Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ekziston apo jo nje konflikt midis te qenurit besimtar (mysliman apo i krishtere) dhe te qenurit shqiptar eshte nje teme shume e gjere per t'u diskutuar qe per mendimin tim bie jashte objektit per te cilin eshte ngritur tema. Mua me mjafton te te kthej si pergjigje qe ky konflit nese ekziston, atehere ndodhet kudo qe ekziston feja.

    Por per mendimin tim personal kombi i ngjason familjes ndersa feja ndergjegjes .... nuk shoh ndonje konflikt mes te dyjave.

    Une nuk jam bere mysliman ne emer te asnje interesi pervec atij fetar dhe jam i bindur qe ka me miliona anembane globit qe kete zgjedhje nuk e kane as te lindur dhe as te diktuar nga interesi por te pranuar me deshire dhe zgjedhje te lire .... pra se cfare ndodhi para 500 vjetesh eshte mire ta trajtosh tek historia sepse per problemin poltiko-social qe po flasim nuk ka kurrfare vlere.

    Nese me <> nenkupton (por nuk ma do mendja se nuk eshte ky termi i duhur) angazhimin e myslimaneve per te ruajtur dhe ndertuar nje sistem ku shteti eshte arbiter i paanshem i nje shoqerie multifetare atehere jam plotesisht dakort. Por nese me mosinteresim per fene nenkupton gabimisht se nuk duhet te ndertohen objekte kulti, nuk duhet te predikohet Islami, nuk duhet te synohet perhapja dhe kuptimi i tij, dhe nuk duhet te aplikohen ritet qe ai kerkon ..... atehere me duket se po kerkon ne menyre indirekte tretjen e kesaj feje.

    Por kuptohet qe deshira te tilla sa te djallezuara aq edhe te trasha vijne thjesht nga ajo qe rendom quhet kompleks inferioriteti.

    Feja eshte nje element identiteti tek njeriu .... dhe ti e pranon edhe vete kete fakt kur citon ide per lufte civilizimesh te cilat nuk do te ndodhnin nese feja nuk do te ishte pjese thelbesore e njeriut ....... atehere me cfare morali kerkon qe ne te tradhetojme ndergjegjen ne emer te interesit ?!?!? Nese ti do ta beje udhe e mbare .... por kam pershtypjen qe e ke bere tashme.

    Zhvillimi kulturor apo social eshte nje fenomen qe eshte provuar teper relativ..... fjala vjen para 100 vjetesh ne ditet me te zeza te historise sone atehere kur na copetuan, ekonomikisht ishim shume me mire se disa vende nordike qe sot jane ne krye te listes per zhvillim dhe mireqenie ..... pra nese kulturen e lidh me fene eshte dicka katerciperisht e provuar dje dhe sot se raportet ndryshojne.

    Shifrat qe jep eurobarometri nuk jane nje reflektim qe me perket mua por shoqerive prej te cilave vijne ato opinione. Nese per racizmin e Hitlerit do te kerkonim reflektimin e cifuteve atehere bota do te kishte fytyre tjeter. Mua sigurisht nuk me pelqejne fakte te tilla por mendoj se ato jane plotesisht subjektive dhe eshte idiotesi te pretendohet se une duhet te zbeh profilin tim fetar per t'i bere qejfin nje europiani tjeter. Nese kjo perkthehet si pamundesi per t'u futur ne Europe atehere as une nuk kam asnje deshire te bej pjese ne nje shoqeri e cila cenon dinjitetin tim. Pasi te pakten per mua ai vjen perpara interesit.

    Ne Shqiperi te gjitha fete i kane sjelle pushtuesit te cilat kane ndenjur nga 500 e nga 1000 vjet dhe aq sa fluturon gomari per nje ortodoks apo katolik shqiptar apo te huaj aq fluturon edhe per nje mysliman. Nuk e di desha te te pyes cfare trajte na dhane ne pushtuesit e meparshem per t'i konsideruar te ndryshem nga Turqit ??

    Se fundi mua me duket humbje qofte edhe mendimi se per hir te integrimit, zhvillimit, propseritetit = interes njeriu duhet te shkele mbi identitetin dhe dinjitetin e tij. Te tilla ide jane per ata qe kane gjithmone ne ankand cdo gje ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 23-06-2003 mė 20:07

  2. #62
    Shqiponja Maska e Captain Albania
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Östereich
    Postime
    26

    Arrow Vdekja e Perendimit!

    Momenti i pare: Rastesisht ne nje maternitet te qytetit perindimor ku jetoj. Syte me shohin vetem te huaj, duke filluar qe nga aziatiket e deri te afrikanet; vendasit jane, por ne rolin e mjekeve dhe infermiereve.

    Momenti i dyte: Perseri qyteti ku jetoj. Me vetem 250 mije banore. Lagje te vecanta me turq e boshnjake; rruge me kineze dhe zezake, apo dhe shqiptare. I cik si shume me duken mua.

    Momenti i trete: Kursi i gjuhes bere para nje viti. Studente (te gjuhes) qe kishin deri ne 13 vite ne ate vend dhe qe nuk e dinin as minimalisht gjuhen e vendit ku jetonin per me shume se nje dekade.

    Perandorite gjate gjithe historise kane rene vetem per shkaqe te brendashme dhe gati kurre nga jashte. Nese me lejohet ta quaj boten perendimore nje perandori te vetme do te thoja se mua me duken shume ngjashmeri le ta themi me periudhat e fundit te Perandorise Romane.

    *Titulli eshte huazuar nga nje liber me te njejtin titull qe gjendet keto kohet e fundit ne librari!

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Qyteterimi amerikan (a.k.a perendimor) forcen e vet e ngreh pikerisht mbi diversitetin, ky eshte edhe celesi i suksesit te saj. Ne te njejten kohe, kjo e dallon nga cdo qyteterim tjeter parardhes. Ata perdornin forcen, asimilimit me dhune, shfrytezimin, mbajtjen nen kontroll me force.

    SHBA nuk krijon koloni, krijon partnere. Ky eshte dallimi i hedhjes e nje peshku nje te urrituri per ti shuar urrine, dhe mesimi si te peshkoje, qe do ta shpetoje nga uria.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62
    Postuar mė parė nga Albo
    Qyteterimi amerikan (a.k.a perendimor) forcen e vet e ngreh pikerisht mbi diversitetin, ky eshte edhe celesi i suksesit te saj. Ne te njejten kohe, kjo e dallon nga cdo qyteterim tjeter parardhes. Ata perdornin forcen, asimilimit me dhune, shfrytezimin, mbajtjen nen kontroll me force.

    SHBA nuk krijon koloni, krijon partnere. Ky eshte dallimi i hedhjes e nje peshku nje te urrituri per ti shuar urrine, dhe mesimi si te peshkoje, qe do ta shpetoje nga uria.

    Albo

    Bravo ,ketu me pelqeve Albo ke shume te drejte.Po sa i perket asaj temes me Janullatosin,ja kishe fut i cik kot,plako.
    Megjithate me vjen mire se ti je nje djale i zgjuar dhe i shkolluar.
    Ke patur fatin te jesh ne USA sepse,per mendimin tim eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ben dallime,dhe ju jep mundsine te tereve per te ecur perpara,duke u shkolluar, duke mos i penguar ne Bizneset e tyre.Per te mos folur me se se cfare ka bere dhe po ben per ne Shqiptaret.Ndersa ne shume vende te tjera,te cilat fatkeqesisht jane mjaft,bile edhe ne vendet fqinje me ne femijet jo vetem qe nuk mund te marrin deget qe meritojne dhe deshirojne por nuk ju jepet e drejta fare.Po e njejta gje po ndodh dhe me nje pjese te Biznesmeneve Shqiptare te cilet konsiderohen "NON GRATA" per arsye qesharake vetem e vetem pse ata kane nje Biznes te suksesshem ne vendin x per te cilin behet fjale.
    Dhe une i dashur, Albo i bej nje pyetje vetes-A nuk jemi ne po ata Shqiptare qe kemi ecur kaq perpara ne USA ?A nuk jemi po ne ata Shqiptare qe po arrijme rezultate te shkelqyera neper Universitete te ndryshme te USA ?A nuk jemi ne po ata Shqiptare qe kane Bizneset e tyre ne USA ?
    Une do te thosha se ta ndiesh veten Shqiptar nuk eshte nje nencmim,ne jemi nje popull i lashte dhe vital dhe qe te dukemi me te mire nuk duhet te hiqemi se jemi Greke apo Italiane .Qe te duash dhe te mbrosh vetveten eshte nje e drejte e pamohueshme dhe per kete nuk te gjykon askush.
    Por qe te duash ndoshta dhe te sakrifikosh per USA eshte nje detyrim per te gjithe ne Shqiptaret, pasi vetem ne USA ne kemi gjetur vetveten dhe nuk kemi qene kurre te PARAGJYKUAR.
    Dhe pikerisht ky eshte celesi i suksesit tend Albi.
    Pershendetje nga miku yt Harley.

  5. #65
    Shqiponja Maska e Captain Albania
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Östereich
    Postime
    26
    Nuk di te dergosh PM ti Harley?!

  6. #66
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    here...there...no particular where
    Postime
    46
    Perandorite gjate gjithe historise kane rene vetem per shkaqe te brendashme dhe gati kurre nga jashte. Nese me lejohet ta quaj boten perendimore nje perandori te vetme do te thoja se mua me duken shume ngjashmeri le ta themi me periudhat e fundit te Perandorise Romane.
    Agreehem me ty Captain. Ke shum te drejte. Per mendimin time West-it i ka ardh fundi, edhe per good reasons. Sic e the ti, edhe Romes fundi i erdhi nga arroganca e vetvetes, si i themi ne ne shqip "vare veten me litar"!!! Amerika ka arritur ne kulmin e arrogances, saqe te (deny) edhe miqte qe ka pasur per jete...

    Qyteterimi amerikan (a.k.a perendimor) forcen e vet e ngreh pikerisht mbi diversitetin, ky eshte edhe celesi i suksesit te saj. Ne te njejten kohe, kjo e dallon nga cdo qyteterim tjeter parardhes. Ata perdornin forcen, asimilimit me dhune, shfrytezimin, mbajtjen nen kontroll me force.
    Sa per kto commentet siperfillse te Albos--mos i beso ato qe te thone ne diversity training classes Albo se esht vetem strategi tolerance!

    X

  7. #67
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Klemanso:
    " Amerika eshte shteti qe kaloje nga barbaria ne renim pa njohur qytetrimin"

  8. #68
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    here...there...no particular where
    Postime
    46

    Khaled!!!

    Ca osht "renim" ne shqip e?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  4. Politikat e BE-sė dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33
  5. Globalizimi
    Nga klevis2 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •