Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Nju Jork Tajms: Shqipëria në pazaret e armëve të Gedafit

    Gazetari i njohur i Nju Jork Tajms, Christopher John Chivers, që ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar ne numrin e djeshëm të NYT, për armët shqiptare për Gaddafin. Në shkrim thuhet se armët shqiptare të mbledhura me shumicë nga ish-regjimi para 90-s, sot nxjerrin fitime të mëdha në pazarin ndërkombëtar të armëve e ndërkohë qeveria shqiptare jo vetëm është përfshirë direkt në këto trafiqe nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por vendi ynë gjithashtu ka vënë emrin e tij në dispozicion të trafikantëve të armëve nga Europa Lindore, veçanërisht Serbia. Lehtësues i kësaj tregtie ka qenë MEICO. Armët janë shitur shpesh përmes një sekseri serb, i kërkuar për trafik ndërkombëtar armësh. Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se çfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve, duke përmendur shkrimin e tij për trafikun e armëve në Afganistan. Ndaj këtij shkrimi kryeministri i Shqipërisë pati reaguar duke e quajtur gazetën "Nju Jork Tajms" letër higjienike. NYT citon edhe dy investigime te gazetes "Shekulli", te disa diteve me parë me autor Gjergji Thanasin: një artikull mbi bashkepunimin e qeverise shqiptare me trafikantë serbë të armëve në kërkim, dhe artikulli i dyte për një sasi predhash shqiptare në Libi, të konstatuara nga pamje filmike gjatë marrjes së një baze ushtarake nga protestuesit pranë Tripolit. Më poshtë, shkrimi i plotë i djeshëm i C.J.Chivers.
    NE GALERI FOTO: Tri fotot e përmendura nga autori në artikull. Foto 4: Autori C.J.Chivers

    Po dalin në dritë pazaret e armëve të Gedafit
    Nga Chris J. CHIVERS
    New York Times

    Foto 1
    Me krerët e shtetit të lidhur ngushtë me tregtinë e armëve të nëndheshme, Kolonel Muammar el-Qaddafi ka qënë prej kohësh një rast i veçantë studimi. Xhepat e tij të thellë me të ardhurat nga nafta janë kombinuar me ambiciet e tij për të qënë ndërmjetës rajonal. Ka spikatur me rolin e tij herë të dukshëm e herë jo, si përkrahës i lëvizjeve nacionaliste diku tjetër. Këto rrethana e kanë bërë një figurë të shquar në lojën e tij (si hije) të vazhdueshme.
    Hidhini një sy fotografisë së këtij shkrimi. Ajo tregon arka që kanë shenjën "Pjesë traktori". E dini çfarë? Nuk ka diçka të tillë brënda. Pjesë traktori, jo njëherë.. Vetëm nëse ju e konsideroni një eksploziv "Katyusha 107 mm" si pjesë traktori. Shikoni edhe pjesën tjetër të printuar: "GSPLAJ". Kjo është për "Xhamahirinë e Madhe Socialiste Popullore Arabe të Libisë", (Great Socialist People's Libyan Arab Jamahiriya) emri zyrtar i Libisë nën sundimin e kolonel Gedafi-t. Kjo foto tregon municione të konfiskuara në Kongo në vitin 2007, në posedimin e një grupi rebel, lideri i të cilëve është nën hetim për krime lufte.
    Gjatë viteve, shumë armë kanë rrjedhur brenda dhe jashtë Libisë së Kolonel Gedafit, ndonjëherë në mënyrë të hapur dhe ndonjëherë me anë të dredhive. Qeveria e tij ka ndihmuar Idi Amin për luftën dhe represionin në Ugandë, dhe ka iu dërguar armë edhe luftëtarëve në Palestinë, Irlandë, etj. Kur është konveniente, bëhet edhe klient i Kremlinit, madje futet në tregtinë e armëve me rregullat sovjetike të Moskës bashkë me klikën e ish KGB-së të cilët drejtojnë sot Rusinë. Por Kremlini e ka të vështirë të jetë i vetëm në ushqimin e tubacionit libian të armëve. Ndaj qeveria e Gedafit ka blerë gjerësisht armë edhe nga Kina dhe nga ish-satelitët socialistë.
    Shpërthimi i luftimeve në javët e fundit, dhe shkatërrimi i shumë arsenaleve të qeverisë libiane, ka siguruar përgjime të freskëta në akumulimet e Libisë dhe në rreziqet që ato mund të sjellin. Gazeta The Neë York Times dhe blogu At War, u mor javës që shkoi me kërcënimet potenciale që mund të vijnë nga SA-7 e cila gjendet tashmë lirshëm në Libi. Sot, do paraqesim dy artikuj interesantë në lidhje me panoramën tjetër të armëve të Libisë gjatë këtij viti, nga burime dhe hulumtime që mbulojnë tregtinë e armëve, të cilët ofrojnë një pasqyrë se si kolonel Gedafi ka mbledhur dhe përdorur arsenalin e tij dhe me kë është lidhur.
    Do t'ju rikthehemi "pjesëve të traktorit" në fund të këtij artikulli. Por më parë le të hedhim një sy në artikullin e gazetës "Shekulli" në Tiranë, Shqipëri, e cila në 27 shkurt publikoi një grup akuzash të reja në lidhje me lëvizjet e paligjshme të armëve në Libi. Detajet e artikullit të "Shekullit" lidhin dërgesën e dyshuar vitin e kaluar të një anije mallrash e cila mbante mortaja 82-mm, të marra nga depot e Qeverisë Shqiptare dhe të dërguara në portin Ras Lanuf, ku luftimet midis rebelëve libianë dhe lojalistëve të Gedafit kanë qënë nën proces prej ditësh.
    Artikulli i Shekullit është një shkrim investigues nga një reporter nga Tirana i cili shpesh ka mbuluar tregtinë e armëve, Gjergji Thanasi. Artikulli ofron një pamje të pastër të asaj që shihet si bashkëpunim shqiptar me kontrabandistë të njohur armësh për të lëvizur municionet e tepërta të qeverisë në drejtim të ushtrisë së Libisë. Marrëveshja është stukturuar në mënyrë shumë kurioze, sepse në vitin 2010 Libia nuk ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për tregtinë e armëve. Artikulli mëton të jenë lëshuar çertifikata të rreme dhe se marrëveshja është mbledhur pjesë- pjesë nën udhëheqjen e Sllobodan Tesiç, një trafikant armësh serb i cili është subjekt i një ndalimi nga Kombet e Bashkuara si ndihmës i ish- Presidentit të Liberisë Charls Taylor, i cili tani përballet me një gjyq për krime lufte në Hagë. Lexuesit që kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zbulimet e Wikileaks, mund të kujtojnë lehtë se z.Tesiç ishte subjekt i 2009-s, dhe përshkruhej për përdorimin e tij të dukshëm në krye të një kompanie për lëvizjen e armëve për në Jemen.
    Marrëveshja shqiptare skicuar në "Shekulli" sugjeron se qeveria e kolonelit Gedafi dhe z.Tesiç, me ndihmë nga "kioska e armëve" e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes, MEICO, kurdisën lëvizjen e municioneve të tepërta të bllokut lindor në Libi. Raporti shton viza në reputacionin e MEICO-s për korrupsion e kontrabandë armësh me stoqet e mëdha të armëve të ngelura nga dekada të tëra të luftës së ftohtë të Shqipërisë, një ish shtet-bunker. Raporti nga Shqipëria përshkruan edhe mënyrat me të cilat armët nga stoku i luftës së ftohtë lëvizin drejt Libisë.
    I kthehemi përsëri imazhit në krye të artikullit. Kjo fotografi, dërguar tek ne nga Peter Danssaert, një studiues që mbulon transferimin e armëve drejt Afrikës dhe Europës Lindore (transferime për Shërbimet Ndërkombëtare të Paqes), tregon armë pas mbërritjes në Libi. Shikoni në foton më poshtë, shoqëruese e përmbajtjes së asaj arke.

    Foto 2
    Kjo arkë dhe shumë të tjera si kjo, janë gjetur në 2007 mes arsenalit të çmontuar të Jean-Pierre Bemba në Gbadolite në Kongo. Z.Bemba është lideri i Lëvizjes për Lirimin e Kongos, ose thënë ndryshe MLC. Sot, MLC-ja është një parti politike, por gjatë Luftës së Dytë të Kongos ka qenë grup rebelësh.
    Fotografi të tjera tregojnë edhe municione të tjera në të njëjtin arsenal, përfshirë këtu edhe imazhin e arkës më poshtë, që mban markën L.A.R, (Republika Libane Arabe), emri që i është dhënë Libisë nga 1969 deri në 1977. Brënda këtyre arkave gjenden mortaja të shpërthimit të madh 60mm të ardhura nga ish-Jugosllavia.
    Foto 3

    Ato mbajnë pulla që nga 1974, dhe mesa duket kanë kaluar, (kjo varet nga sesi dikush e sheh botën), si një shkëmbim nga revolucionari tek revolucionari apo nga tirani tek tirani, nga Josip Broz Tito i Jugosllavisë tek Gedafi i Libisë dhe pastaj në një tjetër Luftë Afrikane. Sot, z.Bemba milicia e të cilit ka marrë në kujdestari këto municione, përballet me një gjyq për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, gjykim ky që vjen si rrjedhojë e akuzave të ngritura kundër tij në Republikën Qëndrore Afrikane në 2002 dhe 2003. Këto ishin disa nga mjetet e tregtisë së tij.
    Dhuna në Libi mbetet e paparashikuar, ashtu siç mbetet edhe kursi i luftës. Por me Kolonel Gedafin të dobësuar, do dalin më shumë detaje të rrjeteve të kontrabandës së armëve, ndoshta duke hedhur dritë të mëtejshme mbi kontrabandistë të veçantë, grupe trafikimi dhe se si është ndihmuar në destabilizimin e Afrikës .

    Kush është Christopher John Chivers

    Christopher John Chivers është një gazetar amerikan, i cili shkruan për "The New York Times". Në maj të vitit 2007 ai u emërua shefi i byrosë së Moskës. Në vitin 2009 fitoi çmimin më të rëndësishëm të gazetarisë, Pulitzer. Libri i tij historik, "Arma", u botua në vitin 2010.
    Chivers ndoqi universitetin e Arteve dhe Shkencës në Cornell, duke u shquar edhe si lojtar futbolli amerikan. Pas diplomimit në vitin 1987, Chivers shërbeu si oficer këmbësorie në Marinën amerikane deri në vitin 1994. Ai ka kryer edhe studime ushtarake dhe ka shërbyer në luftën e parë të Gjirit Persik.
    Më pas Chivers është diplomuar në Shkollën e gazetarisë në Universitetin e Columbias. Chivers ka raportuar nga Afganistani, Izraeli, Iraku dhe të gjitha ish-republikat sovjetike. Chivers njihet nga "The New York Times" si një nga dhjetë gazetarët më të mirë të dekadës.
    ************************************************** ***********

    Diveroli: Kafshët jashtë kontrollit
    Biseda e përgjuar e Kosta Trebickës pak kohë përpara shpërthimit në Gërdec, pronar i firmës "Xhoi" në Tiranë me Efraim Diverolin, president i kompanisë AEY, Inc me qendër në Majami, fokusohet rreth një tenderi për shitjen e fishekëve në Afganistan, nga kompania amerikane e kontraktuar prej Departamentit të Shtetit. Në pjesën 8 të bisedës së përgjuar flet Diveroli, që i drejtohet Trebickës: ...Pse nuk shkon t'ia puthësh by...n edhe një herë atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutu, puthe, bëj ç'të duash. Dërgo njërën nga vajzat e tua që ta shk.... Ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta ai do të të japë një tjetër mundësi që ta bësh këtë punë. Si thua? Mbase ai nuk është i organizuar, mbase do të nervozohet... Jepini atij para, futini diçka në xhep... Më shumë, më shumë, kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është... Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafie. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë...".


    Berisha për New York Times
    Disa ditë pas tragjedisë qeveritare të Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, opozita do ta akuzonte Berishën, duke marrë si argument një shkrim të gazetës "Neë York Times" mbi kontratën e 22 vjeçarit amerikan Efraim Diveroli me qeverinë shqiptare. Gjatë seancës plenare, të 27 marsit 2008, ku pati debate të ashpra për tragjedinë e Gërdecit, ish-deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit për ngjarjen ne Gerdec. Ndërsa Berisha reagoi duke e quajtur gazetën amerikane që kishte botuar lajmin mbi aferat e armëve në Gëdec, si "letër higjienike". "Mbajeni për letër higjienike", - tha ai, kur Legisi i permendi Nju Jork Tajmsin, duke mbrojtur me pas Prokurorinë që sipas tij "do zbardhë të vërtetën me hetimet që po zhvillon pandërprerë për Gërdecin".

    Trebicka për Shkëlzen Berishën
    Denoncuesi i trafikut, Trebicka, në një intervistë në mars 2008 për median kishte sqaruar edhe implikimin e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit. Ai shprehej se ish-drejtori I MEICO-s, Ylli Pinari gjithmonë e shkarkonte përgjegjësinë e tij dhe kërcënonte Diverolin se personi i tretë në dhomën e bisedimeve ishte djali i kryeministrit.Trebicka shprehej se e kishte paralajmëruar Shkëlzenin se dokumentat do të kalonin në dispozicion të investigatorëve specialë: "Unë jam shumë i hapur. Le të bëjnë çfarë të duan. - kishte thënë Shkëlzeni.

    Website gazeta shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une se besoj se bejme keshtu punerash ne
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pasuria e Edi Ramës, objekti i hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar
    09-03-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/4573...himbjekoke.jpg

    Burime pranë grupit të Partisë Demokratike, kanë bërë të ditur se disa deputetë të kësaj force kanë marrë iniciativën për ngritjen e një komisioni të tillë

    UPDATE- Pasuria e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, pritet të jetë objekti i hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar. Burime pranë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kanë bërë të ditur se disa deputetë të kësaj force politike kanë marrë iniciativën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ketë si objekt të punës së tij, pikërisht pasurinë e vendosur nga kryebashkiaku Rama.
    Ky komisioni hetimor, mësohet se do të hetojë të gjitha të ardhurat që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka vënë gjatë viteve që ka drejtuar këtë institucion.
    Burimet bëjnë me dije se deputetët demokratë do të përpilojnë e më pas do të dorëzojnë pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën zyrtare për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Në deklarimin e fundit të pasurisë së tij, kryebashkiaku ka deklaruar se zotëronte vetëm tre mijë euro.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    per mua personalisht shqiperia si shtet me shumic muslimane nuk po i shfrytezon sa duhet mardheniet me boten arabe, mund te jen arsye te ndryshme por un mendoj se edhe vet USA dhe EVROPA me heret i kan shit arme libis irakut iranit ekujt jo, dhe tash u dashka me akuzu shqiperin, per mua personalisht shqiperia duhet mardhenie edhe me te mira me te gjith boten arabe sidomos ekonomike pse jo shkembime tregtare, per momentin shqiperia ka shkembime tregtare me turqin me shum se me qdo vend tjeter per ket jam i knaqur do deshiroja edhe me fuqishem nje bashkpunim, por edhe me evropen na duhet bashkpunim por se me akuzu shqiperin per trafikante armesh eshte e tepert kur vet ata furnizojn boten arabe me arm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Te shitet amratim nga nje shtet esht normale ne kohen kur Gdafi ka ble armatim prej Shqiperis aij ka ble armatim prej gjith botes sepse nuk ka pas as nje ndales nderkombtare po leni qa thot gazeta.
    Kurse tash ka nje ndales nderkombtare per shitjen e armve per Gadafi shihni pak datat kur ka ble armatim Gadafi prej Shqiperis.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    bukur fort, edhe cfare?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ka kohe i thoja cave ne forum,,,,,

    po me thonin genjeshtare,,,,,


    prisni se kjo eshte vetem maja azbergut

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Pasuria e Edi Ramës, objekti i hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar
    09-03-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/4573...himbjekoke.jpg

    Burime pranë grupit të Partisë Demokratike, kanë bërë të ditur se disa deputetë të kësaj force kanë marrë iniciativën për ngritjen e një komisioni të tillë

    UPDATE- Pasuria e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, pritet të jetë objekti i hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar. Burime pranë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kanë bërë të ditur se disa deputetë të kësaj force politike kanë marrë iniciativën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ketë si objekt të punës së tij, pikërisht pasurinë e vendosur nga kryebashkiaku Rama.
    Ky komisioni hetimor, mësohet se do të hetojë të gjitha të ardhurat që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka vënë gjatë viteve që ka drejtuar këtë institucion.
    Burimet bëjnë me dije se deputetët demokratë do të përpilojnë e më pas do të dorëzojnë pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën zyrtare për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Në deklarimin e fundit të pasurisë së tij, kryebashkiaku ka deklaruar se zotëronte vetëm tre mijë euro.

    vllau jem ke ngaterru temen

  9. #9
    Ka ndonje link nga artikulli origjinal?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ka ndonje link nga artikulli origjinal?
    nuk e di vllai se un e lexova te shekulli
    po kerko njehere me emrin e autorit dhe besoj ashtu e gjen
    besoj nga darka mund te te gjej nje link
    me te mira

  11. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    edhe mund te jete e vertet por nuk e besoj se shqiperia e ben ket pa dienin e amerikes dmth kane mbrojtje nga fuqi me te medha.
    I LOVE GOD

    j&g

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    edhe mund te jete e vertet por nuk e besoj se shqiperia e ben ket pa dienin e amerikes dmth kane mbrojtje nga fuqi me te medha.
    Jo cdo gje qe thot USA eshte e mire ape rregullt apo e drejt
    Eshte naivitet dhe "injorance" te shprehesh ose te mendosh ashtu

  13. #13
    http://atwar.blogs.nytimes.com/2011/03/08/qaddafis-arms-bazaar-slowly-exposed/

    Nuk paska shtuar shume gjera vete ai gazetari ne shkrim, kur flet per Shqiperine. Kryesisht ka cituar Shekullin.

  14. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Jo cdo gje qe thot USA eshte e mire ape rregullt apo e drejt
    Eshte naivitet dhe "injorance" te shprehesh ose te mendosh ashtu
    po aty mbau nese ka ndonje mik te fuqishem sot shqiperia amerika eshte. edhe harroje nese ti mendon qe amerikanet nuk e udhezojne shqiperin si te veproj. ne shqiperi cfare thote amerika behet te pelqen apo jo ty. nese shqiperia ose kushdo shtet i del kunder amerikes dmth pro armiqve te amerikes amerik e shpall armik ne second.
    I LOVE GOD

    j&g

  15. #15
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Artikulli ne fjale bazohet ne te dhenat e "Shekullit".Kushdo qe di anglisht shume kollaj mund te lexoje origjinalin dhe do te kuptoje se per c'fare behet fjale.

  16. #16
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Artikulli ne fjale bazohet ne te dhenat e "Shekullit".Kushdo qe di anglisht shume kollaj mund te lexoje origjinalin dhe do te kuptoje se per c'fare behet fjale.
    ku ndodhet artikulli ne anglisht di ndonje link jam thjesh kurioze. flm
    I LOVE GOD

    j&g

  17. #17
    Trafikimi i armeve nuk eshte loje kalamajsh, qe Shqiperia na qenka element kyc ne kete pazarllek. Nuk po them qe jemi vend shenjtoresh, por kujtoni pak se cfare pat thene kongresmeni woxman per trafikimin e armeve, kur shpertheu skandali i gerdecit, ishte pikerisht ky kongresmen amerikan qe gishtin e vuri tek amabasadori amrikan ne Shqiperi ne ate kohe john withers!
    Dukej qe ne ate kohe do te dilinin ca fakte shume te rendesishme, por ja qe amerikanet i lajne rrobat e pista brenda shtepise, dhe pisllekun e hedhin tek shtete si puna jone!

    Shqiperia me zi ia del te beje eksport te prodhimit vendas, lere pastaj te flasim per trafik armesh, e dini ju se c'a do thote trafikim armesh apo jo?
    'Meico' e terci verci, jane peshq te vegjel, madje do thoja larva fare, perballe atyre te medhenjve qe luajne shah me tere boten!

    Meqe ra fjala, mu kujtua tani Trebicka qe denoncoi ate aferen e trafikimit te armeve, dhe na u shit te tereve se ka vdekur; Trebicka ka "vdekur" aq sa "vdiq" Hitleri ne ate bunkerin e famshem!

  18. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    yes* pikerisht edhe une kete doja te thoja qe keto vendime jane marre nga dikush tjeter. edhe ajo e gerdecit gjoja nje contractor ne fl rreth 25 vjec edhe i kane hap gjyq. po aty te mbahen megjithse ka shume qe i besojne cte degjojne ose lexojne. kontrata te tilla jane kaq te forta sa edhe politikani me i zgjuar ne shqiperi nuk ia mban ose kupton te merret.
    I LOVE GOD

    j&g

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Pasuria e Edi Ramës, objekti i hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar
    09-03-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/4573...himbjekoke.jpg

    Burime pranë grupit të Partisë Demokratike, kanë bërë të ditur se disa deputetë të kësaj force kanë marrë iniciativën për ngritjen e një komisioni të tillë

    UPDATE- Pasuria e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, pritet të jetë objekti i hetimit të një komisioni të posaçëm parlamentar. Burime pranë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kanë bërë të ditur se disa deputetë të kësaj force politike kanë marrë iniciativën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ketë si objekt të punës së tij, pikërisht pasurinë e vendosur nga kryebashkiaku Rama.
    Ky komisioni hetimor, mësohet se do të hetojë të gjitha të ardhurat që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka vënë gjatë viteve që ka drejtuar këtë institucion.
    Burimet bëjnë me dije se deputetët demokratë do të përpilojnë e më pas do të dorëzojnë pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën zyrtare për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Në deklarimin e fundit të pasurisë së tij, kryebashkiaku ka deklaruar se zotëronte vetëm tre mijë euro.
    Pensionist je ti???
    Pyet Brarin,tyc.
    Si nuk beheni njerez mer kafshe.

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Pensionist je ti???
    Pyet Brarin,tyc.
    Si nuk beheni njerez mer kafshe.
    hahahahahaha

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •