Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 77
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Kamadeva

    KAMADEVA


    Mendoj e shkoj nga pak
    Si gjithemone,
    Me shpirtin zemerak
    Ne rrugen tone


    Atje ku ma ringjall
    Aq lete e qete,
    Ne gjirin tim nje mall
    Te mjeren jete;


    Ku silleshim te dy,
    Me te baritur,
    Me desherim ne sy,
    Me shpirt te ndritur;


    Ku regetin dhe sot
    Me ato kujtime,
    Bucimi gjeme-plot
    I zemres sime.


    Bucimi durimtar,
    Qe pat kaluar,
    Me zjen plot mall e zjarr
    Ne krahruar.


    O mall!O dashuri!
    O yll!O djelle!
    Sesi me djeg ne gji,
    Ne zemer felle!


    Sesi me ndjell qe larg,
    Me ndrit perfare,
    Me dritat varg e varg
    Vetetimtare!


    Me shfaqi perandej
    Sa yj qe jeni,
    Sa vasha qe ju ndjej
    Ndaj vini e veni,


    Ndaj derdhni aq pergjerim,
    Dyke kundruar,
    Ma tundni shpirtin tim
    Te ngashruar,


    …Dh`ashtu , posi dikur
    Nga largesira,
    Me del plot hir e nur
    Ajo m`e mira.


    Ner shoqe perseri
    Si ne vegime,
    Ngarkuar me stoli
    Del shoqja ime.


    C`kundron ashtu kur del,
    Ti moj e mira
    Kur hapalete shkel
    Mi lartesira?


    Permi kodrine atje
    Menjanur bote,
    M`u shfaq plot hare,
    Fshehtesiplote.


    Sodisnje ne vegim,
    Ndaj mbremehere,
    N`at afsh e kuqerim
    Permi lugjere;


    N`at afsh perendimor,
    Dyke vershuar
    Si pluhur qiellor
    I peraruar;


    Fermonte nje fermim
    Ner dege e flete,
    Vengonte nje vengim
    Nje kumb i fshehte;





    Dh`aq enderr` e vasheri
    Dyke percjelle.
    Jehonte pyll` i zi
    Me duf te felle.


    Mes pyllit bucimtar,
    Gjith mugetire,
    C`u ndje mi leshnje e bar,
    N`at celtire?


    Ne mbremjen q`u perflak,
    Si prush magjije
    Ku zbardhoje si zembak
    Plot drite e hije.


    …Kush erdh e kush filloj
    Te kuvendoje?
    Kush pak sa belbezoj,
    E mbet pa goje?


    …Pa goje, o zemer ti,
    Kjo fjala jote!
    Pa fjale, o dashuri,
    O gojeplote!


    Dhe n`ate mugellim
    Ti hijendritur
    Tu dhims aq desherim
    Aq ze i nemitur.


    Dhe qeshe miturisht,
    Moj miturore
    Dh`u skuqe virgjerisht,
    Moj virgjerore ;


    Dhe skuqur qe te dy
    Pa goje e fjale,
    Veshtruar sy-nder –sy
    Zemer-vale;




    Dhe ngrire, o dashuri,
    pa kuvenduar,
    Pushtuar gji-per- gji
    Sy- perenduar.


    U shquan hene e yll
    Ne mug te vone,
    Ndricuan n`at pyll
    Takimin tone;


    …Dhe pyll i ndezur n`ar,
    Q`u tund nga vendi
    Gjemoj tingellimtar
    Si gjeme ergjendi.


    Ja , shoqeze tashi,
    Dhe mbremja vate,
    Po ndehet nj`ag i zi
    Nji cipe nate.


    Limeri u mbush perplot
    Me shkrumb e hije
    Ne t`ikim s`ikim dot
    Prej kaq magjije.


    Dhe ja po mbreteron
    Nat` e nxiruar,
    Dhe nata na mbulon
    Dyke kenduar.


    …O nate!O embelsi!
    Limer i fshehte!
    O mall!O dashuri!
    Pergjithejete!


    …Dhe terr` i madh si ra
    Mi male e fusha,
    Ne zbritem ca-nga-ca
    Neper legusha.




    …Shendrinin permi ne
    Yjet e larte,
    Na puthnin plot hare
    Me puthje t`arte,



    …Dhe dridheshin perposh,
    Mi vese nate,
    Nen` hapin vogelosh
    Te kembes sate.


    Nen` hapin miturak,
    Mbi vrage e flete,
    Zembaku vjeshtarak
    Anohej lehte;


    …Leshonte myshk e afsh
    Najazm` e shtruar,
    perkulej si mendafsh
    I dritheruar;


    Dhe binte therori
    Permi lendine
    Rigoni fill qiri
    Per dashurine.


    …Lendine e lule e bar,
    N`ato lugjere,
    Ne valthin blerimtar
    Plot dumbushere;


    Dhe leshnje e push i ri,
    Dhe gjeth i holle,
    Qe bij si flauri
    Dhe posi fjolle,


    …Nen` hapin dashuror
    Ishin nemitur,
    Nen` hapin dashuror
    Kishin dremitur.


    …Dhe s`dilte as pipelim
    Nga pylli i qete,
    Dhe s`dilte as regetim
    Nga zemr` e nxehte;


    Dhe puthej me cdogje
    N`aq hije e nate,
    Pushtuar pergjithnje
    Zemr` e pamate.


    …Po ja se qielli i tund
    Enderrat e qeta
    Prej heshtjes se pafund
    Ku flinte jeta;


    Dhe ja, se per nje cas,
    Si pa kujtuar,
    C`jehoj qe lart me gas,
    Me kumb te shuar.


    Ja pasi n`enderrim
    Lumturi-dehur,
    Ne qiell nje murmurim
    Zu papandehur.


    Dhe n`ate qetesi
    Te vetemuar
    N`aq heshtje e harmoni
    Te pambaruar,


    Nje keng` e larte u ndje,
    Me plot jehona:
    Kendonin permbi ne
    Dy shpirtrat tona.


    Kendonin qiellorisht
    N`at` hof te vone,
    Levdonin lavderisht
    Takimin tone,




    Dhe ne nje melodi
    Te dy te tretur,
    Prej nimfave n`ajri
    Te pershendetur,


    Bashkuam keng` e gas
    E ngazellime
    Me serafime pas,
    Kenge sublime.



    Plot endje, plot hare
    Dore-per-dore,
    Kenduan permi ne
    Cetat qiellore.


    Gjemuan yj` e qjej
    Nga gung` e larte,
    Kumbuan tejpertej
    Me tinguj t`arte :


    Si dy qirinj n`altar,
    Flakebashkuar,
    Q`i djeg e tret me zjarr
    Drit` e pashuar,


    Dy shpirtat, ne valim
    Dyke soditur,
    Kenduan me adhurim
    Flakezhuritur;


    Himnuan si n`altar,
    Me himn te dlire,
    Plot afsh e mall e zjarr
    Tretur e shkrire.


    Dhe tretur Dashuri
    Perposh ne fare!
    Ah, shkrire, o Dashuri,
    Pervelimtare!


    Dhe prape qe te dy
    Pa goje e fjale,
    Veshtruar sy nder sy,
    Zemer-vale!


    Dhe prape , o zemer ti,
    Pa kuvenduar,
    Pushtuar gji-per-gji,
    Sy-perenduar.





    …Dhe qeshte dashurisht,
    Moj dashurore,
    Dh`u skuqe nuserisht,
    Moj nuserore.


    …Dhe n`ate perqafim
    Te lumteruar,
    qe zjen ne shpirtin tim
    Dyke valuar;


    Ne dufin qe buqet
    Me dritherime,
    Qe zbriti mun ne det
    Te qenies sime;


    Rremovi me rremim
    Ne kraharuar,
    Trazovi me trazim
    Te shenteruar;


    Qe me kurore i thur
    Zemrat bujare-
    Ah c`beme ashtu sikur
    S`beme gje fare?


    …Ah, c`beme ashtu,ashtu
    Kaq neme e gjeme?
    Cfar beme ashtu, bubu!
    Sikur gje s`beme?


    Si ndrite, o lumturi,
    Per dashurine!
    Si zbrite, o dashuri,
    Per ne gremine!


    Si na largoj aq shpejt
    Nat` e nxirosur,
    Dhe s`mbetme krejt-e-krejt
    Ngrire e ngurosur!


    Ngurrosur qe te dy
    Pergjithemone
    Me shpirtin tone aty,
    Me trupin tone!


    O ndarje!Peshtjellim!
    Pishtar i shuar!
    O Kamadeva im
    Shigjetehelmuar;



    Demon me sy si zjarr,
    Qe jep shkendija,
    Shkelqen vezellimtar
    Nga bukurija,


    Dhe si nj` efeb i ri,
    Plot rreze e hije,
    Leshon mi syte e mi
    Verbim-magjije;


    Shtje syte e na persysh
    Me sy te nxehte,
    Na copton me dysh
    Te bardhen jete;


    Veren e buzeqesh
    Fort i zilisur
    Ze peshperin ne vesh
    Dyke shastisur.


    …Zili, Demon!Demon!
    Thumb e perone
    Tmerrisht ty te pershkon
    Prej endjes sone!


    …Dhe mjaft!Demon, Demon;
    Zili-perskuqur,
    Tmerrsisht ti urdheron :
    Mjaft buze-puqur!




    Dh`e josh me ledhe e vrer
    Zemren e ngrate,
    Na zbret perposh ne terr,
    Neper mesnate;


    Per ne gremine e hon
    Na zbret per-dore
    Atje ku rri mi fron
    Ndarja mizore!



    Ku prehet e na grish
    Nema dhe gjema
    Ne bazen kineserish-
    Neserej mbrema-


    Do vemi posi sot
    N`ate kodrine,
    Ku ngopet zemra plot
    Me dashurine.


    Dhe zbritme e beme fli
    Te madhen shije-
    Nektar e ambrozi
    Prej gjithesije


    Dhe s`ardhme perseri
    S`u pergjeruam
    Ne britme e dhemshuri
    Humbme e u shuam.


    …Dhe britme e peshtjellim
    Shpje lart jehona :
    Tronditen me tmerrim
    Dy shpirtrat tona.


    Sikur ra qiell` i zi
    Qe lart me buje
    Sikur me lemeri
    Leshoj nje kuje.


    Keputen larg e larg
    Yje dhe bote
    Vershojne varg e varg
    Lumenj me lote;


    Gremisen qiell e dhe
    Si na kundrojne;
    Dy shpirtrat permi ne
    Zen` e renkojne…


    ……………………..

    ……………………...

    Dhe ne po shtrydhim lot
    Deshperimtare,
    Ndaj vame e s`ardhme dot
    Dh` u patme ndare


    Shendrijme n`arrati,
    Te ngasheryer
    Ngjerojme vrer e zi
    Zemere-thyer.


    …Ku je q`ashtu me ndjell
    Me ato kujtime,
    Me ngreh perdrejt ne qiell,
    O motra ime!


    Me shfaqesh n`engjellim
    Si dikurhere,
    Zembak plot kundermim
    I pamarr`ere ;


    Me sy me vetullon
    Sy vetullushe,
    Ne krah me fluturon
    Krah-fluturushe;


    …Perhap ergjend e ar
    Ne cipe nate,
    Me jep te pi nectar
    Prej lules sate


    …Klepit me sy palloj,
    Posi ner gjume,
    Vashe edhe nuse moj,
    E embel shume,


    Dhe me ate sy paqtor
    Ma derdh ne duar
    Ah, hirin vajzeror
    Te pa cenuar

    ……………………..

    ………………………

    Gremisen qiell e dhe
    Ndaj na kundrojne!
    Dy shpirtrat permi ne
    Me pervajtojne;


    Mahnitet me tmerrim
    Krijes` e tere
    Per t`embelin perqafim
    Qe patme bere;





    Oh laqe-derdhur haj!
    Plot permi faqe
    Si prill edhe si maj
    Plot manushaqe!



    Per ndarjen si mosgje,
    Si per mandate,
    Qe s`prehemi dot me
    Dite dhe nate;


    Qe s`me defren me dot
    Me bukurine,
    Me tret me mall te kot
    Mua te zine.


    Me mallin pergjimtar
    Bej hap pas teje,
    Te shfaqesh, fill llastar,
    Si fill rrufeje:


    …Kurm-holla si gargi
    Per mesi thyer,
    Shtat-hedhura-selvi,
    Vaj-ere-lyer;



    …E hepuara si bar
    Llere-kulluar,
    E qruara si ar,
    Gji-qumshtuar


    Je vese a menje a je
    Bryme a debore,
    Hirploteja mi dhe,
    Vetull-kurore.


    …Je hene a djelle a yll
    Vetetim-nalte,
    Kaprolleja ne pyll,
    Rritur me mjalte.


    …Sic hithnje shkrepetim
    Kur ta sodita
    Te ndezurin veshtrim
    Me shtat drita,


    …M`hedh syte kur-e-kur,
    sy-qengjerushe,
    Fatijeza plot nur,
    Oh fat-mirushe!


    U happen per cudi
    Qiell e qendrese
    Dhe posi perendi
    Del nje krijese.


    Dhe zbriti permi ne
    Nje gjeraqine,
    Te prishe bote e dhe
    Me bukurine.


    Dhe zbrite e re perposh,
    Ti moj cudia,
    Qe driten t`ua verbosh
    Syve te mia.


    Me c`gaz e me c`magji
    Me pate ndritur
    Ne t`errtat fellesi
    Kur pate zbritur;


    Kur zbrite n`ate terr
    Te zemres sime
    Qe rridhte vaj e vrer
    E sheremtime


    Me petk per kremterim
    Me pate veshur,
    Me zulm e me shkelqim
    Te buzeqeshur.


    Perndrite me lavdi
    Shpirtin e nxire
    Qe breng e dhemshuri
    Pat psheretire;




    Qe ndezi yj e djej
    Te dashurise,
    Dh`i vari neper qjej
    Te gjithesise;


    Qe fjalet mjeshterisht
    Me radhe i stisi
    Dhe kaq cuditerisht
    Per ty i stolisi.


    …Po sot as dhe me s`di,
    Jam a s`jam gjalle,
    Se mua kurrsesi,
    S`ma nxore malle.


    …Perpiqem e lengoj
    Me mall te trere,
    Kerkoj e ligjeroj
    Dere me dere;


    Per gushen te kendoj
    Per supe e llere,
    Per krahet si vargoj
    Thurur tertere,



    Per afshin n`ate gji ,
    Ku qan bilbili,
    Ku del nje merudhi
    Prej trendafili.


    Si fshihesh nene dhe
    Ne varr mbuluar
    O drita qe nuk ke
    Te perenduar!


    Si s`mund ah, si nuk mund
    Ta them me emer,
    Nje breng qe mun ne fund
    Duroj ne zemer!


    Si tingull me godet
    Zemr` e zhuritur,
    Leshon tallaz si det
    Dyke bucitur.


    Me shpate mes-per-mes
    Jam i pershkuar,
    Me zjarr qe kurre s`vdes,
    I perveluar.


    S`e merrja dot mi dhe
    Me ment` e mia,
    Qe shpate e prese e teh
    Kish dashuria.


    Zu dera kercellin
    Dole, te pashe-
    M`u muarr ment` i ziu
    S`u mbajce e rashe.


    Ty faqja t`u perflak
    Si zere maji
    Te dy s`u puqme aspak
    Na mori vaji.

    Dh`as qasemi me dot
    Nga mardh` e fshehur,
    As puthemi me dot
    Nga vaj i skrehur.


    Soditemi me sy,
    Me goje s`flasim,
    Nemitemi te dy,
    Durojme e s`plasim.




    Se nj` ang me gjeme plot
    Ne zemr` e kemi,
    Dhe njeri-tjetrin dot
    Nuku i-a themi.




    O zemer!O durim
    I padegjuar!
    O shpirt!O pervelim
    I patreguar!


    Do qaj mallin tim
    Dyk` e soditur
    Te shoh me ngasherim
    C`drite e ka ndritur;


    Mos ay nimb i ri,
    Si pah debore,
    Mos ajo dlirtesi
    Pareverore;


    Mos ay perendim
    Kur e takova,
    Mos ai dritherim
    Kur e pushtova;


    Mos ajo mituri
    Plot hije e shije,
    Mos gjith ajo magji
    Prej cuperie.


    Ti s`vjen, o mall, ti s`vjen
    Per te-dyte-here,
    Dhe zemra ime zjen
    Si ne sketerre;


    Perplasem si tallas
    Tere trazire
    Gajasem e bertas
    Ne shkretetire:




    Ku je, ti mall!Ti mall!
    O jeta!jeta!
    Sa larg qe zall me zall
    Mezi te gjeta!





    Ah, ku `sht` ajo perri,
    Qe kam takuar,
    Qe me dhuroj ne gji
    Zjarr te pashuar!


    Ah, ku `sht` ajo, ajo,
    Qe dashuroja,
    Dhe llaftaroja, ah,
    Kur ta shikoja!

    ……………….

    Mendoj e shkoj nga pak
    Si gjithmone
    Me shpirtin zemerak
    Ne rrugen tone.


    Atje ku ma ringjall,
    Aq lete e qete,
    ne gjirin tim nje mall
    te mjeren jete;


    Ku silleshim te dy
    Me te baritur,
    Me desherim ne sy
    Me shpirt te ndritur;


    Ku regetin dhe sot
    Me ato kujtime,
    Bucimi gjemeplot
    I zemres sime.


    Bucim durimtar
    Qe pat kaluar,
    Me zjen plot mall e zjarr
    Ne kraharuar.



    O mall!O dashuri !
    O yll! O djelle !
    Sesi me djeg ne gji,
    Ne zemer felle !


    Sesi me ndjell qe larg,
    Me ndrit perfare,
    Me dritat varg e varg,
    Vetetimtare !

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    LAMTUMIRE

    Me del e ze pshon me te fshete
    Nje breng hije-rende mi sy;
    Perbrenda ne zemren e shkrete
    M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy


    E loti prej syve te tua
    Rrengjethet valome perdhe:
    M`j-a ndjen veshtrim-bukur-pallua
    Ti zemres greminen e re…


    Po kenget qe sot me nuk jane,
    Stolisen me mall ne megrim.
    Permbytur mjerimesh pa ane,
    Ndrin Yll`i te riturit t`im.




    LAMTUMIRE

    Variante- I

    Me vjen edhe pshon me t`u qasur,
    Nje breng hije-rende mi sy.
    Perdrejt mun ne zemren e plasur
    M`i shtje llaftarisht qe te dy.


    Bje loti prej syve te qare,
    Venitet rrembyer perdhe:
    M`j-a ndjen zemerimin e pare,
    Ah!moter ti dhembjes se re…


    Sot kenget qe vane-e me s`jane
    Bucasin me mall ne megrim,
    Pa-i mbytur mjerimesh pa ane
    Zbret Yll`i te riturit t`im.





    .
    LAMTUMIRE

    Variante- II

    Me del perkundrejt dyke pshuar,
    Nje breng hije-rende mi sy,
    Pa felle ne shpirt te shkretuar
    M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy.


    Dhe loti prej syve te thata
    Gremiset si vale mberdhe,
    Qe sot iku dita,vjen nata
    Me yj qe me s`ndrijne si dje.


    Pra kenget qe vane-e me s`jane,
    Permbyten me mall ne megrim.
    I ngrysur mjerimesh pa ane
    Vdes Yll`i te riturit t`im.




    LAMTUMIRE

    Variante- III

    Me del me-ate hir te zemeruar
    Nje breng hije-rende mi sy,
    Qe sot kur po ish i merguar
    T`i shoh drejt-per-drejt qe te dy.


    Ra loti prej syve te tua
    E vate kulloj gjer perdhe:
    Ne piken q`u tret nene mua
    Qan zemra vajen e re.


    Ju ditet e mallit prej flake!
    Ju nete me endera plot!
    Sesi m`ju pushton varfanjake
    Ky det i nje sumbulle lot!-


    Sot pikave lot qe m`u thane
    J-u ndjeva te parin kullim,
    Pa dridhet liqeri pa ane
    O vashe-e te riturit t`im.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    GJENIU I ANIJES


    Veshtroni si shket siper valash
    E tundet anija me nge? –
    …Me krisme-e me prush prej sterkalash
    Mi te shkrepetiu nje rrufe!...


    Ti det, brohori fshehtesire!
    Kuptim i potershem, ti det!
    …Po heshtje: ndaj vales se nxire
    Gjeniu i anijes po flet:


    Prej zallit qe sot po largohem,
    Fillova mergimin e ri;
    Hepohem…anohem…humbohem…
    Po sulmin s`e ndal kurrsesi.


    Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria,
    Ndaj turret me hov e vertik
    Mi balle-e mi korje te mia
    Ndersimi-i tallazit armik.


    Perpara kur shoh gjeratore,
    Dh`ato me gremisin ne fund-
    Mi kulmin e vales malore
    Un` heq te shpetoj sa me mund.


    E morti fatkeq ne me ciku,
    N`u desh tmerresisht te fundas-
    Aspak nuk me thyen rreziku,
    Po nis e permbysem me gas:


    Se prapa le vazhden e ndritur-
    Q`e hapa me shpirtin fatos:
    Fistonin gazmor ku pat shkitur
    Valim-i anijes q`u sos.


    …………………………..
    …………………………..
    …………………………...
    ……………………………


    Valim-i anijes se lete
    Qetohet,ndalohet,mbaron
    Njeriu i anijes perjete
    Hepohet…anohet…valon…

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Ke te drejte,eshte nje poezi e bukur.



    DREMIT LIQERI

    Mi zall te pyllit vjeshtarak
    Dremit liqeri pa kufi,
    Ai ndaj fundesh u perflak
    Posi me zjarr e me flori.


    Posi me flake-u ndez e kroj,
    E vetetiti plot magji,
    E yll` i dites perendoj
    Ne qetesi dhe dashuri.


    Tashti po shuhet nene mal
    Qytet`i ngrysur ne te zi,
    Po ndizen yjte dal-nga-dal
    Plot bukuri!Plot fshehtesi!


    Ne kete cas perendimor,
    Ndaj po me dehen syte-.e mi,
    Kuptoj si shpirtin vjershetor
    Ma frymezon nje mall i ri.

  5. #45
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nga dora e Lasgushit


    Vjen vonė dita, po vjen. Maria e ka fobi turmėn prandaj i ka hedhur nė letėr mendimet qė do t’i lexojė nė publik. Pak radhė pėr ditėn qė vjen vonė, ditė si 27 dhjetori kur nė qytetin e Pogradecit, buzė liqenit, zbulohet paradite monumenti i babait tė saj, poetit tė madh tė shqiptarėve, Lasgush Poradecit (1899-1987).

    Shtatorja, 3.60 m e lartė, e realizuar brenda dy viteve nga skulptori Muntaz Dhrami, ėshtė nismė e bashkisė sė Pogradecit, kryetarit tė saj Artan Shkėmbi i cili ka angazhuar donatorė pėr tė kontribuar financiarisht pėr kėtė nderim tė parė tė madh monumental qė po i bėhet poetit gati 20 vjet pas vdekjes.

    “Babai gjashtė muaj nė vit jetonte nė Tiranė dhe gjashtė muaj nė Pogradec pėr efekt tė klimės. Tani do tė jetė gjithė vitin mes pogradecarėve qė e kanė dashur shumė”.

    Pėr efekt tė klimės, thotė Maria, si tė dojė tė japė nė mėnyrėn e vet lidhjet e drejtpėrdrejta fizike madje dhe shėndetėsore qė poeti ka pasur me qytetin, me liqenin. Monumenti i Dhramit paraqet njė Lasgush nė moshė tė shtyrė, me veshjen e dimrit, i kapur pas bastunit dhe pranė kėmbėve miku i tij besnik Cuci, qeni i dashur, dhe dy zgalemė liqeri. (shiko foton dhe shėnimin e poetit)

    Nė kėtė vend Maria e kujton mirė tė atin njė mbrėmje dimri vonė tė vitit 1975 kur gjithė bregu mbikėqyrej rreptėrisht pėr shkak tė tentativave pėr arratisje me not qė kishte pasur atė vit pėrmes liqenit tė Pogradecit. Ushtari i shėrbimit i afrohet njė burri tė shtrirė nė njė nga bankat e bregut, me fytyrėn nga qielli me yje dhe me njė qen tek kėmbėt qė nuk pipėtinte. Dialogu ishte ky.

    - Ē’je ti?

    Heshtje

    - Ē’je ti?

    Lasgushi i bezdisur qė po ia prishnin qetėsinė:

    - Qytetar shqiptar.

    - Ē’bėn kėtu?

    Heshtje

    - Ē’bėn kėtu?

    - Po shoh gjolin.

    - Ēohu. Nė rajon tė policisė.

    - Sa merresh me mua, tė ėshtė arratisur ndonjė tjetėr tani, andej matanė.

    Njė njeri qė askush nuk e shihte qartė, njė qenie qė edhe ishte, edhe s’ishte, edhe dukej, edhe s’dukej, edhe e njihnin, edhe s’e njihnin. Ky ishte Lasgush Poradeci si i fanitur pėr sė gjalli. Atė kohė sapo kishte dalė nė pension, nuk ishte mė pėrkthyesi me mėditje nga gjermanishtja, rusishtja, rumanishtja e frėngjishtja. E pati tė vetmin aktivitet zyrtar qė ushtroi, donte s’donte, nė periudhėn e realizmit socialist.

    Shtėpia nė Tiranė njė ndėrtesė qė nga koha e Mbretėrisė po i binte, poetit mė tė madh tė gjallė, dhe prej shėndetit vinte nė qytetin e lindjes. Sa herė nuk ishte mirė nisej drejt Pogradecit. Kėshtu ka ndodhur edhe nė kohėn e studimeve nė Grac, kur posaēėrisht nė janar tė 1929-ės, i shoqėruar nga miku i tij, pėrkthyesi Skėnder Luarasi, poeti ishte nisur “pėr t’i rėnė pas shėndetit tė tronditur” nė shtėpinė e tij prindėrore. Shkėputjen nga rrėnjėt Llazar Gusho (pseudonimi Lasgush Poradecit)

    e kishte ndier nė tė gjitha herėt, qysh nė fillimet e shkollimit tė tij, nė Manastir, nė Athinė, ku adoleshent studioi nė liceun francez tė kryeqytetit grek. Edhe kėtu kaloi pak kohė nė sanatoriumin e qytetit dhe nė gjendje tė mjerueshme financiare. Njė vit mė pas u ndodh nė Bukuresht. Ishte 21 vjeē kur iu fut studimeve nė Akademinė e Arteve tė Bukura. I ati sapo i kishte vdekur. Nė kryeqytetin rumun kishte tė vėllanė, takim qė nuk do ta lehtėsonte aspak financiarisht pėr tė vazhduar studimet. Qėndrimi i tij nė Rumani shihet si njė periudhė qė i ndikon shumė nė zhvillimin e poezisė, sadoqė nė kushte aspak tė favorshme. Kėtu takoi mikun dhe poetin romantik Asdrenin, i cili kishte qenė sekretar i kolonisė sė shqiptarėve nė Rumani dhe mė pas njė tjetėr patriot nga Pogradeci, prozatori Mitrush Kuteli i cili do ta ndihmonte njė ditė pėr tė botuar nė vitin 1937 vėllimin e dytė poetik “Ylli i zemrės”.

    Nuk ka se si Maria sot tė mos e kujtojė atė periudhė tė vėshtirė tė tė atit nė Bukuresht. Duke qenė njohėse deri nė detaje e poezisė sė tij, Maria kujton pėrmendėsh njė variant tė poezisė “Dy Sokratėt” tė cilėn po e botojmė sot pėr herė tė parė. Poradeci e pat shkruar nė kohėn kur pėr tė mbuluar shpenzimet e studimeve bėnte gjithėfarėlloj punėsh tė rėndomta, gazetashitės, shpėrndarės birre, kopist – kishte njė kaligrafi tė mrekullueshme. Maria kujton nga rrėfimet e tė atit se kėtė poezi ia pat kushtuar Sokratit, njė burri qė i shėrbente nė njė mencė nė Bukuresht, mė tepėr nga ē’mbante kuponi i Llazarit. Poezia e shkruar nė vitet 1922-’23, mė pas ėshtė njohur me njė variant tjetėr ku janė tė famshme vargjet 'Kush ma njohu dhembshurinė s’pati njohur kurrė gjė' :

    Ē’punė bėj e ku kam lerė
    Nė kam nėnė e strofkė e atė
    Nė ēdo brengė duke mu gjendur
    Pate pyetur o, Sokrat


    Mė pat lindur skamėria
    Shes gazeta pėr studim
    E pėr prind, oh, sytė e mia
    Ē’lagi kaq me mallėngjim


    Qoftė e ėmbėl si njė ēupė
    Qoftė plot me vrer e gjak
    Do ta pi tė shkretėn kupė
    Siē e piu Sokrati plak


    E nė brengat venė e vijnė
    Tėrė dhembje tėrė lot
    Kush ma diti poezinė
    vojtjet nuk m’i diti dot

    Nga kėto vite dhe tė paktėn pėr dy dekada tė tjera, jo mė shumė, Lasgush Poradeci solli lirikėn metafizike, e shkruar me njė metrikė tepėr fine qė zor e gjen ndėr poetėt shqiptarė tė cilėt aq pak sa janė, janė krejt tė ndryshėm ndėrmjet tyre. Le tė jetė ky monument i parė qė u hap rrugėn nderimit tė tė tjerėve tė harruar si dje dhe sot nga zyrtarė dhe njerėz tė kulturės sė indoktrinuar.



    Pėrgatiti Elsa Demo pėr Shekullin

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    NAIMIT


    Ku psheretin deshir` e djegur,
    Ne shesh te kuq te Qerbelase,
    Mes trimerish shtergjysherishte
    Te shoh ndaj po m`i bje xhurase.


    E me te lum, me te permallshme
    Te sjell ne driten e mejtimit
    Ndaj ferfellon si yll me flake
    Prej shkretetires se harimit.


    Qendroj ne tmerr zili` e botes
    Se me s`u lodhe dyke ndritur,
    Se me s“te treti prushi`i vojtjes
    Ne kraharorin e zhuritur.


    Po ti me vrap te piraustit,
    Qe fluturon ne zjarr e flake,
    Theroresin` e vetevetes
    E pate dhembjen me te pake…


    O!sikur keng` e zemres s`ate,
    Qe ligjeroj aq me te kote,
    Qe vec me fjale dhemshurije
    U pat degjuar permi bote.


    Ne gji te cdo memedhetari
    Te mund t`a perteritte malle
    Dhe nje te tere varg deshirash
    Q`i thurri mendja jote-e rralle,


    Me c`ze te paster lavdurimi
    Do kish bekuar varferite!
    Vaj` e nje casi-e kenges s`ate
    Perjetesisht do dil ne drite!


    Po t`u pat thene short` e verber
    Te pervelohesh ner padije :
    Me mije reze shkrepetimi
    Mezi te ndritish po nje fije…


    Dh`aher` i dehur prej durimit
    Ne mall te math te kenges s`ate,
    Kaq zilitar kepute zemre
    C`me te pacmuarshme ti pate.


    Dh`u ngrite per ne te verteten
    Me fluturim te artit mjeshter :
    U droth alltari jone- i lashte
    Sapo t`a ndjeu te shenten eshter.


    Se ngasherim` e vjershes s`ate
    Ish malli i felle- e pa te ngjare,
    Posi nje krua pastersije
    Kendimi yt ner ne pat rare;


    U pat terhequr shpirt` i kombit
    N`ate vajtim aq te lenduar
    Q`e thurri gjuha jote-e zjarte,
    Dhe balli yt i frymezuar;


    Se bukurite e- vetes s`one
    Mendimi yt desh te na fale,
    O!Fjal` e pikave qiriri,
    E pika lotevet, o Fjale!


    Q`ahere dyke shpene syte
    Nga Toskeri` e Gegerija,
    Shpesh e me shpesh patm` enderuar
    Si ndrin me fame Shqiperija.


    Mes ligesish armiqerishte
    Stolisme lulen e vullnetit,
    Sbuluam gur margaritari
    Prej fundit thethimtar te detit.


    E m`i ckelqyer sesa djelli,
    M`i lum se kohet qe me s`jane
    Filloj per ne ndryshim` i motit
    Me nje te pritme te pa ane:





    Ti!Fjaletor i mallengjyer!
    Ti!keng` e ritur ndaj selvise!
    Ti o rapsod i lasht` i kombit,
    Ti pate pjese- urgjin` e zise!


    A!po n`u trete prej mendimesh
    Me tembla t`ulura ner duar:
    Ne c`qiell te larg pat gjetur prehje
    Kjo zemra jote- e perveluar?


    Nga fluturoj bilbil – finoshi
    Q`e fryri era posi flete?
    Ku vane pendet e pellumbit
    Q`e shtiu ne dhet mergim` i shkrete?

    ……………………………………..
    …………………………………….
    …………………………………….
    …………………………………….

    Sikur te shoh, i tmershme Frasher,
    Ndaj po mban zi pergjithemone,
    Ti : me besniku trashegonjes
    I dashuris` se vendit t`one!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 07-01-2007 mė 09:41

  7. #47
    shumė romantike...... Maska e fjollita
    Anėtarėsuar
    12-09-2006
    Vendndodhja
    diku nė zemren tėnde.....(pejė)
    Postime
    91
    Lasgush Poradeci lindi mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec, nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921 ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht ai u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane.Nė dallim nga poetėt e Rilindjes, qė megjithė origjinalitetin e tyre kishin tipare tė pėrbashkėta, poetėt e shquar tė periudhės sė Pavarėsisė Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janė krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
    Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri. Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare.
    Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.
    Nė vitin 1933, u botua vėllimi i tij i parė "Vallja e yjeve", dhe mė 1937, u botua vėllimi i dytė "Ylli i zemrės". Pas Luftės sė Dytė Botėrore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinė krijuese, por u mor edhe me pėrkthime. Ai shkroi, veē tė tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si "Eugjen Onjegin" tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Miēkieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesė, Bajronit; Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut etj.
    Mė 12 nėntor tė vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturė sonė si Eqerem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si njė personalitet i shquar dhe poet i vėrtetė ai nuk ua nėnshtroi kurrė artin e tij kėrkesave dhe synimeve tė diktaturės. Pėr kėtė arsye ai u la nė njė gjendje ekonomike tė rėndė dhe pothuaj nė harresė nga shtypi zyrtar. Vetėm nė vitin 1989 mundi tė botohet vepra e tij e plotė.
    ChMM Addiction

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ERE TRENDELINE


    Sesi m`ju lendon dashurija!
    Sesi m`ju lendon pa pushim!
    O lotet e syve te mija!
    O klithmez e tingellit t`im!

    Ju shoqe te kohės mitare…
    Mikesha…motricka…pa faj!
    Ju humbte ne mjegull perfare,
    Dh`u solla nder mend e po qaj!

    As flak` e shkendijes q`u shua,
    As syri qe nxihet e plas,
    Nuk lane-o ju vasha pėr mua
    Vurratat e erreta pas :

    Haj!flutur` e zeze me duar
    Njė flutur secila prej jush
    Me la ne gishtrinj dyke shkuar
    Pluhurin qe ndrin posi prush…

    Sot cela pellemben e dores
    Q`u ciku gazmore dikur-
    Si pah verbimtar i debores
    Se-rish po me ndrin njė pluhur…

    Pėrse nuk m`u shojte pėrherė
    Tė hesht te pushoj pėr kurdo,
    Ti mall qe ner to pate lere
    Dh`u rite dh`u ndrite ner to!

    Ju shoh pėrtej mjegulles s`uaj
    E shpirtin prej jush e kam plot,
    Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
    Ah!kėngėn e mbushur me lot.

    Se koti-u larguat menjane,
    Me vajtte me kot aq larg,
    Kur sumbulla lot qe me rane
    Si ruazat i shkova ne varg…

    Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
    Dh`i vela me zėrin mitar…
    Dh`i skuqa me buzen e dehur…
    Me shpuzen e flogut si ar…

    Oji!trendelin` e venitur
    Ju fali gjith eren e saj…-
    Pse rreh kaq me hov te cuditur,
    Haj!Zemera ime ti haj?...

    Ju lule q`u leu parevera,
    Dh`u cika me gas njė mėngjes!...
    Se largu prej jush me ra era,
    E desha prej mallit te vdes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-04-2007 mė 16:44
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    LASGUSH PORADECI

    --------------------------------------------------------------------------------
    Lasgush Poradeci, liriku mė i madh shqiptar, lartėsohet para liqenit. Dje nė mesditė nė qytetin e Pogradecit u pėrurua monumenti i poetit tė njohur. Ceremonia filloi nė Pallatin e Kulturės “Lasgush Poradeci” nė qendėr tė qytetit. Pėrmes fotove tė shumta dhe dokumenteve tė ndryshme qė u shfaqėn njėra pas tjetrės dhe qė tėrėsisht, siē u bė e ditur qė nė fillim, i pėrkisnin arkivit personal tė poetit, gjithkush mėsoi mė hollėsisht se kush ishte Lasgushi, familja e tij, etj. Mandej tė pranishmit dėgjuan njė studim tė kryer nga Lasgush Poradeci dhe tė lexuar nga vetė ai, vite mė parė. Nėpėrmjet kėsaj ligjėrate ai tregonte se vendi ynė ka tradita tė shkėlqyera tė zhvillimit tė letėrsisė dhe nėnvizonte krijimtarinė mė tė shquar tė tij qė nga poetėt e mėdhenj tė rilindjes kombėtare, tė viteve pas shpalljes sė Pavarėsisė, nėnvizonte forcėn e penės sė Fan Nolit dhe mandej na ēonte nė letėrsinė qė u zhvillua gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Pas kėtij takimi tė pranishmit nė kėtė sallė mandej shkuan buzė liqenit tė Ohrit. I vendosur nė mes tė lulishtes duke vėshtruar nga liqeni lartohet Monumenti i Lasgushit. Vepra ėshtė e derdhur nė bronz dhe ėshtė e lartė 3.4 metra. Vepra, siē u bė e ditur nga punonjės tė Bashkisė Pogradec, ka kushtuar 9 milionė lekė (tė reja) dhe ėshtė punuar nga skulptori i Popullit, Muntaz Dhrami. “E realizova monumentin nisur nga bota e tij e madhe, por erdhi edhe dita kur tė gjithė ata qė e donin Lasgushin kėrkuan qė ai tė ngrihej nė qytetin e tij”, u shpreh para mediave, Muntaz Dhrami. Ndėrkohė bashkia pas prerjes sė shiritit tė monumentit ka dekoruar skulptorin Muntaz Dhrami me titullin e lartė “Krenaria e Kombit”, njė titull ky i akorduar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe qė iu dorėzua nga kryetari Azgan Haklaj.
    Mare nga Panorama.





    LASGUSH PORADECI

    --------------------------------------------------------------------------------


    Kush ta fali bukurine

    Kush ta fali bukurine
    Qe t'e me trerosh te zine!

    Kur te pashė pėr te vluar,
    Pellumbeshe pende-shkruar,
    Bubu!plumb ne kraharuar,
    Plumb qe vret dyke gjemuar!

    Mbledhur shoqet me njė qoshe,
    Dic, m'ju flisje,diē m'ju thoshe,
    Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

    Pa me syckezat e tua,
    Sy-larme!c'me fole mua.

    Leshrave t'ju binte hija,
    Yll i ndezur me shkendija,
    Ndezur mun ne mes ne ballė,
    Tė me vesh ne dhe te gjallė.
    #VamosArgentina

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lasgushiane, lasgushiane...
    Jane perla dhe jo llafe...
    Jane nektar e jane musht...
    Jane Lasgush, vetem LASGUSH!

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Po, disa nga poezite e tij jane perla te verteta!
    Lasgushi eshte pa dyshim liriku me i madh i letersise sone.
    Mua me vjen keq qe kishte vuajtur shume.Kishte vuajtur, sepse kishte pasur gjendjen e dobet financiare.Per keto kam lexuar nga libri i te nderuarit Petraq Kolevica :

    „Lasgushi me ka thene…“

    (botoi „ 8 Nentori“,shtypur ne sht.shkr.“Tirana“, Tirane, 1992)

    Petraqi meriton respekt te vecant per shkruarjen e ketij libri ,sepse ne kete menyre ai na e ben Lasgushin me te afert si njeri.
    Ne liber pershkruhen disa tipare te vecanta te Lasgushit,pastaj disa rrethana dhe veshtiresi nga jeta e tij ne Shqiperine komuniste.
    Eshte per dhimbje sidomos mosperfillja qe i eshte bere nga ana e qeverise se shtetit komunist shqiptar.
    Kombet e medha,pavaresisht nga sistemet politike qe kane pasur, zakonisht i kane nderua poetet e mdhenje te vendit.Qeveria komuniste jo qe nuk e nderoi,po e la te vuaj per buke poetin me te madh te vendit.
    Sidoqofte, ky poet i madh do te mbetet perhere ne zemrat e lexueseve shqiptare.

    Thekthi,
    postimi yt me lart, ka nje ngjashmeri te habiteshme me nje postimin tim,po ne faqen e Lasgushit!
    Ne poezite:
    Lamtumire , strofa e III-te,vargu i dyte
    Lamtumire-variante(e para),strofa e III-te,vargu i dyte
    Lamtumire-variante(e dyta),strofa e III-te,vargu i dyte,

    ne vend te fjales, mergim shkruan gabimisht : megrim.
    Te njejtin gabim, ne te njejtat strofa dhe vargje, e kam bere edhe une!!
    (Shiqo postimin tim ne faqen paraprake)

    Une ju pata lutur Fiorit te mi permisoj gabimet,por ajo nuk reagoi.

    S`ka gje te keqe nga ngjashmeria qe permenda,por eshte diqka qe te bie shpejt ne sy.

    Pershendetje

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    MENGJES


    Si shpirt` i zi ne kraharuar,
    U mbyll liqeri nene male.
    Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
    Po shuhet nata me – nga – dale.


    E shoh ku vdes e ku po vuan,
    E syt` e saj dyke pulitur ;
    E syt` e saj q`u mavijuan,
    Jan` yjt` e qjellit te venitur.


    Tashi dh` agimi llambarites
    Po svagullon ne fund liqeri,
    Po tretet tinez yll` i drites
    Posi nje sumbull prej sheqeri.


    Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
    Se fund` i ujit vetetiti ,
    Se posi lajmetar – mengjesi,
    Del zogu – i bardh` i nje nositi…

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    KENGA PLEQERISHTE


    O kenge pleqerishte ! Ti vjersh` e Vendit tem!
    Ti fjale qe me dhimsesh e qe me ben ujem! ( turbullon)
    Tani jam desheruar se largu te me vish :
    Degjoju , as degjoju! moj kenge pleqerish!

    …………………………………………
    …………………………………………

    …Ne hije te kasolles qe nxin nj`atje mi mal ,
    ja nis me ze te shtruar… ja merr me dal – nga - dal… ;
    Ja thua me te dhemshur… ja thua me te qare…,
    Ja dredh e perveluar…ja zjen… e ja heq zvarre…;
    Pastaj fillon te ngrihesh , e nis e ja therret :
    Dh `aq lehte – e ngreh se poshti… aq fort e shpje perpjet…,
    Aq dyke mermeruar me ze te parpalitur
    Renkimi – i zemres sate ronitet me te ngjitur…,
    Sa … qe nga lartesira ku vate fluturoj…,
    Me sulm e ulerime keputet si perroj…
    E rrjedh per tatepjete prej kulmit qielluar
    Si bresher i therrmuar… si lot i perveluar…; -
    Pastaj te shuhet zeri…e rrihesh…edhe vdes ;
    Mjerimi i vetevetes te thjevi mes – per – mes :
    Se felli - e pa meshire te thjevi dhembja jote ,
    Deshir` e varferuar e kenges magjiplote !
    ……………………………………….
    ……………………………………….

    O kenge pleqerishte ! O vjersh `e vendit tem !
    O fjale qe me dhimsesh , e qe me ben ujem !
    O mall ! O psheretime ! O vaje ! - O lot i zi !
    O shpirt i perveluar qe qan ner syt ` e mi !
    Si ngrihet qe nga deti nje vale – e desheruar :
    Nga fund ` i zemres sate ti ngrihesh dyke vuar ;
    E prape posi vala , qe bie serish ne det :
    Ti bje ne fellesiren e zemeres se vet .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 16-12-2007 mė 14:02

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Poezi pėr Lasgushin e madh


    Ismet ALIU


    AZILI I LASGUSHIT


    Ikte nga terri diktatorial
    E pėrndritej nė zjarr astral

    Azil i ēuditshėm
    Azil i rrallė...

    Lasgushi pinte eliksir
    Nė udhėn e Qumshtit

    Mllefshėm
    Ikte nga Shqipėria...

    Nė filigran gdhendte vargje
    Qė tė kenė relikte astrale
    Shqipėria Ai dhe poezia...

    Poezia ėshtė marrė nga libri "Takim nė qytet"
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Ēabej pėr Lasgushin

    pati thėnė:

    "Rini shqiptare, lexo Lasgush Poradecin, pastaj vdis"

    Ēabej kėtė e ka thėnė kur ishte i ri, megjithatė doli e sakt dhe si mendim shumė i pjekur.
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    DASHURIA UDHETARE


    Kur te qan e te gajas
    Zemr` e perveluar ,
    Bukurise – i bje ti pas
    Dh` e kerkon me duar…
    Siper ujrash ku rreshqet
    Ti veshtron nje vashe ,
    Jane zjarr e jane det
    Syt` e saj gjumashe ;
    Jane zjarr e syt` e tu ,
    jane det i shkrete :
    Dashurija qe te zu
    Te rrembeu perjete !
    Po – atehere – e merr nje trim
    Motrezen per dore ,
    Po kalon si vetetim
    Vasha zemerore .

    Mos vajto kaq bukuri
    Q` humbi posi hije !
    Ndaj po syr` i saj i zi,
    Ndaj po goja leng – qershi ,
    Ndaj po gjiri llaftari
    Ty te dha cdo shije.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 20-11-2008 mė 20:48

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Nė Sadovinė tė Jerlive- Viti - Kosovė
    Postime
    79
    Faleminderės Juve qė me pėrkushtim i keni zgjedhur poezitė e tė madhit Lazgush...Disa nga to edhe i kisha pas harruar, disa akoma i kam nė mendje, sepse ato nuk harrohen lehtė.
    Sido qė tė jetė, faleminderės...
    exha...(Shpėtimi)

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    MBARIM VJESHTE

    Fluturoj dhe shterg` i fundit,madheshtor, me shpirt te gjore
    Dyke shkuar qe – me - nate siper malesh me debore…
    Iku rend` e i permallshme, dhe me sqep te ti te forte
    Zotriut q` i la folezen i trokiti mun ne porte…


    Pra, me s` duket shpes` i fatit prapa bujqesh dhe ploresh,
    Prapa brazdes se rezuar hap – me – hap prej qe maloresh;
    Me s` degjohet ner ugare te kercase miu i hirte,
    Vdiq neperka pikelore ndaj blatisht* e shkretetirte.


    Dheri - i mardhur prej thellimi dirgjet heshtur nene bryme,
    Fryn veriu ne pyll te thate me zemrim e me fertyme*,
    E si shtohet cingerima…ja! se ku dinak dh`i vocerr…
    Neper gardh – e neper ferra derdellet gazmor nje cocerr*!...



    O ! sa hir qe kishte shtergu, aq fisnik me shtat te gjore,
    Kur bariste dal – nga – dale , - posi dhender me kurore!...
    E kur prane i vinte krilla, qe shendrij ne kraharuar,
    Me sy lart, me hap te matur – posi vash` e nuseruar!..



    *
    per fat te keq, me mungojne disa germa shqip dhe me duhet te bej sqarime plotesuese.
    Ndersa sqarimet e fjaleve me poshte ,jane nga fundfaqja nen poezine ne fjale ,nga libri”Lasgush Poradeci”(1990,Tirane) –bot. nga Frida Idrizi.

    Cocer - zog i vogel

    (nuk eshte C si per fjalen cope,por eshte C si per fjalen cun-djalosh)

    fertyme – stuhi

    blatishte – mocalishte * (* C si ne fjalen cun-djalosh)

  19. #59
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Ka qene me te vertete nje poet origjinal, Lasgushi! Mba mend vetem qe me ka pelqyer shume, por me keto qe keni sjelle , me kujtojne oret e gezimit kur e lexoja. Vec te tjerave ,me sa mba mend , shquhej per talentin e perkthimit te autoreve te huaj , dhe pershtatja e tyre magjepse ne shqip , pa humbur vlerat origjinale.
    Nuk jam fort i sigurte , por ky perkthim i Esseninit , ne shqip me duket se eshte i Lasgush Poradecit.

    Fshehur vetes ,me se mban
    kam nje brenge ,qe shpirtin ma fundos,
    pse valle ,jam i njohur si i pa ane ?
    pse valle jam i njohur si skandaloz?

    Jo per femra shkoj ne pijetore,
    Ky pasinon per mua eshte i huaj.
    Dhe ne qofte se bie ne gracken femerore,
    merzine dua te shuaj

    Ti s me do, nuk te vjen keq per mua
    A mos jam une shum i bukur valle?
    Duart ,vec mbi krahe mi ke leshuar ,
    Dhe s shikon po shkrin si shkume e vale


    E moj force qe venitesh,
    do te vdes ,kjo s ka dyshim
    Vecse dua ti puth mikes
    buzet gjer ne fundin tim

    Puthem de se kalbesia
    Mua shpirtin, ma pushtoi,
    Ka te ngjare qe qielli lart
    fundin tim parashikoi






    Bukuroshe ndjenjash perveluar
    S jam brutal, as delikat me ty
    As me thua sa ke ledhatuar
    Sa buze dhe duar mban mend ti ?

    Une e di :ato si hije shkuan,
    Pa prekur zjarrin tend ,ne gji
    Shumeve mbi gjunj ,u ke qendruar,
    Kurse ja, tek mua rri tani.

    Jo s te dua e dashur e kote
    Ti vec nje hije e lareget me je .
    Nje tjeter shoh te fytyra jote,
    Nje syzeze me shfaqet atje

    Fundja une te perbuz ty moj vajze,
    Dhe i vrare e i trubullt mendoj:
    Te mos kishte sketerre dhe parajse ,
    do ti shpikte ,njeriu,njesoj.

    Ky pasion nuk eshte fati yne
    Mendjelehte qe lidhja e rrembyer,
    Ashtu sic te pashe ,pa prishur qetesine
    Do te buzeqesh, rrugen duke kthyer

    Por dhe ti do te marresh rrugen tende,
    Duke ndjekur ditet plot merzi,
    Vec te paputhurave mos u merr mendjen,
    Mos u bej te padjegurave, magji !

    Dhe kur neper rruge ndonje dite
    Do ti shfaqesh dashurine nje tjetri ,
    Ndoshta do te dal ,une te shetis
    Dhe serish do te piqen miqte e vjeter

    Per ate vec ,do te te rrahi zemra
    Do te ulesh syte posht si shtize
    Dhe qete do thuash:"Mirmbrema"
    Do pergjigjem :"Mirmbrema,miss"







    Dhe asgje me shpirtin nuk do ta zgjoje
    Asgje nuk do ta trondise ,ate.
    Kush ka dashuruar, nuk mund te dashuroje
    Kush eshte djegur, nuk mund te ndizet me
    La vida es un carnaval

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19

    Eseja Poradeci

    PORADECI

    Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir
    Po pėrhapet dal-nga-dalė njė pluhirė si njė hije
    Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb'i natės qė po bije,
    Duke zbritur qė nga qielli pėrmi fshat po bėhet fir...


    E kudo krahin'e gjėrė me s'po qit as pipėtim:
    Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer hesht njė lopatė...
    Njė shqiponjė e aratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė
    Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit tim




    Tėrė fisi, tėrė jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
    Zotėroj mė katėr anėt errėsira po tashi:
    Duke nisur udhėtimin mes-per-mes nėr Shqipėrinė
    Drini plak e i pėrmallshėm po mburon prej Shėnd-Naumi.


    Perėndim i vagėlluar personifikim i meteforizuar i perėndisė sė dritės (diellit qė po fiket nė njė liqer hyjnor ) ėshtė sė tepermi imazh vegimor mbi liqerin e Poradecit qė ēdo natė pėrfshihet nga magjia Hyjnore. Imazhi vegimor pėrhapet me krah tė fuqishėm njė pluhur si njė hije Pasataj metamorfoza e perėndimit qė pėrcaktohet si shkrumbi i natės qė tė shfaqet si njė stėrmasė qė po bie nga qielli e kur ndihet fare prane dallon hapat qė vijnė duke zbritur pėrmbi fshat dhe bėhet firė .E nėn kėtė mbretėrim tė Firės njė krahinė qe s’pėpėtin nė katund qė kėrcet njė portė ,sigurohet qė kjo firė tė mos i hyjė brenda nė shtėpi . Edhe nė Liqer hesht njė lopatė .Edhe varkatarėt i tuten mbretit tė Firės Edhe mbreti i shpezeve ,Shqiponjė e aratisur nxiton pėr nė Madhėshtorin e krahinės nė Mal te Thatė.Por edhe zemra djaloshare futet thellė nė shpirti tim pranon kėtė madhėshti zotėruese.E pas kėsaj Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... e zuri gjumi hyjnia tjetėr e pertėritjes .Dhe nė kėtė finale tė ritualit gjigand tė natyrės, ku zotėroj mė katėr anėt errėsira,rrjedh madhėrisht ,hyjnia e jetės ,Drini plak dhe i pėrrallshėm ,qė vazhdon pėrjetėsisht rrjedhėn mespėrmes Shqipėrisė prej burimit tė Shėnd Naumi. S’ka si tė pėrshkruhet mė bukur njė vend i hyjnishėm si Poradeci.

    Eseja Stavri Trako 25.02.2009

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Poezi nga lasgush Poradeci
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 07:52
  3. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  4. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  5. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •