Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 5 prej 164 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 3272
  1. #81
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    tamom ky osht bo si enveri. s'guxo kush me e kritiku sikur sala osht pereni. sala osht i katunar ignorantus qi ka gjet shesh e bo pershesh se politiken shqiptare e kon myt pensjonista ne ide si ky xhaja ma nolt hahahahahahahahahaha

    do rifreskim politika si cdo gjo tjeter. merrni mer shemull ka amerika. god bless this country

    rofsh raptiloid. jom shkatarru tyj qesh me at photo hahahahahahahaha
    no glove no love

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Idiokracia e majtė

    E enjte, 03 Mars 2011 12:44,"Panorama",Tiranė


    NgaUCIANO BOCI

    Ajo qė vihet re mė sė shumti nė ligjėrimin politik tė Ramės, pėrveē mungesės sė ideve, ėshtė pėrdorimi i shpeshtė i neologjizmave ose dhe i huazimeve nga kohėra dhe kontekste historike pararendėse, tė cilat nė vetvete nėn njė vėzhgim tė shpejtė psikolinguistik dhe sociolinguistik, janė refleksion natyral i njė realiteti politik tė ardhur dhe tė formėsuar brenda politikės shqiptare me shfaqjen nė skenėn e saj tė politikanėve tė formatit Rama. Njė ndėr mė tė pėrdorshmit si neologjizėm qė lideri i majtė e ka mė shumė pėr zemėr, “si dashnor i vjetėr i gjuhės” (shyqyr Zotit!)-siē e ka etiketuar ai veten nė njė ndėr intervistat e tij, ėshtė termi qenefpolitika. Termi ėshtė pėrdorur aq shpesh nga Rama, sa gati ai ėshtė bėrė dhe sinonimi identifikues i vetė Ramės dhe gjithkush mbi bazėn e tij ndėrton pėrfytyrimin realist tė liderit tė majtė, tė mbyllur nė qenefin e tij bunker-politik, tė ulur pėr shtatė palė qejfe, duke kryer ritualet e tij tė “zemrės” dhe duke bėrtitur fort “hap kutitė ose largohu”.
    Vendi nuk ka rėndėsi nėse ėshtė nė Pezė, nė mes tė Bashkisė apo diku aty nga zyrat e PS. Pėr tė gjithēka dhe kudo ėshtė njė qenef, ku ai “lideri i madh” kėrkon tė lėrė shenjėn dhe gjurmėn e tij, pėr tė shfaqur me forcė atė qė nė fillimet e veta e quajti pėr modernitet, dhe e shprehu me shumė ndrojtje dhe delikatesė, “politika e re” dhe tani e quan pėr tradicion dhe plot krenari, duke e mbushur gojėn plot, “qenefpolitikė”.
    Kjo qenefpolitika ramiste ka origjinalitetin e vet dhe nuk mund tė kuptohet pa konstelacionin shumėngjyrėsh qė i ėshtė ngjitur nga pas, tė pėrbėrė nga politikanė akrobatxhinj dhe tė paformė si produkte qenefiste tė politikės ndėr vite dhe asaj tė ditės. Tendenca themelore e saj ėshtė dalja nga sistemi politik dhe kundėrshtimi i kėtij sistemi me tė gjitha format dhe mėnyrat, me qėllimin final zėvendėsimin e tij me kėtė lloj origjinal qenefist, si produkt miks i sė kaluarės sė errėt dhe i dhunės sė sotme. Rezultatet e kėsaj pėrpjekjeje e tendence, shqiptarėt i kanė pėrjetuar si situata mėdyshėse tė vazhdueshme, tė qėndrimeve tė PS, ose si situata mospranuese dhe kundėrshtuese nga ana e kėsaj, pėr rezultate zgjedhjesh tashmė tė legjitimuara dhe tė pranuara nga tė gjithė organizmat ndėrkombėtarė dhe si sjellje tė dhunshme tė lidershipit tė majtė, pėr tė marrė pushtetin ose me ēadra ne mes tė ditės e nė mes tė bulevardit ose me zjarr e hekur, me hu e dru, pėrgjatė ditės e natės. Sikurse nė 2007, po ashtu nė 2009, sot ende nuk dihet nėse PS do hyjė nė zgjedhje. Sikurse nė 2005, ende sot ata nuk e pranojnė se kanė humbur dhe se koha e marrjes sė pushtetit me dhunė ka perėnduar. Ēdo ditė, tė lemerisur shqiptarėt dėgjojnė deklarata kontradiktore nga pėrfaqėsuesit e majtė, tė shoqėruara me kushte absurde, si tė bėhej fjalė pėr tė zgjedhur dyqanin e modės, ku Rama do bėjė shopingun e radhės dhe jo pėr momente qė vėnė nė diskutim dhe pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre dhe tė vendit. Ēdo ditė ata, tė shqetėsuar, nė vend tė lajmeve tė gatishmėrisė pėr t’u ulur nė tryeza qė formulojnė ide dhe perspektiva, dėgjojnė thirrje pėr protesta tė reja pėr tė pėrmbysur dhe pėr tė shkallmuar me ēdo mjet ato vlera pėr tė cilat u deshėn vite pėr t’i instaluar.
    Qenefpolitika Ramiste, jo vetėm qė u pėrpoq me tė gjitha format e saj tė dhunshme tė shpėrhapte nė atmosferėn e brishtė tė politikės shqiptare aromėn e saj tė rėndė tė krizės, por ka arritur njė shkallė tė tillė kapardisjeje dhe tė pėlqimit tė produktit tė vet, sa tashmė nuk pyet mė as pėr opinionet e organizmave ndėrkombėtare, politikanėve dhe shteteve mike dhe as pėr braktisjen e pashmangshme qė “populli opozitar” po i bėn progresivisht. E alarmuar nga paniku pėr humbjen e Bashkisė, tė cilėn e ka shndėrruar nė njė qenef gjigand, e cila prodhon pėr tė vetėm para qė vijnė erė dhe nėn atmosferėn dehėse tė dhunės qė e ka kapluar, kryeqenefisti Edvin e ka tė pamundur tė kapėrcejė rrethin ku ėshtė mbyllur.
    Ajo qė gjenerohet si rezultat i aplikimit tė saj tė vazhdueshėm, ėshtė instalimi i njė lloj idiokracie tė majtė, qė i bėn shoqėri tė kėndshme kėsaj tė fundit, idiokraci kjo me nota shumė origjinale dhe me pasoja pothuaj tė pariparueshme pėr opozitarizmin. Idiokracia nė fakt ėshtė titulli i njė film-komedie shumė tė njohur dhe tė suksesshme amerikane, e realizuar nga i njohuri MIKE JUDGE. Filmi, subjekti i tė cilit vendoset nė njė tė ardhme tė largėt, pėrbėn njė parodi therėse pėr nivelin intelektual tė shoqėrisė sė sotme.
    Joe Bauers, personazhi kryesor, i cili vjen nga shtresat e mesme tė shoqėrisė, pėr shkak tė ndėrprerjes sė njė programi ushtarak kibernetik, rikthehet nė jetė (zgjohet) pas 500 vjetėsh. Dhe ajo qė ai i gjen e zbulon rishtazi, ėshtė njė shoqėri totalisht e ēmeritur, ku niveli mesatar i intelektualitetit ka rėnė dukshėm, pėrgjatė rrjedhės sė viteve, pėr arsye tė veprimit tė njė skeme seleksionimi natyror me drejtim dhe efekt tė kundėrt. Brenda saj, tashmė ēdo gjė ka humbur sensin e qėllimin dhe vlerat janė pėrmbysur. Vetė ai kupton dhe dallohet qartė nga tė gjithė qė ėshtė njeriu me shkallė intelekti mė tė lartė.
    Kjo ėshtė pak a shumė atmosfera dhe ajo qė perifrazon gjendjen e idiokracisė si triumf i anti-intelektualizmit.
    Me njė krahasim tė shpejtė, shihet se kjo idiokraci mė sė miri ėshtė e instaluar brenda sistemit qenefist-ramist politik, i cili kurrsesi nuk mund tė jetė pėrfaqėsuesi legjitim dhe moral i formacioni politik qė mbart kontribut tė pazėvendėsueshėm pėr tė majtėn shqiptare. Ēdo plangprishės i penduar, i cili do tė mund tė kthehej nė kėtė ngrehinė qė kryetari pėr inerci e quan PS, qoftė militant i thjeshtė, qoftė njeri i zakonshėm, do ta ndiente menjėherė diferencėn midis vlerave tė dikurshme dhe antivlerave tė instaluara nė “sistemin e ri”, do ta kuptonte qė aty nuk realizohet mė politikė pėr politikė, por politikė pėr interesa personale, qė aty nuk ka mė njerėz qė merren me politikė, si shėrbim pėr tė gjithė, por njerėz qė merren me biznes-politikė. Dhe sikurse nė komedinė e famshme tė lartpėrmendur, ku president i SHBA-ve ėshtė i zgjedhur njė tip gangsta-pop, ai do tė gjejė njė lider tė vetėzgjedhur pikto-pop, snob dhe demodern.
    Gjuha e sistemit qė pėrdoret aty, ėshtė si anglishtja e rrugės, e thjeshtėzuar e Joe Bauerit tė komedisė, ku fjalėt mė tė spikatura janė sharjet e thjeshta dhe banalo-agresive, si reaksion, meqenėse tė tjerėt “e kanė sha keq nga nona”.
    Do shohė qė tė gjitha vendimet merren a priori, pothuaj gjithmonė me mjetin bashkėkohor celular, nga pikto-popi, gjė qė thekson sundimin e kaosit politik dhe vendimmarrjes evazive. Do shohė se Edvini pėr popizėm dhe hotizėm ėshtė bėrė Edi dhe e ka nominuar veten si “kryetari i partisė sė brendshmi”, pasi sė jashtmi ka dikė tjetėr. Do kuptojė se pėrgjatė deklaratave e tubimeve, mė tė rėndėsishme se fjalėt e artikuluesve janė piktogramat emulative, tė cilat njėkohėsisht udhėheqin jetėn shpirtėrore tė kėtij sekti tė ri.
    Me shumė ēudi do dallojė qė njerėzit brenda sistemit vlerėsohen nga origjina nė hapėsirėn e pemės bllokiste-gjenealogjike, nga gladiotarizmi qė shfaqin pėrgjatė seancave parlamentare dhe jo nga kontributet dhe menēuria politike. Njėkohėsisht, pa humbur shumė kohė, do vėrtetojė qė dėshira e vetme dhe motivacioni kryesor qė sundon nė grupin drejtues lidershipist, ėshtė shprehja “I like money” (i pėlqej paratė), idem sikurse ndodh nė komedinė e famshme.
    E gjithė kjo panoramė marramendėse, ku kalojnė stivė njėra mbi tjetrėn anėt mė tė errėta tė bėrjes politikė, e bind atė, anėtarin e militantin e thjeshtė dhe na bind tė gjithėve ne se produkti i saj i vetėm janė kulisat, amoraliteti, dhuna e ngėrēi politik, ndėrsa zgjidhja e vetme ėshtė largimi nga politika i kėtij krijuesi tė kėsaj idiokracie dhe qenefpolitike unlimited.

  3. #83
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Fushatėn e nisin ... Ambasadorėt
    DENIS DEDEJ/ANILA DUSHI/ANILA PEĒI
    Website gazeta shekulli

    Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė kanė nisur njė tur paraelektoral nė tė gjithė vendin pėr zgjedhjet e ardhshme vendore qė priten tė zhvillohen mė 8 maj. Pas vizitave qė pėrfaqėsuesit e SHBA-ve dhe OSBE-sė kanė kryer nė Tiranė, me krerėt e politikės, ata kanė vijuar takimet larg kryeqytetit.

    Rėndėsia e zgjedhjeve tė ardhshme vendore, apeli i tyre pėr t'i zhvilluar me standardet mė tė larta ato, ka sjellė qė diplomatėt e atashuar nė vendin tonė tė zbresin nė terren pėr tė parė nga afėr ecurinė e pėrgatitjeve. Ndėrsa na ndajnė vetėm dy muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale pėrfaqėsuesi tė OSBE-sė dhe tė SHBA-ve kanė vizituar bashkitė kryesore nė vend.

    Vetėm dy ditėt e fundit, sekretari i Pėrgjithshėm i Pėrgjithshėm i OSBE-sė, Marc Perrin De Brichambaut, ka qenė i pranishėm nė qytetin e Durrėsit dhe tė Elbasanit. Nė takimet e zhvilluara me Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, pėrfaqėsues tė Partisė Socialiste, ėshtė diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme vendore.

    Nga ana tjetėr, ambasadori i SHBA-ve ishte i pranishėm dje nė Vlorė ku zhvilloi takime me kreun e bashkisė Vlorė, prefektin e qarkut Vlorė, Eduart Velēani, si dhe mė pas nė kėndin amerikan qė ndodhet nė bibliotekėn e qytetit, nga ku komentoi zhvillimet nė Shqipėri. Nė lidhje me atė ēka u bisedua me pėrfaqėsuesit e pushtetit qendror dhe vendor nė Vlorė, Arvizu bėri tė ditur se nė takimet e tij u bisedua pėr ēėshtje politike, pėr sa i pėrket kuadrit tė zgjedhjeve lokale dhe kuadrit tė zonės sė Vlorės.

    "Por do tė doja tė thosha vetėm njė observim, tė cilin e kam vėnė re pėr sa i pėrket zgjedhjeve tė majit. SHBA-tė kanė ndjekur dhe mbėshtesin faktin qė ėshtė shumė i rėndėsishėm qė kėto zgjedhje tė ndodhin nė 8 maj, siē e kėrkon dhe Kushtetuta shqiptare, dhe pėr mua ėshtė e rėndėsishme dhe me shumė kuptim ta them kėtė jashtė Tiranės, nė Vlorė, qė nuk ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė", - deklaroi Arvizu. Ai tha se kėto zgjedhje janė njė mundėsi pėr qytetarėt qė tė zgjedhin drejtuesit e tyre.

    Zyrtari i lartė amerikan nė vendin tonė solli nė vėmendje se para 20 vjetėsh shqiptarėt larguan komunizmin dhe nuk duan ta shohin atė pėrsėri. "Populli shqiptar ka fituar tė drejtėn pėr tė zgjedhur drejtuesit, liderėt e tij.

    Dhe e dimė dhe jemi tė gjithė koshientė qė ka pasur disa probleme dhe mė parė nė lidhje me zgjedhjet. Por ja qė dhe nė Amerikė kemi probleme", - vijoi ambasadori i SHBA-ve. Sipas tij, gjėja e rėndėsishme ėshtė qė kjo zgjedhje tė jenė mė tė mira seē kanė qenė. Arvizu kėrkoi qė zgjedhjet e 2013-ės duhet tė jenė mė tė mira seē kanė qenė ato tė 2011-ės dhe ato vetėm duhet tė pėrmirėsohen dhe tė bėhen mė tė mira, vetėm nėse njerėzit punojnė qė ato tė jenė mė tė mira. "Dhe shqiptarėt e meritojnė tė ketė njė zgjedhje.

    Dhe unė shpresoj qė ju do tė keni mundėsinė tė vizitoni faqen e ambasadės nė facebook. Javėn e kaluar pati njė deklaratė pėr sa i pėrket ndihmės qė shteti amerikan do t'u japi pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve. Gjithashtu do tė ketė shpallet njė konkurs pėr sa i pėrket sloganit mė tė mirė pėr zgjedhjet e 8 majit", - theksoi zyrtari amerikan.

    Arvizu: Jam i burgosur nga politika nė Tiranė

    VLORĖ - Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandėr Arvizu, mbėrriti dje rreth orės 10:00 nė qytetin bregdetar tė Vlorės, ndėrsa vizitėn e tij e nisi me njė takim me kryetarin e bashkisė, Shpėtim Gjika. Pas shkėmbimit tė dhuratave mes tyre, zyrtarėt nuk i kursyen as batutat: "Kam dashur tė vij shumė mė shpejt, por mė duket se jam mbajtur i burgosur nga politika aty", - tha Arvizu, duke iu drejtuar Gjikės.

    Ky i fundit tha se "do tė ishte shumė mirė tė mbeteshin aty politikanėt, dhe jo ne". Ndėrsa Arvizu u pėrgjigj: "Nuk do tė ish ide e keqe".

    Kryebashkiaku vlonjat i dhuroi ambasadorit amerikan njė album me fotografi tė vjetra tė qytetit tė Vlorės, si dhe stemėn e bashkisė, ndėrkohė qė Arvizu i dhuroi njė libėr me pėrshkrimet e kopshteve mė tė bukura tė Uashingtonit. Ndėrsa nė takimin me prefektin e Vlorės, ambasadori amerikan foli pėr kėndet amerikane, tė cilat ndodhen bibliotekave tė tre qyteteve tė vendit: Vlorė, Tiranė e Kukės. "Nė Vlorė kemi njė kėnd amerikan. Kur vijnė qytetarėt, nuk i pyesim janė tė PD-sė apo PS-sė. Tė gjithė janė tė mirėpritur", - komentoi Arvizu.

    OSBE: Politikanėt tė vendosin besim tek njėri-tjetri
    ELBASAN - Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE, Marc Perrin De Brichambaut, deklaroi nga Elbasani se mesazhi i tij ėshtė i njėjtė pėr politikėn shqiptare: Tė respektohet Kushtetuta, institucionet dhe zgjedhjet.

    Ai tha se ka ende kohė pėr tė reflektuar kur mbeten edhe 9 javė nga zgjedhjet e 8 majit. "Ne do tė jemi tė pranishėm pėr tė dėgjuar, pėr tė vėzhguar dhe pėr tė ndihmuar. Ėshtė populli shqiptar ai qė bėn zgjedhjen. Palėt duhet tė fitojnė besimin e njėri-tjetrit dhe ne do tė presim reflektimin e tyre.

    Politikanėt mė dėgjuan teksa u thashė qė tė ndėrtojnė besimin tek njėri-tjetri. Ju do tė shihni nė ditėt nė vijim, nėse ata ja vunė veshin fjalėve tė mia apo jo", - deklaroi De Brichambaut. Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė shprehu gatishmėrinė e kėsaj organizate pėr tė ndihmuar Shqipėrinė pėr tė garantuar qė zhvillimi politik i vendit tė jetė nė pėrputhje me angazhimet e tij ndaj OSBE-sė, parimet dhe standardet demokratike, si dhe me aspiratat e tij pėr tė ardhmen. Pas dy ditėve qėndrim nė vend, ai tha se ėshtė ende herėt tė krijojė njė pėrshtypje pėr situatėn nė Shqipėri.
    Pėrfaqėsueset socialiste nė Kuvend kanė nisur takimet nė qytetet kryesore pėr protestėn e radhės
    Deputetet e PS, derė mė derė pėr 8 marsin
    TIRANĖ - Pas udhėzimeve tė kryesocialistit, deputet e Partisė Socialiste kanė nisur lajmėrimet derė mė derė pėr protestėn e 8 marsit. Nė qytetin e Durrėsit, deputetet Klodiana Spahiu dhe Ermonela Felaj, diskutuan me gra tė rastėsishme dhe i shpjeguan atyre se pse duhet tė protestojnė kundėr Sali Berishės, nėn sloganin "Gratė sot mė shumė se kurrė".

    Gjatė njė takimi, deputetja Spahiu tha se ėshtė faji i Saliut qė gratė vuajnė varfėrinė ekstreme dhe papunėsinė, faji i Saliut qė gjuha e pushtetit ka degraduar nė gjuhėn e urrejtjes.

    "Nė datėn 8 mars, tė gjithė ne gratė do tė protestojmė pėr tė drejtat tona, nė orėn 11:00 nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit". Jeni tė ftuara tė protestoni pėr gjithēka ndaj kėtij regjimi totalitar. Jeni tė ftuara tė protestoni pėr gjithēka qė na ka mbytur, pėr kėtė korrupsion, pėr kėtė rritje ēmimesh, pėr tė gjitha kėto padrejtėsi qė iu bėhen grave tona", - ftoi ajo gratė durrsake.

    Ndėrsa deputetja e qarkut tė Beratit, Ermonela Felaj, theksoi se ėshtė faji i Saliut qė fėmijėt keqpėrdoren nga pushteti, faji i Saliut qė nėnat shqiptare janė veshur me tė zeza, ndėrsa fėmijėt kanė mbetur jetime, faji i Saliut qė 26 shqiptarė tė ndershėm humbėn jetėn nė Gėrdec, qė 4 heronj u vranė nga Garda e Republikės nė 21 janar. "Ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė datėn 8 mars, tė gjitha gratė e Shqipėrisė mė shumė se kurrė.

    Tė protestojmė ndaj njė qeverie qė i injoron njerėzit nė Shqipėri, i konsideron njerėzit sikur nuk kuptojnė, sikur nuk dėgjojnė, sikur nuk shohin. Besoj se ju do tė jeni atje bashkė me ne, nė orėn 11:00, nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", - thekoi deputetja socialiste.

    Nė ftesėn e socialistėve pėr protestėn thuhet se "pėr tė gjitha padrejtėsitė qė po i bėhen kėtij vendi nga ky regjim vrastar dhe tė korruptuar nė 8 mars tė gjitha gratė e Shqipėrisė do tė protestojnė nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", nė orėn 11, paqėsisht kundėr Sali Berishės, pėr njė Shqipėri dhe njė tė ardhme mė tė mirė".

    Rama nė Koplik: Konsensus, jo sulme
    Ka kėrkuar konsensus midis kandidatėve pėr bashkitė, dhe jo sulme. Edi Rama, kreu i opozitės ka mbėrritur mbrėmjen e kaluar nė Bashkinė e Koplikut. Pa praninė e medieve, ai ka organizuar njė takim me kandidatėt pėr bashkinė, ndėrsa ka kėrkuar prej tyre qė tė bashkėpunojnė njėri-tjetrin dhe jo tė sulmojnė pėr tė fituar kandidaturat.

    Rama mėsohet t'u ketė deklaruar katėr kandidatėve se do tė bėhet njė sondazh nė popull para se tė vendoset cili prej tyre do tė jetė pėrfaquesi socialist, ndėrsa ėshtė shprehur se tė gjithė ata qė japin kontribut, do tė shpėrblehen.

    Berisha i kujton Bashės 8 majin
    Pėrherė e mė shumė forcohen zėrat se Ministri Basha do tė jetė kandidati pėr bashkinė e kryeqytetit edhe pas deklaratės sė liderit tė selisė rozė, i cili ka lėnė tė hapur mundėsinė pėr tė rikandiduar.

    Duke vlerėsuar rolin e qendrės sė licencave pėr bizneset, nė mbledhjen e radhės sė qeverisė, shefi i mazhorancės duke iu drejtuar ministrit tė tij, i kujtoi datėn e zhvillimit tė zgjedhjeve vendore dke u shprehur se 8 maji do tė jetė edhe fundi i probleme qė ka Tirana.

    "Imagjinoni ju, nė qoftė se afati kohor ėshtė shkurtuar mbi 5 deri nė 6 herė pas krijimit tė qendrės, afati kohor nė bashkinė e Tiranės pėr tė marrė lejen e ndėrtimit ėshtė i treti mė i gjatė nė botė, sipas tė dhėnave tė fundit ky afat 383 ditė. Sigurisht, kėto nuk i referohen vitit 2009, i referohen vitit 2008, por kryetari i bashkisė qė po ikėn ka ndėrtuar shtyllėn mė tė lartė tė korrupsionit nė Europė dhe me tė lartat nė botė.

    Fatmirėsisht, 8 maji po afron dhe zoti Basha a e more vesh qė kanė vendosur ēadrat para kryeministrisė qė ose tė japėsh dorėheqjen, ose do tė flijohen. Mė thanė qė po bėhen gati 5 kandidatė, nė 5 ēadra. Kjo ėshtė puna e tyre, nuk kemi ēfarė t'u bėjmė", - theksoi Berisha.

    Ndėrkohė, demokratėt do tė kenė nė zgjedhjet lokale edhe njė aleat tė ri, PDIU-nė. Kryetari i kėsaj force, Shpėtim Idrizi, u shpreh se PDIU mund tė afrohet me partinė nė pushtet nė kuadėr tė pjesėmarrjes nė zgjedhjet lokale. "Jemi nė bisedime me Partinė Demokratike pėr njė aleancė tė mundshme nė zgjedhjet lokale", - tha Idrizi.

  4. #84
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga TikTak Lexo Postimin
    tamom ky osht bo si enveri. s'guxo kush me e kritiku sikur sala osht pereni. sala osht i katunar ignorantus qi ka gjet shesh e bo pershesh se politiken shqiptare e kon myt pensjonista ne ide si ky xhaja ma nolt hahahahahahahahahaha

    do rifreskim politika si cdo gjo tjeter. merrni mer shemull ka amerika. god bless this country

    rofsh raptiloid. jom shkatarru tyj qesh me at photo hahahahahahahaha
    Hahahaha
    Po pra Jan ca pensionista ktu qe I harxhojne leket neper Internet kafe per te mrojt salen

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tiktuk..

    ti i ri je ne mullaqe e ne faqet qe i ke po si mullaqe.. po ne mendje je me i vjeter se shoku pilo peristeri..
    kurse edvinin yt eshte me i vjeter se enveri ne mendime..
    kurse ruci shefi babit tend eshte nja 100 vjet me i vjeter dhe se hysni kapua..

    i riu juaj robert perleka qe e kishit ne pararoje te falanges.. eshte 600 vjet i vjeter.. pra me kohen e inkuizicionit.. ku ndeshkohej me hu e gijotine mendimi i lire..

    kurse erioni learto veli eshte 800 vjet i vjeter.. pra dhe me te vjeter se gjisherit e tire nja 500 vjet..
    e kish heq kopili videon nga youtubja ku merr nje zorrxhi te lyer me boj kuqe..dhe e vervit at zorraxhiun te perleshet me policet..

    kjo vjetrsi ne mendje e kjo katra-zi ne shpirt ju ben juve perjetsisht te afte te pini gjak po ju erdhi rasti .. sikur rasti qe prisnit mbas diten e 21 janarit..

    amerika nuk ju ka ndryshuar asgje..

    shkuat si kulish xhelatesh e ashtu jini..

    saliu eshte e reja.. eshte liria eshte humanizmi..

    prandaj nuk e kini dashur asnji minut..qe ate nate kur ai foli .. ktu e 20 e ca vite me pare.. dhe gjisherit tuaj turfulluan.. te egersuar..

    ju e doni edviin se eshte modeli juaj..

    ashtu i doni njerzit..horra te pacipe hajdute mashtrusa..kanibale.. rrahes femrash.. e persekutore..

    prandaj ndryshojme.

    ne qe duam saliun duam.. shqiperi te mire..

    ju doni shqiperi -gulag ku ju te jini xhelatet e ne sklleverit..

    nuku besoj se ju vjen ajo dite..

    gjetet ca aleksa e zivera..por nuk jan ata gjith shqiperia..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-03-2011 mė 12:44

  6. #86
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    hahahahahaha po ku ma pe mur i uruar un e kesha dhe te mbuluar mullaqen hahahahahaha

    nigjo ktu xhaje. mua as me kercet as per edvin as per sal se te dy jon brum kamunistash. njoni sekretar partije tjetri bir i nji antari te komitetit qendror as per njato plena qi dalin neper demostrata. se ti e di mir se je kapil se revolucjonet i bojn llumperproletarjati ose kllasa punetore sic ke qen edhe vet hahahahahahahahaha

    ka ik koha e sales rucit nanos edvinit e gjith pesjonistave me rradh. ka ardh koha e brezit te ri
    ka ik koha e josefines qi sdi me fol shqip. ka ik koha e arta dades qi o bo si nona lleshit.

    me pak fjal braro ka perenu koha jote dhe e idhujve te tu. keq me vje bro po ky osht realiteti
    aigjo nuk osht ideale ne ket bot.

    ene mos mi shaj mullaqet or tej se femnat vdesin per mullaqet e mija hahahahahahaha
    no glove no love

  7. #87
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    PD pėrzgjedh Ferdinand Xhaferrin pėr Bashkinė e Durrėsit

    Kjo ėshtė hera e dytė qė Xhaferri konkurron pėr kryetar bashkie nė Durrės. Herėn e parė ai konkurroi nė vitin 2003, si kandidat i partisė sė Pollos dhe mori 1500 vota

    Nga Blerina Gjoka
    wesite gazeta tema

    Ferdinand Xhaferri do tė jetė kandidati i PD-sė pėr bashkinė e Durrėsit. Deputeti i Durrėsit, ish/kryetar i degės sė qytetit, aktualisht mban postin e ministrit tė Kulturės dhe Turizmit. Ai ka dy vjet qė e mban kėtė detyrė, nga e cila do tė duhet tė japė dorėheqjen ashtu si dhe nga mandati i deputetit pėr hir tė garės sė 8 majit. Gjatė qėndrimit nė krye tė ministrisė sė Kulturės, Xhaferri me profesion inxhinier mekanik do tė mbahet mend pėr njė gafė qė shkaktoi shumė reagim, pasi duke promovuar njė projektligj tė qeverisė pėr kthimin e eshtrave tė figurave tė njohura tė shqiptarėve qė kanė vdekur jashtė vendit, ai tha se ndėr ta do tė kthehen dhe eshtrat e Ismail Qemalit, i cili nė fakt prehet prej kohėsh nė Shqipėri. Xhaferri do tė tentojė tė marrė bashkinė e qytetit bregdetar, e cila drejtohet prej disa mandatesh nga socialistėt. Pėrzgjedhja e tij vjen pas njė sėrė hezitimesh tė Berishės rreth kandidaturės sė Lefter Kokės, si kandidat i pėrbashkėt i PD- LSI. Pėr shkak tė luftės sė tij kundėr Kokės vite mė parė dhe reaksionit qė mund tė ngjallte nė PD, Berisha e shmangu Kokėn duke shkaktuar ndoshta njė divorc pėrfundimtar tė tij me shumicėn. Brenda PD-sė nė Durrės duhet tė vendosej mes Igli Carės, kryetarit aktual tė PD-sė, dhe Xhaferit. Cara njihet si njė drejtues pa autoritet, ish doganier, me profil tė ulėt politik, i cili konsiderohet gjerėsisht si njė manekin nė duart e njė grupi drejtorėsh tė fortė politikisht dhe ekonomikisht nė Durrės, qė mbėshteten prej linjės Olldashi. I shqetėsuar se kjo gjė mund tė acaronte situatėn dhe tė rikthente ndarjet e vėrejtura nė vitin 2007, Berisha ka zgjedhur Xhaferrin me shpresė se mund tė rrisė profilin e kandidatit. Kjo ėshtė hera e dytė qė Xhaferri konkurron pėr kryetar bashkie nė Durrės. Herėn e parė ai konkurroi nė vitin 2003 si kandidat i partisė sė Pollos dhe mori 1500 vota, por qė nė tė vėrtetė ishte aleat i Lefter Kokės kundėr kandidatit tė PD-sė Avni Hoxha. Rivali i tij tashmė pritet tė jetė Vangjush Dako, kryetari aktual i baskisė.
    Partia Demokratike dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim prej disa ditėsh po ndajnė “hartėn” e zonave elektorale nė zgjedhjet e 8 majit. Nga kėto bisedime lufta bėhet pėr bashkitė e mėdha, pasi LSI njihet si njė parti qė ka kėrkesa tė forta karshi aleatėve. Ndėrkohė LSI po tenton tė marrė njė pėrqindje tė madhe zonash tė lira nga PD-ja, ashtu siē bėri me PS-nė nė zgjedhjet e shkuara. Nė zgjedhjet lokale tė vitit 2007 Partia Socialiste i la tė lira plot 58 njėsi vendore, mes tė cilave 10 bashki dhe 48 komuna.

  8. #88
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    KREMLINI E KA MIRĖ PĖR GEDAFIN. PO PĖR BERISHĖN?
    website i gazeta SHQIP
    ANDREA STEFANI

    Pas njė heshtjeje tė gjatė qė kur shpėrtheu kriza nė Libi, mė nė fund edhe Moska ėshtė deklaruar kundėr autokratit Muhamar Gedafi. Agjenci me prestigj nė botė raportojnė qė nė Kremlin tė jenė shprehur pro largimit tė Gedafit qė ėshtė cilėsuar “njė kufomė e gjallė dhe qė nuk ka vend nė botėn e qytetėruar”. Raportohet gjithashtu se edhe Presidenti rus Medvedev “ka reaguar negativisht” ndaj dhunės qė autoritetet libiane kanė ushtruar kundėr manifestuesve antiregjim. Po pėrse Kremlini po e lėshon aleatin e tij mė besnik nė botėn arabe? Pėr faktin e thjeshtė se nuk mund tė mbrohet nė shekullin XXI njė qeveri qė vret qytetarėt e saj. Gedafi vajti shumė larg nė emėr tė mbrojtjes sė pushtetit. Forcat e tij tė armatosura vranė demonstrues paqėsorė dhe tė paarmatosur nė emėr tė pushtetit. Dhe ky ėshtė fundi i ēdo legjitimiteti qeverisės. Aksioma ėshtė e qartė nė gjithė botėn. Por me sa duket jo nė Tiranė ku njėsoj si nė Libi, forca tė armatosura vranė katėr protestues paqėsorė dhe tė paarmatosur dhe plagosėn disa tė tjerė. E pėrse ajo qė Kremlini deklaron pėr Gedafin nuk vleka edhe pėr Kryeministrin autokrat Berisha? Mos vallė nga qė nė Tiranė u vranė nė emėr tė pushtetit vetėm katėr vetė, ndėrsa nė Libi disa qindra? Por mos po i trajtojmė jetėt e njerėzve me cinizėm ekstrem si statistikė? Nėse ėshtė kėshtu a mund tė na thotė kush sesa demonstrues duhet tė vriten qė bota tė reagojė ndaj qeverisė nė Tiranė, ashtu si mė nė fund Kremlini ndaj Gedafit? Ose tė na thotė se sa njerėz ėshtė e lejueshme tė vrasė njė qeveri apo njė kryeministėr pėr tė vazhduar tė quhen ende legjitimė dhe “demokratė”?

    * * *

    Bota e gjitha po reagon kundėr Gedafit nė emėr tė jetės dhe lirisė, por pėr sa i pėrket Tiranės, po ndiqet njė standard tjetėr. Duket sikur jeta e demonstruesve tė vrarė shqiptarė vlen mė pak se ajo e atyre nė Libi. E pra si nė Libi ashtu edhe nė Shqipėri dhe kudo, kur qeveria vret, humbet legjitimitetin. Tė paktėn kudo ku pretendohet demokraci. Dhe mė e pakta gjė qė mund tė kėrkohet, pėr tė shmangur njė pėrkeqėsim tė gjėrave, ėshtė largimi i qeverisė qė vrau njerėz dhe organizimi i zgjedhjeve tė parakohshme. Por njė gjė e tillė nuk po ndodh nė Tiranė. I trembur si pėrherė qė nga viti i mbrapshtė ‘97 ku po pėr shkak tė qėndresės gedafiane tė Berishės, shteti ra nė kolaps dhe vendi desh hyri nė luftė civile, komuniteti ndėrkombėtar ka kėshilluar qetėsi dhe vetėpėrmbajtje tė opozitės. Po pėr katėr demonstruesit e vrarė dhe tė tjerėt e plagosur kush do tė mbajė pėrgjegjėsi? Duke shmangur aspektin politik tė kėtij krimi shtetėror, ndėrkombėtarėt kanė kėshilluar hetim tė vrasjeve dhe krejt ngjarjeve tė 21 janarit nga prokuroria, duke nėnvizuar se ajo nuk duhet tė jetė nėn presion politik. Por e vėrteta ėshtė se Kryeministri Berisha nuk ka ndėrmend tė dėgjojė fare kėto kėshilla dhe delfinė tė tij recitojnė pėr ditė nėpėr ekrane televizive sulme kundėr Kryeprokurores Ina Rama, dhe institucionit tė saj. Madje vetė Berisha pati kurajėn qė t’i ankohet njė delegacioni tė OSBE qė vizitoi Tiranėn ditėt e fundit se prokuroria nuk po i kryen hetimet ashtu sikundėr do ai. Janė presione mbi drejtėsinė qė vėshtirė se mund tė kalojnė pa pasoja. Nė fakt ka kaluar mė shumė se njė muaj nga ngjarja tragjike dhe prokuroria nuk ka mundur tė dalė nė njė pėrfundim tė plotė mbi njė krim shtetėror qė, falė kamerave tė medias, e ka parė e gjithė bota. Nė fakt, tė mos ishte pėr median, sot opozita do tė ishte e akuzuar pėr intrigėn e vrasjes sė protestuesve, njė akuzė qė Berisha e bėri publikisht ditėn e 21 janarit. Nė publik ekziston shqetėsimi se presionet e qeverisė mbi prokurorinė do ta bėjnė pėrsėri atė jo funksionuese dhe se pėrgjegjėsit politikė tė masakrės sė 21 janarit do tė mbeten pa u ndėshkuar, sikundėr edhe jo pak ministra tė qeverisė tė akuzuar pėr korrupsion. Por ky do tė ishte fundi fatal i sė drejtės dhe bashkė me tė, edhe i lirisė nė Shqipėri. Sepse a mund tė ketė liri nėn njė qeveri qė nuk pėrgjigjet edhe kur vret nė emėr tė pushtetit? Ose ndryshe duhet qė tė provohen akuzat e Berishės pėr puē pra, se ai ka mbrojtur demokracinė nga njė grusht shteti i armatosur. Por diēka duhet tė ndodhė. Sepse dikush nė majat e politikės ka faj pėr atė masakėr. Gjaku i derdhur nuk mund tė shpėlahet nga duart e politikės me marrėzinė e, tė themi, marrėzinė e gardistit Llupo. Sado ky i fundit tė pohojė se ka qėlluar pa urdhėr duke mbajtur ndaj eprorėve dhe qeveritarėve njė heshtje omertoze tipik pėr mafien. Drejtėsia mė nė fund duhet tė flasė edhe nė Shqipėri. Pavarėsisht se kush ėshtė fajtor. Dikush duhet t’ia heqė zonjės sė drejtėsisė bezen qė i ka vulosur gojėn pėr t’i lidhur me tė sytė. Ndoshta ajo vetė. Duket e vėshtirė, por do tė qe mė mirė kėshtu. Njė ēlirim i vėrtetė dhe tmerrues pėr botėn e krimit qė duket i pleksur ligsht me botėn e politikės. Pak ditė mė parė, gazetari i famshėm italian, Roberto Saviano, deklaroi me tė drejtė nė televizionin “Top Channel” se nėse qeveria do ta lejojė dhe nuk do ta persekutojė prokurorinė, Shqipėria do dalin shumė gjėra. Por aktualisht qeveria po e persekuton prokurorinė. Po e shantazhon. Vetėm tė mos duash ta shohėsh. E vetmja pyetje qė mbetet tė sqarohet ėshtė nėse kėtė e bėn apo jo edhe nė emėr tė mafies me tė cilėn, politika shqiptare dhe qeveritė po rezultojnė tė lidhura qė nė fillimet e tranzicionit. Nuk duket rastėsi qė nė krye tė herės dhe nė vazhdimėsi qeveritė e Berishės ėshtė provuar se kanė qenė tė lidhura me kontrabandė armėsh dhe nafte. Prandaj kujdes pėr kėdo qė mbron tė tilla qeveri. Mund tė jetė duke mbrojtur mafien!

    * * *

    Mund tė gjesh shumė tė pėrbashkėta mes Gedafit dhe Berishės. Te mėnyra si shahen demonstruesit, si akuzohen pėr tė droguar apo tė paguar, te thirrjet qė i bėhen mbėshtetėsve pėr antimitingje deri edhe mbrojtje me armė mė tė pushtetit. Shihet qartė se kanė tė njėjtėn psikologji politike, tė njėjtėn rezistencė, tė njėjtėn gjakftohtėsi para jetėve tė humbura nė themelet e froneve tė tyre. Por ajo qė i bashkon sot si vepėr dhe si krim, kėta dy autokratė tė mbėshtetur pėr jo pak vjet nga Perėndimi nė emėr tė “stabilitetit”, ėshtė vrasja e demonstruesve paqėsorė nė emėr tė pushtetit tė tyre personal qė e shesin si pushtet tė “popullit”. Njė kėngė e vjetėr e tė gjithė autokratėve dhe diktatorėve. Prandaj nėse ajo qė Kremlini sapo ka thėnė pėr Gegafin si kufomė politike qė duhet tė largohet, vlerėsohet e drejtė, nuk mund tė mos jetė e tillė edhe pėr Berishėn

  9. #89
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Mazhoranca pėrgatitet tė zhvillojė zgjedhjet e vetme
    KQZ miraton 66 vende vakante nė KZAZ. Emėrohen tė tjerė nė vend tė opozitėS
    WEBSITE GAZETA SHQIP


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje tė vėrė nė zbatim vendimin pėr plotėsimin e vendeve vakante tė Komisioneve tė Zonės ose Administrimit Zgjedhor me njerėz tė ardhur nga shoqėria civile. Nė mungesė tė kandidaturave tė Partisė Socialiste dhe Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, KQZ ka miratuar me 4 vota tė shumicės emėrimin e sekretarit nė ato KZAZ ku shumicėn e ka Partia Demokratike - tanimė tė konstituuara - dhe emėrimin e njė anėtari nė ato KZAZ qė, sipas shortit, shumicėn e ka opozita. “Kandidatėt e pavarur kanė afat deri mė 8 mars pėr tė dorėzuar dokumentacionin e nevojshėm...pėr tė filluar urgjentisht puna nė KZAZ”, deklaroi kreu i KQZ, Arben Ristani. Aplikimit i janė pėrgjigjur mbi 120 shtetas, prej tė cilėve janė pėrzgjedhur 33 pėr tė plotėsuar njė vend nė ato KZAZ ku shumicėn e ka opozita e qė pėr pasojė kanė ēuar numrin e anėtarėve nė kufijtė minimalė juridikė, pėr ta bėrė atė efektive dhe tė aftė pėr tė marrė vendime. “Ky ėshtė njė vendim tėrėsisht i paligjshėm, qė vjen nė kundėrshtim me Kodin Zgjedhor dhe ne kėtė e kemi bėrė tė ditur qė nė fillim. Kuptohet se caktimi i vetėm njė anėtari kur shumė mirė mund tė caktoheshin tre anėtarė - sipas shqetėsimit qė na pėrcillet nga anėtarėt e shumicės - e zbulon qėllimin e vėrtetė tė kėsaj qė po ndodh aktualisht. Ne do tė kthehemi nė KQZ - dhe kėtu nisem nga qėndrimi personal - atėherė kur kjo situatė paligjshmėrie tė marrė fund dhe ne tė mos reduktohemi nė garniturė”, ėshtė shprehur dje pėr “Shqip”, anėtari socialist i KQZ-sė, Artan Laze. Ai ka dhėnė njė gjykim qė, sipas tė cilit, akti mė i fundit i KQZ thjesht sa legalizon, apo paralajmėron atė se ēfarė mund tė ndodhė me zgjedhjet nėse procedohet me kėtė mėnyrė vendimmarrjeje. Po kaq i rėndėsishėm ėshtė edhe gjykimi i dhėnė nga pėrfaqėsuesi elektoral i Partisė Demokratike nė kėtė institucion, Njazi Kosovrasti, i cili ka bėrė njė lexim juridik tė asaj ēfarė ėshtė vendosur dje. “Neni 29, pika 8 e Kodit Zgjedhor i jep tė drejtė KQZ tė plotėsojė vakancėn deri nė atė moment sa tė bėjė efektive KZAZ-tė, pra tė mundėsojė aftėsimin e vendimmarrjes sė tyre. Pra nėse janė tre anėtarė dhe vendimmarrja kėrkon katėr vota, atėherė emėrohet njė anėtar. Po kėshtu nėse janė vetėm dy, atėherė do tė duhet tė caktohen dy anėtarė”, ka shpjeguar ai. Pėr mė tepėr, Kosovrasti ka nėnvizuar se me caktimin sipas vendimit tė KQZ dhe sipas kodit tė anėtarėve tė ardhur nga shoqėria, apo ndryshe anėtarit tė katėrt, ky pozicion nuk mund tė sprapėsohet edhe nėse PS dhe PBDNJ do tė sjellin nė tė ardhmen emrat e tyre. “Ata janė qytetarė qė kanė aplikuar konform ligjit qė i janė pėrgjigjur thirrjes sė KQZ-sė. Nėse nė tė ardhmen PS dhe PBDNJ do tė sjellin emrat, atėherė ato do tė duhet tė plotėsojnė vendin e pestė, tė gjashtė dhe shtatė. Meqenėse kanė kaluar afatet, njė interpretim ligjor do tė mund tė gjendej tek e drejta e partive pėr tė zėvendėsuar anėtarėt e propozuar, tė drejtė qė e kanė deri nė ditėn e zgjedhjeve. Pra ky mund tė ishte njė opsion, sipas mendimit tim”, ka deklaruar pėrfaqėsuesi i PD-sė. Duke insistuar se ky ėshtė njė gjykim personal, ai ka ngritur njė problem serioz qė do tė mund tė lindte me komisionerėt e miratuar dje, tė cilėt nė rast shkarkimi, minimalisht do tė duhet tė shpėrblehen financiarisht pa harruar edhe argumentimin juridik tė aktit qė do tė duhet tė ndėrmerret.

  10. #90
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Sekretet e 'rėnda plumb' tė kontrabandės shqiptaro-serbe tė armėve
    WEBSITE GAZETA SHEKULLI

    Sekretet e 'rėnda plumb' tė kontrabandės shqiptaro-serbe tė armėve
    NGA GJERGJ THANASI | 04/03/2011 : Qeveria e Tiranės, e zhytur nė kontrabandė armėsh. Partnerėt kryesorė, serbėt. Mes tyre, edhe ish-militarė tė dekoruar nga Milosheviēi pėr "trimėri nė Kosovė". Nė listėn e partnerėve, edhe iranianėt, islamikėt etj. Deri edhe transportet e armėve shqiptare kryhen me shoferė serbė. Ja shkresat e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė qė kėrkon pajisjen e tyre me viza nė Rinas e Han tė Hotit

    Nga goja e ministrit tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė mėsuam se Salehu (30 vjet nė pushtet) i Jemenit na qėnka aleat nė luftėn anti-terror (!). Njė xhevahir tė tillė mund ta dėgjonim vetėm nga goja e deputetit tė "Vela Lukės" sė vitit 1992.
    Pėr kėdo qė ka dėgjuar dje debatet pėr armėt nė Kuvendin e Shqipėrisė, po japim disa pėrgjigje mbi "kėta partnerė dhe aleatė".
    Kėta partnerė ndahen nė tre grupe: Sė pari serbėt, sė dyti pėrfaqėsues tė asaj qė quhet "boshti i sė keqes", (iranianė dhe koreanoveriorė), sė treti, fondamentalistė islamikė, qė i kontrabandojnė armatimet shqiptare dhe ato serbo-sllave tė tranzituara nėpėr Shqipėri, drejt organizatave terroriste tė ēertifikuara ndėrkombėtarisht.

    SERBĖT
    Njė nga aleatėt serbė tė ministrit aktual tė Mbrojtjes, pra tė qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė (tė trashėguar vite mė parė nga paraardhėsit e tij) ėshtė: Sllobodan Tesiē, (shih dokumentin) njeriu, qė ndėr tė tjera ėshtė nė listat e zeza tė OKB-sė pėr shkeljen e embargos sė armėve ndaj Liberisė sė kasapit Charles Taylor, nė bashkėpunim me famėkeqin "zot tė luftės", Viktor Bout.
    *****
    Dhe jo vetėm. Njė tjetėr serb (emri dhe dokumentat pėrkatės ndodhen nė redaksinė e Shekullit) ka ardhur nė Shqipėri tė paktėn deri nė maj 2009. Ky "aleat dhe partner" i qeverisė sė Tiranės ėshtė shquar ndėr tė tjera nė veprimet e spastrimit etnik nė zonėn e Prijedorit tė Bosnjės lindore dhe dyshohet se ka marrė pjesė nė persekutimin e mjekut tė shquar boshnjak Osman Mahmulin. Ai ėshtė njė ish-paraushtarak qė nė bashkėpunim me trupat e brigadės sė motorizuar 343 ka kryer vrasje civilėsh boshnjakė pėrfshirė gra dhe fėmijė nė vendin e quajtur Pyjet e Kurevos nė prill-maj 1992.
    *****
    Njė serb i tretė ėshtė nė kėtė listė. Ai ėshtė ish-bashkėpunėtor i famėkeqit Diveroli nė vitet 2007-2008 dhe nė verėn e vitit 2010 u vu nėn hetimin e doganave amerikane pėr trafik armėsh dhe municionesh luftarake. Firma e tij Pinacle Corporation e inkorporuar nė Majami Florida po ashtu po investigohet aktivisht pėr trafik armėsh nė drejtim tė Grupit terrorist somalez Shabaab Militia (bėhet fjalė pėr pushkė sulmi tė prodhimit jugosllav tė Fabrikės Cervena Zastava). Kėto armė serbe do tė tranzitoheshin nga porti i Durrėsit drejt Somalisė. Fatmirėsisht ndėrhyrja e doganave amerikane njėlloj si nė rastin e n/kolonelit nė pension Otoole bėri qė tė dėshtojė ky trafik. Theksojmė se ky shtetas serb ka vizituar Shqipėrinė edhe pas tragjedisė sė Gėrdecit, pėr kėtė mjafton tė kontrollohen tė dhėnat e pikave tė kontroll-kalimit kufitar.
    *****
    Njė ndėr partnerėt e Ministrisė sė Mbrojtjes sė qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė (partner i sė paku dy ministrave tė Mbrojtjes) ėshtė edhe ish -komandanti i batalionit tė ish-policisė ushtarake tė Millosheviēit, i cili nė fshatin Gornij Bitesh ka vrarė sė paku dy civilė tė pafajshėm shqiptarė tė Kosovės nė prill tė vitit 1999.
    Bashkėpunimi serbo- shqiptar ka vijuar sė paku deri nė fundin e vitit 2010, ose direkt ose i maskuar pas firmave private tė lincesuara pėr tregtinė e armatimeve. Edhe ky bashkėpunim serbo-shqiptar ėshtė kryer nė kuadrin e koalicionit anti-terror apo ndoshta nė suazėn e "fqinjėsisė sė mirė"?
    *****
    Nė kėtė simbiozė thuajse ēdo veprim importi, eksporti apo tranzitimi i armatimeve shqiptare dhe jo vetėm, ėshtė kryer duke pasur tė pėrfshirė individė serbė. Madje edhe pėr banalitete tė tilla si eksportim armėsh trofe pėr nė Gjermani transporti ėshtė bėrė me kamionė serbė dhe me shoferė serbė, si nė rastin e kamionėve me targa tė Nishit NS228-333/43-77NS dhe NS 228-602/58-03NS me shoferė Beljin Jovan dhe Radasonoviē Milan. (shih dokumentin)
    Eksporti i barutit shqiptar pėr Clermont BP nė Belgjikė bėhej me shoferė dhe kamionė serbė, jo se nuk ka shoferė dhe kamionė belgė apo shqiptarė por, sepse serbėt janė mė tė besuar pėr transportin e ngarkesave speciale. Serbėt pėrdorin territorin shqiptar dhe aerodromet shqiptare pėr tranzitimin e qindra ton armatimeve.
    Edhe kur duhet tė importohen lėndė plasėse luftarake si psh. C4 nga Irani transporti bėhet me avionė e pilotė serbė si psh avionėt e njė tjetėr personi problematik, i cili veē tė tjerash, ėshtė dekoruar nga Milosheviēi nė janar tė vitit 2000 pėr "trimėri tė treguar nė luftė kundėr shqiptarėve nė betejėn e Llozhės gusht 1998".

    IRAN DHE KORE E VERIUT
    Kontaktet me boshtin e sė keqes Iran dhe Kore tė Veriut pėrfshinin njė gamė tė larmishme artikujsh, qė nga porositė pėr parti 100 000 kallashnikovėsh e deri tek avionėt pa pilot, pajisjet anti GPS apo granatahedhėsit modernė RPG 29, tė aftė tė dėmtojnė dhe tanket mė moderne si Challenger, Abrahams etj tė pajisur me blind reactive shumėshtresėsh (multi layer reactive armour), qė patėn njė eficencė vdekjeprurėse kundėr tankeve izraelite Merkava 3 nė gusht tė vitit 2006 nė jug tė Libanit.
    Pėr tė furnizuar me bomba aviacioni aeroplanėt e mplakur Fantom tė Iranit partnerėt shqiptarė tė ajatollahėve tė Teheranit i blenė nė Afrikė tė Jugut dhe i transportuan nga magazinat doganore hollandeze (si zakonisht nėpėrmjet serbėve) deri nė Rinas.
    Pasojat e kėtij bashkėpunimi u panė dhe nė verėn e vitit tė shkuar kur eksplozivi RDX shqiptar i eksportuar nė Iran u kap nė Xhoja Tauro tė Kalabrisė, ndėrsa po bėnte xhiron e botės pėr tė mos u interceptuar para se tė arrinte nė duart e Hezbullahut, qė me ndėmjetėsinė siriane e priste nė portin sirian tė Tartousit.
    Shitja e dėshtuar e armėve serbe Jemenit dhe eksportimi i suksesshėm i armatimeve shqiptare drejt aleatit Saleh tė Jemenit janė disa nga bėmat e epokės pas-Gėrdec tė trafikantėve shqiptarė tė armėve. Natyrisht Ministria jonė e Mbrojtjes nuk mund t'i linte pa i shitur armė edhe aleatit anti terror kolonelit Gadaf, i cili ka dhėnė kontribut tė veēantė anti-terror duke hedhur nė erė diskoteka plot me marinsa amerikanė apo avionė civilė plot me pasagjerė tė pafajshėm.

    ISLAMIKĖT
    Pėrsa i pėrket marėdhėnies sė trafikantėve shqiptarė tė armėve dhe ekstremistėve islamikė mund tė themi, qė rezultojnė tė pėrzjerė personazhe tė errėt dhe shumė problematikė, mes tė cilėve njeriu qė preu nė besė myslymanėt e mjerė tė Serbrenicės. Nėse kampionėve nė mashtrim tė qeverisė shqiptare u duhen emrat, i kemi dhe ato.
    Si konkluzion mund tė themi, qė nėse shqiptarėt nuk do t'ua ndalojnė dorėn kėtyre trafikantėve dhe qeveritarėve tė papėrgjegjshėm, atėhere zoti i ruajtė shqiptarėt! Opozita e luleve dhe qirinjve duhet ta kuptojė se ndalja e dorės sė kontrabandistėve tė armėve nuk ėshtė thjesht luftė politike, por akt patriotik, nė tė kundėrtėn, kur djajtė dalin nga shishja ndodhin Gėrdecė.

  11. #91
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kryeredaktor Bledi Kasmi

    Politika

    Departamenti Amerikan i Shtetit: Qeveria shqiptare pėrpjekje agresive pėr tė konfrontuar dhe luftuar krimin e organizuar. Nga zbatimi i mirė i ligjit dhe kontrolli i lartė i kufijve, trafikimi i lėndėve narkotike ėshtė ulur ndjeshėm

    Raporti i DASH: Qeveria, konfrontim me krimin

    Kontrabanda nė Adriatik, jo mė pėrmes Shqipėrisė

    Qeveria shqiptare ka bėrė pėrpjekje agresive pėr tu konfrontuar dhe luftuar krimin e organizuar. Kėshtu nis raporti vjetor i Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr 2010 lidhur me luftėn kundėr trafikut ndėrkombėtar tė drogės. Pėrmes kėtij raporti, tė publikuar dje, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerėson se Shqipėria ka bėrė pėrparim nė luftėn kundėr drogės gjatė vitit 2010 dhe po gjatė kėtij viti qeveria shqiptare u pėrpoq tė konfrontonte elementėt kriminalė nė luftėn kundėr kėtij fenomeni. Me nota pozitive, raporti vlerėson pėrpjekjet e vitit tė kaluar pėr t'iu pėrgjigjur problemit me politikat mė agresive. "Qeveria shqiptare ka cilėsuar si prioritet tė saj luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikimit tė lėndėve narkotike. Policia ka marrė njė rol gjithnjė e mė aktiv nė operacionet kundėr narkotikėve. Angazhimi i Shqipėrisė pėr tė finalizuar liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian si dhe anėtarėsimi nė NATO motivojnė qeverinė shqiptare nė implementimin dhe zbatimin e reformave. Nė vitin 2010 u kryen disa nga reformat kryesore nė kėtė drejtim" citon raporti. Gjithashtu, raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit vlerėson pozitivisht masat qė ka marrė qeveria nė kuadėr tė luftės kundėr trafikimit por edhe kultivimit tė lėndėve narkotike. Duke iu referuar statistikave konkrete, raporti i DASH vė nė dukje se qė nga janari i vitit 2010 janė arrestuar nė total 569 persona pėr trafikim tė lėndėve narkotike. Po ashtu nė raport konstatohet se ka patur njė rritje tė dukshme tė rasteve tė konfiskimit tė kanabis sativės krahasuar me vitin 2009. Kėshtu raporti nėnvizon se Policia e Shtetit ka konfiskuar 6.091 kanabis sativa tė pėrpunuar krahasuar me vetėm 2.030 kilogram tė konfiskuar nė vitin 2009. "Pėrpjekjet e Shqipėrisė nė luftėn kundėr lėndėve narkotike janė rritur. Policia shqiptare beson se trafikantėt kanė ndryshuar rrugėt e tyre tė trafikimit. Sipas statistikave italiane tregohet se mundėsia qė droga afgane tė kalojė transit nėpėr Shqipėri ėshtė minimale. Qė nga janari i vitit 2010 janė arrestuar nė total 569 persona pėr trafikim tė lėndėve narkotike. 151 e kėtyre tė burgosurve ka qenė pėr trafikimin e heroinės dhe 385 pėr trafikimin apo kultivimin e kanabis sativės. Policia e Shtetit ka konfiskuar 6.091 kanabis sativa tė pėrpunuar krahasuar me vetėm 2.030 kilogram tė konfiskuar nė vitin 2009" citon raporti. Nė vijim DASH konstaton se kultivimi i kėsaj bime narkotike ra ndjeshėm me intensifikimin e pėrpjekjeve tė forcave tė rendit si kundėr trafikantėve, ashtu edhe kundėr prodhuesve. Me pėrjashtim tė kanabis sativas, prodhimi i llojeve tė tjera tė narkotikėve ėshtė i kufizuar. Gjatė vitit 2010, citon raporti, nuk ėshtė konstatuar kultivim i lulėkuqeve tė heroinės dhe nuk janė zbuluar laboratorė tė prodhimit tė lėndėve sintetike narkotike. "Njėsia e antiNarkotikėve nė Ministrinė e Brendshme raporton se kanabis sativa ėshtė droga e vetme qė tentohet tė kultivohet nė Shqipėri, zakonisht, pėr shpėrndarje rajonale. Kultivimi i kanabis sativės nė vitin 2010 ka rėnė dukshėm dhe janė marrė masa tė ashpra kundėr kultivuesve. Nuk ka kultivim tė lulėkuqes (heroinės), nuk ka dėshmi tė laboratorėve pėr prodhimin e drogave sintetike dhe tregtia me drogė sintetike mbetet praktikisht jo ekzistente" vijon mė tej.

    Si rezultat i luftės kundėr trafikut tė lėndėve narkotike dhe trafikut tė qenieve njerėzore, reformave dhe ligjeve tė miratuara, njė pjesė e mirė e kontrabandės qė bėhej pėrmes Adriatikut ka kaluar tani nė rrugė tokėsore pėrmes Kosovės dhe Malit tė Zi e mė tej pėrtej Serbisė. Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit pohon njė numėr arritjesh nė luftėn kundėr drogės. Departamenti i Shtetit vlerėson faktin qė qeveria e Shqipėrisė ka rritur nivelin e pėrparėsisė tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe drogės, duke u dhėnė forcave tė rendit njė rol mė tė madh nė operacionet antidrogė. Ambiciet e Shqipėrisė gjatė viteve tė fundit pėr t'u pėrfshirė nė regjimin e lėvizjes pa viza nė zonėn Shengen ishte njė ndėr faktorėt qė nxiti autoritetet tė zbatojnė reforma tė reja, qė kanė sjellė pėrparim. Nė raportin e Departamentit tė Shtetit thuhet se forcimi i institucioneve qeveritare dhe masave tė forcave tė rendit ka dhėnė efekte pozitive. Shtetet e Bashkuara, sė bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerėt ndėrkombėtarė, thekson raporti, do tė vazhdojnė tė punojnė me qeverinė e Shqipėrisė pėr tė luftuar trafikun e drogės, pėr tė shfrytėzuar nė mėnyrė efektive ndihmėn e dhėnė pėr organet e rendit dhe pėr tė mbėshtetur reformat ligjore. "Angazhimi i Shqipėrisė pėr tė finalizuar liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian si dhe anėtarėsimi nė NATO motivojnė qeverinė shqiptare nė implementimin dhe zbatimin e reformave. Nė vitin 2010 u kryen disa nga reformat kryesore nė kėtė drejtim. U shty me 3 vjet hyrja nė fuqi i Moratoriumit tė Skafeve, i cili ndalon lėvizjen e drogės apo trafikimin e qenieve njerėzore pėrmes ujėrave bregdetare. Si rezultat i kėtyre politikave, njė pjesė e mirė e kontrabandės qė bėhej pėrmes Adriatikut ka kaluar tani nė rrugė tokėsore pėrmes Kosovės dhe Malit tė Zi e mė tej pėrtej Serbisė. U pėrfundua instalimi i njė sistemi radarėsh nė vijėn bregdetare, i cili siguron pėr Ministrinė e Mbrojtjes dhe Ministrinė e Brendshme pamje tė plotė reale pėr tė gjithė kufirin bregdetar. Nė kėtė drejtim po bėhet pėrparim. Shqipėria bashkėpunon me tė gjitha vendet fqinjė si dhe me nismat rajonale pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin, si dhe ėshtė anėtare e Paktit tė Stabilitetit dhe Nismės sė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore. Shqipėria nėnshkroi nė vitin 2006 Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me Komisionin Evropian dhe kjo marrėveshje ėshtė ratifikuar nga tė gjitha vendet anėtare tė BE" citon raporti. Po ashtu Departamenti i Shtetit thekson se Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore e Tiranės pėr Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, e themeluar nė vitin 2007, ka pasur njė ndikim tė prekshėm ndaj korrupsionit nė kryeqytetin e Shqipėrisė. Nė nėntor tė vitit 2008, njė ligj i ri pėr Shėrbimin e Kontrollit tė Brendshėm (SHKB), hyri nė fuqi, duke pėrcaktuar se Drejtoria e SHKB nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ka krijuar mjete efikase pėr tė luftuar korrupsionin nė radhėt e policisė.

    Qeveria masa agresive pėr tė luftuar elementėt kriminalė

    Qeveria shqiptare ka bėrė pėrpjekje agresive pėr tu konfrontuar dhe luftuar krimin e organizuar. Pavarėsisht nga vėshtirėsitė, ka prova se Shqipėria po bėn pėrparim tė dukshėm nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike. Tė dhėnat tregojnė se nga zbatimi i mirė i ligjit dhe kontrolli i lartė i kufijve, trafikimi i lėndėve narkotike ėshtė ulur ndjeshėm nė 10 muajt e fundit tė vitit 2010. Gjithashtu ėshtė trefishuar parandalimi i trafikimit tė kanabis sativės pėr shkak tė forcimit tė masave nga ana e Policisė sė Shtetit nė zonat tė cilat kanė qenė problematike.

    569 persona tė arrestuar pėr trafikim tė lėndėve narkotike

    Pėrpjekjet e Shqipėrisė nė luftėn kundėr lėndėve narkotike janė rritur. Policia shqiptare beson se trafikantėt kanė ndryshuar rrugėt e tyre tė trafikimit. Sipas statistikave italiane tregohet se mundėsia qė droga afgane tė kalojė transit nėpėr Shqipėri ėshtė minimale. Qė nga janari i vitit 2010 janė arrestuar nė total 569 persona pėr trafikim tė lėndėve narkotike. 151 e kėtyre tė burgosurve ka qenė pėr trafikimin e heroinės dhe 385 pėr trafikimin apo kultivimin e kanabis sativės. Policia e Shtetit ka konfiskuar 6.091 kanabis sativa tė pėrpunuar krahasuar me vetėm 2.030 kilogram tė konfiskuar nė vitin 2009. Kjo rritje pasqyron njė ndryshim tė strategjisė dhe zbatimit tė saj tė pėrqendruar nė fushat kryesore tė tranzitit. Policia e Shtetit ka shkatėrruar 36.535 bimė kanabis sativa, nė sajė tė programit pėr zhdukjen e plantacioneve tė kultivimit tė kėtyre bimėve. Policia e Shtetit ka konfiskuar gjithashtu 694,5 gram kokainė dhe ka arrestuar 46 tė dyshuar pėr trafikim. Njėsia e antiNarkotikėve nė Ministrinė e Brendshme raporton se kanabis sativa ėshtė droga e vetme qė tentohet tė kultivohet nė Shqipėri, zakonisht, pėr shpėrndarje rajonale. Kultivimi i kanabis sativės nė vitin 2010 ka rėnė dukshėm dhe janė marrė masa tė ashpra kundėr kultivuesve. Nuk ka kultivim tė lulėkuqes (heroinės), nuk ka dėshmi tė laboratorėve pėr prodhimin e drogave sintetike dhe tregtia me drogė sintetike mbetet praktikisht jo ekzistente.

    Duhet mė shumė punė pėr pavarėsinė e gjyqėsorit

    Nė 2009 dhe gjysmėn e parė tė 2010, policia dhe gjyqėsori kanė qenė mė aktive nė hetimin e zyrtarėve tė qeverisė dhe personelit pėr korrupsion. Gjatė vitit 2009, Prokuroria ka regjistruar 746 raste pėr veprat penale tė korrupsionit me njė rritje 21.3 pėrqind nė raste tė regjistruara krahasuar me 2008. Prokurorėt kanė referuar 338 tė kėtyre rasteve nė gjykatė, me njė rritje 8.3 pėrqind. Gjatė 2009, gjykatat kanė dhėnė 346 vendime ku shpallen fajtorė, ose 25 pėrqind mė shumė krahasuar me vitin 2008. Shqipėria ėshtė palė nė Konventėn e OKB-sė nė luftėn kundėr korrupsionit. Edhe pse kėto numra janė njė pėrmirėsim i dukshėm nė krahasim me vitet e kaluara, Shqipėria vazhdon tė mos ketė pavarėsinė gjyqėsore pėr raste tė paanshme, transparente me procedurat. Zyrtarėt qeveritarė, duke pėrfshirė gjyqtarė dhe anėtarė tė Parlamentit, vazhdojnė tė gėzojnė imunitet, i cili pengon hetimet e Prokurorisė pėr korrupsionin.

    Njėsia hetimore e krimit ekonomik, rezultate tė prekshme

    Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore e Tiranės pėr Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, e themeluar nė vitin 2007, ka pasur njė ndikim tė prekshėm ndaj korrupsionit nė kryeqytetin e Shqipėrisė. Nė nėntor tė vitit 2008, njė ligj i ri pėr Shėrbimin e Kontrollit tė Brendshėm (SHKB), hyri nė fuqi, duke pėrcaktuar se Drejtoria e SHKB nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ka krijuar mjete efikase pėr tė luftuar korrupsionin nė radhėt e policisė. Drejtoria e Inspektimeve u ngrit nė maj tė vitit 2010 dhe tė gjithė inspektorėt e punėsuar janė trajnuar pėr njė periudhė tre mujore falė bashkėpunimit me ICITAP dhe PAMECA. Nė vitin 2010, kanė qenė 61 ankesa pėr ndjekje penale qė pėrfshijnė 111 punonjės tė policisė, pra, oficerė dhe njė zyrtar i nivelit tė mesėm i menaxhimit, 28 oficerė tė nivelit tė mbikėqyrjes, 75 oficerė tė nivelit operativ dhe shtatė punonjės tė shėrbimeve mbėshtetėse. 25 oficerė tė policisė mbikėqyrjes sė parė nė nivelin e linjės dhe nivelin operacional janė arrestuar pėr korrupsion dhe keqpėrdorim tė autoritetit. Qeveria shqiptare vazhdon tė mirėpresė ndihmėn nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE. SHBA ėshtė pėrfshirė nė programet e ndihmės juridike, sektorit pėr zbatimin e ligjit dhe reformės ligjore pėrmes teknikės, ndihmės, donacioneve, pajisjeve dhe trajnimit. Njė nga problemet e hasura vazhdon tė jetė polarizimi i thellė politik nė tė gjitha nivelet.

    Punonjėsit e njėsive anti-trafik, tė trajnuar

    Departamenti i Shtetit ka mbėshtetur ICITAP dhe OPDAT me programe nė Ministrinė e Brendshme, Zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, me qėllim rritjen e profesionalizmit nė administrimin e drejtėsisė, luftėn kundėr korrupsionit dhe forcimin e aftėsisė sė qeverisė shqiptare pėr tė ndjekur rastet qė kanė tė bėjnė me krimin e organizuar dhe trafikun ilegal. ICITAP ka vazhduar tė ofrojė mbėshtetje kėshilluese, trajnime tė avancuara (nė bashkėpunim me FBI) pėr Sektorin Operacional Kundėr Narkotikėve, (nė bashkėpunim me FBI) pėr tė ndihmuar nė luftėn kundėr trafikut tė paligjshėm tė qenieve njerėzore dhe drogės. Po ashtu nė vitin 2009 dhe nė vitin 2010, OPDAT dhe ICITAP kanė vazhduar bashkėpunimin me Ministrinė e Brendshme, Ministrinė e Financave, Zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe Shėrbimit Informativ Shtetėror nė Sektorin e Luftės kundėr Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit pėr tė pėrmirėsuar hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, sidomos pastrimit tė parave dhe korrupsionit. Kjo njėsi nisi punėn e saj nė shtator tė vitit 2007 dhe ka treguar sukses premtues nė fillimet e saj. OPDAT ka ofruar programe intensive trajnimi dhe donacione pėr pajisje tė ndryshme. Pavarėsisht nga ngėrēi pas zgjedhjeve tė vitit 2009 kjo njėsi shėnoi pėrmirėsime tė mėdha nė disa fusha tė rėndėsishme.

    Zhvillimi institucional, trafiku i lėndėve narkotike jo pėrmes bregdetit shqiptar

    (Kontrollit tė drogės. Arritjet e politikave dhe tendencat)

    Qeveria shqiptare ka cilėsuar si prioritet tė saj luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikimit tė lėndėve narkotike. Policia ka marrė njė rol gjithnjė e mė aktiv nė operacionet kundėr narkotikėve. Angazhimi i Shqipėrisė pėr tė finalizuar liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian si dhe anėtarėsimi nė NATO motivojnė qeverinė shqiptare nė implementimin dhe zbatimin e reformave. Nė vitin 2010 u kryen disa nga reformat kryesore nė kėtė drejtim. U shty me 3 vjet hyrja nė fuqi i Moratoriumit tė Skafeve, i cili ndalon lėvizjen e drogės apo trafikimin e qenieve njerėzore pėrmes ujėrave bregdetare. Si rezultat i kėtyre politikave, njė pjesė e mirė e kontrabandės qė bėhej pėrmes Adriatikut ka kaluar tani nė rrugė tokėsore pėrmes Kosovės dhe Malit tė Zi e mė tej pėrtej Serbisė. U pėrfundua instalimi i njė sistemi radarėsh nė vijėn bregdetare, i cili siguron pėr Ministrinė e Mbrojtjes dhe Ministrinė e Brendshme pamje tė plotė reale pėr tė gjithė kufirin bregdetar. Nė kėtė drejtim po bėhet pėrparim. Shqipėria bashkėpunon me tė gjitha vendet fqinjė si dhe me nismat rajonale pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin, si dhe ėshtė anėtare e Paktit tė Stabilitetit dhe Nismės sė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore. Shqipėria nėnshkroi nė vitin 2006 Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me Komisionin Europian dhe kjo marrėveshje ėshtė ratifikuar nga tė gjitha vendet anėtare tė BE.

    Lufta kundėr pastrimit tė parave, rritje me 40 % denoncimi i rasteve

    Ėshtė shėnuar njė rritje me 40 pėrqind pėr rastet e pastrimit tė parave dhe njė rritje me 10.5 pėrqind nė numrin e tė hetuarve. Qė nga 30 shtatori i vitit 2010, Njėsia e Luftės Kundėr Pastrimit tė Parave ka regjistruar 192 raste tė reja, duke vendosur dėrgimin e tyre pėrpara drejtėsisė.

    OPDAT vazhdon tė ketė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė dhe tė dukshme nė punėn e Njėsisė Kundėr Krimit Ekonomik dhe Pastrimit tė Parave. Mė 6 maj 2009, Prokuroria e Pėrgjithshme, ministri i Brendshėm, ministri i Financave, drejtori i Shtetit, Shėrbimi Informativ (SHISH) dhe kreu i Inspektoratit tė Lartė pėr Deklarimin e Pasurive (ILDKP), publikisht nėnshkruan njė Memorandum tė Bashkėpunimit pėr krijimin e 6 Task Forcave antikorrupsion dhe tė ngrenė njėsitė e antikrimit ekonomik nė Durrės, Fier, Korēė, Shkodėr, Vlorė dhe Gjirokastėr. Kjo ka ndikuar njė rritje tė hetimeve tė zyrtarėve tė lartė, OPDAT do tė vazhdojė tė mbėshtesė kėto njėsi rajonale nėpėrmjet Korporatės sė Sfidės sė Mijėvjeēarit program i financuar me trajnime, udhėzime, pajisje etj.

    Masa serioze pėr mbrojtjen e dėshmitarėve

    Pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, drejtoria nė Ministrinė e Brendshme vazhdon tė punojė me SHBA-tė dhe anėtarėt e tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė forcuar mbrojtjen e legjislacionit ekzistues tė dėshmitarėve. Drejtoria ka ndihmuar pėr tė mbrojtur njė numėr tė dėshmitarėve dhe familjet e dėshmitarėve, nė trafikimin dhe raste tė lidhura me drogėn dhe vrasjet. Ligji pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, njė reformė e rėndėsishme u miratua nga Parlamenti shqiptar nė tetor 2009 dhe nė vitin 2010 nisi hapat e parė tė zbatimit.

    Sistemi i kufijve me standarde tė sigurisė sė lartė

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vazhdojnė tė japin asistencė pėr menaxhimin e integruar tė kufijve, ku njė pjesė e rėndėsishme e pėrmirėsimit tė sigurisė sė kufijve tė Shqipėrisė ėshtė bėrė pėrmes kėshillave tė specializuara, pajisjeve dhe instalimin e Sistemit tė Menaxhimit tė Informacionit Total (TIMS) nė pikat e kalimit kufitar. TIMS ėshtė tani funksional nė tė gjitha 26 pikat kufitare kryesore tė kalimit. Njė pjesė e Menaxhimit tė Integruar tė Kufijve, iniciativė e miratuar zyrtarisht nga Kėshilli i Ministrave tė Shqipėrisė mė 29 shtator 2007, pėrfshin krijimin e Kufirit dhe Migracionit pėrmes departamentit me komandėn e drejtpėrdrejtė dhe kontrollin e tė gjitha burimeve tė Policisė Kufitare.

    SHBA dhe BE, mbėshtetje reformave tė qeverisė

    Reformat institucionale nė kuadėr tė Policisė Kufitare gjithashtu kanė qenė tė rėndėsishme pėr mbėshtetjen e kapaciteteve organizative. SHBA, BE pėrmes programeve ndihmėse kanė mbėshtetur reformėn doganore, trajnimin gjyqėsor dhe reformėn e pėrmirėsimit tė bashkėpunimit ndėrmjet policisė dhe prokurorėve, si dhe programeve antikorrupsion. SHBA dhe BE janė partnerė ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė dhe do tė bashkėpunojnė me qeverinė shqiptare nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike, forcimin e zbatimit tė ligjit. Shqipėria vazhdon tė bėjė progres me luftėn kundėr narkotikėve, megjithatė duhet njė kuadėr mė i fortė politik, gjyqėsor dhe rritje e zbatimit tė ligjeve. Ka patur njė pėrmirėsim tė dukshėm tė qeverisė dhe policisė, nismat e ndėrmarra kanė shėnuar hapa pėrpara, por progresi duhet tė jetė mė i shpejtė. Pėrmirėsimi i punės sė institucioneve tė qeverisė dhe policisė ka qenė pozitiv. SHBA, sė bashku me BE dhe partnerė tė tjerė ndėrkombėtarė, do tė vazhdojnė tė punojnė me qeverinė shqiptare nė luftėn kundėr trafikut tė paligjshėm tė drogės, pėr tė dhėnė ndihmė nė mėnyrė efektive dhe duke mbėshtetur reformat ligjore.
    R.D
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352

    Shkrim i Armand Shkullakut ne lidhje me zgjedhjet vendore

    Shkrimi i meposhtem me duket se paraqet nje pamje bukur reale te asaj cfare po ndodh ne realitet, Rama i ka frike zgjedhjet, por as Basha nuk eshte se po tregon se cfare do te beje nese fiton Tiranen.

    Tirana e humbur

    Nga Armand Shkullaku
    mė 03 mars 2011 nė ora 12:07
    Tirana, kryeqyteti i shqiptarėve, prej kohėsh e ka humbur shkėlqimin. Entuziazmi dhe energjia pozitive e disa viteve mė parė janė harruar. Ndjenja e njė qyteti tė madh e tė ri nė moshė qė po ngrihej, tashmė ėshtė shuar.

    Zhgėnjimi, dėshpėrimi dhe njė lloj zbrazėtie shihet thuajse me sy nė tė gjithė Tiranėn. Sheshi Skėndėrbej i shndėrruar nė kantier, rrugė tė bllokuara, kaos dhe trafik i skėterrshėm, hapėsira qė gjithnjė vinė duke u ngushtuar... Pas vrullit tė ndryshimeve qė nisėn nė vitin 2000, gjithēka duket e lėnė pas dore. Qyteti, ashtu si bojrat e zbehura tė ndėrtesave tė vjetra, po shkon me shpejtėsi drejt rrėnimit dhe askush nuk ka ndėrmend tė vėrė dorė mbi tė.

    Zgjedhjet e ardhshme lokale janė dėshmia mė e mirė pėr kėtė. Pėr Tiranėn, vendin ku sot jeton i pėrqėndruar numri mė i madh i shqiptarėve, askush prej atyre qė pretendojnė ta administrojnė atė nuk kanė paraqitur ndonjė plan.

    Madje mė keq akoma, kur duhen vetėm dy muaj nga zgjedhjet, dy forcat kryesore politike ende nuk kanė shpallur zyrtarisht kandidatėt e tyre. E Tirana do tė kishte patur nevojė pėr njė fushatė dhe debat publik shumė mė tė gjatė se sa ditėt qė kanė mbetur. Kandidatėt prej kohėsh do tė duhej tė ishin shpallur dhe tė kishin shpalosur programin e tyre katėr vjeēar pėr kryeqytetin. Nė pikėn ku ai ėshtė katandisur, debati pėr tė ardhmen e tij do tė duhej tė pėrfshinte pėr muaj me radhė specialistėt dhe opinionin publik pėr tė pėrcaktuar zgjidhjen mė tė mirė qė do tė mund ta shpėtonte atė. Por, mesa duket, kėtė herė Tiranėn e humbėm.

    Tirana ėshtė e humbur, sepse qartas ėshtė kthyer nė peng tė konfliktit politik PD- PS. Askush prej pretendetėve nuk po e sheh atė si njė hapėsirė tė pėrbashkėt ku duhet tė jetojnė mė sė miri afro 1 milion njerėz, por si njė trofe lufte qė do tė pėrcaktojė fatin e njė beteje mė tė madhe.

    Kjo qė po ndodh kėtė herė nuk ka ngjarė nė vitin 2000 kur Edi Rama kandidonte pėrballė Besnik Mustafait dhe ku projekti pėr tė ardhmen e kryeqytetit ishte nė qendėr tė debateve. Nuk ka ngjarė as nė 2003-shin kur Ngjela sfidoi Ramėn me ide dhe alternativa konkrete pėr ndryshimin e Tiranės, e madje as nė 2007-ėn, kur megjithė politizimin prej ankthit tė kreut tė ri tė PS pėr tė hyrė nė zgjedhje, punėt, pėrurimet, projektet, etj ishin boshti i fushatės elektorale. Madje, si asnjėherė tjetėr, 60 ditė pėrpara zgjedhjeve ende nuk dihen emrat e kandidatėve, merre me mend pastaj programet e tyre.

    Edi Rama, peng i pėrjetshėm i anktheve dhe dilemave tė veta, ende nuk e di se ēfarė duhet tė bėjė: tė kandidojė ose jo. Sigurisht jo nė funksion tė administrimit tė kryeqytetit, por tė konjukturave politike nė PS dhe tė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Kandidimin pėr Tiranėn, pėr rrjedhojė edhe rezultatin zgjedhor, Rama e sheh ekskluzivisht nė plan politik dhe qė pse jo do tė pėrcaktonte tė ardhmen e tij nė krye tė sė majtės. Prandaj dhe nuk ngurroi qė nga Fieri, pa iu dridhur zėri, t’i ēonte njė mesazh kryeqytetasve se as nga kėto zgjedhje tė mos prisnin ndonjė ndryshim nė Tiranė. Ato, sipas Ramės, do tė jenė zgjedhje politike pėr tė larguar Sali Berishėn. Pra, nuk mjafton fakti qė prej sa ėshtė zgjedhur kryetar i PS, (6 vjet) Edi Rama ka braktisur Tiranėn pėr t’iu pėrkushtuar njė tjetėr projekti politik, por edhe mandatin e ardhshėm ai do ta pėrdorė po nė tė njėjtin funksion. Pėr kėtė, sigurisht u takon votuesve tė kryeqytetit ta gjykojnė kryetarin e tyre 11- vjeēar.

    Nga ana tjetėr edhe mazhoranca, e mposhtur tre herė radhazi nė Tiranė, duket se mė shumė ka patur shqetėsim emrin e kandidatit rival se sa njė projekt tė madh pėr tė ndryshuar kryeqytetin. Vonesa nė shpalljen e emrit tė Lulėzim Bashės nuk ka shpjegim tjetėr. Kandidati i mazhorancės do tė duhej tė ishte zyrtarizuar me kohė, pavarėsisht llogarive tė Ramės.

    Qytetarėt nė Tiranė kanė nevojė pėr nje debat tė gjatė dhe jo njė fushatė tė thjeshtė politike pėr t’u bindur se pėrse duhet tė votojnė ndryshe pas 11 vitesh. Por ende, thjesht pėr arsye politike, mazhoranca nuk po e ēertifikon kandidatin e saj. Batutat e kryeminsitrit nė mbledhjen e qeverisė, njė lloj zyrtarizimi i Bashės ky, pėrsėri mė shumė u morėn me kundėrshtarin se sa me vizionin pėr kryeqytetin. Po kėshtu, njė parrullė e vendosur nė njė ceremoni tė ministrit Basha pėr sistemin e kamerave, “pėr njė Tiranė tė sigurtė europiane” ishte njė tjetėr shenjė e dobėt pėr tė startuar njė garė kaq shumė tė rėndėsishme. Edhe nė kampin e shumicės, mė tepėr se sa shqetėsimi pėr tė ardhmen e kryeqytetit, lexohet kujdesi pėr zgjedhjet parlamentare.

    Prandaj edhe nė mandatin e ardhshėm 4 vjeēar Tirana duket e humbur. Fatkeqėsisht, mė 8 maj, gjithēka ėshtė pėrgatitur tė rrjedhė nė funksion tė zgjedhjeve parlamentare dhe jo tė pėrmirėsimit tė jetesės nė kryeqytet. Situata konfiktuale politike e ka marrė peng administrimin e kryeqytetit duke na detyruar tė shkojmė nė kutitė e votimit jo pėr Tiranėn, por pėr Berishėn dhe Edi Ramėn.

  13. #93
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Droga, raporti i DASH, ministri Lulzim Basha shmang prononcimin
    SHEKULLI ONLINE | 04/03/2011



    Nuk ka pasur asnjė reagim nga ana e ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha, pėr raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, nė tė cilin Shqipėria konsiderohet si pikė kyēe e kalimit tė drogės nė Europė.

    Sot, gjatė pėrurimit tė sallės operative tė sistemit tė kamerave nė Policinė e Shtetit, Basha, ka qenė i shoqėruar edhe nga drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Hysni Burgaj.
    Basha e ka cilėsuar njė hap pėrpara monitorimin 24 orė tė rrugėve tė kryeqytetit, duke shtuar se "Sistemi skaut ėshtė njė hap gjigant pėrsa i pėrket njė rruge mė tė sigurtė, njė trafiku mė tė sigurtė dhe raportit mes qytetarėve dhe policisė".

    Nė mbyllje tė kėtij aktiviteti, Basha ka lėnė ambientet e Policisė sė Shtetit, duke mos pranuar t'i pėrgjigjej asnjė prej pyetjeve tė gazetarėve.
    ***********
    Raporti i Departamentit tė Shtetit Amerikan pėr strategjinė e kontrollit ndėrkombėtarė tė lėndėve narkotike paraqet Shqipėrinė si vendin kryesore nė kalimin e drogės nė Evropė. Raporti thekson se Shqipėria ėshtė vendi kryesorė pėr kalimin e lėndėve narkotike, sidomos pėr trafikantėt qė kalojnė heroinė qė vjen nga Afganistani. Lėnda narkotike kalon nėpėrmjet Shqipėrisė pėr tė pėrfunduar nė Evropėn Perėndimore. Raporti thotė se Shqipėria po pėrpiqet tė luftojė njė gjė tė tillė por qė vazhdon tė jetė tėrheqėse pėr trafikantėt pasi zbatimi i ligjeve dhe korrupsioni ėshtė i pėrhapur gjerėsisht. Kanabis vijon tė prodhohet nė malet e Shqipėrisė pėr tė kaluar mė pas nė tregun evropian. Kanabisi ėshtė e vetmja drogė qė rritet dhe prodhohet nė Shqipėri dhe ėshtė vend tipik pėr shitjen e saj. Grupet kriminale tė organizuara pėrdorin Shqipėrinė si pikė transiti pasi ajo ndodhet nė njė pozicion strategjik, kontroll i dobėt, nivel i ulėt i zbatimit tė ligjit dhe sistem drejtėsie tė pa reformuar.


    Vendi ėshtė i pėrfshirė nga niveli i lartė i papunėsisė, krimit dhe ka infrastrukturė tė dobėt. Nė kėtė pikė, Shqipėria i ka burimet e pakta pėr tė luftuar kėtė fenomen. Raporti thekson se janė bėrė disa hapa pėrpara sa i takon kuadrit ligjorė pėr luftimin kundėr organizatave kriminale dhe trafikimit. Sa i takon shifrave raporti thotė se Policia e Shtetit ka arritur tė kapė njė sasi prej 25 kilogramė heroinė nė 10 muajt e parė tė vitit 2010 ndėrsa gjatė vitit 2009, 73 kg. Qė prej muajit janar 2010, policia ka arrestuar apo ndaluar nė total 569 persona pėr trafikimin e drogės.


    Nė konkluzionet e raportit thuhet se Shqipėria vijon tė shėnojė progres nė luftė ndaj lėndėve narkotike por ky ėshtė i cenuar nga vullneti politik, sistemit i dobėt i drejtėsisė dhe funksionimi i institucioneve. Shqipėria zė vendin e kryesorė nė paraqitjen globale tė lėndėve narkotike si vendi tranzit pėr kalimin e saj nė Evropėn Perėndimore. Nisur nga pozicioni gjeografik aktiviteti i trafikimit pritet tė vijojė thuhet aty. Pėrpjekjet e institucioneve qeveritare dhe policisė po japin efekt por ai ėshtė ende me progres tė pakėt. SHBA bashkė me BE-nė dhe partnerėt ndėrkombėtarė do tė vazhdojė tė punojnė me qeverinė shqiptare nė luftėn ndaj trafikimit ilegal tė drogės duke ofruar asistencė dhe mbėshtetje nė reforma.


    Departamenti i Shtetit veēon si probleme kryesore, kontrollin e dobėt nė portet detare nė Adriatik, tė metat nė kontrollin e kufirit tokėsor, masat e autoriteteve kundėr drogės kryesisht si rezultat i mungesės sė fondeve dhe menaxhimit tė dobėt, por edhe si rezultat i korrupsionit qė ekziston nė radhėt e punonjėsve tė rendit. Nė raport theksohet fakti se kontrabanda e drogės mbetet njė prej aktiviteteve mė fitimprurėse pėr grupet kriminale nė Shqipėri.

  14. #94
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Kapja e shtetit
    Website gazeta Tema

    Ёshtё e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti i lartё, Jozefina Topalli sillet nё njё mёnyrё* qё tё kujton njё jetimore private, nё tё cilёn lumturia e tё vegjėlve fatkeqё varet vetёm nga ndonjė shkallёzim i rrallё ndjeshmёrie i padrones zёējerrё, ndёrkohё qё privatizimi i parlamentit prej saj, vёrteton edhe njёherё faktin se tё gjitha opinionet jo rastёsisht* konvergojne nё tё njёjtёn pikё: Qytetarёt e dobёt tё kёtij vendi gjejnё shumё pak ose aspak arsye tё reagojnё ndonjёherё ndaj politikёs sё keqe, pёrderisa nuk rreagojnё as pёr “kapjen e qartё” tё parlamentit nga vetё kryetarja e tij.
    Nga skena kombёtare e ngjarjeve, nga ballina e parlamentit, ku mbretёron zukatja e njё fataliteti tё paralajmёruar dhe regёtin pёrmes ndotjes morali i pushtetit tё ditёs, sot interferohen sёrish sinjale te dёshpёruara. Kёto sinjale na tregojnё se sa vёshtirё do tё jetё nё kёtё vend zhvillimi i shёndetshёm dhe koherenca pёr sa kohё shteti ёshtё kapur fort prej baronёve tё pushtetit, duke e bёrё edhe mё tё shёmtuar historinё tonё.
    Historia jonё e tranzicionit, shumicёn e tё cilёs populli ynё e ka bёrё duke heshtur dhe duke nguruar, na tregon se “kapja e shtetit” tek ne prej topallёve dhe berishёve, nuk ёshtё njё perceptim metaforik, por ёshtё diēka mjaft e rёndё, sepse ёshtё diēka reale; na tregon me vrazhdёsinё qё sjell dinamika e munguar kolektive, se kapja e shtetit nё Shqipёri nuk ёshtё thjesht njё presion institucional ndaj bindjes vullnetare tё shoqёrisё se ky shtet nuk ekziston: “kapja e Shtetit” nuk ёshtё gjithashtu kaq thjesht njё fenomen i shfaqur si pasojё e luftёs instiktive tё palёve pёr tё qёnё nё pushtet sa mё gjatё: “Kapja e shtetit” ёshtё pasojё e babёzisё primitive pёr sundim tё pёrjetshёm. Dhe ёshtё njё krim njerёzor!
    Falё kёsaj babёzie tё qartё dhe falё pёrvojёs sё gjatё nё tribuna, nё prapaskena, nё abuzime, nё fushata elektorale, nё krime elektorale, kryeministri i vendit sot ёshtё ai qё e ka nё kontroll spektaklin e tij mes rebelimit tё gjёrave nё Shqipёri. Edhe nё ditёt mё tё vёshtira, ky projektues epik i kapjes sё shtetit, shtetin e mban mbёrthyer pёr fyti, se e di qё ky shtet duhet tё jetё njehёsuar me* mobilizimin privat qё vetё ai ka instaluar me sukses nё Shqipёri, pёr ta zaptuar atё pёrgjithmonё. Jo vetёm ai, por tё gjithё zotёruesit ekskluzivё tё shanseve qё afron ky vend nёpёrmjet pushtetit, kanё zhvilluar talentin e pashlyeshёm tё luftёs ndaj institucioneve tё drejtёsisё dhe tё shfrytёzimit tё mundёsive dhe inercisё qё koha dhe pushteti dhe klanet mafjoze ju japin zhvillimeve, pёr tё shpёtuar kur janё nё rrezik, dhe pёr ta vjedhur dhe shqyer vendin, kur vjen mundёsia…
    Pёr tё shtuar njё metaforё, nuk ёshtё iluzion tё supozosh se nё sundimin e demokratёve, shteti shqiptar sot sillet si sorkadhja e pashpresё mes egёrsirave dhёmbёmprehtё tё pushtetit, qё e shijojnё sa tё duan, kur tё duan dhe si tё duan.
    Nё kёtё mёnyre, ky superioritet qё quhet totalitarizёm i pushtetit tё zaptuar nё Shqipёri, ёshtё njёsia matёse e privatёsisё qё sundon ligjet dhe vendin. Kryeministri i Shqipёrisё ёshtё shumё pranё tё qёnit njё perandor, pёr shkak tё pushtetit tё pakufizuar nё duart e tij. Pёrballё kёtij sundimi tё privatёsisё, koncepti i lirisё ёshtё deformuar aq sa njerёzit kanё dilema nё koshiencёn e tyre pёr demokracinё. Dilemat kanё tё bёjnё me mosqёnien gati tё publikut pёr tё pёrballuar shkeljen e tё drejtave tё njeriut dhe funksionimin e cunguar tё drejtёsisё, ndёrsa hajdutёt nё kurrizin e tyre dhe shkelёsit e ligjit, lulёzojnё aq mё shumё sa mё afёr pushtetit, ndodhen ata apo tё afёrmit e tyre, ndёrsa logjikisht, pёrkundrazi, duhej tё ndёshkoheshin rreptёsisht. Nga ministrat e pёrfolur dhe deri te militantёt e thjeshtё tё partisё nё pushtet, kriteri i penalitetit nuk pёrcaktohet nga ligjshmёria e shkelur, por nga magjia e besnikёrisё sё tyre ndaj perandorit, qё ёshtё shkalla mё e lartё e servilizmit dhe e primitivizmit. Askujt asnjёherё nuk i hyn asnjё gjemb nё kёmbё nёse nё vetёdijen e kryeministrit ёshtё perceptuar si mik, besnik i tij, por edhe njёherazi armik potencial i shpallur i kryetarit tё opozitёs. Nё kёtё mёnyrё, pranё partisё shtet dhe pushtet tё demokratёve,kriteri i karierёs nuk pёrcaktohet nga intelekti dhe inegriteti, por nga ashpёrsia gjenetike dhe dinamika e sulmeve personale instiktive ndaj Edi Ramёs. Ministrat e qeverisё nuk janё ata qё do duhej tё ishin nga pёrzgjedhja intelektuale e vlerave, por janё pikёrisht ata qё, edhe mediokritetin e tyre dinё ta shndėrrojnё nё njё makineri* baltёhedhёse kundёr kryetarit tё opozitёs dhe opozitёs sё tёrё. Shteti dhe pushteti sillen ndaj vlerave publike si motrat e shёmtuara pasanike me Hirushen, duke i ndёshkuar me pёrbuzje sa herё qё prokuroria, presidenca, apo persona me integritet nё jetёn publike dalin nё dritё nё shёrbim tё sё mirёs.
    Prandaj jo rrallё thuhet nga njerёz tё lirё, se shteti dhe pushteti privat i Sali Berishёs* ёshtё i papёrmbajtur nё sulmin ndaj mundёsive demokratike qё sjell pavarёsia e institucioneve, qё rrezikon qёnien “publik” tё shtetit shqiptar. Sot poshtёrohen vlerat kombёtare tё atdheut, qё nuk janё thjesht Ina Rama apo Bamir Topi, apo dhe tё tjerё, por institucionet qё janё krijuar pikёrisht kundёr privatёsisё sё shtetit, pikёrisht pёr tё mbrojtur kёtё* privatёsi, qё si njё diktaturё e padukshme, ёshtё shndruar nё simbolin e tё keqes nё vend.
    Sot ne shohim por edhe sundohemi nga njё lider qё ka nё kontroll jo vetёm shtetin privat qё ka instaluar apo kapur, jo vetёm tё tijtё dhe tё tjerёt, por gjithashtu edhe kundёrshtitё brenda vetes sё tij! I qeshur, i rehatuar nё shijen e hidhur tё batutave qё lёngёzon gjuhёt e vartёsve tё tij nё Kabinetin qeveritar, kryeministri i vendit po shfaq njё veti tё re kёto ditё, qё nuk ёshtё ngjarje e re* dhe nuk ёshtё dinakёri: vetinё e pёrfundme tё tё pranuarit tё gjёrave edhe kur ato nuk janё nё favor. Ndёrsa fytyrёn e tij e ka sunduar sёrish ajo pamja e njeriut nё sallon qё shikon papritur njё* pёshtymё nё dyshemenё e mermertё, buzёqeshja braktisёse* e ditёve tё fundit, vёrteton se ky burrё, si rrallё ndonjёherё nё karierёn e vet, ka nisur tё bёjё paqe me realitetin. Jo vetёm e ka mbyllur me elegancё rubinetin e akuzave pёr gjithkёnd e pёr gjithcka, por me delikatesё femёrore ka pranuar nё heshtje vullnetin e llogjikёs civile tё gjёrave, si rrallё ndonjёherё. Por tё gjithё e dinё se kryeministri, nёse arrin tё bёjё paqe me realitetin, nuk bёn kurrё paqe me ndёrgjegjien e vet. Kjo do tё thotё se armёpushimi bjeshkor nuk ёshtё pasojё e vullnetit tё tij, por e njё presioni tё jashtёm. Duket se pёrkundrazi, vrasja e ndёrgjegjies po ndodh jo tek kryeministri, por tek ndёrkombёtarёt, tё cilёt herё me dashje, herё rastёsisht, kanё mbёshtetur njё pushtet apo njё “shtet tё kapur”qё vjedh popullin e vet, qё e ndёshkon me varfёri dhe shuarje shprese dhe e vret barbarisht me* gjakftohtёsi* nё boulevard.
    Heshtja e papritur e kryeminstri shqiptar do tё pёrbёnte njё inerci dialektike nёse kjo gjё do tё ishte pasojё e njё lehtёsimi tё ri tё tё kuptuarit tё gjёrave nga ana e tij. Por kjo gjё nuk ka ndodhur. Ai po hesht, dhe heshtja qё flet nё kёtё rast vjen nga tjetёr gjё. Vjen nga presioni i vonuar, i nёnkuptuar, i supozuar, i ndёrkombёtarёve tё paqartё, qё kёtё herё, le tё shpresojmё se pёrballё kapjes sё qartё tё shtetit shqiptar, do tё kenё njё shkallёzim ndjeshmёrie* mё tё lartё se kryetarja e ashpёr e parlamentit shqiptar qё tё kujton mёrzitshёm njё popull tё mbetur jetim.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rapi..

    me andrea stefana .. stalinisto envero bizantina.. doni ta beni berishen e lulin gadaf..
    me gjergj thanasin qe sheh endrra me sy hap po na demaskoni tregtin e armeve..lol.

    me meron e temes se ruc bazes vjen te demaskosh jozin..

    mir mir..

    jozi ja beri mire mamase se bandes hakmarrja.. zonjes dade..

    yt kulish i tha.. moj zonje.. po vret me kobure djem nenash.. e ti tha thua se mburresh me edukaten qe i ke dhene kulishit tend..

    kulmi..

    andrea stefani ka dhen nje kontribut te madh ne farketimin e rekrutve te llojit perlek e ziver e aleksa..
    ne punishten ku selia roze perpunon zorraxhij per protesta" paqesore" pra ne shekull e news24.. cdo dite andrea stefan cfryn e hedh helm.. kunder berishes..
    dhe mir ben se e ka dhe si ilac.. mirpo nuku pati sukses.. ne 21.

    4 te vraret nga njesitet ed ruciste mero bazo erion leartoiste e andrea stafokokdhimiste.. do kthehen ne bumerang.. per shtabin pucist ku stefani eshte i brendeshem..

    poplli po i kupton lojrat.. me ziver..

    po jo vetem poplli.. po dhe arvizi e ka kuptuar kte triblim kexhibisto gestapovist..
    e kjo u a ka merdhif variantin selise roze.. e bamirit e ine rames e takut ngjel..

    i njejti stil si me artur rustemin ne vlor 97-te..
    vrit qe te kemi argumenta me rrezu saliun..
    ki variant eshte shum i konsumuar o rrapoo..

    baban e fitnete rexhes keshtu e vrane..

    duhesh nje "arsye" per reprezalje ne zonat krutanore- mamurrso-ore.. dhe piuuu nje plumb nga palltosuni.. bab rexh delise se ngrate.. dhe pastaj batalionet e ndjekjes.. vuuuu barbari mbi katundari..

    dhe te ngratin.. bardhok bib.. me bo masaker ne mirdit..

    dhe te tjere si gjith here..

    prandaj brari 3 muaj para 21 e tha ketu qe shtabi do vrasi se i duhen ca te vrare.. zorraxhij e pak kusare..
    dhe i vrate e u a leruat mamate..

    mir u a beni kur te te till m.uta gjeni..

    ..

    vazhdoni..

    kurbane-zoni..









    sa e shemtuar u be dadja..kur i degjoj keto fjale..

    po mir mo rrapi..pse media edvino ruciste nuku ja cfaq fytyren cunit te dades as cunit te luizes..

    ti njohi poplli kulishat kanibale..

  16. #96
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Policė nė lot, “Zombi” nė politikė
    Nga Lorenc Vangjeli
    Website gazeta tema

    Ka dy demonstrime tė opozitės dhe njė i tretė nė mes tyre, qė veēojnė nga gjithė protestat e tjera tė ndodhura mė parė nė Shqipėri. Dallojnė qoftė nga tipologjia, qoftė nga rrethanat, qoftė nga pritshmėria prej tyre.
    I pari dhe mė i hershmi, ka ndodhur nė mbrėmjen e datės 25 qershor duke gdhirė data 26 qershor nė vitin 2009. Vetėm dy ditė pėrpara ditės sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme, PS kėrkonte qė mitingun e saj pėrmbyllės ta mbante nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit , ndėrsa tribunėn ta ngrinte pėrpara dritareve tė kryeministrit. Njė parathėnie e trishtueshme e faktit qė vetė Bulevardi dhe dritarja me xhama tė blindura e zyrės sė kryeministrit, do tė shndėrroheshin nė elemente tė pandashėm tė valės sė protestave tė PS-sė. Ngjarja ishte e thjeshtė: njė grup kompakt simpatizantėsh tė PS-sė e gdhinė gjithė natėn jashtė, herė duke u pėrleshur me policinė e herė duke ndarė biskota, ēokollata dhe kafe tė nxehtė me ta. Nė tė gjitha herėt, paguanin protestuesit. Sherri nė vetvete ishte absurd, PS qė insistonte tė ngrinte podiumin, “policia” nuk e lejonte njė gjė tė tillė sepse… dėmtohej trafiku i qytetit. Ajo ēfarė nuk mundėn dot kamerat tė transmetonin, pavarėsisht se e ndiqnin ngjarjen live, ishte mėrzia e pafund e vetė policėve qė detyroheshin tė zbatonin njė urdhėr absurd tė eprorėve dhe qė kur ndizeshin kamerat, bėnin sikur shtynin protestuesit. Kushdo mund tė kujtojė sesi nga dritarja e zyrės sė tij, Kryeministri fliste parreshtur nė telefon. Njė skenė qė mė pas u ripėrsėrit nė formė groteske edhe shumė herė tė tjera me tė njėjtat personazhe: kryeministri qė telefonon nga dritarja s“dihet kė, protestues dhe policė pėrballė njėri-tjetrit, nė njė simbiozė tė ēuditshme: tek protestuesit kishte shumė qė do tė donin tė visheshin policė nė njė tė nesėrme tė favorshme politike pėr ta dhe policisė qė kishin po aq dėshirė tė ishin edhe vetė pjesė e protestės.
    Demonstrimi i dytė ndodhi nė 28 janar 2011, nė marshimin e jashtėzakonshėm tė opozitės nė homazh tė viktimave tė sė Premtes sė Zezė. Dhjetra mijėra qytetarė, me lule nė duar dhe lotė nė sy, nėn marshet funebre tė muzikės dhe nė njė ambient ngjethės, tė mbushur me ankth e dhembje, nderuan kujtimin e tė vrarėve. Nė fakt, njė tjetėr akt tėrėsisht politik luhej pak metra tej tyre. Mes qindra trupave policore qė ishin bėrė gardh pėrpara gardhit tė kryeministrisė, kishte shumė prej tyre qė ishin pėrlotur. Shumica dėrmuese e tyre kishin qenė nė tė njėjtin vend edhe njė javė mė parė, nė 21 Janarin e Zi, nėn breshėrinė e gurėve tė demonstruesve tė zemėruar me qeverinė, njė pjesė, madje, edhe kishin marrė plagė. Dy “palė” nė tė njėjtin popull, me tė njėjtat halle.
    Loti nė sytė e policėve tė thjeshtė, ėshtė absolutisht shenja mė e fortė, mė e dukshme dhe mė e rėndėsishme pėr atė qė po ndodh nė kėtė dimėr tė trazuar. Shumėkush nga ta, me njė pagė minimale pėr jetesėn e shtrenjtuar shqiptare, shumėkush nga ta, me vėllain, motrėn, kushuririn apo mikun nė anėn tjetėr tė gardhit, shumėkush nga ta, me po aq tė drejtė tė bėjė sė paku dy pyetje fillestare: a ėshtė numėruar vota ime nė 28 qershor dhe a po qeveris drejt qeveria?
    Pėr pyetjen e parė nuk do tė ketė kurrė njė pėrgjigje sepse pishtari i KQZ-sė i vuri flakėn fletėve tė votimit, sepse eprori i tij politik me zyrė nė katin e dytė tė Kėshillit tė Ministrave, vendosi ta shuajė flakėn me zjarr. Pėr pyetjen e dytė mund tė ketė njė seri pėrgjigjesh dhe secili polic nėn uniformėn e tij, sipas bindjes vetjake, do tė ketė dhe pėrgjigjen e tij vetjake. Megjithatė, tė gjithė sė bashku, pa pėrjashtim, sprapsen pėrpara murit tė vdekjes sė katėr qytetarėve nė Bulevard. Pėrtej vdekjes nuk ka pėrgjigje. Pesha e vdekjes ėshtė mė e pamėshirshmja, mė e rėnda dhe nuk ka shpinė qeverie qė ta mbajė arkivolin e saj mbi supe, cilado qoftė qeveria.
    Njė nga arsyet psikologjike pse u rrėzuan socialistėt nė zgjedhjet e vitit 2005 ishte edhe *mungesa e respektit “zyrtar” pikėrisht pėr vdekjen. Njėherė nė rastin e tragjedisė sė Otrantos kur u mbyt gomonia me shqiptarė qė paguanin banditėt pėr t“i shpėtuar mizeries ekonomike nė vend dhe herėn tjetėr kur u pėrmbys autobuzi fatkeq me studentėt kosovarė.
    Katėr vdekjet e tė Premtes sė Zezė janė, megjithatė, krejt tjetėr gjė: ata u vranė nga armėt e qeverisė. Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė vėnė shenjėn e barazimit tė krimit tė kryer nga organizatorėt e demonstratės, nga vetė demonstruesit e dhunshėm me krimin e vrasjes, janė jo vetėm marrėzi, por edhe njė tjetėr gjest kriminal i duarve qė komandonin gishtat qė shkrepėn automatikėt. Zombi-et politikė, tė kafshuar nė qafė nga llogari private dhe tregtarėt e fjalėve me qafė tė kafshuar, qė vėrtiten si Zombi nė ekrane televizionesh apo vejevijnė nė faqe gazetash, tregohen me gisht, nė shtėpitė e tyre edhe nga vetė policėt. Sepse edhe ata, me apo pa uniformė, janė tė pėrfshirė nga ndjesia, nga bindja apo nga instikti qytetar se njė grup i vogėl njerėzish nė politikė i ka pėrjashtuar ata jo vetėm nga vendimmarrja qė u takon si sovran, por edhe nga e drejta e pėrfitimit politik. Edhe ata janė peng i arrogancės sė qeverisjes, edhe ata janė pjesė e bindjes se revolucionarėt e djeshėm janė shndėrruar nė uzurpatorė tė pushtetit. Kėshtu ka ndodhur nė ēdo cep tė globit, sa kohė qė kohėzgjatja nė pushtet e ēdokujt, bėhet qėllim nė vetvete. Nė kėtė kuptim, nė Tiranė, sot Sali Berisha ka kryesisht njė kundėrshtar kryesor: kohėn e gjatė tė qėndrimit tė tij nė pushtet, qė nis me trajektoren e revolucionarit tė dyshimtė nė dimrin e vitit 1990 dhe po vazhdon nė dimrin e vitit 2011 me trajektoren e individit qė uzurpon pushtet pa kufi. Ky ėshtė rregull, kundėr kohės nuk mund tė ngrihet krye. Nuk dihet vetėm koha kur do tė ndodhė ndėshkimi pėr “kryengritjen” ndaj kohės dhe kostoja qė do tė paguhet kur tė ndodhė. Vetėm vdekja ka pushtet mbi kohėn. Tirana ka katėr vdekje tė tilla nė Bulevard. Lotėt e policėve janė shenja. Janė shenja qė bind se qytetarėt e zemėruar nė Bulevard nuk i mbledh thjesht dhe vetėm pohimi i pushtetit tė nesėrm tė socialistėve, por mohimi i pushtetit tė sotėm tė demokratėve. Nuk dalin nė Bulevard thjesht dhe vetėm nga “dashuria” pėr Edi Ramėn, por ju nxjerr zemėratėn nė rrugė urrejtja pėr Sali Berishėn.
    Njė popull qė qan ėshtė i frikshėm. Njė polic i pėrlotur ėshtė njė kėmbanė alarmi pėr atė qė llogarit tė marrė shėrbime tė verbra e kriminale prej tij nė kėmbim tė rrogės. Loti ėshtė i frikshėm. Sidomos kur shkak i tij ėshtė politika dhe pėr shkak tė politikės ka lot nė rrugė. Ky ėshtė thelbi, gjithēka tjetėr ėshtė vetėm procedurė. Procedurė janė zgjedhjet e pritshme lokale, procedurė janė zgjedhjet e pėrgjithshme nė 2013-ėn, procedurė janė edhe zgjedhjet e parakohshme. Procedurė, madje, ėshtė dhe hetimi i paanshėm, i plotė dhe i pavarur qė i kėrkohet Inės sė Prokurorisė. Loti ėshtė thelbi dhe kur ai rrjedh nga syri i njė polici, atėherė qeveria ka njė hesap tė frikshėm pėr tė kryer.

  17. #97
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Dilemat e majit
    Nga Artan Xh. Duka
    Pėrtej bojkotit


    Ndėrsa nė parim bojkoti zgjedhor mbetet pėr opozitėn aksion sensibilizues demokratik me rrjedhojė thjesht politike pėrballė kontekstit politik tė pėrkeqėsuar, pėrgjegjshmėrisė e ndjeshmėrisė demokratike nė pikėpyetje tė palės tjetėr dhe prezencės sė protagonistėve ‘bias’ pėr shkak tė lakimit nė administrimin e politizuar tė zgjedhjeve tė 2009, duke patur parasysh: (a) interpretimin eventual si ‘sabotim’ elektoral pėr shkak tė ‘bipartizmit’ tė Kodit Zgjedhor nė administrimin e proēesit, (b) tė drejtėn kushtetuese tė votimit, (c) ndjeshmėrinė perėndimore ndaj bojkotit administrativ, (d) insistimin e miqve anglo-saksonė pėr pėrmbushje tė proēesit, (e) krijimin e preēedentit tė kompromentimit tė proēesit, (f) preēedentėt e kėsaj mazhorance qė mund tė hyjė nė zgjedhje edhe me vetveten apo me opozitė ‘surrogato’(!) etj, prania nė zgjedhjet lokale pėr opozitėn, pėrtej dilemės sė ‘grackės’ apo legalizimit tė farsės eventuale, mund tė jetė ‘asi’ tjetėr nėn mėngė pėr tė avancuar, nėn njė dimension tė ri, kauzėn e kahershme tė zgjedhjeve tė parakohėshme.
    Pavarėsisht faktit se: (a) garancitė mund tė mos ofrohen, (b) se dhe nėse ofrohen, nuk ka garanci pėr garancitė nisur nga preēedenti i 2009 e kėtej, (c) perėndimi e ka ulur ‘stekėn’ ndaj performancės e pėrgjegjshmėrisė demokratike tė qeverisjes etj, opozita nuk e ka luksin e bojkotit *qė si akt civil demokratik presupozon sensibilitet e reagim demokratik nga pala pėrballė. Nė delirin politik dhe karshillėkun ndaj parimeve tė demokracisė, nėse bojkoti ndodh, ‘fitorja’ plebishitare nė zgjedhjet lokale pėr mazhorancėn nuk do tė ishte pėr tė aspak kompromentuese pėrpara opinionit, sikurse preēedenti i 1996 provoi, por njė alibi mė shumė pėr tė justifikuar abuzim tė mėtejshėm nė emėr tė votės sė ‘lirė’ sė rradhės.
    Zgjedhjet lokale – sfidė apo shans!
    Sfida e opozitės mbetet pjesmarrja e triumfi nė zgjedhjet lokale si shans pėr: (a) forcimin e pozicionit tė saj nė raport me pushtetin qėndror pėrmes administrimit tė fondeve qė ndryshe do tė kanalizoheshin e abuzoheshin jo vetėm nė disfavor tė qytetarit por dhe korrektėsisė sė zgjedhjeve tė parakohėshme tė synueshme, (b) potencial pėr presion deri mosbindje civile mbėshtetur nė infrastrukturėn, *matricėn e funksioneve e fondet nė dispozicion, (c) konsolidimin e imazhit, ‘legalizimin’ e trendit politik tė nevojės pėr ndryshim e tundimin e perėndimit pėr zgjedhjet e parakohėshme. Duke e shndėrruar outputin e zgjedhjeve lokale nė plebishit pėr *kauzėn e zgjedhjeve tė parakohėshme, pritshmėritė ndaj reagimit tė vetė mazhorancės duhet tė jenė realiste sepse ajo ka dėshmuar se nuk impresionohet dhe nuk lėshon pe ndėrsa vijon me klishetė e ‘votės sė lirė’ dhe mbarimit tė mandatit qeverisės me ēdo kusht.
    Pėr tė gjeneruar efekte pozitive me zgjedhjet e majit, opozita duhet tė: (a) transformohet nė njė koalicion tė gjėrė pan-ideologjik tė majtė e tė djathtė qė bazohet tek respekti ndaj pronės, barazisė pėrpara ligjit, jetės dhe dinjitetit njerėzor dhe pėrgjegjshmėria e transparenca nė qeverisje, (b) lobojė sistematikisht partnerėt perėndimorė pėr pritshmėritė e perceptimin e outputit lokal elektoral, (c) monitorojė zgjedhjet e nė rast abuzimi prej mazhorancės tė shtojė listėn e arsyeve tė largimit tė saj.
    Fakti qė fushata pėr zgjedhjet lokale interferon me protestėn nė proēes pėr lanēimin e zgjedhjeve tė parakohėshme, sesa sfidė pėrbėn njė shans sepse momenti e ngarkesa emocionale, psikologjike e politike qė ka ndezur e frymėzon kėrkesa pėr zgjedhje tė reja, do t’i mbivendoset predispozicionit tradicional pėr zgjedhjet lokale duke shtuar pjesmarrjen nė votim gjė qė nė pėrgjithėsi favorizon opozitėn. Njė fitore eventuale do tė forconte imazhin e opozitės dhe do tė bartej pėr inerci nė fushatėn imediate pėr zgjedhje tė parakohėshme duke lehtėsuar administrimin e frymėzimin e njė elektorati tashmė nėn psikozėn e fitores qė nė ‘vrap e sipėr’ prej garės lokale natyrshėm ėshtė gati dhe pėr trofeun nė ‘finishin’ e dėshiruar – zgjedhjet e parakohėshme. Edhe nėse abuzimi eventual prej mazhorancės, duke filluar me ID off-line apo listat e pasakta zgjedhore, pasuar me intimidimin e abuzimin institucional, deformon rezultatin elektoral, kjo veēse forcon kauzės e opozitės qė ka rastin qė tė koleksionojė efektet boomerang tė abuzimit tė rradhės tė njė qeverie qė rikonfirmon e thellon arsyet pėr largim me pritshmėrinė prej perėndimit larg ngutjes sė ēertifikimit si nė 2009.
    Tehu opozitar
    Arsyet e njė zgjidhjeje tė re politike janė tė shumta dhe tė hershme nga nėpėrkėmbja e votės sė lirė, transparenca e munguar, abuzimi me buxhetin dhe kaotizmin e strategjisė ekonomike, varfėrinė nė progres, humbjen e jetėve si nė rastin e Gėrdecit, 21 janarit, kompromentimi i interesave tė kombit etj. Kjo e fundit, me marrėveshjet jo transparente tė varrezave, ujrave, rregjistrimit etnik e fetar sėbashku me 21 janarin e bėjnė imediate zgjidhjen politike tė futur nė rrugė pakthim me cėnimin e votės sė lirė. Nė kushtet kur ushtarėt e huaj varrosen nė Shqipėri, ndėrsa pretendohet se prehen nė tokė tė tyre(!), kur ujrat detar rezultojnė mė pak tė shenjta se kufiri tokėsor dhe rregjistrimi etnik promovohet ndonse vetėdeklarimi presupozon liri prej presionit, rrokada qeverisėse ėshtė imediate pėr hir tė demokracisė e interesit kombėtar dhe kjo duhet tė pėrbėjė njė dimension kryesor nė* lajmotivin e protestės opozitare nė vijim.
    Kryeministri ‘hije’
    Pėrballė njė mazhorance qė nuk arriti tė demostronte ndjeshmėri demokratike pėr tė krijuar preēedentė pozitiv tė dobishėm pėr standartin demokratik e vetveten kur tė ndodhet nė opozitė, opozita, si flamurtare e politikės sė re, pa ulur ‘stekėn’ pėr reciprocitet, duhet tė krijojė preēedentin e njė beteje elektorale parimore pėrmes skemave politike transparente dhe tė moralshme episod i tė cilės ėshtė dhe identiteti i kryebashkiakut tė ardhshėm.
    Lideri i opozitės ėshtė ‘kryeministėr nė hije’ ndaj perceptimi i elektoratit tė opozitės dhe shumė syresh tė pavendosur ėshtė se formati i kryetarit tė bashkisė ėshtė tashmė i tejkaluar, formalisht pėr shkak tė pozicionit si titullar i opozitės, ashtu dhe diferencės sė madhe mes potencialit, evoluimit tė staturės e dimensionit politik tė tij dhe matricės sė funksioneve dhe pėrgjegjėsive qė posti kryebashkiakut bart. Nėse sipas opozitės vėndi i kryeqeveritarit ėshtė ‘vakant’ pėr shkak tė shpėrdorimit, ai ėshtė njėkohėsisht, pėrtej kalkulimeve pėr fatin e karrierės personale, destinacioni dhe ‘fati’ pakthim nė horoskopin politik tė liderit tė opozitės. Kontratėn e rradhės ai e ka pėr detyrim ta lidhė me gjithė shqiptarėt, tiranasit pėrfshirė. Njė kontratė e re me tiranasit, do tė stononte me statusin e liderit tė opozitės e do tė ishte zhgėnjyese pėr elektoratin qė beson nė kauzėn e zgjedhjeve tė parakohėshme dhe moralin e kontratave elektorale qė nuk zhbėhen nė mes tė udhės duke kompromentuar rrjedhimisht vetė kauzėn eventuale kryeministrore. Falė CV si kryebashkiak dhe rezultateve impresionuese nė vite, do tė mjaftonte prania e mbėshtetja publike, sikurse kudo nė Shqipėri, ndaj njė kandidati tė ri nė Tiranė, qė lideri opozitės tė kontribuonte nė fitoren e rradhės, pa cėnuar moralin e etikėn e synimit politik pėr postin e krye-qeveritarit. Duke mos ulur ‘pjacėn’ me njė fitore qė ‘korrupton’ kėtė moral e ambicie pėrballė njė figure dytėsore tė mazhorancės, lideri opozitės merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėrballė gjithė shqiptarėve qė meritojnė, si tiranasit deri mė tani, privilegjin e progresit qė bart politika e re por tashmė e implementuar nė qeverinė qėndrore. Shoqėria nuk ka nevojė vetėm pėr qytete tė pastra dhe me infrastrukturė, gjelbėrim dhe kanalizime, lulishte dhe kėnde sportive por dhe arsim dhe shėndetėsi efektive publike, bujqėsi dhe industri nė progres, strategji ekonomike tė qarta, dinjitet nė politikėn e jashtme, polici dhe administratė korrekte etj elemente kuadėr qė ofrohen vetėm prej qeverisė qėndrore. Pėrtej kalkulimeve taktike, pritshmėria mbetet qė lideri opozitės tė shpallet pretendent pėr kryeministėr, duke rrezikuar gjithshka pėr gjithshka nė emėr tė moralit politik dhe respektit ndaj elektoratit e aspiratės sė tij perėndimore.
    Website gazeta tema

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mashtrusit e kan veshtire te shkruajne qarte.
    vangjeli lorenco mundohet te thote dicka te forte por sillet e sillet si po.rdha neper m,ut e nuk thot asgje..
    smundet djallezia te nxise shkrime te bukura e te qarta..

    megjithate ka nje vlere shkrimi i vangjel edvin rucit te bllokqenve..
    na kujton mitingun e edvinit.. ate para votimeve..
    pra pa u bere votimi..
    e kur nuk eshte bere votimi..pse duhej athere kercenimi.. terrori posht penxhereve te kryeministrit..
    votimi behej mbas 2 ditesh.. pra nuk kish lindur problemi..o hap kutite o ikė..

    sepse problemi kutia dolli shum vone mbas votimit..

    pra terrori posht penxhereve te kryeministrise ka qen jo per arsye votash.. e transparence.. por nje strategji e gjith ksaj kohe e mafies kanibale..

    do te thote se asnjihere shtabi mafioz kanibal ne seli roze nuk ka besuar se fiton votat..
    pra ata e dine se jan te urryer ne popull sado qe maskohen..
    pra qe ne fillim selia m.ute ka pas planet me saju vrasje posht dritareve te saliut..
    tani i kan te vraret..
    pasuria me e madhe e selise roze ne kto 20 vite..

    kushedi sa e kini festuar o rrapo.. at nate qe u bete me 4 te vrare..
    mezi i vrate ne fakt..
    bet 4 ore terror me provokue ca krisma garde..
    pastaj e dinit vete zanatin..
    puf puf..palltosunat kryen detyren..
    po mir u a bete atyre..
    se dhe ata qe i vrate kur hypen neper otobuza me mendjen per te vrare polic e lul e berish kishin ardhur..
    i kishit zgedhur..




    thėnx rraptoil.. per shkrimet qe sjell..

    me ke lehtesuar shume.. se dikur i sillja vete te te dija palve..



    ..

  19. #99
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Sovjetikėt e rinj tė Tiranės dhe Prishtinės
    Nga Mero Baze

    Para dhjetė ditėsh u pėrkujtuan 22 intelektualė tė pushkatuar nga regjimi komunist pasi regjimi i pėrfshiu ata nė njė skenar imagjinar se kanė organizuar hedhjen e njė bombe nė ambasadėn sovjetike nė Tiranė. Fabula ishte e thjeshtė. Tė gjithė intelektualėt e pushkatuar ishin kundėrshtarė tė spikatur tė regjimit, por meqė nuk po gjendej njė sebep pėr t’i pushkatuar, vetė regjimi hedh njė bombė tė padėmshme nė ambasadėn sovjetike dhe pushkatoi 22 kundėrshtarė qė s’kanė asnjė lidhje me tė. Kjo mendėsi kriminale, duket se po rishfaqet frikshėm kohėt e fundit nė politikėn shqiptare nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Mė 21 Janar nė Tiranė u bė njė demonstratė e dhunshme e opozitės, e cila pėrfundoi me njė masakėr tė forcave qeveritare mbi protestuesit duke lėnė katėr tė vdekur dhe dhjetėra tė plagosur me armė zjarri. Pas masakrės, kryeministri i vendit, nė vend qė tė merrej me pėrgjegjėsitė e tij politike pėr masakrėn dhe hetimin e ngjarjes, nxori listėn e armiqve tė tij tė mėparshėm dhe tentoi t’i ekzekutojė si puēistė. Kėshtu mosbindja e Presidentit Topi ndaj tij, mosvėnia nė shėrbim tė tij e Kryeprokurores Ina Rama pėr skandalet korruptive tė familjes sė tij, si dhe shqetėsimet qė i kishin sjellė disa medie dhe gazetarė kritikė me tė para 21 Janarit duke i publikuar skandale tė rėnda korruptive dhe detaje tė frikshme tė jetės sė tij personale dhe lidhjeve me Enver Hoxhėn, mjaftuan qė ai ta pėrdorte 21 Janarin si Enver Hoxha bombėn qė hodhi vetė nė ambasadėn sovjetike. Ai bėri publike njė listė armiqsh qė duheshin dėnuar dhe bėri qesharak dhe disa deputetė tė vet, tė cilėt i ktheu nė njė institucion inkuizitor me shpresė qė diēka do arrinin. Bamir Topi, Ina Rama, Filip Ēakuli, Sokol Balla si dhe unė me Andi Bushatin, kemi qenė para 21 Janarit kundėrshtarė tė qartė tė zotit Berisha dhe atij i duhej tė vriste katėr vetė, pėr tė gjetur njė sebep tė na shpallte luftė ne.
    Pėr ta imituar deri nė fund shėmtinė e tij, Lulėzim Basha, Ministri i Punėve tė Brendshme ka shtuar nė listė njė emėr qė mė ka bėrė shumė pėrshtypje, por qė mė vonė e tėrhoqi. Mes emrave tė katėr gazetarėve, fillimisht figuroi dhe njė emėr tjetėr qė nuk ėshtė gazetar, ing. Arben Meēja. U ēudita shumė kur dėgjova emrin e tij, pasi ai nuk ka ndonjė lidhje me opozitėn dhe aq mė pak me medien. Por skema e shpjegon tė vėrtetėn. Ai ėshtė “armiku” i Lulėzim Bashės, pasi ėshtė njeriu qė ka ēuar nė prokurori dosjen e Lulėzim Bashės pėr rrugėn Rrėshen- Kalimash, dosje pėr tė cilėn nisėn hetimet dhe u bllokuan prej pushtetit me procedurė. Nė atė zallamahi pas vrasjes sė katėr qytetarėve, Ministrit tė Brendshėm i ka shkuar nė mendje tė fusė dhe emrin e armikut tė tij nė listė se ndoshta me kėtė rast eliminohet dhe ai. Dhe ka vijuar mė tej ta ndalė rrugėve makinėn e tij me forca speciale dhe t’i terrorizojė familjen. Uroj qė inxhinier Meēja mos tė ketė qenė nė ndonjė kafe afėr kryeministrisė se me kėtė vėmendje ndaj armiqve qė ka pushteti dhe mund tė ishte ndonjė nga viktimat.
    Pra mentaliteti i regjimit qė pėrdor raste tė stisura pėr tė ndėshkuar armiqtė e vet, ėshtė po aq i freskėt sa nė vitet 50-tė, me ndryshimin se tashmė nuk ka ēdo gjė nė dorė dhe nuk bėn dot atė qė bėnte Enver Hoxha. E njėjta gjė e shėmtuar ndodhi dje dhe nė Kosovė. Pati njė lajmėrim tė dyshimtė se nė shtėpinė e Bexhet Pacollit, presidentit tė zgjedhur nė mėnyrė tė dyshimtė, pati njė bombė. Policia verifikoi menjėherė lajmin dhe doli qė ishte gėnjeshtėr. Nuk mjaftoi qė gjithēka ishte *gėnjeshtėr dhe e stisur, por del dhe njė zėdhėnės i zotit Pacolli dhe thotė qė kjo ka ndodhur se disa gazetarė kanė kritikuar Presidentin. Pra nė mendjen e kėtij* sulltani tė ri tė Kosovės, janė vizatuar armiqtė e parė tė tij dhe ata janė disa gazetarė qė kanė sulmuar zgjedhjen e turpshme tė tij. Edhe ai mezi po pret tė krijojė raste terrorizmi apo dhune pėr tė hequr qafe ata qė mendon se i prishin punė. Njė partner i tij nė Tiranė, i akuzuar dikur nga Sali Berisha si trafikanti mė i madh i naftės nė Ballkan, dhe me histori tė pafundme korrupsioni dhe deri eliminime fizike, i doli nė mbrojtje nga Tirana po ashtu duke i akuzuar gazetarėt qė e kritikojnė atė si njerėz qė duhen ndėshkuar. I gjithė ky turp ndodh para syve tanė, nga njerėzit qė na qeverisin, nga kryeministri ynė, nga Presidenti i Kosovės dhe nga konet qė lehin me thėrrimet e pushtetit tė tyre. Nė mendjen e tyre ka vetėm njė skemė tė eliminimit tė kundėrshtarėve dhe ajo ėshtė skema e regjimit tė Enver Hoxhės qė shpikte terror pėr tė eliminuar kundėrshtarėt. Berisha, Pacolli, Basha dhe ēdo derivat i tyre po bėjnė po atė punė, me ndryshimin se janė tė pafuqishėm pėr tė marrė jetėn me pushtetin e tyre. Ata thjesht po pėrpiqen ta imitojnė precedentin e “bombės nė ambasadėn Sovjetike” si njė mėnyrė tė menduari dhe tė vepruari. Dhe pėrfytyroni qė njėri udhėheq Shqipėrinė, tjetri do tė udhėheqė Kosovėn dhe kjo konia e vogėl lėpin buzėt se mund tė qeverisė Tiranėn me kėtė mentalitet.

  20. #100
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Ndodhi parlamentare dhe disa pikėpyetje
    Nga Piro Misha
    Website

    Duke parė atė qė ndodhi nė seancėn mė tė fundit tė parlamentit shqiptar, vetiu ngrihen njė sėrė pikėpyetjesh. Dje, kryetarja e parlamentit, zonja Jozefina Topalli, dha urdhėr t’i pritej fjala njė deputeti tė opozitės, duke urdhėruar mė pas gardėn qė ta nxirrte atė nga salla, thjesht sepse, sipas saj, akuzat e tij pėr korrupsion ndaj disa antarėve tė qeverisė, kryeministrit dhe, sė fundi, asaj vetė, qenė shpifje. Ē’ėshtė mė shqetėsuese, ajo kumtoi se qė tash e tutje, rregullorja e re e parlamentit qė, siē e dimė, u miratua pak ditė mė parė vetėm me votat e shumicės qeverisėse, i jep asaj tė drejtėn tė vendosė se ēfarė nga ato qė do thonė deputetėt gjatė punimeve parlamentare pėrbėn shpifje e ēfarė jo. Natyrisht, duke marrė masat ndėshkuese pėrkatėse. E thėnė ndryshe, qė tash e tutje do tė jetė zonja Topalli ajo qė ka tė drejtėn e gjykimit se cila ėshtė vija e hollė qė ndan tė vėrtetėn nga gėnjeshtra nė sallėn e parlamentit. Sigurisht, nga ana tjetėr, s’ka si tė bjerė nė sy fakti se zbatimi i parė i kėtij neni kaq tė diskutueshėm tė rregullores sė re nis me njė konflikt tė pastėr interesi: zonja Topalli e ndėshkoi zotin Balla, pikėrisht atėhere kur ky e akuzoi atė vetė pėr korrupsion! Pra, atė ēast, paradoksalisht, zonja Topalli ishte njėherėsh e akuzuara dhe gjykatėsja qė vendoste nėse akuza qė i bėhej qėndronte apo jo! Por kjo e fundit, sado qė shėrben pėr tė nxjerr nė pah groteskun e situatės, s’ėshtė kryesore. Ajo qė shqetėson ėshtė mendėsia qė qėndron pas veprimeve tė tilla.
    Sidoqoftė, para se tė vazhdoj, mė lejoni tė bėj njė parantezė. Sė pari, dua tė sqaroj se unė natyrisht qė s’jam nė gjendje tė them nėse akuzat qė deputeti Balla i bėri zonjės Topalli, zotit Berisha apo antarėve tė tjerė tė qeverisė, qėndrojnė apo jo. Sė dyti, mendoj se ka shumėēka qė nuk shkon me atė qė ndodh nė parlament dhe si shumėkush dhe unė ndjehem i bezdisur, i revoltuar, i shqetėsuar nga niveli i banalitetit, nga mungesa e etikės, primitiviteti, gjuha e dhunshme e konfliktualiteti qė po karakterizon gjithnjė e mė shpesh punimet e tij. Sė treti, ndjehem po ashtu mjaft i shqetėsuar nga efektet qė ka nė jetėn tonė publike makineria e pandalshme e shpifjeve dhe baltosjes sė kundėrshtarit, qė prej vitesh tashmė ėshtė kthyer nė njė instrument politik. Kam frikė se po s’u ndal, kjo shfaqje papėrgjegjshmėrie ekstreme, e relativizmit tė sė keqes, duke vėnė nė dyshim moralin e kujtdo qė pėrfshihet nė politikė, apo mban njė post publik, ka rrezik qė shpejt do tė ndodhė njė delegjitimim i mbarė klasės sonė politike, duke krijuar njė situatė qė gjithnjė ėshtė minuese pėr shėndetin e demokracisė. Sigurisht qė kjo situatė mund tė marrė fund vetėm nėpėrmjet ndėshkimit sė pari politikisht, e pastaj dhe ligjor, tė cilitdo qė shpif a hedh baltė ndaj kundėrshtarit, por kjo mund tė ndodhė vetėm nėse merr fund ajo praktikė e mbrapshtė, sipas sė cilės shqiptarėt janė tė ndarė nė qytetarė tė kategorisė A, tė cilėt nė realitet janė tė paprekshėm nga ligji, dhe tė tjerė, tė kategorisė B, mbi tė cilėt ligji vepron. Pa njė shtet ligjor funksional, qė nėnkupton para sė gjithash barazinė e plotė tė tė gjithėve para ligjit, pavarėsisht nga posti qė mbajnė, ngjyra politike, fuqia apo paratė qė kanė, e gjithė retorika pėr demokracinė e institucionet funksionuese demokratike, s’ėshtė veēse nė njė demagogji. Dhe shteti ligjor nėnkupton se nė njė vend ku sundon ligji, vetėm gjykatėsi e askush tjetėr, ka tagėr tė vendosė nėse njė akuzė pėrbėn shpifje apo jo, e rrjedhimisht, tė ndėshkojė autorin siē e pėrcakton ligji. Pėrndryshe, nėse ndodh siē ndodhi dje nė parlament, qė njėra nga palėt nė skenėn politike (ajo qė ka pushtetin), i jep vetes tė drejtėn tė marrė rolin e gjykatėsit, duke vendosur se cilat janė kufijtė e lejueshėm tė shprehjes, atėhere mbarė shteti ligjor rrezikon tė dalė nga binarėt.
    Kam pėrshtypjen se nė tė vėrtetė kjo rregullore e re, qartazi e hartuar jo pėr tė mirėrregulluar funksionimin e parlamentit, por mė tepėr pėr t’iu pėrgjigjur njė situate tė caktuar politike tė krijuar momentalisht, pėrbėn njė shkelje serioze tė kushtetutės, e cila i garanton lirinė e shprehjes, si njė ndėr tė drejtat themelore e tė patjetėrsueshme, gjithė qytetarėve. Ndėrkohė qė pėrfaqėsuesit e zgjedhur drejtėpėrdrejt nga populli, i garanton pikėrisht qė tė kenė mundėsinė tė kritikojnė qeverinė e pushtetin, pa frikėn e pasojave.

Faqja 5 prej 164 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •