Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    1LiFe & 1LoVe Maska e -BENI-
    Anėtarėsuar
    01-03-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    41

    Wikileaks dhe Bota lakuriq

    Pasditja e tė dielės dhe gjithė mbrėmja e 28 nėntorit 2010, nguli para kumpjuterave miliona njerėz nė globin mbarė: Nė shėnjestėr faqja web e Wikileaks dhe e gazetave mė prestigjoze nė botė: New York Times, El Pais, Le Monde, The Guardian e Der Spiegel. Raportimet dhjetėravjeēare tė funksionarėve tė ambasadave amerikane nga 274 kryeqytete tė botės, drejt Uashingtonit, dolėn nė dritė tė diellit. Bėhet fjalė pėr 251.287 dokumenta, ku deri tani janė shkarkuar dhe vazhdojnė tė shkarkohen vetėm 220. Mes kėtij universi informacionesh, njė kostelacion vetėm shqiptar. Ende i pazbuluar, ende i pavėzhguar, por diēka do tė ketė dhe pėr ne. Mund tė jenė 822 dokumenta tė dėrguara nga ambasada amerikane drejt Uashingtonit nga viti 1997 deri nė vitin 2010. Vite plot zhvillime e ngjarje. Ēfarė kanė shkruar funksionarėt e ambasadės sė blinduar pėr Shqipėrinė? Pas tavolinės sė punės, nė godinėn magjike tė rrugės sė Elbasanit, funksionarėt kanė ndryshuar nė vite, por cilat kanė qenė informacionet sekrete, ato qė Uashingtoni duhej t’i dinte pėt Shqipėrinė? Shpresojmė tė mos jenė, siē po lexojmė deri tani, qė Gedafi pėrdor botox, apo Berluskoni ėshtė qejfli, apo Putin “macho” e Merkel pa karizėm. Shpresojmė qė pas lajmeve me “ngjyrė”, tronditėsė gjithėsesi, (pasi shkruhen nga funksionarė tė njė supershteti), tė kemi lajmet e vėrteta pėr Shqipėrinė: Ēfarė ndodhi dhe si u zhvillua 1997 nė kėndvėshtrimin e funksionarėve tė shtetit qė gėzon respektin mė tė madh mes shqiptarėve? Po Gėrdeci? Ēfarė ėshtė raportuar pėr kėtė ngjarje nga tavolinat e mistershme, e tė plotfuqishme tė godinės sė rrugės sė Elbasanit? Flitet se mund tė ketė materiale dhe pėr Marrėveshjen e Ujėrave mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Si ėshtė raportuar kjo ngjarje qė nė opinionin publik shqiptar e mbajtėn nė kurriz vetėm kurajoja e “Gazetės Shqiptare” dhe e kolonelit tė mrekullueshėm Myslim Pasha? Ēfarė gatoi me kėtė Marrėveshje Partia e Berishės dhe pse u vu nė lėvizje mė vonė ajo e Ramės? Pse shumė opinionbėrės insistonin pėr ta minimizuar njė marrėveshje tė tillė?
    Ende nuk janė shkarkuar filet pėr ēėshtjet shqiptare dhe urojmė t’i kemi sa mė shpejt nė dorė tė gjithė. Nuk mendoj, siē shprehet ndoshta me tė drejtė sot pėrgjegjėsja e zyrės sė shtypit nė Ambasadėn Amerikane nė Tiranė, se do tė rrezikohen jetė njerėzish me njė zbulim tė tillė. Duke hequr subjektivizmat e raportuesve amerikanė tė ambasadave (shpresoj qė nė raportet pėr Shqipėrinė tė mos flitet pėr kostumet e Berishės dhe ēorapet me ngjyrė tė Edi Ramės), presim lajme tė vėrteta, autoritare pėr Shqipėrinė. Ndoshta nuk duhet tė presim asgjė nga kėto: nė faqen e Wikilakes ka dhe nota pesimizmi, ndėrsa prezantohen dokumentetet: “…Shpesh dokumentetet tregojnė se si Shtetet e Bashkuara kanė mbyllur njėrin sy ndaj korrupsionit dhe dhunimit tė tė drejtave tė njeriut nė vendet-kliente, si kanė bėrė marrėveshje me shtetet nė dukje nautrale, si kanė lobuar pėr bizneset SHBA…”. Wikileaks ndoshta po nxjerr lakuriq diplomacinė e botės, dhe kjo mund tė krijojė njė bezdi, por duhet tė mėsohemi, qė njeriu, edhe kur ėshtė nė lakuriqėsinė e mendimit tė tij, duhet tė jetė i vėrtetė, i drejtė dhe i mirė, ndryshe kėtė Globin tone, e merr fundi.
    1LiFe & 1LoVe

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ndryshe ket globin tone e ka marre fundi.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Jo te gjithe fundosen bashke me "anijen"....

    Sa i perket asaj, qe do zbardhin edhe te vertetat mbi Shqiperine, per ato ceshtje qe ke permendur me lart, sec kam pershtypjen se ato qe do na tregoje wikileaks, nuk kane per te qene shume ndryshe nga dyshimet qe kemi....

  4. #4
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Une ende nuk pash diqka serioze ne Wikileaks ?

    Perveq letrave te ambasadorve se qka mendojne rreth qeshtjeve te caktuara .

    Qfare na beri mire wikileaks mire neve njerzimit ?
    Qfare mesuam prej "sekreteve amerikane" perveq llafe te ambasadorve ?

  5. #5
    Shumica ishin si muhabete ne chat mes zyrtareve amerikane

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •