Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443

    Kërcënohet familja e Presidentit

    Nga Express më 05 mars 2011 në ora 17:30
    (E plotësuar) Këshilltari i Behgjet Pacollit, Arbër Geci, duke komentuar alarmin e rrejshëm për vendosje të bombës në rezidencën e Presidentit, ka thënë se ky akt është në kuadër të një presioni të jashtëzakonshëm që po ushtrohet ndaj familjes së Shefit të Shtetit.

    Sipas tij, kohët e fundit Presidenti ka marrë kërcënime të shumta. Kërcënime, thotë ai, ka pasur edhe ndaj familjes presidenciale në Lugano.

    Arbër Geci, Këshilltar politik i Presidentit, e sheh si presion ndaj Behgjet Pacollit alarmin e rrejshëm për vendosje të bombës në shtëpinë e tij.

    “Presidenca e dënon si një akt të shëmtuar ndaj një institucioni të lartë të Shtetit siç është Presidenca e Shtetit dhe konkretisht ndaj shtëpisë së z. Pacolli. Vlerësojmë se sulmet dhe kërcënimet e tilla ndaj Presidentit vinë si rrjedhojë e një fushatë të egër dhe të pandershme, një fushate shpifëse që është zhvilluar ndaj z. Pacolli nga disa media në Kosovë”, ka thënë Geci, për Express.

    Ai i bën përgjegjës mediat, për siç thotë, shpifjet që po plasojnë në opinion.

    “Konsiderojmë se shpifjet që janë bërë ndaj personalitetit dhe integritetit të Behgjet Pacollit kanë sjellë në këtë pozicion që z. Pacolli të jetë i kërcënuar, jo vetëm në rastin e fundit, por edhe në raste të tjera, qoftë përmes sms apo formave të ndryshme”, ka thënë ai.

    “Kjo nuk i bënë nder askujt, por konsiderojmë se fajtori kryesorë për këtë është fushat e egër dhe e pandershme ndaj z. Pacolli nga mediat e caktuara. Ky nuk është kërcënimi i parë ndaj z. Pacolli, por kohëve të fundit ka pasur kërcënime apo presione edhe ndaj familjes së Presidentit Pacolli edhe në Lugano të Zvicrës. Edhe familja është nën presionin e sulmeve shumë të mëdha të njerëzve që dirigjohen nga mediat e caktuara në Kosovës”, ka shtuar ai.

    Bombë në shtëpinë e Pacollit? Gënjeshtër!

    Policia e Kosovës ka marr të shtunën një thirrje anonime se, gjoja, ishte vendosur një bombë në shtëpinë e Presidentit, Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës.

    Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi.

    Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte pranuar një informatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.

    Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për deminim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.

    Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.
    BAC, SU KRY

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Gjeja e re qe president Pacolli (..akoma jo legjitim..) e aspak pozitive qe vura re sot ne ekranin televiziv, ishte qe ky njeri kishte ndryshuar me shpejtesi veshjen e Gardes se Republikes nga kuq e zi si ajo e Shqiperise, e kishte bere blu me te verdhe sikur te ishte ndonje republike e ish Bashkimit sovjetik.

    Ajo qe kuptoj, eshte se ky njeri nuk eshte per bashkimin e kombit!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    NË SHTËPINË E PACOLLIT ALARM I RREMË PËR BOMBË

    Policia e Kosovës ka marr të shtunën një thirrje anonime se, gjoja, ishte vendosur një bombë në shtëpinë e presidentit, Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës....
    Postuar: 03:38:04 / 05.03.2011
    Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte pranuar një informatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.

    Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për dominim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.

    Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.
    BAC, SU KRY

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Auu Tash Edhe Inskenime Ky Matufi Nga Rusia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •