Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Serbia viktimën e shndërron në xhelat !

    Beograd, 4 mars – Arrestimi i Jovan Divjakut është vetëm një vazhdim i sjelljes kundër produktive të Beogradit kur bëhet fjalë për interpretimin e së kaluarës të viteve ’90. Kështu thuhet në një reagim të disa OJQ-ve serbe pas njoftimit për arrestimin në Austri të gjeneralit Jovan Divjak. Pas arrestimit të Ejup Ganiqit, Ilija Jurishiqit dhe kohë më parë të Tihomir Purdës, e pastaj lirimit të tyre në mungesë provash, rasti Divjak vetëm sa thellon mosbesimin në rajon ndaj qëllimeve të Beogradit. Beogradi me një sjellje të tillë e ka vënë veten në rolin e paditësit dhe të faktorit që definon karakterin e luftës, sipas të cilës Serbia duket sikur ka pasur rolin më të vogël.
    Arrestimi i Jovan Divjakut është skandal i llojit të vetë, meqë pikërisht ai paraqet simbolin e rezistencës ndaj agresionit serb në Bosnjë. Si gjeneral serb, ai që nga fillimi iu kundërvu rrethimit të Sarajevës, prandaj gëzon respektin e të gjithëve në BeH. Jovan Divjak vazhdimisht ishte në shënjestrën e Beogradit. Nuk e arrestuan më 2005 kur ishte në Beograd, por rasti tani është aktivizuar në kohën kur Beogradi në mënyrë shumë të organizuar po zbaton revidimin e historisë nga vitet e ’90. Me sjellje të tilla Beogradi po i ndërton vetit pozicionin e liderit në baza të gabuara.
    Për sjellje të tilla të Beogradit përgjegjësi ka edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Tribunali i Hagës, të cilat po i përshtaten Beogradit në mënyrë që ta lidhin me BE-në. Mirëpo, një qasje e tillë është e pakuptimtë, meqë çon nga ndërrimi i tezave dhe interpretimeve të shtrembëruara që viktimën e kanë shndërruar në xhelat.
    Kërkojmë nga autoritetet e Austrisë që Jovo Divjak të lirohet menjëherë, kurse nga Interpoli që të shqyrtojë të gjitha fletëarrestet, të cilat në adresë të tij i dërgojnë autoritetet e Serbisë. Kërkojmë që të zbardhen kriteret, sipas të cilave kërkesat e tilla të një vendi, në rastin konkret të Serbisë, të merren parasysh.
    Kërkojmë nga qeveria jonë të ndërpritet një politikë e tillë që çon nga rritja e mosbesimit në rajon, sidomos në BeH dhe që menjëherë të hiqet dorë nga kërkesa që të ekstradojë Jovan Divjakun. Po ashtu kërkojmë nga qeveria që të distancohet nga politika e Millosheviqit, si politikë e relativizmit të përgjegjësisë nga luftërave e viteve të ’90.
    Po ashtu i rikujtojmë qeverisë së Serbisë se detyrë prioritare e saj është të arrestojë dhe të dorëzojë Ratko Mlladiqin. Ky do të ishte i vetmi hap që do të kontribuonte për përtëritjen e besimit në marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht me BeH, thuhet në një komunikatë për opinionin të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e njeriut në Serbi, Gratë në të Zezë, Fondit Biljana Kovaqeviq – Vuço, Iniciativës Qytetare, Qendrës për Dekomantinim kulturor dhe Civil Rights Defenders.

    Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    raporton reporteri i tanjugut :ARIANI_TB
    ah shpiertin ta kputi ky beligrad ty bre
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •