Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 77
  1. #21
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786


    Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

    Lasgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit".

    Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987.

    Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh.

    Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit.

    Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te.

    I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk

    duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij.

    Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente.

    Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai.

    A.Cenaj

    Marre nga shqiperia.com




  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Vajzė_Mistrece
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Te rite e viteve te mi

    (kenge)

    Te rite e viteve te mi,
    M'a fryri fati zall me zall:
    Sesi ckelqenje ne stoli
    Kur me pat zen' i pari mall!

    Te ndrinin floket posi ar
    T'u derdhur supes tatepjet,
    E te veshtronja zilitar
    Ne sy te felle posi det.

    E shtat' i shkundur-hije-plot
    Aq bukuri pa shembellim:
    Aq dhembshuri ky mall i kot,
    O pellumbesh' e shpirtit t'im!-

    Te rite-e viteve te mi
    M'a fryri fati zall me zall:
    Ti perendove ne stoli
    Sa me pat zen' i pari mall.

    Qe sot i endravete varg
    M'u mbyll ne gji si nene varr
    Dh'u nisa per ne vend te larg
    T'u djegur pas si yll me zjarr.

    Po nga mergimi zemerak
    Te pres me mardhje te me vish,
    Te me rrefehesh si zembak
    Ner mije lule dhembshurish:

    Ner mije shpese nje pellumb
    Q'i mbene shoket aqe pas...
    E zin' e jetes do t'a humb,
    E buzen do t'a bej me gas.-

    ...Tashi ah! djelli vate-e shkoj
    I perveluar permi dhe
    Nga zemr e tija fluturoj
    Nje reze-e bukur neper re.

    Ner zemerime ku po qaj
    Vjen lajm i ri plot embelsi,
    Pa me mbush n'emerin e saj
    Me drit' e me perjetesi.
    Mbahu, Nėno, mos ki frikė,
    se ke djemtė n'Amerikė!

  3. #23
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Portreti i Lasgush Poradecit


    Ajo ēka, nė vend qė tė mė mundonte, mė mahniste gjithmonė, sa herė qė takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e sė pamundurės. Ishte e pamundur tė merreshe vesh me tė si me tė tjerėt. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje nė portė, aty pėr aty gjithēka tjetėrsohej. Tjetėr logjikė nė tė biseduar, tjetėr kod, tė tjera fjalė, tė mbėshtjella me kuptim tjetėr.
    Diēka mungonte pėrherė, e diēka qe e tepėrt. Ai vetė ishte aty, i vemendshėm pėr gjithēka, e mgjithatė, ti e ndieje se sa ē’ishte, aq edhe mungonte. Mė e habitshmja ishte se ty tė pėlqente kjo, se nuk doje aspak qė tė prishej kjo magji, ashtu siė nuk doje qė fjalėve qė thuheshin t’u ikte dyesia, velloja me tė cilėn sapo ishte mbėshtjellė dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre tė mirėfillta, qė ngjanin tani tė zbehta.
    Njė njeriu meskin do t’i dukej i krisur, njė tjetėr mund tė mendonte se atė mjegullirė ia krijonte pleqėria. Por s’ishte as e para, as e dyta. Lasgushi kishte qenė gjithmonė ashtu, dhe ashtu e mbaja mend gjithmonė.
    Befas, nė tryezėn e punės, rreth vatrės me miqtė, ose midis mitingjeve, ose nė breg tė detit, tė vint si njė kumt i papritur mendimi se Lasgushi rron. Ti e dije qė rron, megjithatė shkundje kokėn njė grimė, si tė kishe rimarrė njė lajm tė gėzuar. Ai ėshtė midis nesh. Ai s’ėshtė veē disa qindra hapa larg. Ai ėshtė atje.
    E, megjithatė, ndonėse e dije qė ishte ashtu, pėrse mendimi tė ngjante befasues? Ē’ishte ajo shije ėndrre qė e mbėshtillte sakaq gjithēka qė lidhej me tė? Ishte njėlloj sikur dikush tė vinte me vrap pėr tė thėnė: ejani te rruga matanė bulevardit pėr tė parė njė betejė me shpata qė rastėsisht vazhdon, e ngrirė nga koha. Ose: ejani tė shihni njė dyluftim, njė shpallje dekreti ose njė ballo mbretėrore.
    Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, e, megjithatė, pėrse nuk nisesha me ngut, me panik, pėr tė mos humbur kohė? Pėrse nuk kam shkuar mė shpesh, thosha me vete. Dhe prapė shkoja rrallė. S’kisha kurrfarė droje se do ta shqetėsoj. Ai mė priste pėrherė me kėnaqėsi, madje mė ēonte fjalė t’i shkoj. Ishte njė penegesė e tjetėrfartė. Pengesa qė shkakton ėndrra. Askush nuk ngutet tė shkojė drejt saj. Sepse, nė fund tė fundit, vonesa dhe ngadalėsia bėjnė pjesė nė mekanikėn e saj.
    Tė shkoje tek ai, ishte mė shumė se tė dilje jashtė shtetit. Tė dukej se dilje jashtė kohės, jashtė sistemit tė zakonshėm tė tė menduarit. Edhe njė hap dhe kishe ndjesinė se do tė kapėrceje kufijtė e jetės pėr tė shkelur nė shkretinė danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai kishte qenė pėrherė i tillė: i gjallė dhe i vdekur njėkohėsisht. Shumė gjimnazistė, qė bėnin nė mėsim, e kujtonin tė vdekur. Tė tjerė ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallė, por as tė parėt, as tė dytėt nuk habiteshin nga kjo. Ishte njė gjendje e dyzuar qė i shkonte atij dhe shumė njerėz qenė mėsuar me tė, si me dikė qė e kundrojnė pėrherė nėn syprinėn e ujit.
    Ishte nga tė rrallėt njerėz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh qė arriti pėr njė kohė aq tė gjatė, duke qenė i gjallė , tė pėrjetojė vdekjen e tij. Pamja e tij e jepte shpeshherė nė mėnyrė tė saktė kėtė dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinė tė zezė. Nė njė rast tė tillė tė dukej e natyrshme ta pyesje nėse dilte apo shkonte drejt arkivolit.
    Mė e ēuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mėshirės sė mundshme, e pikėllimit qė ai qe harruar pa tė drejtė, thėrrmohej si njė enė kristali sapo ndeshej me tė. Kur ai hynte nė kafenetė e Pogradecit, shkrimtarėt qė vinin pėr verim kishin ndjesinė se po strukeshin nga njė stuhi e padukshme.
    Ai ishte i paparishikueshėm, gėrryes si acid, i rrezikshėm, i beftė. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gėzim, mėrzitja e tij e papikėllueshme. Kėshtu e kishte edhe zemėrimin, luksoz, tė ftohtė, kurse pėrbuzjen, rrezatuese qė larg, si tė stolisur me argjend.
    Por gjėja mė e jashtėzakonshme ishte e folura e tij. Gjė mė tė pangjashme me bisedėn e pėrditshme, nuk mund tė pėrfytyroje dot. Ndonėse ishte e qartė, pa stėrhollim, fare e rrokshme, madje pėr gjėra tė ditės, ajo e kishte kryekėput tė ndryshme gjithēka: ndėrtimin e saj, logjikėn, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papėrftueshme, tė mendoje qė ai ose ti, nė fillim tė bisedės, tė thoshnit diēka pėr kohėn, shėndetin, ose shprehjen ē’tė reja kemi? Ai mund tė tė shikonte ftohtė, tė mos pėrgjigjej dhe tė harronte qė ti ishe aty.
    Ēdo takim me tė ishte pėrherė befasues, jashtė ēdo skeme dhe parashikimi. Njė poeti tė ri, qė i shkonte vizitė prej shumė vjetėsh, pasi i hapi derėn e ftoi tė ulej nė sallon, i tha: sė pari zotni mė thuaj kush je?. Tjetri, duke e marrė kėtė pėr mahi, buzėqeshi, hapi krahėt, por kur Lasgushi gjithė zemėrim i ra dyshemesė me shkop dhe qeni i tij Cuci, qė e kuptonte pėr mrekulli, hungėriti dhe u bė gati t’i hidhej bujtėsit, i porsaardhuri tha emrin dhe mbiemrin. Siē e tregoi ai vetė mė pas, nuk guxoi ta pyeste se ē’qe ajo pritje mizore, humbje kujtese apo trill, sepse Lasgushi ishte i padepėrtueshėm.
    Njė ditė unė e pyeta pėr ngjarjen dhe ai, pasi mė vėshtroi ca ēaste, tha: Mė kujtohet fare mirė qė i thashė ashtu. Me siguri ka menduar qė jam i krisur, por unė ia bėra atė pyetje vėrtet. Sepse vėrtet ka vite qė vjen tek unė dhe kujtesėn, lavdi Zotit, unė e kam tė fortė dhe nuk i harroj lehtė fytyrat, por ku ta dija unė atė pasdite se ishte po ai? Domethėnė se nuk kishte ndryshuar gjatė dy javėve qe s’ishim parė, dhe se nuk kishte bėrė ndonjė gjė nga tė ligat e shumta qė bėn njeriu? Kurse ai, mė shikonte si guak, aq sa dhe Cuci e kuptoi, se Cuci siē tė kam thėnė ėshtė mė i menēur se gjysma e njerėzve qė hyjnė nė kėtė shtėpi.
    Njė ditė tjetėr, porsa mė hapi derėn, mė shpjegoi se kishte gatuar vetė makarona, dhe atė gjė ma tregoi me aq shumė hollėsi, saqė unė nisa tė jap shenja padurimi. Ai siē duket e vuri re dhe i shtoi edhe mė shumė imtėsitė, dhe frazat e tij u ngjanin vėrtet makaronave tė gjata qė nuk arrin t’i gelltitėsh dot.
    E shoh, qė u mėrzite, mė tha, po ti je vetė poet dhe duhet ta dish se kur njė poet i bėn vetė makaronat kjo s’ėshtė njė gjė dosido.
    Pas ca ditėsh, mora prej tij njė letėr, ku, siē dukej pėr tė mė torturuar gjer nė fund, mė tregonte prapė, kėtė herė me njė prozė plot fraza tė gjata e tė ndėrlikuara, njė gatim tjetėr makaronash.
    Njė ditė, pasi mė vėshtroi ngultazi mė tha: Ti je si unė. Ne tė dy jemi vrasės. Tė na japė dikush njė armė e tė na lėshojė nė udhėkryq, bėjmė kėrdinė mbi njerėzit. Veē nuk na lė poezia.
    Asnjėherė nuk arrita tė marr vesh ē’donte tė thoshte me kėto fjalė, sepse me tė ndodhte pėrherė e njėjta gjė, sa mė shumė tė pėrpiqeshe ta kuptoje, aq mė larg ikte.
    Por kėto nuk ishin veēse ēastet e para me tė. Merrej me mend se ē’ndodhte nė bisedat e gjata, e sidomos kur ai kishte dėshirė pėr to. Duke e dėgjuar tė fliste pėr gratė, artin, Gėten, manastirin e shėn-Naumit, poezinė e vjetėr indiane, Kantin, Budėn, kinezėt, Krishtin, minsitrinė e brendshme, Parisin, dashurinė, prapė manastirin e Shėn-Naumit ku e kishin ēuar nė rini pėr t’i hequr xhindet, linjėn ajrore Tiranė-Korēė nė vitet ‘30, Shopenhauerin, Holandėn, qeverinė e sotme, Pjetėr Bogdanin, gatimin e makaronave, pikturėn, parajsėn etj., etj. Me vete thosha: nga ē’botė e panjohur vinte kjo mėnyrė e veēantė e tė folurės sė tij, nga ē’sallone tė Saturnit a tė Jupiterit?
    Kisha bindjen se ai kishte njė kohė tė veēantė, zemreku i sė cilės nuk kėrkonte me tonėn. Kjo ishte, ndoshta, dhe arsyeja qė kisha pėrshtypjen se shkoja rrallė. Ditėt nuk pėrputheshin. Mekanizmi i kohės sė tij ecte herė pėrpara, herė mbrapsht e herė mbetej nė vend. Edhe oraret ashtu i kishte: ēohej nga gjumi nė orėn 11. Hante mėngjes. Flinte pėrsėri nė 12. Hante drekėn nė 5 mbasdite. Flinte nė 6. Ēohej nė 8 dhe punonte gjer mė 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpėtonte ēdo cilėsimi. Ai ishte aristokrati dhe fsahtari njėkohėsisht, vjenezi i pėrkorė dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herė tė kujtonte aktorin gjermano-shqiptar tė viteve’30, Aleksandėr Moisiun, herė grekėt e lashtė tė mbėshtjellė me zhgun jashtėkohor, e herė Papėn Gjon Pali II.
    Gjatė udhėtimeve nė shumė vende tė botės mė ka qėlluar rasti tė njihem me njerėz tė pazakonshėm, nobelistė, filozofė, aktorė, politikanė, shkrimtarė tė mėdhenj, por gjer mė sot Lasgush Poradeci ka mbetur pėr mua njeriu mė i jashtėzakonshėm, mė i ndėrlikuar e mė i pakuptueshėm qė kam njohur. Kam biseduar pėr tė me njerėz qė i kishte edhe mė tė afėrt: tė shoqen, vajzat, gruan qė ka qenė pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diēka mė shumė prej tij. Me sa duket, kodin zbėrthyes ai e mori me vete nė varr.
    Duke e parė, dhe sidomos duke e dėgjuar gjithmonė, mendoja se, si ishte e mundur qė njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, tė arrinte njė ndėrlikim tė tillė, pėrkryerje, mėvetėsi dhe mister.
    Vepra e tij poetike ėshtė nga mė tė bukurat nė letėrsinė shqipe dhe atė europiane tė viteve ‚30, por ai vetė si njė makinė njerėzore e kapėrcente atė. Mirėpo, pėrderisa nė botėn tonė nuk gjendet njė matje tjetėr vlerash, njė tregues mė i plotė se shkrimi, ose notat muzikore, qė tė mund jo vetėm tė kapte por edhe t’i bėnte tė dukshme e tė vlefshme pėr tė tjerėt vlerat e natyrės njerėzore, (pasionet, forcėn e dashurisė, origjinalitetin etj.), jemi tė detyruar qė vlerat e krijuesve t’i matim kryesisht me shenjat e shkronjave mbi tė cilat shkrimtarėt ngulin, pra vdesin, njė pjesė tė asaj qė duan tė thonė.
    Njė nga humbėsit mė tė parė nė kėtė sistem, do ishte padyshim Lasgush Poradeci.



    Njė ditė nė vitin 1985, njė poet i ri kishte trokitur te porta e shtėpisė sė Lasgush Poradecit, njė vilė njėkatėshe nė pjesėn perėndimore tė Tiranės. Qė brenda ai kishte dėgjuar zėrin e tė zotit tė shtėpisė: Nuk e hap dot derėn se ēelėsin e ka marrė gruaja.
    Gruaja kishte dy vjet qė kishte vdekur.
    Ishte ky episod qė m’u kujtua njė padite shkurti tė vitit 1989, nė shtėpinė e Klod Simonit, nė Sheshin Monge, nė Paris, ndėrsa flitej pėr Samuel Beketin. E njohura ime, gazetarja dhe artistja H. Bishop, nė shtėpinė e sė cilės, gjatė njė darke, isha njohur me Rob Grijenė, mė kishte sjellė bashkė me time shoqe te Klod Simoni, njeriu i parė qė, siē mė kishte treguar ajo. I kishte folur pesėmbėdhjetė vjet mė parė pėr romanin tim Gjenerali i ushtrisė sė vdekur.
    Nobelisti 75-vjeēar ishte shumė i gjallė e i thjeshtė si rrallėkush, dhe ndonėse biseda e kishte tė siguruar ritmin e gjallėrinė, veē tė tjerash, pėr arsye se gruaja e Simonit, Rhea ishte greke, dhe nga ky shkak ata kishin qenė shumė herė sė bashku nė Korfuz (madje, sipas njė njehsimi tė pėrafėrt, dilte se njė verė, pushimet tona nė Sarandė, pėrballė Korfuzit, kishin pėrkitur me tė tyret, atje), megjithatė, ndonėse, pra, ngjante e panevojshme, biseda kthehej e stėrkthehej te njė person i tretė, dhe pikėrisht te Samuel Beketi. Ai ishte miku i tyre i pėrbashkėt dhe H. B. mė kishte premtuar se do tė mė ēonte njė ditė te mjeshtri 84-vjeēar, qė ndėrkaq ishte bėrė legjendė.
    Ata flisnin pėr tė me dhimbshuri dhe me njėfarė qortimi per vetveten. Bota letrare franceze ende s’e kishte marrė veten nga vrasja e ndėrgjegjes, qė poeti mė i madh i gjallė i saj René Shar, sapo kishte vdekur diku nė jug nė njė... azil. Pendimi pėr mosvėmendjen, (si u hutuam kėshtu, si nuk pyetėm ku ndodhej, ku qe zhdukur kohėt e fundit), shfaqej kudo. Dhe ja, njė tjetėr mjeshtėr i madh, ndodhej prapė nė... azil.
    S’u bėnte zemra ta saktėsonin, por nėnkuptohej qė ashtu si nė rastin e René Shar-it, azili ishte pėr turbullime psikike. Ndonėse, pėr hir tė sė vėrtetės, duhej thėnė se rasti ndryshonte pak, ndėrhynte Rhea, pėr tė sjellė njė notė shpresėdhėnėse nė bisedė. Beketi kishte familje, grua, dhe nė fund tė fundit ...
    Ah, e di unė punėn e gruas sė tij, ndėrhynte dikush. Ajo ėshtė tani nėntėdhjetė e dy vjeēe, dhe e dini ē’bėn, qyshse Samueli ėshtė shtruar nė az... nė spital? Mblidhet me shoqet e saj, me siguri me tė gjitha ato qė ai nuk i duronte dot, dhe duke pėrfituar nga mungesa e tij, pijnė ēaj e ia krisin kuvendimit gjithė ditėn. Duket sikur, mezi ē’paska pritur qė ai tė shtrohej nė spital, madje dyshoj se ka bėrė ēmos qė...
    I dėgjoja dhe vazhdimisht mė kujtohej Lasgush Poradeci, marrėdhėniet e tij tejet tė ēuditshme me tė shoqen, legjendat, episodet groteske qė tregoheshin pėr ta, gjer nė ditėn e vdekjes sė saj nė verėn e vitit 1983, nė Pogradec.
    Kishte shumė shkrimtarė tė ardhur pėr verim atė vit. Lasgushi si pėrherė ishte atje, i ndryrė nė kullėn e tij. Nė orė tė caktuara, nė mėngjes dhe nė muzg, shėtiste i vetėm nė breg tė liqenit me qenin. Atė mėngjes, siē e tregoi vetė mė pas, pasi qe zgjuar, i kishte thėnė sė shoqes: Ngrehu mė bėj njė kafe. E shtrirė nė shtrat ajo nuk qe pėrgjigjur. Atėherė ai i kishte pėrsėritur kėrkesėn, dhe shtuar: Ngrehu, mos bėj sikur ke vdekur.
    Nė tė vėrtetė ajo kishte vdekur, por ai, ndonėse kishte dyshuar, nuk qe afruar pėr ta parė. Ishte veshur dhe tėrė zemėrim kishte dalė shėtitje me qenin. Kur qe kthyer pas dy orėsh, me sa dukej e kishte kuptuar qė as mospranimi i vdekjes, as loja kukamēefti me tė, me njė shpresė tė fundit se mund ta largonte, nuk mund tė vazhdonin mė.
    Tek pėrcillte arkivolin, veshur me kostumin e zi tė dikurshėm, ai qe bėrė prapė i ngurtė e i padepėrtueshėm dhe vetėm njė ēast, kur qe ulur mbi njė gur, bri varrit tė porsambuluar, vetėm njė grimė, kur kishte vėnė duart nė kokė dhe kishte thėnė: ē’mė gjeti mua!, kėto fjalė bashkė me leshrat e tij tė thinjura qė ia merrte era, dukej se rrihnin ta ulnin nė tokė e ta bėnin si tė tjerėt, atė, qė gjithė jetėn kishte qenė ndryshe.
    Por ēasti kishte qenė tepėr i shkurtėr. Ai qe ngritur, kishte vėnė nė kokė borsalinėn e zezė si pėr tė shkėputur ēdo lidhje tė panevojshme dhe kishte ikur drejt kullės
    Tė gjitha kėto m’u kujtuan, ndėrsa flitej pėr samuel beketin. Gjithonė mė qe dukur se ishte i vetmi qė i shėmbėllente Lasgushit.
    Herėn tjetėr, kur tė kalosh nė Paris do ta takojmė me siguri mė tha H. B.
    Pas dy muajsh kalova nėpėr Paris, po pėrsėri nuk e takova dot. Kishte dalė vetė nga spitali, por ishte gruaja e tij tani qė ndodhej nė shtratin e vdekjes.
    Pas ca ditėsh H. B. mė tha nė telefon se zonja Beket kishte vdekur. E shkreta!, tha ajo, dhe ndonėse nuk vazhdoi, unė e kuptova ē’donte tė thoshte: E shkreta, dukej sikur gjithė jetėn nuk pati pritur veē tė mbetej ca kohė vetėm nė shtėpi, tė pinte ēaj e tė bėnte bisedė me shoqet sa tė donte, dhe pastaj, pas kėsaj, tė vdiste.
    Herėn tjetėr do ta takojmė me siguri Samuelin, vazhdoi ajo. Kėto ditė s’ėshtė fare nė rregull. Nuk flet me askėnd. ėshtė e kotė tė shkojmė.
    Herėn tjetėr qė shkova nė Paris ai ishte nė varrezėn e Monparnasit. Lasgushi kishte ndėrkaq njė vit qė ndodhej gjithashtu nėn dhé, nė njė kodrinė tė butė ndanė liqenit tė Ohrit.
    Po tė isha fatalist, do tė besoja se kishte qenė e thėnė qė tė mos e takoja, atė qė ndoshta ishte, sė paku nė mendjen time, dyzimi i Lasgushit, Samuel Beketin. Nga fėminia mė kujtoheshin kėshillat e gjyshes lidhur me pasqyrat. Kishte ca rregulla qė tani s’i mabj mend, ca orė qė kurrsesi s’duhej tė shikoheshe nė pasqyrė...Irlandezi Beket dhe shqiptari Poradeci, s’duhej, me sa dukej, tė shiheshin, nė kėtė mbarim shekulli, qoftė edhe nėpėrmjet njė syri tė tretė.



    Mė 1944, kur Shqipėria u ēlirua, Lasgush Poradeci ishte, jashtė ēdo diskutimi, shkrimtari mė i madh qė jetonte nė vend. I madhi tjetėr, Fan Noli, ndodhej nė SHBA.
    Pas luftės, nga shtatė shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė gadishullit Ballkanik, tre i pėrkisnin Greqisė: Kazanzaqisi, Seferisi dhe Elitisi, dy Shqipėrisė, Poradeci dhe Noli dhe dy Jugosllavisė Andriēi dhe Kerlezha.



    Qysh mė 1929, Eqrem Ēabej, nė njė artikull tė tij, pasi e pėrqaste me poetė tė shquar tė kohės si Rilke, D’Anunzio etj., shkruante se poezitė e tij tė gjera e plot gremina ishin si tragjedi tė vogla, me stil tė rėndė e ziplot, dhe dalloheshin nga ato tė Naim Frashėrit siē ndryshonte muzika bethoveniane nga ajo e Moxartit. Ēabej e shpallte poet tė madh shqiptar e europian, tė cilin njė fat i mirė duket sikur ia ka falur Shqipėrisė, qė tė bėhet ai shkrimtari, tė cilin Shqipėria do t’ia falė njė herė botės.
    Pėr fat tė keq, paralajmėrimi i gjuhėtarit tė madh nuk u dėgjua dhe Lasgushi ra pre e forcave tė errėta qė mohonin vlerat e kombit shqiptar. Mė 1945, kur u krijua Lidhja e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, drejtuesit e saj, nė atė kohė e mė pas, nė vend qė ta afronin, bėnė sikur e harruan. Cmirėzinj e meskinė, ata u pėrpoqėn ta zhvlerėsonin, ta mbanin sa mė larg, nė mėnyrė qė ai tė mos ishte i pranishėm nė festė. Ngucjet kundėr tij qė, pėr fat tė keq, u vazhduan edhe nga poetė qė hiqeshin tė shquar e qė pėrligjeshin me gjoja parime tė artit tė ri, nuk kishin veēse njė bazė: cmirėn.
    Dukej sikur ishte e lehtė ta harroje Lasgush Poradecin. Ai vetė, dukej se tė grishte pėr kėtė mėnjanim, ngaqė vetzhdukej herė pas here, tretej nė mjegull. Qysh nga viti 1929, nė gjithė Shqipėrinė letrare s’flitej veē pėr njė sėmundje tė tij tė rėndė, (Ēabej e ndėrmend nė artikullin e tij), kėshtu qė bashkė me lavdinė, qysh nė ato vite, (ai ishte 33 vjeē), u paralajmėrua vdekja e tij e parakohshme. Ai vdiq mė 1987, pra pas 58 vjetėsh! Megjithatė, vula e vdekjes, njė vulė aspak e rėndomtė, por fine, luksoze, i mbeti qysh atėherė. Ai nuk e pėrmend kurrė nė vjershat e tij, nuk shkroi, p.sh., vargje tė tilla si nė vdeksha i ri mė varrosni kėtu apo atje etj., etj., tundim ky, qė njė poet me fatin e tij, vėshtirė se do t’i bente ballė. As nė biseda nuk e pėrmendte kurrė, jo vetėm atė, por as vdekjen nė pėrgjithėsi. E, megjithatė, hija e saj, e tjetėrfartė, si ēdo gjė tjetėr e tij, ishte pėrherė pranė.
    Ai ishte kėshtu i dyzuar dhe ndokujt mund t’i dukej se mund tė merrte cilėn tė donte prej anėve tė tij: tė gjallėn ose tė vdekurėn. Kėtė gėnjim pėsuan dhe ata qė e sulmuan pa fre. Kujtuan se mund tė komplotonin me atė vetė, me vetmohimin e tij, me vetmėnjanimin e tij, pėr ta shtyrė nė harresė.
    Mirėpo, aq sa i lehtė ngjan harrimi i njė shkrimtari tė tillė, aq i pamundur ėshtė. Ashtu si mali qė befas zbulohet nga mjegulla, ashtu ata faniten papritur nė horizont, tė mėdhenj, mė shtypės dhe mė kėrcėnues se ē’kujtohej.
    Lasgush Poradeci nuk u fut luftė me tufėn e mediokėrve dhe as kėrkoi kurrė drejtėsi nga askush. Pėrbuzėz gjer nė fund ndaj tyre, i ndėrgjegjshėm pėr vlerėn e veprės sė tij, ai e dinte se ishte i pashkatėrrueshėm.
    Ajo qė mė habiste mė shumė se ēdo gjė, ishte ndjenja sovrane qė kishte pėr veten. Ēdo poeti tjetėr, nė vend tė tij, do t’i pėlqente qė nė rrethin e ngushtė tė miqve tė qahej pėr mėnjanimin, tė ankohej pėr shtetin, t’i quante ata zyrtarėt e lartė e kėshtu me radhė. Mirėpo ai, duke qenė njė antikonformist mė i madh, nuk ngashnjehej kurrė nga kjo lloj disidence. Dhe kėtė nuk e bėnte pėr kurrfarė frike ose kujdesi. Ishte aq mospėrfillės e i pakujdesshėm, sa njė grup gazetarėsh, qė kishin ardhur pėr ta intervistuar mė 1985 ikėn tė tmerruar nga shtėpia e tij.
    Ai nuk ankohej, sepse, ndonėse i mėnjanuar, e qunate veten njeri kryesor i Shqipėrisė, pra pėrgjegjės pėr gjithēka qė ndodhte nė vend. Mund tė dukej mė se e ēuditshme, por nga biseda dilte se ai sė brendshmi e qunate veten udhėheqės, ministėr, peshkop dhe prokuror i shtetit.
    Njė ditė mė tha:
    Kur e dėnuam me 80 vjet burg Vinēens Prenushin, ai ishte 76 vjeē.
    Mė bėri pėshtypje folja e dėnuam dhe duke kujtuar se e dėgjova gabim i thashė:
    Ju thatė e dėnuam, nė mos gaboj? Atėherė e futni edhe veten nė dėnimin e tij?
    Ai mė vėshtroi gjate siē e kishte zakon nė kėsi rastesh dhe u pėrgjigj:
    Sigurisht. Poeti pėrgjigjet pėr ēdo gjė.
    Shpeshherė, nė mendjen tij qeveria, poetėt, shtabi i ushtrisė, ministria e jashtme, bėheshin njėsh.
    Nė ē’regjim jetojmė?, mė pyeti njė ditė.
    Nė socializėm, zoti Lasgush.
    Nje copė herė heshti, pastaj ia bėri hm.
    Mė pas e pyeta se vėrtet e kishte harruar nė ē’regjim jetonim, apo ishte njė trill? Ai mė vėshtroi gjithė zemėrim:
    E kisha harruar vėrtet, tha, Poetit i lejohet ēdo gjė.
    Ishte shumė vėshtirė tė ndaje tak ai harresat ose ngatėrrimet e kohės qe shkaktoheshin prej moshės, nga ato qė truri i tij i jashtėzakonshėm i filtronte apo i pėrzgjidhte pas mėnyrės sė vet.
    Kur fliste pėr studimet e tij nė Austri, tė cilat kishin zgjatur rreth dhjetė vjet, ai herė e thoshte shifrėn e saktė, e pak mė pas e dyfishonte. Por habia ime arriti kulmin, kur njė ditė nguli kėmbė qė studimet e tij nė Austri kishin vazhduar dyzet vjet. Kundėrshtimit tim, iu pėrgjigj me ironi therėse: Nga tė tjerėt e prisja kėtė, mė tha, mund ta prisja edhe nga i dashuri Ēabej, sepse trurin e tij e ka mbyllur shkenca, por nga ti qė je poet, kurrsesi. Sepse ti duhet ta dish qė koha kėtu, (dhe i ra me gisht tėmthit), nė kokėn e poetit ėshtė ndryshe.
    Edhe herė tė tjera mė kishte folur pėr trurin e poetit, qė, ndryshe nga i gjithė tė tjerėve, ishte sipas tij i hapur, i ēarė.
    Tek vėshtroja flokėt e tij tė hirnosur, shpesh mendoja se me anė tė ē’krisjeje vallė truri i tij jepte e merrte me zonat e paarritshme pėr tė tjerėt. Nėpėr ē’tė ēarė fironte ajo pjesė e rėndomtė dhe e panevojshme e mendimeve, e ndjesive tė zakonshme, pėr t’u zėvendėsuar aty pėr aty nga tė tjera, qä kushedi nga ē’hapėsirė astrale rridhnin pėr tė mbushur zbrazėzinė?
    Duke dėgjuar ato qė thoshte pėr tė ēarėn e trurit tė poetit, mendoja se asnjė gjuhė tjetėr nė botė nuk e kishte njė sinonim aq tė bukur pėr fjalėn i ēmendur, sesa nė gjuhėn shqipe. Kjo ishte fjala i krisur, qė pėr nga tingėllimi ngjante aq shumė me crazy tė anglishtes.
    Nė shumicėn e gjuhėve evropiane, fjala i ēmendur, vinte nga latinishtja, dementis, (i ēmendur) dhe follis (kaēup me ajėr). Nė gjuhė tė ndryshme sinonimet e shumta pėr kėtė fjalė, qė me sa dukej e cyste tepėr mendjen njerėzore, bazoheshin me idenė e ērregullimit, tė zhvendosjes, daljes prej hullie, tė humbjes sė drejtpeshimit, tė lehtėsisė prej zogu, tė ikjes, tė kapėrcimit tė masės etj. Shqipja, pėrveē kėtyre, (i ēmendur, i marrė, i lojtur, i lajthitur, i rrjedhur, i shkalluar, firifiu etj.), kishte krisjen, fjalė nė tė cilėn marrėzia takohej me gjeninė, sipas njė perftimi tė vjetėr qė vetėm pak njerėz nė botė e kanė tė ēarėn, ma anė tė sė cilės komunikojnė me tė pakomunikueshmen.
    Mė tregonte vetė se, qysh nė rini, e quanin tė krisur, madje pėr kėtė e kishin ēuar nė manastirin e Shėn-Naumit, ku qe njohur me murgjėr rusė, tė ēmendur vėrtet, qė i kishin folur sė pari pėr Dostojevskin.
    S’ishte vetėm koha qė rridhte ndryshe nė mendjen e tij. Shumė gjėra i tregonte ēuditshėm, megjithatė pėrcaktimet e tij kishin nė tė shumtėn e herės njė saktėsi tė pashoqe. Njė poeti tė njohur pėr vjershat e tij entuziaste i tha nė sy tė tė gjithėve, si pėr ta lavdėrtuar, se ishte bori e Partisė, kurse poetė tė rinj lirikė i quante nimfa tė Partisė. Por tė gjitha kėto i thoshte me hije tė rėndė dhe nuk e kishte zakon kurrė qė tė pranonte se kishte ironizuar dikė.
    Biseda e tij, sa e turbullt dhe mistike ngjante njė herė, aq e kthjellėt bėhej herėn tjetėr. Bisedėn mund ta bėnte lirisht nė katėr-pesė gjuhė, ndonėse parapėlqente gjermanishten dhe frėngjishten. Por po aq lirshėm fliste italishten, greqishten e rumanishten, ndėrsa lexonte anglisht, rusisht e sanskritisht!
    Njė ditė, tek bisedonim, nisi tė fliste gjermanisht dhe unė me kujdes, si me ata qė kemi drojė mos i trembim kur i zgjojmė nga gjumi, i thashė: Zoti Lasgush, po flisni gjermanisht!
    Njė vit, gjatė gjithė pranverės ngatėrronte njė ngjarje tė jetės sė tij me atė tė Gėtes. Ishte fjala pėr njė ballo, nė Korēė ose nė Vjenė, ku ai ose Gėte, u zemėrua pa tė drejtė me mikeshėn e vet. Ma pėrsėriti kėtė disa herė, por nė mėnyra aq tė ndryshme, saqė ishte e pamundur tė ftilloje diēka. Mė tepėr do tė besoje se kishin qenė rivalė qė tė dy pėr atė vajzė shqiptaro-gjermane, nė njė shekull qė s’ishte as i njėrit e as i tjetrit.
    Nganjėherė bėhej aq i padepėrtueshėm, sa tė fuste frikėn. Njė ditė ishim nė shtėpinė e tij nė Tiranė dhe ime shoqe, duke parė portretin qė ia kishte bėrė njė piktor gjerman i viteve tridhjetė, pėr tė nxitur, me sa dukej, bisedėn qė nuk po ecte, tha:
    Sa i bukur ky portret.
    Njė copė herė u fol pėr autorin e portretit, kur befas Lasgushi ngriti kryet dhe me zė tė ftohtė tha:
    Kėtė portret nuk e ka bėrė asnjė gjerman: por e kam bėrė vetė.
    Vėshtruam njėri-tjetrin, por vajza e tij e quajti tė nevojshme tė ndėrhynte:
    Kjo dihet qė e ka bėrė njė piktor gjerman, baba.
    S’ėshtė e vėrtetė, tha Lasgushi krejt i sigurt.
    Heshtja qė pllakosi ishte e padurueshme. Ai ndenji sa ndenji ashtu me sytė nga dritarja, pastaj tha:
    Ja tė ngrihem ta shoh edhe njėherė!.
    U ngrit nga kanapeja, iu afrua portretit, qė kishte dyzet e ca vjet qė gjendej nė atė dhomė. Tregoi me gisht emrin e autorit gjerman qė dallohej fare qartė dhe tha:
    Ja ku shkruan: Lasgush Poradeci. U bindėt tani?
    Ne s’dinim ē’tė pėrgjigjeshim, vetėm i bėmė shenjė vajzės tė mos e acaronte mė.
    Eshtė ndėrgjegjja jote e keqe qė tė shtyn tė vėsh nė dyshim atė qė them unė, iu drejtua vajzeės dhe me kaq biseda u mbyll.
    E vrava mendjen shumė herė mė pas tė shpjegoj, qoftė dhe pėrafėrsisht, logjikėn e sjelljes sė tij, por ajo ishte e pashpjegueshme. Njė mister, nga tė shumtat, qė mori me vete.
    Por, nganjėherė, ishte fare ndryshe. Mė fliste shpesh pėr tė fejuarėn e tij tė parė, njė piktore qė ishte leshverdhė sa ishte e fejuara ime dhe pastaj u bė e zeshkėt kur un ndamė. Kurse vajzėn holandeze, qė e kishte sjellė nga jashtė shtetit dhe qė iku befas njė ditė, nuk e zinte ngoje kurrė. Ē’kishte ndodhur brenda tij, ē’shpėrthim i brendshėm, si ato qė ndodhin brenda diellit, e kishte hedhur atė vajzė nė sferat qiellore, pėr ta yllėsuar? Dihej nga tė gjithė, se ndjekjen qė ai i bėri asaj me aeroplan nga aeroporti i vogėl provincial i Korēės nė atė nė Tiranė, nga ky i fundit nė atė tė Romės e pastaj atė tė Budapestit, tė Kopenhagenit, atė ndjekje tė dėshpėruar e tė pashpresė, ai e shndėrroi nė poezinė e tij nė njė ndjekje yjsh, qė nuk arrijnė dot kurrė njeri-tjetrin. E kishte nxjerrė kėshtu nga vetja e tij, dhe jo vetėm nga vetja, por nga krejt sistemi diellor, ndaj dhe ndoshta nuk e pėrmendte mė.
    Nuk fliste as pėr dashurinė e fundit tė tij, qė e kishte pėrshkruar pėr ēudi nė prozė, nė njė nga prozat e rralla tė mrekullueshme qė kam lexuar prej tij: Vizitat e zonjushės Ana X. nė kullėn time.
    Njė njeriut, qė nuk e njihte Lasgushin, do t’i dukej e folura e tj pėr prozėn pėrēmuese. Por, duke mos njohur kodin e tij, duke mos ditur, p.sh., se ē’quante ai prozė, nga njėra anė dhe ē’mund tė ishte pėrēmimi lasgushian nga ana tjetėr, ishte vėshtirė tė gjykoje pėr tė.
    Ai e quante prozėn vdekje tė poezisė, baltė, dhe kur njė ditė ia kundėshtova kėtė mendim, ai duke mė hedhur vėshtrimin e zakonshėm nė kėsi rastesh, atė vėshtrim qė mund tė cilėsohej si: dhe ti o Brutus?, mė tha:
    Unė thashė vdekje dhe baltė, po a ka gjė mė tė gjerė e fisnike se vdekja dhe balta?
    Mė pas, shpesh kam menduar se ai e shkroi pasionin e tij tė fundit nė prozė, ndoshta pikėrisht ngaqė po i afrohej vdekja.



    E donte shumė liqenin e Pogradecit, qė i kishte kushtuar disa nga perlat mė tė bukura. Rrallė, njė mase uji, i ėshtė kėnduar me aq thellėsi, pėrkushtim dhe zi tė pėrndritur sė brendshmi.
    Kur shėtiste nė breg tė tij, ndonėse qyteti ishte plot turistė e verues, nuk guxonte ta shqetėsonte askush.
    Dukej sikur vazhdimisht kėrkonte diēka, ndoshta vendin e varrit tė tij. Si tė gjithė poetėve tė mėdhenj edhe atij kėmbėt i venin vetvetiu te varri apo shtatorja e tij e ardhshme.
    Pėrherė e mė tepėr ngjante qenie e tė gjitha kohėrave, qė gjendej kėtu dhe atje, njėkohėsisht, ashtu siē kishte shkruar nė vjershat e tij. Por ngjashmėria e tij ishte e vėrtetė dhe jo shtihane, dhe fakti qė ai paguante gjithmonė pėr tė, flijonte rėndshėm pėr tė, i vinte asaj vulėn e sė vėrtetės. Si pėr tė bėrė tė besueshme afėrinė e tij me tragjikėt e lashtė, filluan, qė nė gjallje, humbjet e veprės sė tij. Shumė fletore tė tij u zhdukėn gjatė stinėve, kur ai e braktiste kullėn e Pogradecit, pėr tė kaluar dimrin nė Tiranė.
    Njė prej humbjeve ėshtė proza Vizitat e zonjushės Ana X. nė kullėn time! [Shėnim i redaksisė: Nė kohėn kur ėshtė shkruar nga autori Portreti Lasgush Poradecit, ky ditar konsiderohej i humbur. Tani e disponojnė vajzat e poetit]. Njė person, qė nuk e di nė ē’rrethana kishte arritur t’ia merrte, ma dha pėr ta lexuar vetėm pėr njė natė. Mė pas, kur pas vdekjes sė tij e pyeta pėr fatin e dorėshkrimit, ma mohoi. Nuk ju kam dhėnė kurrė njė dorėshkrim tė tillė dhe as e kam patur kurrė nė dorė, mė tha duke mė vėshtruar si tė mė thoshte: ndoshta e keni parė nė gjumė.
    Me Lasgush Poradecin mund tė ndodhte gjithēka, dhe qė nga thellėsia ku qe varrosur ai mund tė dėrgonte mbi tokė dyzimin e tij, misterin dhe ėndrrėn qė e kishte rrethuar sa qe gjallė.
    Do tė besoja se isha sėmurur prej tij dhe ta kisha parė vėrtet nė ėndėrr dorėshkrimin e tij tė paqenė, sikur tė mos kisha dėshmitare time shoqe, me tė cilėn i lexuam bashkė ato faqe tė paharrueshme.
    Diēka e papėrballueshme, fatale e shtynte pėrherė tė shkonte nė Pogradec. Vitin e fundit, kur nuk qe nė gjendje ta bėnte rrugėn e gjatė pėr atje, i thanė se ndėrkaq ndodhej atje, madje pėr t’ia bėrė tė besueshme, vunė ca degė molle nė dritare qė ta bindnin se pėrtej dritares ishte kopshti me mollė i atjeshėm.
    U varros sipas dėshirės atje. Ishte dymbėdhjetė nėntor 1987, por koha qe e bukur. Ndėrsa i mbulonin arkivolin me dhé, dielli pėrndritte si ditė tė kremte copėrat e baltės pėrpara se tė binin mbi tė. ai po futej kėshtu nen dhé veshur me diell, mbathur me hanė, siē kishte shkruar nė njė vjershė tė tij Pjetėr Bogdani, treqind vjet mė parė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-04-2007 mė 16:38

  4. #24
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Kush ta fali bukurine

    Kush ta fali bukurine
    Qe t'e me trerosh te zine!

    Kur te pashe per te vluar,
    Pellumbeshe pende-shkruar,
    Bubu!plumb ne kraharuar,
    Plumb qe vret dyke gjemuar!

    Mbledhur shoqet me nje qoshe,
    Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
    Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

    Pa me syckezat e tua,
    Sy-larme!c'me fole mua.

    Leshrave t'ju binte hija,
    Yll i ndezur me shkendija,
    Ndezur mun ne mes ne balle,
    Te me vesh ne dhe te gjalle.
    Te dua se s'te urrej dot......

  5. #25
    Shtegtare
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Virginia, USA
    Postime
    24
    Kroj i Fshatit t'one

    Kroj i fshait t'one uje i kulluar,
    C'na mburon nga pylli dyke mermeruar.

    Vene mbushin uje vashat an'-e-mbane,
    Cipezen me hoje lidhur me-nj'-ane;

    Cipezen e bardhe,cipezene kuqe,
    Gushen si zembaku,buzen si burbuqe.

    E si mbushin uje, bubu! c'm'ju ka hije
    Ndaj kethehen prape me hap nuserije:
    Ndezur yll'i ballit si yll shenterije.

    II

    Kroj i fshatit t'one, ngjyre-'rgjendi-i-lyer,
    Qe nga rrez'e pyllit c'na mburon rrembyer.

    Vene pijne uje trimat an'-e-mbane
    Takijen me lule permbi sy me-nj'-ane.

    Takijen e dlire, takijen e nxire,
    Buzen me te qeshur...me te psheretire...

    Mbrenave kur uji mermeron nga-dale,
    Vjen t'i thote trimi vashes nj'a dy fjale:

    Vashezene bujare qe po vij me krua
    Sec e pershendeta,sec m'u turperua
    Papo ula kryet e shkova si grua.

    Kroj i fshatit t'one,tete sylynjare,
    Ne tete krahina qenka kroj i pare;

    Qenke nje ne bote,s'paskerke te dyte,
    C'na sheroka plaget,c'na sheroka syte.-

    Kroj i fshatit t'one,n'ate pyll me flete,
    Derdhet aq i eger,derdhet aq i qete,
    Posi mall'i zemres mun ne gji te shkrete:

    Derdhet aq i eger,derdhet aq i qete,
    Posi mall'i vashes,qe djeg me te fshete,
    Posi mall'i trimit,qe bucet perpjet,
    Obobe!si malli,qe nuk vdes perjete.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-11-2003
    Vendndodhja
    roma
    Postime
    13
    PIKĖ E LOTĖVE TĖ MIA

    Nė kuvėndin e pėrzjerė
    Pate pyetur mik i ngratė
    Ē'punė bėj e ku kam lerė
    Nė kam Nėnė e nė kam At.

    Varg e varg me pėrgjėrata
    Para sysh mė venė e vinė
    Seē m'u ndrit ky lot qė pata
    Miq-o kimani zilinė.

    Unė qė atėhere dot nuk munda
    T'i pėrgjigjem me njė ēast
    Pasi vonė ta mata shtatin
    Kam vendosur tė tė flas.

    Mė pat lindur vendi i Zotit
    Dhe bėj punėn e njeriut
    E pėr prind kjo pikė e lotit
    Nga mė zbriti vetvetiu.

    E nė dhembjet venė e vinė
    Jam gati tė vuaj mė
    Kush s'ma njohu dhemshurinė
    S'mė pat njohur kurėgjė.

    Bukuria-bukuria
    Mė pat puthur mu nė ballė
    Pikė e lotėve tė mia
    Vetėtin si gur i rrallė.

    TRASHĖGIMI

    Ju mė lini tė flas unė.
    T'ju them fjalė vjershėrije,
    Nė bunacė e nė furtunė
    Tė kėndoj siē mė ka hije.

    Hija ime nuk di dhunė.
    Di veē frymezim lirie,
    Dhe di punė,punė,punė,
    Mund pa fund pėr art magjie.

    Qė tė them nga ē'pata shkruar,
    Me kuvend tė pėrvėluar:
    Ja! Njė kenge mjeshtėrie,
    Ja! Njė iskėr bukurie.

    Dhe ta shoh tė pasqyruar
    Vetėveten fije-fije,
    Fije-fije poezie,
    Qė mban erė Shqipėrie.

    Pėr mua strofa e dytė e poezisė TRASHĖGIMI, ėshtė nje lloj autobiografie nė vargje, shumė origjinale, qė i ka dalė nga shpirti dhe qė pėrshkruan me tė vėrtetė Atė, Tė Papėrsėritshmin Lasgush:

    HIJA IME NUK DI DHUNĖ.
    DI VEĒ FRYMEZIM LIRIE,
    DHE DI PUNĖ,PUNĖ,PUNĖ,
    MUND PA FUND PĖR ART MAGJIE.

    NO COMMENT! Nuk jam nė gjendje ta pėrshkruaj, por e ndjej nė thellėsi tė shpirtit: MUND PA FUND PĖR ART MAGJIE.

    JE DHE DO MBETESH I MAGJISHĖM LLAZAR GUSHO!
    Anonima52

  7. #27
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Kur me vjen burri nga stani

    Kur me vjen burri nga stani
    kur me vjen
    kur me vjen
    kur me vjen

    Puf puf puf me ben fustani
    puf puf puf
    puf puf puf
    puf puf puf

    Kur me vjen burri nga kisha
    fu fu fu ma ben kemisha

    Kur me vjen burri nga kisha
    fu fu fu ma ben kemisha

    Kur me vjen burri nga ara
    kur me vjen
    kur me vjen
    kur me vjen

    Dal i bej nje ze perpara
    dal i bej
    dal i bej
    dal i bej

    Kur me vjen burri nga ullinjte
    marr nje shkarpe e i nxjerr syte

    Kur me vjen burri nga ullinjte
    marr nje shkarpe e i nxjerr syte

    Kur e shoh burrin te verber
    kur e shoh
    kur e shoh
    kur e shoh

    Of of of me shkon ne zemer
    of of ooo
    of of ooo
    of of ooo

    Kur e shoh burrin pa drite
    plot me lot me mbushen syte

    Kur e shoh burrin pa drite
    plot me lot me mbushen syte

    C'thashe ashtu une korba
    c'thashe ashtu
    c'thashe ashtu
    c'thashe ashtu

    Jo mo jo syte s'ja nxorra
    jo mo jo
    jo mo jo
    jo mo jo

    Kur me vjen burri nga stani
    puf puf puf ma ben fustani

    Kur me vjen burri nga stani
    puf puf puf ma ben fustani

    *Kenduar nga sopranoja e famshme Tefta Tashko Koco
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #28
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    KUR M'U RRITE VOGELOSHE

    Kur m'u rrite vogeloshe,
    Vogelo si flutura,
    Mes-holle-keputura.


    Te pashe me zbukuroshe,
    Bukure si flutura
    Mes-holle-keputura.


    Vajte m'u fsheve ne qoshe,
    Fshehuro si flutura,
    Mes-holle-keputura.


    Nga shoqet me turperoshe,
    Shoqezo si flutura,
    Mes-holle-keputura.


    Ah' zemra c'te perveloshe,
    Zemero si flutura,
    Mes-holle-keputura.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #29
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    GJARPERUSHJA

    Haj te mirremi per dore,
    Nep-ma zemren qe ma more,
    Gjarperushe pikelore.

    M'u vrapo q'andej matane,
    Me qendro ne zemer prane,
    M'i veshtro sa lot me rane.

    Te fjalonemi ngadale,
    te pushtonemi pa fjale,
    Plot me afsh e duf te vale.

    Me ate vetulI-vetulluar,
    Me ate shtatin-gjarperuar,
    Me ato kraha-fluturuar:

    Vetullo, moj vetullushe!
    Gjarpero, moj gjarperushe!
    Fluturo, moj fluturushe!

  10. #30
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    VALLJA E LULEVE

    Del me vrap a s'del perjashta
    ti moj sykaprolleja
    nene kumbullat e lashta
    zu po zjen okolleja


    Zu perhapet valle e madhe
    dalngadal e tineza
    del a s'del moj sykaprolle
    ner nj'ato lendineza


    Si su paske desheruar
    me njemije te lutura
    ...apo me shami ne duar
    ti po rend si flutura


    Me nje cast u pate pare
    mu ne mes te nuseve
    te veshtron me sy te qare
    bebe e sy vramuseve.




    Sec ma tund o!shtatn'e thyer
    posi shaqiluari
    me kuvend te mallengjyer
    zure se kenduari


    - O ju vasha qe po loni
    e qe po gatiteni
    shoqen tuaj ne e doni
    ndal-i pak e priteni.


    Pritni moj te vije dhe une
    pyjeve,lendinave
    ku shkelqen pa te perdhune
    fill-i trendelinave.


    Ne mos ditsha te mbledh lule
    shoqe,ju degjo-me-ni
    beni suresh nje kapule
    dhe me to mbulo-me-ni


    Ne ju pyetshin per mua
    c'u be flokbanusheja
    thoni se me nje perua
    e zu gjarperusheja


    Thoni se mbas nje burimi
    me se pate o fluturen
    Thoni se ce zuri trimi
    O moj belkeputuren...


    Ps. Brari ok thnx

  11. #31
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    E MORA SHOQEZEN PERKRAH
    E mora shoqezen perkrah,
    E matme rugen ca-nga-ca,
    Sikur na ndillte lerg dicka.

    Pa zu dita perendoj,
    Pa zu nata na mbuloj,
    Pa zura shoqen ta pushtoj.

    Perse bucet liqer i qet!
    Liqer,ti c'thua ndaj bucet!
    C'far'pe,liqer,mi zall te shkrete?

    E casin kur e sjall ner mend,
    Kur sjell ner mend,ah!ate vend,
    As rroj as vdes,po jam pa mend

  12. #32
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    artikull i mare nga Panorama per Lasgush Poradecin


    Agim Janina

    Poeti i madh Lasgush Poradeci thuri mijėra vargje. Por pakkush e vlerėsonte. S’kishte shumė rėndėsi, ai shkruante e shkruante. Ndoshta vetėm pėr veten. Atė qė ndiente e hidhte nė disa copa letrash, frymėzohej nga gjithēka, por mbi tė gjitha nga natyra. Nė majin e vitit 1984, poeti i madh e shprehu hapur atė qė ndiente, atė qė e gėrryente nga brenda. I mbylllur nė katėr muret e banesės dhe nė oborrin e vogėl tė shtėpisė njėkatėshe, Lasgush Poradeci shtynte ditet e fundit tė jetės. Nė memorien e poetit tė madh, kishte edhe brengat e mėdha, por mbi tė gjitha tė punės sė tij, pėr vargjet qė thuri. Agim Janina nė vitin 1984 mundi t’i marrė njė intervistė, ku Poradeci shpertheu mllefin e tij pėr atė qė kishte kaluar. Por mendimet pėr artin e poetit tė shquar mbetėn pėr shumė kohė tė 'arkivosura' nė sirtare. Pas 20 vjetėsh gazeta “Panorama” po boton tė plotė intervistėn ekskluzive, qė pėr arsye tė censurės sė asaj periudhe mbeti e pabotuar.U shpreh kundėr censurės qė ishte vendosur pėr artin, por qė kurrė nuk ua tha njerėzve tė pushtetit tė asaj kohe, pasi ishte i bindur se do tė pėrfundonte nė burg. Nuk mund tė shprehej lirshėm dhe pėr kėtė ai ishte i sigurtė. “Ke frikė tė thuash njė fjalė, pasi tė spiunojnė”, shprehej Lasgushi. Kultura pėr tė kishte marrė fund, po ashtu edhe arti ishte nė njė survejim tė plotė. Artistėt kishin frikė tė shpreheshin lirshėm si nė shkrime, ashtu edhe nė pikturė, skulpturė dhe vepra tė tjera tė mėdha. Kur ishte nė moshė tė vogėl, takoi Fan Nolin dhe deri sa mbylli sytė pėrgjithmonė e vlėrėsoi atė si njė poet tė madh. Ndėrsa vargjet e Gjergj Fishtės i recitonte me ndjejė dhe dėshirė. Tė dy i kishte njohur nga afėr. Pėr disa muaj ai iu pėrkushtua profesionit tė mėsuesit tė vizatimit nė Gjimnazin e Tiranės. Kishte qenė mėsues i Odhise Paskalit, po kėshtu edhe i Ramiz Alisė. Madje, Alinė e kishte qortuar nė klasė, pasi mendoi se ishte ai shkaktari i zhurmės sė krijuar dhe kishte filluar tė qajė. Por tashmė gjėrat ndryshuan. Nė periudhėn kur Poradeci thurte vargje dhe ndihej i pafuqishėm pėr t’i botuar, Ramiz Alia merrej me ēėshtjet e propagandės, artit dhe tė kulturės. Cila ishte gjendja e poetit tė shquar. Si ishte mbyllur nė banesė dhe pėrse po harrohej. Si jetonte Poradeci nė kufijtė e mjerimit. Pėrse mendonte se arti dhe kultura ishin drejt rrėnimit. Si survejohej veprimtaria e tij si shkrimtar. Pėrse nuk kishte besim te drejtuesit e lartė tė artit dhe tė kulturės. Si i kishte njohur shkrimtarėt e mėdhej, si Fan Noli dhe Gjergj Fishta. Tė gjitha kėto enigma i tregoi Poradeci nė majin e vitit 1984, kur i kishte kaluar tė ‘80-at.



    Takimi me Poradecin
    Njė mėngjes maji tė vitit 1984, duke mos ditur se kujt t’i drejtohesha pėr vendndodhjen e poetit, mora udhėn pėr nė Zyrėn e Adresave. “Nuk ka adresė me mbiemėr tė tillė. Poradeci ėshtė mbiemėr qyteti dhe nuk e kemi nė regjistrat tanė”, u pėrgjigj nėpunėsja duke mbledhur buzėt dhe vuri duart mbi regjistrat. Kėrkoje me Llazar Gusho. Kėshtu po! Pas disa ēastesh mė zgjati adresėn e poetit, tė shkruar nė njė pusullė. Shtėpia gjendet nė rrugėn pas hotel “Arbanės”, nė unazėn e qytetit. Ka kohė qė nuk ėshtė lyer. Hyrja shtrihet brinjazi me rrugėn. Njė shtėpi e thjeshtė, njėkatėshe pa gardh, me njė oborr po aq tė vogėl rretheqark, mbjellė me pemė tė ndryshme. Ky ishte pėrshkrimi qė mė bėnė pėr vendndodhjen e Poradecit.

    Sapo u futa nė shtėpi, kontaktin e parė e pata me poetin e madh. Lasgushi kishte njė portret qė tė linte mbresė, tė cilin mė vonė ishte e pamundur ta harroje. Nė kokė njė kapuē prej gėzofi tė zi lėkure, pak te rrjepur nga pėrdorimi i gjatė. Qimet e mjekrės i ishin zbardhur plotėsisht, tė rralluara, tė gjata ngaqė kishin kohė pa u hequr. Sytė e vegjėl tė zinj i shkėlqenin dhe gjithė fytyra e tij ishte si njė zbehtėsirė hėnore, por sytė e gjallė sikur digjeshin nga brenda. Trupi i shkurtėr dhe i rėnduar sė tepėrmi nga pesha e viteve, ishte veshur me njė xhaketon marinari tė zi, tė mbėrthyer nė mes nga njė rrip i gjerė oficerėsh me dy kunja tė mėdha. Njė shall i pambuktė i mbėshtillej nė qafėn e hollė dhe nė vend tė pantallonave kishte veshur pizhama. Nė kėmbė mbante njė palė papuēe leshi. Si papuēet ashtu edhe pizhamat ishin tė arnuara.

    Lasgushi nė pamje dukej sikur tregonte njėfarė mospėrputhjeje me kohėn. Kėtė e shprehte kudo: nė veshje, nė bisedė, nė qėndrim, nė vėshtrim. Nė dorė shtrėngonte njė llastik e pas tij ishte lidhur njė si rrip i hollė. Tėrhiqte me to qenin me flokė tė gjatė, qė i vareshin deri nė tokė. Ishte njė revoltė ndaj kohės nė tė cilėn jetonte. Nuk isha pėrgatitur se si duhej ta thėrrisja, por meqė kisha shkuar pėr ta pyetur pėr shkollėn e vizatimit e pyeta:

    Si jeni profesor?
    Mirė!

    Mė ka dėrguar tek ju Paskali, - zura tė flas. - Kemi kuvenduar mbi Shkollėn e Vizatimit.
    Ashtu, paskeni kuvenduar me Paskalin?! Hė... mė hodhi edhe njė sy tė shpejtė e tė ngulėt duke rrudhur paksa vetullat e rėna dhe tha: E kam mik Paskalin. Skulptor i madh. Ka bėrė shumė monumente tė bukura.

    Si ju venė punėt?Punėt venė mirė, kur i bėn mirė!

    Moti ju ka ngacmuar ndopak?Tirana ka klimė tė keqe nė verė. Unė nuk e duroj dot. Mė zihet fryma. Jam mėsuar me klimėn e Pogradecit, me ajrin e pastėr, me liqenin.

    Mund tė mė flisni diēka pėr shkollėn e vizatimit?

    Pėr shumė larg po mė pyet. Gjėrat edhe harrohen. Por mė kujtohet se kam dhėnė mėsim nė Gjimnazin e Tiranės dhe plotėsoja orėt nė shkollėn e Paskalit. Posi, kam dhėnė mėsim nė atė shkollė. Mbaj mend qė jepja lėndėn e vizatimit. Zgjodha vizatimin, se me tė isha i lirė tė merresha me punėt e mia. Nxėnėsit ishin tė vegjėl, ja kėshtu rrinin shumė urtė dhe na nderonin shumė. Nė kohėn time tė gjithė kishim respekt tė madh pėr mėsuesin. E nderonim. Ndėrsa tani nuk tė nderojnė fare.

    Ē’mendim keni pėr artin?

    Sot nuk bėn dot art. Arti ėshtė ngatėruar me politikėn. Jemi akoma nė revolucion. Ke frikė tė thuash njė fjalė, se tė spiunojnė. Unė isha profesor me dy diploma. Kisha studiuar nė Austri dhe njerėzit mė nderonin, por i ka fajet Lufta Botėrore. Ajo i zhvlerėsoi gjėrat. Prit kur tė plasė ndonjė luftė e re botėrore. Miliona njerėz u vranė nė Luftėn Botėrore, dėgjon? Miliona shpirtra! Jo vetėm tek ne, por nė Francė, Gjermani, Itali, po kėshtu ėshtė. Arti ėshtė bėrė politikė. Ranė ministrat dhe u bėnė ministra ata qė nuk dinin. Artin sot nuk e lėnė tė lirė. Fol po deshe! Tė rri Xhebraili mbi krye! Jo se unė do tė flas keq pėr Enverin, por pėr veprat e artit po fole keq tė shtypin. I ka fajet lufta. Sot janė bėrė njėlloj tė gjithė. Njėlloj si mėsuesi e si profesori. Nuk ka respekt.

    Pėrse nuk i botoni shkrimet tuaja nė revista, gazeta, apo tė shktuani libra?
    Artin e bėjnė individėt, artistėt. Ja dua unė tė shkruaj se si bėhet njė portret, si bėhet hunda, goja, buzėt, po kush ta boton?! Gazeta, revista ėshtė nė duar tė njerėzve qė nuk marrin vesh nga arti. Nė kohėn time qeveria nuk pėrzihej nė punėt tona. Artisti jetonte mė vete, bėnte ē’tė donte. Arti ishte i shkėputur nga politika. Artistėt ishin idealistė. Kishin ideal. Ndėrsa sot nuk ka ideal! Artin nuk e vlerėson njeri.

    Pse mendoni se nuk ka artistė sot?

    Nuk tė lėnė! Sepse po shkove tek ministri pėr punė arti, nuk tė pret njeri, dhe po tė pritėn, ai qė tė pret ėshtė njeriu qė nuk merr vesh nga arti. Pse ka ardhur ky?! – thotė ai me vete dhe nuk tė vlerėson fare. Ēudi kanė ngritur edhe shtėpi kulture. Nuk e di pse i thonė shtėpi kulture, kur aty nuk ka pikė kulture. Sot arti ėshtė bėrė politikė, ai kontrollohet. Artisti muk ka nevojė pėr politikėn. Ai duhet tė krijojė mė vete, i shkėputur nga shoqėria, larg politikės, tė mbyllet nė dhomėn e tij, bile ta mbyllė derėn me shtatė palė ēelėsa dhe sikur topat tė bien tė mos e hapė, por tė vazhdojė tė shkruajė poezi. Tė mos presė vizita, sepse arti ka mė shumė rėndėsi se sa vizita. Artisti punon me mend, me tru dhe jo me duar. Arti kėrkon artistė tė vėrtetė. Do njerėz tė ngritur, me kulturė. Unė shkruaj poezi. Ato nuk bėhen menjėherė, duan kohė. Unė nuk kam shkruar shumė, por ato qė kam shkruar i kam mbajtur gjatė nėpėr duar para se t’i botoja. Me njė vjershė kam qėndruar edhe tetė vjet pa e kam botuar. Nė atė kohė Paskali bėnte njė vepėr arti, njė statujė dhe shkonte i thoshte qė do ta vendosim kėtu dhe askush nuk ia kthente llafin. Nė ato kohėra Bashkia e Korēės i propozoi Paskalit qė tė bėnte engjėllin mbrojtės tė qytetit. Dhe atė do tė bėnte, por dikush nga tė pranishmit, anėtar i bashkisė tha qė le t’ia lemė vetė skulptorit tė bėjė atė qė do. Paskali na bėri “Luftėtarin Kombėtar”. Punė e mirė shumė. Nuk u pėrzie bashkia nė punėt e artit, pa kemi atė vepėr tė vyer tė Paskalit. Arti duhet tė jetė i shkėputur nga politika. Veprat e artit nuk i bėnė ministrat dhe as kryeministrat, por i bėnė artistėt e mėdhenj!

    Nolin e keni njohur nga afėr?


    Noli ka qenė i madh shumė. Poet. Erdhi nė Pogradec dhe unė qė nė atė kohė isha i vogėl, iu ngjita pas, sepse e njihja dhe kisha lexuar diēka nga poezitė e tij. Deri atėhere kisha shkruar vjersha, por akoma nuk kisha botuar. Noli ishte njeri shumė i madh, njeri qė ndihmonte artistėt, ndihmonte talentet aty ku ata gjendeshin, apo ku shfaqnin ndonjė prirje. Ai i nxiste ata qė donin tė shkruanin se kush tė jepte bursė ministrat?! Ata ishin injorantė! Mė pas Nolin e kam njohur mė mirė. Ishte poet, por edhe njeri i madh. Kam pasur korrespondencė me tė. Ai ishte shumė i dashur dhe i thjeshtė. Nuk e mbante kokėn lart. I ndihmonte tė gjithė.

    Andrea Kushin e keni njohur?

    Edhe Andrea Kushin e kam njohur. Ishte mėsues. Unė isha profesor. Andrea ishte mėsues i thjeshtė. Jepte mėsim nė vizatim. Unė u mora me poezi, jam poet lirik. Fishta ėshtė epik.

    E keni njohur nga afėr Gjergj Fishtėn?
    Posi! Fishta ėshtė poet i madh dhe i fuqishėm. Po ku e kuptojnė kėta. Fishta ka qenė njeri me kulturė tė madhe. Sot e kanė lėnė mėnjanė, nė shkolla nuk e studiojnė. Dėgjo se ēfarė shkruan Fishta.

    Ah kadalė, Nikollė, t’vraftė Zoti!
    Se s’ke pa shqiptar me sy
    Mu mė thonė Oso baroti
    qė e djeg veten me gjith’ ty!

    Si i mbani mend kaq mirė vargjet e Fishtės?

    Njė poet i mirė, jo vetėm poezitė e tij i mban mend tė tėra, por edhe poezitė qė ka lexuar dhe i kanė pėlqyer duhet t’i mbajė mend. Ja me lekėt qė fitova nga botimi i parė i poezive bleva shtėpinė ku po kuvendojmė sot. Nė kohėn time arti ēmohej shumė. Sot he…!

    Nė shoqėrinė “Miqtė e Artit” a keni marrė pjesė?
    Jam kundėr shoqėrive. Nuk dua tė marr pjesė nė asnjė shoqėri. Nuk kam pranuar kurrė, dėgjon, kurrė tė marr pjesė nėpėr shoqėrira, sepse arti duhet tė mbetet art. Unė jam poet. Dua tė punoj nė shtėpinė time, tė thur vargje. Asnjėherė nuk kam marrė pjesė nė asnjė shoqėri! Jam kundėr tyre. Kanė ardhur e mė kanė thėnė qė tė futem nė ndonjė prej tyre, por unė asnjėherė nuk kam pranuar. Paskali po. Ai ka marrė pjesė nė shoqėrira. Ai e bėri shkollėn e vizatimit. Paskali ėshtė i madh. Ai shkoi tek ministri i Arsimit, Marash Ivanaj, dhe i tha qė tė hapnin shkollėn e vizatimit. Marash Ivanaj ishte njeri me kulturė. Ku pranonte ai ēdo njeri tė bisedonte me tė, ndėrsa Paskalin e pranoi, se ai ishte personalitet, ndaj dhe e dėgjoi. Kam dhėnė mėsim nė Gjimnazin e Tiranės. Jepja vizatim. Nuk jam unė pėr tė dhėnė mėsim. Nuk dua. Kėshtu e kam natyrėn. U jepja tė vizatonin ndonjė vesh rrush nė pjatė apo ndonjė mollė e dardhė, ndėrsa vetė ulesha nė tavolinėn e mėsuesit e bėja poezi. Ja kėshtu i kam bėrė poezitė.

    A kujtoni ndonjė ngjarje qė ju ka mbetur nė mendje gjatė kohės kur ju ishit mėsues vizatimi?
    Po mė kujtohet njė orė mėsimi, ku teksa shkruaja dėgjova zhurmė nė klasė dhe sytė i hodha tek njė fėmijė. Iu afrova dhe me zėrin qortues dhe “ndėshkues” i thashė “Dilni jashtė!”.

    Nxėnėsi u ēua dhe filloi tė qajė. Mė erdhi keq, duke kuptuar qė ai nuk kishte faj dhe i shkova pranė. Nxėnėsi ishte Ramiz Alia. Ramizi zuri tė qajė. Ai nuk kishte bėrė zhurmė. Mė erdhi keq. Ia fshiva lotėt me shami, e pėrkėdhela nė kokė duke e qetėsuar. Mė pas e ula nė bangė. Pasditeve mblidheshim nėpėr kafene dhe diskutonim shumė pėr artin. Nuk bėnim llafe. Por arti do sakrifica, duhesh tė jesh i gjerė nė shpirt, tė kesh poezinė brenda, ta pėrkėdhelėsh rimėn, jo me njė ditė, jo me njė muaj, jo me njė vit. Tamam si nositi. Me pikturė jam marrė pėr qejf. Kam shumė portrete tė shokėve, si tė Mitrush Kutelit, tė cilin e kam pasur shok e mik tė afėrt. Edhe ai ka qenė nga Pogradeci. Kam pikturuar Aleks Ēaēin, Naim Frashėrin, Zef Skiroin, profesorin tim, Eqrem Ēabejn kur ka qenė i shtruar nė nė spital nė Athinė.

    Po ajo piktura aty e varur nė mur e kujt ėshtė?
    Ėshtė nėna ime. E kam vizatuar nė ēastet e fundit tė jetės, pak kohė para se tė vdiste! Ajo qėndroi dhe unė desh Zoti e bėra ja kėshtu nė madhėsi natyrale. Ne artistėt e bėjmė artin, ku gjen sot njerėz qė tė bisedosh pėr artin. Arti dhe artistėt janė bėrė komercialė. Ti eja pėrsėri si nė shtėpinė tėnde dhe ta gjejmė atė qė do. Ka ca ditė qė nuk jam mirė. Ja shiko se si jam! (tregon trupin e dobėt).

    © 2003 Gazeta Panorama
    o-le-le firma

  13. #33
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    lasgush poradeci

    Dora jote Ledhatarja

    Dora jote ledhataja, ėsht' e zbetė si qiri.
    Dora jote ledhatarja lėshon dritėn e dėborės.
    Kur t'a ndjeu magjinė-e pastėr, qė tė shtrydheshe prej dorės,
    Shpirti im i frymėzuar regėtiu nė llaftari.


    Se me lėndė magjistare, u pat bre tul' i saj;
    Tul'i saj u pat gatuar, me vaj erė-e brumė dylli;
    I dha hėna pak tė ndezur, pluhur t'artė-i fali ylli,
    E kėshtu m'u duk hirplotė- haj! o dor'e vashės, haj!

    Nė vėshtrim tė dorės s'ate ē'pat, o! balli qė m'u vdar?
    Ē'pat qepall' e pėrlotur q'i ra pika tatėpjetė?-
    Dor'e bryllt' e vashės s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetė,
    Vetėtiu me prush magjije e mė bėri mendimtar.

    Dora jote qė mė dhimbset, dora jote qė mė ēik;
    Dora jote qė mė shtrihet sipėr temblave gjumashe;
    Dora jote: zemra jote qė t'u nda mė pesė fashe...
    Dh'u bė dorė tė mė ndali ndaj dyshoj se mos ik...

    LASGUSH PORADECI
    E magjishme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 16-09-2005 mė 21:06
    sereno

  14. #34
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Lasgushi eshte poeti i dashurise, poeti i vetmise se gjate
    I madherishem
    Ndoshta i vetmi poet shqiptar, qe ka perdorur sistemin izo... ne ndertimin e poezise, sistem te cilin e ben aqe te veshtire gjuha shqipe(vetem Naimi i madh disa here eshte futur ne ato ujra te thella)
    Mund ta leme edhe vetem, pa e inkluduar me te tjeret...do ti pelqente edhe atij..
    sereno

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    E bija e Lasgushit: Momentet e fundit tė jetės sė babait tim

    Intervista/Flet Marie Gusho, vajza e poetit, Lasgush Poradeci

    E bija e Lasgushit: Momentet e fundit tė jetės sė babait tim

    Yllka Parllaku


    Njė kafe mes miqsh, njė qiri i ndezur te varri i tij dhe midis kujtimesh pėrlotja para njė diktofoni. Ky ishte pėrkujtimi i thjeshtė qė iu bė dje pėrvjetorit tė vdekjes sė Llazar Gushos. Njė pėrvjetor i kujtuar pėrbrenda familjes pa ceremoni dhe zhurmė tė madhe. Plot 18 vjet nga vdekja e mjeshtrit tė poezisė shqiptare, Lasgush Poradeci, njėra nga vajzat e tij, Marie Gusho, sjell ndėrmend kujtimet me tė atin. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer”, ajo rrėfen detaje tė jetės me babanė e saj, tė cilin siē shprehet, e ka njohur vetėm pas vdekjes. Vetėm nėpėrmjet arkivave, ajo ka arritur tė zbulojė njė njeri krejt tjetėr, nga ai ēka quante baba. Madje, Marie Gusho thotė se as shqiptarėt nuk e njohin Lasgush Poradecin dhe shpreson qė nėpėrmjet ditarit dhe korrespondencės ta sjellė sa mė parė para publikut si asnjėherė mė parė.

    Pėrse kaq nė heshtje ky pėrvjetor?

    Familja e tij dhe vajzat e kanė pėrkujtuar. Para njė jave ndeza njė qiri te varri i tij, ndėrsa sot atje ndodhet motra ime. Edhe botimet e herėpashershme nė nder tė tij ofrojnė njė njohje mė tė mirė tė Lasgush Poradecit para publikut.

    Ju gjithmonė dilni me diēka tė re pėr Lasgush Poradecin, kur do tė jetė bumi i radhės?

    Ka njė sėrė vėshtirėsish. Ėshtė ana financiare, si dhe zgjedhja e njė shtėpie botuese. Kemi njė eksperiencė jo tė mirė sa i pėrket botimit dhe kur ta hedhim hapin pėr herė tė dytė duhet tė mendohemi mirė. Nė kėtė kohė, as poezia e tij dhe as publicistika nuk janė mė nė treg. Tė gjithė jetėn ka pasur korrespondencė, sepse ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė jashtė Shqipėrisė dhe familjes. Disa prej letrave kanė qenė thjesht miqėsore e disa tė tjera tė lidhjeve tė tij mė intime. Tė gjitha janė tė ruajtura, por nuk janė botuar. Ēdo gjė nė kohėn e vet, kur t’i vijė koha do tė shohin edhe ato dritėn e botimit. Por mendoj se pas njė ose dy vjetėsh do tė hap pėr tė gjithė publikun njė pjesė tė ditarit tė tij, si edhe letrat e shoqeve tė tjera e dritaret e dashurisė ashtu sikurse kam botuar fillimisht korrespondencėn e tij me nėnėn time.

    Me cilat figura tė shquara tė asaj periudhe ka pasur babai juaj korrespondenca?

    Ai ka pasur korrespondenca me tėrė miqtė e tij. Eqrem Ēabej, Mitrush Kuteli, Skėnder Luarasi, Odhise Paskali, Asdreni dhe me plot figura tė tjera. Mund tė them qė janė letra shumė tė bukura. Epistulari i Lasgushit ėshtė njė tjetėr kryevepėr e tij qė kur tė zbulohet do tė dalin margaritarė dhe perla tė rralla. Nuk janė thjesht letra, nė kuptimin e drejtpėrdrejtė, por janė mendime artistike kryesisht pėr problematikėn e artit. Por kėto letra hedhin dritė edhe pėr vėshtirėsitė qė kalonin, gjendjet e tyre shpirtėrore, sa duheshin me njėri-tjetrin, si dhe momente intime pėr shoqet qė kishin.
    Pas vitit 44, veprimtaria e tij u ndal dhe korrespondenca ka ndodhur para kėsaj periudhe, sepse nė regjimin e Enver Hoxhės ai u izolua.

    Ēfarė ndikimi pati ky regjim te Lasgush Poradeci dhe te vepra e tij?

    Pas ēlirimit u shpall vdekja de jure e tij. Kryesisht, pas kėsaj periudhe ai nuk shkroi mė. Sigurisht qė e ndjeu, por diferenca e moshės me fėmijėt e tij bėri qė tė mos fliste shumė. Ishte shumė vigjilent. Ai ka mbajtur ditar edhe nė atė kohė, por ka qenė shumė i kujdesshėm. Lasgushin nuk e njohin ende. Njohin vetėm veprėn e tij, por jo atė anėn prapa librave dhe nė jetėn e pėrditshme.

    Po ju si e keni njohur atė para dhe pas leximit tė ditarėve dhe letrave?

    Si ishte ai nė tė vėrtetė, e kam njohur vetėm nga arkivi i tij. Pasi vdiq ai dhe fillova tė lexoj dokumentet e arkivit, letrat dhe ditarėt jam habitur. Atėherė e kam njohur babanė tim se si ishte nė tė vėrtetė, sepse nė kohėn qė ai ishte gjallė nuk kishte mundėsi. Kur kam lexuar arkivin kam kuptuar skrupolozitetin me tė cilin ai e ruante atė. Them se ėshtė i veēantė, pikėrisht sepse deri mė sot nuk kam njohur njė njeri qė tė ruajė edhe kopje tė korrespondencės sė tij. Sepse ai thoshte “kur bėj njė letėr unė, aty hedh shpirtin tim dhe nuk dua qė kjo letėr tė mė humbasė”. Me aq sa e kam njohur dhe aq sa arrij tė gjykoj nė kėtė moshė, mund tė them qė babai im ėshtė unikal. Unė e them me bindje se Lasgushi ishte njė dhuratė qė i erdhi Shqipėrisė. Ai vazhdimisht na thoshte “ju jeni tė vogla, por vonė do ta kuptoni se ēfarė babai keni”. Kishte njė pėrjashtim nė njė periudhė tė caktuar, por ai akoma nuk ėshtė zbuluar. Mė kujtohet qė thoshte “poezia ėshtė luks dhe pėr njė popull qė ka probleme pėr bukėn e gojės dhe probleme mė emergjente, duket sikur nuk ka nevojė pėr tė tilla gjėra”.
    Kishte njė mėnyrė tė tė treguarit tė veēantė, si dhe mėnyra se si sillej nė shtėpi ai ishte unikale. Ai zakonisht punonte natėn kur ishte qetėsi, kur merrej me pėrkthime. Zgjohej vonė, hante natėn. kur tė gjithė vinin nė shtėpi ai dilte. Ishte gjithēka e veēantė deri te menyja qė pėrdorte. Madje, edhe nė familje jeta ishte e ndėrtuar krejt ndryshe nga tė tjerat.

    A ka lėnė ndonjė amanet para se tė vdiste?

    Ka lėnė vetėm njė amanet, qė kur tė vdiste tė varrosej nė Pogradec. Dhe natyrisht qė ne ia kemi plotėsuar dhe sot prehet aty ku dėshironte ai, nė vendin e lindjes.

    Si e kujtoni momentin e fundit tė kaluar me tė, para se tė ndahej nga jeta?

    Ėshtė i tmerrshėm. Sepse unė nuk e kujtoj momentin e fundit si poet. Unė e kujtoj si Llazar Gusho, e kujtoj njerėzisht, si njė fėmijė qė kujton babanė e vet. Por jam e lumtur qė i kam qėndruar pranė nė momentin e tij tė fundit.

    Ju ka mbetur ndonjė merak?

    Kur vdiq babai im kisha shumė dėshirė qė t’i bėja njė meshė dhe ta varrosja me prift. Por atėherė nuk ishte e lejuar feja, kjo mė ka mbetur peng.

    Ēfarė mendoni se keni trashėguar nga ai?

    Mendoj se kam trashėguar kujtesėn dhe ekspresivitetin. Ai kishte kujtesė tė habitshme deri nė pleqėrinė e shtyrė.

    Kur e ka bėrė poezinė e parė dhe a ėshtė ruajtur?

    Po, ėshtė ruajtur dhe sė shpejti do ta nxjerr edhe atė nė botim. Ishte thjesht njė vargėzim i bėrė nė moshėn 8-vjeēare.

    Cilin mbante ai si krijimin mė tė mirė?

    Ai i mbante tė gjitha njėsoj. Ai thoshte se kur vinte nė fund firmėn dhe emrin e tij ishte njė pėrgjegjėsi e madhe. Kjo ndodhte jo vetėm te poezitė qė ai shkruante, kur poezia ishte zoti i tij, por edhe te pėrkthimet. Ai e skaliste edhe fjalėn, sepse thoshte “edhe pėrkthimi mban firmėn time”. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr letrat dhe korrespondencėn e vet.

    Jeta

    Lasgush Poradeci lindi mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec, nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921-in ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė verėn e vitit 1924, qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t’i pėrfundojė studimet e larta nė Grac tė Austrisė ku edhe mbrojti doktoraturėn. Ai u kthye nė atdhe pas dhjetė vjetėsh ku edhe u emėrua si mėsues nė gjimnaz. Mė 12 nėntor tė vitit 1987, Lasgush Poradeci vdiq, duke lėnė pas njė krijimtari tė pasur.

    Vepra

    Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė. Nė vitin 1933, u botua vėllimi i tij i parė “Vallja e yjeve”, dhe mė 1937, u botua vėllimi i dytė “Ylli i zemrės”. Pas Luftės sė Dytė Botėrore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinė krijuese, por u mor edhe me pėrkthime. Ai shkroi, veē tė tjerash, poemat “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si: “Eugjen Onjegin” tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Miēkieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesė, Bajronit; Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut etj.

    Tirana-Observer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #36
    Vesė dashurije

    Sillet i heshtur an'e mb'anė
    Hij' e gjumit tė pandalė -
    Ku jan' ėndėrrat, ku janė
    Gjumė ti, tė qofsha falė?

    Ku 'sh'to! mik'e gjithė ditės
    Tė m'a shohė shpirt' i sgjuar?
    Zjarr' i syrit vetėtitės
    Qė mė pati pėrvėluar?

    Sonte mbeta mun nė pisė
    Nėn' ushtimin e njė buje:
    Moj motriēk' e vogėlisė
    Nuk tė shoh, po ti kėtu-je...

    Ti mendon mi supė t'ime
    E mbėshtetur me njė faqe;
    Regėtin me deshėrime
    Zemr' e mbushur me farmaqe

    Me flet tinės buz' e shkruar
    Fjal'e urt' e gojės s'ate
    P'shon pėr kohėn e kaluar
    Qė mė s'vjen qė kur na vate;

    Qė kur lamė shokėrinė
    Sa zu zemra tė buēasi-
    Oh! sa shpesh mė ven e vinė
    Pėrkėdheljet e ēdo ēasi!

    Pa mendohem me llaftarė
    Si te humba posi hije
    Sa pikovi lot'i parė,
    Posi vesė dashurije
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #37
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    L. Poradeci

    ...
    Bjene Telat ven e vine
    Po na tundin Shqiperine
    Toskerine, Gegerine,
    Me cdo vend me cdo krahine:
    Qe ne Shkoder ne Janine,
    Qe ne Vlor’ e ne Prishtine:
    Opopo c’fitoj lirine!
    Opopo c’u ngrit rremeti!
    Sec u tunt si vale deti:
    Posi det qe vjen me vale,
    Po vjen rende e me ngadale,
    E po ndjek Smail Qemale:
    Smail-burri i shpje ne Vlore
    Me Flamur te kuq ne dore,
    Me Flamurin e Lirise,
    Mu nde thelp te Shqiperise!

  18. #38
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kush e mban mend ate Kengen Pleqerishte te Lasgushit? Mua me vjen nder mend si ne mjegull, edhe pse ende i mbaj mend nja dhjete rreshta. Mundet ndonjeri te na e sjelle?
    Summertime, and the livin' is easy...

  19. #39
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Lassgush Poradeci

    Lasgushi si perkthyes...
    Dikur me ka rene ne dore nje perkthim nga rusishtja i Turgenievit, nje perkthim pa rime por shume i bukur. Me ka mbetur merak se nuk e kam lexuar te gjithe...vetem faqet e para. Nuk ishte libri im. E kam kerkuar gjithandej dhe nuk e kam gjetur...Ka dikush qe e di, ose qe ka ndonje poezi nga ai perkthim?
    D P
    sereno

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Mbi Ta

    MBI TA

    (Poeme pėr kryengritjen e Malesise se Madhe)
    Kujtimit te poetit Risto Siliqi


    Risto Siliqi-nisu shpejt
    Ku shfren me kob e liga,
    Ku ndeshet kombi i ngritur krejt
    Me tri Kucedra shtriga.

    Shpejt me mauzerin tėnd zemrak
    Dhe penden e praruar,
    Ku mposht halldupin turkoshak
    Atdheu duke u deshmuar.

    Ne Hot e Grude e Traboin
    Puth Ded Gjo`Lul viganin,
    Mirdite e Shale e Dukagjin
    Puth Mehmet Shpend Luanin.

    Dhe puth kuvendin heroik,
    Ku ngrihet kombi peshe,
    Ku mposht t`urryerin armik
    Malsija burrereshe;

    Malsija qe bėn sulm ne zjarr
    Po si dragoj me flete,
    Siē bėnte sulm ngadherimtar
    Gjergj Kastrioti vete.

    U zgjua Shkodra me tundim
    Prej lajmit te papritur,
    se cak me cak leshoj kushtrim
    Malsij`e kryengritur.

    Leshoj kushtrim shpagimtar
    Malsij`e burreruar,
    se prapė qeni turk barbar
    Pėr dhunė u pat leshuar.

    Dhe prapė djem e pleq e gra
    Ngarendin t`armatosur,
    te pershendesin krah pėr krah
    Vellezerit e kanosur.

    U nismė shokė e miq
    Prej Shkodrės ne malsite,
    Ku Ded Gjo`Luli me Deciq
    I mbron atdheut kufite

    Pershkuam Tuz e Grude e Hot
    E Shale dhe Tropoje,
    Ku Mehmet Shpendi i gjindet zot
    Atdheut ne pararoje.

    Me Ded Gjo`Lul e Mehmet Shpend
    U bujtem gjith nji nate,
    Na dha si kush me gaz e shend
    N`agim nga nji dhurate :

    Nga nji djalosh pėr lufte e zjarr
    Nga kull`e vet krenare,
    Nga gjaku i zemrės, gjak shqiptar,
    Per Motren shqiptare.

    Ky Deda qe nuk njeh Sulltan
    Na dha Kol Marash Vaten,
    Ky Shpendi qe s`njeh Turk-Osman
    Na dha Zef Bua Shpaten;


    Po Gjon Pullumbi zhvat krenar
    Prej gozhdes jatagane .
    " Do vij dhe vete vullnetar,
    Ta skuqim tok mejdane".

    Hajt!Digjni plumb n`atė mauzer,
    Me qitjen e pashare,
    perftoni lavd, perftoni nder,
    ta ndjeje Evropa mbarė.

    Tumirembec, i shtrenjte atdhe-
    Dh`u nisem shtatė vete,
    Dhe fluturonim plot hare,
    Si t` ishim zogj me flete.

    Dhe krep me krep e zall me zall,
    Me shpirt te paduruar,
    Nga i madhi shkas, nga i madhi mall,
    Plot duf pėr te luftuar :

    Kaptuam shtatė male rresht,
    Dhe s`folėm shtatė fjale,
    Kaptuam shtatė male rresht
    Malesise pėr t'ju fale.

    Dhe ja!Tė shtatė burrat tok
    Ne kulm te Malesise,
    Ku Drin`i Bardhe nėn`Istok
    Merr fill drejt Shqipėrisė.

    Mes Arberit , me mall rinor,
    E zbret kalitas drumi,
    Ku Drini plak e perrallor
    Buron prej Shendaumi.

    Mirė se te gjejmė atdhe bujar!
    Malėsi e lavduruar!
    Pranon ti, oh!Pak gjak shqiptar
    Qe vjen pėr t`u deshmuar.

    Pėr t`u mbuluar me lavdi
    Ne sulmet fitimtare,
    Tė bėhet fli , ku bėhen fli
    Heronjet shqipetare.

    S`qendronim dot,s`duronim dot
    Prej kobit te papritur,
    Mirdite e Lume e Shale e Hot
    Pa beft ish kryengritur.

    Se kish dhen`urdher qeni turk
    Tė carmatoset vendi,
    te derdhet gjak shqiptari curk,
    te lidhet Deda e Shpendi.


    Kur zbritem ne shtegim jugor,
    nga Drini i zi matane,
    kendonin me ze burreror
    Hatjan dhe Shaljane :

    " Nuk lidhet Ded Gjo`Luli i math
    Dragua fis prej fisi,
    Tė kap si berr, te ther`ne vath
    Tė var ne dege lisi .“

    " Nuk lidhet Shpendi lart ne Theth,
    Pret gjylet njiqind oke,
    I pret mbi sup e prap t`i hedh,
    Sulltan jezit, mbi kokė.“

    Duke shtegtuar gjithnjė,
    Degjonim kengetore,
    Ia thoshin fort qe cke me te
    Lumjane e mirditore.

    "S`hyn dot ne Lume, qen zuzar,
    Manov anadollaku,
    Rrok pushken qindvjeqari,
    Dhe shtatvjeqar cunaku".

    "S`hyn dot, ti turk e turceli,
    Ne kullat mirditore,
    Tė pret ne prite e ne frengji
    Mirėdita pushkmizore".

    Kendonte vendi ne kushtrim
    Perballe me gjith Turqine,
    Qe vjen me kob e perdhunim
    Tė carti Shqipėrinė;

    Por turku avitet plot maras :
    Marshon kucedr`e pare:
    Marshon kucedr`e dytė pas-
    Dy xhindrit pashallare.

    Shefqet Pashai, me peshtjellim
    E britme e zjarr e hekur,
    marshon pėr dhunė e carmatim
    Drejt Lumes se pa prekur;

    Bedri Pashaj, me fe dhe din,
    E me trumbete e loder,
    Del ne Mirdite e Dukagjin
    E Shale e Hot e Shkodėr.

    „Nuk duam fe ,nuk duam din",
    Kendonin Malesia,
    ze turfullon e shkrefetin
    e shfren e shfryn Bedrija.

    Filloi ne Lume sulmi i zi,
    Do Lumen ta shkretoje,
    Pashai finok, pėrpara tij,
    Dergon njė pararoje:

    Nji kumadar i eger`halldup,
    Hypur serbes mbi kale,
    takon me pushken permbi sup
    Aty pėrball nji djalė.

    Kendonte djaloshari i lum `
    Me delet n`ato shpate,
    I shfryu turqeliu-dumdum:
    " He!Jep at `armen tate!"

    Po shpejt bariu qėllon e shtje,
    Permbys perposh barbarin :
    Ja shpje Sulltanit pėr meze,
    Kush carmatos Shqiptarin.


    Kėshtu pashane e leu me gjak,
    nuk e pandeu tirani,
    E leu ne Lume nji cunak,
    nji brisk i ri Lumjani.

    Nga krism`e rrepte atje mbi shpat,
    Sa shtiu djaloshi jonė,
    U ngrit gjith Luma fshat me fshat,
    Siq kish dhe ka zakone,

    Dhe pa vonim e pa durim
    Krahin`e tėrė ish gati:
    Gezoheshin qe pėr luftim
    Erdh me nė fund sahati.

    Buciten pushket n`ate cas,
    Mbi gerxhe , mbi livadhe,
    Gjemonin si pėr shend e gas,
    Si t` ishte dasme e madhe.

    U mbush me vrer pashaj allcak
    Nga krismat prej ēdo anė,
    Ndaloj ne prag,ngurroj ne prag
    N`ato kufi lumjane.

    Mbi katėr ushtrira zot
    Dhe dyzetmije ushtare,
    Prej vrerit s`e permbante dot
    Marshimin sa me pare.

    Prapo-u shpejt, bre derbede,
    Marsh!Me gjithė ushterira!
    Vjen Luma dhe t`i shtrin perdhe
    Tė majmen egersirat.

    S`ta le ty nderin Luma aspak
    Qe te sulmosh i pari :
    M`i pari nėpėr lufte e gjak
    Sulmon gjithnji shqiptari.

    Ne front t`armikut ne kufi
    S`rektin as fryme as jetė:
    Pasha finok, me dredheri
    Gaditet me te fshehte.

    Do nis sulmin ndeshkimtar
    Ta beje Lumen troke:
    "Do ta shtroj popullin shqiptar,
    Do t`i ve mend ne kokė".


    Ec hijerende e vuv e hesht :
    Sa mirė i ka renduar
    Tė katėr ushtrirat rresht!
    Gati pėr te sulmuar.

    Ndan njezet mijė e pret…e pret
    Gjithė pret…pėr sulm pėrpjetė,
    Krekohet plot me salltanet,
    Si t`ish Sulltani vete.

    Po befas Luma u derdh tallas,
    Shperthen orti vigane,
    Perball e anas e perplas
    Sulmon hordhite osmane.

    Ketej-dymije heronj mezi
    Andej-plot njezet mijė,
    Dymije plumba bresheri
    Rrezojne`armiq dymije;

    Dhe rish dymije batare-
    Dymije armiq te shtrire,
    Dhe rish, e rish, e rish-perdhe
    Tė gjithė shtrire e grire.

    Dhe prap sulm : „Mbi ta!mbi ta!“
    Mbi mijėrat e tjera,
    Iu shtir pėrmendsh te ziut pasha
    Sikur vershoj sketerra.

    Dh`ish nji perleshje e mbytje e mort
    E britem e tmerruar,
    U mbraps pashaj, i tundur fort,
    Me ushtarėt e gjysmuar.

    Dhe te plagosurit e shkrete,
    Mes fushes se mejdanit,
    I la plot plage e gjak e et
    Dhe ashk kundėr Sulltanit.

    Kėshtu bėn Luma sulm shqiptar,
    shkon vrake e lum gjaku :
    Rrok pushken plaku qindvjeqar,
    Dhe shtatevjeqar cunaku.

    Por kur u mbraps Shefqet Pashaj
    Me ushtarėt e gjysmuar,
    Nji lajm i keq pėr kuj e vaj,
    Ne zemr`e pat pikuar :


    Ne Qaf t`Agrit ku si horr
    Bedri Pashaj vraponte,
    E pret ne ball nji mirditor
    Qe shtiu e po kendonte:

    S `del dot ti turk e turqeli ,
    Prej atmes mirditore,
    Tė shtrine ne prite e ne frengji
    Mirėdita plumbmizore."

    Kėshtu Mirėdita kish adet,
    Kur turku vjen ta ngas,
    ne prite e ne mejdan pėrvjet
    Nga nji pasha ta vrase.

    Shko shpejt, mos hash dhe ti nji plumb,
    Shefqet Pasha, ne kokė :
    Dhe bėnte Lumen troke e shkrumb,
    Tė bėri shkrumb e troke.

    Dreken perjasht ne karakoll,
    Nis shpejt llandon , hamshore,
    Dhe darken brenda ne Stamboll,
    Sa shpejt e bėn nji fore :

    „ Me faj e turp, Sulltan-Baba,
    Po kthehem i ngarkuar,
    Se Mehmet Shpendi ish katalla,
    S`do mbret pėr ta sunduar;

    As Ded Gjo`Luli s`do ne Hot
    Mbi krepat tmerrimtare ,
    Ku as shqiponjat s`ngjiten dot,
    Veq djajte shqiptare;

    Dh`as Luma s`te le nder aspak
    Qe te sulmosh i pari :
    M`i pari, thotė, ku rrjedhe gjak,
    Sulmon vetėm shqiptari;

    Dhe thotė ajo bėn sulm shqiptar,
    Rrjedh vrake e lume gjaku .
    Rrok pushken plaku qindvjeqar
    Dhe shtatvjeqar cunaku"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Poezi nga lasgush Poradeci
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 07:52
  3. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  4. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  5. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •