Viti 2009 ėshtė quajtur dhe si viti i Lasgush Poradecit, pėr nder tė 110-vjetorit tė lindjes tė tij.
Pėr kėtė qėllim nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit Ministria e Kulturės organizoi dje aktivitetin "Me zjarr ju flas, me zjarr.." sipas vargjeve tė poetit tė madh shqiptar Lasgush Poradeci, i cili u shndėrrua nė simbolin e kėsaj dite.
Zv/ministrja Suzana Turku, nė pėrshėndetjen e saj u shpreh se nė historinė e letėrsisė shqiptare tė paktė janė ata autorė qė me veprėn e tyre pėrvijojnė profilin e kulturės sė shkruar shqipe, e nė kėtė oaz ndriēues, Lasgush Poradeci me veprėn e tij zė njė vend tė merituar.
Duke vlerėsuar veprat e poetit romantik ajo theksoi se: arti poetik i Lasgush Poradecit vjen pėrkrah emrave mė tė shquar tė simbolizmit evropian si Sharl Bodler dhe Pol Verlen, duke shpalosur forcėn shpirtėrore dhe njė origjinalitet tė spikatur tė poezisė shqipe nė sinkron me zhvillimet letrare nė Evropė. Gjatė kėtij takimi u prezantua dhe njė vepėr studimore e poetit, kushtuar njė tjetėr poeti tė madh me kombėsi rumune, Mihal Emineskut.
Nė kėtė botim tė ri, tė mundėsuar nga familja Poradeci, ėshtė interesant kėndvėshtrimi i interpretimit tė njė poeti pėr njė poet tjetėr, qė gjithashtu i pėrcjell shoqėrisė sė tė gjitha kohėve humanizmin.
Lasgush Poradeci u lind mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec, nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921 ai shkoi nė Rumani pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane.
Lasgush Poradeci ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė. Ai u nda nga jeta mė 12 nėntor tė vitit 1987, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemrėn e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturės sonė si Eqrem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri.
Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare. Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.
G. Sot
Krijoni Kontakt