Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 168 prej 168
  1. #161
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    -Serbia e ka ne dore qeverin e Kosoves

    Kjo e fundit anulon te gjitha tjerat, rezultati, mbahen negoziatat.
    Serbia(shantazhuesja e qeverise sone) merr kandidimin per BE..
    Kosova meqenese kandidimin e ka marr me ndihmen e Ahtisarit para do vjete, tashme behet realitet dhe kemi Bosnjen 2.
    Tani kjo bosnja e re nuk i ka 30-40% serb, por vetem 5%.. por kjo nuk eshte me rendesi.
    Me rendesi eshte qe projekti i serbis qe perreth te kete vetem shtete si bosnja po shkon ne vend.
    Nuk eshte faji i qeverise sone.. ose i Thaqit, qfare lidhje kane keta me keto projekte..?
    Eshte faji i serbise.. ajo po i ben keto..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #162
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Georg Washingtoni ose Gjarperi i Kosoves*
    nje te mire e ka, nuk mundemi te ja mohojme..
    din me u zgerdhi mire.. eshte i shkelqyeshem ne kete art..**
    dhe kjo veti ndoshta edhe mund ta mbroje qeverin e tij te mos bije.
    Dihet qe nga vullneti i serbis varet qendrueshmeria e qeverise..
    tadiqi s'besoj qe mund ti gjeje ndonje vrejtje tjeter thaqit..
    perveq ndoshta nuk i pelqen menyra si e shpreh lojalitetin.. permes zgerdhimjes..
    Mirepo ne kete pike thaqi jone eshte i parritshem dhe kemi besim te plote ne te.



    * kto dy epitete jane ne kontradicion te thelle mes vete, Washingtoni ka qene gjahtar i gjarperave..
    mirepo budallakin disi duhet me kallxu.. kosova eshte vend ideal jo vetem i budallakive por edhe i gjarperave.

    **kualiteti i saj rritet sa me servil e puthador eshte pronari.
    __________________
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi hedh poshtë çfarëdo “pazaresh” për veriun


    Publikuar: Sot, më 16 mars 2011



    Prishtinë, 16 mars -

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çfarëdo ideje që mund të dalë për autonomi apo status special për veriun do të zhduket si fluskë sapuni.


    Ai këto komente i bëri të mërkurën para kabinetit qeveritar, me ç'rast ka theksuar se dialogu i nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke ecur mirë, përderisa ka shprehur bindjen se përfundimi i tij, do të rezultojë me njohje reciproke.
    Thaçi, siç raporton Kosovapress, ka thënë se pala e Kosovës në këto bisedime është duke punuar vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.
    "Asnjë deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik dhe prej kujtdo që vjen, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisarit, do të tejkalohet apo do të ikë si fluskë sapuni. Qoftë ide që dalin për autonomi, apo për statuse speciale", ka thënë Thaçi.
    Thaçi ka siguruar se nuk do të ketë cenim të tërësisë territoriale të Kosovës, duke thënë se çfarëdo tendence për kthim prapa, qoftë edhe deklaratë e `vullnetit të mirë' për Qeverinë e Kosovës dhe për spektrin politik, është i papranueshëm.
    "Afirmimi i ndonjë deklarate apo ndonjë rekomandimi mendoj se është krejt i panevojshëm dhe temat e tilla, për politikën kosovare, kushdo që të jetë qoftë në Qeveri apo pozicione tjera, janë të panevojshme, të paarsyeshme dhe nuk janë fare të qëlluara, janë ide kundër fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe nuk duhet të afirmohen apo të hapet debat rreth tyre. Prandaj gjërat e tilla kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë të papranueshme për të gjitha institucionet e Kosovës", është shprehur Thaçi.
    Kreu i ekzekutivit të vendit në këtë mënyrë i është përgjigjur idesë së Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili ka kërkuar që të ketë një status special për veriun e Kosovës si zgjidhjen e vetme aktualisht për këtë pjesë të vendit. Përtej rekomandimit, drejtuesi i GNK-së, Marko Prelec ,në një intervistë ka thënë se autonomia për veriun e Kosovës "do të ndodhë patjetër”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #164
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Veriu sot per sot e ka autonomin , por tash edhe njohje ndërkombëtare do te ket me bisedimet e hashimit me shokun e tij tadiq!

    oj halla mine ,
    Po ky është i dërguari i him goves.
    Ky është klonim i himes!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Lëvizja VETËVENDOSJE! - Replika e Albin Kurtit


  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    FLORIN KRASNIQI: "Bisedimet me Serbine jane mburoje per banditizmin ne qeverisje te Thacit"
    TV Rrokum, 16.03.2011

    Intervista

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Kur Prishtina zyrtare flet për qëndrim konstruktiv të Beogradit
    18-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati

    Hashim Thaçi, në mbledhje Qeverie e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se zgjidhjet do bëhen në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës. Por kësaj radhe e tregoi edhe arsyen se për se beson se do jetë kështu: me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë. Pra, sipas Hashim Thaçit, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë për shkak të korrektësisë së ndërsjellë në porcesin negociator. Dhe të flasësh për korrektësinë e Serbisë, nuk është vetëm një qëndrim hipotetik, aspak shkencor, dhe akademik, por as politik, dhe ka rrezik se deklaratat për korrektësi të Serbisë të ikin si fluska sapuni. Të flasësh për korrektësi të Serbisë në raport me Kosovën, do të thotë të tregosh përralla me ujkun që na është bërë qengj, por kur këtë e thotë dikush që gjithë përgjegjësinë për strukturat e ashtuquajtura paralele në veri të Kosovës dhe nëpër enklava serbe ia kishte vënë mungesës së korrektësisë së Beogradit dhe të veprimeve të tij destruktive, e për më tepër, kur këtë e thotë dikush që ka monopolizuar të drejtën të flasë në emër të UÇK-së, atëherë nuk mund të konsiderohet vetëm mungesë përgjegjësie politike dhe amoralitet politik. Hashim Thaçi, ky njeri që në skenën politike të Kosovës hyri pas vrasjes së komandantëve të njohur të dy grupeve guerile të Kosovës: Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, por edhe të shumë bashkëluftëtarëve tyre, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë në raport me Kosovën, duhet të të tregojë të vërtetën e takimit të tij me Momçilo Trajkoviqit dhe me popin Artemije në Prishtinë, për takimet e Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, dhe me takimet e mëvonshme të tij me serbë të tjerë, e për më tepër për të vërtetën për krijimin e enklavave serbe dhe të ndarjes së Mitrovicës. Hashim Thaçi, duhet ta bëjë këtë, sepse me këto takime, legjitimuan dy qendrat e vendosjes politike serbe në Kosovë: qendrën e vendosjes politike serbe në Mitrovicë, që e kryesonte Oliver Ivanoviqi dhe që ka pasur dhe ka për qëllim realizimin e ndarjes së veriut të Kosovës, dhe qendrën e vendosjes serbe në Graçanicë, që e kryesonte Rada Trajkoviq, kurse vetë Momçilo Trajkoviq ishte përfaqësues i qeverisë serbe në Kosovë dhe kryesonte një Komitet serb që bashkërendonte veprimtarinë e dy qendrave të vendosjes serbe. Duhet thënë se Serbia, në përputhje me ambicet e saj për realizimin e interesave të saj në Kosovë, kishte trajtim, në dukje të ndryshme, për veriun e Kosovës, të cilin e kërkonte në shkëmbim me Preshevën dhe Bujanovcin, detyrë që i ishte besuar qendrës së vendosje serbe në Mitrovicë dhe që e kishte konfirmuar vetë Hashim Thaçi para dhjetë vitesh, dhe një autonomie për serbët në pjesët e tjera të Kosovës, e që i ishte besuar qendrës serbe të vendosjes në Graçanicë. Dhe në përputhje me këtë, serbët e veriut të Kosovës kurrë nuk u bënë pjesë të sistemit politiko-juridik të Kosovës, kurse serbët e pjesëve të tjera, dhe vetëm pas garancive autonomiste që iu dhanë nëpërmjet Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, kanë pranuar të jenë pjesë të qeverisjes në Kosovë, por jo edhe të pranojnë shtetin e Kosovës. Por të gjitha këto janë bërë me pajtimin e Beogradit. Se çka do të thotë kjo, mjafton ta përmendim rastin e Bogdanoviqit, ministrit aktual serb për Kosovën, i cili më parë ka qenë edhe ministër në qeverinë e Kosovës. Pra, aty ku Serbia ka ambicie për shkëmbime territoresh, aty ka dështuar tërësisht përpjekja për shtrirjen e pushtetit të Prishtinës, ashtu siç ka dështuar edhe e ashtuquajtura “stratgjia për veriun” e Hashim Thaçit dhe që iu besua (d)Ylberit të Veton Surroit, kurse në ato pjesë ku nuk ka pretendime të tilla, ka lejuar tërthorazi që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina. Dhe po t’u kërkojë Beogradi këtyre deputetëve serbë që përfundimisht të tërhiqen nga Kuvendi i Kosovës, dhe nga qeveria e Kosovës ata pa një pa dy do ta bëjnë këtë, duke e rrëzuar për tokë vetë Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dhe Hashim Thaçi e di se qëndrueshmëria e tij politike dhe si kryeministër i dedikohet pikërisht Beogradit dhe vullnetit të tij për ta mbajtur në këmbë një qeveri të pakicës politike kuvendore shqiptare. Dhe ndoshta këtë e quan Hashim Thaçi, korrektësi të Serbisë...
    Por, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë, Hashim Thaçi, duhet ta tregojë të vërtetën edhe për krijimin enklavave serbe në Kosovë, dhe për ndarjen e veriut të Kosovës gjatë konfliktit të armatosur dhe pas saj, sepse është njeriu që ka folur dhe flet në emër të një organizate politiko-ushtarake që duhej të mos lejonte krijimin e tyre, e as ndryshimin e relievit etnik të Kosovës. Është shumë me rëndësi të dëgjohet nga ai versioni se si ndodhi që pjesëtarë të UÇK-së ishin urdhëruar që të mos lejonin rikthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës në përfundim të konfliktit të aramatosur, ashtu siç është me rëndësi të dëgjohet nga ai e vërteta për veprimtarinë e Zonës Operative të Shalës, që mbulonte Mitrovicën dhe veriun e Kosovës, për ndikimin që kanë pasur te kjo Zonë njerëz të ndryshëm, disa prej të cilëve shokë shkolle me Nexhmedin Zekën - “Lulin”, dhe me Ismet Osmanin -“Currin” nga Broboniqi i Mitrovicës, si dhe për lidhjet e tyre me Ilija Trajkoviqin, komandantin e policisë serbe që mori pjesë në aksionin e masakrimit të jasharajve në Prekaz të Skënderajt, dhe koleg i Nuredin Ibishit – “Komandant Lekës”. Po them që të dëgjojmë nga Hashim Thaçi, sepse unë e kam thënë një pjesë të madhe të së vërtetës, edhe pse jo gjithë të vërtetën, qysh para dhjetë vjetësh, për ç’arsye edhe jam kërcënuar shumë herë. Dhe pasi ta thotë versionin e tij për të gjitha këto, mund të flasë për korrektësinë e Beogradit në raport me Kosovën, dhe për njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe kur është fjala për njohje të ndërsjellë, duhet të qartësohet fakti se nuk është Kosova ajo nqë nuk e njeh Serbinë, por është Serbia që nuk e njeh Kosovën. Kosova kurrë nuk ka deklaruar se nuk e njeh pavarësinë e Serbisë, por është Serbia ajo që ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk di që ndonjë nënshtetasi të Serbisë t’i jetë mohuar e drejta e lëvizjes me dokumente të Serbisë, me targa të ndonjë qyteti të Serbisë, e bile nuk u është mohuar e drejta e lëvizjes as qytetarëve serbë të Kosovës me dokumente të Serbisë dhe me targa të Serbisë, por u është ndaluar kategorikisht e drejta e lëvizjes shqiptarëve të Kosovës me dokumente të Kosovës dhe me targa të Kosovës.
    Sa u përket aspekteve autonomiste, Hashim Thaçi t’i japë fund spekulimeve me këtë çështje, sepse autonomia shumë e madhe për serbët është e garantuar me Pakon e Ahtisarit, që kishte për qëllim të zyrtarizonte ndarjen etnike në Kosovë, dhe Kushtetuta e Kosovës nuk është asgjë tjetër, pos emër tjetër për këtë Pako. Me këto dokumente, serbët e kanë të garantuar autonominë e madhe, që mund të jetë e barazvlershme me një status special, pasi që të gjitha çështjet në komunat serbe dhe në veri të Kosovës i kanë në të drejtën e tyre, e edhe raportet me Beogradin i kanë shumë të ngushta. Vetëm këtë vit Beogradi ka ndarë për veriun e Kosovës rreth 200 milionë euro, dhe këtë e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Prandaj, është spekulative, ashtu siç janë spekulative shumica e deklaratave, e qëndrimeve dhe e opinioneve që i ka shprehur Hashim Thaçi deri më tash. Pra, të thuash se zgjidhjet do të jenë në përputhje me Pakon e Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës, do të thotë se flet pikërisht për autonomi serbe në Kosovë, autonomi që tash e ka secila komunë serbe në vete. Pakoja e Ahtisarit, në anën tjetër, parasheh edhe të drejtën e komunave për t’u bashkuar në asociacione komunale (pika 9), pra parasheh edhe të drejtën që komunat serbe të bashkohen në një asociacion të veçantë dhe të bashkojnë autonomitë në një. Dhe serbët si hap i parë e duan këtë, kurse këto negociata që po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duhet të gjejnë formulimet juridiko-kushtetuese përkatëse që të bëhet kjo, kurse të tjerat më pastaj, sepse besoj se Hashim Thaçi e di se nuk përfundon gjithçka me këto negociata...

  8. #168
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    More a ja ngrehi veshin hashimit shkau bogdanoviq sot qe ish ne Prishtinë?!

    Më duket se hashimi me hijenat e veta ne qeveri thojke se nuk kan me hi mo shkijet ne Kosovë pa lejen e qeveris së Kosoves?!

    hashimi , mesiguri i tutet fletarestit , e nuk po guxon me u dok ne opinion , le me te reagoi kundër mikut te tij shka ,bogdanoviq.

    Mirë kan fillu bisedimet!

    Sa her që nuk është dëgjuar LVV, Kosova ka psu dështime.
    Këto bisedime jan dështimi i rradhes
    !
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •