Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 17 prej 164 FillimFillim ... 715161718192767117 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 3272
  1. #321
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Betejė pėr largimin e qeverisė, jo vetėm pėr njėsitė lokale
    Website gazeta shekulli


    Partia Socialiste do tė bėjė publike tė hėnėn tė gjithė emrat e kandidatėve pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit. Kryetari i saj, Edi Rama nė pėrfundim tė mbledhjes sė kryesisė tha se kjo punė nuk ka pėrfunduar edne pasi nė shumė zona PS-ja ka mė shumė se njė kandidat tė denjė. "Kemi marr njė numėr tė konsiderueshėm vendimesh tė gjitha kėto do t'i shpallim nė mėnyrė tė plotė nesėr. Nesėr do tė pėrcaktojėm tė gjithė hartėn e bashkive dhe komunave duke vendosur nė secilėn prej tyre kandidatėt mė tė mirė", tha Rama. Kreu i PS-sė pėrmendi rikonfirmimin e kryetarėve tė bashkive Durrės, Korēė, Vlorė, Elbasan, Fier, Lushnjės etj si dhe bėri tė ditur qė nė kėto zgjedhje do tė kandidatojnė edhe dy deputetė, Gjok Jakaj dhe Fatos Tusha.


    Rama u shpreh se koalicioni "Aleanca pėr tė ardhmen" nuk do tė funksionojė si koalicioni i mazhorancės. "Kandidatėt i kemi tė pėrbashkėt jo tė ndarė nė sinore siē i ndan Iliri me Saliun. Votimi i kandidatėve tė aleancės pėr tė ardhme ėshtė njė votė pėr tė larguar kėtė qeveri", u shpreh kreu i PS-sė Rama. Ai tha se me PBDNJ-nė do tė ketė njė marrėveshje tė veēantė.


    Lideri i socialistėve ka theksuar se kjo ėshtė njė betejė pėr tė ndryshuar Shqipėrinė dhe jo thjeshtė njė procedurė zgjedhore pėr votimin e pėrfaqėsuesve lokal. " Por nė anėn tjetėr mė e rėndėsishme sesa kush do tė jetė kandidati qė do tė pėrfaqėsojė komunitetin, ėshtė si-ja e gjithė kėsaj pėrpjekjeje qė duhet tė shtrihet nė njė nivel tėrėsor pėrfaqėsimi dhe bashkėpunimi me ēdo komunitet dhe me Shqipėrinė. Me kėtė dua tė them se kjo nuk ėshtė njė betejė pėr 360 persona.
    Kjo nuk ėshtė njė betejė pėr atė qė do tė ulet nė detyrėn e kryetarit tė bashkisė apo tė komunės, nė karrigen e drejtuesit tė bashkisė apo komunės. Kjo ėshtė njė betejė pėr tė ndryshuar rrėnjėsisht njė gjendje qė bėhet pėrditė e mė e padurueshme. Kjo ėshtė njė betejė qė bėhet pėr t'u ndarė nga rruga e vjetėr, nga rruga e shpifjeve, nga rruga e fyerjeve, nga rruga e gėnjeshtrave, nga rruga e grabitjeve dhe e vrasjeve tė njerėzve tė pafajshėm.
    Kjo ėshtė njė betejė pėr tė materializuar nė 8 maj njė pėrpjekje nga e cila populli opozitar, njerėzisht e zakonshėm tė kėtij vendi duhet tė ēojnė njė mesazh pėr Saliun, Kurrė mė! E nė kėtė betejė askush, asnjė qytetarė e qytetare e kėtij vendi qė aspiron njė Shqipėri ku tė ketė mė shumė liri, ku tė ketė mė shumė punė, ku te ketė mė shumė shpresė nuk duhet tė humbasė asnjė minutė duke gjykuar apo keq gjykuar cilėn do nga pėrzgjedhjet qė ne do tė bėjmė mes kandidaturash qė pėrfaqėsojnė, secila njė mundėsi pėr komunitetin. ", tha Rama.


    Kreu i PS-sė ka shtuar se pas zgjedhjeve do tė nisė beteja pėr largimin e kėsaj qeverie. "Pas pėrzgjedhjeve duhet tė fillojmė betejėn tonė pėr Shqipėrisnė pėr qytetin pėr komunėn dhe ta bėjmė kėtė betėjė tė gjithė sė bashku nė ēdo hapėsirė ku ka vend dhe mundėsi pėr ballafaqim, derė mė derė duke hyrė nė zermėn dhe mendjen e njerėzve duke ndarė me ta jo vetėm shqetėsimin e pėrbashkėt por duke ndarė me ta shqetėsimin qė Shqiėpria tė ndėrrojė rrugė tė dal nga rruga qorre ku po e shtyn Saliu dhe tė hyjė nė rrugėn e aspiratave", u shpreh kreu i PS-sė, Rama.


    Redaksia Online
    Florenc Stafa

  2. #322
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Berisha-Rama, beteja e katėrt
    LULJETA PROGNI | 28/03/2011
    Shekulli online

    Pėr tė katėrtėn herė Berisha pėrballet me Ramėn nė garėn pėr bashkinė e Tiranės. Lulėzim Basha ėshtė kandidatura e radhės e zgjedhur prej kryeministrit Berisha pėr tu pėrballur me kryetarin e PS-ė, Edi Rama.

    Kėsaj here Rama do tė garojė me njė prej figurave mė tė mbėshtetura nga Berisha nė PD e qeveri, i zgjedhur nga vetė Berisha, pa marrė miratimin e asnjė forumi drejtues tė PD-sė. Siē ka ndodhur nė tre garat pararendėse, edhe kėsaj radhe, beteja pėr bashkinė e kryeqytetit ėshtė tėrėsisht politike dhe jo administrative.

    Nė zgjedhjet e vitit 2000, Edi Rama fitoi pėrballė Besnik Mustafajt, kandidaturė e pėrzgjedhur nga forumet drejtuese tė PD-sė. Rama vinte nė kėtė garė, nga posti i Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, njė prej figurave politike mė radikalė nė qėndrime kundėr Berishės. Rama zhvilloi njė fushatė elektorale moderne, praktikė e panjohur mė parė nė Shqipėri.

    Shumė shpejt Rama ndryshoi fytyrėn e Tiranės duke nisur me prishjen e kioskave qė kishin uzurpuar tė gjithė hapėsirėn e kryeqytetit. Nė zgjedhjet e vitit 2003, pėrballė Ramės nė garėn pėr postin e kryetarit tė bashkisė u zgjodh nga Berisha, Spartak Ngjela, i cili sot gjendet nė krah tė Ramės, nė koalicionin opozitar.

    Edhe pse njihej si njė politikan i paqėndrueshėm, pasi kishte ndryshuar mė shumė se dy parti deri atėherė, Ngjela ishte njė prej figurave tė rėndėsishme nė PD-nė e vitit 2003. Ai hyri nė garė me Ramėn duke zhvilluar njė fushatė civile, e cila u vlerėsua si e tillė nė analizat e kohės. Rama e fitoi kėtė garė me mundim, pasi gara zhvillohej nė njė situatė specifike nė PS.

    Rama ishte pozicionuar kundėr kryetarit tė PS Fatos Nano, i cili ishte nė garė pėr tė rifituar postin e kryetarit tė partisė, por nė kėtė garė kishte hyrė edhe ish-presidenti Meidani dhe vetė Edi Rama. Meidani e Rama kishin shpallur kandidaturėn pėr kreun e PS, dhe pėr koincidencė, gjykata pranoi kėrkesėn e opozitės pėr tė pėrsėritur votimet nė njė pjesė tė konsiderueshme tė njėsive bashkiake nė Tiarnė.

    Shpallja e fituesit tė postit tė kryetarit tė bashkisė nė vitin 2003, u mbajt peng deri sa nė PS u sqarua situata konfliktuale, sa u miratua nė parlament qeveria, qė do tė thoshte se nuk kishte mė mundėsi qė Rama tė jepte ndikimin e tij nė votat e deputetėve nė parlament pėr rrėzuar apo mbėshtetur ministrat e qeverisė "Nano". Vetėm nė fillim tė janarit 2004 Rama u shpall fitues i postit tė kryetarit tė bashkisė sė Tiranės.
    Nė zgjedhjet e 18 shkurtit tė vitit 2007, pėrballė Edi Ramės nė garėn pėr postin e kryetarit tė bashkisė sė kryeqytetit u vendos Sokol Olldashi, njėri prej figurave politike mė tė suksesshme nė PD, pasi kishte fituar garėn e vėshtirė pėr mandatin e deputetit nė Shijak, ishte emėruar ministėr i Brendshėm dhe pėrgjatė dy viteve tė qeverisė, 2005-2007 kishte spikatur me rezultate tė rėndėsishme nė luftėn kundėr krimit. Konsiderohej njė prej figurave mė tė suksesshme nė qeverinė Berisha si dhe nė kupolėn e PD.

    Ndėrsa vetė Rama kishte vendosur tė rikandidonte pėr postin e kryebashkiakut, ndėrkohė qė kishte dy vite qė kishte fituar postin e kryetarit tė PS, por nė tė vėrtetė i duhej edhe pak kohė pėr tė fituar tė gjithė Partinė Socialiste.

    Pozitat e tij nė krye tė PS ishin ende tė pakonsoliduara. U zhvillua njė garė mjaft e fortė, njė fushatė e egėr, kryesisht midis Ramės e Berishės, qė u finalizua me fitoren e Edi Ramės. Kjo fitore ia forcoi pozitat edhe nė parti.

    Ndėrsa nė zgjedhjet e ardhshme tė 8 majit, Edi Rama pėrballet me Lulėzim Bashėn njė prej figurave mė tė rėndėsishme nė PD aktuale. Rama sėrish vendosi tė rikandidojė duke i konsideruar zgjedhjet si njė sfidė politike dhe jo si zgjedhje administrative.

    Rama ka synimin tek zgjedhjet e parakohshme politike pas 8 majit, ndėrsa Basha pretendon se me votat e LSI-sė qė pėr herė tė parė ėshtė nė aleancė me PD-nė dhe jo me PS, do t'i afrohet shumė shifrave tė Ramės, i cili vetėm zgjedhjet e fundit nė Tiranė ishte 20 mijė vota para kandidatit demokrat.

    Pritet njė garė e fortė, pasi Basha duket se ka lėnė postin e ministrit tė brendshėm dhe mandatin e deputetit, duke tentuar tė ritkthejė demokratėt nė qeverisjen e Tiranės pas 10 vitesh.

    1 tetor 2000- Edi Rama pėrballė Besnik Mustafajt: Kishte filluar viti elektoral. Nė tetor tė vitit 2000 ishin pėrcaktuar pėr t'u zhvilluar zgjedhjet lokale. Mė 30 qershor 2000 u mblodh kongresi i PS-sė pėr platformėn elektorale tė zgjedhjeve vendore tė tetorit. Pas njė beteje tė ashpėr nė deklarata publike kundėr njėri-tjetrit, Nano e Meta u shfaqėn para publikut tė bashkuar pėr tė fituar zgjedhjet lokale.

    Edi Rama u zgjodh kandidat i PS-sė pėr kryetar bashkie nė Tiranė. Pėrballė tij kandidoi Besnik Mustafaj, njė ndėr figurat kryesore politike tė PD-sė. Nė fillim tė gushtit nisi fushata elektorale dhe Nano me Kryeministrin Meta dolėn sė bashkė nė tur elektoral. Mė 1 tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale, nė tė cilat PS doli fituese qė nė raundin e parė, duke pėrfshirė edhe Bashkinė e Tiranės, kryetari i ri i Tiranės u zgjodh Edi Rama.

    Opozita kontestoi procesin zgjedhor si tė papranueshėm dhe tė manipuluar, duke pretenduar pėr probleme me listat e zgjedhėsve. Ndėrsa ndėrkombėtarėt kishin pothuajse tė gjithė qėndrim tė njėjtė ndaj procesit, duke e cilėsuar si tė rregullt: "edhe pse kishte disa parregullsi, por qė nuk ndikuan nė rezultat".

    Edi Rama zhvilloi njė fushatė model, pėrvojė e panjohur mė parė nė Shqipėri. Ai pėrdori fort imazhin e tij nė fushatėn elektorale. Ndėrsa Mustafaj u pėrpoq tė bėjė njė fushatė tė qetė, nė takime tė drejtpėrdrejta me publikun.
    Ne zgjedhjet lokale tė vitit 2000 Partia Demokratike zhvilloi njė fushatė shumė tė ashpėr politike.

    Motoja e fushatės se Berishės ishte 'ruspa dhe tritol pėr pronat e krimit'. Nė Tiranė kandidatura u pėrcaktua nga aktivi i Partisė Demokratike. Anėtarėt e PD votuan nė njė mbledhje tė gjatė nė Pallatin e Sportit pėr kandidatin. Seksionet kishin propozuar pesė emra: Emin Riza, Besnik Konēi, Bamir Topi, Buron Kaceli dhe Besnik Mustafaj.

    Nė votimin e parė dolėn tė parat kandidaturat e Besnik Mustafajt dhe Bamir Topit, por askush nuk mori mė shumė se gjysmėn dhe kėshtu qė u zhvillua njė balotazh mes tyre disa ditė mė vonė.

    Nė raundin e dytė fitoi Besnik Mustafaj. Fushata e Besnik Mustafajt nuk ishte radikale si ajo e kryetarit Berisha, por gjithsesi pati ngjyra tė tilla. Pėrgjithėsisht Mustafaj zhvilloi njė fushate tė qetė, me takime tė pėrditshme me votuesit. Motoja e tij e fushatės ishte: "unė jam njė njeri normal", duke dashur te bėnte diferencėn me kandidatin kundėrshtar. Z Mustafaj ftonte t'i takonte tė gjithė mbėshtetėsit e tij ēdo mėngjes tek njė lokal nė Tiranė nė zonėn e bllokut ku kafeja ofrohej falas.

    Z. Mustafaj zhvilloi njė debat televiziv me Z. Rama, debat qė u transmetua nė TV Klan dhe qė u zhvillua ne ambientet e Teatrit Kombėtar. Z. Mustafaj humbi thellė, megjithatė natėn kur po dilnin rezultatet para selisė sė Partisė Demokratike pėr orė tė tėra u zhvillua njė tubim festiv pėr gjoja fitoren qė po korrte Besnik Mustafaj.

    Askush nga PD pėr tre dite rresht nuk doli nė publik ose komunikime publike pėr tu shprehur pėr zgjedhjet deri sa ditėn e tretė Berisha shpalli se zgjedhjet ishin manipuluar dhe se nė dhjetėra bashki e komuna ku kishte balotazh PD do tė bojkotonte. Nė kėtė mėnyrė, Berisha pėsoi humbjen e parė kundėr Edi Ramės nė Tiranė.

    Zgjedhje lokale- 12 tetor 2003: Nė PS zhvillohej luftė politike brenda grupeve tė kėsaj partie, kjo ndikoi edhe te kandidimi i Ramės. Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, shpallėn kandidimin pėr postin e kryetarit tė PS-sė, pėrballė kandidaturės sė Nanos.

    Ndėrkohė PD zgjedh njė nga njerėzit mė tė fortė tė saj nė garė, Spartak Ngjelėn. U lakuan si kandidatė shumė emra jashtė PD si Mentor Petrela, Halim Kosova, Hysen Heta, Edmond Leka, etj. Nė fund u zgjodh Ngjela, ku vendimmarrja formale u bė nga kryesia.

    Fushata u zhvillua thellėsisht politike. Nė kėtė fushate PD pati si slogan "Eja me ne". Ngjela e fokusoi fushatėn tek punėt e qytetit, ndotja atmosferike, urbanistika etj. Fushata e Ngjelės ishte mė e gjallė se sa ajo e 3 viteve mė parė. Ai shoqėrohej gjithmonė nga Preē Zogaj dhe nga njė grup tė rinj tė veshur me uniforma tė bardha dhe blu dhe qė mbanin flamuj tė PD-sė nė duar.

    Ngjela i kushtoi njė rėndėsi jo tė vogėl edhe mekanizmave tė tregut. Spartak Ngjela humbi po ashtu me rezultat tė ndjeshėm ndonėse zgjedhjet patėn problem dhe gjykata vendosi tė votohej nė mbi 100 qendra votimi sėrish d.m.th tė pėrsėritej votimi. Kjo ishte humbja e dytė e Berishės pėrballė Ramės.

    Zgjedhje lokale- 18 shkurt 2007: Kandidimi i tretė i Ramės pėr bashkinė e Tiranės.

    Tani nė kushte tė reja, Rama prej dy vitesh drejtonte PS-nė pas largimit tė Nanos me dorėheqje si pasojė e humbjes sė zgjedhjeve nė vitin 2005. Pas negociatash tė gjata midis PS dhe LSI u vendos qė opozita tė shkojė e bashkuar nė zgjedhjet vendore tė vitit 2007. LSI mori si zona tė lira shumė komuna e bashki.

    Rama pranoi kushtet e Metės. Nė fund tė vitit 2006, Edi Rama nisi njė betejė pėr bllokimin e zgjedhjeve, tė parashikuara pėr t'u zhvilluar nė 20 dhjetor. U krijua njė krizė institucionale. Tėrė konturet e njė partie tė re tė reformuar dhe me qasje plotėsisht demokratike, qė kėrkon tė ēojė para vendin u rrėzuan.

    Presidenti duhet tė dekretonte datėn e zgjedhjeve dhe Rama duhet tė hapte rrugė. Fatos Nano mbėrriti nė njė takim me Berishėn, nga ku u bėri thirrje socialistėve tė zhbllokojnė situatėn. Edi Rama pas pak javėsh, pranoi tė hyjė nė zgjedhje. Zgjedhjet u shtynė sipas kėrkesės sė Ramės, pėr t'u zhvilluar mė 18 shkurt 2007.

    Pėrballė Ramės, nė Tiranė, kandidoi Sokol Olldashi i PD-sė, i cili pozicionohej si njė prej figurave mė tė forta tė kėsaj partie. Ai i kishte fituar tė gjitha betejat elektorale, madje nė terrenet mė tė vėshtira pėr PD-nė. Kryeministri Sali Berisha shprehu mbėshtetjen e tij pėr Sokol Olldashin duke e cilėsuar atė njė prej politikaneve me te shkėlqyer ne radhėt e PD-se. Ai e vlerėsoi Ministrin e Brendshėm si tė suksesshėm nė punėn e tij, falė sė cilės ai ka bere te mundur ēlirimin e vendit nga bandat kriminale.

    Fillimisht pėr garėn e vitit 2007 u pėrfol si kandidat i mundshėm Lulzim Basha duke qene se ai ishte ministėr i Transporteve ishte angazhuar ne njė betejė me z. Rama pėr nėnkalimin e Zogut te Zi qe u prish nga qeveria. Muajin e fundit kandidat u caktua z. Olldashi pėr shkak tė imazhit tė mirė tė tij si ministėr i Brendshėm. Votimi 'njė anėtar- njė votė' ishte harruar, por edhe kryesia nuk kishte nevojė tė miratonte kandidaturėn e tij.

    Olldashi zhvilloi njė betejė tė fortė tė bazuar kryesisht mbi akuzat mbi Ramėn pėr mosarritje, pėr shkatėrrim tė urbanistikės dhe hapėsirave publike te qytetit. Z.Rama ē'do denoncimi tė Olldashit i pėrgjigjej me pėrgėnjeshtrime qė i bėnte Eduart Shalsi.

    Gjithashtu gjatė fushatės u publikuan disa foto nudo tė Ramės, dhe PD pretendoi se kjo do tė shkatėrronte imazhin e tij, por nė tė vėrtetė rezultoi pa efekt. Humbja ishte e thellė me afro 20 mijė vota. Olldashi pranoi humbjen publikisht.

    Ne strukturat e PD u ndje njė ēarje e fortė mes mbėshtetėsve tė Lulzim Bashės ose ndryshe KOP dhe PD tradicionale. Shihej qartė qė Basha kishte punuar kundėr Olldashit. Nė zonėn e tij nė minibashkinė nr.10, fitoi PD dhe humbi Olldashi. Nė rang kombėtar socialistėt fituan nė shumicėn e bashkive kryesore, ndėrsa nė shkallė vendi fitoi PD.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Basha: Getot, diskriminimi vjen nga mungesa e vemendjes se Bashkise
    Koha Jone

    Kandidati per Kryebashkiak ne Tirane vijoi dje turin e takimit me elektoratin ne Kryeqytet ne zonen e Laprakes. Gjate takimeve me banoret dhe gjate ecjes qe beri ne Njesine Bashkiake numer 11 ne kryeqytet, Lulezim Basha u njoh me problematiken e mprehte te Laprakes, qe ka te beje me mungesen e infrastruktures, te asistences sociale, te punesimit dhe te hapesirave per clodhje dhe argetim. Shume prej banoreve ne kete zone, u shprehen se nuk e kane pare dhe nuk e kane takuar asnjehere kryetarin e bashkise aktual te Tiranes. "Zotohem para jush se do ta shoh qytetin per qytetarin dhe jo per politiken. Ne qofte se eshte politika e para, ja se cfare ndodh, ja si diskriminohen qytetaret ne keto geto", u shpreh Basha gjate takimeve me banoret e zones.

    "Une te kam degjuar ne televizor kur the se do te kesh takime me popullin cdo te premte, une do te vij te takoj ne zyre", iu drejtua kandidatit demokrat per Bashkine e Tiranes, nje i moshuar. Nderkohe qe nje grup banoresh i kerkuan kandidatit per kryebashkiak qe te rregulloje ceshtjen e rruges, ujit te pijshem dhe kanalizimeve. Gjithashtu, ata kerkuan me shume siguri pasi jetojne prane shinave te trenit. "Treni ketu ka marre shume jete njerezish", i tha Bashes nje banor. Gjate vizites qe pati tek nje bllok barakash te Laprakes, banoret qe jetonin aty i kerkuan Lulezim Bashes me shume vemendje per hallet e tyre. "Askush nuk ka ardhur ndonjehere te na shohe, ti je i pari" , u shpreh nje grua duke i treguar Bashes nevojen e saj per asistence sociale. Ne mes te kesaj problematike, Basha u shpreh se arsyeja kryesore e kesaj gjendjeje, eshte mungesa e vemendjes dhe mosdegjimi i halleve dhe problemeve te qytetareve. Kjo ishte dita e dyte e fushates se kandidatit Lulezim Basha per Bashkine e Tiranes, ne vijim te degjimit te halleve dhe problemeve qe kane banoret e Kryeqytetit. R. Rapushi
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Lulzim Basha nė pesė data ose “rikthimi i djalit nė shtėpi”

    Henri Ēili

    26-03-2011

    Me marrjen e besimit tė demokratėve pėr t’i pėrfaqėsuar ata nė betejėn pėr Bashkinė e Tiranės, e cila prej 13 vitesh qeveriset nga socialistėt dhe Edi Rama, Lulzim Basha shėnon datėn e pestė kyē nė karrierėn e tij politike. Dhe padyshim mė tė rėndėsishmen. Ministri i Brendshėm deri dje, 38-vjeēari me profilin dhe karrierėn mė tė kompletuar nė politikėn shqiptare, i ka thėnė PO njė sfide tė re, sfidės sė dytė mė tė rėndėsishme qė njė politikan mund tė ndėrmarrė nė Shqipėri, pas sfidės pėr t’u bėrė Kryeministėr i Shqipėrisė. Deri dje, mė 25 mars, karriera politike e Lulzim Bashės ka njohur sė paku katėr stacione pararendėse. Data e djeshme ėshtė e pesta dhe mė e rėndėsishmja.

    Lulzim Basha, pėrfaqėsues tipik i brezit tė ri tė politikanėve tė sė djathtės shqiptare, hyri nė politikėn tonė dhe vijon tė kontribuojė aty me profilin e politikanit normal. Por duke i qėndruar natyrshėm kėtij normaliteti, ai u shndėrrua nė “fenomen politik”, aq sa sot ai ėshtė jo vetėm ministri mė i suksesshėm i kabineteve Berisha, por pa dyshim figura politike e shpresės dhe e sė ardhmes sė demokratėve shqiptarė. Sepse pėr tė zėnė vend parėsor nė politikėn shqiptare, Lulzim Basha nuk ka patur nevojė tė hyjė nė “tribunėn A”, duke pėrdorur zhurmėn apo spektaklin e “ēorapeve tė kuqe”, tė “vėthit nė vesh”, “skandalet familjare dhe seksuale”, “me ekcentrizėm” edhe pse si i tillė bėn lajm nė epokėn e sotme tė komunikimit integral.

    “Fenomeni Basha” nė politikėn shqiptare ėshtė ai i njė tė riu tė mirėshkolluar nė universitetet mė tė mira tė Europės, me pėrvojėn e punės nė organizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė, i cili shkėlqen fillimisht me performacėn e njė tipi tė ri politikani, nė debatet publike dhe mė pas me njė punė rigoroze dhe metodike nė krye tė ministrive dhe sektorėve mė tė rėndėsishėm tė qeverisjes sė Shqipėrisė.

    Nė ekipin mė tė lartė drejtues tė Partisė Demokratike, Basha zė vend natyrshėm. Ai vjen nga njė familje qytetare tiranase me traditė tė djathtė, me origjinė nga Kosova, e zhvendosur nė Shqipėri pas masakrave serbe atje. Adoleshent, i apasionuar pas politikės, kur ishte ende gjimnazist nė “Sami Frashėri”, Lulzim Basha ishte ndėr tė paktėt vėzhgues tė opozitės sė atėhershme demokratike, nė njė moshė tė vogėl, nė procesin e vėzhgimit tė zgjedhjeve tė para pluraliste nė Shqipėri, ato tė 31 marsit 1991. Duke iu kthyer studimeve, Basha nis karrierėn e juristit, profesion nga ku dalin natyrshėm shumica e politikanėve tė suksesshėm perėndimorė, tė cilėn e teston qė prej vitit 1999 nė Kosovė, ku punon nė ekipet e Kombeve tė Bashkuara, qė morėn nė administrim Kosovėn dhe kontribuan nė ngritjen e shtetit kosovar.

    Duke pėrligjur, mė shumė se njėherė, besimin dhe investimin e demokrateve dhe tė liderit tė tyre Sali Berishės, Lulzim Basha nga dita e parė kur u shfaq nė politikė nė krye tė Komitetit pėr Orientimin e Politikave, nė janar 2005 e deri sot, kur po mbyll portėn, nė ditėn e fundit tė detyrės si ministėr i Brendshėm, Basha futet nė betejėn pėr Tiranėn jo thjesht si kandidatura mė e mirė e demokratėve, por dhe si njė kandidat qė i jep dinjitet garės pėr qeverisjen e qytetit mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.



    8 janar 2005 KOP – Promovimi nė politikė dhe fitorja e betejės sė parė politike


    Nė ēdo strukturė kolektive ka njė emėr qė simbolizon tė gjithė strukturėn. Mė 8 janar tė vitit 2005, kur lideri i PD-sė, Sali Berisha, lanēoi njė prej lėvizjeve mė tė rėndėsishme nė politikėn shqiptare tė tranzicionit, krijimin e Komitetit pėr Orientimin e Politikave, njė organizėm jashtėpartiak qė mblidhte rreth 40 personalitete nga tė gjitha fushat, qė donin tė kontribuonin nė ndryshimin e vendit, Lulzim Basha spikat. Ai bėhet koordinator i KOP-it dhe si i tillė e pėrfaqėson kėtė organizėm nė njė mėnyrė mjaft bindėse nė debatin publik dhe politik. KOP-i ishte njė nga faktorėt kryesorė pse shqiptarėt i besuan mė 3 korrik projektit tė demokratėve tė Sali Berishės dhe aleatėve tė PD-sė, pėr t’u kthyer nė pushtet, tė reformuar, bindės, me ide tė qarta pėr qeverisjen e Shqipėrisė. Kurse brenda KOP-it, Lulzim Basha luajti pa mėdyshje me shkathtėsi dhe novacion rolin e njė koordinatori dhe drejtuesi efiēent dhe karizmatik pėr publikun e gjerė. Nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005 Lulzim Basha kandidoi nė njė prej zonave elektorale tė kryeqytetit, duke fituar thellė ndaj rivalit socialist, megjithė investimin e gjerė tė pushtetit tė atėhershėm qendror dhe atij lokal tė Bashkisė sė Tiranės tė kryesuar nga Edi Rama, pėr tė pamundėsuar fitoren e tij, pėrmes shumė manovrave tė vogla politike me listat e zgjedhėsve dhe tė tjera truke elektorale.



    Ministėr i Punėve Publike, ministri i rrugės Durrės – Kukės


    Krijimi i qeverisė sė demokratėve mė shtator 2005 e gjen Lulzim Bashėn nė krye tė njė prej ministrive mė tė rėndėsishme, asaj tė Punėve Publike, rregullimit tė Territorit, ministria me sfidėn e transformimit tė infrastrukturės rrugore nė Shqipėri. Nė kėtė sfidė spikaste njė detyrė thuajse misionare, qė demokratėt e Sali Berishės e kishin premtuar: pėrfundimi pėrkundrejt tė gjitha pengesave i rrugės Durrės – Morinė, e pagėzuar tashmė si “Rruga e Kombit”, vepra mė e madhe infrastrukturore e tė gjitha kohėrave nė hapėsirat shqiptare. Nė krye tė kėsaj ministrie Lulzim Basha e bėn tė mundur realizimin e projektit tė rrugės Durrės – Kukės, megjithė pengesat e shumta qė hasi ky projekt, qė nuk kishte dashamirėsinė as tė shumė prej institucioneve ndėrkombėtare me rėndėsi nė vendimmarrjen pėr Shqipėrinė, as tė opozitės socialiste tė Edi Ramės, qė e kundėrshtoi, sulmoi, ndoti kėtė projekt nga dita e parė e deri kur drejtėsia shqiptare mbylli ēdo ēėshtje dhe dyshim mbi mėnyrėn e ndėrtimit tė kėsaj rruge.

    Me kėtė vepėr Basha bėhet nė tė njėjtėn kohė edhe targeti kryesor i luftės politike tė opozitės dhe Edi Ramės, e cila shenjon te figura e Lulzim Bashės kundėrshtarin kryesor te mazhoranca menjėherė pas rivalit tė vet, kryeministrit Berisha.



    Ministri i Jashtėm, ministri i misionit pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO


    Nė ndryshimet qeveritare tė prillit tė vitit 2007, kryeministri Berisha i beson Lulzim Bashės njė detyre tė re, atė ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė. Shqipėria ėshtė nė njė aktivitet diplomatik intensiv dhe me rėndėsi tė dorės sė parė nė proceset integruese tė vendit, si dhe nė fatin e zhvillimeve rajonale tė lidhura me fatin e Shqiptarėve nė Ballkan: Shqipėria ishte nė pėrmbyllje tė procesit tė anėtarėsimit nė NATO dhe pavarėsia e Kosovės ishte shtruar nė axhendėn e kohės sė diplomacisė perėndimore. Basha si ministėr i Jashtėm kryen mė sė miri pjesėn qė i takon kryediplomatit shqiptar nė kėto zhvillime me rėndėsi pėrtej shqiptare. Basha ėshtė i pranishėm nė takime dhe tryezat mė tė rėndėsishme tė diplomacisė perėndimore dhe ndėrkombėtare, duke i dhėnė pėrfaqėsimit tė Shqipėrisė nė kėto evente dimensionin e njė diplomati bashkėkohor dhe tė barabartė me kolegėt e vet rreth tavolinės. Vizita e presidentit Bush nė Tiranė, nė qershor tė vitit 2007, ishte njė nga kulmet e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Perėndimin, vizitė me mesazhe tė mėdha qė presidenti Bush i shpalli nga Tirana pėr herė tė parė: pavarėsinė e Kosovės si dhe njė mbėshtetje mė shumė pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Njė vit mė pas, Kosova u shpall e pavarur nė shkurt 2008, dhe nė prill tė 2008-s nė Samitin e Bukureshtit NATO votoi “PO” anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO.



    Ministėr i Brendshėm, pėrmbushja e “detyrave tė shtėpisė” pėr liberalizimin e vizave


    Nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009 Lulzim Basha kryesoi me shumė sukses listėn e deputetėve tė koalicionit tė djathtė nė qarkun e Elbasanit, tashmė kur gara zhvillohej nė njė sistem tjetėr elektoral, si ai i “proporcionali rajonal”. Rezultati tepėr i mirė nė qarkun e vėshtirė tė Elbasanit, meritė e kreut tė listės, ministrit Basha, ishte njė nga elementet bazė tė fitores sė demokratėve pėr njė mandat tė dytė pėr qeverisjen e Shqipėrisė, e shenjon Bashėn pėr postin me tė rėndėsishėm nė qeveri, atė tė ministrit tė Brendshėm. Nė kėtė ministri ishte njė dosje tepėr jetike pėr fatin e qytetarėve shqiptarė nė lidhje me liberalizimin e vizave, dosje tė cilėn Basha e merr pėrsipėr me njė metodikė qė tė impresiononte Brukselin skrupuloz ndaj plotėsimit tė kushteve nga ana e Shqipėrisė. Bashkė me burokratėt skrupulozė tė Brukselit, Basha nė krye tė Ministrisė sė Brendshme, mposhti edhe skepticizmin e kolegėve europianė, ministra tė Brendshėm tė BE-sė, tė cilėt shihnin te trashėgimia e Shqipėrisė shumė e shumė probleme. Nė harkun e 18 muajve, tė gjitha kushtet apo “detyrat e shtėpisė” u plotėsuan me rigorozitet dhe Basha ishte udhėtari i parė, mė 15 dhjetor 2010, nė avionin me qytetarė shqiptarė pa viza drejt Brukselit. Dhjetėra studentė, nė kėtė udhėtim inaugurues tė njė brezi qė tashmė doli plotėsisht nga izolimi i prindėrve dhe gjyshėrve kundrejt Perėndimit, bashkė me ministrin Basha ishin kampioni i parė i asaj se Shqipėria e kishte merituar liberalizmin e vizave dhe se asnjė ekses nuk do tė ndodhte pėr tė vėrtetuar hezitimin europian pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė.

    Pasi ka pėrmbyllur kryedetyrėn apo misionin mė tė rėndėsishėm nė krye tė kėsaj ministrie, Lulzim Basha mund tė mbyllė dosjen e fundit, nė ditėn e fundit tė punės nė kėtė dikaster, me lehtėsinė e njė misioni tė kryer mė pėrpikėri.



    Beteja pėr Tiranėn, kthimi i djalit nė shtėpi


    Marrja pėrsipėr e kandidimit pėr kryebashkiak i Tiranės, ėshtė data e pestė dhe mė e rėndėsishmja e Lulzim Bashės. Nė fakt, duket si kthimi i “djalit nė shtėpi”, pasi pas afėr 16 vjetėsh, kur si student u largua jashtė e deri nė ditėn qė ai i ofrohet qytetit pėr tė marrė detyrėn e “Qytetarit tė parė”, Basha ka qenė gjithnjė i lidhur me Tiranėn. Jo thjesht pėr nostalgji, jo thjesht pėr prirjen e natyrshme tė ēdokujt, qė kudo ku shkon, ēfarėdo qė bėn, sėrish mbetet njė vend pėr qytetin, pėr vendlindjen e vet, por dhe sepse, nė detyrat qė ka patur Basha ka qenė gjithnjė mjaft i lidhur me Tiranės. Sė pari, ai ka qenė deputet i Tiranės nė mandatin 2005- 2009; sė dyti, gjatė detyrave tė tij tė larta nė krye tė ministrive tė ndryshme ai ka kontribuar nė pėrmirėsimin e tė ardhmes sė Tiranės apo tė jetės sė qytetarėve tė vet, pa rėnė nė rivalizimin meskin politik pėr faktin se nė krye tė bashkisė ishte kryesocialisti Edi Rama. Shumė iniciativa e apo projekte mbajnė firmėn dhe kontributin e Lulzim Bashės pėr projekte tė mėdha pėr transformimin e Tiranės, edhe pse jo gjithmonė ato gjetėn zbatim nga bashkia e deritashme e Tiranės.

    Sot Lulzim Basha, “djali i qytetit”, djali i Tiranės, gjimnazisti basketbollist i “Sami Frashėrit”, adoleshenti kureshtar pėr politikėn, i kudogjendur nėpėr protestat e studentėve tė fillimit tė viteve ’90, apo nė vėzhgimin e zgjedhjeve tė para pluraliste, djaloshi i pėrmbajtur i bordurave tė qytetit, kthehet nė shtėpinė e vet, me njė projekt, me njė ide. Tė cilėn ai do ta ndajė me qytetin kėto 45 ditė tė fushatės elektorale, duke kėrkuar besimin e tyre pėr ta zgjedhur atė “Qytetarin e Parė tė Tiranės”. Tamam si njė kthim i lumtur nė shtėpi.
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #326
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    FINANCIAL TIMES: Zgjedhjet nė Shqipėri nuk do ndihmojnė shpresat evropiane. Berisha po hedh nė erė buxhetin vetėm pėr vota
    Nė njė shkrim tė botuar nė tė pėrditshmen e njohur “Financial Times” shtrohen dyshimet se kėto zgjedhje nuk do jenė tė rregullta. Sipas FT, historiku i zgjedhjeve problematike ėshtė arsyeja pse vendi ka mbetur nė shkallėt e fundit qė tė ēojnė drejt Bashkimit Europian.
    Gazeta shkruan se 20 vjet pas izolimit, vendi nuk ka mbajtur akoma njė palė zgjedhje qė tė cilėsohen tė lira e tė ndershme.
    Gazeta flet pėr njė garė tė ashpėr nė Tiranė. Po ashtu gazeta thotė se Berisha ka prezantuar njė paketė masash populiste, qė do tė hedhin nė erė buxhetin e vendit.
    Gazeta pėrmend faktin qė nė vend janė vrarė katėr vetė nė njė miting. Kėta persona u vranė nga gardistėt, zyrtarisht vartės tė Ministrit tė Brendshėm, shkruan gazeta.
    FT pėrmend edhe faktin e shtimit tė regjistrimeve nė Tiranė pėr kėto zgjedhje, por thotė se Basha i ka mohuar kėto zėra. Gazeta e quan Bashėn njė yll politik nė rritje. Rama po kėrkon njė mandat tė paprecedent- tė katėrt, shkruan gazeta.

    Website gazeta tema

  7. #327
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Rapto sill linkun e FT e jo te Meros ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #328
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Rapto sill linkun e FT e jo te Meros ...
    Ce do linkun ska foto se ti ato shikon

  9. #329
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Ce do linkun ska foto se ti ato shikon



    Aha, qenka kot. T'i vendos shenjen e barazimit me shitjen e armeve Ghedaffit ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #330
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Aha, qenka kot. T'i vendos shenjen e barazimit me shitjen e armeve Ghedaffit ???
    Pse as ajo skishte figura apo ilustrime???
    Nuk e ke kuptuar fare ate qe thash me larte per punen e figurave hehehehehe
    Ti e dashke me verte me figura ilustrimin e gjerave hahahah

  11. #331
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Kandidati pėr kryebashkiak, Lulzim Basha takon banorėt e njėsisė numėr 5 nė Tiranė: T

    Kandidati pėr kryebashkiak, Lulzim Basha takon banorėt e njėsisė numėr 5 nė Tiranė: Taksat lokale dhe infrastruktura, shqetėsimi

    Mungesa nė insfrastrukturė, mungesa e hapėsirave publike pėr ēlodhje dhe argėtim, taksat e larta lokale, trafiku, mungesa e parkingjeve, ishin problemet qė banorėt e njėsisė bashkiake numėr 5 ndanė sot me kandidatin pėr kryebashkiak nė Tiranė, z.Lulzim Basha. Njėsia bashkiake 5 nė Kryeqytet, ka njė problematikė tė rėnduar pėr shkak tė dendėsisė sė lartė tė popullsisė. Lulzim Basha, kandidat pėr kryebashkiak nė Tiranė i dėgjoi nga afėr shqetėsimet e banorėve nė lagjet e kėsaj zone tė qytetit.
    Hallet janė tė ndryshme, por qytetarėt bashkohen nė mendimin dhe konstatimin e tyre se taksat lokale qė ata i paguajnė bashkisė janė tė larta.

    “Taksat lokale janė shumė tė larta, tė papėrballueshme, po rregulluat kėtė, keni bėrė njė punė tė madhe”, i tha Bashės njė banor i zonės.
    Mė tej njė i moshuar i lutet kandidatit pėr kryetar bashkie qė tė bėjė diēka pėr rrugėt dhe trotuaret, pasi jeta e tyre ėshtė nė rrezik. “Rregulloni diēka nė kėtė qytet, sepse do na vrasin makinat”, ishte shqetėsimi qė iu adresua Lulzim Bashės.
    Pėrfaqėsuesit e biznesit tė vogėl u ankuan edhe pėr arbitraritetin qė tregon administrata e bashkisė nė vendosjen e gjobave.

    Banorė tė tjerė thanė se ka probleme tė mėdha me infrastrukturėn dhe me mungesėn e hapėsirave. Disa u ankuan pėr fasadat e pallateve, duke thėnė se kanė frikė tė kalojnė nė trotuar se mund t’u bjerė nė kokė ndonjė objekt nga lart.

    Njė shqetėsim permanent mbetet trafiku dhe mungesa e vendeve pėr parkim. Gjatė ditės sė tretė tė fushatės, Basha takoi dhe fėmijė e tė moshuar qė vuajnė shumė mungesėn e hapėsirave tė gjelbėrta duke mos pasur kėshtu mundėsi argėtimi.
    Ashtu si dhe nė ditėt e para tė fushatės nuk mungon mbėshtetja pėr kandidatin Lulzim Basha. “Jemi tė bindur se do tė fitoni dhe keni mbėshtetjen tonė”, i thanė Bashės banorė tė njėsisė bashkiake numėr 5 nė kryeqytet.
    ...Tirana eshte e para

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    PAMJE NGA TAKIMI I Z.BASHA ME BANORE TE NJESISE NUMER 5 TIRANE

  13. #333
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Fushata, Shalsi pėrballė Bashės
    Eduart Shalsi, ish-nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, aktualisht deputet i PS-sė, duket se ka marrė pėrsipėr fushatėn pėrballė Lulzim Bashės, kandidatit tė shpallur tashmė tė PD-sė. Ashtu siē ndodhi dhe nė fushatėn e vitit 2007 kur Shalsi ishte ai qė i jepte pėrgjigje mediatike kandidatit tė asaj kohe Sokol Olldashi, dhe ketė fushatė PS-ja ka parė tė arsyeshme tė nxjerrė ish-nėnkryetarin e Bashkisė pėrballė Bashės. Kjo tregon se sa pak serioz e i fortė i duket PS-sė kandidati demokrat. Ndėrkohė kryetari aktual i Bashkisė e i PS-sė, Edi Rama pritet tė dalė nė fushatė jo vetėm nė Tiranė ku dhe rikandidon sėrish, por tė udhėheqė kėtė fushatė nė tė gjithė vendin si kryetar i partisė. Ai ka vendosur tė mos konsumohet mediatikisht duke folur ēdo ditė pėrballė Bashės dhe me kėtė zgjedhje tregon se nuk e konsideron atė njė kandidat tė denjė pėr tu pėrballur me tė. Dje ndodhi pėrballja e parė mediatike e Shalsit me Bashėn, pas vizitės qė ky i fundit bėri nė njėsinė numėr 5 tė kryeqytetit. Gjatė takimit me disa banorė tė kėsaj lagjie Basha ripėrsėriti premtimet e tij pėr 30 mijė vende pune e hapėsira tė gjelbėrta. Zyra e shtypit pranė Bashės njoftoi pėr kėtė takim duke bėrė tė ditur ankesat qė banorėt i kanė bėrė kandidatit demokrat. Sipas saj mungesa nė infrastrukturė, mungesa e hapėsirave publike pėr ēlodhje dhe argėtim, taksat e larta lokale, trafiku, mungesa e parkingjeve, ishin problemet qė banorėt e njėsisė bashkiake numėr 5 ndanė me kandidatin pėr kryebashkiak. Ndėrsa pak mė vonė nė tė njėjtėn lagje deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili pėr hir tė sė vėrtetės e njeh problematikėn e Tiranės pėr shkak tė punės sė gjatė nė Bashki, tha se Luli ėshtė hera e parė qė shkel nė atė lagje. “Mėsova se kishte ardhur kėtej vėrdallė Luli i Saliut. “Na vjen mirė qė po fillon tė njohė rrugėt e Tiranės” – mė thonė banorėt* – “por* tė paktėn tė mos tallet me ne me ato qė thotė se duket sikur vjen nga njė planet tjetėr”. I qetėsova banorėt duke u thėnė, tė mos ia vėnė re se Luli s’di se ēfarė thotė e aq mė pak se ēfarė bėn. I thotė Saliu thuaj se do tė punėsojė 30 000 vetė nė Tiranė, dhe ai pa e menduar e thotė, ndėrkohė qė Saliu i tij e ka zhytur vendin nė papunėsi”, tha Shalsi. Mė tej ai shtoi nėse ka njė problem qė shqetėson kėtė lagje ėshtė uji dhe kjo pėr shkak tė qeverisė qendrore dhe jo Bashkisė. “I ankohen pėr ujin dhe ai s’e di qė ujėsjellėsin e Tiranės e ka Saliu i tij. I thotė Saliu qė “thuaj qė do tė ul ēmimet e larta” dhe ai pa pikėn e turpit e thotė, ndėrkohė qė Saliu i tij rriti faturat e telefonisė, ujit, energjisė elektrike pa folur pastaj pėr ilaēet e ushqimet. Ndaj mos u shqetėsoni tė dashur qytetarė se Luli i Saliu nuk di se ēfarė thotė dhe ēfarė bėn”, theksoi deputeti socialist i cili duket se ka marrė dhe kėtė fushatė detyrėn e pėrballjes me kandidatin demokrat.


    Website gazeta tema

  14. #334
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    RAMA-BASHA, STINĖ HILESH NĖ TIRANĖ

    Nga: Lorenc Vangjeli
    Pothuaj tė gjitha rekomandimet e dhėna nga OSBE/ODIHR-it mbas zgjedhjeve tė vitit 2009, ato qė kanė tė bėjnė me problemet e listave tė zgjedhėsve, nuk janė realizuar. Pozita dhe opozita vazhdojnė tė jenė larg njėra-tjetrės, mungon transparenca dhe grupe zgjedhėsish mund tė votojnė mė shumė se njėherė. Situata e ngjashme dhe nė Tiranė, ku mė sė fundi ėshtė finalizuar gara mes Sali Berishės dhe Edi Ramės, por nė tapet zbret ministri i brendshėm Lulzim Basha. Dhjetra spostime votuesisht vihen re nė listat paraprale tė Tiranės, autorėt e parregullsive rrezikojnė deri nė 7 vjet burg

    Politikėbėrja dhe ligjbėrja kanė njė marrėdhėnie tė ngjashme me marrėdhėnien mes pulės dhe vezės dhe dilemėn qė ėshtė krijuar: ishte pula apo veza e para nė kėtė dynja? Nė tė njėjtėn mėnyrė, mund tė krijohet e njėjta dilemė, politika apo ligji ėshtė shkaku apo pasoja? Pa hyrė nė detaje, nė rastin konkret nė Shqipėri, diskutimi i ndezur pėr listat e votuesve, ka njė pėrgjigje pėr kėtė kontekst. Pėr “politikė” thuhet dhe premtohen zgjedhje tė ndershme dhe tė lira, nė raport me ligjin, tė paktėn nė pjesėn e dukshme tė sherrit pėr listat, rezulton ndryshe. Qė tė mos jetė kėshtu, neni 171 i Kodit Zgjedhor, “kėrcėnon” me burg nga tre nė shtatė vjet, tė gjithė personat e ngarkuar nga ligji pėr pėrgatitjen dhe miratimin e listave tė zgjedhėsve, nė rast se ata guxojnė tė pėrfshijnė nė kėto lista tė dhėna tė rreme ose kur lėnė pa pėrfshirė zgjedhės. Dhe ku “lėshon” Kodi Zgjedhor, “kafshon” Kodi Penal, nė nenin 186. Pikėrisht neni qė e ēon fajtorin apo fajtorėt deri nė shtatė vjet nė qeli. Klientė tė kėtij kodi janė anėtarėt e komisioneve zgjedhore dhe nėpunėsit e administratės publike me shėrbim tė kėtyre komisioneve.

    Beteja e deklaratave
    Ēfarė po ndodh kėto ditė nė Tiranė? Edhe kėtė herė, si nė tė gjitha herėt, ka shpėrthyer frikshėm sherri mes dy partive kryesore PD dhe PS, ndėrsa molla nė mes, janė listat e zgjedhėsve. Nė numrin e kaluar, Revista MAPO, dha provat pėr ekzistencėn nė listat zgjedhore tė dublantėve, pėr qytetarė tė shėnuar mė shumė se njėherė nė lista, lėvizje fiktive brenda pėr brenda tyre, pėr spostime dhe pėr tė vdekur qė ende “ftohen” pėr tė votuar. Edhe kur janė mbi njė shekull e gjysėm nė moshė.
    Kėsaj here, MAPO ka bėrė njė kėrkim tė hollėsishėm nė lista, duke pozuar njė fakt tė vetėm: spostimet nė lista. Kėto spostime janė tė dukshme nė tė gjithė Shqipėrinė, por bien shumė nė sy sidomos nė Tiranė, ku do tė jetė edhe beteja kryesore elektorale. Teorikisht, sipas KQZ-sė njė garė mes Edi Ramės dhe Lulėzim Bashės, praktikisht njė garė nė tė cilėn Rama do tė ketė pėrballė direkt kryeministrin e vendit Sali Berisha.
    Rama pretendon se pushteti po manipulon listat pėr tė deformuar njė garė qė ai vetė e konsideron tė fituar. Njė shembull publik pėr njė mundėsi tė tillė, e dha tė martėn kur deputetėt e tij, nuk arrinin tė merrnin nė dispozicion listat e zgjedhėsve.
    Berisha pėrgjigjet se “Shqipėria i bėn kėto zgjedhje duke disponuar tani njė nga infrastrukturat mė moderne. Ne do bėjmė gjithēka kemi nė dorė si qeveri dhe si mazhorancė”.
    Mes dy kampeve, pikėrisht nė mes tė tyre, ėshtė neni 57 i Kodit Zgjedhor. Ky nen detyron kryetarin e njėsisė sė qeverisjes vendore qė tė verė nė dispozicion tė subjektit zgjedhor, me kėrkesėn e tij, listat zgjedhore. Kėto lista nuk ju dhanė deputetėve tė PS-sė, edhe pse ata ishin tė shoqėruar me kamera pėr tė fiksuar pikėrisht shkeljen e nenit 57 tė Kodit Zgjedhor.

    OSBE/ODIHR, njė muzikė e vjetėr
    Kjo gjė ende nuk ka ndodhur, edhe pse kėmbanat pėr fushatėn kanė rėnė dhe Shqipėria ėshtė nė prolog tė saj. Nuk ka ndodhur ndonėse mes sherrit tė Ramės dhe Berishės, qėndron edhe rekomandimi 12 i OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet e qershorit 2009, kur flet pėr tė njėjtėn ēėshtje: “Partitė politike duhet tė tregojnė vullnet politik pėr zhvillimin e zgjedhjeve demokratike... Banka e tė dhėnave tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile duhet tė pastrohet mė tej dhe tė pėrditėsohet, me qėllim qė tė pėrmirėsohet cilėsia e listave tė zgjedhėsve. Pėr kėtė qėllim, rekomandohet qė tė forcohen dhe tė ruhen kapacitetet e duhura administrative. Si shumica parlamentare, ashtu dhe opozita duhet tė konsultohen nė kėtė proces, pėr tė siguruar transparencė, pėr tė trajtuar mangėsitė qė mbeten dhe pėr tė parandaluar qė regjistrimi civil dhe regjistrimi i zgjedhėsve tė bėhen pėrsėri njė ēėshtje politike dhe fushate. Vėmendje duhet t’i kushtohet rregullimit tė sistemit aktual tė pėrpilimit tė listave tė zgjedhėsve pėr grupe tė veēanta zgjedhėsish, nė mėnyrė qė kėta zgjedhės tė mos pėrballen me rrezikun e privimit tė votės, pėr shkak tė mungesės sė efiēencės apo keqfunksionimit tė administratės sė institucionit, ku ata do tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar”.
    Deri mė tani, asnjė nga detajet qė pėrbėjnė thelbin e rekomandimit ndėrkombėtar nuk ėshtė plotėsuar; as nuk ėshtė dėshmuar vullnet politik nga qeveria pėr ta diskutuar kėtė problem, as nuk ėshtė pėrditėsuar banka e tė dhėnave, as nuk ka pasur konsultim mes pozitės dhe opozitės, as ka pasur transparencė mes tyre dhe mbi tė gjitha, grupe tė veēantė zgjedhėsish mund tė privohen nga e drejta e votės apo tė tjerė votues tė marrin mbi vete tė drejtėn kriminale pėr tė votuar mė shumė se njėherė.

    Tirana, syri i ciklonit
    Njė vėshtrim mbi spostimet e ndodhura nė syrin e ciklonit, nė Tiranė, dėshmon spostimet nė lista qė kanė ndodhur nga zgjedhjet e fundit tė vitit 2009. Tirana ėshtė ndarė nė 11 minibashkitė e saj dhe pėr secilėn prej tyre, tregohen kėto lėvizje.
    Konkretisht, minibashkia numėr 1, ka pėr shembull 2 votues qė kanė ardhur nga Peshkopia, 3 nga Fushė Ēidhna, 11 nga Burreli e 6 nga Klosi. Dhjetė votues janė shtuar nga komuna Ostren, 6 nga Fushė Kruja e kėshtu me rradhė.
    Nė minibashkinė numėr 2, janė regjistruar 49 votues tė rinj qė nė 2009-ėn kanė votuar pėr listėn e deputetėve tė qarkut Kukės, 6 kanė ardhur nga Shishtaveci, nga 4 tė tillė kanė mbėrritur nė Tiranė nga Topojani dhe Surroji, 10 nga Bajram Curri dhe 5 tė tjerė nga komuna Golaj.
    Nė minibashkinė 3, nga katėr votues kanė eksportuar Peshkopia, Burreli, Ulėza dhe Komuna Qendėr apo komuna Libonik, 7 tė tillė i “sjell” komuna Selishtė, nėntė komuna Ostren.
    Nė minibashkinė numėr 4, pesė votues tė komunės Otllak e Martaneshi do tė votojnė nė Tiranė nė kėtė njėsi. 13 tė tjerė vijnė nga Ēorovoda, 17 nga Peshkopia, 21 nga Burreli, 4 nga Komuna Lis, 11 nga Ostreni, tė cilėt kanė lėnė banesat e tyre dhe tė paktėn sipas listave dhe do tė votojnė nė Tiranė.
    Nė minibashkinė numėr 5, ose nė Tiranė tė Re, kėrkesat janė nė rritje. Burreli sjell njė trupė me 19 votues tė rinj, Durrėsi sjell 66 votues tė tillė, Kukėsi 17 votues, Bicaj 1, Kruma me gjithė Golanin 5 votues, kurse Puka me Fushė Arrėzin tetė vetė. Socialistėt e konsiderojnė njėsinė Pesė nė Tiranė si bastion tė tyre, si duket tė tillė e konsiderojnė edhe hartuesit e listave, qė kanė kryer kėto spostime.
    Nė minibashkinė numėr 6, Komunat Vėrtop, Terpan, Roshnik dhe Poshnje, sjellin sė bashku 10 votues tė rinj, Burreli me Klosin 20 votues, 5 Bulqiza dhe 23 Ostreni. Nga Zerqani nuk ka ardhur askush. Edhe nga komuna Golan, asnjė votues i ri nuk ėshtė thirrur nėn armė pėr tė votuar nė Tiranė.
    Nė minibashkinė 7, 8, 9, 10 dhe 11 ėshtė e njėjta situatė. Tė gjtiha tė dhėnat janė tė pasqyruara nė njė pjesė tė tabelave qė boton sot MAPO.
    Lėvizja e lirė e qytetarėve ėshtė njė e drejtė demokratike, por votimi nė dy qendra votimi, nė rast se tė gjitha kėto spostime, nuk janė mbyllur duke i hequr nga vendi i vjetėr i votimit, ėshtė njė akt kriminal. Qė mbi tė gjitha lė gjurmė dhe qė dekonspiron fare lehtėsisht autorėt.
    Gara ka nisur. Pėr momentin, i sigurt ėshtė vetėm fakti qė Kodi Zgjedhor ka nisur tė shkelet sipas zakonit dhe se Kodi Penal mbetet nė pritje.

    Revista mapo

  15. #335
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    SKANERI I ZGJEDHJEVE : KUSH FITON NĖ 8 MAJ

    Nga: Skender Minxhozi
    Tre gazetarėt e njohur Blendi Fevziu, Sokol Balla dhe Alfred Peza analizojnė fushatėn elektoral tė zgjedhjeve vendore. Sfidat, pikėpyetjet dhe nyjet e pazgjidhura tė njė pėrballjeje tė ashpėr politike

    Sokol Balla: 21 janari s’prodhon vota
    pėr qeverinė, pėrkundrazi...


    Si e gjykoni kandidimin e Edi Ramės? A ėshtė mė shumė njė akt politik me impakt kombėtar, apo vijon tė jetė njė angazhim mė shumė qytetar dhe njė obligim ndaj tė shkuarės sė tij si kryebashkiak?
    Nuk ka asnjė dyshim se vendimi i Ramės pėr tė qėndruar si kryetar bashkie i Tiranės ėshtė kryesisht politik, por sigurisht qė ėshtė i bazuar edhe nė veprimtarinė e tij dhjetė vjeēare, veprimtari e cila duhet thėnė se megjithėse ka regjistruar arritje apo mosarritje, ka njė vlerėsim qė duhet theksuar: nė dhjetė vjet si kryetar bashkie, Rama nuk ka regjistruar asnjė dėshtim fatal apo skandal, tė barazvlershėm, apo tė krahasueshėm me Gėrdecin, tregtinė e armėve, Pangon, video-skandalin e Metės. Akuza disa vjeēare ndaj tij si Mister 20 pėrqindėshi, mori pėrgjigje ligjore nė njė rast tipik kėtė vit, nga prokuroria, e cila e mbylli pėrfundimisht si dosje.
    Nisur nga kjo bazė minimaliste e analizės, ku na ka vėnė nė fakt ecuria 6 vjeēare e qeverisė qėndrore, plus meritėn e padiskutueshme tė Ramės nė kthimin e Tiranės nga njė shurrtore gjigande, nė njė metropol shumėngjyrėsh, megjithėse pak kaotik e sigurisht me difekte qė duhet tė marrin pėrgjigje afatgjatė, si trafiku, parkingjet, argėtimi dhe gjelbėrimi, mendoj se mandati i katėrt i Ramės si qytetari i parė i kryeqytetit, pėr aq sa do tė zgjasė, do tė kėrkojė jo thjesht zhvillimin e projektit tė tij, por edhe korigjim.
    Korrigjim i cili kėrkon nė fakt njė vullnet politik. Njė vullnet politik do tė thotė vendimmarrje. Pėr Tiranėn kjo do tė thotė vendimmarrje edhe nė Kėshillin Bashkiak, ndaj edhe deklarimi astut i Ramės nė Top Story tė enjten, ishte jo pėr fitoren e tij, por pėr kontroll politik nė kėtė Kėshill. Cka nėnkupton votė kundėr LSI. Dhe kėtu hyn dimensioni politik i kandidimit tė Ramės.
    Kėto zgjedhje pėr PS kanė dy synime: i pari ėshtė afatgjatė, rezistencė deri nė zgjedhjet e reja ndaj PD dhe Berishės dhe kėtu s’ka supriza. I dyti nė dukje afatshkurtėr: testimi i limiteve tė LSI, faktorit qė mbajti PS nė opozitė dhe Berishėn nė pushtet. 12 pėrqindėshi i LSI nė 2007 nė Tiranė, ka pėrballė 6 pėrqindėshin e 2009. Cila nga dy shifrat ėshtė reale, sidomos pas skandalit Meta-Prifti? Nėse PS dhe PD luajnė pėr vendin e parė e tė dytė nė ēdo skenar, pėr LSI 8 maji ėshtė egzistencial: ajo tė paktėn teorikisht rrezikon tė shkojė nga vendi i tretė, drejt vendit zero, ose reduktimit tė saj nė nivelin e tė gjithė partive tė tjera tė vogla, qė nė zgjedhje shkojnė ose mezi shkojnė tek niveli 4 %. Por nė Tiranė edhe ky 4 % mund tė rezultojė jetik pėr rezultatin final tė 8 majit. E thėnė ndryshe kundėrshtarėt e Metės mendojnė se ndryshe nga 40 mijė votat e pretenduara prej tij, ai nuk duhet tė marrė mė shumė se 4 mijė. Por meqė kėto shifra ngjallin reminishencėn e 4 mandateve tė marra nė 2009, nga 40 tė pretenduara, duket se aksioni politik i PS dhe opozitės ėshtė qė nė cdo rast, votat e LSI tė mos rezultojnė “tė arta”. Me njė fjalė, tė mos vendosin peshoren e votave nė Kėshill bashkiak.
    Sa i pėrket ndikimit kombėtar tė kandidimit tė Ramės nė Tiranė, pėr kėtė ėshtė folur shumė. Thjesht dua ta pėrmbledh nė pak fjalė: Tashmė opozita ka vėnė hipotekėn e vetme dhe mė tė sigurt tė saj nė tetė maj. Tashmė ēdo deputet, kandidat bashkie, komune a komisioner, s’mund tė akuzojnė kryetarin e tyre pėr dobėsi, si dhe u duhet tė maksimalizojnė pėrpjekjet pėr tė marrė vota e ruajtur ato, ndryshe nuk do tė falen mė nga mekanizmi electoral i PS. Ndėrsa kundėrshtarėve do t’u duhet tė harxhojnė shumė energji nė Tiranė, duke shpresuar kėshtu tė lėnė mė “qetė” njerėzit tė votojnė nė provinca. Tashmė procesi i manipulimit nė Tiranė do tė jetė mė i vėshtirė, nisur edhe nga mobilizimi i strukturave tė PS si edhe tė monitorimit tė dukshėm dhe tė padukshėm tė ndėrkombėtarėve...

    A ka ndryshuar diēka nė strategjinė elektorale tė opozitės, krahasuar mė zgjedhjet e fundit? Ku i shihni ngjashmėritė dhe ndryshimet?
    PS dhe koalicioni ėshtė zgjeruar. Lėnia jashtė e PBDNJ ėshtė taktike. Marrėveshja siguron bashkėpunim edhe jashtė kornizės sė koalicionit, ndėrsa pėrballja nė Himarė ėshtė mė shumė taktike se politike. Kandidati i PS nuk arrin tė mundė Bollanon, por siguron njė divorc publik politikat e tij kontraverse locale, ēka nė kėtė kohė nacionalizmi tė rigjetur, mund t’I sjellė impakt pozitiv nė rang kombėtar. Strategjia kombėtare politike ėshtė mė e radikalizuar, por mė e saktė. Ka vetėm njė fajtor: Saliu. Saliu ishte edhe nė 2009, por Rama atėherė ishte nė kėrkim tė titullit tė kampionit olimpik tė paqes, sesa nė kėrkim tė pushtetit. Sot ėshtė ndryshe. Rama po vendos nė vend dinjitetin e opozitės, edhe pse shumė nga ne do tė donin qė metodat tė ishin mė pak radikale, por kuvendi bėhet sipas vendit. Kėtė ofron dhe kėrkon Saliu. Opozita ėshtė thjeshtė reciprokisht reaguese. Kjo vlen edhe pėr pėrgatitjen pėr zgjedhjet. Nėse nė 2009 Rama shpresoi sinqerisht se Saliu dhe komisionerėt do tė firmosnin humbjen e tij dhe rotacionin e qetė, tashmė ai po kėrkon qė ta imponojė kėtė me forcėn dhe kėrcėnimin e protestave dhe me garancitė pėrmes ndėrmjetėsimit tė ndėrkombėtarėve. Dhe kėtu po e ndihmon strategjia e Saliut “Fol me murin”, qė vazhdon prej 28 qershorit 2009. Kryeministri duke refuzuar ēdo kėrkesė tė ndėrkombėtarėve pėr tė lėshuar diēka ndaj opozitės, po i jep asaj nė fakt kartėn mė tė fortė: atė tė kontestimit tė ditės sė zgjedhjeve. Nėse opozita futet pa asnjė garanci nė kėto zgjedhje, pasi ka konsumuar gjithė vullnetin e saj pėr tė lėshuar sa herė qė ia kanė kėrkuar ndėrkombėtarėt, nė fakt ka fituar tė drejtėn tė klithė faull nė tetė maj. Dhe ka shumė gjasė qė ta besojnė tė gjithė.
    Dora e fortė me kėllqe tė dobėta e PD kėto 2 vjet, nė fakt ėshtė arsyeja kryesore e forcimit dhe e radikalizimit tė opozitės, mbėshtetėsve tė saj dhe atyre qė deri dje e shihnin paqen bashkėpunuese tė Ramės, si pazare qė ai bėnte me Berishėn. Kjo ka bėrė qė kauza e opozitės tė ketė mė shumė frymė dhe entuziasėm sesa kishte nė vitin 2009, kur edhe zyrtarisht Berisha nuk arriti mė shumė se barazim. Dy vjet, shumė skandale, e disa tė vrarė mė pas, zorr se kjo strategji e Berishės qė forcoi opozitėn, mund tė prodhojė paralelisht mė shumė vota edhe pėr qeverinė.

    Nė zgjedhjet e 28 qershorit LSI, ashtu si nė vitin 2005, pati njė rol pėrcaktues. Si e shihni peshėn e saj politike nė kėto votime?
    Nė rėnie. LSI ka kėrkuar nga Berisha mė shumė sesa mund tė mbajė dhe ndėrsa mund tė pretendonte vetėm njė gjė qė sigurisht do ta fitonte, Durrėsin me Ter Kokėn. Te tė tjerat, rrezikon humbjen e gjithė koalicionit, kėtu ndoshta duke pėrjashtuar Tiranėn ku rezultati i saj pritet me interes. Vetėm njė naiv mund tė shpresojė bymimin e LSI pas pazarit me Berishėn nė 2009 dhe “videopazarit” nė 2011.

    Ēfarė do tė sillte njė fitore tjetėr e opozitės nė zgjedhjet lokale, pėr ecurinė e krizės politike nė vend? Po njė fitore e Berishės, ēfarė efektesh do tė prodhonte nė rrafsh kombėtar?
    Njė fitore e opozitės nė vetvete do tė pėrbėnte njė normalitet pėr tė gjithė, dhe pėr vendin. Sigurisht dhe pėr Berishėn i cili duhet tė mėsohet se pėr gabimet paguan, dhe se pushtetin nuk mund ta ketė pėr gjithė jetėn e tij biologjike. Fitorja e opozitės do tė ishte fillimi i zgjidhjes sė krizės dhe zbatimin tė disa skenareve, ku zgjedhjet e parakohshme do tė ishin vetėm njė, prej tyre. Tė tjerat do tė ishin bashkėqeverisja e reformave deri nė 2013 ose qeveri teknike me mbėshtetje tė pėrbashkėt deri nė zgjedhje tė reja nė 2012.

    Nėse do tė deklaroheshit sot pėr fituesin e zgjedhjeve tė 8 majit, cila do tė ishte pėrgjigja?
    Nė vitin 2009 i vetmi deklarimi parashikues i imi ka qėnė se PD do ta ketė vėshtirė tė marrė njė mandat tė dytė. Dhe ashtu doli. Kėsaj radhe po bėj njė parashikim tjetėr: qė PD do tė ketė vėshtirė tė mbajė deri nė fund njė mandat tė dytė, nė kontekstin e pas tetė majit, sido qė ai tė shkojė. Por vetėm njė i ēmendur mund tė besojė se vrasja e 4 demonstruesve mund tė prodhojė vota pėr qeverinė. Nėse ndodh – pa skenar vjedhjesh – atėherė tė gjithė kemi gabuar atdhe e duhet tė nisemi prej andej nga kemi dalė.


    Blendi Fevziu: S’kam dyshuar kurrė
    nė kandidimin e Ramės dhe Bashės

    A mendoni se ndodhemi pėrballė njė fushate qė po vonon tė fillojė apo ėshtė thjesht njė iluzion optik, pėr shkak se kemi qenė prej kohėsh nė njė situatė prej fushate elektorale tė padeklaruar?
    Nuk besoj se ėshtė as njėra dhe as tjetra. Nga njohja qė unė kam pėr fushatat elektorale lokale nė kėto 20 vjet, ndodh gjithnjė kėshtu. Angazhimi ėshtė mė shumė poshtė dhe i shtrirė nė gjithė territorin dhe nuk pėrqendrohet kryesisht nė Tiranė, siē ndodh me zgjedhjet e pėrgjithshme. Programet ndėrtohen sipas nevojave dhe interesave tė zonave e qyteteve dhe nuk ka njė program kombėtar. Dhe mbi tė gjitha, liderėt nuk kanė ndikimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe pesha shpėrndahet tek disa dhjetėra kandidatė qė konkurrojnė nė terren. Nė kėtė kontekst, as jemi vonė dhe as herėt. Jemi po nė atė terren politik shqiptar, ku konsumohen shumė llafe, luhen shumė lojėra, ku ndryshon forma, por pėrmbajtja ėshtė po ajo.

    Palėt po shkojnė drejt zgjedhjeve, pa u ulur deri tani nė njė tryezė negociatash pėr rregullat e lojės, siē ka ndodhur rėndom para zgjedhjeve. Pėr mė tepėr, kjo ndodh pasi janė harxhuar dy vjet debat politik, pikėrisht pėr transparencėn e zgjedhjeve. A ka njė paradoks nė kėtė mes?
    Nuk besoj se ka njė paradoks, por njė pamundėsi tė palėve pėr tė prodhuar diēka mė tė mirė sesa ajo qė kanė prodhuar nė vitin 2008. Plus besoj se opozita llogariti vitin e fundit dhe nė mėnyrė tė veēantė pas ngjarjeve tė 21 Janarit qė tė ngrinte si strategji tė saj shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Nuk besoj se kjo bėhej pėr tė pėrmirėsuar rregullat e lojės, sepse me vullnet kjo bėhej nė mė pak se njė javė (Nė prill 2008 PD dhe PS kanė ndryshuar kushtetutėn dhe kanė ndėrtuar njė kod zgjedhor pėr 12 ditė); besoj se kjo ishte njė strategji force pėr tė treguar superioritet ndaj kundėrshtarit nė njė fushė pėrballje mirėfilli politike. Njė lloj strategjie qė i dha rezultat Ramės nė zgjedhjet e shkurtit 2007. Duke ngritur problemin e kohės sė zgjedhjeve dhe problematikėn e tyre me forcė, duke kėrcėnuar se zgjedhjet nuk do tė zhvilloheshin ose do tė zhvilloheshin pa opozitėn, kjo e fundit besoi se do tė spostonte komunitetin ndėrkombėtar nga vetja, tek gjetja e njė zgjidhjeje me mazhorancėn. Ideja qė zgjedhjet duhet tė shtyhen, qoftė edhe njė javė, mesa duket u perceptuan si instrument i luftės politike dhe komuniteti ndėrkombėtar sqaroi me venmdosmėri se zgjedhjet duhet tė zhvillohen nė datėn e dekretuar nga Presidenti Topi qė nė vjeshtė. Kėshtu, palėt do tė hyjnė me kėtė kod, qė si edhe kodet e tjerė, ėshtė njė kod konsensual, i miratuar me votat e PD dhe PS.

    Opozita dhe njė pjesė e medias kritike ndaj qeverisė, sheh tek qėndrimi i ndėrkombėtarėve, njė lojė tė kamufluar pėr tė ruajtur statu quo-nė politike nė vend. Sa pėrkon me tė vėrtetėn, sipas jush, kjo tezė?
    Unė nuk di deri mė sot ndonjė forcė politike qė tė pranojė kritikat e ndėrkombėtarėve. Kur deklaratat e tyre iu vijnė pėr mbarė, i konsiderojnė tejet tė rėndėsishme; kur nuk iu pėlqejnė, i konsiderojnė tė njėanshme, nė favor tė stabilitetit, tė imponuara nga interesa ekonomike apo plot si kėto. Personalisht, jam kundėr konsiderimit tė ndėrkombėtarėve si njė faktor jetik dhe pėrcaktues, sepse pas 20 vitesh demokraci, besoj dhe mendoj se ne mund tė marrim edhe vetė vendime me peshė dhe mund t’i zgjidhim edhe vetė mosmarrėveshjet. Por nė pėrgjithėsi, duke hequr disa doza subjektive, ndėrkombėtarėt janė realistė dhe i shohin zhvillimet me njė sy mė tė ftohtė dhe mė tė paanshėm sesa ne.
    Meqenėse mė hapėt kėtė temė, po ju marr njė shembull. Pėr tri javė mė radhė, ju mėshua me forcė faktit qė Shqipėria ėshtė si Egjipti, Libia apo Tunizia. Ne tė gjithė e dimė qė kjo s’ėshtė e vėrtetė, madje ėshtė marrėzi. SHBA ka investuar shumė qė Shqipėria (padyshim edhe Kosova) tė shkėputet nga e shkuara e saj e izolimit dhe diktaturės pėr t’u bėrė pjesė e BE-sė. Tani, i duhet tė dėgjojė, nga vetė shqiptarėt, se ka prodhuar njė Libi tė ngjashme me atė tė Gedafit!! Kur disa zyrtarė tė lartė amerikanė thanė qė Shqipėria nuk ėshtė as Tunizia dhe as Libia, dėgjova komente se ata nuk janė realistė dhe e bėjnė kėtė pėr hir tė stabilitetit.
    E para, stabiliteti nuk mbahet me forcė dhe kėtė perėndimi e di mirė. E ka marrė si mėsim qė mė 1997-ėn. E dyta, ne nuk jemi Libi dhe kush tenton tė na shesė pėr tė tillė, gabon. Madje duhet t’ia themi ne dhe jo zyrtarėt amerikanė qė kjo s’ėshtė e vėrtetė.
    Edi Rama po luan edhe njė herė me kartėn e fshehjes sė lėvizjeve tė tij, si nė rastin e kandidimit tė tij, ashtu edhe nė atė tė kandidatėve tė tjerė, komisionerėve, etj. A i jep kjo taktikė ndonjė avantazh mbi kundėrshtarin?
    Nėse Rama po e bėn, them se ai mendon qė i jep rezultat. Personalisht s’kam pasur ndonjė dilemė qė Rama kandidon. Ashtu siē kam besuar se edhe Basha ishte i pėrzgjedhur qė njė vit mė parė.

    Nėse do t’ju duhej tė jepnit sot njė pėrgjigje, cili do tė ishte sipas jush fituesi i kėtyre zgjedhjeve?
    Nuk besoj se unė jam Orakulli i Delfit. Nėse gazetarėt do tė arrinin tė parashikonin zgjedhjet, atėherė s’kishte fare nevojė qė ato tė bėheshin, mjafton tė na pyesnin ne.
    Por unė them diēka tjetėr. Ka shumė mėnyra se si mund t’i lexosh zgjedhjet lokale dhe nė shumicėn e rasteve (me pėrjashtim tė atyre ekstreme), tė dyja partitė ndihen fituese nė zgjedhjet lokale. Nė fakt kush quhet fitore nė zgjedhjet lokale: vota popullore pėr kėshilltarėt, qė jepet pėr forcėn politike? Numri i qarqeve? Vota e Tiranės qė ėshtė kryeqyteti dhe padyshim tėrheq maksimumin e vėmendjes? Vota e bashkive tė mėdha? Vota e komunave? Meqenėse mundėsia qė njė koalicion t’i ketė nė anėn e tij gjithė kėta tregues, lė gjithnjė mundėsinė pėr interpretime dhe shikime tė dyanshme. Por nuk besoj se kjo ka shumė rėndėsi. Ka rėndėsi qė zgjedhjet tė zhvillohen normalisht dhe qė shqiptarėt tė dalin nga qerthulli i dyshimit dhe kontestimit tė zgjedhjeve.




    Alfred Peza: Dy enigma, rregullat
    e lojės dhe arbitri ndėrkombėtar


    Sa tė rrezikuara janė, sipas jush, zgjedhjet e 8 majit nga manipulimet e mundshme?
    Kur kanė mbetur ende edhe 6 javė nga dita e zhvillimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme lokale, ėshtė e pamundur tė dish, sesa realisht tė rrezikuara janė standardet e kėtij procesi, nga manipulimet e mundshme. Por, ajo qė mund tė thuhet me saktėsi qė tani, ėshtė se edhe nė kėto zgjedhje, nuk u arrit qė tė evitoheshin tensionet elektorale, pėrqasja negative dhe e pasinqertė drejt arritjes sė standardeve tė demokracive perėndimore. Gjithashtu, duket se mė 8 maj do mungojnė rregullat e qarta tė lojės, infrastruktura e pėrsosur zgjedhore dhe klima politike normale. Kjo do t’i shtonte njė tjetėr dozė tė errėt, atmosferės politike tė 2 viteve tė fundit, rėnduar nga kriza e pas zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit 2009, pėr shkak tė mungesės sė dialogut dhe besimit mes mazhorancės e opozitės. Si tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, ndryshe nga herėt e tjera, kėtė radhė “publiku” shqiptar ka filluar tė shohė me dyshim edhe paanshmėrinė e “arbitrit” ndėrkombėtar. Nė kėtė mėnyrė, enigmės pėr numėrimin e saktė tė votės, i shtohet edhe dilema pėr cilėsinė e “raportit tė vėzhguesit” tė ndeshjes, nė pėrfundim tė saj. Nėse kėto hamendje vėrtetohen, atėherė mund tė ndodhė qė tė kemi mall, pėr shprehjen e mėrzitshme qė na shoqėroi pas zgjedhjeve nė kėto 20 vjet: “Ky proces ishte njė hap pėrpara nė raport me zgjedhjet e shkuara, por…”.

    Pas ngjarjeve tė 21 janarit, kandidatura e Lulėzim Bashės pėr Tiranėn, ka marrė njė plasaritje jo tė vogėl. Sa do tė ndikonte nė fushatėn e tij elektorale kjo ngjarje?
    Prej 2 muajsh, Lulėzim Basha i ėshtė shmangur nė mėnyrė sistematike shpjegimit publik tė pozicionit dhe pėrgjegjėsive tė tij si ministėr i Brendshėm, pėr ngjarjet e 21 janarit. Nuk e ka bėrė kėtė gjė, as nė media, as nė ndonjė konferencė shtypi a takim publik dhe as nė Parlament. Nėse do kishte zgjedhur ta bėnte, duhej ta kishte hedhur kėtė hap, sapo tymi i trazirave tė largohej nga kangjellat e Kryeministrisė. Nga pikėpamja e marrėdhėnieve publike, kjo do t’ia kishte lehtėsuar shumė barrėn. Sepse ai tashmė do tė kishte njė alibi dhe nė tė tilla raste, sinqeriteti apo guximi, shpėrblehen. Por me sa duket, Basha do vazhdojė tė shmanget pėr ta bėrė kėtė deri mė 8 maj. Mbetet pėr t’u parė, nėse kjo strategji do ta dėmtojė apo do ta ndihmojė atė nė garėn pėrballė Edi Ramės. Por, ka 2 elementė qė duhen llogaritur nė kėtė lojė. Mėsimi i parė, i vjen nga “armiku” i tij politik, ish- ministri i Brendshėm i 1991,Gramoz Ruēi. Mė 2 prill, kur u vranė 4 persona gjatė trazirave nė Shkodėr, ai ndodhej nė Tiranė, nė mbledhjen e kėshillit Presidencial. Atė botė nuk kishte as celularė, as internet e as radio tė komunikimit nė distancė. E megjithatė, me tė drejtė, prej 20 vjetėsh Ruēi “e mban mbi kurriz” kėtė ngjarje e cila ndoshta do ta shoqėrojė derisa tė dalė nga politika. Mėsimi i dytė, i vjen nga “ati” i tij politik. Nė rast se pėrgjegjėsitė qeveritare pėr vrasjen e 4 personave mė 21 janar “i merr pėrsipėr” shefi i tij Berisha, atėherė Basha rrezikon qė tė mbetet nėn hijen e tij, edhe nė garėn pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės. Pavarėsisht nga strategjia qė do ndjekė nė fushatėn elektorale, nė kėtė mėnyrė, Basha rrezikon qė tė mos votohet si menaxher i ardhshėm i kryeqytetit, por si investim politik i Berishės. Nė tė dyja rastet, llogaritė duket tė jenė bėrė gabim. Por, gjithnjė nė tė tilla raste, ka pasur edhe njė rrugė tė tretė. Strategėt e Obamės qė i janė bashkuar tashmė stafit elektoral tė Lulėzim Bashės, mbase e kanė bėrė gati tashmė “A”-sin nėn mėngė. Tė presim...

    Cila duket mė logjike nė kėto zgjedhje, konsiderata e opozitės se gjithēka shkon keq, apo ajo e pozitės, se gjithēka shkon mirė? Ku qėndron e vėrteta nė kėto dy vizione pėr rrugėn nėpėr tė cilėn po shkel vendi?
    Nė situata polarizimesh tė forta, kur dyja palėt janė qartazi tė ndarė nga njėra- tjetra, e vėrteta qėndron diku nė mes tė qėndrimeve “bardh e zi”. Ajo qė mund tė thuhet me siguri, ėshtė se, as opozita nuk ka tė drejtė se “gjithēka shkon keq”, por as mazhoranca kur thotė se, “gjithēka shkon mirė”. Pėrmirėsimi nė vazhdimėsi i sistemit dhe i rregullave tė lojės, kompromiset e mėdha tė elitės sė vendit dhe real-politika, janė disa nga rrugėt kryesore nėpėr tė cilat kanė kaluar tė gjitha demokracitė funksionale. Fatkeqėsisht, politika ėshtė bėrė biznesi mė i madh dhe mė i sigurt nė kėtė vend. Vetė klasa e biznesit, media dhe elita shoqėrore e vendit, nuk po arrijnė qė tė imponohen. Rrugėt e mundėsitė pėr tė ndryshuar kėtė realitet nėpėrmjet presionit pozitiv mbi politikėn, janė. Lajm i mirė ėshtė se disa nga institucionet kryesore kushtetuese tė vendit, i kanė rezistuar “kapjes” nga mazhorancat. Por, me kėtė shpejtėsi, ndoshta do tė duhen edhe 20 vjet tė tjera, derisa tė arrijmė qė tė shndėrrohemi nė njė demokraci normale. Me sa duket, rreth 40 vjet, janė ciklet e ndryshimeve tė mėdha nė historinė e Shqipėrisė.

    A ėshtė njė kandidim i sforcuar ky i Edi Ramės, pėr tė katėrtėn herė nė bashkinė e kryeqytetit, apo ėshtė e vetmja gjė qė ai mund tė bėnte?
    Kandidimi i Edi Ramės, pėr herė tė katėrt, pėr Kreun e Bashkisė sė Tiranės, nuk ėshtė as i sforcuar dhe as e vetmja gjė qė ai mund tė bėnte. Sepse, mė shumė se kaq, kandidimi i tij, ėshtė i vetmi stacion ku mund tė ēonte modeli qė ai vetė “shpiku” pėr tė bėrė karrierė deri nė majėn e politikės shqiptare. Njė model qė e bėnė atė tė “pushtonte” dhe tė vazhdojė tė jetė nė krye tė PS nė opozitė, nėpėrmjet menaxhimit tė interesave qė burojnė dhe rrjedhin nga godina e Bashkisė sė kryeqytetit. Nėse ai realisht do ishte i interesuar pėr njė tjetėr kandidat pėr menaxher tė Tiranės, do kishte filluar tė paktėn njė apo dy vjet pėrpara, qė tė pėrzgjidhte njė apo mė shumė kandidatė potencialė, t’i marketonte ata publikisht, politikisht e mediatikisht. Mė pas tė pėrzgjidhej njė prej tyre, ta rriste nė sytė e opinionit publik, derisa ai/ajo tė ishte gati, qė tė startonte garėn pėr kryeqytetin. Ashtu siē vetė PS veproi me Edi Ramėn vetė, 10 vjet mė parė, kur pasi e thėrriti nga Parisi, e bėri Ministėr Kulture, pėr ta pėrgatitur ndėrkohė pėr t’u zgjedhur nė krye tė Bashkisė sė Tiranės.

    Nėse do t’ju duhet tė pėrgjigjeshit sot, cili do tė jetė fituesi i kėtyre zgjedhjeve?
    Nėse do tė kisha aftėsinė qė tė parashikoja qė tani, fituesin e njė gare si ajo e 8 majit 2011, mes Ramės dhe Bashės pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės, me siguri qė do isha pronari i kompanisė mė tė madhe tė parashikimeve nė botė. Por, pėrtej humorit, mendoj se garėn e bėn mė shumė tė paparashikueshme, mungesa e rregullave tė qarta tė lojės qė po e paraprin dhe po e shoqėron kėtė proces. Pasi, nė fitoren apo humbjen e mundshme tė njėrit apo tjetrit kandidat, ėshtė e pamundur qė tė arrish nė njė pėrfundim logjik, pėr aq kohė sa nuk kemi nė dorė, ēelėsin e enigmės: Koeficientin e devijimit tė rezultatit elektoral, pėr shkak tė problematikave dhe nivelit tė parregullsive qė mund tė ndikojnė nė rezultatin final dhe zyrtar tė kėtyre zgjedhjeve. Uroj qė vullneti i qytetarėve, tė mos cėnohet deri nė atė shkallė, sa tė mund tė devijonte nė thelb, kahjen e votės sė tyre.


    Revista mapo

  16. #336
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Lulėzim Basha vrau shqiptarėt pėr bukė, tani u lyp vota nė “Facebook”!
    Nga Kledian Lula
    Sipas listave tė “Gjendjes Civile SALI-LULI-ILIR”, mijėra “tiranas tė vjetėr or TAJ”, qė prej 8 marsit 2011 figurojnė si banues dhe votues nė Tiranė, mbasi sipas adresave ata “banojnė” nė universitete, nė PUB-e, nė “Internet-Cafe”, nė Stacionin e Trenit, nė furra buke, fast-foode, nė zyra tė njėsive bashkiake tė PD, nė parkingje makinash, nė kioska byrekėsh, nė autoshkolla, nė stola lulishtesh, nė selinė e PD e tė LSI, madje dhe nė zyrat e TVSH, tė Tatim-Taksave, tė gazetave “RD”, “55”, “Koha Jonė“, “Agon”… e deri nė studion e emisionit “Opinion” tė Blendi Fevziut
    Ka disa ditė qė anėtari i Byrosė Politike tė PDSH, tenderxhiu Lulėzim Basha, njė nga 10 krerėt kryesorė tė rrjetit mafioz tė pushtet-krimit shqiptar tė koduar “Aleanca pėr hajdutėri”, ka dalė nė rrjetin social “Facebook” duke lypur votat e shqiptarėve, pėr tė futur nė “thonjtė” e pisėt tė klanit “Berisha” edhe Bashkinė e Tiranės. E ndėrsa Luli ka dalė nė Facebook, shefi i tij Sali Berisha, e di mirė qė Luli do dalė fiasko, mbasi kryeqytetasit nuk ia dorėzojnė mė Tiranėn shkatėrruesit tė saj tė viteve 1992-2000.
    Pas premtimeve alla “SALI” nė mitingje, mashtrime tip “LULI” nė Facebook
    Saliu, pėrveē “Facebook”-ut, nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė komunikuar me shqiptarėt nė kėtė fushatė elektorale me tregues matės tė plotė politik, pėr tė dhe pushtetin e tij tė deformuar politikisht e moralisht. I dėshtuar nė ēdo gjė, madje deri tek premtimet pėr fėmijėt e ēerdheve, Saliu nxori Lulėzim(e) Bashėn nė “Facebook”, si tė vetmin “mikrofon” pėr t’u kėrkuar shqiptarėve votat e 8 mMajit. Saliu ka hedhur nė “Facebook” si kandidat pėr bashkinė e Tiranės “profilin” mė tė degraduar e tė penalizuar tė Qeverisjes-Krim qė komandon. Sali Berisha dhe banda e tij mafioze nė pushtet, pasi u ka marrė pronat, po u kėrkon t’u marrė tiranasve e shqiptarėve dhe kryeqytetin. Eshtė ky pushtet gangosh e horrash i (vet)veshur me mandate politike, ekzekutive e ligjvėnėse, qė lyp vota edhe pse ka varfėruar shqiptarėt deri nė lypje. Kėrkojnė vota, megjithėse u kanė zaptuar e u kanė humbur vendet e punės shqiptarėve, i kanė mashtruar me premtime false, i kanė denigruar e shkatėrruar jetėn. Dyshja Sali-Luli, kėrkon vota edhe pse 2 muaj e gjysėm mė parė dhunoi, plagosi, prangosi e vrau 4 shqiptarė nė demonstratėn e bukės dhe, me gjakftohtėsi e amoralitet banditėsh, pa iu skuqur e pa iu zverdhur fytyra, guxojnė e kėrkojnė votat e tiranasve, tė shqiptarėve!
    Kėtė lypje votash, Saliu e bėn duke pėrdorur banalisht portretin blozė korrupsioni e krimi tė njė ministri beniamin, tė njė dordoleci politiko-publik me 6 emra: I quajtur “Lulėzim” nė pasaportė; i quajtur “Luli” nė grupet e korrupsionit; i quajtur “Lulėzime” nė Holandė; i quajtur “Dosja anti-UĒK” nė Kosovė e Serbi; i quajtur “Pėrkthyesi i Shtėpisė sė Verdhė” nė Burrel; i quajtur “Fytyra e Saliut” nė kėtė fushatė zgjedhore.
    Kandidati “SALI” me ēfarė i ka punuar e me “1000 tė zezat” qė po i bėn pushteti i PD kėtij populli e kėtij vendi qė prej vitit 1992, nuk ka fytyrė tė shkojė e tė trokasė nė dyert e familjeve tė Tiranės. Ndaj dhe ka nisur lypjen e votave nė “Facebook”. Sali Parajsa e di qė nė familjet ku kėrkon vota, pėr shkak tė Pushtet-Hajdut-Krimit tė tij, nuk kanė as bukė thatė, nuk kanė tė ardhura pėr tė veshur fėmijėt, nuk kanė punė pėr t’i ushqyer. Pas mashtrimeve alla “SALI” nė mitingje, koalicioni PD-LSI-Pll e PRrrrrrr, ka nisur tė kėrkoj vota me mashtrimet tip “LULI” nė “Facebook”. Vetėm kėshtu mund tė funksionojė “teknologjia demagogjike” e pushtet-kusarisė, pėr t’u grabitur shqiptarėve edhe pushtetin lokal, me synimin pėr tė instaluar sundim-mafien qeverisėse, legjislative dhe ekzekutive mbi kėtė vend e mbi kėtė popull, qė me hajdutėritė dhe krimet e tyre e kanė zhytur nė krizė totale.
    Tirana nuk do t’i kthehet mė SALIUT, “Arkitektit tė kioskave”
    Beteja pėr Tiranėn ėshtė njė mision i dėshtuar pėr Sali Berishėn. Edhe pse e di mirė se pėrse populli i Tiranės e pėrzuri nga drejtimi i bashkisė nė vitin 2000, Sali Gėrdeci ka vėnė nė dispozicion tė uzurpimit tė kėsaj bashkie (jo vetėm nė Tiranė) gjithė pushtetin, duke pėrdorur gjithė mjetet anti-ligjore pėr tė vjedhur votat e 8 Majit. Sali Kioska ka 11 vjet qė po lakmon Bashkinė e Tiranės, por qytetarėt nuk ia kanė dhėnė e nuk do t’ia japin as nė 8 maj 2001. Pse? Sepse ia dhanė nė vitin 1992 si Tiranė dhe e ia hoqėn nė vitin 2000, sepse e ktheu nė stallė gjigande bagėtish, nė moēal ujėrash tė zeza, nė qytet me rrugė e ndėrtime gėrmadha, nė xhungėl kioskash e mejhanesh tė qelbura, nė mjedis pa asnjė pemė e asnjė petale lule, tė cilat i rrafshoi politika ‘kioskė” qė ai zbatoi nė kryeqytet e nė tė gjithė vendin. Pushteti “PD-SALI” e kishte Tiranėn dhe e shkatėrroi.
    Banorėt e kryeqytetit nuk harrojnė se cila ishte Tirana e “SALIUT”, natyrisht kujtojnė se nė ē’gjendje ia besuan Edi Ramės. Natyrisht shikojnė sot qė Tirana nuk ėshtė siē e katandisi SALIU, nuk ka asnjė gjurmė nga qelbėsirat me tė cilat e mbushi “arkitekti i kioskave”. Ndaj dhe qytetarėt e Tiranės, do tė votojnė pėr vazhdimin e modernizimit tė kryeqytetit, duke ndalur edhe nė kėto zgjedhje, rrezikun prezent qė i kanoset Tiranės, nga rikthimi i ish modelit tė “Tiranės sė Saliut”.
    “Viēidolizimi” i zgjedhjeve tė 8 Majit 2011 si skema “SALI” e 26 Majit 1996
    Qė prej 15 vjetėsh, nė historinė e zgjedhjeve nė Shqipėri ka njė “faqe tė zezė” qė ka personazh Sali Berishėn. Sa herė qė zhvillohen zgjedhje lokale, hapet kjo “faqe e zezė”, pėrmendet emri “SALI”, i cili datėn 26 Maj 1996 e futi dhe e la nė historinė-turp tė vjedhjes sė votės sė lirė nė Shqipėri. Edhe pse kanė kaluar 15 vite nga ajo masakėr shtetėrore kundėr votės, duket qartazi se bandit-hajduti i votės sė 26 majit 1996, i ėshtė rikthyer “zanatit tė vjetėr”. Saliu po pėrgatit nė mėnyrė tė kundėrligjshme e tė dhunshme, njė tjetėr masakėr hajdutėrie mbi votat e shqiptarėve, si pėr koincidencė, po nė muajin Maj! Dhe pėr koincidencė, dhunuesi e hajduti edhe i votave tė 8 Majit 2011 ėshtė pėrsėri Sali Berisha!
    Pėr tė realizuar vjedhjen e votave (pushtetit vendor) nė 8 Maj 2011, Saliu ka nė krahė tashmė edhe Lulėzim(e) Bashėn, ministrin e trefishtė dhe hajdut-vrasėsin e shumėfishtė. Pasi kanė pėrpunuar gjithė variantet e pista nė “laboratorin” e klanit tė tyre, pėrveē joshjeve me afera, me financime, me mashtrim-premtime nė “Facebook”, tamam siē bėjnė plane hajdutėt e banditėt, treshja Sali-LULI-ILIR ka pėrcaktuar si sukses nė vjedhjen e votave, tre metoda bazė:
    1. Listat “rrumpallė” tė votuesve, janė mundėsia kryesore, qė kapot e pushtetit tė vjedhin votat e banorėve tė Tiranės, (dhe jo vetėm nė Tiranė). Nė listat “SALI”, rezulton se figurojnė emra qė kanė vdekur edhe 30 vjet pėrpara ngritjes sė Flamurit nė Vlorė, apo 10 vjet pėrpara lindjes sė gjyshit tė Saliut, apo “votues” qė nuk kanė lindur akoma. Mbi kėto lista, pushteti dhe ministria politiko-milicore, qė u dorėzua por qė nė fakt vazhdon tė drejtohet nga Lulėzim(e) Basha, rezulton se ėshtė bėrė njė masakėr e madhe me zonat dhe emrat e votuesve, duke i “Viēidolizuar”.
    2. Shtimi fiktiv i “banorėve tė rinj votues” tė Tiranės, tė sjell me listat “SALI-ILIR”, si nė “fushim veror” nga tė gjithė rrethet e vendit dhe qindra policė e nėnpunės shteti banorė zonash, tė regjistruar si “banorė elektoralė” tė Tiranės. Ky ėshtė marifeti tjetėr me tė cilin po synohet tė sigurohen votat nga klani nė pushtet, pėr tė futur nė kthetra Bashkinė e Tiranės. Sipas listave tė “Gjendjes Civile SALI-LULI-ILIR”, mijėra “tiranas tė vjetėr or TAJ”, qė prej 8 marsit 2011 figurojnė si banues dhe votues nė Tiranė, mbasi sipas adresave ata “banojnė” nė universitete, nė PUB-e, nė “Internet-Cafe”, nė Stacionin e Trenit, nė furra buke, nė Fast-Foode, nė zyra tė njėsive bashkiake tė PD, nė parkingje makinash, nė kioska byrekėsh, nė auto-shkolla, nė stola lulishtesh, nė selinė e PD, LSI, PR e Balli Kombėtar, madje dhe nė zyrat e TVSH, tė Tatim-Taksave, tė gazetave “RD”, “55”, “Koha Jonė“, “Agon”… e deri nė studion e emisionit “Opinion” tė Blendi Fevziut.
    3. Presioni mbi administratėn shtetėrore ka nisur prej kohėsh nga ministrat e drejtuesit lokalė nė qarqe, duke paralajmėruar “stuhi spastrimesh” nėse votat e nėnpunėsve tė zyrave tė shtetit nuk “zografisen” me emrin “LULI”. Banda e Sali Gėrdec Sudes, ka pajisur ēdo punonjės tė administratės me njė formular tip trakti qė nėnkupton “KUJDES VOTEN”, duke kėrkuar tė dhėna personale, deri edhe se cilin ke vjehrrė, kunat e baxhanak! Nė fakt, ky ėshtė formulari i presionit pėr votėn nėpėrmjet vendit tė punės, qė nėn pushtetin “SALI”, fati varet nė 8 maj 2011 nga emri “LULI” nė kutinė e votimit


    website gazeta tema

  17. #337
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Ja Dhe Pasardhesi I Dulles
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #338
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Lulėzim Basha vrau shqiptarėt pėr bukė, tani u lyp vota nė “Facebook”!
    Nga Kledian Lula
    Sipas listave tė “Gjendjes Civile SALI-LULI-ILIR”, mijėra “tiranas tė vjetėr or TAJ”, qė prej 8 marsit 2011 figurojnė si banues dhe votues nė Tiranė, mbasi sipas adresave ata “banojnė” nė universitete, nė PUB-e, nė “Internet-Cafe”, nė Stacionin e Trenit, nė furra buke, fast-foode, nė zyra tė njėsive bashkiake tė PD, nė parkingje makinash, nė kioska byrekėsh, nė autoshkolla, nė stola lulishtesh, nė selinė e PD e tė LSI, madje dhe nė zyrat e TVSH, tė Tatim-Taksave, tė gazetave “RD”, “55”, “Koha Jonė“, “Agon”… e deri nė studion e emisionit “Opinion” tė Blendi Fevziut
    Ka disa ditė qė anėtari i Byrosė Politike tė PDSH, tenderxhiu Lulėzim Basha, njė nga 10 krerėt kryesorė tė rrjetit mafioz tė pushtet-krimit shqiptar tė koduar “Aleanca pėr hajdutėri”, ka dalė nė rrjetin social “Facebook” duke lypur votat e shqiptarėve, pėr tė futur nė “thonjtė” e pisėt tė klanit “Berisha” edhe Bashkinė e Tiranės. E ndėrsa Luli ka dalė nė Facebook, shefi i tij Sali Berisha, e di mirė qė Luli do dalė fiasko, mbasi kryeqytetasit nuk ia dorėzojnė mė Tiranėn shkatėrruesit tė saj tė viteve 1992-2000.
    Pas premtimeve alla “SALI” nė mitingje, mashtrime tip “LULI” nė Facebook
    Saliu, pėrveē “Facebook”-ut, nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė komunikuar me shqiptarėt nė kėtė fushatė elektorale me tregues matės tė plotė politik, pėr tė dhe pushtetin e tij tė deformuar politikisht e moralisht. I dėshtuar nė ēdo gjė, madje deri tek premtimet pėr fėmijėt e ēerdheve, Saliu nxori Lulėzim(e) Bashėn nė “Facebook”, si tė vetmin “mikrofon” pėr t’u kėrkuar shqiptarėve votat e 8 mMajit. Saliu ka hedhur nė “Facebook” si kandidat pėr bashkinė e Tiranės “profilin” mė tė degraduar e tė penalizuar tė Qeverisjes-Krim qė komandon. Sali Berisha dhe banda e tij mafioze nė pushtet, pasi u ka marrė pronat, po u kėrkon t’u marrė tiranasve e shqiptarėve dhe kryeqytetin. Eshtė ky pushtet gangosh e horrash i (vet)veshur me mandate politike, ekzekutive e ligjvėnėse, qė lyp vota edhe pse ka varfėruar shqiptarėt deri nė lypje. Kėrkojnė vota, megjithėse u kanė zaptuar e u kanė humbur vendet e punės shqiptarėve, i kanė mashtruar me premtime false, i kanė denigruar e shkatėrruar jetėn. Dyshja Sali-Luli, kėrkon vota edhe pse 2 muaj e gjysėm mė parė dhunoi, plagosi, prangosi e vrau 4 shqiptarė nė demonstratėn e bukės dhe, me gjakftohtėsi e amoralitet banditėsh, pa iu skuqur e pa iu zverdhur fytyra, guxojnė e kėrkojnė votat e tiranasve, tė shqiptarėve!
    Kėtė lypje votash, Saliu e bėn duke pėrdorur banalisht portretin blozė korrupsioni e krimi tė njė ministri beniamin, tė njė dordoleci politiko-publik me 6 emra: I quajtur “Lulėzim” nė pasaportė; i quajtur “Luli” nė grupet e korrupsionit; i quajtur “Lulėzime” nė Holandė; i quajtur “Dosja anti-UĒK” nė Kosovė e Serbi; i quajtur “Pėrkthyesi i Shtėpisė sė Verdhė” nė Burrel; i quajtur “Fytyra e Saliut” nė kėtė fushatė zgjedhore.
    Kandidati “SALI” me ēfarė i ka punuar e me “1000 tė zezat” qė po i bėn pushteti i PD kėtij populli e kėtij vendi qė prej vitit 1992, nuk ka fytyrė tė shkojė e tė trokasė nė dyert e familjeve tė Tiranės. Ndaj dhe ka nisur lypjen e votave nė “Facebook”. Sali Parajsa e di qė nė familjet ku kėrkon vota, pėr shkak tė Pushtet-Hajdut-Krimit tė tij, nuk kanė as bukė thatė, nuk kanė tė ardhura pėr tė veshur fėmijėt, nuk kanė punė pėr t’i ushqyer. Pas mashtrimeve alla “SALI” nė mitingje, koalicioni PD-LSI-Pll e PRrrrrrr, ka nisur tė kėrkoj vota me mashtrimet tip “LULI” nė “Facebook”. Vetėm kėshtu mund tė funksionojė “teknologjia demagogjike” e pushtet-kusarisė, pėr t’u grabitur shqiptarėve edhe pushtetin lokal, me synimin pėr tė instaluar sundim-mafien qeverisėse, legjislative dhe ekzekutive mbi kėtė vend e mbi kėtė popull, qė me hajdutėritė dhe krimet e tyre e kanė zhytur nė krizė totale.
    Tirana nuk do t’i kthehet mė SALIUT, “Arkitektit tė kioskave”
    Beteja pėr Tiranėn ėshtė njė mision i dėshtuar pėr Sali Berishėn. Edhe pse e di mirė se pėrse populli i Tiranės e pėrzuri nga drejtimi i bashkisė nė vitin 2000, Sali Gėrdeci ka vėnė nė dispozicion tė uzurpimit tė kėsaj bashkie (jo vetėm nė Tiranė) gjithė pushtetin, duke pėrdorur gjithė mjetet anti-ligjore pėr tė vjedhur votat e 8 Majit. Sali Kioska ka 11 vjet qė po lakmon Bashkinė e Tiranės, por qytetarėt nuk ia kanė dhėnė e nuk do t’ia japin as nė 8 maj 2001. Pse? Sepse ia dhanė nė vitin 1992 si Tiranė dhe e ia hoqėn nė vitin 2000, sepse e ktheu nė stallė gjigande bagėtish, nė moēal ujėrash tė zeza, nė qytet me rrugė e ndėrtime gėrmadha, nė xhungėl kioskash e mejhanesh tė qelbura, nė mjedis pa asnjė pemė e asnjė petale lule, tė cilat i rrafshoi politika ‘kioskė” qė ai zbatoi nė kryeqytet e nė tė gjithė vendin. Pushteti “PD-SALI” e kishte Tiranėn dhe e shkatėrroi.
    Banorėt e kryeqytetit nuk harrojnė se cila ishte Tirana e “SALIUT”, natyrisht kujtojnė se nė ē’gjendje ia besuan Edi Ramės. Natyrisht shikojnė sot qė Tirana nuk ėshtė siē e katandisi SALIU, nuk ka asnjė gjurmė nga qelbėsirat me tė cilat e mbushi “arkitekti i kioskave”. Ndaj dhe qytetarėt e Tiranės, do tė votojnė pėr vazhdimin e modernizimit tė kryeqytetit, duke ndalur edhe nė kėto zgjedhje, rrezikun prezent qė i kanoset Tiranės, nga rikthimi i ish modelit tė “Tiranės sė Saliut”.
    “Viēidolizimi” i zgjedhjeve tė 8 Majit 2011 si skema “SALI” e 26 Majit 1996
    Qė prej 15 vjetėsh, nė historinė e zgjedhjeve nė Shqipėri ka njė “faqe tė zezė” qė ka personazh Sali Berishėn. Sa herė qė zhvillohen zgjedhje lokale, hapet kjo “faqe e zezė”, pėrmendet emri “SALI”, i cili datėn 26 Maj 1996 e futi dhe e la nė historinė-turp tė vjedhjes sė votės sė lirė nė Shqipėri. Edhe pse kanė kaluar 15 vite nga ajo masakėr shtetėrore kundėr votės, duket qartazi se bandit-hajduti i votės sė 26 majit 1996, i ėshtė rikthyer “zanatit tė vjetėr”. Saliu po pėrgatit nė mėnyrė tė kundėrligjshme e tė dhunshme, njė tjetėr masakėr hajdutėrie mbi votat e shqiptarėve, si pėr koincidencė, po nė muajin Maj! Dhe pėr koincidencė, dhunuesi e hajduti edhe i votave tė 8 Majit 2011 ėshtė pėrsėri Sali Berisha!
    Pėr tė realizuar vjedhjen e votave (pushtetit vendor) nė 8 Maj 2011, Saliu ka nė krahė tashmė edhe Lulėzim(e) Bashėn, ministrin e trefishtė dhe hajdut-vrasėsin e shumėfishtė. Pasi kanė pėrpunuar gjithė variantet e pista nė “laboratorin” e klanit tė tyre, pėrveē joshjeve me afera, me financime, me mashtrim-premtime nė “Facebook”, tamam siē bėjnė plane hajdutėt e banditėt, treshja Sali-LULI-ILIR ka pėrcaktuar si sukses nė vjedhjen e votave, tre metoda bazė:
    1. Listat “rrumpallė” tė votuesve, janė mundėsia kryesore, qė kapot e pushtetit tė vjedhin votat e banorėve tė Tiranės, (dhe jo vetėm nė Tiranė). Nė listat “SALI”, rezulton se figurojnė emra qė kanė vdekur edhe 30 vjet pėrpara ngritjes sė Flamurit nė Vlorė, apo 10 vjet pėrpara lindjes sė gjyshit tė Saliut, apo “votues” qė nuk kanė lindur akoma. Mbi kėto lista, pushteti dhe ministria politiko-milicore, qė u dorėzua por qė nė fakt vazhdon tė drejtohet nga Lulėzim(e) Basha, rezulton se ėshtė bėrė njė masakėr e madhe me zonat dhe emrat e votuesve, duke i “Viēidolizuar”.
    2. Shtimi fiktiv i “banorėve tė rinj votues” tė Tiranės, tė sjell me listat “SALI-ILIR”, si nė “fushim veror” nga tė gjithė rrethet e vendit dhe qindra policė e nėnpunės shteti banorė zonash, tė regjistruar si “banorė elektoralė” tė Tiranės. Ky ėshtė marifeti tjetėr me tė cilin po synohet tė sigurohen votat nga klani nė pushtet, pėr tė futur nė kthetra Bashkinė e Tiranės. Sipas listave tė “Gjendjes Civile SALI-LULI-ILIR”, mijėra “tiranas tė vjetėr or TAJ”, qė prej 8 marsit 2011 figurojnė si banues dhe votues nė Tiranė, mbasi sipas adresave ata “banojnė” nė universitete, nė PUB-e, nė “Internet-Cafe”, nė Stacionin e Trenit, nė furra buke, nė Fast-Foode, nė zyra tė njėsive bashkiake tė PD, nė parkingje makinash, nė kioska byrekėsh, nė auto-shkolla, nė stola lulishtesh, nė selinė e PD, LSI, PR e Balli Kombėtar, madje dhe nė zyrat e TVSH, tė Tatim-Taksave, tė gazetave “RD”, “55”, “Koha Jonė“, “Agon”… e deri nė studion e emisionit “Opinion” tė Blendi Fevziut.
    3. Presioni mbi administratėn shtetėrore ka nisur prej kohėsh nga ministrat e drejtuesit lokalė nė qarqe, duke paralajmėruar “stuhi spastrimesh” nėse votat e nėnpunėsve tė zyrave tė shtetit nuk “zografisen” me emrin “LULI”. Banda e Sali Gėrdec Sudes, ka pajisur ēdo punonjės tė administratės me njė formular tip trakti qė nėnkupton “KUJDES VOTEN”, duke kėrkuar tė dhėna personale, deri edhe se cilin ke vjehrrė, kunat e baxhanak! Nė fakt, ky ėshtė formulari i presionit pėr votėn nėpėrmjet vendit tė punės, qė nėn pushtetin “SALI”, fati varet nė 8 maj 2011 nga emri “LULI” nė kutinė e votimit



    website gazeta tema

    Hehehe, i paska ik petlla entourage-it te Eda Vrromes. Ky gazetari Lula shkruan kunder Bashes, sikur Luli t'i kete shkep mamin e motren bashke. Aq shume po dridhet klani Vrromave sa po kalon ne "kllapi" kolektive.

    Do te ma kishte qejfi te shkruaja dicka me te "guximshme", por moderatoret do te kishin rastin per te shfrytezuar rregulloren e Forumit ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  19. #339
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Hehehe, i paska ik petlla entourage-it te Eda Vrromes. Ky gazetari Lula shkruan kunder Bashes, sikur Luli t'i kete shkep mamin e motren bashke. Aq shume po dridhet klani Vrromave sa po kalon ne "kllapi" kolektive.

    Do te ma kishte qejfi te shkruaja dicka me te "guximshme", por moderatoret do te kishin rastin per te shfrytezuar rregulloren e Forumit ...
    Kshu mbas tastieres je I rrezikshem shum ti hehehehe
    Kulaku Vogel

  20. #340
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    NJĖ ZGJEDHJE E VĖSHTIRĖ (POR VETĖM NĖ DUKJE)

    E reja e zgjedhjeve lokale nė Tiranė, ėshtė se ato i ngjajnė atyre paraardhėse. Pra, duket se tė reja nuk ka! I njėjti kandidat majtas, i njėjti kundėrshtar, po tė shohėsh postin politik, djathtas. Rama dhe Basha ėshtė njė ēift kundėrshtarėsh qė nuk befason dhe as tė le pa gojė, nė kėtė drejtim. Megjithatė, qoftė dhe formalisht, njė qasje mes tyre ia vlen tė bėhet. Dhe nė letėr (por vetėm nė letėr aman), ajo duket disi e komplikuar.
    Lulzim Basha ėshtė njė kundėrshtar mė i dobėt se ai qė u vu pėrballė Edi Ramės nė vitin 2007. Kėtė e pranojnė nėn zė edhe brenda maxhorancės, paēka se spektakli i 8 majit kėrkon edhe pak garė e rivalitet, qoftė sa pėr formė. Kur i hyn analizės pėr dobėsinė e kandidatit tė qeverisė, nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh se nga cilat vrima hyn uji. I ka thėnė e i thotė gjithkush e ka ndjekur me sadopak vėmendje politikėn shqiptare tė viteve tė fundit. Rruga e Kombit, ky projekt qė nga njėra palė shihet si hapi historik qė bashkoi Shqipėrinė dhe Kosovėn, kurse nga pala tjetėr konsiderohet si njė vjedhje e pėrmasave gjigande, ka nė mes njė palė tė tretė, drejtėsinė, e cila vetėm sa e ka pezulluar proceduralisht hetimin ndaj ish-ministrit, pa u shprehur qė ai ėshtė i fajshėm ose jo. Sė dyti, e kjo ėshtė ndoshta edhe mė e rėndė, vrasja e katėr protestuesve tė 8 majit, e cila e ka detyruar njė politikan me njė “verb” mjaft tė zhvilluar, qė tė tėrhiqet e tė mos dalė nė asnjė debat publik prej atij momenti. Kėto dy gur Sizifi, rėndojnė me peshė plumbi mbi fushatėn e ish-ministrit, aq mė tepėr qė po t’i shtosh pėrsipėr barrėn edhe ashtu tejet tė rėndė, tė qeverisjes sė lodhur demokrate.
    Edi Rama nuk ėshtė njė politikan rishtar. Pėr nga rruga qė ka pėrshkruar nė qilimin e kuq tė politikės, ai ėshtė tashmė njė politikan me stazh tė gjatė. Pėr pasojė, edhe me njė dozė ta caktuar konsumimi, e cila ėshtė “paja” e pashmangshme qė sjell me vete aktivizimi nė jetėn politike. Porse Rama nuk e ka kurrsesi mbi vete dozėn e pėrdorimit dhe mbi tė gjitha, tė fajeve e pėrgjegjėsive, qė ka sot mentori i kandidatit Basha, kryeministri Berisha. Sepse kėto zgjedhje, me konfigurimin e tyre tė ēuditshėm, ku kreu i njėrit panel ėshtė edhe kandidat, por edhe me peshėn qė duket se po merr Berisha nė to, po rrezikojnė tė risjellin edhe njė herė nė skenė dualizmin Rama-Berisha, e jo atė mes Ramės dhe kandidatit pėr Tiranėn. Kjo ndodhi njė herė nė vitin 2007, me njė ministėr tė fuqishėm si Olldashi, e rrezikon tė ndodhė sėrish sot, kur njė tjetėr ministėr i brendshėm ėshtė pėrballė kreut tė PS. Kjo lloj gare e paracakton zotin Basha si njė rival periferik e tė dubluar rėndė nga zėri i lartė i kryeministrit, apo edhe replikat me ton tė kreut tė opozitės. Kur bien topat, thotė shprehja, nuk dėgjohen pushkėt! Dhe Basha ėshtė njė pushkė qė do tė tentojė tė dėgjohet nė mes tė uturimės sė topave.
    Po pse atėhere, tė paktėn formalisht, kjo ėshtė njė zgjedhje e vėshtirė? Fare e qartė! Sepse Lulzim Basha ėshtė njė politikan mė i ri dhe objektivisht mė pak i konsumuar se Edi Rama dhe sepse ai garon pėr bashkinė e Tiranės, pėrballė njė kandidati qė synon tashmė mandatin e katėr nė kėtė poltron. Ky duhej tė ishte nė parim avantazhi i kandidatit tė djathtė. Por vetėm nė parim, sepse nė praktikė, kjo fushatė atipike, mes njė kryetari opozite, njėherėsh kandidat bashkie dhe njė kryeministri qė nuk i reziston dot tundimit pėr tė hyrė ngado (dhe prishur shumėēka), do tė prodhojė njė dinamikė e cila me shumė gjasė, do ta nxjerrė zotin Basha jashtė piste. Siē filloi tė duket qysh ditėn e prezantimit tė tij zyrtar. Tamburet e njė fushate thellėsisht politike dhe tė politizuar qė po fillon, janė tingulli mė i keq pėr veshėt e kandidatit tė qeverisė.

    Revista mapo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •