Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Zgjedhjet, Berisha zyrtarizon Bashën për Bashkinë e Tiranës

    Kryeministri Sali Berisha i drejtohet Bashës në mbledhjen e qeverisë, duke i thënë se rivalët e tij po përgatisnin një tjetër greve urie.

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka nxituar dje në mbledhjen e qeverisë të shpallë kandidaturën e Lulëzim Bashës, për Bashkinë e Tiranës. Kreu i ekzekutivit ka përcjellë disa batuta për median, ku ka përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, Basha. Duke folur për zgjedhjet e 8 majit dhe për një plan që, sipas tij, opozita ka për t’u futur në një tjetër grevë urie, Berisha i është drejtuar Bashës duke etiketuar se ata që do ta bënin këtë gjë, ishin rivalët e tij. Në sitin zyrtar të Këshillit të Ministrave, fjala “rival” ishte hequr nga deklarata e Kryeministrit, pavarësisht se ai e artikuloi qartazi në mbledhjen e qeverisë, ku ishin të pranishëm edhe mjaft përfaqësues të medias. “Krijimi i qendrës së vetme të licencave dhe të lejeve ka hapur një kapitull të ri shumë të rëndësishëm, për biznesin shqiptar dhe të huaj, një lehtësim madhor maksimal i burokracive. Imagjinoni ju, në qoftë se afati kohor është shkurtuar mbi 5 deri në 6 herë pas krijimit të qendrës, afati kohor në Bashkinë e Tiranës, për të marrë lejen e ndërtimit, është i treti më i gjatë në botë, sipas të dhënave të fundit ky afat është 383 ditë. Sigurisht këto nuk i referohen vitit 2009, i referohen vitit 2008, por kryetari i bashkisë që po ikën ka ndërtuar shtyllën më të lartë të korrupsionit në Europë dhe më të lartat në botë. Fatmirësisht, 8 maji po afron dhe z. Basha, a e more vesh që kanë vendosur çadrat ata rivalet e tu para Kryeministrisë që, ose të japësh dorëheqjen, ose do të flijohen. Më thanë që po bëhen gati 5 kandidatë, në 5 çadra. Kjo është puna e tyre, nuk kemi çfarë t’u bëjmë”, - tha Berisha, duke qeshur, ndërsa shtoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje më 8 maj. Por kundrejt batutave të hedhura nga Kryeministri Berisha, nga ana e ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha, nuk ka pasur asnjë reagim, të paktën publikisht. Përgatitjet për zgjedhjet lokale kanë kohë që kanë filluar nga strukturat e PD-së, ndërkohë që kandidatët e saj do të zyrtarizohen deri më datë 10 mars. E njëjta procedurë po ndiqet edhe në Tiranë. Emri më i përfolur për këtë bashki është ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, i cili do të duhet të japë dorëheqjen nga kabineti qeveritar, por edhe mandati i deputetit, në rast se ai do të zyrtarizohet për të garuar. Në anën tjetër, edhe kryetari i opozitës, Edi Rama, e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit, ndërsa paralajmëroi përmes një konference për shtyp se, rivalëve do t’u ngrinte buzëqeshja. I pyetur pikërisht mbi mundësinë e rikandidimit të tij, dy ditë më parë, kryetari i PS-së, Edi Rama, u përgjigj: “Mendoj që kjo është një çështje që do të zgjidhet në momentin e duhur, në tërësinë e gjithë këtij aspekti të procesit politik, në të cilin është opozita. Por një gjë është e sigurt, që shumë kush në oborrin e regjimit, po rend të buzëqeshë para kohe me këngën e largimit”

    N.Perndoj gazeta mapo

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Lista zyrtare: Ja kush janë kandidatët e PS dhe të PD-LSI për zgjedhjet lokale

    Partitë janë në orët e fundit të hartimit të përzgjedhjes së kandidatëve të zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Thuajse të gjitha strukturat e partive në bazë e dinë se cili do të jetë kandidati i tyre për njësinë vendore. Zyrtare është që Partia Demokratike do të sakrifikojë tre deputetët për të marrë qytetet e mëdha. Në Tiranë tashmë Lulzim Basha do të konkurrojë përballë Edi Ramës. Në Durrës është një tjetër ministër që do të përballet me Vangjush Dakon. Bëhet fjalë për drejtuesin e MTKRS-së Ferdinand Xhaferri. Në Vlorë demokratët do të vendosin përballë Shpëtim Gjikës deputetin Ardian Kollozi. Lëvizja Socialiste për Integrim në koalicion me PD-së do të ketë disa qytete ku do të bëhet pjesë, në Elbasan do të jetë Durim Hushi i cili do të ndeshet me Qazim Sejdinin. Në Lezhë do të jetë Viktor Tusha, në Pogradec do të jetë Luan Topçiu. Socialistët janë të kursyer porsa i përket deputetëve të saj. Deri më tani askush prej të mandatuarve të opozitës nuk do të kërkojë mandat në nivel vendor. I vetmi që po përflitet është Fatos Tushe në Lushnjë, por që ende s’ka një konfirmim zyrtar. LSI në Tiranë do të mbështesë Lulzim Bashën, ndërsa do konkurrojë më 4 njësi vendore, si ajo me numër 2, 3, 5 dhe 6. PD në Tiranë do të ketë vetëm gjysmën e njësive vendore, pasi një njësi do e marrë PDIU dhe një PR. Nga ana tjetër selia rozë do të ketë të gjitha njësitë e Tiranës me kandidatë të saj për shkak se aleatëve do u japë në zona të tjera.

    Duelet më të forta

    Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytetet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin, i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.Shqipëria e Mesme përbën një tjetër fushë beteje mjaft të ashpër për dy partitë kryesore. Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet, për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Përballë do të ketë Durim Hushin e LSI-së i cili në vitin 2007 ka bërë fushatë pro Sejdinit pasi ishte pjesë e Partisë Socialiste. Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit, i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politike e LSI, e cila në këto zgjedhje do të dalë me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano, që ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

    Tirana
    Edi Rama vs Lulzim Basha

    Më 8 maj të vitit 2011 vërtetë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore, por në të vërtetë ato dhe kanë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Në Tiranë do të zhvillohet një betejë e ashpër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por jo më pak të rëndësishëm janë dhe garat që do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Rama kërkon mandatin e katërtë ndërsa Basha kërkon të thyej mitin e Ramës në kryeqytet.

    Durrës
    Vangjush Dako vs Ferdinand Xhaferri

    Pas betejës së fortë për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet pritet që rivaliteti të jetë mes kandidatëve Vangjush Dako dhe Ferdinand Xhaferri. I pari që i përket opozitës do të kërkojë një tjetër mandat për të fituar qytetin bregdetar. Në zgjedhjet e shkuara Dako ka fituar me një rezultat të ngushtë duke pasur në aleancë dhe LSI-në, këtë herë do ti duhet të luftojë fort pasi ka diferencë mes kampeve politike.

    Vlorë
    Shpëtim Gjika vs Ardian Kollozi

    Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.

    Elbasan
    Qazim Sejdini vs Durim Hushi

    Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini, i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Përballë tij Sejdini do të të gjejë një të njohur të vjetër i cili në vitin 2007 i ka dhënë ndihmë për të fituar. Bëhet fjalë për Durim Hushin e LSI-së i cili do të përfaqësojë kandidatin e mazhorancës.

    Korçë
    Niko Peleshi vs Andrea Mano

    Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politik e LSI e cila në këto zgjedhje do të dal me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano i cili ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

    Kandidatët e konfirmuar nga opozita

    Durrës, Vangjush Dako
    Vlorë, Shpëtim Gjika
    Elbasan, Qazim Sejdini
    Korçë, Niko Peleshi
    Berat, Fadil Nasufi
    Fier, Baftjar Zeqo
    Shkodër, Keti Bazhdari
    Pogradec, Artan Shkëmbi
    Saranda, Stefan Çipa
    Lushnjë, Fatos Tushe
    Himarë, kandidati i PBDNJ
    Gjirokastër, Flamur Bime
    Tiranë, Edi Rama

    Kandidatët e konfirmuar nga mazhoranca

    Tiranë, Lulzim Basha
    Durrës, Ferdinand Xhaferri
    Elbasani, Durim Hushi, LSI
    Korça, Adrea Mano
    Vlora, Ardian Kollozi
    Shkodër, Lorenc Luka
    Burrel, Skënder Lleshi
    Pogradec, Luan Topçiu LSI
    Corovodë, Nesim Spahiu LSI
    Lezhë, Viktor Tusha LSI
    Lushnjë, Albert Sanxhaku, LSI
    Përmet, Kujtim Hoxha, LSI


    "Tirana Observer"

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anëtarësuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    I jan hapur 2 fronte edi rames, protestat dhe fushata parazgjedhore,te dyjat duan mund dhe para . Si duket protestat do te presin !!!.

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    OPINION
    Kushtet e Ramës për zgjedhjet, si ato të Enverit për NATO-n!
    05-03-2011 / Nga Luan Myftiu
    “Nuk ka më keq se kur njeriu fillon të ketë frikë nga e vërteta” - Tolstoi

    Po i bëhet ves i shëmtuar Ramës gjetja e sebépe për të kundërshtuar pjesëmarrjen në çdo aksion të rëndësishëm kushtetues. Sepse, ngaqë s’ka vullnet politik, Rama ka nisur t’i vërë stërkëmbësha çdo kompromisi të mundshëm. Por, ka arritur të kapërcejë të gjitha limitetet e logjikës elementare, kur arrin të mendojë bojkotimin e zgjedhjeve të 8 Majit. Se, aq e tërbuar qenka ambicia e tij për pushtet me dhunë dhe aq i egër - tërbimi për dështimin e gjithë alibíve të tij absurde, sa gjithkush do ta gjykonte mëdyshjen e tij për bojkotimin e zgjedhjeve si “një vetëvrasje politike”. Njëlloj siç veprohej në diktaturë, kur tiráni tallej sa herë i tekej të shfaqej “liberal”. Në këto situata “qoftëlargu” tregonte, jo vetëm mungesën e çdo parimi, por edhe neverínë ndaj atyre, që shpresonin për një afrim të tij me perëndimin. Ky antiperëndimor i betuar, deklarohej sikur nuk qënkësh krejt kundër pjesëmarrjes në NATO, nëse kjo organizatë gjigande ushtarako-politike të plotësonte dyzetë kushtet e tij. Dhe “kushtet” e skizofrenit fillonin me kërkesën që kjo të hiqte dorë nga ekonomia e lirë e tregut, të çarmatosej dhe të pranonte kolektivizmin. E kështu me radhë : të njihte si ideologji marksizëm-leninizmin, të kërkonte të falur për kundërshtitë, që i kish bërë xhelatit për masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm. Dhe “kasapi” tallej me inteligjencën proeuropiane, duke u dhënë “argument” xhahilëve gomarë, t’i torturonin njerëzit, që shpresonin në një bashkëpunim të mundshëm me perëndímin. Se Enver hipokriti e kishte bërë aksiomë plotësimin e “kushteve” për çdo gjë, që nuk i pëlqente. Dhe kreu në këtë fushë veprime aq absurde, sa edhe fanatikët e tij injorantë i bëri të mendoheshin për idiotësítë e tij. Prandaj ky “mefistofel” i pacipë, ky shpirt i mohímit të çdo përparími, kishte shpikur metodën e “plotësimit të kushteve”. Shprehja “ Nuk i plotëson kushtet ! ” ishte bërë sinonim i dënimit të pafajshëm të çdo njeriu, që nuk duhej të punonte në një sektor të caktuar, të vazhdonte shkollën, a të dilte jashtë shtetit, apo qoftë edhe të lëvizte nga fshati në qytet. Madje, as të blinte në furrën e qytetit bukë gruri, kur prodhonte në fshat vetëm grurë, e tj. Kush ngulmoi të mësonte kuptimin e këtyre “kushteve”, e pagoi shtrenjtë. Prandaj shprehja “Nuk i plotëson kushtet” ishte dhe një kërcënim, një paralajmërim ogurzí i diktaturës. Mirpo, si çdo e keqe që ka bumerangun brenda, edhe poshtërími për “plotësímin e kushteve” i bëri shqiptarët të ndërgjegjësoheshin për talljen cinike të atij sistemi, të cilit shumë njerëz të sinqertë i kishin shitur edhe shpirtin. Prandaj dhe me të tilla “kushte” diktatura përgatiti fundin e saj tragjiko-komik. Kurse shprehja “Nuk i plotëson kushtet” mbeti proverbiale, një tallje cinike e mohimit të të drejtave elementare të njeriut.
    Këtë taktikë po ndjek sot Edvin Rama, i cili, edhe pasi deklaron se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale, sajon “kushte”, plotësimi i të cilave vetiu e përjashton nga procesi zgjedhor. Rama nuk e di as vetë se ç’kushte kërkon. Vetëm analistët kanë “zbuluar” se Edvini synon që Historia të fillojë nga dita e ardhjes së tij në pushtet. Shkurt, Rama kërkon t’u thotë të gjithëve se ai merr pjesë në zgjedhje, vetëm nëse i garantohet fitorja. Çdo humbje duhet t’u faturohet atyre që nuk ia plotësojnë “kushtet”, ose vetë P.S.-së, nëse kjo do të ngulmojë të marrë pjesë në këtë proces, që përbën alfën e të drejtës së saj qytetare. Rama kështu e ka lidhur “kalin” e pushtetit të vet prapa ca “kushteve”, që i sajon nga imagjinata e sëmurë, edhe pse i ka sanksionuar vetë në Kod, edhe pse ato ia garantojnë edhe vetë ndërkombëtarët. Por duket Ramës nuk i interesojnë “zgjedhje më të mira se të parat”. Ai do medoemos fitore të sigurtë. Prandaj nuk është aspak çudí që ai të kërkojë edhe shumicën në K.Q.Z., edhe shtyrjen e zgjedhjeve në një datë, që të përkojë me “dorëzímin” e pushtetit legjitim.(!) Apo, ndoshta, dhe me ëndërrat e tij prej të fantaksuri për zgjedhje të parakohshme, e tj. Sidoqoftë, Rama po synon të përgatisë opinionin për kontestimin e fitores së zgjedhjeve nga cilido. Qofshin këto dhe zgjedhjet më të mira, të realizuara sipas standarteve më të larta europiane. Ai dëshiron, kështu, garantimin e pushtetit të tij, të paktën, në krye të P.S.. Ndryshe, ia lë “kopilin” në derë gjithkujt, që do të pranonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje, që ai i parasheh për veten të humbura. Se, edhe Enver gangsteri, që i kishte marrë peng tre milionë shqiptarët, ia vinte ata botës si “kusht” për të garantuar pushtetin e vet diktatorial. Kush do t’ia lëkundëte absolutizmën, duhej të llogariste flijimin e të gjithë këtyre “skllevërve”.(!)
    Kjo ngjashmërí e kushteve të “qoftëlargut” me ato të Edvin Ramës e ka burimin te diktatura, te mentaliteti i marrjes së pushtetit me dhunë, te përjetësími i “perandorisë së krimit”, që pillte vetëm gjarpërinj. Prandaj, nuk është fantazi e kotë ideja se Rama, me ambicien e vet arrogante, po kërcënon edhe ekzistencën politike të vetë PS, duke i mohuar kësaj edhe të vetmin pushtet, ku ka qenë kapur si ajo “plaka pas rrepkës”. Mirëpo, i pasuruar ku s’ka më dhe i kënaqur tej caqeve të një narcizi, Rama nuk pyet as për mbajtje fjale, as për dinjitetin e mercenarëve të mbajtur dy vjet jashtë parlamentit, as për “miqtë” e vet ndërkombëtarë, që po i këshillojnë pjesëmarrjen e domosdoshme në zgjedhjet lokale. Madje as për paralajmërimin se nga ky bojkot do të dalë e humbur vetëm PS-ja!... Mirëpo ambicia për pushtet me çdo kusht i njeriut, që habitet para pasqyrës me “madhështinë” e tij, qenka më e fortë se çdo rrezikim i fatit të partisë, që u mashtrua prej sloganeve të një vizionari “liberal”!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kush eshte keti bazhdari
    a ka mundesi nej info me shume ju lutem
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a duhet te heqin dore dhe nga deputet-lliku keta kandidatet per kryetar bashkie?
    se nga minister ne se jan duhet te largohen.

    e veshtire eshte per pd-ne te fitoje neper bashki.
    ps eshte me e afte te punoje der me der e shpi me shpi e lagje me lagje.

    edvini psh cdo dite kur thote shprehjen "kutia".. thot gjithashtu dhe .. se komisioneret e tij ata 20 mij cop fanatik te fantaksur na qenkishin legena te shitur e blere nga saliu..
    ata 20 mij e degjojne kte perdit e nuk bejne as ciu as miu.. pra e pranojne ti shkele e ti dhj.se ne fytyre kryetari..e jan gati perseri ti sherbejne bosit si qen te zgjebosur por te vendosur..

    kurse berisha nuk ka komisionere..

    sikur te kish pasur berisha 20 mij komisioneret e ps-se per vehte ai sot do kishte jo 60 e ca deputete por 100 pa frike.. sepse aq shum vota ka marre por.. 20 mijshi ed rucist ja hodhi ne hale..sepse komisioneret demokrate jan akoma te trembur nga ppsh-ja..
    frika nga ajo do u dali mbas 30 vjetesh..

    pra gjetja e pergatitja e trimerimi i komisionereve te vet eshte detyra nr 1 e pd-se..
    te mos harrojme se ne gjith kto vite nen kryetari i pd-se..zoti topi.. ka qen vegel spiune e ed rucit..
    dhe kjo patjeter ka pasur pasoja..

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Askush në PS s’i del zot bashkisë së Tiranës
    06-03-2011 / Gazeta 55

    Ka vite që ushtruesi i detyrës së kryebashkiakut merret me mbledhjen e përqindjeve nga lejet e ndërtimit e jo me imazhin që po përcjell qeverisja socialiste e kryeqytetit. Tani ka ardhur koha e larjes së hesapeve, por Edvini s’po gjen asnjë vullnetar që të marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes, në emër të tij. Ai ka marrë disa refuzime radhazi nga deputetët e listës paraprake, të cilët duket se kanë vendosur ta ndëshkojnë kryetarin e tyre me një konkurrim që do ta nxjerrë në pension politik

    Tek Partia Socialiste kanë mbërritur ditët e larjes së hesapeve. Prej vitesh, bashkia e Tiranës është trajtuar si një çiflig privat i Edvinit, duke mos sjellë prej andej, jo veç qeverimin e mirë për kryeqytetit, por as ndarjen e dividentëve të korrupsionit me aktivistët e partisë. Gjithçka është trajtuar si personale e tani që ka ardhur koha që dikush t’i dalë zot konkurrimit (më saktë dikush të ofrohet si kurban politik), asnjë s’po i gjendet Edi Ramës në hall të madh. Të gjitha negociatat në grupin parlamentar, për përzgjedhjen e një kandidatura së cilës do t’i kishte njëfarë hijeje humbja, kanë dështuar. As Majko, as Klosi, bile edhe vetë Shalësi, që është një protagonist i shquar i viteve të gjata të zhvatjes së bashkisë së Tiranës ka shprehur dëshirën që të mos sakrifikohet kaq shpejt, pasi ende s’e kishte matur si duhej largësinë nga vendi i tij parlamentar deri tek foltorja. Askush në PS s’i del zot bashkisë së Tiranës, pasi kjo garë parathotë humbjen, prandaj “loja” e tanishme në strukturat e PS-së është një lojë për gjetjen e një kamikazi politik dhe për shpëtimin e imazhit të kryetarit të partisë, krejt fajtor për udhëkryqin që vetë ka ushqyer, të paktën prej 5 vitesh, me qëndrimin në krye të piramidës së korrupsionit në bashki, por edhe me uzurpimin e kreut të partisë më të madhe në opozitë. Tashmë këtij udhëkryqi i duhet dhënë dum disi, por fushata e “korrjeve” të kurbanit politik s’po del ashtu siç mendohej. Strukturat e PS-së kanë një memorie politike, e cila s’është se mund të harrojë sjelljen tjetërsuese dhe braktisëse ndaj idealeve tradicionale të së majtës që ka ndjekur klani i Edi Ramës. Kjo memorie tregon se si u keqqeveris kryeqyteti dhe se si kjo faqe e zezë i është shndërruar njollë Partisë Socialiste në historinë e vet të re. Lista e përgjegjësve për këtë fatalitet fillon që nga Edi Rama, me simbolikën si protektor i korrupsionit dhe me paaftësinë emblematike për të marrë vendime politike, sidomos lidhur me bashkinë e Tiranës (edhe në këtë çast që po shkruajmë këtë redaksionale, që nga Athina, Edvini është ende në kërkim të kamikazit politik që do ta shpëtojë nga falimenti politik), e vijon më tej me Eduard Shalësin, Mimi Kodhelin, Dashamir Pezën, Saimir Tahirin e disa deputetë të tjerë, biznesmenë a vegla administrative, që kanë helmuar edhe grupin parlamentar dhe paaftësinë emblematike të kryetarit e kanë shndërruar në një paaftësi strukturore për të marrë vendime. Askush në PS s’i del sot zot bashkisë së Tiranës dhe para Edi Ramës tani shtrohen veç dy alternativa: Të konkurrojë vetë, të komprometojë linjën e deritanishme të zgjedhjeve të parakohshme e të korrë pensionin politik apo të gjejë kamikazin-kukull, të hajë turpin elektoral me bukë e të vegjetojë në politikë deri në 2013-n, duke proklamuar “domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme”. Të dyja alternativat janë konfirmim i dështimit paradhënie të Edvinit me 8 maj dhe kjo perspektivë është e qartë për të gjithë. Megjithatë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PS, noton ende në paqartësinë e shpalljes së vendimeve, sepse po pret të mbledhë edhe rentën e fundit të taksave politike, si edhe sepse po kërkon t’i japë kohë shpresës së pashuar se mos ndonjë vullnetar do të vetëflijohet në bashkinë që paraprakisht PS-ja e ka braktisur.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Instinkti vetëvrasës i Partisë Socialiste
    06-03-2011 / Redaksionale
    Çfarë e paralizon kaq shumë PS-në, që e bën një trup të palëvizshëm, një shtatore kripe? Besojmë se sëmundja e PS-së është e përkufizuar në një gjë: në frikën për gjithçka. Të bëjë politikë, të përballet me Berishën, të prodhojë akuza në vend të ideve, të shantazhojë gjykatën. Dhe më pas frika më e madhe: frika nga vetja. PS-ja ka frikë nga PS-ja. Ajo ka lindur vetëm për të administruar Pushtetin, kjo është defekti i saj “gjenetik”. Dhe është e gatshme të përballen vetëm një terrenin e saj të Pushtetit. Nuk ka lindur për të bërë politikë. Dhe për rrjedhojë logjike jo vetëm që s’di të bëjë politikë, por është e terrorizuar nga politika dhe mbi të gjitha nga një pjesë e saj, që mendon ndryshe, që duke kundërshtuar mendimin betonizues, kërcënon se do të bëjë politikë.
    Çështja e zgjedhjeve lokale të 8 majit është emblematike. Në hyrjen e vitit 2011, Edi Rama kishte konsumuar pothuajse dy vite në një kauzë të sajuar për të mbajtur postin e kryetarit të PS-së, ndonëse iu shtua oreksi për t’u bërë kryeministër dhe sharrimi për pushtet bëri që të krijonte një kauzë tjetër, d.m.th kutia u zëvendësua nga gjaku, me ngjarjet e dhunshme në bulevard më 21 janar ku disa demonstrues nxituar të sulmonin barbarisht kryeministrinë. Ishte e pashmangshme realizimi i planit nga një strategji e vjetër në një strategji të re, e cila tash bazohet në akumulimin e përditshëm të mllefit social kundrejt qeverisë Berisha. Dhe arma më e përdorur e deri tanishme është akuza, e cila me fjalë të një zhargoni popullor do të kanalizojë frustrimin dhe dështimet në “Fajin e ka Saliu”. Ky personalizim i fajit është menduar kështu për të polarizuar zgjedhjet lokale, që për definicion janë zgjedhje për administrues lokalë, pra kryetarë bashkish apo komunash, dhe jo zgjedhje parlamentare ku zgjidhet kryeministri sepse i intereson të fshehë paaftësinë.
    Sakaq Edi Ramës i duhet polarizimi i zgjedhësve sepse kështu shmang referendumin e qytetarëve të Tiranës për mungesën e tij 4 vjeçare në krye të bashkisë Tiranë. Prandaj thotë “Fajin e ka Saliun”. Mirëpo Saliu s’e ka fajin për mungesën e gjelbërimit, Saliu nuk e ka fajin për mungesën e parkingjeve, Saliu s’ka faj për betonizimin e kryeqytetit, Saliu nuk ka faj për trafikun e rënduar jo vetëm në ditët me shi, për shërbimet që mungojnë në minibashki, etj. sepse për këtë mban përgjegjësi Edvin Rama, për të cilin qytetarë e Tiranë e kanë zgjedhur për të drejtuar punët e qytetit dhe jo punët e Partisë Socialiste.
    Ai është peng i dilemash nëse do të kandidojë apo jo. Natyrisht jo në funksion të drejtimit të qytetit të Tiranës, por të konjukturave brenda PS-së dhe të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sepse kandidimin për Tiranën, për rrjedhojë edhe rezultatin zgjedhor, Edvini e sheh ekskluzivisht në plan “politik” pse kjo përcakton të ardhmen e tij në krye të opozitës.
    Mirëpo diçitura “politike” e këtyre zgjedhjeve shkrin këmbën e kripës mbi të cilën mbahet strategjia e Ramës për të ardhur në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme pas zgjedhjeve lokale. Kuptohet vetiu se në rast zgjedhjesh të parakohshme apo të përgjithshëm Edvini duhet të japë dorëheqjen nga Bashkia për t’u bërë Kryeministër, çka është moralisht e shëmtuar nga prishja e pa besë e marrëveshjes me qytetarët. Dhe për këtë arsye qytetarët do ta peshojnë përpara se të votojnë pro ose kundra, pasi kur të bëhet zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Tirana duhet të votojë përsëri për një drejtues tjetër, çka do të thoshte prapë demonstrata të cilat janë konfirmimi i një instinkti vetëvrasës së PS-së. Andaj me 8 maj do të votojnë për një drejtues që t’i përkushtohet tërësisht kryeqytetit dhe problemeve të shumta të saj.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Edvin Rama ka deshtuar ne çdo aksion te tij politik deri me tani, sepse te gjithe keto aksione kane qene anti-kushtetues dhe aksione jo-logjike. Eshte anti-kushtetuese te pretendosh te dalesh mbi gjykatat. Eshte alogjike qe nje dite te pershendesesh zgjedhjet e tjetren ti shash ato e te ofendosh te gjithe komisioneret qe i ke zgjedhur vete, si hajdute. Ok, e zeme se keta komisionere ne mbare Shqiperine jane hajdute, te na e thote Rama, me ke do qeverise nese fiton?

    Rama nuk ka ndjekur nje aksion te qarte politik, mbi baza kushtetuese dhe ne rruge parlamentare. Ai ka preferuar rrugacerine e rruges perpara parlamentarizmit ndaj dhe deri me sot eshte ndeshkuar ne kete menyre. Ai ka ndeshkuar shume figura e personalitete brenda PS ndaj dhe Shqiptaret ate e ndeshkojne sot ne kte menyre. Siç thote nje fjale e urte andej nga Veriu, po i del perpara e vetja.

    Keto zgjedhje do i tregojne fytyren e qarte ketij njeriu, dhe besoj se populli do ta largoje ate nga skena politike me "Mosbindje civile", siç thote dhe Akademiku Rexhep Qose.

    Madaber
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •