Disa muaj më parë kërkoja zgjidhje për një problem që po bëhej shkaku kryesor për të më mbajtur lidhur me sistemin operativ Windows (tani Ubuntu). Dija faqet e ndryshme në internet që ofronin bazën e fjalorit të vjetër të shqipes, por kjo nuk e kënaqte mënyrën se si unë punoj. Ndaj, para një muaji nisa të bashkoj 41.000 fjalët duke i përshtatur për fjalorë që mund të përdoren në kompjuter ose në telefona portativë.
Formatimi fillestar i fjalorit është bërë sipas modelit DSL i ABBYY-t. Puna me dorë ka luajtur një pjesë të stërmadhe për sjelljen në këtë trajtë, por edhe me gjithë kujdesin tim e pranoj se diçka brenda tij mund të mungojë ose të jetë e mbishtuar a e përsëritur. Sidoqoftë, për cilësinë e informacionit (ose paraqitjen), ky version nuk mund të krahasohet me asnjë fjalor të shqipes që ekziston tani për tani në internet! Baza e mëparshme e këtij fjalori (që e përdor shumica e faqeve shqiptare) vuante nga gabime të përsëritura që tregojnë se hedhja e tij e parë nuk është bërë aq me dorë, sesa me skanim. I kam korrigjuar ato që kam hasur.
Për përdorimin: ka të paktën dy programe që e lexojnë formatin e fjalorit dhe lejojnë kërkimin e fjalëve të veçanta:
1. GoldenDict (falas, i rekomanduar, për Linux dhe Windows),
2. ABBYY Lingvo (me pagesë, për Windows, dhe për telefona portativë)
Nxirrini dy skedat nga arkivi i shkarkuar te një dosje dhe drejtojeni programin (p.sh. GoldenDict) në shtegun e saj (te Edit->Dictionaries).
Jo çdokush sheh të njëjtat fjalë, prandaj sugjerimet, gabimet, mangësitë që vini re ju lutem t'i postoni në forum ose më çoni një mesazh privat.
Gjuhë të mbarë,
shkarkoj
Krijoni Kontakt