimbje unė kam Njė Zot!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    ASHIKUT!

    Eh more ashik, qė pa dashuri nuk jeton e me dashuri mbytesh
    Nuk mjafton vetėm t’i duam gjėrat por duhet tė dimė edhe si t’i duam
    Sepse gjėrat qė i duam, ndodh t’i humbasim duke mos ditur si t’i dashurojmė
    Ndonjėherė kur na shijon buka shumė, kafshata na ngel’ nė fyt

    More ashik, dashuronjės!
    Zhgėnjimi nuk ka vend nė botėn tonė
    Sepse ne nuk u besojmė njerėzve por mendimeve tona qė kemi pėr njerėzit
    Prandaj, sado qė bota ėshtė e kufizuar ne jetojmė tė lirė
    Ne nuk grindemi me askė sepse askush nuk na ka premtuar se do mendojė si ne
    dhe as ne nuk u kemi premtuar tė tjerėve se do mendojmė si ata
    e dimė se jemi pjesė e botės por bota nuk ėshtė e jona
    Prandaj, ne jetojmė qetėsisht, sepse nuk mund ta humbasim atė qė s’e kemi

    Sado ta pėrziejmė grurin me gurin,
    Toka do ta njohė edhe njėrin edhe tjetrin
    Nga njė kokėrr e vetme gruri do marrim dhjetėra tė tjera
    Nga njė gur nuk do tė marrim asnje gur
    Pra, ti o dashuronjės, mos ke frikė nga mbjellėsit e gurėve
    Ata nuk shtojnė e as pakėsojnė asgjė nė tokė!

    Ashik!
    Ruaju nga ata qė thonė se budallallėku s’ka fund
    Sepse, nėse budallallėku ėshtė njerėzor
    Dhe nėse numri i njerėzve qė jetojnė nė tokė ėshtė i kufizuar
    Si ka mundėsi qė budallallėku tė mos ketė kufi?

    Aty ku dashuria gufon, mendja ēalon
    Por ti nuk je si shumica edhe pse shumicės i takon
    Ti ruaje mendjen, se po tė humbi mendja me ēfarė do ta ruash dashurinė?!
    Ti thua: “me zemėr”, edhe unė jam dakord
    Por jo tė gjithė kanė zemėr pėr tė na kuptuar se ē’themi ne n’kėtė botė.

    O dashuronjės qė dashuria ta ka dhuruar ēelsin pėr ta hapur ēdo dry
    Ndodh qė nga dėshira e madhe pėr t’i hapur drynat, tė na thyhet ēelėsi
    E kur gjysma e ēelėsit tė ketė ngelur brenda drynit
    Do ta kuptojmė se gjysma, sado qė mund tė qėndrojė pranė tė plotės,
    Nuk mund tė na shpjerė dot te thesari.

    Ashik!
    Mbi tė gjitha, ruaje mendjen kur pėrballesh me tė pamendėt!
    Mos e shfaq thellėsinė para atij qė kėnaqet me cektėsinė
    Kush qendron nė turbullirat e ujėrave tė cekėta
    Nuk ėshtė i prirur ta besojė kthejlltėsinė e ujėrave tė thella
    Mos i hap sytė nė prani tė dritės sė fortė
    Sepse, pėrveē qė s’do shohėsh gjė, do ta dėmtosh edhe shikimin
    Mos ia thuaj tė vėrtetėn tė paditurit se do tė quhesh gėnjeshtar
    Tė gjitha “mos”-eve tė mia, po deshe thuaju: “Mos!”
    Veē ruaje veten nga vetvetja, e mos e plagos!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    LEXO NĖ LIBRIN E JETĖS!

    Nėse mendimi pėr Tė Vėrtetėn tė erdhi nga brendia e qenies sate,
    Pėrse e kėrkon Tė Vėrtetėn jashtė vetvetes?
    Ti mund tė thuash se edhe dhembja shfaqet brenda qenies
    por ilaēet pėr t’u shėruar i gjejmė jashtė saj
    Atėherė, mė thuaj, mendja me tė cilėn ke mbėrritur te ilaēi
    ėshtė jashtė apo brenda teje?

    Ah sa e tmerrshme ėshtė qė duhet tė flasėsh
    pėr gjėrat qė janė tė kuptueshme vetvetiu,
    Njė fjalė e vjetėr sa bota, thotė se i laguri s’ka frikė nga shiu
    Pa frikė do tė flas deri nė frymėn e fundit pėr hir tė Pafundėsisė
    se jam lagur i tėri nė rrugėt e jetės nga Shiu i Dashurisė
    Derisa s’isha lagur krejt nga ky Shi, trupi mė digjej nga zemėrimi
    Nė vesh me fjalėt shėruese mė pėshpėriste njė mėsues imi
    Mė thoshte: “Nga Njė e Vėrtetė e Vetme tė gjitha gėnjshtrat tunden,
    Qetėsohu se ‘dhe mizat duan tė krijojnė mjaltė, por nuk munden!”

    E Vėrteta afėr nesh, e ne larg nga E Vėrteta
    Kot qė i etshmi jeton afėr burimit, nėse s’pi prej tij, vdes nga etja
    Nuk mund ta njohėsh Tė Vėrtetėn prej krijesave, por krijesat prej Sė Vėrtetės
    Nėse s’mund tė ikėsh nga hija jote, a mund tė ikėsh prej vetvetes?
    O krijesė me trup, me mendje, me shpirt, ē’ėshtė hija jote?
    A ekziston ajo njėmendėsisht apo sytė t’i mashtron drita e kėsaj bote?

    Hidhe shikimin mbi veten tėnde dhe shiko pėrtej shtatė qiejve
    Ji kureshtar ta dish jo deri ku arrin rrezja e diellit por deri ku ajo s’arrin dot
    Aty ku mbaron deti mė i thellė e mali mė i lart, fillon thellėsia dhe lartėsia jote
    Lexo deri sa ta kuptosh se ti je vetė libėr i gjallė qė ecėn nė ekzistencė
    Me ecjen tėnde dėshmo se Dituria s’buron nga librat, por librat nga Dituria,
    Se jeta nuk e mundėsoi Dashurinė por u mundėsua nga Dashuria,
    Se dituria pa urtėsi ėshtė zjarr tė cilin njeriu e ndez pėr ta djegur veten,
    Se gėnjeshtrat s’do ekzistonin kurrė pa Tė Vėrtetėn.

    Lexo nė librin e jetės se ėmbėlsia e mėkatit shpejt mbaron,
    Dhe mbetet veē idhtėsia e tij qė gjithė jetėn tė hidhėron,
    Mėkatet janė si era e pakėndshme nė njė vend qė nė fillim s’tė vjen e mirė
    Po qendrove aty mė gjatė, mėsohesh dhe s’e ke vėshtirė.

    Sa herė lotove nė jetė pėr ata qė ishin larg, pa menduar pse lotėt janė kaq afėr syrit?
    Dhe sapo u pėrballe me kėtė pikėpyetje, u bėre kureshtar pėr pėrgjigjen
    A mos do ta dish pse lotėt janė ilaē pėr t’i ēliruar zemrat e pushtuara nga pikėllimi?
    Epo, ilaēi nuk ėshtė pėr ta kuptuar por dhembje pėr tė shėruar
    Sado larg tė shkosh duke numėruar nuk do ta arrish kurrė tė pakufishmen
    Njėlloj, sado afėr tė mė qėndrosh nuk do mė arrish as mua
    Hiq dorė nga unė dhe ec nė rrugėn time se unė jam valė qė i takoj Njė Deti
    Mund tė mė prekėsh me dorė, por s’mund tė mė kapėsh
    Nėse do, hidhu edhe ti nė kėtė Det dhe bėhu valė
    Qė afėrsia dhe largėsia tė mbeten veē fjalė.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    FJALĖ MES DY ZEMRASH

    Po pate fuqi, merri vetėm fjalėt dhe ik
    Me ikjen tėnde bėje fundin mė tė bukur se fillimin
    Me fjalėt e mia bėje ndarjen mė tė bukur se takimin
    Gjithė ēfarė tė duhet nga varfėria ime janė fjalėt me tė cilat unė u pasurova.
    Ndoshta mbas meje s’do tė gjesh asgjė mė tė mirė se vetmia
    Por vetmia ėshtė ajo qė na e mundėson tė rrimė me vetveten
    Ajo na mėson se mosprania nuk ėshtė mungesė
    Ata qė i duam kurrė nuk mungojnė, janė aty brenda nesh
    Mosmungesa e tyre na bėnė tė vuajmė pėr mospraninė e tyre
    Me vuajtjet tona pėr ta, i japim kuptim jetės sonė pa ta.

    Aq sa i duam ardhjet, i urrejmė ikjet
    Mund t’i fshehim plagėt por jo edhe dhimbjet
    Nėse tė plagosa, kėtė e bėra qė tė ta shpėtoj jetėn
    Njėlloj si i urti qė dėmtoi anijen e tė varfėrve pėr ta shpėtuar nga piratėt
    Njė zemėr qė jeton pėrvujtnisht, ėshtė mė e fortė se vuajtjet
    Zemra s’u krijua vetėm pėr tė dashuruar,
    por edhe pėr t’i duruar vuajtjet qė mund t’ia shkaktojė dashuria
    Sytė s’u krijuan vetėm pėr tė parė,
    por edhe pėr tė qarė pėr gjėrat qė kanė hyrė nė zemėr nėpėrmjet shikimt.
    Prandaj, merri vetėm fjalėt dhe ik se tė gjithė kemi nevojė tė rrimė me vetveten.

    Nėse njėmendėsisht menēurinė dhe budallallėkun e ndan njė vijė e hollė
    Dije se kėtė vijė unė e kam fshirė qė ndarjet tė mė bėjnė mirė
    Prandaj merri fjalėt dhe largohu nėse do tė mė ndjesh mė afėr
    Nga largėsia mund ta shohėsh mė qartėsisht ēfarė jam e ēfarė kam
    Po m’u afrove do tė ta lė pėrshtypjen e njė pikture
    qė duke qenė tepėr afėr saj, nuk shquan asgjė veē ca vijave
    qė ka lėnė peneli i piktorit nė bezin e telajos
    Largohu qė tė mė shohėsh tė tėrin, nėse mė do tė tėrin!

    Po pate vetėm pak fuqi, merri fjalėt dhe ik
    Me ikjen tėnde do ta kuptosh sa vdekjeprurėse janė gjėrat qė na mbajnė larg vdekjes
    Sa shpesh u ngjajmė mizave qė duke iu afruar mjaltit i afrohen fundit tė jetės,
    Sa shpesh gabojmė nga frika se mos gabojmė
    Kur ndjejmė dhimbje tė mėdha, tė voglat i harrojmė
    Kur bien kėmbanat e mėdha, tė voglat s’i dėgjojmė…
    Dhe jeta na shkon duke menduar se njė ditė do jetojmė.

    Mbase nga fjalėt e mia ke marrė aq fuqi sa pėr tė ikur
    Dhe me ikjen tėnde ta bėsh tė mundur kthimin tėnd
    Kur t’i kemi jetuar larg njėri-tjetrit tė gjithė dimrat e vuajtjeve tona
    Pranvera e jetės do lulėzojė nė shpirtrat tanė tė pėrndritur
    Atėherė do kemi tė drejtė t’ua themi tė gjithėve tė vėrtetėn:
    S’mund tė jemi tė gjallė pėr tjetrin, nėse jemi tė vdekur pėr veten
    S’mund t’i pyesim tė vdekurit kur janė tė pranishėm tė gjallėt
    Ti ik, dhe kur tė kthehesh, kthehu prapė me fjalėt!
    Eh, sado qė lotojnė syte, lotėt sėrish treten
    Mes dy emrash, mes dy zemrash, sėrish fjalėt mbeten.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Mirush Kabashi reciton disa nga poezite e Fatmir Mujes


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •