Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Rama në udhëkryq

    Rama në udhëkryq
    05-03-2011 04:51 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/1429...neudhekryq.jpg

    Që nga bllokimi i regjistrimit të partisë në KQZ e shpallja e kandidaturave për qytetet e mëdha e deri tek vizita “për konsultime” e Edi Ramës në Greqi, e majta është futur në një udhëkryq që rrezikon ta bëjë kurban gjithë PS-në. 8 maji vijon të paraqitet si gijotinë politike, me të cilën kryesocialisti, s’po guxon të përballet, as për kryeqytetin, e as në rang kombëtar

    Partitë politike të interesuara për punët e komunitetit, për mbarëvajtjen e bashkive apo për administrimin e qyteteve më të mëdha të vendit, prej ditësh kanë dalë para publikut me “kuajt” e tyre të betejës. Edhe Partia Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe partitë e tjera të përgjegjshme janë përfshirë në këtë aksion që imponon përgjegjësi politike, por edhe detyrim kombëtar. Vetëm Partia Socialiste e Edi Ramës s’është kandisur ende t’i përmbushë këto detyrime. Edi Rama ende s’e ka ndarë mendjen për dilemat e mëdha që ia tronditin ekzistencën. Bashkia e Tiranës, kryesimi i Partisë Socialiste, përzgjedhja e “padishahëve” në qytetet e mëdha të vendit apo çuarja e Shqipërisë në kolaps e destabilitet, nga bojkotimi i zgjedhjeve janë vendimet e rëndësishme, të cilave Edvini s’po di se si t’u japë dum. Përcaktimi i kandidaturave për qytetet e mëdha ka lidhje me procesin tagrambledhës, të cilin një kryetar partie ka katër vjet kohë që ta përfundojë, por që nga emergjenca e kutive të (pa)hapura dhe nga mungesa e legjitimitetit brenda partisë, Edvini s’po e bitis dot, dhe në vend që t’i nxjerrë përfitime, po i sjell veç andralla. Për njëfarë përvoje në këtë bizantinizëm politik, Edi Rama mendohet se ka vendosur dje të marrë rrugën për Greqi, ku e presin konsultime me tutorët e tij politikë. S’ka axhendë, por njoftohet jozyrtarisht, se bëhet fjalë për “shkëmbim përvoje” në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Se ç’shkëmbim bëhet fjalë, çdo shqiptar e ka të qartë, por kjo s’e zgjidh udhëkryqin e madh politik në të cilin gjendet Edi Rama. Tollovia që po shoqëron vendimin politik për t’u përfshirë në zgjedhjet vendore, s’po merr përgjigjen juridike, atë të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një subjekt zgjedhor. Prej këndej, vjen edhe kriza latente e marrëdhënieve të paqarta të Edi Ramës me aleatët e radhës në politikën e ditës. Të gjithë krerët e partive të vogla po presin të ndahet torta e zgjedhjeve lokale, por si gjithmonë Edvini është në udhëkryqin e mbledhjes së taksave, është në momentin kur duhet të vendosë se si do të merren taksat ndaj partive të vogla. Ky udhëkryq periferik, së bashku me paqartësinë e bashkisë së Tiranës po e shfaktorizon krejt opozitën, duke i dhënë profil një udhëkryqi, që do të duhej të ishte një udhëkryq personal i një njeriu, që tregon se s’ka shumë lidhje me politikën, por që po shndërrohet në udhëkryqin e Partisë Socialiste, një udhëkryq që rrezikon ta nxjerrë nga sistemi krejt të majtën tradicionale.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    PD, Mustafaraj: Bijtë e Gedafëve dhe Ben Alive e kanë kthyer PS-në në parti të dhunës dhe antivlerave
    05-03-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/8539...mustafaraj.jpg

    UPDATE- Partia Demokratika ka akuzuar sërish sot kreun e PS-së, Edi Rama, për ngjarjet e 21 dhunshme të 21 janarit, ku u tentua të merrej pushteti përmes një grushti shteti të mirëorganizuar. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi se kreu i puçit të 21 janarit dhe pinjollët e tjerë të bllokmenëve që përmbysëm 20 vjet më parë, po shkelmojnë çdo ditë mbi votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. “Edvin Kristaq Rama, kreu i puçit të 21 janarit dhe pinjollët e tjerë të bllokmenëve që përmbysëm 20 vjet më parë, por që njësoj si Mubarakët, Gedafët e Ben Alitë arabë, mbajtën me dhunë e terror e jo me votë pushtetin e tyre diktatorialsulmojnë dhe shkelmojnë çdo ditë mbi votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Bijtë e Gedafëve dhe Ben Alive që në përmbysëm 20 vite më parë dhe që organizuan grushtin e shtetitpër të marrë pushtetin vetëm me dhunë, kanë marrë peng Partinë Socialiste dhe e kanë kthyer atë në forcën politike të vetme në Europë si një parti dhune dhe antivlerash. Bijtë e etërve bllokmenë që në përmbysëm 20 vite më parë dhe që njësoj si Mubarakët, Gedafët e Ben Alitë arabëqëndruan në pushtet për 45 vite rresht me shtypje e terror dhe jo me votë, besojnë se mund të marrin peng votën e shqiptarëve nga e cila duket se kanë alergji, njëlloj si etërit e tyre shpirtëror e xhelatë, kanë tmerr dhe frikë si djalli nga temjani. Partia Demokratike i deklaron sot kryepuçistit Edvin Kristaq Rama, Ruçit, Gjinushit dhe pinjollëve të tjerë të bllokut se nuk do të arrini kurrë të dhunoni votën e lirë të shqiptarëve dhe se çdo përpjekje e juaja për të marrë pushtet me dhunë do t’ju rezervojë fatin e meriutar të etërve tuaj barbarë”- deklaroi në daljen e saj për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj.

    Deputetja Rajmonda Bulku: Organizatorët e puçit të shtetit do përgjigjen rëndë

    Deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku deklaroi sot se “bëhen 43 ditë nga 21 janari, dita, kur kryepuçisti Edvin Kristaq Rama, ish ministrat e diktaturës Ruçi e Gjinushi dhe pinjollë të tjerë të Mubarakëve, Gedafëve dhe Benalive shqiptarë, sulmuan me gurë me dru e zjarre Këshillin e Ministrave për të marrë me dhunë pushtetin dhe dështuan! Por sot bëhen 43 ditë, që për këtë akt kriminal antikushtetues Prokurorja Ina Rama nuk ka vendosur para ligjit asnjë nga organizatorët e tij”. Sipas saj, sot bëhen 43 ditë nga dita e grushtit të dështuar të shtetit me të cilin bastardët e Mubarakëve, Gedafëve dhe Benalive shqiptarë, donin të merrnin pushtetin me dhunë dhe “shoqja e bulevardit“ për të dështuar hetimin ka botuar, shitur në media mbi 200 dokumente të dosjes së hetimit. “Sot pas 43 ditëve të grushtit të dështuar të shtetit, prokurorët e Ina Ramës drekojnë dhe darkojnë me organizatorët dhe kriminelët e tij. Ne jemi sot këtu, për të denoncuar publikisht mbrojtjen që prokurorja iu bën organizatorëve të grushtit të dështuar të shtetit të 21 janarit, në të cilin bllokmenët e rinj donin të merrnin pushtetin me dhunë, kurse “shoku dhe shoqja e ngjarjes së bulevardit” do të siguronin mandatet e dyta. Ne jemi sot këtu për të deklaruar se: ata që kuptojnë si pavarësi të institucionit që drejtojnë dhunimin e ligjit dhe të Kushtetutës do të përgjigjen rëndë, si puçistë dhe do të marrin atë që meritojnë”, theksoi Bulku.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ish kryetari i PS , Edi Rama duhet te dorezoje vulen e partise tek antaresia e PS e cila nuk ja ka borxh shkaterimin e Partise Socialiste.
    Per hir te se vertetes, PS ka ne gjirin e saj plot njerez me vlera te cilet i duhen ketij kombi, por qe Rama po i degjeneron dhe po i kalb ne opozite me injorancen e tij politike.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nje gje qe me zgjon kurreshtje eshte te supozoim qe edi te behet nje dit kryeminister,qfar do jen raportet me pjesen tejetre te shqiperis psh kosoven maqedonin malin e zi,kur dihet se ky edvini eshte i urryer nga shumica dermuse e shqiptarve qfar demi do ti sillte mardhenjeve nder shqiptare

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini or shoke eshte fytyra e ps-se.
    ai eshte njeriu qe i perfaqson me se miri karakteret e interesat e bakroundin e antaresise se ps-se.

    dikur ne pksh.. partia komuniste shqiptare.. milituan njerez te mrekullueshem..me ideale shum te pastra..
    ata e donin shqiperine nji vend pa varferi..pa injorance e prapambetje..
    ata gabuan ne disa pika..
    psh ata mendonin se vendi model qe duhet marre shembull na qenkish bashkimi sovietik i stalinit..
    ose kujtonin se shqiperia do behej vetem nga ata e se tjeret para tyre nuku kishin bere gje..
    pra ata i perfshiu filozofia e perjashtimit.. dhe keshtu dal nga dale krijuan e hymnezuan nje shoqeri te re..qe ne fakt u be diktature e nga e cila diktature ata vete vuajten me se shumti..
    psh nga gjithe ata qe e formuan pksh-ne.. e qe e shtrine veprimtarine e saje an e kend shqiperise.. vetem disa kokrra munden te jetojne si njerez te lire ne socializmin enverist..
    shumica perfunduan ne birucatr ku torturoheshin nga ish nxensit e tyre.. te cilve u a mesuan idene komuniste..
    u rrahen e u pushkatuan nga kalamajte te cilet i morren partizane ne cetat e tyre.. e u qelluan me gure neper gulaget..nga kulishet e zorraxhijve.. te cilve kishin menduar se u a kan krijuar atdheun e lire per puntor e fshatare..

    pra plot iluzione e diziluzione u mbyll lavdia e komunistave te pare..
    ppsh.. pra ish pksh nder vite.. u muar nen drejtimin e enver ramizit.. me seleksionimin e ksaj partie.. pra zhduk idealista e mbushe me zorraxhij.. dhe kjo solli qelbsinllikun qe quhet shqiperia bahce me lule e enverit..pra gulagun me te felliqur te modelit stalinist e polpotist..

    megjithate megjithate.. ne radhet e PPSH-se.. milituan e bashkjetuan.. dhe njerez te mire..
    sejcili nga ne ka njohur antar partie te ppsh qe kishin kulture e edukate e nje bot te bukur shpirterore pamvaresisht nga mangesit e kohes..
    kjo kategori dallonte per nje frym njerzore e cila transmetohej dhe tek femijet e tyre te mire..
    antaretr e ndershem te ppsh jetuan e vuajten si populli tjeter.. sepse ata ishin popull e mes popullit jetuan e punuan..

    kurse ps e edvinit.. eshte llumi i llumit te ppsh-se..

    pra aty ska me as idealiste e as dogmate ..
    jan njeri me bir ..ku.rve se tjetri..
    ata jan te gjithe edvine e ruce e paskale e luize gjinushe.. kanibale e qelbaniker..

    pra ata nuk jan ne udhkryq..ata jan ne udhen e tyre te felliqur anti demokraci anti progres..
    ata duan te ri vendosin diktaturen polpotiste me fasade.. gjoja euro atlantike..
    dhe jan shum te zote per kete..
    robert perlekaj...eshte modeli i policit neser kur te jete kryeminister edvini e minister i brendeshem altin arapi e i jashtem arte kobure dadja..
    pra dru e biruce..kush do guxoj te shpreh nje fjal te lire..

    kini kujdes o milet..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nje gje qe me zgjon kurreshtje eshte te supozoim qe edi te behet nje dit kryeminister,qfar do jen raportet me pjesen tejetre te shqiperis psh kosoven maqedonin malin e zi,kur dihet se ky edvini eshte i urryer nga shumica dermuse e shqiptarve qfar demi do ti sillte mardhenjeve nder shqiptare
    Une mendoj qe Edi Rama dhe mentoret e tij nga Athina dhe Beogradi po ate qellim kane,por besoj dhe uroj qe ajo gje mos te ndodhi kurre dhe se do te formohet nje e majte e re nga PS ose tjere qe do te lirohet nga tradhetaret,se per tradheti eshte fjala.

  7. #7
    PPSH=PS eshte nje band nje grup mafiozesh i te gjitha kalibrave e profesionesh!

    Shpresoj qe cdo dite qe kalon,ta kuptoje cdo kush qe deri tani mund te ket qen skeptik per ket organizat terroriste!

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nje gje qe me zgjon kurreshtje eshte te supozoim qe edi te behet nje dit kryeminister,qfar do jen raportet me pjesen tejetre te shqiperis psh kosoven maqedonin malin e zi,kur dihet se ky edvini eshte i urryer nga shumica dermuse e shqiptarve qfar demi do ti sillte mardhenjeve nder shqiptare
    Kuregje nuk ka me ndodhe. Njete si ne kohen e diktatures, nje grushet nostalegjikesh ishe LPK-ista kan me na shuredhue per arritjet, lulezimin e shqypenis socialiste! Mos dhashet Zoti te ndodhe ajo kohe. Qe femit e ishe bllokeqeneris te sunedojn Shqypenin.




    POKO PPSH=PS eshte nje band nje grup mafiozesh i te gjitha kalibrave e profesionesh!

    Shpresoj qe cdo dite qe kalon,ta kuptoje cdo kush qe deri tani mund te ket qen skeptik per ket organizat terroriste!
    ---------------------------------------------------------------------------
    Nuk duan ta kupetojen vetem nostalegjiket e asaj kohe te zymet envero-staliniste, qe me cdo kushet kerkojen gjakosejen e Shqypetaris! Shyqyr Zotit jan te paket. Me gjithe djallezit e tyne qe kan tashe em jan identifikua dhe populli i njef mire me emen e mbiemen, qellimet e tyne kurr nuk kan per tu bere realitet.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    me qudit fakti se si pjesa tjeter e ps nuk eshte ne gjendje ta detyroj ramen te bej kompromis per hir te vendit ose tia marrin timonin e partis, apo edhe ata jan te njejt si rama

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    gjeja me e poshter qe mund te beje nje shqiptar apo nje force politike eshte te kerkoje mbeshtetje tek armiku yn grek.
    ky eshte morali i PS-se

  11. #11
    Dikush jepte nje koment ne nje faqe tjeter,e thoshte kte: nese jane 100 arsye per te mos e votu PD e Sali Beridhen,jane 1000 arsye per te mos e votu PS, me kte band te kuqesh e te zish rreth vetes, e te lloj lloj mostrash e kriminelash te tjer,me ne kry kryvampirin Edver Kristaq Rama!

    Per dite e me shume,nje ndergjegjsim e nje vetedije me e larte,meduket se po prek subkoshiencen e njerzeve sote,megjithe ate propagand qe bejn sherbetoret e djallit!

    Duhet mobilizu e dhen nje grusht te forte ne keto zgjedhje qe po vine, kesaj pjelle te felliqur e ketyre kriminela te lindur!

  12. #12
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Dikush jepte nje koment ne nje faqe tjeter,e thoshte kte: nese jane 100 arsye per te mos e votu PD e Sali Beridhen,jane 1000 arsye per te mos e votu PS, me kte band te kuqesh e te zish rreth vetes, e te lloj lloj mostrash e kriminelash te tjer,me ne kry kryvampirin Edver Kristaq Rama!Per dite e me shume,nje ndergjegjsim e nje vetedije me e larte,meduket se po prek subkoshiencen e njerzeve sote,megjithe ate propagand qe bejn sherbetoret e djallit!

    Duhet mobilizu e dhen nje grusht te forte ne keto zgjedhje qe po vine, kesaj pjelle te felliqur e ketyre kriminela te lindur!
    Ore po ju të gjith një gjuh të fëlliqur si të Saliut përdorni??
    Mereni më shtruar more njërëz, pak më të holl ata shkopinj more Avdi se ku i dihet..........

  13. #13
    ky eshte halli tij jevgu,qe po i felliq te gjithe shqipetaret para botes !

    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 06-03-2011 më 16:01

  14. #14
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Dështoi në të gjitha aksionet e tij për të dhunuar votën”
    08-03-2011 / Gazeta 55
    Kryeministri: Për dy vite me radhë Edi Rama tentoi të nxinte lirinë e shqiptarëve

    Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryetarin e Partisë Socialiste se për dy vite me radhë ka tentuar të dhunojë liritë civile të shqiptarëve.
    “Për dy vite me radhë zoti Edi Rama bëri gjithçka, bëri çdo gjë për të shkelmuar votën tuaj, por dështoi. Për dy vite me radhë ai u përpoq të nxinte votën tuaj, të nxinte liritë tuaja, por e mori përgjigjen që meritonte. Vetëm një muaj më parë 75 parti të Qendrës së Djathte Evropiane do t’i rikujtonin zotit Rama se pushteti me dhunë nuk merret; do t’i rikujtonin atij se në Shqipëri Shkodra faktoi se është bërë numërimi më korrekt i votave në Evropë”, tha Berisha, ndërsa përuori një shkollë të re 9 vjeçare në Paskuqan. Kryeministri kujtoi se dhe dy ditë më parë këtë mesazh e mori edhe nga Internacionalja Socialiste.
    “Ai bëri çdo gjë që të nxirrte qoftë edhe një fjalë të vetme kundër votës tuaj dhe dështoi. Kjo, sepse Evropa vërtetë ndahet në të majtë e të djathtë, vërtetë e majta dhe e djathta kanë kundërshti me njëri-tjetrin, por kurrë për votën. Ata respektojnë votën, respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe nuk tentojnë kurrë të zëvendësojnë votën me dhunën, nuk tentojnë kurrë të marrin pushtetin me dhunë, siç tentoi zoti Edvin Rama”, deklaroi kreu i ekzekutivit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Rama ka nje hall shume te madh ...... nuk din nese duhet te marri mendt e ambasadorit apo te degjoje popullin socialist ...... edhe pse ai akoma nuk e ka pranuar se eshte socialist .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 09-03-2011 më 02:17
    "They will not control us, We will be victorious"

  16. #16
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Rama ka nje hall shume te madh ...... nuk din nese duhet te marri mendt e ambasadorit apo te degjoje popullin socialist te cilin ai akoma nuk e ka pranuar se eshte i tille .... pra socialist ......
    Po hallin me te madh e ka me uredhe dhenesit e ti kriminelo-mafioz, ashete i mevarun nga te gjitha qareqet anti shqypetare. E ka shit shpirtin nese nuk zbaton uredhenat si duhet edhe edy shkrete se ka lete.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •