Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224

    Te gjesh nje pune ne Shqiperi

    Je i papune?

    Sapo je diplomuar dhe nuk gjen dot akoma nje pune? Ke filluar te shqetesohesh per te ardhmen tende? Mos u frikeso, sepse pasi te lexosh dhe te ndjekesh nje Guide qe do tia dedikojme vetem kesaj ceshtjeje, shanset e tua per te gjetur nje pune do te jene shume here me te medha sesa jane tani.

    A e di pse nuk gjen dot pune?

    Para se te dish si te gjesh nje pune, ne fillim ti duhet te dish se cfare te pengon ta gjesh nje ne vendin tend. Keto qe po listoj me poshte mund te jene disa nga arsyet e mundshme:

    Mundesite e punesimit jane te limituara, ose nuk ka fare: Ndryshimi ndermjet nje niveli te madh papunesie me mungesen totale per tu punesuar eshte se, ne rastin e pare ka disa mundesi per tu punesuar, por jane te limituara ne numer. Kjo do te thote qe vetem me te miret do ti marrin punet. Ne rastin e dyte, edhe pse mund te jesh me i miri prape nuk do te jesh ne gjendje qe te gjesh nje pune.
    Papunesi shume e larte: Disa vende kane me te vertete nje perqindje shume te larte te papunesise.
    Mungesa e aftesive te nevojshme: Ka raste kur nuk zoteron aftesite e nevojshme per ta fituar nje pune, edhe pse mund te egzistoje si mundesi punesimi. Pershembull ti nuk do te jesh ne gjendje ta fitosh nje pune si sekretare pa marre vesh pak nga kompjuteri.
    Nuk di te prezantosh veten: Nese ti ke aftesi te dobeta komunikative, per te dhene interviste apo per te shkruar nje rezyme, mund te kesh shume probleme per te gjetur nje pune te pershtatshme.

    Cfare te besh per te gjetur nje pune?

    Le ti marrim te gjitha rastet me siper nje nga nje dhe te nxjerrim konkluzionet sesi duhet te merremi me to.

    Mundesite e punesimit jane te limituara ose nuk ka fare: Ne fillim fare duhet te dini se ky rast eshte me te vertete shume i rralle, dhe ne te shumten e rasteve ngaterrohet me “Nivelin e larte te papunesise”, kujdes nuk jane e njejta gje. Po marrim rastin tipik te nje shqiptari i cili nuk gjen dot pune. Ne fakt ky rast eshte nje shoku im, i cili nuk kishte asnje njohuri dhe aftesi tjeter pervec atyre qe merr nga universiteti. Duke mos u detyruar nga shkolla, ai nuk bente as kurse te gjuheve te huaja, as kuse kompjuteri etj. Problemi i ketij personi eshte se ai ishte totalisht i bindur se nuk kishte mundesi punesimi, ne koken e tij ky vend ku jetojme nuk ka asnje vend pune ku te kerkosh nje pune. Ai mendonte se problemi i vertete ishte me vendin, kur ne realitet problemi ishte me ate vete, jo me vendin. Perqindja e larte e papunesise do te thote qe vetem personat vertete te zote dhe te talentuar mund ti fitojne punet, kurse njerzit normale (si ai) do te lihen prapa.Ai duke mos e pasur kete avantazhin e te qenurit i zoti ne ate pune, mendoi duke u genjyer nga vete mendja e tij se problemi ishte me vendin. Besimi se ” nuk ka mundesi punesimi ne kte vend” ishte nje besim fallco dhe nje vleresim i pasakte i llogjikes se ketij personi, dhe i kushtoi atij shanset per te gjetur nje pune te pershtatshme. Nese e sheh veten ne nje situate te ngjashme, sigurohu qe te testosh besimet e tua, dhe te kuptosh nese problemi eshte me te vertete me vendin apo me ty. Vetem pasi ti te sigurohesh mire se problemi nuk eshte me ty por me vendin, se megjithese je shume i zoti ti prape nuk gjen dot pune, vetem nese eshte kjo, atehere ti mund te marresh ne konsiderate opsionin per te emigruar ne nje vend tjeter.
    Nivel shume i larte i papunesise: Sic e permenda me pare, nje nivel shume i larte i papunesise nuk do te thote se ti nuk mund te gjesh dot pune, por do te thote se ti duhet te jesh pak me i mire se konkurentet e tu, qe ta fitosh keshtu punen pa asnje problem. Ta diferencosh veten nga te tjeret eshte shume e lehte: Ti duhet te jesh unik dhe ndryshe, qe ne tregun e punes perkthehet se ti duhet te kesh me shume shkathtesi, aftesi dhe cilesi se konkurentet e tu. Pra meso nje gjuhe tjeter, nje program kompjuterik tjeter, bej kurse shtese ne profilin tend, ose bej nje master per te. Cdo gje qe mund ta besh, e cila mund te te diferencoje ty nga masa e njerezve te tjere, do ta beje rezumene tende te duket me bukur se ajo e qindra veteve te tjere qe aplikojne per te njejtin vend pune. Kjo do ti rrise shume shanset per te fituar nje pune.
    Mungesa totale e aftesive te nevojshme: Nese ky eshte rasti yt atehere cfare po pret akoma? Pse nuk shkon te punosh per ti fituar keto aftesi qe tani? Edhe pse shume gjera nuk i meson dot pa e provuar nje pune ne praktike, prape ti mund ta krijosh nje ide per ate pune me pak praktikime jashte pune, te pakten sa per te kaluar intervisten e punes. Psh nese ti do te punosh si nje llogaritar, ti duhet te njohesh te pakten Excel-in. Cfare pret qe te te thoje intervistuesi nese ti i thua se nuk ke asnje eksperience me software dhe nuk i ke perdorur kurre me pare? Nese ky eshte shkaku pse ti nuk gjen dot pune atehere eshte faji yt. Fillo te permiresohesh tani para se te jete shume vone.
    Nuk di te prezantosh veten: Ky eshte problemi me i lehte per tu zgjidhur nese ti je gati per ate pune, nese je i zoti per te dhe e vetmja gje qe duhet te besh eshte te mesosh te prezantosh veten. Per kete mund te shkruhet nje postim me vete sepse nuk eshte problem injorance e personit qe e ka kte problem, por nderthuren faktore si druajtja stresi, ankthi dhe disa probleme te tjera qe ndodhin ne menyre subkoshiente por pengojne per te shfaqur nje performance te bukur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-03-2011 mė 13:56

  2. #2
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anėtarėsuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    mission impossible!

  3. #3
    Qenka perkthyer nga ndonje guide anglisht kjo, se sikur nuk ka shume lidhje me Shqiperine.

  4. #4
    QEVERIA Maska e policia911
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    ku jeton ti mer daku ?????
    e tha mire kjo me lart e ke perkthyer nga ndonje webamerikan ose europian
    RROFTE SHQIPERIA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    praktikon anglish-shqipe daku

  6. #6
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    me duken interesante , dhe ajo qe shume duhen te mesojne anglishte dhe kompjuter jane shume te verteta , por akoma se kane fituar kete kulture shumica presin ti bjeri puna nga qielli ..lol

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2010
    Postime
    6
    Shume shkrim i sakte...cdo gje ne baze lidhet me veten. Faleminderit Zoteri qe keni shkruar keto gjera.

  8. #8
    E ka shkruar Berisha kete materialin, ne prag te zgjedhjeve lokale?
    Keshtu mendoja edhe une kur u diplomova (madje edhe ne kasten e studentave te shkelqyer) dhe si nje idealiste e pandreqshme, refuzova propozimin te behesha pjese e kryesise se forumit te te rinjve te PD, por e kuptova me pas qe sikur te isha bere pjese e asaj qe refuzova, do ishte pikerisht ai anetaresim qe sherbente si nje vize per te hyre ne administraten publike. Tani me rrofte Diploma dhe aftesite profesinonale, sepse per te gjetur punen qe pretendon te duhet tesera e PD dhe minimumi 5000 euro. Mos te flas pastaj nqs do te aplikosh per pedagoge varion nga 10.000-15000 euro.

    Jo vete kaq, por edhe nese do te vazhdosh studimet per doktorature, vendet e shpallura nuk fitohen ne baze te merites, pra me ane te nje konkursi, por dorezon dosjen dhe nje X mije euro, se sado i afte te jesh nuk ta var njeri, prandaj jemi ketu ku jemi sot!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Shqiperia,Kosova dhe Maqedonia kane nje super prodhim ne akademike.Me sa duket nuk kane rruge tjeter te rinje dhe studiojne.Natyrishte qeverise i leverdis se ul kuoten e papunesise.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  10. #10
    alem de, sikur vertete te ishte ashtu si thua ti do ishim ne rregull, por problemi qendron se te rinjte sot shkojne ne univeristet sa per te kalu kohen, se gjithe kohes i ke ne kafene, e dine mire tani se te studiosh ne Shqiperi nuk ka ndonje vlere te madhe ne tregun e punes, sepse ne fakultet e marrin noten kaluese edhe pa hyre fare ne provim, ku nota kaluese (pesa) e ka cmimin minimal 150 euro. Madje kur kam qene ne fakultet, kishte nga ata qe merrnin 10 ne provim edhe pa qene fare te pranishem diten e provimit. Mos te flas pastaj rastin kur nje profesor i fakultetit qe kam kryer (me titull doktor ai) i ka dhene diplomen kur ka qene dekan, nje burri qe ne ate kohe ishte ne burg, imagjino pak se cfare behet; merret diploma e juridikut edhe kur je ne burg!
    Pastaj nivelin e atyre qe quhen akademike dhe librat qe botojne, te vjen t'i hedhesh ne kosh te plehrave librat e tyre per nivelin qe paraqesin....
    E presim nga rinia sot gje te hajrit, kur e blen diplomen, e blen edhe vendin e punes kollaj edhe duke qene pyke nga profesioni.
    Meqe ra fjala e dini besoj se sa e ka cmimin diploma e marre, pa ndjekur as edhe nje dite fakultetin: 7500 euro....
    Madje ketu e merr masterin edhe pa pasur diplomen fillimisht

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    alem de, sikur vertete te ishte ashtu si thua ti do ishim ne rregull, por problemi qendron se te rinjte sot shkojne ne univeristet sa per te kalu kohen, se gjithe kohes i ke ne kafene, e dine mire tani se te studiosh ne Shqiperi nuk ka ndonje vlere te madhe ne tregun e punes, sepse ne fakultet e marrin noten kaluese edhe pa hyre fare ne provim, ku nota kaluese (pesa) e ka cmimin minimal 150 euro. Madje kur kam qene ne fakultet, kishte nga ata qe merrnin 10 ne provim edhe pa qene fare te pranishem diten e provimit. Mos te flas pastaj rastin kur nje profesor i fakultetit qe kam kryer (me titull doktor ai) i ka dhene diplomen kur ka qene dekan, nje burri qe ne ate kohe ishte ne burg, imagjino pak se cfare behet; merret diploma e juridikut edhe kur je ne burg!
    Pastaj nivelin e atyre qe quhen akademike dhe librat qe botojne, te vjen t'i hedhesh ne kosh te plehrave librat e tyre per nivelin qe paraqesin....
    E presim nga rinia sot gje te hajrit, kur e blen diplomen, e blen edhe vendin e punes kollaj edhe duke qene pyke nga profesioni.
    Meqe ra fjala e dini besoj se sa e ka cmimin diploma e marre, pa ndjekur as edhe nje dite fakultetin: 7500 euro....
    Madje ketu e merr masterin edhe pa pasur diplomen fillimisht
    Vallahi i di keto gjera,prandaj dipllomat e atjeshme ketu nuk i njohin.Me vjen keq qe eshte kushtu.Te parshendes Yes.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  12. #12
    Alem de, ata qe jane diplomuar ne shqiperi flas, sepse ketu jetoj, nese nje i diplomuar kerkon te vazhdoje master apo doctorature ne nje universitet perendimor, mundet ,sepse diploma i njihet per te thelluar studimet akademike sipas profilit qe eshte diplomuar, por nese do te ushtroje profesionin atje eshte ceshtje tjeter, duhet te ekuivalentosh diplomen sipas politikave te arsimit qe ka ai shtet. Edhe ne Shqiperi, shqiptaret e diplomuar jashte, kur kthehen nuk mund ta ushtrojne profesionin (kjo sipas rregullave se sa zbatoehet eshte ceshtje tjeter) pa bere me perpara ekuivalenetimin e diplomes, sipas politikave arsimore te shtetit tone.
    Nese i referohemi tani studimeve sipas Kartes se Bolonjes, kemi shume lirshmeri ne transferim kreditesh jo vetem brenda vendit por edhe jashte, por problemi qendron akoma tek akademiket dhe stafi i ministrise se arsimit tek ne, qe vetem flasin e flasin e nuk bejne gje ne kete drejtim, madje per sivjet u bllokuan shume mastera ne profile kryesore, sepse ministria e arsimit beri marreveshje te fshehte me universitetet private, ku keta te fundit ofruan ato profile masteri qe ministria nuk i kishte hapur, keshtu qe u dynden te gjithe tek privati......dhe universiteteve te publikut iu akorduan ca mastera koti....
    Merre me mend ku jemi akoma tek arsimi, qe mos te flas pastaj tek punesimi!!!

    Po ashtu te prsh edhe une alem de...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Ti i dinm me hollesishem gjerat,se une nuk merrem fare me problemet e Shqiperise.Per mua mjafton qe ka nje sistem shume partiak.Te tjerat jane pune te mbrendeshme.Me gjitha ate Shqiperise dhe shqipetareve ju deshiroj sa me shpejte ne Europe.
    Nderimet e mia Yes.Kalofsh mire.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Pershendetje te gjitheve.

    Ju faleminderit per vleresimin Enii dhe Klesi. Ketu u ndane mendimet me dysh. Disa permendin faktore te tjere si 5000 Euro apo mikun si faktor per te fituar nje pune, kurse artikulli qe shkruajta ne fillim thote gjera te tjera. Atehere kush ka te drejte????

    Te dy kemi te drejte

    fashion girl, Qyfyre, Policia 911, OPARI, Yess, Alem de, ju keni te drejte sepse ata faktore ju ndihmojne te fitoni nje pune, keto jane llogari qe une jua thashe ne artikull qe ju duhet ti beni para se te kuptoni mire se pse nuk gjen dot nje pune. Nese ne fushen ku ju pretendoni keto jane faktoret e vetem qe ndikojne per te fituar nje pune atehere ok, veproni ne baze te ketyre te dhenave. Por kujdes, shpeshhere njerzit genjejne veten, duke mos qene aq te zote per te fituar nje pune per tu justifikuar thone qe duhet miku apo duhet leku. Prandaj qe te mos mbeteni tek keta viktima te mendjes se vet ju sugjeroj qe kte artikull ta merrni pak me seriozisht, sepse me te vertete eshte nje nga me te miret ne web.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    futu beju anetare me te gjitha partite,,,,

    se keshtu ke shance ,,,,,haaaaaaa

  16. #16
    Citim Postuar mė parė nga AJSBERG Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve.

    Ju faleminderit per vleresimin Enii dhe Klesi. Ketu u ndane mendimet me dysh. Disa permendin faktore te tjere si 5000 Euro apo mikun si faktor per te fituar nje pune, kurse artikulli qe shkruajta ne fillim thote gjera te tjera. Atehere kush ka te drejte????

    Te dy kemi te drejte

    fashion girl, Qyfyre, Policia 911, OPARI, Yess, Alem de, ju keni te drejte sepse ata faktore ju ndihmojne te fitoni nje pune, keto jane llogari qe une jua thashe ne artikull qe ju duhet ti beni para se te kuptoni mire se pse nuk gjen dot nje pune. Nese ne fushen ku ju pretendoni keto jane faktoret e vetem qe ndikojne per te fituar nje pune atehere ok, veproni ne baze te ketyre te dhenave. Por kujdes, shpeshhere njerzit genjejne veten, duke mos qene aq te zote per te fituar nje pune per tu justifikuar thone qe duhet miku apo duhet leku. Prandaj qe te mos mbeteni tek keta viktima te mendjes se vet ju sugjeroj qe kte artikull ta merrni pak me seriozisht, sepse me te vertete eshte nje nga me te miret ne web.
    O AJSBERG, per artikull te tille ben kerkim ne google dhe gjen me qindra guides. Po nuk jane shkruar per Shqiperine.

    Megjithate te falenderoj qe paske shkruar guide-in me te mire ne web dhe qe na e dhe pa pagese.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anėtarėsuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkėnderBeu-n
    Postime
    364
    Sa mė bėre tė qesh me kėtė material AJSBERG, ke treguar rastin e shokut tėnd, unė po tė tregoj rastin e shoqes time
    Shoqia ime dėrgoi CV e vet nė 5 vėnde pune , priste ta telefononin pėr intervistėn por asnjėra nuk e telefonoi , kur vendosi ta dėrgonte te vėndi i 6 , shkoi vet, dhe kėrkoi me ngulm qė ta shikonin aty pėr aty CV, dhe ti jepnin njė pėrgjigje me domosdo, nejse pas kėmbėnguljes sė saj, zotėria qė e kishte pėr dertyrė ti shqyrtonte CV-tė, qeshi kur e lexoi CV-nė dhe i tha zonjushės, - po tregohem i sinqert me ty, me kėtė CV s'ke pėr tė gjetur punė, tė paktėn kėtu nė shqipėri, sepse me kėto tė dhėna, shum shpejt ti mund tė mė zėsh vėndin e punės mua.
    sepse zonjusha kishte dy diplloma me rezultate tė mira, zotėronte tre gjuhė tė huaja, gjithashtu pėrdorte shum programe tė kompjuterit pasi dhe njėra nga shkollat ishte Elektronikė,
    Pėrrfundimisht gjeti punė nė Albtelekomb , sepse CV e saj e shqyrtuan tė huajt jo shqiptarėt
    Secili pėr vete, Zoti pėr tė gjithė

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Nuk kam njohur ose degjuar kurre per dike qe kerkonte pune, dhe nuk ka refuzuar asnjeher ndonje pune. e pr,a kjo nuk ehste papunesi, por paunesi vullnetare. nuk ka asgje te keqe te mospranosh ndonje pune sepse nuk je i kenaqur me kushtte, por ama mos u konsidero i papune, sepse nuk je!

  19. #19
    O zoti basha, mos je duke bere gje fushate per lul bashen?
    Ne te japim shembuj konkrete dhe ti na thua nuk kam degjuar ndonjehere!
    Sipas teje, nje jurist apo inxhinier ta marrim si shmebull, nese nuk gjen pune sipas profesionit te tij le te punoje kamarier!!!!

    Mendoj se cdo njeri duhet te sillet me dinjitet dhe, te kete respekt per te gjithe mundin qe ka bere ne shkollimi e tij, duhet t'i thoje vetes qe vlen shume dhe te mos ule koken para padrejtesive te ketij sistemi, qe vetem meritokratik nuk eshte, por sistem kleptoman! Nje profesionist i vertete, le te behet kamarier sipas teje dhe, ai qe eshte shkolluar me rrugen e mikut dhe cifligut dhe qe s'ka haber se per cfare eshte diplomuar, le te ze vend pune ne institucione shteterore.

    Une jam me e djathte se vete Berisha, por ama deri sa te jete ky sistem mizerje, as qe kam per te marre ndonjehere teser parite dhe te ze vend pune ne administrate me ane te saj!

    Vleresoje me shume Veten!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    O zoti basha, mos je duke bere gje fushate per lul bashen?
    E dija qe do vinte kjo batuta


    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Sipas teje, nje jurist apo inxhinier ta marrim si shmebull, nese nuk gjen pune sipas profesionit te tij le te punoje kamarier!!!!
    Nuk guxoj kurre tu jap njerezve qe nuk njoh se c'duhet te bejne. Thjesht pretendoj qe te mos perdorin temra kuptimin e te cileve nuk e njohin. papunesi nenkupton situaten kur je i gatshem te punosh ne kushtet qe ofrohen, e serish nuk gjen dot pune: pra, kur ti do te punohs, dhe ai tjeteri do te te jape pune, por serish nuk mundesh.

    shembulli qe sjell ti, nenkupton papunesi vullnetare (pyet cdo ekonomist q emerr vesh ndonje gje). Serish nuk pretendoj qe inxhinieri te punoje si kamrier, por ama nuk quhet i papune. kaq po them.


    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin

    Mendoj se cdo njeri duhet te sillet me dinjitet dhe, te kete respekt per te gjithe mundin qe ka bere ne shkollimi e tij, duhet t'i thoje vetes qe vlen shume dhe te mos ule koken para padrejtesive te ketij sistemi, qe vetem meritokratik nuk eshte, por sistem kleptoman!
    per sistemin politik dhe administarten jam shume dakor,t por per firmat private kurrsesi. nuk ta ka njeri borxh punen,as tye as mua, dhe nuk duhet te kete njeri guxim te pretendoje dicka qe nuk eshte e tija. Pra,nese inxhinieri nk gjen pune, ndofta duhej ta kishte menduar treguin parase te hynte ne shkolle. quhet 'realitet'.

    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Nje profesionist i vertete, le te behet kamarier sipas teje dhe, ai qe eshte shkolluar me rrugen e mikut dhe cifligut dhe qe s'ka haber se per cfare eshte diplomuar, le te ze vend pune ne institucione shteterore.
    ah, ja qe shtetit nuk kemi ci bejme, keshtu ka ecur e keshtu do ece sa te jete jeta. dhe me mire qe eshte keshtu, qe mendjet me te mira te jene ne privat ku punojne relaisht, dhe jo ne shtet ku behen parazite.

    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin

    Une jam me e djathte se vete Berisha, por ama deri sa te jete ky sistem mizerje, as qe kam per te marre ndonjehere teser parite dhe te ze vend pune ne administrate me ane te saj!
    vallaj, kurr mos e befsh se do hedhesh jeten kot, do vesh 50 vjec e nuk do ta duash veten, aq parazit te ben shteti. vetem punesimi privat ka kuptim dh evlere. shteti te ben hajdut.

    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin

    Vleresoje me shume Veten!
    e vleresoj aq veten sa kurre nuk e kam ulur te pretendoj pune kur e di shume mire qe nuk ma ka boprxh njeri. jam treguar i duruar dhe kam fituar aty ku kam mundur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •