Bashkohu me mua ne facebook: http://www.facebook.com/pages/Mbledhje-lideresh/283097193498

Do te shpjegojme si e drejton nje lider nje grup njerzish drejt nje qellimi te caktuar te perbashket, qellim i cili ka te beje me punen apo ne cdo vend tjeter.

Lidershipi dhe ndikimi tek te tjeret

Nje lider eshte nje person i cili beson ne nje qellim te caktuar dhe qe ka nje vizion te caktuar. Lideret e mire, te cilet ndikojne shume lehte tek te tjeret, jane ata te cilet besojne shume fort ne vizionin e tyre. Kjo do te thote se nese ti nuk beson shume fort ne ate vizion apo ne arritjen e atij qellimi, ti nuk do te jesh kurre ne gjendje te ndikosh tek te tjeret, te besh qe ata ti perkushtohen atij vizioni apo qellimi.

Ajo qe eshte zbuluar eshte se njerzit nuk ndikohen nga nje lider prej fjaleve te tij, por ndikohen prej energjise me te cilen jane te shoqeruara ato fjale.

Ti mund te jesh shume here me bindes kur flet me siguri, dhe kur ti beson shume fort ne arritjen e nje vizioni, atehere ti ndjen gjithe sigurine e kesaj bote kur flet per arritjen e tij, duke u bere keshtu shume here me bindes.

Sa me shume qe lideri te besoje ne vizionin e tij, do te jete me ne gjendje te ndikoje te tjeret dhe gjithashtu ti beje ata te besojne ne vizionin e tij.

C’mund te beje tjeter nje lider per te ndikuar te tjeret?

Nje lider mund te perdore gjithashtu teorine e konceptit te identitetit per te ndikuar tek te tjeret. Pra duke tejcuar nje identitet te caktuar tek dikush, ai mund te ndikohet per ta kthyer kte identitet ne realitet.

Psh nje nga menyrat me te mira me te cilen nje lider mund te ndikoje dike eshte ti thoje atij dicka si: “E di qe nje dite ti do te besh dicka te madhe dhe te jashtezakonshme”. Kur lideri ia thote personit kete sugjestion me shume siguri, subkoshienca e personit do ta absorboje kte mendim dhe te gjitha veprimet e tij do te ndikohen nga ky sugjestion, deri sa ta kthejne ate ne realitet.

Lideret gjithashtu duhet te ndikojne tek te tjeret duke perdorur stile te ndryshme motivimi, stilin i cili i pershtatet me mire personave real me te cilet kane te bejne. Disa njerez ndikohen me shume nga shperblimet kurse disa te tjere ndikohen me shume nga deshira per te evituar denimet.

Nje lider i mire duhet te percaktoje stilin e duhur motivues qe duhet te perdore per cdo person ne menyre qe te kete ndikimin me te forte te mundshem mbi ta.

Dhe ne fund, qe nje lider te ndikoje tek te tjeret ai duhet te jete nje shembull i mire per ta, jo vetem dikush qe jep vec urdhra. Duhet qe ato gjera qe urdheron ti kete bere vete me pare, qe te tjeret ta ndjekin. Nje lider duhet te drejtoje nepermjet shembullit vetjak ne menyre qe te ndikoje tek te tjeret, perndryshe njerzit nuk do te kene besim tek ai.