Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 68
  1. #21
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Duke me akuzuar mua se po e mbroj Palestinen per Xhihad dhe duke mos iu pergjigjur dot asnjerit prej argumentave jofetare qe te dhashe vetem sa tregon se je ti ai qe sheh barbare me syzet e fese.

    Per cfare vitesh e ke fjalen per spastrim etnik prej nga lind e drejta per t'u rikthyer?? ne vitin 001 apo ne vitin 096 se po te jete keshtu i bie qe ne harten e europes te ngelin 4-5 shtete.

    Ashtu eshte une di detaje kurse ti di dogma standarte qe te zhveshin cdo vlere si njeri. Hebrenje kane jetuar ne paqe te plote me arabet dhe biles ka qene Umeri njeriu i cili ate qe qe te miret dhe prijesat e lirise ua kishin kthyer ne wc ua riktheu se bashku me te drejten per t'u falur.

    Koncepti yt per qyteterimin nuk me habit sepse ky ishte i njeti koncept qe mbeshteste vrasjen e 6 milione cifuteve, ky eshte po ai koncept qe i varte ne qafe dekorata peshkopesh(greke) Karaxhicit, ky eshte koncepti edhe per ata qe varrosin njerez te gjalle apo djegin femije.

    Nuk eshte i civilizuari me barbarin qe nuk bashkjetojne dot por pushtuesi me te pushtuarin, poshtruesi me te poshtruarin, agresori me viktimen, krimineli me te masakruarin....nuk ka dashuri aty ku nuk ka drejtesi....po ti kete e ke te veshtire ta kuptosh se urrejtja te ka verbuar cdo sens.

    Ashtu eshte i civilizuat barbaret me inkuizicionin, me turrat e druve, me Napoleonin, me Hitlerin...me Musolinin,Milloshevicin.
    Eshte pak e cuditshme qe filluan te marrin fryme kur iu hoqen disa te drejta shekullore por me siguri eshte koicidence.

    Simpatine dhe miresine kombit martir e pame se si ja treguat kur benjaminet tuaj i shfarosnin ne dhoma gazi...po atehere ata nuk kishin mision civilizimin e barbareve por cenimin e interesave te Miresise..... klodi shko lexoju perralla atyre qe ke ne patronazh se ketu fatmiresisht informacionin nuk e marrin vetem nga kuzhina ku ushqehesh ti.

    Per Islamin mund te te flas shume por po mjaftohem te te them se Institucion Torture (Miresie) nuk ka pasur kurre.

    P.S

    I kerkoj ndjese personit qe ka hapur temen por sic mund ta verifikoje lehtesisht ceshtjet fetare nuk i solla une ne debat.

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore Orku!

    E dini si e doni pergjigjen ju...(sic kane fole muslimanet ne kete forum...)

    1) Ju pushtuan...mire jua ben, nuk ishit te zotet te mbronit vetet.

    2) Serish duhet te jeni te lumtur, pasi nuk ju kane imponur ndonje sheriat, ku tu ndaloje palestinezeve veshjet, martesat me kete apo ate....pasja e makines (kalit dikur), ndertime sipas qejfit etj etj etj...

    per cfare paqeje flet mer cune, kane jetu arabet me cifutet?

    Per paqe, rri urte, se ngrejte koken e behesh i barbarte...te mer lumi????
    Arabet u kane ofruar liri roberuese te gjithe kombeve qe paten pushtuar, edhe jo barazi......

    kjo liri roberuese = Sheriat

    3) Sic te tashe krishterimi ia doli mbane te mbijetoje ne nje kontinent me kombe dikur te egra, ish-barbare, shakterrimtare, i transferoi ne ato qe jane sot....ky transforimim ka qene edhe do jete gjithnje ne vazhdim.....derisa krishterimi te jete ketu.


    Ne te kundert, Islami, do ti egersonte kush e di se ne c'forme barbaret gjermane....asht sic beri me Turqit mongole!


    Islami....e ka vrasjen te kushtetezuar ne Librin e vet.....

    a ka me keq?!

    ps. sic the edhe vete, po e leme me kaq...qe te mos degezohet me debate me natyre fetare.

  3. #23
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Po he pra Klod nxirre koken kete thuaj i them kriminelit shenjt meqe vret ate qe ka fe tjeter nga e imja.....mos u perdridh si...

    Ajo paqe ka qene lule me turren e druve dhe gijotinen tuaj para 600 vjetesh dhe po kaq lule ne krahasim me dhomat e gazit ne shekullin e 20.

    Me fal qe po ta largoj pak injorancen se e di qe ndjehesh shume ngrohte brenda saj por Islami i ktheu arabet nga beduine ne shkencetare ...mos harro se vetem Korodova kishte 3 mije shkolla dhe se eshte nje fakt i pranuar boterisht se ata sollen shkencat ne europe.

    Ke kapur shembullin me te bukur Islami i mori turqit mongole nga fise te egra dhe me ligjet e tij ekzistuan 800 vjet si perandori ndersa Krishterimi qe mori gjermanine ia doli mbane qe ne shekullin e 20 te nxirrte figuren me te urryer te te gjitha koherave (mbase jo per ty) i cili i kthente njerezit ne sapun.

    Ligji i Islamit njeh te drejten e marrjes se jetes per te njejtat aresye qe njeh Ligji i Moisiut mos ishte dhe ai i keq ???

    Megjithate kisha e ka aplikuar denimin me vdekje per shekuj me radhe dhe hoqi dore vetem atehere kur nuk pati me pushtet prandaj ta thashe edhe njehere mos hajde me receta te gatshme.

    Serish i kerkoj falje autorit te temes per kete devijim por sic e shikoni klodi ka etje.

  4. #24
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Qendrimi kunder krimeve te Israelit dhe Sharonit nuk u takon vetem myslimaneve por edhe Vatikanit dhe pjeses derrmuese te opinionit boteror per te cilin genocid dhe masakrat nuk mund te gjejne justifikim nen masken e fese. Sigurisht qe ka edhe njerez si ty qe iu mbushte zemra me gezim..i tille qe edhe rasti kur peshkopet greke dekoruan Karaxhicin si mbrojtes te ortodoksise.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Sa per fillim porosi Ork-ut. Nuk mendoj se te njoh qe te me drejtohesh me shok.

    Perndryshe tema eshte perendimi dhe vendet arabe, e jo debatimi se qfare eshte feja islame e qfare ajo kristiane. Sa per veten, pasi si duket jeni duke e vrare mendjen se qfare shqiptari jam, te te informoj se jam hiq me pak shqiptar se ju, i lindur ne Kosove dhe "by default" musliman. Nuk e praktikoj fene islame per arsye te vetme sepse e shoh si nje barriere ne jeten moderne...p.sh. ec e falu pese here ne dite etj.
    Une pajtohem me ato qe thua se nuk u la xhami ne Spanje pa u shkatterruar. OK. Te ua lehtesoj argumentin juve ehde me nje fakt se biblioteka e Cordoba-s ka qene me e madhja ne ato kohe ne mbare rruzullin tokesor, e mbajtur nga muslimanet. Por e harroni ndoshta shkaterrimin e Budhes ne Afganistan para ca viteve??!!
    E pikerisht ketu qendron esenca e problemit! Kristianet kane perparuar sepse kane arritur ta ndajne religjionin nga politika, me Paktin e Versailles (1648). Kurse "bota islame edhe pse ne perparim te madh me shekuj megjithate ka stagnuar ne shekullin e 12, e ne vend se te ec perpara bile bile ka ecur mbrapa" (Problemet Shqiptare,- Frasheri, Mehdi). Nuk i ka faj askush por i kane fajin vetes qe e kane ngerthyer veten ne vorbullen e religjionit. Per me shume bota kristiane i la udhe shkences e cila deshem apo s`deshem i hapi rrugen perparimit ne bote. Kjo reflektohet edhe ne politiken e sotme moderne EU-Palestine. Ishin amerikanet qe i shtyne te dy palet ne Oslo e Madrid njohur si Oslo agreement dhe Madrid treaty,respektivisht, e jo EU qe nuk merret me asgje tjeter pos me dokrra...
    Fare ne fund te te rikujtoj se aeroplani i pare me ndihma humanitare gjate luftes ne Kosove qe ka zbritur ne Aeroportin e Shkupit ka qene izraelit e jo arab. E nese i them vetes shqiptar atehere e rikujtoj ate thenien shqiptare se "miku i mire gjendet ne dite te veshtira"...
    nak

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Nese shqiptaret duan te mendojne te ecin perpara atehere duhet te shikojne kah Perendimi e jo kah arabet e aziatiket e ku ta di une. Jo per hir te Amerikes ose per hir te dikujt tjeter por per hir te faktit se njeriu duhet te ece perpara e jo mbrapa.

    me respekt
    nak

  7. #27
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    E para fare i panjohuri nak (meqe nuk do emrin shok) nese debatin e kupton sic e kuptoj edhe une atehere nuk ke pse te futesh ne ceshtje feje dhe kete e ke bere ti dhe jo une.

    Se dyti une nuk dua te hyj ne vleresime per kishen sepse sinqerisht nuk mendoj se mekatet e njerezve mund ti faturohen filozofive dhe as nuk dua te tregoj mungese respekti ndaj atyre qe jane te krishtere por ajo qe e ndau kishen nga shteti ne europe ishte shkeputja e anglise nga hyqmi i Papatit si dhe Revolucioni Francez...sa per rrugen qe i hapi kisha shkences deshmojne historite e turrave te druve kur digjeshin mjeket, shkencetaret, tregojne qelite ku u mbyll Galilei shpallja heretik e Kopernikut...per te ardhur ne kulmin e kulmeve...pranimin e teorise heliocentrike vetem ne vitin 1981. Per mua zhvillimi dhe feja jane dy koncepte te ndryshme qe nuk lidhen me njera tjetren por me sere faktoresh historiko-politike.....nejse nuk eshte as qellimi dhe as deshira ime te nderhyj ne gjera qe nuk kane lidhje me biseden.

    Nese je shqiptar sic pretendon atehere mos paragjyko(mes thonjezash) shqiptarine e atyre shqiptareve qe krenohen me fene e tyre.

    Nese ne diskutojme per nje veprim te drejte apo te gabuar kjo nuk do te thote se po shprehim simpati per x apo y sistem....per mua sadami eshte nje kriminel njelloj si per ty por nese ti pretendon se ne duhet te mbyllim syte para padrejtesise ne emer te progresit ketu mendimet tona ndahen.

    Eshte pikerisht ky mentalitet qe te ben ti japesh me rendesi aeroplanit te pare qe zbarkoi (edhe une ja di per flm) sesa fakti qe shtetet arabe kane votuar ne OKB pro cdo rezolute per Kosoven dhe qe Arabia Saudite pas USA dhe BE vjen e treta per mbajtjen e peshes financiare te luftes....megjithate po ta perseris kjo nuk ka asnje rendesi sepse ne kete teme nuk po diskutohet orientimi politik i shqiptareve por nje veprim konkret i cili ja vlen te diskutohet si i tille dhe jo te pergjithesohet.

    Ne pergjigjen time ndaj Albanit une nuk i referohem ne asnje pike dhe me asnje argument fese, jane te tjere ata qe ne mungese argumentash llogjike kerkojne ta fusin debatin ne shina fetare.

    Ne lidhje me argumentin eshte e vertete ajo qe thua per Oslon por duhet ta dish gjithashtu se ka nje ndryshim rrenjesor ne politiken amerikane ndaj lindjes se mese pas ikjes se Klintonit....dhe sigurisht pas 11 shtatorit. EU eshte e vertete qe nuk ben thuajse asgje dhe midis gjerave qe nuk ben eshte edhe shitja e armeve qe perdoren per te shfarosur dhe masakruar palestinezet...te cilat Izraeli i merr si forma ndihme biliona dollareshe prej Amerikes.... pra EU nese nuk i hedh dot uje nuk po i hedh as benzine zjarrit.

    Une ta thashe edhe njehere, per pjesen derrmuese te opinionit boteror, pa dallim raca dhe feje eshte e papranueshme mbeshtetja qe i jepet krimeve te Sharonit dhe Izraelit. Ne te gjithe boten ke vetem nje shtet pro kesaj politike, Ameriken.

    Kjo politike kur nga njera ane flitet per demokraci dhe nga ana tjeter financohen vrasesit e femijeve quhet standart i dyfishte dhe i ul kredibilitetin aresyeve qe SHBA nxjerr per luften ne Iraq.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    o orku ;mos u merzit o burr i dheut.kam ca sugjerime per ty une ne te ardhmen.kur te martohesh ,nqs nuk je i martuar per castin ,duhet patjeter te martohesh ne xhami ,dhe gruaja jote gjate gjithe kohes se marteses te vishet me perce.mbuloja edhe fytyren po deshe qe ti dalin vetem syte,vendimi yt eshte ai dhe jo i gruas.pastaj kur te rriten femijet dhe te behen gati per ne shkolle nqs se ke vajza bleji nga ato percet me ngjyre se jane akoma femije ato dhe eshte me e pershtatshme.nqs se ke djem bleji nga ato kapelet e gjata me ngjyre te kuqe qe veshin ne turqi.per veten tende .do sugjeroja te visheshe me te bardha si puna e doktorit dhe duhet patjeter te lesh nje mjekerr te gjate njesoj si ajo qe kane prifterinjte ortodoks.po deshe ,vish edhe nje peshqir ne koke si ato indianet ,sepse ashtu kursen edhe ujin per tu lare.dhe e fundit ,mos harro te falesh 5 here ne dite dhe njekohesisht te merresh me thashetheme dhe te pergojosh fete dhe besimet e te tjereve .allahu ekber !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. #29
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Orku
    Ja thuaj qe s'eshte i "zgjuar" ky -olseni- pastaje ?!
    Jo me kete munde te debatoshe se duket se eshte shum i leciturrrr
    shendet Orku: -dhe vari qillone-kesaj mostres se injorances

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    SHBA do tė dėbojė mbi 13 000 myslimanė

    Gazeta me e madhe ne Shqiperi
    Botues Koēo Kokėdhima







    Sipas ligjit pėr imigracionin, zyrtarėt e administratės “Bush” kanė nisur njė fushatė pėr largimin e tė paligjshmėve

    SHBA do tė dėbojė mbi 13 000 myslimanė

    Tė dėbuarit janė arabė e myslimanė. Avokatėt e imigrantėve: Tė qėndrojnė ata qė s’kanė lidhje me terrorizmin

    Mė shumė se 13 000 meshkuj arabė dhe myslimanė, qė kanė shkuar nė fillim tė kėtij viti pėr t’u regjistruar te autoritetet e imigracionit, - afėrsisht 16 pėr qind e totalit - mund tė dėbohen. Kėshtu kanė deklaruar zyrtarėt e administratės amerikane cituar nga “New York Times”. Nė fakt vetėm njė pjesė e vogėl e tyre ėshtė e lidhur me terrorizmin. Nga 82 000 meshkuj nė moshė mė tė madhe se 16 vjeē tė regjistruar, mė shumė se 13 000 prej tyre jetojnė nė Amerikė nė mėnyrė ilegale, sipas zyrtarėve. Shumica e tyre shpreson qė tė fitojė “mėshirė”, duke demonstruar aftėsitė e tyre pėr tė bashkėpunuar me fushatėn kundėr terrorit. Kėtyre personave nuk do t’u premtohet ndonjė trajtim special, por sipas zyrtarėve mendohet qė ata tė dėbohen nė atė fushatė, qė do tė konsiderohet dėbimi mė i madh qė pas 11 shtatorit nė SHBA. Qeveria ka nisur procedurat e largimit tė tyre dhe nė komunitetet imigrante nė gjithė vendin, eksodi ka nisur tashmė. Disa familje po paketojnė gjėrat, disa familje tė tjera kanė filluar tė ndahen, duke u nisur njė pjesė jashtė vendit. Ndėrsa njė pjesė tjetėr, duke mos dashur tė largohen, janė strehuar nėpėr vende tepėr tė thella tė SHBA-sė. Tė tjerė janė larguar pėr nė Kanada ose drejt vendeve nga kanė ardhur. Kėto dėbime tė para janė njė shembull se si do ta zbatojė administrata e Bushit sistemin e imigracionit, si njė armė pėr tė luftuar terrorin. Pėr dekada tė tėra, imigrantėt e paligjshėm kanė mundur qė tė pėrfitojnė pėr tė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė SHBA, kjo sepse nuk ka patur njė staf tė mjaftueshėm pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje nė SHBA. Gjithashtu, kanė munguar burimet dhe dėshira politike pėr t’i dėbuar tė paligjshmit. Por qė pas sulmeve tė 11 shtatorit mbi Qendrėn Botėrore tė Tregtisė dhe nė Pentagon, qeveria ka ndaluar dhe dėbuar imigrantė tė paligjshėm nga vendet qė konsideroheshin baza pėr terroristėt. “Ne kemi patur disa prioritete. Kemi nevojė tė fokusojmė pėrpjekjet nė kėrcėnimet mė tė mėdha. Nėse njė zonė mund tė shfrytėzohet nga imigrantė, ajo mund tė shfrytėzohet edhe nga terroristėt”, -thotė Jim Chaparro, drejtor nė Departamentin e Sigurimit tė Brendshėm, qė ka qenė i pėrfshirė nė shėrbimin e mėparshėm tė imigracionit.
    Avokatėt e imigrantėve paralajmėrojnė se njė strategji e tillė, mund tė jetė njė abuzim nga zyrtarėt e qeverisė. Departamenti i Drejtėsisė ka lėshuar njė raport qė ėshtė tėrėsisht kritik me sjelljen e qeverisė me imigrantėt e paligjshėm pas 11 shtatorit. Zyrtarėt e lartė nė qeveri i kanė shpėrfillur thirrjet nga nėpunėsit e imigracionit pėr tė pėrzgjedhur sa mė shpejt mes tė pafajshmėve dhe fajtorėve. Si rezultat shumė njerėz qė nuk kanė aspak lidhje me terrorizmin, janė burgosur pa asnjė shkak.
    Reagojnė avokatėt e imigrantėve
    Avokatėt e imigrantėve kanė akuzuar gjithashtu zyrtarėt se kanė praktikuar pėrzgjedhjen ligjore vetėm tek imigrantėt e paligjshėm qė vijnė nga kombe myslimanė dhe arabe. Mė tepėr se sa tė krijojė tė tilla pėrēarje nė komunitete, qeveria duhet tė pėrmirėsojė zbulimin dhe ndjekjen penale tė terroristėve, thonė avokatėt e imigrantėve. “Ajo qė po bėn qeveria ėshtė njė mėnyrė shumė agresive, pasi zbatimi i ligjit tė imigracionit po u drejtohet vetėm disa kombėsive tė veēanta”, -thotė Lucas Guttentag, drejtor i projektit tė tė drejtave tė imigrantėve nė unionin amerikan tė lirive civile. Ndėrkohė, sipas tij nuk ushtrohet i njėjti presion apo trajtim psh. me njė emigrant tė paligjshėm meksikan. Disa nga ata qė pėrballen me dėbimin kanė pritur me muaj tė tėra apo me vite qė zyrtarėt tė kryejnė procesin e aplikimeve qė do tė legalizonin statusin e tyre. Avokatėt e imigrantėve thonė se njė numėr i madh i kėtyre personave qė janė objekt i kėsaj fushate, janė dėbuar tashmė. Sipas avokatėve, klientėt e tyre janė vetėm tė paligjshėm, pėr shkak tė mungesės sė efiēencės sė qeverisė. Edhe para se tė niste programi nė fillim tė kėtij viti, qeveria ka dėbuar qindra imigrantė tė paligjshėm nė pėrpjekjen pėr tė parandaluar, dhe jo thejsht pėr t’iu pėrgjigjur sulmeve terroriste. Por qėllimi i kėtyre dėbimeve mbetet i paqartė. Zyrtarėt thonė se mė shumė se 600 imigrantė tė paligjshėm arabė e myslimanė, janė dėbuar gjatė valės sė parė pas 11 shtatorit. Por Departamenti i Drejtėsisė nuk ka paraqitur mė tė dhėna pėr numrin nė vazhdim tė imigrantėve tė dėbuar dhe zyrtarėt nuk pranojnė tė japin statistika pėr kėtė periudhė.
    Impakti
    Imigrantėt arabė nė ankth
    Shumica e tė dėbuarve janė nga Pakistani, Jordania, Libani dhe Maroku. Dėbimi i personave nga kėto shtete kohėt e fundit ėshtė dyfishuar. Ndėrsa numri i egjiptianėve tė dėbuar pothuajse ėshtė trefishuar. Ndėrkohė ankthi nė komunitetet arabe dhe myslimane nė SHBA ėshtė shtuar. Ambasada pakistaneze nė Uashington ka deklaruar se qė nga 11 shtatori mė shumė se 15 000 pakistanezė, qė jetonin nė SHBA ilegalisht, mendohet se janė larguar pėr nė Kanada, Evropė dhe Pakistan. Tre javė mė parė nė Kaliforni, njė agjent sirian i pasurive tė patundshme u dėbua pėr nė vendin nga ai ishte nisur 14 vite mė parė. Bashkėshortja e tij, Zhour dhe dy fėmijėt amerikanė, gjithashtu do tė largohen kėto ditė. Ata po shesin kompjuterin, shtretėrit e fėmijėve, etj. “Po shes gjithēka”, -thotė Zhour Tair, pėr “New York Times”. Nė Brooklyn, qindra imigrantė tė paligjshėm kanė kėrkuar ndihmė nga qendra pėr mbėshtetjen e familjeve arabo-amerikane. Rreth 500 nga klientėt e qendrės qė janė regjistruar, tashmė po luftojnė nė gjyq pėr tė mos u larguar nga Amerika. Johanna Habib, avokate e stafit tė qendrės shkruan emrat e tyre dhe datat e gjyqit nė njė kalendar nė mur. Kėto emra sa vijnė e shtohen. Disa nga kėta persona kanė fėmijė tė lindur nė SHBA, ose gratė kanė karta jeshile. Shumica e tyre kanė aplikuar prej vitesh pėr tė legalizuar statusin e tyre tė imigrantit. Abdel Hakim Benbader, algjerian, qė punon nė kėtė qendėr si shofer thotė se ai u regjistrua nė kėtė qendėr sepse kėrkon ndihmė. Ai jeton ilegalisht, ndėrkohė qė bashkėshortja e tij ka kartė jeshile, ndėrsa djali ėshtė qytetar amerikan. “Unė po mendoj tė blej njė shtėpi kėtu. Ne kemi punė tė mira kėtu, si tė gjithė”, -tha Mr. Benbader, i cili nuk mendon tė ardhme tjetėr pėrveē se tė jetojė nė SHBA.
    Eva Kushova




    Jepni dhe ju mendimin tuaj mbi kėtė artikull
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #31
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Keto lloj denimesh kolektive te kujtojne kohen e segregacionit ndaj njerezve me ngjyre, ato nuk bartin zgjidhje dhe shprehin padrejtesi. Me shume se me cdo gje ato ngjasojne me nje hakmarrje.

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Orku
    Keto lloj denimesh kolektive te kujtojne kohen e segregacionit ndaj njerezve me ngjyre, ato nuk bartin zgjidhje dhe shprehin padrejtesi. Me shume se me cdo gje ato ngjasojne me nje hakmarrje.
    Te gjithe personat qe deportohen nga SHBA jane pa dokumenta dhe kane hyre ose ne menyre ilegale ne SHBA, ose u kane skaduar vizat me te cilat kane ardhur ne SHBA.

    Nuk ka asnje shkelje te drejtash ne kete rast, vetem po praktikohet ligji kushtetues amerikan.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #33
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    nuk jane vetem myslimanet qe jan pa dokumenta apo kan hyre ilegalisht ne USA. do praktikohet po i njejti ligj kushtetues persa u perket Meksikaneve, Kinezve apo dhe Shqiptareve qe i perfshin po ky ligj?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ligjit do te praktikohet per te gjithe njesoj. Deportimet nuk jane zbatuar vetem tek arabet por te gjithe personat qe jetojne ilegalisht ne USA, pamvarsisht se shume prej tyre jane Arabe.

    Kjo nuk eshte hakmarrje aspak. Pse duhet qe ata te rrijne ne USA ilegalisht? U be Amerika e mire dhe i la te rrinin dhe te studjonin dhe shiko ci gjeti....September 11!

    Amerika eshte nje nga te vetmet vende qe cdo dite mbi 10,000 persona behen nenshtetas amerikane, me menyra nga me te ndryshmet, dhe nese po ndjek kushtetuten dhe po deporton me qindra imigrante ilegale atehere behet e keqe per ata.

    Vendet arabe futen nen nje kategori kur ata aplikojne per "ndryshim statusi" ashtu po edhe Meksikanet, Indinaet dhe Kinezet, dhe me pas ne nje kategori gjithe shtetet e tjera. Kjo eshte per arsye te fluksit te madhe te emigranteve te lartpermendur dhe prandaj edhe procesi per "kinezet" merr me shume kohe apo per Meksikant se edhe numuri eshte me i madh. Duke qene numur me i madh rradha i vjen me vone per deportim apo edhe rradha ne gjykaten e apelit. Kjo varet nga personi ne person dhe se ne c'fare menyre kane dashur te legalizhen. Disa prej legalizimeve bazohen ne daten qe eshte bere kerkesa per ndyshim statusi.

  15. #35
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Katana ndaj te njejtin mendim per faktin qe ilegale nuk jane vetem myslimanet por edhe qindra mijera te tjere ku nje perqindje jo te vogel e perbejne edhe shqiptaret.

    Nese ligji duhet te zbatohet atehere le te zbatohet per te gjithe pa diskriminuar askend mbi baza fetare apo kombetare.

    Ajo cfare ndodhi ne 11 shtator nuk eshte nje pergjegjesi qe mund te zhvendoset nga emra konkrete ne nje komunitet me qindra mijera njerez te cilet kane te njejten fe me atentatoret.

    Nese autoritetet do te kishin prova per implikimin e ketyre 13 000 njerezve qe po debojne, destinacioni i tyre nuk do te ishte vendlindja por Guantanamo. Nuk ka asnje dyshim se ata qe kane shkuar te regjistrohen nuk jane kriminele apo terroriste sepse ata nuk do te shkonin kurre ne polici per t'u regjistruar. Per me teper nje nr kaq i madh debimesh flet vete se qellimi nuk eshte ruajtja nga ndonje konspiracion por nje denim kolektiv qe vjen ne formen e hakmarrjes per t'i bere te tjeret te jetojne nen presionin e nje ardhmerie te pasigurte. Ju kujtoj se nje nga ligjet me te rendesishme te Kushtetutes eshte Barazia para Ligjit.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2003
    Vendndodhja
    U.K.
    Postime
    35
    Duhet te dini qe kur erdhi Havier Perez de kuelar ne shqiperi ne kohen e Ramiz Alise tha qe " Perse i mbani te mbyllyr keta njerez, ata i perkasin ketij globi dhe kane te drejte te jetojne ne cdo vend te tij". Ate qe po ben Amerika me keta njerez eshte e paligjshme edhe nga vete kushtetuta e tyre. Ecila i dha te drejten cdo njeriu te shkoje dhe te banoje vecanerisht ne usa gje e cila u be nga gjyqi i kengetarit te njohur anglez Xhon Lenon. Ajo qe kerkoi ai ishte te banonte ne Amerike duke thene "Une i perkas ketij globi dhe kam te drejte te banoj ku te dua une dhe dua te jetoj ne Amerike." Tani Amerika po ben nje gje qe do shtoje urrejtje ndaj saj dhe gjithashtu edhe rradhet e tyre qe luftojne ato. Mali ka dy faqe nje shkon lart dhe nje shkon poshte Amerika sic duket ka ngjitur njeren dhe ka dhe nje tjeter per te zbritur. Koha do ta tregoje ne vec rrime dhe presim ne rast se e kemi rrisk prej Zotit te rrrojme deri atehere.

  17. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Personalisht i shikoj kete grup njerezish si te pagdhendur, injorante dhe me nje potencial teper te larte rrezikshmerie ne amerike.
    Kushtetuta amerikane ndoshta u jep atyre te drejta deri diku, por mos te harrojme zoterinj se kushtetuta nuk eshte pakt vetvrasje.

    Amerika ka te drejte te ndermarre cdo mase qe ajo e shikon te arsyeshme per te mbrojtur veten dhe sigurine e qytetareve te saj, bile edhe duke shkelur kushtetuten.
    Nje spastrim masiv i arabeve ne amerike ndoshta tani per tani do ishte i tepert por eshte e padiskutueshme qe amerika duhet tu rrije atyre me "shpate tek koka".

  18. #38
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Klod-leshi i ka pare provuar dhe shijuar njerezit e mesiperm dhe ka arritur ne konkluzionin se jane te pagdhendur dhe injorante .... nuk e di se ke ka marre si pike referimi kur i perkufizon si te tille por jam i bindur se jo veten, pasi ne nje rast te tille konkluzioni duhej te shprehej me superlativa.

  19. #39
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Nena qe hante femijet e saj...

    perSHENDETje
    Nje gje e tille nuk po ndodhe per here te pare ne SHBA, para 62 vjetesh , me nisjen e Luftes se Dyte Boterore, SHBAja burgosi dhe deboi nga toka e saj me mijera Japonez, shume prej tyre ishin shtetas amerikan.
    Problemi eshte se ne ate kohe SHBAja ishte ne gjendje lufte me Japonine, dhe keshtu mund ta arsyetojme disi qenrimin e ashper te saj. Por ne rastin tone, kush eshte armiku???? (mbase alazonia amerikane, dhe venja ne pune e dogmes Hunighton nga Bushi).falemiNDERit

  20. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Orku

    Cte te thuash ty me teper se c'i ke thene vetes "Orku", shkurt PESHK.

    Nqs ke jetuar ne Hene keto 3 vitet e fundit pyet njehere verdalle cilat jane bemat e injoranteve arabo-myslimane!

    Nje rrobe te vjeter dhe nje callme, e rruge e mbare drejt Buharrase. Ndoshta gjen veten aty dhe iluminohesh.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  4. Politikat e BE-sė dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33
  5. Globalizimi
    Nga klevis2 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •