Xhordano Bruno (1548 – 1600)



Mendimtari i djegur i gjallė mbi turrėn e druve kishte pėrgatitur njė projekt pėr paqen mes besimeve
"Nga Roma, mė 19 shkurt 1600... Tė enjten u dogj i gjallė mbi turrėn e druve nė Fushėn e Luleve murgu i Shėn Dominikut nga Nola, heretiku i betuar me gjuhėn therėse pėr shkak tė fjalėve qė thoshte, pa pranuar t‘u vinte veshin atyre qė thoshin tė tjerėt pas 12 vitesh dėnim nė burgun S. Officio, nga i cili u lirua njė herė".

Ėshtė njė ndėr dokumentet mjaft tė rrallė tė kohės qė pėrshkruajnė nė njėfarė mėnyre djegien mbi turrėn e druve tė filozofit tė madh Xhordano Bruno. Mendimtari u dogj i gjallė nė sheshin e quajtur "Fusha e Luleve" mė 17 shkurt tė vitit 1600. Nė krye tė Romės nė atė kohė ishte Papa Klementi VIII (1592-1605), njė klerik me origjinė fiorentine, mjaft i dyzuar ndaj protestantizmit. Sė pari u shqua pėr masa mjaft tė ashpra represive mbi tė gjithė ata qė pėrqafonin idetė qė kishin tė bėnin me ndryshimin e kishės katolike, por nga ana tjetėr, falė nuhatjes sė fortė politike nė vitin 1958, pranoi tė njihte zyrtarisht si mbret tė Francės Erikun IV tė Burbonėve, e bashkė me tė -duhet thėnė se jo pa vėshtirėsi- edhe ediktin e Nantės, ose me fjalė tė tjera ediktin qė lejonte protestantizmin kalvinist nė Francė. Viti jubilar 1600 pėrfaqėson edhe kulmin e suksesit tė tij si Papė dhe Roma e asokohe, ku u dogj i gjallė Xhordano Bruno, ishte njė qytet i ndritshėm, ku ngrihej madhėshtore kupola e Shėn Pjetrit e ndėrtuar nga skulptori gjenial Mikelanxhelo, njė qytet ku vėrshojnė papushim turma pelegrinėsh, tė cilėt vizitojnė kishat e saj pėr tė shtėnė nė dorė indulgjencat e famshme (sipas protestantėve njė ndėr padrejtėsitė mė tė mėdha qė bėnte kisha katolike ishte pikėrisht shitja e indulgjencave, falja e mėkateve kundrejt pagesės. Pėr Martin Luterin, njeriu i parė qė foli zyrtarisht pėr reformimin e kishės, falja ishte atribut vetėm i Zotit dhe jo i klerikėve tė saj). Faljet e bėra gjatė kėtij viti jubilar nuk preknin administrimin e pėrditshėm tė gjyqėsorit. Ekzekutimet kapitale, qoftė tė kriminelėve, qoftė tė heretikėve, vazhduan tė kryheshin pa asnjė ndėrprerje edhe gjatė jubileut. Roma e atij viti ishte njė teatėr ku gėrshetoheshin festimet e ceremonitė fetare me turrat e druve e masat represive qė ndėrmerrte kisha katolike kundėr reformės sė kėrkuar me aq forcė nga protestantėt.

Ekzekutimet me vdekje nė Romėn e vitit 1600 ishin ngjarje mė se normale, diēka qė ndodhte rėndom, nė mos ritual qė pėrsėritej pėrditė, njė eveniment ku njerėzit shkonin nė tė njėjtėn mėnyrė siē mund tė shkohej pėr tė ndjekur njė shfaqje artistike.

Nė burgjet e kishės, qė nga gjysma e viteve 1500, heretikėt e dėnuar duhej t‘i nėnshtroheshin aktit tė famshėm tė besimit tė quajtur "autodafč", ose e thėnė ndryshe pranimi nė publik i herezisė sė tyre. Tė dėnuarit nxirreshin pėrpara turmės sė sehirxhinjve me veshjet e burgut dhe recitonin njė formulė ku pranonin herezitė. Vetėm pas kėtij akti dhe pranimit zyrtar tė gabimeve tė tyre, mund tė dėgjonin edhe dėnimin e lėshuar nga gjykata.

Jo tė gjithė ata qė gjykoheshin nėn akuzėn e herezisė dėnoheshin me vdekje (nė periudhėn e represionit mė tė egėr pėrqindja e tyre nuk e kaloi shifrėn 20%). Ata qė gjykoheshin si tė tillė, heretikėt qė nuk pranonin tė pendoheshin apo ata qė e pėrsėrisnin mėkatin e herezisė ose edhe raste tė tjera tė rėnda, u dorėzoheshin strukturave qė merreshin me ekzekutimin e tyre. Nė fakt, nė teori kisha nuk mund tė derdhte gjak; qė kėtu merrte jetė edhe formula hipokrite qė pėrdoreshin pėr tė dėrguar tė dėnuarit nė duart e xhelatėve, tė cilat u pėrdorėn edhe nė rastin e Xhordano Brunos: "Kėshtu po tė lėmė nė duart e imzot Guvernatorit tė Romės, tė pranishėm kėtu, pėr tė tė dėnuar mbi fajet e tua, por nga ana tjetėr duke u lutur qė dėnimi ndaj personit tėnd tė mos jetė shumė i ashpėr, qė tė mos bartė mbi vete rrezik vdekjeje apo gjymtimi...".

Por kush ishte Xhordano Bruno? Ishte padyshim njė filozof me famė nė tė gjithė Evropėn, mjaft i vetėdijshėm pėr fuqinė qė bartte dhe fshihte brenda tij mendimi. Por si ka mundėsi qė nė vitin 1952 i dha fund pelegrinazhit qė kishte ndėrmarrė prej vitesh dhe u ndal nė Venecia, praktikisht duke u dorėzuar me vullnetin e tij nė duart e inkuizicionit? Sipas studiuesve mė nė zė tė figurės sė Xhordano Brunos, mes planeve tė mendimtarit ishte edhe njė projekt politiko-fetar, i cili synonte tė vendoste nė Evropė njė paqe fetare tė bazuar nė vendosjen e njė feje tė vetme nė tė gjithė Evropėn. Por cila duhet tė ishte ajo fe?

Pėr Brunon, i cili asokohe kishte gjetur strehim nė Gjermaninė protestante, kjo fe nuk mund tė ishte protestantizmi. Nė rast se nė njė ēast tė parė vėrtet kishte menduar t‘i zbatonte projektet e tij nėn hijen e protestantizmit, ishin tė shumta motive teologjike dhe filozofike qė e vinin ndesh me luterianėt e kalvinistėt, nė radhė tė parė pėr shkak tė doktrinės sė justifikimit tė besimit, siē dėshmojnė edhe dokumentet e shkruara nga ai vetė, tė shqyrtuara pėrgjatė akteve gjyqėsore. Kėshtu pra, ky bashkim nuk mund tė bėhej nė njė fe tjetėr, pėrveē asaj katolike, por pėr mendimtarin ky katolicizėm i ri duhej tė kishte shumė pak gjėra tė pėrbashkėta me atė tė atėhershmin: bėhej fjalė pėr njė katolicizėm tė reformuar nė njė optikė politike qė nuk shihte pėrballjen, por qė hidhte njė ide tė ngjashme me atė tė "rrugės sė tretė" pėr zgjidhjen e konfliktit mes katolikėve e protestantėve.

Bruno ishte i bindur se ngjarjet po rridhnin nė mėnyrė shumė tė favorshme pėr tė, se mund tė kthehej dhe mund tė merrte nė Romė njė rol politik tė dorės sė parė, ndoshta edhe si kėshilltar i Papės. Por ishte paraprirė nė kėtė iluzion nga njė tjetėr personazh mjaft i ngjashėm me atė vetė, Franēesko Puēi, edhe ky pre e njė utopie tė tillė pajtuese, i gėnjyer nga bindja se do tė gėzonte mbėshtetjen e plotė tė Papės Klementi VIII. Puēi fillimisht ishte kalvinist i flaktė, mė pas iu kthye sėrish katolicizmit, por me nota mjaft tė forta herezie. U kthye nė Romė nė vitin 1954, ku u mbyll menjėherė nė burgjet e inkuizicionit (ku njohu Kampanelėn, por jo Brunon) pėr t‘u dėnuar mė pas me prerje koke e me djegie nė vitin 1957.

Siē dihet mirė nga tė gjithė, Bruno nuk pati fat mė tė mirė. Nė shtator tė vitit 1959 gjykata i kėrkoi ndryshimin e pozicioneve. Nė rast se do tė kishte pranuar ta bėnte kėtė me siguri nuk do dėnohej me vdekje (duke qenė se nuk ishte dėnuar mė parė pėr krime tė kėsaj natyre). E shumta do tė dėrgohej deri nė fund tė jetės nė ndonjė manastir, ku me shumė gjasa mund edhe tė lejohej tė vazhdonte tė shkruante. Nė rast se nuk do tė pranonte tė hiqte dorė nga idetė e tij, merrej me mend lehtė se do tė pėrfundonte nė duart e xhelatėve. Nė fakt gjithēka donte tė arrinte gjykata ishte dorėzimi i tij, qė do tė thoshte fitoren e sė vėrtetės mbi tė gabuarėn, tė besimit mbi herezinė. Pa pendesė, gjykata ishte e mposhtur.

Por Xhordano Bruno, pas disa hezitimesh, refuzoi tė hiqte dorė nga idetė e tij dhe mėngjesin e 17 shkurtit tė vitit 1600 u ngjit mbi turrėn e druve nė sheshin "Fusha e Luleve".



XHORDANO BRUNO FILOZOFI I HARRUAR

Megjithėse pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė vende tė huaja, u kthye nė vendlindje nė fund tė udhėtimeve tė gjata dhe gjatė gjithė aktivitetit si mendimtar shkroi 20 libra. U largua nga shkolla, nga qyteti dhe nė fund dhe nga vendi pėr tė gjetur mes tė huajve atė integritet intelektual qė nuk mund ta gjente nė vendlindje. Ėshtė njė fakt mjaft interesant qė shumė pranė shekullit XVI njė njeri i kufizuar nga tė gjitha drejtimet prej traditės klerikale, arrin tė krijojė atė qė mund tė quhet njė vėzhgim filozofik mbi botėn, nė tė cilėn sapo kishin nisur tė lulėzonin shkencat. Bruno jetoi nė njė periudhė kur filozofia ndahej me forcė nga shkenca.

Njė ekzaminim i detajuar i trashėgimisė filozofike tė Brunos zbulon njė figurė mjaft komplekse tė ndikuar nga prirjet e ndryshme intelektuale tė kohės, nė njė periudhė nė tė cilėn shkenca moderne sapo kishte nisur tė shfaqej. Polemikat e tij entuziaste fituan admirimin e mendimtarėve mė nė zė tė asaj periudhe, por njėherėsh edhe mėrinė e kishės katolike, autoriteti i sė cilės po lėkundej fort pėr shkak tė njė serie sulmesh tė kėsaj natyre. Bruno lindi nė Nola tė Napolit nė vitin 1548, nė agimin e revolucionit astronomik, flamuri i tė cilit mbahej nga Koperniku. Sipas tij, jo Toka, por Dielli ishte nė qendėr tė njė universi qė kishte njė fund dhe tė gjithė planetėt silleshin pėrreth tij. Sistemi i Kopernikut sfidonte jo vetėm pikėpamjet kozmologjike tė kishės, por edhe hierarkinė e ngurtė sociale tė feudalizmit. Kėndvėshtrimet e mėparshme mbi natyrėn e universit me Tokėn nė qendėr shėrbenin veē pėr tė pėrforcuar rregullin e ngurtė feudal qė shihte shėrbyesit tė vėrtiteshin rreth njė Pape qė pėrbėnte edhe qendrėn e tyre tė gravitetit. Rreziku qė pėrmbante nė vete teoria e Kopernikut kishte tė bėnte me faktin se nė rast se cenohej pagabueshmėria e kishės, mund tė sfidohej edhe pozicionimi social i njerėzve nė raport me tė. Kisha nė atė kohė goditej fort nga tė gjitha krahėt. Nė vitin 1517 Martin Luteri kishte gozhduar tė famshmet 95 teza nė derėn e njė kishe tė Gjermanisė, tė cilat denonconin praktikat e kishės katolike romane, si shpėrthim i reformės protestante qė pėrfshiu mė pas gjithė Evropėn. Vatikani u pėrgjigj me njė kundėrsulm tė ashpėr "Kundėr Reforma" mbi tė gjithė ata qė sfidonin doktrinėn katolike. Nė vitin 1542 u instalua edhe inkuizicioni i shenjtė qė duhej tė bindte me forcė kėdo tė hiqte dorė nga ēdo lloj doktrine qė binte ndesh me ato tė kishės. Bruno u shfaq nė njė botė ku gjėrat prej kohėsh ishin mjaft tė trazuara. Nė vitin 1573 hyri nė njė manastir dominikan, ku ra nė sy tė autoriteteve kishtare pėr kėndvėshtrimet e tij mjaft liberale. Gjatė studimeve, pėrveē punėve tė filozofėve tė lashtė grekė, tregoi mjaft interes edhe ndaj mendimtarėve modernė evropianė. Nė fakt, pikėrisht nė kėtė periudhė u njoh edhe me veprėn e Kopernikut, e cila la shenjė mjaft tė fortė nė tė gjithė jetėn e tij. Nga Urdhri Domenikan u shkėput nė vitin 1576, pasi u zbulua qė lexonte tekstet e filozofit humanist holandez Erazmus, duke arritur kėshtu tė largohej pėrpara se tė denoncohej nga autoritetet kishtare. Pas kėsaj, pėr vite me radhė mrekulloi gjithė Evropėn me diskutimet e tij dhe duke publikuar idetė filozofike. Pas tri vitesh qėndrimi nė Itali u zhvendos nė Gjenevė, e cila nė atė kohė dominohej nga protestantėt e udhėhequr nga Kalvini. Shumė shpejt u pėrfshi nė njė konflikt me autoritetet akademike tė qytetit, pasi publikoi njė pamflet ku tregohej se si njė profesor filozofie kishte bėrė 20 gabime nė njė lekturė tė vetme. U burgos nga autoritetet kalviniste dhe u la i lirė vetėm pasi tėrhoqi ofezėn publike. 26 vite mė parė kalvinistėt kishin djegur tė gjallė nė turrėn e druve Servetusin, njė mjek dhe mendimtar spanjoll, pikėrisht pėr shkak tė pikėpamjeve tė tij shkencore. Mė pas Bruno udhėtoi nė Tuluzė tė Francės, ku dha mėsime mbi "de Anima" tė Aristotelit, si dhe shkroi njė libėr mbi mėnyrat pėr tė stėrvitur kujtesėn. Nė vitin 1581 mbėrriti nė Paris, ku tėrhoqi vėmendjen e Mbretit Henriku III, i cili kishte mbetur gojėhapur nga kujtesa e jashtėzakonshme e mendimtarit italian. Mbreti i siguroi njė vend nė "College de France", pasi Brunos iu ndalua hyrja nė Sorbonė nga autoritetet kishtare. Dy vite mė pas u detyra tė linte Francėn dhe tė udhėtonte drejt Anglisė, ku do tė qėndronte pėr tri vite, tė cilat do tė ishin edhe mė tė shlyerat e mė tė frytshmet e gjithė jetės sė tij. Aty gjeti njė shoqėri mjaft tė hapur ndaj ideve qė vinin nga Italia, ku jetonte edhe njė komunitet tė dėbuarish italianė mjaft i konsiderueshėm. Shumė prej pjesėtarėve tė kėtij komuniteti ishin larguar nga vend-lindja pėr t‘u shpėtuar persekutimeve pėr shkak tė ideve filozofike dhe teologjike mjaft tė avancuara qė kishin pėrqafuar. Bruno pati biseda tė gjata me Mbretėreshėn Elisabeta I, sė cilės i pėlqente shumė tė diskutonte mbi problemet e filozofisė nė gjuhėn italiane. Shumė shpejt rreth tij u mblodhėn njė numėr i madh intelektualėsh, tė cilėt gjithashtu pėrqafonin idetė e avancuara tė kohės. Nė Angli Bruno publikoi gjashtė libra, qė tė gjithė nė italisht, duke pėrpunuar pėr herė tė parė nė tėrėsinė e saj tė gjithė doktrinėn e tij politike. Do tė ishte ai i pari ndėr tė gjithė filozofėt qė do tė arrinte t‘i diskutonte problemet shkencore dhe filozofike nė gjuhėn e vendlindjes. Por, pėr kishėn katolike thjesht akti i publikimit nė italisht pėrbėnte njė sfidė tė drejtpėrdrejtė ndaj saj, duke qenė se sipas saj gjuha nė tė cilėn duheshin mbajtur diskutimet intelektuale ishte latinishtja, gjė qė limitonte ndjeshėm pėrhapjen gjerėsisht tė ideve. Aq frikė kishin botuesit e Brunos, sa askush nuk guxoi ta identifikonte veten nė tekstet e botuara.

Pershendetje