Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Kosove; Milioner ne shtet te varfer

    7.03.2011
    Albana Isufi

    Agjencia Kosovare Kundėr-korrupsion ka bėrė tė ditur se njė nga 10 politikanėt qė ishin pretendentė pėr tė hyrė nė Kuvend, ėshtė milioner. Shoqėria civile vlerėson se pasuria e politikanėve ėshtė e dyshimtė, meqė ėshtė paradoksale tė ketė kaq shumė milionerė nė njė vend, ku gjysma e popullatės ėshtė e papunė dhe e varfėr.


    Profesioni mė fitimprurės nė Kosovė duket tė jetė politika. Kjo tė paktėn duke u bazuar nė tė dhėnat e Agjencisė Kundėr-korrupsion, e cila vlerėson se ēdo i dhjeti pretendent pėr tė hyrė nė Kuvend nga partitė mė tė mėdha politike, ishte milioner.

    Disa nga ta tashmė janė bėrė pjesė e legjislativit.

    Nė Kosovėn, nė tė cilėn paga mesatare ėshtė rreth 270 euro, gjysma e popullatės ėshtė e papunė dhe e varfėr, sipas drejtorit tė Agjencisė Kundėr-korrupsion, Hasan Pretenit, ėshtė shumė e vėshtirė tė arrihet pasuria milionėshe.

    Avni Zogiani nga Organizata pėr Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Ēohu”, hedh dyshime mbi ata qė janė pasuruar duke ushtruar funksionet publike.

    “Ėshtė matematikė e thjeshtė. Sikur me kėto rroga tė mos shpenzonin fare, as atėherė nuk mund tė arrihet kjo pasuri. Fenomeni i abuzimit me paranė publike po ndodh hapur, e shohim tė gjithė dhe nuk ka fuqi askush pėr tė vepruar, sepse edhe Gjyqėsori ėshtė i ndėrlidhur me kėtė politikė dhe krim tė organizuar. Rrėnja e pėrbashkėt e tė gjitha partive politike bashkė me sektorėt tjerė tė korruptuar janė struktura tė krimit tė organizuar”, shprehet Zogiani.

    Agjencia Kundėr-korrupsion thotė se nė mesin e 450-460 pretenduesve ka identifikuar mė shumė se 44 milionerė. Preteni ka thėnė se ka pasur s’pėrputhje tė shifrave nė deklarimin e pasurisė qė kanė bėrė politikanė sa herė qė ėshtė dashur ta bėjnė.

    Avni Zogiani thotė se nuk ėshtė i befasuar me shifrat nė fjalė. Ai ka njė shpjegim.
    Ėshtė e qartė qė zyrat publike janė shndėrruar nė ndėrmarrje private tė politikanėve.


    “Nuk mė befason kurrgjė. Ēdo i dhjeti ‘bodyguard’ ėshtė milioner. Ne kemi pėr shembull ‘bodyguard’ tė kryeministrit qė kanė shtėpi miliona eurosh dhe kėtė e them me pėrgjegjėsi tė plotė dhe mund tė pėrballem me ligj. Ėshtė e qartė qė zyrat publike janė shndėrruar nė ndėrmarrje private tė politikanėve”, thotė Zogiani.

    Drejtori i Institutit Kosovar pėr Demokraci, Ismet Kryeziu, vlerėson se pasurimi i elitės politike, e ka varfėruar popullatėn.

    “Nga keqqeverisja kosovare, qė ėshtė bėrė, duke pėrfshirė edhe procesin e luftės, ku si qytetarė nuk kemi informacione tė mjaftueshme pėr buxhetin qė ėshtė pėrdorur, por edhe pėr periudhėn e para luftės, domethėnė tė sistemit paralel”.
    Ėshtė njė zėnie e frymės ekonomike nga keqqeverisja dhe nga kėta njerėz qė duke pasuruar vetveten, kanė varfėruar qytetarėt e Kosovės.

    “Tė gjitha kėto janė indikacione qė kėta njerėz qė kanė qenė tė pėrfshirė nė kėto procese, kanė pasuri marramendėse ose miliona, qė ėshtė nė s’pėrputhje me realitetin dhe me zhvillimet ekonomike tė Kosovės. Ėshtė njė zėnie e frymės ekonomike nga keqqeverisja dhe nga kėta njerėz qė duke pasuruar vetveten, kanė varfėruar qytetarėt e Kosovės”, vlerėson Kryeziu.

    Agjencia Kundėr-korrupsion ka dėrguar njė sėrė rastesh tė dyshimta pėr korrupsion nė prokuroritė kosovare dhe nė atė tė EULEX-it. Megjithatė, rastet kur tė korruptuarit pėrballen me drejtėsinė janė tė rralla, apo dosjet e tyre lihen, arkivohen.

    Avni Zogiani thotė se ky ėshtė indikator i korruptimit tė Gjyqėsorit, po ashtu.

    “Sigurisht se politikani i korruptuar prodhon njė gjyqėsor tė korruptuar. Gjyqėsori nuk pikėn prej qiellit. Kurdoherė qė nuk funksionin Gjyqėsori, ėshtė pushteti tjetėr qė intervenon. Nė kėtė rast ėshtė, pėr shembull, Parlamenti. Por, Parlamenti nuk mund tė veprojė, pasi qė vetė ai ėshtė deri nė fyt”, shton Zogiani.

    Vitin e kaluar EULEX-i nisi hetimet ndaj Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit nėn dyshimet pėr korrupsion, por rasti ende nuk ka kaluar nė gjykatė.

    Ndėrkohė, Agjencia Kundėr Korrupsionit bėn thirrje qė tė miratohen ligjet, me tė cilat luftohet korrupsioni, si ai anti-mafia dhe ligji mbi konfiskimin e pasurisė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    nuk ka sgje paradoksale ne egistencen e milionereve ne nej vend te varfer. paradoksi eshte vetem qe pas vujatjeve te tmerrshme te shkaktuara nga idologjia e barazitizmit, ende degjohen idiotesira te till ambi 'shperndarjen e pasurise kombetare' etj.

  3. #3
    Kosove; Milioner ne shtet te varfer

    --------------------------------------------------------------------------------


    Mos esht e kunderta se esht ber teater i madhe kjo puna e varferis ne kosove une as njeher nuk e kam pare ate varferi e cila proklamohet ne medija si kosova na qenka e varfer mendoje se kjo loja me varferin e kosoves me teper esht nje propagand per te perfituar sa me teper fonde nga jasht.?

    Nuke e di cka cuhet varferi kur ne kosove cdo perosne posedon te pakten nje Vile nje makine po ashtu ka nje te aferm jasht kosove mbase ka njerz ne kosove te cilet kualifikohen si te varfer ndersa jan pronare te disa hektarve toke pronare te Dy-tre traktorve e kombajve por per cudi prap keta persona klasifikohen si te varfer.

    Varferia e kosoves dallone shume nga varferit e vendeve tjera ta zem si ajo e shqiperis-Bullgaris-Rumanis e vendeve tjera, shkurt ka dallim te madhe ne mes te asaje qe Quhet varferi ne kosove dhe asje qe Quhet varferi ne keto vende qe ceka me lart dhe shum vendeve tjara te botes .


    Normale se kosova ka shum milijonera per faktin se kosova esht vend i vogel ndersa ka nje diaspor shum te madhe e cila me dekada jeton jasht kosove dhe ate ne vendet me te pasura te evropes por edhe si rezultat i ivestimeve te medhe te bashkimit evropian thuhet se deri tash ne kosove jan Investuar mbi 20 Miliard euro dhe normale qe nga kjo shume kan perfituar shume kompani dhe pronare te ketyre kompanive duke i shenderruar keta te fundit ne multi-Milioner


    Por edhe nje gje mos harroni se kosovaret qe disa dekada Rrespektivisht prej viteve te 80.dhjeta e me heret kontrollojne perqindejen me te madhe te Droges dhe Porstitucionit ne evrope Biznes ky i cili shkon ne disa dhjetra Miliarda dhe vetem nga ky Bizenes mund te ket mbi 30.000 kosovare Multi-Milioner

    Ndersa une personalisht nuk shof asgje te keqe nga milioneret e kosoves sa me teper milioner aqe me mir dhasht zoti e per gjdo ti te dali nga nje milioner (Milineret dhe Miliarderet e kosove nuk i done vetem serbia deshira e serbis esht qe kosova te ket vetem Vorfnjake..)


    :
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prishtina.C : 08-03-2011 mė 14:09

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Mos esht e kunderta se esht ber teater i madhe kjo puna e varferis ne kosove une as njeher nuk e kam pare ate varferi e cila proklamohet ne medija si kosova na qenka e varfer mendoje se kjo loja me varferin e kosoves me teper esht nje propagand per te perfituar sa me teper fonde nga jasht.?

    ...shum varferi valla , teper , qaq varferi qe kur po vjen vera krejt n'deti po shkojn , spo jet shpi pa shku .....varfri e madhe e qka me bo hajde me shku mu la e me marr ngjyr...

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Hard Lexo Postimin
    ...shum varferi valla , teper , qaq varferi qe kur po vjen vera krejt n'deti po shkojn , spo jet shpi pa shku .....varfri e madhe e qka me bo hajde me shku mu la e me marr ngjyr...
    Haa? edhe ate nga dy her nje her ne shqiperi pastaje ne Maltezi.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar mė parė nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Haa? edhe ate nga dy her nje her ne shqiperi pastaje ne Maltezi.

    ...po
    ...jo antalya , jo sarand , jo durresi , ulqini...

    varfri e maaaadheee...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •