Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 16 prej 164 FillimFillim ... 614151617182666116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 3272
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Lulzimja do jet tremb kur e ka pa ramen ne tv
    une po te them se te gjithe e pane fytyren e nxire te Edverit nga frika kur mori vesh atentatin qe lepurushit te tij mbreme ju be .... larje hesapesh asgje me teper ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #302
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin

    Un flas per bashen ti flet per tan leprin
    Eshte hap nje teme per tan leprin
    Shko e jepi ngushellimet atje
    Qenka hapur dhe ne fshatin tend lajmi se ishte larje hesapesh???

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Qenka hapur dhe ne fshatin tend lajmi se ishte larje hesapesh???
    po Shqiperia vend i vogel eshte dhe lajmet nuk vonojne te vijne edhe te fresketa nga Tirana ne fshatin im ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #304
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Akullore me lesh
    Nga Mero Baze
    U pėrpoqa tė gjej fjalėn e duhur pėr njė tip ėmbėlsire qė shitej para do kohe nė Tiranė, e cila ngjante njė tufe leshi tė pėrdredhur nė njė bosht qė ishte shufėr plastike. Nuk u gjet dot pasi nė fakt nuk u gjet kurrė njė emėr i saktė pėr kėtė ėmbėlsirė, e cila gėnjente fėmijėt si njė gjė e madhe, por qė zhdukej pas dy minutash nė duart e tyre pa u ngelur asgjė nė gojė dhe nė shkopin plastik nė dorė. Disa i thonė akullore me lesh, tė tjerė i thonė pambuk sheqeri. Besoj tė gjithė e sjellin nė mendje ēfarė ėshtė. Kjo ishte e vetmja gjė qė mu kujtua pasi dėgjova fjalimin e Lulėzim Bashės dje si kandidat pėr kryetar bashkie tė Tiranės. Nė gjithė atė boshllėk ku humbiste teatraliteti i tij, dhe nė gjithė atė ngutje pėr tė prezantuar njė portret artificial, pati njė gjė racionale dhe ajo ishte linja politike e fjalimit tė tij.
    Pėr tė gjithė ata qė kėshilluan Berishėn tė qėndronte larg fushatės sė Lulėzim Bashės dhe kėtė tė fundit qė tė demonstronte njė personalitet tė pavarur nė raport me tė, pati njė pėrgjigje. Lulėzim Basha u prezantua si kandidat pėr kryetar bashkie nė Tiranė me njė strategji tėrėsisht politike dhe duke e mbėshtetur luftėn e tij tek motivimi i atyre qė* mbėshtesin Berishėn. E vetmja gjė me pėrmbajtje nė fjalimin e tij qė tė ngelej nėpėr dhėmbė, nga “pambuku i sheqerit” qė ai ndante pėr publikun, ishte fakti se beteja e tij pėr Tiranėn kishte rėndėsi politike, pasi ishte betejė pėr tė mbrojtur kryeministrin Berisha nga rreziku Edi Rama. Nė thelb ėshtė lėvizje e zgjuar. Basha nuk me ēfarė tė motivojė strukturat e PD-sė mė shumė se sa me kėtė pėrkushtim politik. Ata qė i sugjerojnė distancė nga Berisha nė tė vėrtetė i sugjerojnė nxjerrje nga fushata ende pa nisur. Lėvizja e vetme e Bashės ėshtė mė radikale se kaq. Ai, jo vetėm qė u prezantua me njė familjaritet tė pazakontė nga Berisha, i cili foli deri dhe pėr fėmijėn e palindur tė tij nė bark tė nėnės, por u vetėprezantua mė pas si njė luftėtar i mbrojtjes sė kauzės sė Berishės, e cila rrezikohet sipas tij nėse Edi Rama rifiton Tiranėn. Pra, e vetmja gjė racionale e fjalimit tė Lulėzim Bashės, ishte fakti qė ai duhet tė fitonte Tiranėn pėr tė shpėtuar Berishėn. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė dhe teza qė i jep mė shumė vota se ēdo tezė tjetėr Bashės brenda PD-sė. Tė gjitha luftėrat e vogla qė mund tė bėhen kundėr tij, dėshtojnė pėrballė kėsaj teze, pasi ai ka vetėzgjedhur tė jetė “luftėtar i Krishtit” nė betejėn pėr kryeqytetin. Pavarėsisht se vėzhguesit e pėrciptė tė politikės shqiptare dhe komentatorėt stereotipistė do ta kritikojnė, ai ka bėrė zgjedhjen e duhur nė qėndrimin politik. Kėtė e zhvilloi dhe nė qėndrimin ndaj Edi Ramės. Ai vlerėsoi Edi Ramėn si kryetar bashkie pėr dy mandatet e para tė tij, d.m.th injoroi kauzėn e dy paraardhėsve tė tij Mustafaj dhe Ngjela, dhe kritikoi Ramėn si kryebashkiak pas vitit 2005 kur ai u bė dhe kryetar partie. Pra, nė gjithė boshllėkun e fjalimit tė tij tė parė elektoral, Basha ka zgjedhur tė dėgjohet vetėm njė jehonė nė atė humnerė dhe ajo tė jetė fjalia, “unė po sakrifikoj pėr Sali Berishėn”. Ky qėndrim nė dukje prej kamikazi, ėshtė nė tė vėrtetė i vetmi qėndrim racional politik i tij. Debati tani qėndron nėse Basha fiton mė shumė pikė nėse distancohet nga Berisha dhe e mban atė larg fushatės, apo nėse thotė votoni pėr mua nėse nuk doni tė ikė dhe Berisha pas zgjedhjeve?! Mendoj se qėndrimi i dytė i jep mė shumė pikė brenda PD-sė, ndėrkohė qė ai ka pak shpresa tė trondisė elektoratin gri tė Tiranės me atė performacė politike qė ka. Kėshtu, fushata e tij ka shanse tė bėhet mė politike, mė entuziaste dhe mė motivuese dhe pėr ndonjė manipulim. Rreziku kryesor qė Basha ka nga luftėrat e brendshme nė PD kėshtu minimizohet dhe ai gjen arsye tė fusė nė betejė kastėn e korruptuar tė administratės qė mund ta shikonte me indiferentizėm kėtė betejė. Fjalimi i tij ishte bosh pėr nga idetė, bosh pėr nga programi, qesharak pėr nga premtimet, por serioz pėr nga motivimi politik. Akullorja me lesh, apo pambuku i sheqerit siē mund tė quhej fjalimi i tij i parė elektoral, vėrtitej pas njė shufre plastike dhe kjo ishte beteja pėr tė mbrojtur Berishėn. Kjo betejė realisht e motivon mė shumė se beteja pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Kjo rrit shanset pėr tė gjitha rreziqet nė fushatė, qė nga tensionet politike, fizike, dhe deri tek motivimi pėr tė prekur dhe votėn nė emėr tė njė ndėrtese mė tė madhe qė rrėzohet nėse rrėzohet i dėrguari i Zotit (Berisha) nė betejėn e Tiranės. Basha ka zgjedhur me vetėdije, tė jetė “no face, no name, … but number” nė betejėn e Tiranės.* Ndaj ndjehej boshllėku dhe cektėsia nė fjalėn e tij. Nuk ka bėrė kujdes pėr to, edhe pse nuk ėshtė aq e lehtė tė kesh pėrmbajtje. Ai ka zgjedhur tė luftojė nė emėr tė Berishės pėr tė ndalur ikjen e tij nga pushteti. Ka zgjedhur tė jetė njė pararojė e betejės sė tij. S’e ka menduar keq, pavarėsisht sa mund t’ia arrijė.

    Website gazeta tema

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Zyrtare, “Aleanca pėr Qytetarin” mandaton Bashėn pėr Tiranėn!

    Lulzim Basha: Bashkohuni me mua nė kėtė rrugė, tė zgjedhim tė ardhmen mbi tė shkuarėn

    25-03-2011 / Gazeta 55

    Mazhoranca ēel fushatėn elektorale pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit

    Pėrmes njė entuziazmi tė jashtėzakonshėm nė sallėn e madhe tė pallatit tė sportit “Asllan Rusi”, kandidati zyrtar i “Aleancės pėr Qytetarin”, pėr bashkinė e Tiranės, Lulzim Basha prezantoi platformėn pėr ndėrtimin e qytetit tė Tiranės; kthimin e qytetit te qytetarėt; Tiranėn Evropiane; Tiranėn simotėr tė kryeqyteteve tė vendeve tė Bashkimit Evropian. “Tirana e para, Tirana e Evropiane”- ėshtė slogani i Bashės pėr kryeqytetin e pas 8 majit, i cili do ketė sė shpejti njė tramvai si ēdo kryeqytet Evropian, me njė park tjetėr krahas Liqenit Artificial, me taksa tė ulėta dhe transparencė pėr ēdo fond publik. Premtim i Bashės ishte edhe ndėrtimi i njė plani urbanistik, pėr njė perspektivė dhjetėra vjeēare tė qytetit, pėr t’i dhėnė fund kėshtu kasaphanės urbane nė Kryeqytet; stop betonizimit tė pakriter. E gjithė platforma e Bashės pėrmblidhet nė togfjalėshin "Tirana e Para".

    Kandidati Lulzim Basha

    Kėtė mbrėmje vij para jush, si njė djalė i kėtij qyteti. Unė jam fėmija i parė i dy prindėrve tė pėrkushtuar dhe tė mrekullueshėm. Ata mė rritėn mua dhe vėllain tim mes vėshtirėsish dhe rropatjesh tė panumėrta. Ata na falėn gjithė dashurinė e tyre duke sakrifikuar gjithēka nga vetja. Edhe pse kohwt ishin tė vėshtira ata ja dolėn tė na sigurojnė njė fėmijėri tė ėmbėl, plot me kujtime tė lumtura. Sepse pėr ta, ne fėmijėt e tyre ishim gjithmonė tė parėt. Unė u rrita nė atė Tiranė duke ėndėrruar se si mund tė bėhej ajo njė ditė! Si mund te shndėrrohej nė njė qytet me mė shumė qytetėrim, me mė shumė drita tė vėrteta. Njė qytet qė tė rrezatonte mė shumė ngrohtėsi dhe mė shumė gėzim pėr banorėt e tij. 20 vjet me parė ne, shqiptarėt, e rrėzuam tavanin e hekurt qė ndrynte ėndrrat tona, qė mbyste shpresat tona dhe qė burgoste mendjet dhe trupat tanė. Nė kėto 20 vjet e kemi parė si qyteti ynė u rrit, ndryshoi dhe u zmadhua. Por sot kur unė dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmė bashkė me vajzėn tonė Dafina, ashtu si shumėkush, nuk jam i kėnaqur. Sepse ne tė gjithė kėrkojmė dhe po ashtu meritojmė mė shumė nga ky qytet, nga kjo shtėpi e madhe e pėrbashkėt. Tirana jonė dhe njerėzit e saj pėrballen me probleme reale dhe tė pėrditshme, probleme tė cilat nuk mund tė zgjidhen as me gjuhė tė egėr, as me protesta te dhunshme dhe as me beteja politike, por vetėm me shumė pune, vizion krijues dhe duke u bashkuar tė gjithė si qytetarė. Sepse ky qytet ka nevojė pėr njė ajėr tė ri, tė freskėt, tė ndryshėm, tė pastėr dhe mė tė gėzueshėm. Njė ajėr tė ri, ku humanja (njerėzorja) tė jetė shumė mė e pranishme. Njė ajėr tė ri, qė do ta bėjė qytetin mė mikpritės, mė bujar dhe mė tė dashur pėr banorėt e tij, fėmijėt, prindėrit, gjyshėrit tanė! Realiteti i sotėm ėshtė pėrherė e mė rraskapitės pėr banorėt e Tiranės. Vendet e punės janė tė pakta, ēmimet e strehimit tė larta, bllokimet e trafikut tė pėrhershme, ndotja e gjithė pranishme, parqet dhe lulishtet tė pamjaftueshme, shkollat te mbingarkuara, taksat bashkiake tepėr tė larta dhe korrupsioni mjaft i pėrhapur. Mund tė ēirremi sa te duam para kėtyre sfidave. Mund t’i tundim grushtet nė erė sa tė duam para kėtyre problemeve. Mund tė bėjmė sikur i mbulojmė ato, duke u kaluar pėrsipėr njė dorė boje. Por asnjė nga kėto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonė! Klithja e sloganeve politike nuk hap asnjė vend tė ri pune dhe kėsisoj nuk ulet dot ēmimi, qoftė edhe i njė buke tė vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnė kohėn e kthimit nė shtėpi, nuk e ēajnė dot trafikun kaotik pas njė dite tė lodhshme pune. As nuk ndėrtojnė dot, qoftė edhe njė park tė vetėm lojėrash pėr fėmijėt tanė. As gjuha e egėr dhe as bėmat e dhunshme nuk do ta shndėrrojnė Tiranėn nė njė qytet mė tė mirė pėr fėmijėt e mi dhe fėmijėt tuaj. Asnjė nga kėto nuk i ndihmon njerėzit tė pėrmbushin shpresat e tyre. Jo. Qytetaret e Tiranės presin me shume se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janė tepėr tė mėdha, sfidat e tyre tepėr urgjente dhe bastet pėr tė ardhmen tone tepėr tė larta pėr tė lejuar teatrin politik tė radhės tė vazhdojė tė shfryjė plot mllef dhe hipokrizi. Sot ėshtė koha pėr t’u ndarė nga kėto shfaqje njėherė e mirė. Ėshtė koha pėr t’ju pėrveshur punės, pėr tė vėnė Tiranėn tė parėn, njerėzit tė parėt. Por ēfarė mund tė bėjė njė kryebashkiak pėr punėsimin dhe ēmimet, nėse nuk rropatet natė e ditė pėr kėtė problem? Nėse nuk bėn tė vetin edhe problemet e tė tjerėve? Nėse nuk e ndjen deri nė palcė pėrgjegjėsinė e kėsaj detyre? Asgjė. Kėtė e dėgjuam dhe mbrėmė nga Kryetari aktual i Bashkisė i cili tha se ka tė tjera plane dhe preokupime nė kėto kohė: do qė tė kapė karrigen e kryeministrit. Ka dy lloj njerėzish, ata qe marrin seriozisht vetėm veten e tyre dhe ata qe i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Unė u rrita, u shkollova dhe ēava nė jetė, falė kėsaj te dytes. Ėshtė e vetmja rrugė qė njoh. Ėshtė e vetmja rrugė qė mėsova nga prindėrit e mi dhe ky qytet. Sepse, sipas meje sekreti ėshtė dashuria. Ne ndjejmė dhe e kuptojmė njėri - tjetrin pėrmes dashurisė. Dashuria ėshtė elementi mė thelbėsor pėr ēdo njeri, ndriēimi mė rrezatues dhe forca mė e madhe, e aftė tė kapėrcejė gjithēka tjetėr. Prandaj e di se tė gjithė sė bashku, me dashurinė pėr fėmijėt tanė, pėr prindėrit tanė, me dashurinė pėr kėtė qytet dhe njeri - tjetrin nuk ka gjė qė nuk mund tė arrijmė. Prandaj sot nuk vij para jush pėr t’ju ndarė nė njė betejė tjetėr politike. Pėrkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore te bashkohemi pėr ta vėnė Tiranėn tė parėn, pėr tė ndėrtuar se bashku tė ardhmen europiane tė kėtij qyteti. Sepse betejat e vėrteta nė ketė qytet nuk zhvillohen nė teatrin politik tė radhės. Ato zhvillohen nė ēdo familje dhe nė ēdo shtėpi Tirane. Nė ēdo rrugė dhe nė ēdo lagje tė saj. Nė jetėn e ēdo banori tė saj. Keto jane betejat e verteta. Betejat e njerezve te ketij qyteti. Betejat per nje jete me te mire. Betejat me papunsine dhe cmimet e larta. Betejat per me shume shkolla dhe shkolla me te medha e me te mira. Betejat kunder pamundesive te perditshme. Betejat per mundesi. Betejat tuaja tė perditshme do jenė tė vetmet beteja per mua. Une sot i futem sfides per ta kthyer qytetin tone ne qytetin e mundesive. Mundesive per punesim dhe jetė mė tė mire. Mundesive per rruge, sheshe, parqe, kende lojrash, ajer te paster, trafik normal, transport publik, arsim, kulture dhe sport. Dhe pėr kėtė, qytetit i duhet njė kryebashkiak pėr tė cilin “E para ėshtė Tirana, tė parėt jeni ju”! E di se ēdo politikan mund tė premtoje gjėra, shpesh tė bukura por tė pamundura, por ajo pėr tė cilėn ka nevoje ky qytet ėshtė njė njeri qe t’i futet punės dhe t’ja dalė asaj nė krye. Nė tė folur njerėzit mund tė jenė njėlloj, por veprat e tregojnė ndryshimin midis tyre. Nė 6 vjet nė shėrbim tė publikut unė kam folur me vepra dhe jo vetėm me fjalė. Kam mbajtur cdo premtim qė kam dhėnė, kam pėrmbushur cdo angazhim qė kam marrė. Unė dua dhe di tė punoj pėr Tiranėn! Unė do tė punoj pėr ju, pėr te gjithe ju sepse pėr mua “Ju jeni tė parėt, Tirana ėshtė e para.” Unė do punoj pėr tė luftuar ēmimet e larta nė kėtė qytet. Akti im i parė do jetė krijimi i nje Agjensie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit, qė do ketė detyrė parėsore inspektimin, raportimin dhe turpėrimin publik te ēdokujt qė spekullon me ēmimet nė Tiranė, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shėrbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga ēmimet abuzive dhe mallrat jocilėsore si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do tė jetė njė angazhim i plotė i Bashkise. Konkurenca e ndershme ėshtė ēelėsi i tregut tė lirė, ēmimeve tė ulėta, dhe mundėsive mė tė mėdha. Tė gjithė nivelet e qeverisjes duhet tė luajnė rolin e tyre duke filluar nga Bashkia. Bashkia gjithashtu do tė punojė pėr pėrmirėsimin e infrastrukutres, pėr tė ulur koston e transportit qė lidhet me mallrat dhe shėrbimet nė mėnyrė qė kėto kursime t’i kalojnė konsumatorit. Akti im i dytė si Kryebashkiak do tė jetė krijimi i TaskForces pėr Punėsimin. Nė qytetin tonė njerėzit e kualifikuar nuk mund tė gjejnė vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund tė gjejnė njerėz tė kualifikuar. Ngėrci i zhvillimit ekonomik qė ka mbėrthyer Tiranen nė kėto vitet e fundit ka nxjerrė nė pah problemin e punėsimit dhe tė papunėsisė. Potenciali ekonomik i qytetit tė Tiranės dhe ai i punenxenies janė dobėsuar ndjeshėm kėto 3-4 vitet e fundit. Ndėrkohė qė popullsia e qytetit vazhdon te rritet. Dhe do tė rritet edhe nė tė ardhmen. Ne themel te arsyes qėndron performanca e dobėt e Bashkise nė tė gjitha drejtimet. Rritja e kostove dhe pasigurisė mbi bizneset si rezultat i politikave tė gabuara tė Bashkisė tė tilla si rritja shumėfish e barrės fiskale lokale, shtimi i kostos sė burokracisė bashkiake, zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik, mos-angazhimi i Bashkisė nė krijimin e lehtėsirave pėr biznesin shqiptar apo tė huaj, e deri tek radikalizmi dhe konfliktualiteti i lartė, kanė shkaktuar frenimin e investimeve private, shqiptare e tė huaja e pėr pasojė edhe frenimin e mundėsive pėr punėsim e vetėpunėsim. Unė do tė punoj fort pėr kėtė. Bashkia do tė angazhohet nė zbatimin e politikave direkte pėr nxitjen e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė pėrmes ngritjes sė njė sistemi bashkiak tė informacionit mbi tregun e punės, lehtėsimit tė kontakteve mes punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve, afrimin e shkollės dhe universiteteve me biznesin, hapjen e mundėsive pėr praktika mėsimore pranė Bashkisė dhe gjithe rrjetit institucional apo partnerėve privatė tė saj, si dhe pėrmes trajnimit profesional. Pėr kėtė qėllim Bashkia do tė punojė ngushtė me komunitetin e biznesit, shkollat, universitetet, median, shoqėrinė civile si dhe me strukturat e specializuara tė qeverisė dhe bashkive e komunave fqinje. Shumė tė rinj qė mbarojnė studimet e kanė tė vėshtirė tė gjejnė njė punė nė profesionin e tyre. Bashkia do ti ndihmojė kėta tė rinj duke financuar njė program stazhi qė do ti afrojė ata me sektorin privat dhe do ti pajisė me pėrvojė pune nė profesionin e tyre. 70% e atyre qė kryejnė stazhe tė tilla iu ofrohet punėsim i pėrhershėm nė sektorin privat, dhe ne e kemi pėr detyrė tė bėjmė gjithshka pėr punėsimin e brezit tė ri. Por kjo nuk mjafton. Ne do tė krijojmė mė shumė vende pune dhe punėsim me paga mė tė mira. Sot Bashkia nuk bėn asgjė pėr punėsimin. Dhe ndonėse Bashkia nuk mund tė bėjė gjithēka pėr punėsimin, ajo mund tė bėjė diēka dhe me mjaft rėndėsi. Misioni im ėshtė hapja e 30 mijė vendeve tė punės nė dy vitet e ardhshme. Vetėm unaza e madhe dhe projektet e tjera tė nėnkalimeve dhe parkingjeve nentokesore do tė krijojnė mbi 5800 vende pune. Por sektori publik nuk mund tė arrijė gjithcka. Pėr tė krijuar mė shumė punėsim dhe punėsim me pagė mė tė mirė ne duhet tė nxisim ekonominė duke ndihmuar hapjen e bizneseve tė reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot Bashkia jo vetėm qė nuk po ndihmon, por ajo po pengon. Tirana ėshtė qyteti me numrin dhe nivelin mė tė lartė tė taksave dhe tarifave vendore. Jo vetėm numėrohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre ėshtė rritur me disa here gjate dekadės se fundit. Nuk ka nevoje tė jesh ekonomist pėr tė kuptuar qė me taksa kaq te larta mė mirė tė ulėsh qepenat, t’i vesh kyēin derės dhe ta mbyllėsh biznesin. Une sot deklaroh para jush objektivni: TIRANA ,VENDI I DUHUR PĖR TE BERE BIZNES. Si Kryebashkiaku juaj, unė do tė heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do tė ul 2 deri nė 5 herė taksat dhe tarifat qė mbesin. Unė angazhohem gjithashtu qė nėpėrmjet thjeshtėzimit tė procedurave administrative dhe pėrdorimit tė teknologjisė sė informacionit, krijimit tė parqeve industriale, pėrdorimit tė formave tė ndryshme tė partneritetit publik-privat pėr zhvillimin ekonomik dhe masave tė tjera do ti japim njė implus tė ri zhvillimit tė biznesit tė vogėl, tė mesėm dhe tė madh duke rritur mundėsitė e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė. Bashkia do tė ndihmojė kėdo qė do tė sjellė biznesin e tij nė qytet duke thjeshtėsuar nė maksimum burokracinė bashkiake. Bashkia do tė lehtėsojė nė maksimum lėvizjen e ēdo biznesi qė dėshiron tė vijė nė Tiranė nga Roma apo Milano, nga Berlini apo Madridi: ne do t’i ndihmojmė. Tirana do jetė qendra e biznesit dhe unė do bėj ēdo gjė qė tė sjell punėsim dhe investime nė Tiranė sepse pėr mua e para eshtė Tirana dhe ajo duhet dhe do tė jetė krah pėr krah kryeqyteteve tė tjera tė Europės. Po pėr kėtė na duhet tė ndėrtojmė njė Tiranė moderne Europiane. Ne duhet tė ndėrtojmė mė shumė shkolla qė fėmijėt tanė tė mos rrijnė nė klasa me nga 40 nxėnės, duhet tė krijojmė kushte mė tė mira qė mėsuesit tė japin mėsim nė mėnyrė dinjitoze dhe nxėnėsit tė mėsojnė normalisht. Ne duhet tė eliminojme mėsimin me dy turne dhe tė kemi klasa me mė pak se 30 nxėnės, shkolla te hapura e tė mirėpaisura, ku zhvillohet mėsim por edhe jete sociale pėr nxenesit dhe komunitetin; internet falas pėr te rinj, nxėnės e studente, jo vetėm ne shkolla por ne te gjithė territorin e qytetit. Shkollat do te shndėrrohen ne qendra te jetės komunitare duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e pėrshtatshme ndėrsa Bashkia do te organizoje dhe financoje aktivitete te larmishme ndėrshkollore Tirana eshte qyteti i pare universitar i Shqiperise. Bashkia do tė krijojė mundesitė qė Tirana tė presė dhe tė mbajė nė gjirin e saj, me tė gjitha kushtet dhe infrastrukturat, mė shumė se 100.000 studente. Njė Bibliotekė Universitare e Tiranės, ėshtė premtimi im konkret, pėr Tiranen, kryeqytet universitar. Ne kemi nevojė tė investojmė nė infrastrukturė, ēka do tė hapė fronte pune tė menjėhershme dhe do tė ndėrtojė themelin e njė rritje ekonomike afatsgjatė. Unaza e madhe qė do tė qarkojė Tiranėn do tė rrisė efiēencen e biznesit dhe qytetarėve duke shkurtuar ndjeshėm kohėn e transportit. Ajo do tė ndihmojė edhe zhvillimin e lagjeve tė Tiranės duke i lidhuar ato me njė sistem modern trasporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nėnkalimet dhe parkingjet nentokesore do ta zgjidhin pėrfundimisht problemin e trafikut nė Tiranė. Unė do angazhohem edhe pėr pėr njė system transporti publik cilėsor, tė shtrirė nė tė gjithė qytetin dhe tė pakushtueshėm, falas pėr tė moshuarit, fėmijėt dhe personat nė ndihmė sociale. Tirana ashtu si ēdo kryeqytet Europian do te kete tramvajin e saj. Ne kemi nevojė pėr mė shumė parqe dhe lulishte, pėr rrugė dhe trotuare cilėsore. Ne kemi nevojė pėr njė plan pėr qytetin tonė dhe jo tė vazhdojmė tė hedhim beton dhe tė ndėrtojmė kuturu. Ky plan do tė ketė nė vėmendje jo vetėm qendrėn e qytetit por edhe lagjet tona, kudo ku jetojnė banorėt e kėtij qyteti. Tirana duhet tė pėrfundojė odisenė e mungesės sė pafundme tė planit rregullues, qė gjithmonė ėshtė afėr pėrfundimit por asnjeherė nuk pėrfundon, duke mbetur kėshtu i hapur ai bark qė pjell tė gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndėrtimit dhe perspektivėn e paqartė tė vlerės sė ēdo ndėrtimi. Kjo do tė marrė fund njėherė e mirė. Dhe kėtu, unė si kryetar i bashkisė nuk do tė hezitoj tė kundėrshtoj madje as vendime tė marra nga Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit, kur ato bien ndesh me interesat afatgjatė tė qytetarėve tė Tiranės. Unė e di se ka mes jush qė pyesin se cfarė raporti do tė ndėrtoj unė nesėr si Kryebashkiak me qeverinė qėndrore. Pėr tė gjitha ata qė pyesin, kjo ėshtė pėrgjigjia ime: Unė do tė punoj me qeverinė qėndrore sa herė e lyp interesi mė i mirė i Tiranės, por nuk do tė ngurroj kurrė tė pėrballem me tė nėse ky interes vihet nė pikėpyetje. Qeveria qėndrore mund, duhet dhe do tė bėjė shumė pėr Tiranėn, dhe unė si Kryebashkiak do tė punoj me tė dhe do ti jem mirėnjohėse per cdo ndihme kesaj mysafire te perhershme te qytetit tone. Lagjet tona, aty ku njerėzit bėjnė jetėn e pėrditshme, jo vetėm qendra, kanė nevojė t’i nėnshtrohen njė zhvillimi dinamik nė respekt tė plotė pėr pronėn private dhe njė harmoni tė drejtė tė zhvillimit tė saj nė favor tė familjeve qė e zotėrojnė atė. Ne duhet tė sjellim shėrbime thelbėsore dhe tė krijojmė njė qytet policentrik me hapėsira tė gjelbra dhe ambjente ēlodhėse dhe argėtuese ku njerėzit tė jetojnė, tė punojnė dhe tė ēlodhen. Bashkia do te angazhohet pėr njė program qe synon shpėtimin e sipėrfaqeve te gjelberta nga prishja dhe rehabilitimin e shpejte te tyre. Gjithashtu, Bashkia do te ndėrtojė parqe te vogla dhe zona apo qendra argėtuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojnė ende hapėsira te lira. Pėrmes investimeve publike por edhe partneritetit publik-privat ne do tė rrisim cilėsinė dhe kapacitetet ēlodhėse dhe argėtuese te Parkut te Madh te Liqenit, te Parkut te Dajtit si dhe do tė investiojmė pėr zona te mėdha te gjelberta, ēlodhėse dhe argėtuese ne territoret e bashkive e komunave fqinje. Unė angazhohem sot para jush pėr ndėrtimin e njė Parku tjetėr tė Madh tė Tiranės si dhe ndėrtimin e Korridorit Rekreativ tė Lumit tė Tiranės si pjesė e njė plani tė ri te zhvillimit qė Bashkia do tė vėrė nė jetė ne bashkėpunim dhe harmonizim me bashkitė dhe komunat fqinje. Ky plan duhet t’i kthejė qytetarit zėrin e tij pėr tė vendosur mbi tė ardhmen dhe zhvillimin e komunitetit. Pėr kėtė qėllim, mbledhjet ku shqyrtohet cdo plan ndėrtimi pėr qytetin tonė do jenė tė hapura pėr publikun. Ju dhe fqinjėt tuaj do tė keni mundėsinė tė jepni mendimin tuaj dhe tė zgjidhni tė ardhmen e lagjes tuaj. Unė do tė kėrkoj gjithashtu qė ēdo ndryshim destinacioni pėr biznesin tė jetė i hapur pėr komentet e publikut. Nėse dikush do tė hapė njė diskotekė te pragu i banesės tuaj, ju do tė keni tė drejtėn tė kundėrshtoni. Unė do tė jem njė Kryebashkiak i hapur pėr tė dėgjuar nga ju. Ēdo tė premte unė do tė kem orar zyrtar pritjeje ku ēdo qytetar me problem tė cfarėdollojshėm do mund tė vijė dhe tė flasė vetė me Kryetarin e Bashkisė dhe unė do bėj gjithēka pėr tė zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevojė pėr njė Kryebashkiak qė kujdeset pėr hallet dhe shpresat e njerėzve. Njė Kryebashkiak qė do t’i pėrkushtohet Tiranės dhe qytetarėve tė saj me mish e me shpirt. Njė Kryebashkiak pėr tė cilin tė parėt janė njerėzit, e para ėshtė Tirana. Nėse duam qė Tirana tė jetė njė qytet modern dhe Europian, ne na duhet nje plan modern urban, qė jo vetėm zgjidh problemet e sotme, por qė i krijon metropolit tonė perspektivėn dhjetėra vjecare tė zhvillimi. Por Tirana nuk mundet kurrė tė realizojė potencialin e saj tė plotė kur korrupsioni zhbiron jetėt tona. Kur Bashkia harxhon 8300 lekė pėr frymė pėr pagat dhe vetėm 2500 lekė pėr shėrbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 ditė pėr njė leje ndėrtimi, dhjetėra herė mė shumė se nė cdo qytet tjetėr Europės, disa herė mė shumė se nė cdo qytet tjetėr tė vendit. Celėsi ėshtė transaparenca. Ēdo lek qė bashkia shpenzon, duke pėrfshirė rrogat e punonjėsve dhe ēdo kontrate qė lidhet do tė publikohet ne faqen zyrtare tė internetit. Bashkia duhet tė jetė solidare, ajo duhet tė ēlirojė dhe inkurajojė energjitė bamirėse nė qytet. Ne duhet tu gjendemi neė krah njerėzve nė nevojė. Bashkia do t’i vijė nė ndihmė nėnave kryefamiljare qė mbajnė tė vetme familjet. Nuk do te kete femije qe braktisin shkollen per arsye ekonomike, ne do t’i heqim nga rruga fėmijėt qė lypin dhe do ti ulim nė bankat e shkollės bashkė me moshatorėt e tyre pėr tju dhene edhe atyre shansin qė u jep shkolla pėr njė jetė mė tė mirė. Tirana ėshtė zemra kulturore e vendit dhe kombit tonė. Kėtu jeton elita e vendit dhe njė komunitet i mrekullueshėm njerėzish tė artit dhe tė kulturės. Bashkia do tė vendoset nė qendėr tė njė mekanizmi dinanamik qė ndjell ardhjen nė Tiranė tė shumė aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe Ēmimit Bashkiake pėr shumė fusha tė kulturės, artit dhe letėrsisė do tė ngjallin garėn pėr krijim, art dhe kulturė nė qytet. Tirana, njė destinacion turistik do tė plotėsohet me disa destinacione turistike pėrreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i njė Rrjeti i Destinacioneve tė Intregruara Turistike tė zonės sė Tiranės, nė bashkėpunim me kolegėt e komunave apo bashkive pėrreth kryeqytetit do tė propozojė pėr turistėt njė Tiranė tė vizitueshme gjithė vitin. Dhe tani mė lejoni tė them dy fjalė pėr Edi Ramėn. Ai nuk ėshtė armiku ynė. Dhe ndoshta nė krye tė herės edhe ka arritur diēka pėr qytetin. Por qė kur erdhi nė krye tė Partisė Socialiste interesi i tij i vetėm ėshtė lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna pėr Tiranėn dhe qytetarėt e saj. Qyteti ynė ka mbetur nė vendnumėro, sepse ai eshte obsesuar me kolltukun e kryeministrit dhe i ėshtė futur njė betejė politike pėr hesap te vet, por qė nuk na ndihmon te ndėrtojme asnjė shkollė tė vetme, nuk na shtron asnjė rrugė tė vetme, nuk na krijon asnjė vend tė vetėm pune. Degjova se dje tha qe do te kandidionte per Bashkine e Tiranes per t’u bere kryeminister. Pune e paqme! Por a ėshtė kjo ajo qė kėrkojnė qytetaret e Tiranes kur i drejtohen dhomes se votimit per te zgjedhur njeriun qe duhet te zgjidhe hallet e tyre te perditshme ne kete qytet? Unė ju ftoj ta refuzojmė me votė qyetatare kėtė betejė tė re politike qė ai na propozon pėr interesat e tij dhe aspak tė qytetit tonė dhe tė zgjidhni alternativėn qe ju vendos ju te paret, Tiranen te paren! Dje unė dhashė dorėheqjen si Ministėr i Brendshem sepse besoj se Tirana meriton njė Kryebashkiak me kohė tė plotė qė do t’i vėrė veshin njerėzve dhe do tė punojė gjithė kohėn pėr t’i kthyer shpresat e tyre nė realitet dhe jo tė merret me beteja politike. Sepse kėtu dicka shumė e rėndėsishme ka humbur rrugės : arsyeja pse ēdo burrė apo grua garon pėr t’u zgjedhur ėshtė tė ndihmojė dhe tu shėrbejė njerėzve. Nė cdo hap tė kohės time nė shėrbim publik kjo ka qenė motoja ime. Gėzimi im dhe brenga ime ėshtė se pėr ēdo person qė kam mundur tė ndihmoj e di qė ka patur tė tjerė qė nuk kam mundur t’i ndihmoj. Por unė dua ēdokėnd qė mė dėgjon sot ta dijė se jam nė anėn tuaj, se do punoj pėr ju, se do e degjoj zėrin tuaj. Nė kėtė qytet cdokush has pengesa tė ndryshme dhe ka qėllime tė ndryshme, sipas moshės, punės, lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetarėt e Tiranės ajo qė mė impresionon nuk ėshtė shumėllojshmėria por ngjashmėria e dėshirave, kėrkesave dhe shpresave tė tyre pėr Tiranėn. Njerėzit e kėtij qyteti duan hapėsira tė gjelbėrta, parqe dhe kėnde lojėrash. Ata duan t’u mblidhen rregullisht plehrat, njerėzit duan trotuare dhe rrugė tė shtruara, njerėzit duan njė qytet ku ajri qė ata dhe fėmijėt e tyre thithin ėshtė i pastėr dhe ku mbeturinat pastrohen, njė qytet me mė pak trafik, mė shumė parkingje dhe njė qytet me njė transport publik qė funskionon. Njerėzit duan njė qytet ku lagjet tė jenė tė ndriēuara, ku kujdesi shėndetėsor tė jetė mė pranė tyre dhe ku zėri i tyre tė dėgjohet. Njerėzit duan njė Bashki qė punon pėr ta, dhe jo pėr tė ēuar mė tej axhendėn politike personale tė Kryetarit. Njerėzit duan njė qytet mė tė mirė, dhe ajo qė ia ka zėnė rrugėn ėshtė lufta politike. Unė ju premtoj sonte se cfarėdo qė tė ndodhė, unė nuk do ta harroj kurrė se arsyeja pse jam nė zyrė publike ėshtė qė tju shėrbej ju te dashur bashkqytetarėt e mij. Packa nėse jeni demokratė apo socialsitė, LSI apo PDU, Republikanė apo LZHK. Nuk ka rėndėsi nėse jeni tė moshuar apo tė rinj, burra po gra, tė punėsuar apo tė papunė, apo pensionistė. Ne tė gjithė jemi qytetarė tė Tiranės dhe unė do punoj cdo ditė pėr tė ardhmen e cdo qytetari. Sepse per mua te paret jeni ju! e para eshte Tirana! Nesėr unė do ta nis fushatėn time me njerėzit, duke i takuar dhe duke i dėgjuar ata. Unė mezi pres te jem mes jush ne cdo lagje te Tiranes t’ju shtrėngoj duart, tė ulem bashkė me ju dhe tė degji shqetesimet, qėllimet dhe shpresat tuaja. Bashkė me ju do tė ndaj platformat e mija per zgjidhjen e problemeve, vizionin tim per Tiranen moderne Europiane. Tė dashur bashkėqytetarėt e mi, Ne gjendemi tani nė njė udhėkryq. Para nesh ka dy rrugė, dhe ne duhet tė zgjedhim. Njėra rrugė na kthen tek politika e vjetėr e ndasive, akuzave, konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rrugė na len ne vend. Rruga tjetėr udhėheq drejt mundėsisė, bashkimit, shpresės, progresit dhe optimizimit ku nė qendėr jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, dhe kjo rrugė na con drejt mundesive te reja per secilin, drejt zgjidhjeve te medha per Tiranen. Unė dua tė luftoj betejėn e tė ardhmes tonė: njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė ne. Pėr Tiranėn, qytetin qė ne duam dhe qė meriton mė shumė. Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua nė kėtė rrugė, ta lėmė pas konfliktin shterpė tė akuzave politike, tė zgjedhim tė ardhmen mbi tė shkuarėn, tė zgjedhim mundėsinė shpresėn dhe ėndrrat tuaja. Le ta shtrimė vėshtrimin tonė drejt mundesive tė reja dhe zgjidhjeve tė mėdha, tė bindur se se bashku do tja dalim. Tė cohemi dhe tė fillojmė punėn pėr qytetin e ėndrrave tona, tė bashkohemi me njė zė tė vetėm dhe ta lėmė atė zė tė dėgjohet fort e mė fort nga besimi qė ne kemi se ne mund tė ndėrtojmė njė Tiranė mė tė mirė, se ne do ta ndėrtojmė njė Tiranė mė tė mirė dhe do te mposhtim cdo sfidė dhe asgjė nuk do na ndalė nė rrugėn tonė. Faleminderit!

    Kryeministri Sali Berisha: Lulzim Basha, personalitet i ndritur i Partisė Demokratike

    Jemi mbledhur sot pėr t’i shprehur mbėshtetjen tonė kandidatit tė PD-sė, tė “Aleancės pėr Qytetarin”, njė prej personaliteteve mė tė shquara tė sukseseve tė Partisė Demokratike. Njėrit prej qytetarėve mė tė shquar tė kryeqytetit, intelektualit tė talentuar zotit Lulzim Basha. Sot ne sė bashku jemi kėtu, pėr tė mbėshtetur qytetarin e parė tė ardhshėm tė Tiranės, birin e kėtij qyteti qė 20 vjet mė parė. Ti shkėlqeve zoti Basha si student shqiptar nė Universitetin e Utrehtit, si studenti mė i shkėlqyer, nė njė universitet tė niveleve mė tė larta tė Universiteteve tė Evropės. Ne tė mbėshtesim ty jo vetėm pėr studimet e shkėlqyera, ti fitove vendin e parė nė botė nė njė nga konkurset. Ne mbėshtesim sot Lulzim Bashėn, bashkėshortin shembullor, prindin shembullor. Ti je njeriu i vlerave familjare qė Shqipėria i ka hyjnore. Ne mbėshtesim Lulzim Bashėn sepse nė vitin 2005, sė bashku me njė grup intelektualėsh, tė rinjsh, do riktheheshin nė gjirin e Partisė dhe do ktheheshin nė uraganin e fitores. Vitet tona nuk kanė qenė tė lehta. Vitet tona kanė njohur vėshtirėsi. Kombi ynė kishte njohur copėtime, ndarje, pushtime, diktatura, ndarje tė mėdha nga malet dhe gjeografia. Ne jemi sot kėtu burrat dhe gratė qė vendosėm njė tullė nė bashkimin kombėtar, bashkimin kombėtar tė Lirisė. Ēėshtja kombėtare ēėshtja e parė, ēėshtja e dinjitetit tė shqiptarėve. Ndaj dhe ne bėmė tė pamundurėn tė mundur, vendosėm tė shembim malet, tė bashkonim kombin. Nė kėtė detyrė, ne mandatuam ministrin, zyrtarin qė me pėrkushtimin e tij do tė kapėrcente ēdo pengesė, do tė bėnte qė projekti i rrugės sė kombit tė shndėrrohej nė realitet. U pėrpoqėn tė hedhin baltė mbi rrugėn, mbi kombin, menduan se mund tė tė kryqėzojnė pėr fajin e vetėm se shndėrrove nė realitet njė nga ėndrrat e shqiptarėve. Atyre iu mbetet e shkuara, kurse ju, vizioni i ardhshėm pėr Tiranėn e qytetarit, pėr Tiranėn e shekullit, pėr Tiranėn kryeqytet Evropian. Gjimnazisti, Lulzim Basha, bashkė me qindra e mijėra studentė dhe studente tė kryeqytetit, do tė thėrrisnin 19 vjet mė parė nė rrugėt e Tiranės; “Shqipėria nė NATO”, “Shqipėria si Evropa”. Partia Demokratike dhe Qeveria do t’i besonte atij diplomacinė e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO. Sot, Shqipėria ėshtė vend anėtarė i NATO-s, qytetari i saj i parė i ardhshėm bėri gjithēka, ēdo gjė qė kjo ėndėrr fisnike tė bėhej realitet dhe Tirana kryeqyteti ynė tė jetė sot kryeqyteti i njė vendi anėtar tė NATO-s. E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa, ishte kushtrimi dhe thirrja qė buronte nga zemra e tij dhe e tė rinjve shqiptarė 210 vjet mė parė. Sot, qytetari i parė i Tiranės del para jush, pasi me pėrkushtimin e tij, talentin e tij, vendosmėri e tij, ia doli tė bėjė tė mundur qė shqiptarėt tė lėvizin tė lirė nė mbarė Evropėn, tė fluturojė nė Bruksel, duke realizuar ėndrrėn e shqiptarėve pėr tė lėvizur tė lirė. Por ne, ēfarė do qė tė bėjmė, kurrė ndonjėherė nuk ia shlyejmė, ndaj Tiranės ne kemi borxhe dhe detyrime. Jam pėrpjekur me dashurinė mė tė madhe qė tė bėjmė ēdo gjė pėr njė Tirana tjetėr. Pavarėsisht se kėto 6 vite Tirana qeverisej nga kundėrshtarėt tanė, qeveria ime 3- fishoi fondet, nė mėnyrė qė qytetarėt e Tiranės tė pėrjetonin standardet e njė Tirane tjetėr, por kjo u bė pamundur sepse Tirana e ėndrrės u zėvendėsua me Tiranėn e Betonit, Tirana e vizionit, me Tiranėn e mbyllur, Tirana e parqeve me Tiranėn e ferrave. Tirana, ēdo ditė, ēdo muaj largohej nga qytetarėt e saj. Z.Basha, sot pėr qytetarėt e Tiranės, njė nga ėndrrat e qytetarėve, ėshtė ėndrra e Tiranės Evropiane, ėndrra e Tiranės sė qytetarėve, ėndrra e Tiranės sė Bukur. Jam kėtu pėr tė dhėnė fjalėn para qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė se qeveria qė unė drejtoj do tė mbėshtesė fuqishėm ēdo projekt, ēdo zhvillim tė kėtij kryeqyteti. Zoti kryetar i ardhshėm i Bashkisė, ne tė japim ty nė 8 maj ditėn e fitores, tė ėndrrės sė qytetarėve tė Tiranės dhe Shqipėrisė. Fitore!

    Rajmonda Bulku: Lulzim Basha, e ardhmja e Tiranės

    Deputetja e Partisė Demokratike, Rajmonda Bulku, ēeli mitingun e PD-sė nė pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, duke vlerėsuar kandidaturėn e Lulzim Bashės pėr bashkinė e Tiranės. Bulku tha se Basha ėshtė personaliteti qė i duhet qytetit tė Tiranės. "Janė tė shumtė ata qė duan tė dėgjojnė Bashėn"- tha znj.Bulku.

    Ish-mėsuesja e Bashės, Merita Xoxa

    Kam patur fatin qė tė kem nxėnėsin Lulzim Basha nė klasėn time kujdestare. Tipari kryesor i Lulzim Bashės, ėshtė serioziteti. Luli zė njė vend tė veēantė. "Lulzim Basha ėshtė njė personalitet i respektuar dhe i dashur pėr qytetarėt e Tiranės. Luli, jam e bindur qė do t’ia dalėsh".

    Doktor Ndroqi dhe nipi i kryetarit tė parė tė Bashkisė sė Tiranės

    Kam njė shqetėsim pėr tė sjellė mes jush, dhe po ashtu dhe njė kujtim. Shqetėsimi ėshtė se s’mund tė jetojmė mė nė njė qytet tė tej ndotur. Ne nuk mund tė jetojmė nė Tiranėn e betonit. Lulzim Basha mund dhe do tė bėjė diēka pėr Tiranėn. Lulzim Basha duhet ta kthejė Tiranėn te qytetarėt, te njerėzit. Lulzim Basha, fitore!

    Erjon Bogdani

    Tė gjithė ju e dini se futbolli ėshtė pasioni im, por para jush mė ka sjellė njė dashuri tjetėr e madhe, dashuria pėr qytetin tim ku jam lindur. Vij me dėshirė nė Tiranė sepse me merr malli pėr njerėzit e mi. Ndjehem jo mirė kur shoh Tiranėn nė gjendjen aktuale. Tirana meriton mė shumė. Ne duam njė kryetar bashkie qė punon pėr sportin, shėndetin dhe qytetarėt e tij. Pėr tė fituar nė futboll duhet njė skuadėr e fortė dhe njė kapiten i mirė. Unė sot jam me skuadrėn e Lulzim Bashės. Ju faleminderit!

    Mitingu

    Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca pėr Qytetarin”, zhvilluan sot njė miting madhėshtor nė pallatin e sportit “Asllan Rusi” nė kryeqytet. Mazhoranca ēeli fushatėn elektorale pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit dhe njėherazi prezantoi zyrtarisht kandidatin e “Aleancės pėr Qytetarin”, pėr bashkinė e Tiranės, zotin Lulzim Basha. Pas mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike, ku u miratuan kandidatėt e mazhorancės pėr zgjedhjet vendore, “Aleanca pėr Qytetarin”, hap kėshtu fushatėn elektorale, duke i paraprirė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit.

    ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Un flas per bashen ti flet per tan leprin
    Eshte hap nje teme per tan leprin
    Shko e jepi ngushellimet atje
    Qenka hapur dhe ne fshatin tend lajmi se ishte larje hesapesh???
    hahahahahaha

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    bravo luli ,sot i ke fut friken kundershtarve me prezantimin tend te jashtezakonshem ...
    ...Tirana eshte e para

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga flor1 Lexo Postimin
    bravo luli ,sot i ke fut friken kundershtarve me prezantimin tend te jashtezakonshem ...
    Gazeta: zeri i popullit me edukatoren e kopshtit.
    Keta udheheqin kombin.phhhhhhhhhhhhhh.
    PS.po rezervat kur do i hidhni ne sulm.
    Fiton Edi Rama,bindshem.

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eshte kenaqsi e detyre qytetare te votosh nje njeri kaq te mir e kaq te thjeshte e kaq te kulturuar e mbi te gjitha kaq rezultativ si Luli.

    Lum Tirana qe do ta ket me ne fund nje djal zotni kryetar te bashkise.

    E kini ne dore me nji cop leter qe quhet vote ti thoni ..pirdhu.. nji her e mire shtazes qe po ja nxin jeten shqiptareve.. edvin 21 -shit.

    ----------

    ''E vjetra'' dhe ''e reja'' tek e majta jonė

    Hamit TAKA

    Ndėrkombėtarėt po tregojnė njė qėndrim mė tė drejtpėrdrejtė dhe mė tė qartė ndaj sė majtės shqiptare, bile shumė mė tė prerė edhe se nė vitet e para pas fitores sė demokracisė me zgjedhje tė lira dhe plebishitare tė 22 marsit 1992. Kjo ishte pak e papritur pėr "opozitėn e bashkuar" dhe ua dogji nė duar "ēekun" e shpresuar tė kapitalit politik pėr zgjedhje tė parakohshme me anė tė anarshisė, se pėr ta marrė pushtetin me dhunė nuk kishin shans as pėr 1000 vjet. Kjo vonesė, mbase diplomatike dhe ky qartėsim i profilit makiavelist i sė majtės sonė tek ndėrkombėtarėt ndodhi sepse fillimisht nuk mund ta perceptonin socializmin shqiptar nė tėrė origjinalitetin e tij, i cili ishte mė shumė njė tip sulltanati nė mes tė Europės se njė shoqėri e formatit sllavo-komunist. Pavarėsisht se Partia e Punės dhe diktatori e trumbetonin me tė madhe ēdo ditė se ne po ndėrtonim njė shoqėri origjinale, nga do tė merrte shembull gjithė bota, kush i vinte veshin se ē'ndodhte nė njė vend tė pėrmasave imėcake e tė vetizoluar si Shqipėria. Aq mė tepėr roli i papėrfillshėm i saj nė gjeopolitikėn rajonale dhe atė botėrore. Vetėpėrjashtimi nga tė gjitha strukturat politike, ekonomike dhe tė sigurisė, perėndimore apo lindore, e bėnte atė inekzistente edhe si hapėsirė tregu. Veēanėrisht izolimi total pas miratimit tė Kushtetutės sė vitit 1976 na la nė harresė tė plotė ose, siē shpreheshin me ironi disa udhėheqės perėndimorė, e mbanin pėr muze tė komunizmit tė shartuar me format diktatoriale bizantine apo ato tė Lindjes sė Mesme. Shkurt, ata menduan se ne do tė kishim njė tranzicion si gjithė vendet ish-socialiste tė Lindjes.

    Po aq ndikuan nė vonesėn e njohjes edhe deklaratat bombastike dhe "entuziaste" tė krerėve tė rinj tė dalė nė krye tė PS-sė sė sapoformuar pėr njė rinovim dhe pėrqafimin e programeve eurosocialiste. E majta shqiptare vėrtet bėri disa ndryshime formale, trukime dhe retushime me anė tė ndryshimit tė emrave, strukturave dhe statuteve, duke tentuar tė promovohej si njė e majtė progresiste europiane, por kjo ishte sa pėr tė maskuar mėrinė ndaj shtresave tė reja qė po krijoheshin, pėr tė fshehur urrejtjen ndaj vendeve demokratike perėndimore, tė cilat inspiruan dhe mbėshtetėn pėrmbysjen e regjimit despotik dhe instalimin e demokracisė, pėr tė maskuar etjen pėr revansh dhe babėzinė pėr tė shtėnė nė dorė pasurinė kombėtare e mė pas pushtetin politik. Dy dekada u mjaftuan europianėve t'i shohin ndodhitė dhe bėmat e sė majtės shqiptare jo ashtu siē u prezantohen, por ashtu siē janė nė realitet. Me gjithė atė pėrmbajtja e sė majtės sonė nuk mund tė kuptohet plotėsisht nga ndėrkombėtarėt, nėqoftėse nuk do tė njohin e nuk do tė mbajnė vazhdimisht parasysh ato sjellje tipike komunisto-enveriste "tė panjohura pėr ta", nėqoftėse nuk do ta shohin tė majtėn shqiptare si njė forcė politike qė u takon kohėve moderne, por nė tė cilėn e vjetra dhe e reja ndėrthuren dhe mpleksen nė ēdo hap tė veprimtarisė sė saj.

    "E vjetra" ėshtė tek egėrsia, te mjetet dhe metodat, me tė cilat e kėrkon pushtetin e majta shqiptare, bile jo me rrotacion, por tė pėrhershėm. Qėndron te mizoria ndaj institucioneve dhe pronave publike e private, sa herė tenton tė marrė pushtetin me dhunė, sipas ideologjisė dhe psikologjisė sė vjetėr, pėr tė cilat "gjithēka, pėrtej kufijve tė interesave tė tyre, ėshtė e lejueshme". "Tė vijmė nė pushtet, e pastaj le tė bėhet kiameti", kjo ėshtė maksima e pėrhershme e tė majtės sonė. "E reja" lidhet me krijimin gjatė dy dekadave tė tranzicionit tė borgjezisė komuniste, tė njė shtrese tė papėrmbajtshme nė grumbullimin e pasurisė, tė identifikuar me shtresėn mė reaksionare tė shoqėrisė sė sotme shqiptare. Pra, kemi kalimin nga anatemimi i pronės dhe pronarėve te ekzaltimi dhe adhurimi pėr ta, domethėnė te mohimi total i atyre qė kishin propaganduar gjatė 45 viteve tė pushtetit tė diktaturės sė proletariatit. Duke shfrytėzuar pėrvojėn, lidhjet me jashtė, pozicionet nė kupolėn dhe administratėn e shtetit gjatė proceseve tė vrullshme demokratike, ata arritėn tė kapin nyjat e marrėdhėnieve tė reja ekonomike dhe tė krijonin premisat e krijimit tė tregjeve dhe monopoleve kapitaliste. Gjė qė e arritėn me anė tė grabitjes sė pamėshirshme tė pasurive kombėtare gjatė 8 vjetėve tė qeverisjes socialiste, me anė tė korrupsionit tė pakontrollueshėm dhe me kartelet e ndėrtimit nė Bashkinė e Tiranės. Janė pikėrisht mbivlerat e kėtyre kapitaleve marramendėse, tė luajtshme dhe tė paluajtshme, pra, vlerat e shtuara, tė cilat dje i mallkonin, qė shkojnė nė sponsorizimin e institucionit tė protestave, me anė tė tė cilave bėjnė ē'mund tė bėjnė pėr tė penguar avancimin e demokracisė, pėr tė penguar integrimin e plotė tė Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike, tė cilat do tė ishin garanci e konsolidimit tė rregullave e ligjeve demokratike.

    "E vjetra" nxjerr kokė nė ndjenjėn, qė i bėn tė lumtur fanatikėt, nostalgjikėt, socialistėt e thjeshtė dhe simpatizantėt e verbuar nga propaganda mashtruese e lidershipit tė majtė "tė vdesin pėr liderin". Egocentrizmi dhe deliri i tij pompohet jo vetėm nga shėrbėtorėt hipokritė e servilė dhe mediat nė shėrbim tė tij si njė perėndi tokėsore. Mbase asnjė socialist apo gazetar nuk e merrte dot me mend se sa fort e me ēfarė egėrsie do ta zaptonte zoti Rama perandorinė e vet partiake dhe mediatike. "E reja" qėndron se tė majtėt tani luftojnė duke pasur nė pėrdorim kapitale mė tė shumta dhe mjete mė moderne tė propagandės e tė manipulimit tė opinionit publik, si dhe njė mafie mė tė egėr, tė ngjizur qė nė kohėn e socializmit shtetėror dhe tė pėrforcuar gjatė tranzicionit me ushtrinė e shpartalluar tė organeve zbuluese dhe ndėshkimore. Mjaft politikanė, sado modernė, nė aspektin politik, nė marrėdhėniet me botėn bėjnė trukimin e realitetit, ndėrsa opozita jonė bėn tė kundėrtėn, inverstrukimin, domethėnė nxirjen e realitetit.

    "E vjetra" ka tė bėjė edhe me luftėn e pėrditshme tė fraksioneve rivale brenda saj, e cila historikisht e ka brejtur nga brenda tė majtėn qė nė kohėn e diktaturės, por qė atėherė partia ishte nė komandė dhe ligji ndėshkonte kėdo qė do tė kundėrshtonte udhėheqėsin, duke e damkosur publikisht si tradhtar. Brenda sė majtės dhe kur themi "brenda sė majtės", kemi parasysh kryesisht Partinė Socialiste, kemi njė anarki, qė fermetohet nėn guaskėn e njė demokracie tė brendshme. Mendimi oponent apo "mendimi ndryshe" shpėrthejnė dhe shuhen si flakė kashte nėn trysninė e autoritetit tė njėshit. Dhe tė gjithė lidhen sė bashku me gjerdanin e doktrinės majtiste kur vazhdojnė akoma t'i propagandojnė protestat e demonstratat e dhunshme tė opozitės si rebelim i tė varfėrve, kur ato janė komplote konspirative tė milionerėve socialistė pėr marrjen e pushtetit me mjete e metoda jo demokratike.

    "E reja" qėndron nė faktin se fraksionet e ndryshme, falė disa principeve demokratike qė nuk mund dot t'u kundėrvihet askush, shpesh nuk janė asimiluar dot nga kasta e partisė mėmė, ato janė kthyer nė partiza dhe partiēka, pastaj disa syresh, me statusin e njė subjekti politik, u janė bashkuar koalicioneve parazgjedhore, pėr tė lėpirė ndonjė kockė, kurse ndonjė i ka mbijetuar gllabėrimit tė PS-sė. E reja, realisht e re, e cila pėrkon edhe me prirjet e sotme tė sė majtės europiane, ėshtė afrimi i sė majtės progresiste me tė djathtėn e qendrės dhe bashkėqeverisja e tyre. E tillė ishte LSI, e cila, duke kuptuar nevojat e vendit pėr integrimin nė strukturat euroatlantike, bėri marrėveshje mirėkuptuese me tė djathtėn, duke dhėnė njė koalicion nga mė tė suksesshmit dhe mesa duket, nga mė jetėgjatėt.

    "E vjetra" qėndron te provokimi i ndėrgjegjes qytetare, pavarėsisht se ajo pėrbėn njė parallogari pėr njė dėnim edhe mė tė madh nė tė ardhmen; qėndron tek likuidimi i inteligjencės sė vjetėr socialiste, pėr tė krijuar atė "tė renė", buzėqumėshtoren, duke ua shtrėnguar trurin me normat ideologjike, qė kufizon ēdo krijimtari. "E reja" qėndron nė faktin se kasta sunduese nė tė majtėn shqiptare, e pėrbėrė nga bllokmenė tė vjetėr dhe bllokmenėt e rinj ėshtė diēka e ndėrmjetme midis klanit familjar e nepotist dhe karteleve ekonomike, e cila ruan dhe forcon me kėmbėngulje privilegjet e saj brenda partisė dhe nė pushtet atje ku e kur e zotėron. Pyetja shtrohet se, pėrse ndodh qė njė ēetė intelektualėsh, sidomos nga ata tė mediave, janė kthyer nė vasalė tė vasalėve tė kėsaj kaste, nė marioneta dhe prostituta intelektuale. Problemi pėr ta ėshtė se, pėrballė koalicionit tė djathtė dhe barrierės sė ndėrkombėtarėve, e majta nuk gjeti dot mjedis e rast pėr tė "shkėlqyer" para elektoratit tė vet nė synimet pėr marrjen e pushtetit apo pėr tė pėrsėritur "suksesin e famshėm" tė vitit '97.

    Nė mbyllje, duke i vėnė kapak asaj qė evidentuam nė fillim, mjafton "leximi" i qėndrimit tė ndėrkombėtarėve ndaj qėndrimeve dhe veprimeve destruktive tė opozitės pas 21 janarit, pėr t'u futur nė njė botė tjetėr, e ndryshme nga e jona, e djeshme dhe e sotme, botė e cila nuk mund tė vlerėsohet duke u nisur nga "dimensionet tona ballkanase".

  10. #310
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Tirana, tre humbjet e Berishės pėrballė Ramės
    website gazeta tema

    humbjet e PD-sė, si u zgjodhėn kandidatėt pėr tė mundur Ramėn dhe detaje tė fushatės elektorale tė vitit 2000, 2003, 2007
    Nga Luljeta Progni
    Pėr tė katėrtėn herė Berisha pėrballet me Ramėn nė garėn pėr bashkinė e Tiranės. Lulėzim Basha ėshtė kandidatura e radhės e zgjedhur prej kryeministrit Berisha pėr tu pėrballur me kryetarin e PS-ė, Edi Rama. Kėsaj here Rama do tė garojė me njė prej figurave mė tė mbėshtetura nga Berisha nė PD e qeveri, i zgjedhur nga vetė Berisha, pa marrė miratimin e asnjė forumi drejtues tė PD-sė. Siē ka ndodhur nė tre garat pararendėse, edhe kėsaj radhe, beteja pėr bashkinė e kryeqytetit ėshtė tėrėsisht politike dhe jo administrative.
    Nė zgjedhjet e vitit 2000, Edi Rama fitoi pėrballė Besnik Mustafajt, kandidaturė e pėrzgjedhur nga forumet drejtuese tė PD-sė. Rama vinte nė kėtė garė, nga posti i Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, njė prej figurave politike mė radikalė nė qėndrime kundėr Berishės. Rama zhvilloi njė fushatė elektorale moderne, praktikė e panjohur mė parė nė Shqipėri. Shumė shpejt Rama ndryshoi fytyrėn e Tiranės duke nisur me prishjen e kioskave qė kishin uzurpuar tė gjithė hapėsirėn e kryeqytetit. Nė zgjedhjet e vitit 2003, pėrballė Ramės nė garėn pėr postin e kryetarit tė bashkisė u zgjodh nga Berisha, Spartak Ngjela, i cili sot gjendet nė krah tė Ramės, nė koalicionin opozitar. Edhe pse njihej si njė politikan i paqėndrueshėm, pasi kishte ndryshuar mė shumė se dy parti deri atėherė, Ngjela ishte njė prej figurave tė rėndėsishme nė PD-nė e vitit 2003. Ai hyri nė garė me Ramėn duke zhvilluar njė fushatė civile, e cila u vlerėsua si e tillė nė analizat e kohės. Rama e fitoi kėtė garė me mundim, pasi gara zhvillohej nė njė situatė specifike nė PS. Rama ishte pozicionuar kundėr kryetarit tė PS Fatos Nano, i cili ishte nė garė pėr tė rifituar postin e kryetarit tė partisė, por nė kėtė garė kishte hyrė edhe ish-presidenti Meidani dhe vetė Edi Rama. Meidani e Rama kishin shpallur kandidaturėn pėr kreun e PS, dhe pėr koincidencė, gjykata pranoi kėrkesėn e opozitės pėr tė pėrsėritur votimet nė njė pjesė tė konsiderueshme tė njėsive bashkiake nė Tiarnė. Shpallja e fituesit tė postit tė kryetarit tė bashkisė nė vitin 2003, u mbajt peng deri sa nė PS u sqarua situata konfliktuale, sa u miratua nė parlament qeveria, qė do tė thoshte se nuk kishte mė mundėsi qė Rama tė jepte ndikimin e tij nė votat e deputetėve nė parlament pėr rrėzuar apo mbėshtetur ministrat e qeverisė “Nano”. Vetėm nė fillim tė janarit 2004 Rama u shpall fitues i postit tė kryetarit tė bashkisė sė Tiranės.
    Nė zgjedhjet e 18 shkurtit tė vitit 2007, pėrballė Edi Ramės nė garėn pėr postin e kryetarit tė bashkisė sė kryeqytetit u vendos Sokol Olldashi, njėri prej figurave politike mė tė suksesshme nė PD, pasi kishte fituar garėn e vėshtirė pėr mandatin e deputetit nė Shijak, ishte emėruar ministėr i Brendshėm dhe pėrgjatė dy viteve tė qeverisė, 2005-2007 kishte spikatur me rezultate tė rėndėsishme nė luftėn kundėr krimit. Konsiderohej njė prej figurave mė tė suksesshme nė qeverinė Berisha si dhe nė kupolėn e PD. Ndėrsa vetė Rama kishte vendosur tė rikandidonte pėr postin e kryebashkiakut, ndėrkohė qė kishte dy vite qė kishte fituar postin e kryetarit tė PS, por nė tė vėrtetė i duhej edhe pak kohė pėr tė fituar tė gjithė Partinė Socialiste. Pozitat e tij nė krye tė PS ishin ende tė pakonsoliduara. U zhvillua njė garė mjaft e fortė, njė fushatė e egėr, kryesisht midis Ramės e Berishės, qė u finalizua me fitoren e Edi Ramės. Kjo fitore ia forcoi pozitat edhe nė parti.
    Ndėrsa nė zgjedhjet e ardhshme tė 8 majit, Edi Rama pėrballet me Lulėzim Bashėn njė prej figurave mė tė rėndėsishme nė PD aktuale. Rama sėrish vendosi tė rikandidojė duke i konsideruar zgjedhjet si njė sfidė politike dhe jo si zgjedhje administrative. Rama ka synimin tek zgjedhjet e parakohshme politike pas 8 majit, ndėrsa Basha pretendon se me votat e LSI-sė qė pėr herė tė parė ėshtė nė aleancė me PD-nė dhe jo me PS, do t’i afrohet shumė shifrave tė Ramės, i cili vetėm zgjedhjet e fundit nė Tiranė ishte 20 mijė vota para kandidatit demokrat. Pritet njė garė e fortė, pasi Basha duket se ka lėnė postin e ministrit tė brendshėm dhe mandatin e deputetit, duke tentuar tė ritkthejė demokratėt nė qeverisjen e Tiranės pas 10 vitesh.
    1 tetor 2000- Edi Rama pėrballė Besnik Mustafajt
    Kishte filluar viti elektoral. Nė tetor tė vitit 2000 ishin pėrcaktuar pėr t’u zhvilluar zgjedhjet lokale. Mė 30 qershor 2000 u mblodh kongresi i PS-sė pėr platformėn elektorale tė zgjedhjeve vendore tė tetorit. Pas njė beteje tė ashpėr nė deklarata publike kundėr njėri-tjetrit, Nano e Meta u shfaqėn para publikut tė bashkuar pėr tė fituar zgjedhjet lokale. Edi Rama u zgjodh kandidat i PS-sė pėr kryetar bashkie nė Tiranė. Pėrballė tij kandidoi Besnik Mustafaj, njė ndėr figurat kryesore politike tė PD-sė. Nė fillim tė gushtit nisi fushata elektorale dhe Nano me Kryeministrin Meta dolėn sė bashkė nė tur elektoral. Mė 1 tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale, nė tė cilat PS doli fituese qė nė raundin e parė, duke pėrfshirė edhe Bashkinė e Tiranės, kryetari i ri i Tiranės u zgjodh Edi Rama. Opozita kontestoi procesin zgjedhor si tė papranueshėm dhe tė manipuluar, duke pretenduar pėr probleme me listat e zgjedhėsve. Ndėrsa ndėrkombėtarėt kishin pothuajse tė gjithė qėndrim tė njėjtė ndaj procesit, duke e cilėsuar si tė rregullt: “edhe pse kishte disa parregullsi, por qė nuk ndikuan nė rezultat”. Edi Rama zhvilloi njė fushatė model, pėrvojė e panjohur mė parė nė Shqipėri. Ai pėrdori fort imazhin e tij nė fushatėn elektorale. Ndėrsa Mustafaj u pėrpoq tė bėjė njė fushatė tė qetė, nė takime tė drejtpėrdrejta me publikun.
    Ne zgjedhjet lokale tė vitit 2000 Partia Demokratike zhvilloi njė fushatė shumė tė ashpėr politike. Motoja e fushatės se Berishės ishte ‘ruspa dhe tritol pėr pronat e krimit’. Nė Tiranė kandidatura u pėrcaktua nga aktivi i Partisė Demokratike. Anėtarėt e PD votuan nė njė mbledhje tė gjatė nė Pallatin e Sportit pėr kandidatin. Seksionet kishin propozuar pesė emra: Emin Riza, Besnik Konēi, Bamir Topi, Buron Kaceli dhe Besnik Mustafaj. Nė votimin e parė dolėn tė parat kandidaturat e Besnik Mustafajt dhe Bamir Topit, por askush nuk mori mė shumė se gjysmėn dhe kėshtu qė u zhvillua njė balotazh mes tyre disa ditė mė vonė. Nė raundin e dytė fitoi Besnik Mustafaj. Fushata e Besnik Mustafajt nuk ishte radikale si ajo e kryetarit Berisha, por gjithsesi pati ngjyra tė tilla. Pėrgjithėsisht Mustafaj zhvilloi njė fushate tė qetė, me takime tė pėrditshme me votuesit. Motoja e tij e fushatės ishte: “unė jam njė njeri normal”, duke dashur te bėnte diferencėn me kandidatin kundėrshtar. Z Mustafaj ftonte t’i takonte tė gjithė mbėshtetėsit e tij ēdo mėngjes tek njė lokal nė Tiranė nė zonėn e bllokut ku kafeja ofrohej falas. Z. Mustafaj zhvilloi njė debat televiziv me Z. Rama, debat qė u transmetua nė TV Klan dhe qė u zhvillua ne ambientet e Teatrit Kombėtar. Z. Mustafaj humbi thellė, megjithatė natėn kur po dilnin rezultatet para selisė sė Partisė Demokratike pėr orė tė tėra u zhvillua njė tubim festiv pėr gjoja fitoren qė po korrte Besnik Mustafaj. Askush nga PD pėr tre dite rresht nuk doli nė publik ose komunikime publike pėr tu shprehur pėr zgjedhjet deri sa ditėn e tretė Berisha shpalli se zgjedhjet ishin manipuluar dhe se nė dhjetėra bashki e komuna ku kishte balotazh PD do tė bojkotonte. Nė kėtė mėnyrė, Berisha pėsoi humbjen e parė kundėr Edi Ramės nė Tiranė.
    Zgjedhje lokale- 12 tetor 2003
    Nė PS zhvillohej luftė politike brenda grupeve tė kėsaj partie, kjo ndikoi edhe te kandidimi i Ramės. Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, shpallėn kandidimin pėr postin e kryetarit tė PS-sė, pėrballė kandidaturės sė Nanos. Ndėrkohė PD zgjedh njė nga njerėzit mė tė fortė tė saj nė garė, Spartak Ngjelėn. U lakuan si kandidatė shumė emra jashtė PD si Mentor Petrela, Halim Kosova, Hysen Heta, Edmond Leka, etj. Nė fund u zgjodh Ngjela, ku vendimmarrja formale u bė nga kryesia. Fushata u zhvillua thellėsisht politike. Nė kėtė fushate PD pati si slogan “Eja me ne”. Ngjela e fokusoi fushatėn tek punėt e qytetit, ndotja atmosferike, urbanistika etj. Fushata e Ngjelės ishte mė e gjallė se sa ajo e 3 viteve mė parė. Ai shoqėrohej gjithmonė nga Preē Zogaj dhe nga njė grup tė rinj tė veshur me uniforma tė bardha dhe blu dhe qė mbanin flamuj tė PD-sė nė duar. Ngjela i kushtoi njė rėndėsi jo tė vogėl edhe mekanizmave tė tregut. Spartak Ngjela humbi po ashtu me rezultat tė ndjeshėm ndonėse zgjedhjet patėn problem dhe gjykata vendosi tė votohej nė mbi 100 qendra votimi sėrish d.m.th tė pėrsėritej votimi. Kjo ishte humbja e dytė e Berishės pėrballė Ramės.
    Zgjedhje lokale- 18 shkurt 2007
    Kandidimi i tretė i Ramės pėr bashkinė e Tiranės. Tani nė kushte tė reja, Rama prej dy vitesh drejtonte PS-nė pas largimit tė Nanos me dorėheqje si pasojė e humbjes sė zgjedhjeve nė vitin 2005. Pas negociatash tė gjata midis PS dhe LSI u vendos qė opozita tė shkojė e bashkuar nė zgjedhjet vendore tė vitit 2007. LSI mori si zona tė lira shumė komuna e bashki. Rama pranoi kushtet e Metės. Nė fund tė vitit 2006, Edi Rama nisi njė betejė pėr bllokimin e zgjedhjeve, tė parashikuara pėr t’u zhvilluar nė 20 dhjetor. U krijua njė krizė institucionale. Tėrė konturet e njė partie tė re tė reformuar dhe me qasje plotėsisht demokratike, qė kėrkon tė ēojė para vendin u rrėzuan. Presidenti duhet tė dekretonte datėn e zgjedhjeve dhe Rama duhet tė hapte rrugė. Fatos Nano mbėrriti nė njė takim me Berishėn, nga ku u bėri thirrje socialistėve tė zhbllokojnė situatėn. Edi Rama pas pak javėsh, pranoi tė hyjė nė zgjedhje. Zgjedhjet u shtynė sipas kėrkesės sė Ramės, pėr t’u zhvilluar mė 18 shkurt 2007. Pėrballė Ramės, nė Tiranė, kandidoi Sokol Olldashi i PD-sė, i cili pozicionohej si njė prej figurave mė tė forta tė kėsaj partie. Ai i kishte fituar tė gjitha betejat elektorale, madje nė terrenet mė tė vėshtira pėr PD-nė. Kryeministri Sali Berisha shprehu mbėshtetjen e tij pėr Sokol Olldashin duke e cilėsuar atė njė prej politikaneve me te shkėlqyer ne radhėt e PD-se. Ai e vlerėsoi Ministrin e Brendshėm si tė suksesshėm nė punėn e tij, falė sė cilės ai ka bere te mundur ēlirimin e vendit nga bandat kriminale. Fillimisht pėr garėn e vitit 2007 u pėrfol si kandidat i mundshėm Lulzim Basha duke qene se ai ishte ministėr i Transporteve ishte angazhuar ne njė betejė me z. Rama pėr nėnkalimin e Zogut te Zi qe u prish nga qeveria. Muajin e fundit kandidat u caktua z. Olldashi pėr shkak tė imazhit tė mirė tė tij si ministėr i Brendshėm. Votimi ‘njė anėtar- njė votė’ ishte harruar, por edhe kryesia nuk kishte nevojė tė miratonte kandidaturėn e tij. Olldashi zhvilloi njė betejė tė fortė tė bazuar kryesisht mbi akuzat mbi Ramėn pėr mosarritje, pėr shkatėrrim tė urbanistikės dhe hapėsirave publike te qytetit. Z.Rama ē’do denoncimi tė Olldashit i pėrgjigjej me pėrgėnjeshtrime qė i bėnte Eduart Shalsi. Gjithashtu gjatė fushatės u publikuan disa foto nudo tė Ramės, dhe PD pretendoi se kjo do tė shkatėrronte imazhin e tij, por nė tė vėrtetė rezultoi pa efekt. Humbja ishte e thellė me afro 20 mijė vota. Olldashi pranoi humbjen publikisht. Ne strukturat e PD u ndje njė ēarje e fortė mes mbėshtetėsve tė Lulzim Bashės ose ndryshe KOP dhe PD tradicionale. Shihej qartė qė Basha kishte punuar kundėr Olldashit. Nė zonėn e tij nė minibashkinė nr.10, fitoi PD dhe humbi Olldashi. Nė rang kombėtar socialistėt fituan nė shumicėn e bashkive kryesore, ndėrsa nė shkallė vendi fitoi PD. Gjithsesi kjo u konsiderua fitore pėr Edi Ramėn, i cili forcoi pozitat e tij nė krye tė partisė. Kundėrshtarėt e tij nė PS ishin duke pritur pikėrisht humbjen e tij nė kėto zgjedhje.

  11. #311
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Pa vizion pėr Tiranėn
    Nga Enton Palushi
    Duhet tė ketė qenė e lodhshme pėr Bashėn tė lexonte gjithė atė fjalim nė Pallatin e Sporteve. Ndalonte, ngatėrronte fjalėt, ngecte, mė pas ngrinte zėrin, ēirrej mė shumė se bėrtiste. Njė gjė ishte e qartė. Nuk ia kishte idenė se ēfarė po lexonte. Ia kishin shkruar dhe ai po lexonte kuturu. Njėherė tė dukej sikur ishte kandidat pėr kryeministėr ndėrsa premtonte ulje ēmimesh e dhjetėra mijėra tė punėsuar, mė pas dukej si kandidat minibashkie kur fliste pėr skuta ku do mbilleshin lule. Nuk kishte thelb ky fjalim i Bashės. Ėshtė e qartė qė nuk ka asnjė vizion pėr Tiranėn si metropol e kryeqytet i shqiptarėve. Tė ishte ndryshe, do mbante njė fjalim tė pėrqendruar, me pak fjalė, ku tė shpaloste atė qė mendonte pėr Tiranėn metropol.
    Merrni pėr shembull ēėshtjen e punėsimit. Nuk ka tallje mė tė madhe nė fushata se kjo qė bėhet me punėsimin, qė duket se ėshtė plaga mė e madhe e shqiptarėve. Ndonjėherė tė duket si njė garė ku kandidatėt duhet tė thonė nga njė shifėr, sa mė tė lartė, sa mė hiperbolike. Po si mendon kandidati demokrat se do punėsohen ata njerėz? Duke hapur zyra informimi e duke i drejtuar studentėt tek biznesi se kanė humbur rrugėn? Nuk ka institucion tjetėr nė Shqipėri qė e bėn mė mirė se bashkia e Tiranės kėtė punėn e zyrave dhe marifeteve me rrėnjė nga seminarėt e OJQ-ve. Por kjo nuk ėshtė zgjidhje. E shumta Basha mund tė punėsojė ata votuesit- banues nė universitetin privat, po pėr ata 100 mijė studentėt e tjerė, ta harrojė.
    Problemet e Tiranės nuk zgjidhen me premtime pėr tramvaj e pėr shtim parkingjesh. Tirana kėrkon vizion dhe Basha nuk ua jep dot kėtė. Tirana ėshtė si njė vullkan qė ėshtė gati pėr tė shpėrthyer.
    Ky qytet vjen gjithmonė e mė shumė duke u mbledhur rreth qendrės. Njė metropol qė vjen nė mėnyrė rrethore dhe tė gjitha rrugėt e hallet tė ēojnė nė njė qendėr tė superngarkuar. Njė vend i rrethuar dhe mbytur nga presioni i disa komunave barbare, qė po i marrin shpirtin dhe nuk e lėnė tė shtrijė krahėt e trupin. Tirana ka nevojė tė shtrihet, nuk ka nevojė pėr grim e as pėr korrigjime milimetrike. Nuk zgjidhen ēėshtjet e Tiranės siē bėhet me urėn tek Shkolla Teknologjike duke marrė disa centimetra rrugė nga ajo pak tokė e ngelur e lirė. Tirana kėrkon tė ketė kufij mė tė largėt, kėrkon njė kryebashkiak qė merr hartėn e heq vija, qė ka guximin ta bėjė atė qytet me disa qendra.
    Po si mund ta bėjė Basha njė gjė tė tillė? Shihni pėr njė moment se si duan tė fusin nė bulevard njė godinė tjetėr, atė tė parlamentit, njė oktapod qė do zėrė gjithė atė hapėsirė. Shihni maketin e prezantuar ku spikasin nja dy- tre pemė. Pastaj mendoni pėr stadiumin e ri tė Tiranės, qė do bėhet aty ku ėshtė, por mė i madh e mė pompoz. Po a nuk mund tė bėheshin kėto godina mė larg, nė njė vend mė tė hapur e me mė shumė gjelbėrim? Po sikur Basha tė vijė nė pushtet, mendoni ēdo bėhet me atė qyqarin Parku Rinia, apo me ato pak pemė tek Kodrat e Liqenit.
    Vizioni i Tiranės ka nevojė tė pėrputhet me atė tė qeverisė dhe kjo e fundit ta ndihmojė fuqishėm atė. Po mendojeni pėr njė moment se sa vuan ky qytet pėr njė terminal autobusėsh, tė cilėt, sė bashku me njė ushtri tė frikshme furgonėsh, vėrdallosen nėpėr qytet. Cila qeveri nė botė pengon ndėrtimin e terminalit siē bėn qeveria shqiptare?
    Tirana ka nevojė tė zgjerohet, tė ketė disa qendra. Tirana ka nevojė pėr njė laps qė e hap vijėn e verdhė edhe mė shumė dhe na zhduk nga harta disa komuna bajate, me kryetarė tė babėzitur, qė po shkatėrrojnė ato pak mundėsi qė ka Tirana- metropol.
    Tirana ka nevojė pėr njė kryebashkiak, por mė shumė pėr njė kryeministėr qė e do. Dhe deri mė tani kryeministri ynė ka treguar se nuk e do kėtė qytet. Pa vizion e dashuri nuk mund tė drejtosh kryeqendrėn e shqiptarėve.

    website gazeta tema

  12. #312
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Zyrtare, “Aleanca pėr Qytetarin” mandaton Bashėn pėr Tiranėn!

    Lulzim Basha: Bashkohuni me mua nė kėtė rrugė, tė zgjedhim tė ardhmen mbi tė shkuarėn

    25-03-2011 / Gazeta 55

    Mazhoranca ēel fushatėn elektorale pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit

    Pėrmes njė entuziazmi tė jashtėzakonshėm nė sallėn e madhe tė pallatit tė sportit “Asllan Rusi”, kandidati zyrtar i “Aleancės pėr Qytetarin”, pėr bashkinė e Tiranės, Lulzim Basha prezantoi platformėn pėr ndėrtimin e qytetit tė Tiranės; kthimin e qytetit te qytetarėt; Tiranėn Evropiane; Tiranėn simotėr tė kryeqyteteve tė vendeve tė Bashkimit Evropian. “Tirana e para, Tirana e Evropiane”- ėshtė slogani i Bashės pėr kryeqytetin e pas 8 majit, i cili do ketė sė shpejti njė tramvai si ēdo kryeqytet Evropian, me njė park tjetėr krahas Liqenit Artificial, me taksa tė ulėta dhe transparencė pėr ēdo fond publik. Premtim i Bashės ishte edhe ndėrtimi i njė plani urbanistik, pėr njė perspektivė dhjetėra vjeēare tė qytetit, pėr t’i dhėnė fund kėshtu kasaphanės urbane nė Kryeqytet; stop betonizimit tė pakriter. E gjithė platforma e Bashės pėrmblidhet nė togfjalėshin "Tirana e Para".

    Kandidati Lulzim Basha

    Kėtė mbrėmje vij para jush, si njė djalė i kėtij qyteti. Unė jam fėmija i parė i dy prindėrve tė pėrkushtuar dhe tė mrekullueshėm. Ata mė rritėn mua dhe vėllain tim mes vėshtirėsish dhe rropatjesh tė panumėrta. Ata na falėn gjithė dashurinė e tyre duke sakrifikuar gjithēka nga vetja. Edhe pse kohwt ishin tė vėshtira ata ja dolėn tė na sigurojnė njė fėmijėri tė ėmbėl, plot me kujtime tė lumtura. Sepse pėr ta, ne fėmijėt e tyre ishim gjithmonė tė parėt. Unė u rrita nė atė Tiranė duke ėndėrruar se si mund tė bėhej ajo njė ditė! Si mund te shndėrrohej nė njė qytet me mė shumė qytetėrim, me mė shumė drita tė vėrteta. Njė qytet qė tė rrezatonte mė shumė ngrohtėsi dhe mė shumė gėzim pėr banorėt e tij. 20 vjet me parė ne, shqiptarėt, e rrėzuam tavanin e hekurt qė ndrynte ėndrrat tona, qė mbyste shpresat tona dhe qė burgoste mendjet dhe trupat tanė. Nė kėto 20 vjet e kemi parė si qyteti ynė u rrit, ndryshoi dhe u zmadhua. Por sot kur unė dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmė bashkė me vajzėn tonė Dafina, ashtu si shumėkush, nuk jam i kėnaqur. Sepse ne tė gjithė kėrkojmė dhe po ashtu meritojmė mė shumė nga ky qytet, nga kjo shtėpi e madhe e pėrbashkėt. Tirana jonė dhe njerėzit e saj pėrballen me probleme reale dhe tė pėrditshme, probleme tė cilat nuk mund tė zgjidhen as me gjuhė tė egėr, as me protesta te dhunshme dhe as me beteja politike, por vetėm me shumė pune, vizion krijues dhe duke u bashkuar tė gjithė si qytetarė. Sepse ky qytet ka nevojė pėr njė ajėr tė ri, tė freskėt, tė ndryshėm, tė pastėr dhe mė tė gėzueshėm. Njė ajėr tė ri, ku humanja (njerėzorja) tė jetė shumė mė e pranishme. Njė ajėr tė ri, qė do ta bėjė qytetin mė mikpritės, mė bujar dhe mė tė dashur pėr banorėt e tij, fėmijėt, prindėrit, gjyshėrit tanė! Realiteti i sotėm ėshtė pėrherė e mė rraskapitės pėr banorėt e Tiranės. Vendet e punės janė tė pakta, ēmimet e strehimit tė larta, bllokimet e trafikut tė pėrhershme, ndotja e gjithė pranishme, parqet dhe lulishtet tė pamjaftueshme, shkollat te mbingarkuara, taksat bashkiake tepėr tė larta dhe korrupsioni mjaft i pėrhapur. Mund tė ēirremi sa te duam para kėtyre sfidave. Mund t’i tundim grushtet nė erė sa tė duam para kėtyre problemeve. Mund tė bėjmė sikur i mbulojmė ato, duke u kaluar pėrsipėr njė dorė boje. Por asnjė nga kėto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonė! Klithja e sloganeve politike nuk hap asnjė vend tė ri pune dhe kėsisoj nuk ulet dot ēmimi, qoftė edhe i njė buke tė vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnė kohėn e kthimit nė shtėpi, nuk e ēajnė dot trafikun kaotik pas njė dite tė lodhshme pune. As nuk ndėrtojnė dot, qoftė edhe njė park tė vetėm lojėrash pėr fėmijėt tanė. As gjuha e egėr dhe as bėmat e dhunshme nuk do ta shndėrrojnė Tiranėn nė njė qytet mė tė mirė pėr fėmijėt e mi dhe fėmijėt tuaj. Asnjė nga kėto nuk i ndihmon njerėzit tė pėrmbushin shpresat e tyre. Jo. Qytetaret e Tiranės presin me shume se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janė tepėr tė mėdha, sfidat e tyre tepėr urgjente dhe bastet pėr tė ardhmen tone tepėr tė larta pėr tė lejuar teatrin politik tė radhės tė vazhdojė tė shfryjė plot mllef dhe hipokrizi. Sot ėshtė koha pėr t’u ndarė nga kėto shfaqje njėherė e mirė. Ėshtė koha pėr t’ju pėrveshur punės, pėr tė vėnė Tiranėn tė parėn, njerėzit tė parėt. Por ēfarė mund tė bėjė njė kryebashkiak pėr punėsimin dhe ēmimet, nėse nuk rropatet natė e ditė pėr kėtė problem? Nėse nuk bėn tė vetin edhe problemet e tė tjerėve? Nėse nuk e ndjen deri nė palcė pėrgjegjėsinė e kėsaj detyre? Asgjė. Kėtė e dėgjuam dhe mbrėmė nga Kryetari aktual i Bashkisė i cili tha se ka tė tjera plane dhe preokupime nė kėto kohė: do qė tė kapė karrigen e kryeministrit. Ka dy lloj njerėzish, ata qe marrin seriozisht vetėm veten e tyre dhe ata qe i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Unė u rrita, u shkollova dhe ēava nė jetė, falė kėsaj te dytes. Ėshtė e vetmja rrugė qė njoh. Ėshtė e vetmja rrugė qė mėsova nga prindėrit e mi dhe ky qytet. Sepse, sipas meje sekreti ėshtė dashuria. Ne ndjejmė dhe e kuptojmė njėri - tjetrin pėrmes dashurisė. Dashuria ėshtė elementi mė thelbėsor pėr ēdo njeri, ndriēimi mė rrezatues dhe forca mė e madhe, e aftė tė kapėrcejė gjithēka tjetėr. Prandaj e di se tė gjithė sė bashku, me dashurinė pėr fėmijėt tanė, pėr prindėrit tanė, me dashurinė pėr kėtė qytet dhe njeri - tjetrin nuk ka gjė qė nuk mund tė arrijmė. Prandaj sot nuk vij para jush pėr t’ju ndarė nė njė betejė tjetėr politike. Pėrkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore te bashkohemi pėr ta vėnė Tiranėn tė parėn, pėr tė ndėrtuar se bashku tė ardhmen europiane tė kėtij qyteti. Sepse betejat e vėrteta nė ketė qytet nuk zhvillohen nė teatrin politik tė radhės. Ato zhvillohen nė ēdo familje dhe nė ēdo shtėpi Tirane. Nė ēdo rrugė dhe nė ēdo lagje tė saj. Nė jetėn e ēdo banori tė saj. Keto jane betejat e verteta. Betejat e njerezve te ketij qyteti. Betejat per nje jete me te mire. Betejat me papunsine dhe cmimet e larta. Betejat per me shume shkolla dhe shkolla me te medha e me te mira. Betejat kunder pamundesive te perditshme. Betejat per mundesi. Betejat tuaja tė perditshme do jenė tė vetmet beteja per mua. Une sot i futem sfides per ta kthyer qytetin tone ne qytetin e mundesive. Mundesive per punesim dhe jetė mė tė mire. Mundesive per rruge, sheshe, parqe, kende lojrash, ajer te paster, trafik normal, transport publik, arsim, kulture dhe sport. Dhe pėr kėtė, qytetit i duhet njė kryebashkiak pėr tė cilin “E para ėshtė Tirana, tė parėt jeni ju”! E di se ēdo politikan mund tė premtoje gjėra, shpesh tė bukura por tė pamundura, por ajo pėr tė cilėn ka nevoje ky qytet ėshtė njė njeri qe t’i futet punės dhe t’ja dalė asaj nė krye. Nė tė folur njerėzit mund tė jenė njėlloj, por veprat e tregojnė ndryshimin midis tyre. Nė 6 vjet nė shėrbim tė publikut unė kam folur me vepra dhe jo vetėm me fjalė. Kam mbajtur cdo premtim qė kam dhėnė, kam pėrmbushur cdo angazhim qė kam marrė. Unė dua dhe di tė punoj pėr Tiranėn! Unė do tė punoj pėr ju, pėr te gjithe ju sepse pėr mua “Ju jeni tė parėt, Tirana ėshtė e para.” Unė do punoj pėr tė luftuar ēmimet e larta nė kėtė qytet. Akti im i parė do jetė krijimi i nje Agjensie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit, qė do ketė detyrė parėsore inspektimin, raportimin dhe turpėrimin publik te ēdokujt qė spekullon me ēmimet nė Tiranė, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shėrbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga ēmimet abuzive dhe mallrat jocilėsore si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do tė jetė njė angazhim i plotė i Bashkise. Konkurenca e ndershme ėshtė ēelėsi i tregut tė lirė, ēmimeve tė ulėta, dhe mundėsive mė tė mėdha. Tė gjithė nivelet e qeverisjes duhet tė luajnė rolin e tyre duke filluar nga Bashkia. Bashkia gjithashtu do tė punojė pėr pėrmirėsimin e infrastrukutres, pėr tė ulur koston e transportit qė lidhet me mallrat dhe shėrbimet nė mėnyrė qė kėto kursime t’i kalojnė konsumatorit. Akti im i dytė si Kryebashkiak do tė jetė krijimi i TaskForces pėr Punėsimin. Nė qytetin tonė njerėzit e kualifikuar nuk mund tė gjejnė vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund tė gjejnė njerėz tė kualifikuar. Ngėrci i zhvillimit ekonomik qė ka mbėrthyer Tiranen nė kėto vitet e fundit ka nxjerrė nė pah problemin e punėsimit dhe tė papunėsisė. Potenciali ekonomik i qytetit tė Tiranės dhe ai i punenxenies janė dobėsuar ndjeshėm kėto 3-4 vitet e fundit. Ndėrkohė qė popullsia e qytetit vazhdon te rritet. Dhe do tė rritet edhe nė tė ardhmen. Ne themel te arsyes qėndron performanca e dobėt e Bashkise nė tė gjitha drejtimet. Rritja e kostove dhe pasigurisė mbi bizneset si rezultat i politikave tė gabuara tė Bashkisė tė tilla si rritja shumėfish e barrės fiskale lokale, shtimi i kostos sė burokracisė bashkiake, zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik, mos-angazhimi i Bashkisė nė krijimin e lehtėsirave pėr biznesin shqiptar apo tė huaj, e deri tek radikalizmi dhe konfliktualiteti i lartė, kanė shkaktuar frenimin e investimeve private, shqiptare e tė huaja e pėr pasojė edhe frenimin e mundėsive pėr punėsim e vetėpunėsim. Unė do tė punoj fort pėr kėtė. Bashkia do tė angazhohet nė zbatimin e politikave direkte pėr nxitjen e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė pėrmes ngritjes sė njė sistemi bashkiak tė informacionit mbi tregun e punės, lehtėsimit tė kontakteve mes punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve, afrimin e shkollės dhe universiteteve me biznesin, hapjen e mundėsive pėr praktika mėsimore pranė Bashkisė dhe gjithe rrjetit institucional apo partnerėve privatė tė saj, si dhe pėrmes trajnimit profesional. Pėr kėtė qėllim Bashkia do tė punojė ngushtė me komunitetin e biznesit, shkollat, universitetet, median, shoqėrinė civile si dhe me strukturat e specializuara tė qeverisė dhe bashkive e komunave fqinje. Shumė tė rinj qė mbarojnė studimet e kanė tė vėshtirė tė gjejnė njė punė nė profesionin e tyre. Bashkia do ti ndihmojė kėta tė rinj duke financuar njė program stazhi qė do ti afrojė ata me sektorin privat dhe do ti pajisė me pėrvojė pune nė profesionin e tyre. 70% e atyre qė kryejnė stazhe tė tilla iu ofrohet punėsim i pėrhershėm nė sektorin privat, dhe ne e kemi pėr detyrė tė bėjmė gjithshka pėr punėsimin e brezit tė ri. Por kjo nuk mjafton. Ne do tė krijojmė mė shumė vende pune dhe punėsim me paga mė tė mira. Sot Bashkia nuk bėn asgjė pėr punėsimin. Dhe ndonėse Bashkia nuk mund tė bėjė gjithēka pėr punėsimin, ajo mund tė bėjė diēka dhe me mjaft rėndėsi. Misioni im ėshtė hapja e 30 mijė vendeve tė punės nė dy vitet e ardhshme. Vetėm unaza e madhe dhe projektet e tjera tė nėnkalimeve dhe parkingjeve nentokesore do tė krijojnė mbi 5800 vende pune. Por sektori publik nuk mund tė arrijė gjithcka. Pėr tė krijuar mė shumė punėsim dhe punėsim me pagė mė tė mirė ne duhet tė nxisim ekonominė duke ndihmuar hapjen e bizneseve tė reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot Bashkia jo vetėm qė nuk po ndihmon, por ajo po pengon. Tirana ėshtė qyteti me numrin dhe nivelin mė tė lartė tė taksave dhe tarifave vendore. Jo vetėm numėrohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre ėshtė rritur me disa here gjate dekadės se fundit. Nuk ka nevoje tė jesh ekonomist pėr tė kuptuar qė me taksa kaq te larta mė mirė tė ulėsh qepenat, t’i vesh kyēin derės dhe ta mbyllėsh biznesin. Une sot deklaroh para jush objektivni: TIRANA ,VENDI I DUHUR PĖR TE BERE BIZNES. Si Kryebashkiaku juaj, unė do tė heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do tė ul 2 deri nė 5 herė taksat dhe tarifat qė mbesin. Unė angazhohem gjithashtu qė nėpėrmjet thjeshtėzimit tė procedurave administrative dhe pėrdorimit tė teknologjisė sė informacionit, krijimit tė parqeve industriale, pėrdorimit tė formave tė ndryshme tė partneritetit publik-privat pėr zhvillimin ekonomik dhe masave tė tjera do ti japim njė implus tė ri zhvillimit tė biznesit tė vogėl, tė mesėm dhe tė madh duke rritur mundėsitė e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė. Bashkia do tė ndihmojė kėdo qė do tė sjellė biznesin e tij nė qytet duke thjeshtėsuar nė maksimum burokracinė bashkiake. Bashkia do tė lehtėsojė nė maksimum lėvizjen e ēdo biznesi qė dėshiron tė vijė nė Tiranė nga Roma apo Milano, nga Berlini apo Madridi: ne do t’i ndihmojmė. Tirana do jetė qendra e biznesit dhe unė do bėj ēdo gjė qė tė sjell punėsim dhe investime nė Tiranė sepse pėr mua e para eshtė Tirana dhe ajo duhet dhe do tė jetė krah pėr krah kryeqyteteve tė tjera tė Europės. Po pėr kėtė na duhet tė ndėrtojmė njė Tiranė moderne Europiane. Ne duhet tė ndėrtojmė mė shumė shkolla qė fėmijėt tanė tė mos rrijnė nė klasa me nga 40 nxėnės, duhet tė krijojmė kushte mė tė mira qė mėsuesit tė japin mėsim nė mėnyrė dinjitoze dhe nxėnėsit tė mėsojnė normalisht. Ne duhet tė eliminojme mėsimin me dy turne dhe tė kemi klasa me mė pak se 30 nxėnės, shkolla te hapura e tė mirėpaisura, ku zhvillohet mėsim por edhe jete sociale pėr nxenesit dhe komunitetin; internet falas pėr te rinj, nxėnės e studente, jo vetėm ne shkolla por ne te gjithė territorin e qytetit. Shkollat do te shndėrrohen ne qendra te jetės komunitare duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e pėrshtatshme ndėrsa Bashkia do te organizoje dhe financoje aktivitete te larmishme ndėrshkollore Tirana eshte qyteti i pare universitar i Shqiperise. Bashkia do tė krijojė mundesitė qė Tirana tė presė dhe tė mbajė nė gjirin e saj, me tė gjitha kushtet dhe infrastrukturat, mė shumė se 100.000 studente. Njė Bibliotekė Universitare e Tiranės, ėshtė premtimi im konkret, pėr Tiranen, kryeqytet universitar. Ne kemi nevojė tė investojmė nė infrastrukturė, ēka do tė hapė fronte pune tė menjėhershme dhe do tė ndėrtojė themelin e njė rritje ekonomike afatsgjatė. Unaza e madhe qė do tė qarkojė Tiranėn do tė rrisė efiēencen e biznesit dhe qytetarėve duke shkurtuar ndjeshėm kohėn e transportit. Ajo do tė ndihmojė edhe zhvillimin e lagjeve tė Tiranės duke i lidhuar ato me njė sistem modern trasporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nėnkalimet dhe parkingjet nentokesore do ta zgjidhin pėrfundimisht problemin e trafikut nė Tiranė. Unė do angazhohem edhe pėr pėr njė system transporti publik cilėsor, tė shtrirė nė tė gjithė qytetin dhe tė pakushtueshėm, falas pėr tė moshuarit, fėmijėt dhe personat nė ndihmė sociale. Tirana ashtu si ēdo kryeqytet Europian do te kete tramvajin e saj. Ne kemi nevojė pėr mė shumė parqe dhe lulishte, pėr rrugė dhe trotuare cilėsore. Ne kemi nevojė pėr njė plan pėr qytetin tonė dhe jo tė vazhdojmė tė hedhim beton dhe tė ndėrtojmė kuturu. Ky plan do tė ketė nė vėmendje jo vetėm qendrėn e qytetit por edhe lagjet tona, kudo ku jetojnė banorėt e kėtij qyteti. Tirana duhet tė pėrfundojė odisenė e mungesės sė pafundme tė planit rregullues, qė gjithmonė ėshtė afėr pėrfundimit por asnjeherė nuk pėrfundon, duke mbetur kėshtu i hapur ai bark qė pjell tė gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndėrtimit dhe perspektivėn e paqartė tė vlerės sė ēdo ndėrtimi. Kjo do tė marrė fund njėherė e mirė. Dhe kėtu, unė si kryetar i bashkisė nuk do tė hezitoj tė kundėrshtoj madje as vendime tė marra nga Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit, kur ato bien ndesh me interesat afatgjatė tė qytetarėve tė Tiranės. Unė e di se ka mes jush qė pyesin se cfarė raporti do tė ndėrtoj unė nesėr si Kryebashkiak me qeverinė qėndrore. Pėr tė gjitha ata qė pyesin, kjo ėshtė pėrgjigjia ime: Unė do tė punoj me qeverinė qėndrore sa herė e lyp interesi mė i mirė i Tiranės, por nuk do tė ngurroj kurrė tė pėrballem me tė nėse ky interes vihet nė pikėpyetje. Qeveria qėndrore mund, duhet dhe do tė bėjė shumė pėr Tiranėn, dhe unė si Kryebashkiak do tė punoj me tė dhe do ti jem mirėnjohėse per cdo ndihme kesaj mysafire te perhershme te qytetit tone. Lagjet tona, aty ku njerėzit bėjnė jetėn e pėrditshme, jo vetėm qendra, kanė nevojė t’i nėnshtrohen njė zhvillimi dinamik nė respekt tė plotė pėr pronėn private dhe njė harmoni tė drejtė tė zhvillimit tė saj nė favor tė familjeve qė e zotėrojnė atė. Ne duhet tė sjellim shėrbime thelbėsore dhe tė krijojmė njė qytet policentrik me hapėsira tė gjelbra dhe ambjente ēlodhėse dhe argėtuese ku njerėzit tė jetojnė, tė punojnė dhe tė ēlodhen. Bashkia do te angazhohet pėr njė program qe synon shpėtimin e sipėrfaqeve te gjelberta nga prishja dhe rehabilitimin e shpejte te tyre. Gjithashtu, Bashkia do te ndėrtojė parqe te vogla dhe zona apo qendra argėtuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojnė ende hapėsira te lira. Pėrmes investimeve publike por edhe partneritetit publik-privat ne do tė rrisim cilėsinė dhe kapacitetet ēlodhėse dhe argėtuese te Parkut te Madh te Liqenit, te Parkut te Dajtit si dhe do tė investiojmė pėr zona te mėdha te gjelberta, ēlodhėse dhe argėtuese ne territoret e bashkive e komunave fqinje. Unė angazhohem sot para jush pėr ndėrtimin e njė Parku tjetėr tė Madh tė Tiranės si dhe ndėrtimin e Korridorit Rekreativ tė Lumit tė Tiranės si pjesė e njė plani tė ri te zhvillimit qė Bashkia do tė vėrė nė jetė ne bashkėpunim dhe harmonizim me bashkitė dhe komunat fqinje. Ky plan duhet t’i kthejė qytetarit zėrin e tij pėr tė vendosur mbi tė ardhmen dhe zhvillimin e komunitetit. Pėr kėtė qėllim, mbledhjet ku shqyrtohet cdo plan ndėrtimi pėr qytetin tonė do jenė tė hapura pėr publikun. Ju dhe fqinjėt tuaj do tė keni mundėsinė tė jepni mendimin tuaj dhe tė zgjidhni tė ardhmen e lagjes tuaj. Unė do tė kėrkoj gjithashtu qė ēdo ndryshim destinacioni pėr biznesin tė jetė i hapur pėr komentet e publikut. Nėse dikush do tė hapė njė diskotekė te pragu i banesės tuaj, ju do tė keni tė drejtėn tė kundėrshtoni. Unė do tė jem njė Kryebashkiak i hapur pėr tė dėgjuar nga ju. Ēdo tė premte unė do tė kem orar zyrtar pritjeje ku ēdo qytetar me problem tė cfarėdollojshėm do mund tė vijė dhe tė flasė vetė me Kryetarin e Bashkisė dhe unė do bėj gjithēka pėr tė zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevojė pėr njė Kryebashkiak qė kujdeset pėr hallet dhe shpresat e njerėzve. Njė Kryebashkiak qė do t’i pėrkushtohet Tiranės dhe qytetarėve tė saj me mish e me shpirt. Njė Kryebashkiak pėr tė cilin tė parėt janė njerėzit, e para ėshtė Tirana. Nėse duam qė Tirana tė jetė njė qytet modern dhe Europian, ne na duhet nje plan modern urban, qė jo vetėm zgjidh problemet e sotme, por qė i krijon metropolit tonė perspektivėn dhjetėra vjecare tė zhvillimi. Por Tirana nuk mundet kurrė tė realizojė potencialin e saj tė plotė kur korrupsioni zhbiron jetėt tona. Kur Bashkia harxhon 8300 lekė pėr frymė pėr pagat dhe vetėm 2500 lekė pėr shėrbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 ditė pėr njė leje ndėrtimi, dhjetėra herė mė shumė se nė cdo qytet tjetėr Europės, disa herė mė shumė se nė cdo qytet tjetėr tė vendit. Celėsi ėshtė transaparenca. Ēdo lek qė bashkia shpenzon, duke pėrfshirė rrogat e punonjėsve dhe ēdo kontrate qė lidhet do tė publikohet ne faqen zyrtare tė internetit. Bashkia duhet tė jetė solidare, ajo duhet tė ēlirojė dhe inkurajojė energjitė bamirėse nė qytet. Ne duhet tu gjendemi neė krah njerėzve nė nevojė. Bashkia do t’i vijė nė ndihmė nėnave kryefamiljare qė mbajnė tė vetme familjet. Nuk do te kete femije qe braktisin shkollen per arsye ekonomike, ne do t’i heqim nga rruga fėmijėt qė lypin dhe do ti ulim nė bankat e shkollės bashkė me moshatorėt e tyre pėr tju dhene edhe atyre shansin qė u jep shkolla pėr njė jetė mė tė mirė. Tirana ėshtė zemra kulturore e vendit dhe kombit tonė. Kėtu jeton elita e vendit dhe njė komunitet i mrekullueshėm njerėzish tė artit dhe tė kulturės. Bashkia do tė vendoset nė qendėr tė njė mekanizmi dinanamik qė ndjell ardhjen nė Tiranė tė shumė aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe Ēmimit Bashkiake pėr shumė fusha tė kulturės, artit dhe letėrsisė do tė ngjallin garėn pėr krijim, art dhe kulturė nė qytet. Tirana, njė destinacion turistik do tė plotėsohet me disa destinacione turistike pėrreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i njė Rrjeti i Destinacioneve tė Intregruara Turistike tė zonės sė Tiranės, nė bashkėpunim me kolegėt e komunave apo bashkive pėrreth kryeqytetit do tė propozojė pėr turistėt njė Tiranė tė vizitueshme gjithė vitin. Dhe tani mė lejoni tė them dy fjalė pėr Edi Ramėn. Ai nuk ėshtė armiku ynė. Dhe ndoshta nė krye tė herės edhe ka arritur diēka pėr qytetin. Por qė kur erdhi nė krye tė Partisė Socialiste interesi i tij i vetėm ėshtė lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna pėr Tiranėn dhe qytetarėt e saj. Qyteti ynė ka mbetur nė vendnumėro, sepse ai eshte obsesuar me kolltukun e kryeministrit dhe i ėshtė futur njė betejė politike pėr hesap te vet, por qė nuk na ndihmon te ndėrtojme asnjė shkollė tė vetme, nuk na shtron asnjė rrugė tė vetme, nuk na krijon asnjė vend tė vetėm pune. Degjova se dje tha qe do te kandidionte per Bashkine e Tiranes per t’u bere kryeminister. Pune e paqme! Por a ėshtė kjo ajo qė kėrkojnė qytetaret e Tiranes kur i drejtohen dhomes se votimit per te zgjedhur njeriun qe duhet te zgjidhe hallet e tyre te perditshme ne kete qytet? Unė ju ftoj ta refuzojmė me votė qyetatare kėtė betejė tė re politike qė ai na propozon pėr interesat e tij dhe aspak tė qytetit tonė dhe tė zgjidhni alternativėn qe ju vendos ju te paret, Tiranen te paren! Dje unė dhashė dorėheqjen si Ministėr i Brendshem sepse besoj se Tirana meriton njė Kryebashkiak me kohė tė plotė qė do t’i vėrė veshin njerėzve dhe do tė punojė gjithė kohėn pėr t’i kthyer shpresat e tyre nė realitet dhe jo tė merret me beteja politike. Sepse kėtu dicka shumė e rėndėsishme ka humbur rrugės : arsyeja pse ēdo burrė apo grua garon pėr t’u zgjedhur ėshtė tė ndihmojė dhe tu shėrbejė njerėzve. Nė cdo hap tė kohės time nė shėrbim publik kjo ka qenė motoja ime. Gėzimi im dhe brenga ime ėshtė se pėr ēdo person qė kam mundur tė ndihmoj e di qė ka patur tė tjerė qė nuk kam mundur t’i ndihmoj. Por unė dua ēdokėnd qė mė dėgjon sot ta dijė se jam nė anėn tuaj, se do punoj pėr ju, se do e degjoj zėrin tuaj. Nė kėtė qytet cdokush has pengesa tė ndryshme dhe ka qėllime tė ndryshme, sipas moshės, punės, lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetarėt e Tiranės ajo qė mė impresionon nuk ėshtė shumėllojshmėria por ngjashmėria e dėshirave, kėrkesave dhe shpresave tė tyre pėr Tiranėn. Njerėzit e kėtij qyteti duan hapėsira tė gjelbėrta, parqe dhe kėnde lojėrash. Ata duan t’u mblidhen rregullisht plehrat, njerėzit duan trotuare dhe rrugė tė shtruara, njerėzit duan njė qytet ku ajri qė ata dhe fėmijėt e tyre thithin ėshtė i pastėr dhe ku mbeturinat pastrohen, njė qytet me mė pak trafik, mė shumė parkingje dhe njė qytet me njė transport publik qė funskionon. Njerėzit duan njė qytet ku lagjet tė jenė tė ndriēuara, ku kujdesi shėndetėsor tė jetė mė pranė tyre dhe ku zėri i tyre tė dėgjohet. Njerėzit duan njė Bashki qė punon pėr ta, dhe jo pėr tė ēuar mė tej axhendėn politike personale tė Kryetarit. Njerėzit duan njė qytet mė tė mirė, dhe ajo qė ia ka zėnė rrugėn ėshtė lufta politike. Unė ju premtoj sonte se cfarėdo qė tė ndodhė, unė nuk do ta harroj kurrė se arsyeja pse jam nė zyrė publike ėshtė qė tju shėrbej ju te dashur bashkqytetarėt e mij. Packa nėse jeni demokratė apo socialsitė, LSI apo PDU, Republikanė apo LZHK. Nuk ka rėndėsi nėse jeni tė moshuar apo tė rinj, burra po gra, tė punėsuar apo tė papunė, apo pensionistė. Ne tė gjithė jemi qytetarė tė Tiranės dhe unė do punoj cdo ditė pėr tė ardhmen e cdo qytetari. Sepse per mua te paret jeni ju! e para eshte Tirana! Nesėr unė do ta nis fushatėn time me njerėzit, duke i takuar dhe duke i dėgjuar ata. Unė mezi pres te jem mes jush ne cdo lagje te Tiranes t’ju shtrėngoj duart, tė ulem bashkė me ju dhe tė degji shqetesimet, qėllimet dhe shpresat tuaja. Bashkė me ju do tė ndaj platformat e mija per zgjidhjen e problemeve, vizionin tim per Tiranen moderne Europiane. Tė dashur bashkėqytetarėt e mi, Ne gjendemi tani nė njė udhėkryq. Para nesh ka dy rrugė, dhe ne duhet tė zgjedhim. Njėra rrugė na kthen tek politika e vjetėr e ndasive, akuzave, konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rrugė na len ne vend. Rruga tjetėr udhėheq drejt mundėsisė, bashkimit, shpresės, progresit dhe optimizimit ku nė qendėr jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, dhe kjo rrugė na con drejt mundesive te reja per secilin, drejt zgjidhjeve te medha per Tiranen. Unė dua tė luftoj betejėn e tė ardhmes tonė: njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė ne. Pėr Tiranėn, qytetin qė ne duam dhe qė meriton mė shumė. Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua nė kėtė rrugė, ta lėmė pas konfliktin shterpė tė akuzave politike, tė zgjedhim tė ardhmen mbi tė shkuarėn, tė zgjedhim mundėsinė shpresėn dhe ėndrrat tuaja. Le ta shtrimė vėshtrimin tonė drejt mundesive tė reja dhe zgjidhjeve tė mėdha, tė bindur se se bashku do tja dalim. Tė cohemi dhe tė fillojmė punėn pėr qytetin e ėndrrave tona, tė bashkohemi me njė zė tė vetėm dhe ta lėmė atė zė tė dėgjohet fort e mė fort nga besimi qė ne kemi se ne mund tė ndėrtojmė njė Tiranė mė tė mirė, se ne do ta ndėrtojmė njė Tiranė mė tė mirė dhe do te mposhtim cdo sfidė dhe asgjė nuk do na ndalė nė rrugėn tonė. Faleminderit!

    Kryeministri Sali Berisha: Lulzim Basha, personalitet i ndritur i Partisė Demokratike

    Jemi mbledhur sot pėr t’i shprehur mbėshtetjen tonė kandidatit tė PD-sė, tė “Aleancės pėr Qytetarin”, njė prej personaliteteve mė tė shquara tė sukseseve tė Partisė Demokratike. Njėrit prej qytetarėve mė tė shquar tė kryeqytetit, intelektualit tė talentuar zotit Lulzim Basha. Sot ne sė bashku jemi kėtu, pėr tė mbėshtetur qytetarin e parė tė ardhshėm tė Tiranės, birin e kėtij qyteti qė 20 vjet mė parė. Ti shkėlqeve zoti Basha si student shqiptar nė Universitetin e Utrehtit, si studenti mė i shkėlqyer, nė njė universitet tė niveleve mė tė larta tė Universiteteve tė Evropės. Ne tė mbėshtesim ty jo vetėm pėr studimet e shkėlqyera, ti fitove vendin e parė nė botė nė njė nga konkurset. Ne mbėshtesim sot Lulzim Bashėn, bashkėshortin shembullor, prindin shembullor. Ti je njeriu i vlerave familjare qė Shqipėria i ka hyjnore. Ne mbėshtesim Lulzim Bashėn sepse nė vitin 2005, sė bashku me njė grup intelektualėsh, tė rinjsh, do riktheheshin nė gjirin e Partisė dhe do ktheheshin nė uraganin e fitores. Vitet tona nuk kanė qenė tė lehta. Vitet tona kanė njohur vėshtirėsi. Kombi ynė kishte njohur copėtime, ndarje, pushtime, diktatura, ndarje tė mėdha nga malet dhe gjeografia. Ne jemi sot kėtu burrat dhe gratė qė vendosėm njė tullė nė bashkimin kombėtar, bashkimin kombėtar tė Lirisė. Ēėshtja kombėtare ēėshtja e parė, ēėshtja e dinjitetit tė shqiptarėve. Ndaj dhe ne bėmė tė pamundurėn tė mundur, vendosėm tė shembim malet, tė bashkonim kombin. Nė kėtė detyrė, ne mandatuam ministrin, zyrtarin qė me pėrkushtimin e tij do tė kapėrcente ēdo pengesė, do tė bėnte qė projekti i rrugės sė kombit tė shndėrrohej nė realitet. U pėrpoqėn tė hedhin baltė mbi rrugėn, mbi kombin, menduan se mund tė tė kryqėzojnė pėr fajin e vetėm se shndėrrove nė realitet njė nga ėndrrat e shqiptarėve. Atyre iu mbetet e shkuara, kurse ju, vizioni i ardhshėm pėr Tiranėn e qytetarit, pėr Tiranėn e shekullit, pėr Tiranėn kryeqytet Evropian. Gjimnazisti, Lulzim Basha, bashkė me qindra e mijėra studentė dhe studente tė kryeqytetit, do tė thėrrisnin 19 vjet mė parė nė rrugėt e Tiranės; “Shqipėria nė NATO”, “Shqipėria si Evropa”. Partia Demokratike dhe Qeveria do t’i besonte atij diplomacinė e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO. Sot, Shqipėria ėshtė vend anėtarė i NATO-s, qytetari i saj i parė i ardhshėm bėri gjithēka, ēdo gjė qė kjo ėndėrr fisnike tė bėhej realitet dhe Tirana kryeqyteti ynė tė jetė sot kryeqyteti i njė vendi anėtar tė NATO-s. E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa, ishte kushtrimi dhe thirrja qė buronte nga zemra e tij dhe e tė rinjve shqiptarė 210 vjet mė parė. Sot, qytetari i parė i Tiranės del para jush, pasi me pėrkushtimin e tij, talentin e tij, vendosmėri e tij, ia doli tė bėjė tė mundur qė shqiptarėt tė lėvizin tė lirė nė mbarė Evropėn, tė fluturojė nė Bruksel, duke realizuar ėndrrėn e shqiptarėve pėr tė lėvizur tė lirė. Por ne, ēfarė do qė tė bėjmė, kurrė ndonjėherė nuk ia shlyejmė, ndaj Tiranės ne kemi borxhe dhe detyrime. Jam pėrpjekur me dashurinė mė tė madhe qė tė bėjmė ēdo gjė pėr njė Tirana tjetėr. Pavarėsisht se kėto 6 vite Tirana qeverisej nga kundėrshtarėt tanė, qeveria ime 3- fishoi fondet, nė mėnyrė qė qytetarėt e Tiranės tė pėrjetonin standardet e njė Tirane tjetėr, por kjo u bė pamundur sepse Tirana e ėndrrės u zėvendėsua me Tiranėn e Betonit, Tirana e vizionit, me Tiranėn e mbyllur, Tirana e parqeve me Tiranėn e ferrave. Tirana, ēdo ditė, ēdo muaj largohej nga qytetarėt e saj. Z.Basha, sot pėr qytetarėt e Tiranės, njė nga ėndrrat e qytetarėve, ėshtė ėndrra e Tiranės Evropiane, ėndrra e Tiranės sė qytetarėve, ėndrra e Tiranės sė Bukur. Jam kėtu pėr tė dhėnė fjalėn para qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė se qeveria qė unė drejtoj do tė mbėshtesė fuqishėm ēdo projekt, ēdo zhvillim tė kėtij kryeqyteti. Zoti kryetar i ardhshėm i Bashkisė, ne tė japim ty nė 8 maj ditėn e fitores, tė ėndrrės sė qytetarėve tė Tiranės dhe Shqipėrisė. Fitore!

    Rajmonda Bulku: Lulzim Basha, e ardhmja e Tiranės

    Deputetja e Partisė Demokratike, Rajmonda Bulku, ēeli mitingun e PD-sė nė pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, duke vlerėsuar kandidaturėn e Lulzim Bashės pėr bashkinė e Tiranės. Bulku tha se Basha ėshtė personaliteti qė i duhet qytetit tė Tiranės. "Janė tė shumtė ata qė duan tė dėgjojnė Bashėn"- tha znj.Bulku.

    Ish-mėsuesja e Bashės, Merita Xoxa

    Kam patur fatin qė tė kem nxėnėsin Lulzim Basha nė klasėn time kujdestare. Tipari kryesor i Lulzim Bashės, ėshtė serioziteti. Luli zė njė vend tė veēantė. "Lulzim Basha ėshtė njė personalitet i respektuar dhe i dashur pėr qytetarėt e Tiranės. Luli, jam e bindur qė do t’ia dalėsh".

    Doktor Ndroqi dhe nipi i kryetarit tė parė tė Bashkisė sė Tiranės

    Kam njė shqetėsim pėr tė sjellė mes jush, dhe po ashtu dhe njė kujtim. Shqetėsimi ėshtė se s’mund tė jetojmė mė nė njė qytet tė tej ndotur. Ne nuk mund tė jetojmė nė Tiranėn e betonit. Lulzim Basha mund dhe do tė bėjė diēka pėr Tiranėn. Lulzim Basha duhet ta kthejė Tiranėn te qytetarėt, te njerėzit. Lulzim Basha, fitore!

    Erjon Bogdani

    Tė gjithė ju e dini se futbolli ėshtė pasioni im, por para jush mė ka sjellė njė dashuri tjetėr e madhe, dashuria pėr qytetin tim ku jam lindur. Vij me dėshirė nė Tiranė sepse me merr malli pėr njerėzit e mi. Ndjehem jo mirė kur shoh Tiranėn nė gjendjen aktuale. Tirana meriton mė shumė. Ne duam njė kryetar bashkie qė punon pėr sportin, shėndetin dhe qytetarėt e tij. Pėr tė fituar nė futboll duhet njė skuadėr e fortė dhe njė kapiten i mirė. Unė sot jam me skuadrėn e Lulzim Bashės. Ju faleminderit!

    Mitingu

    Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca pėr Qytetarin”, zhvilluan sot njė miting madhėshtor nė pallatin e sportit “Asllan Rusi” nė kryeqytet. Mazhoranca ēeli fushatėn elektorale pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit dhe njėherazi prezantoi zyrtarisht kandidatin e “Aleancės pėr Qytetarin”, pėr bashkinė e Tiranės, zotin Lulzim Basha. Pas mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike, ku u miratuan kandidatėt e mazhorancės pėr zgjedhjet vendore, “Aleanca pėr Qytetarin”, hap kėshtu fushatėn elektorale, duke i paraprirė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit.

    ...
    Masha Basha
    Nga Elisa Spiropali
    Masha Basha nė duart e Berishės ! Ky produkt metalo-njerezor do jetė kandidati i Partisė Demokratike pėr kryetar bashkie tė Tiranės. Kandidati nė fjalė pra, nuk do jetė as Lulzimi, as Luli, as Basha, por vetėm Berisha qė e gėnjen mendja se do t’ja dalė ta komandojė Bashkinė e Tiranės me dorėn e tij tė zgjatur dhe tė hekurt pėrmes kandidatit Masha Basha. S’ėshtė parė as
    ėshtė dėgjuar kurrė dhe kurrkund qė pėr kryetar bashkie tė garojė njė mashė metalike. Pėr kryetar bashkie garojnė njerėz prej mishi, kockash dhe gjaku. Por ja qė gjyshi Berisha kėshtu vendosi, dhe kėshtu do bėhet. Kjo qasje kaq e tersėt ndaj nje gjėje kaq njerėzore siē ėshtė qeverisja lokale e njė komuniteti, i ka spjegimet e veta, madje fare tė qarta. Sepse gjyshi Berisha, ky luftėtar me nam pėr bilancin aq tė lavdishėm nė luftrat me mullinjtė e erės, duke qenė tashmė i plakur, ėshtė rrjedhimisht edhe i lodhur, dhe punėt qė ka pėrpara s’mund t’i bėjė dot si deri mė sot tė gjitha vetė, por vetėm me masha dhe basha. Ka te drejte gjyshi Berisha. S’mund tė ndodhte ndryshe me gjyshin e plakur dhe tė lodhur. Mendja e tij, krejt njėsoj si ajo e Makbethit, nuk i gjen rehat nga pellgjet e gjakut qė ka lėnė pas. Se gjyshi nga vendi mezi ngrihet. Duart i dridhen, gishtat mezi i lėviz. Sytė kanė nisur tė mos i shohin. Veshėt tė mos i dėgjojnė. Prandaj, pėr kėto dhe shumė e shumė tė tjera arsye, tash’ e tutje ky gjysh pėr kryetar bashkie tė Tiranės nuk ėndėrron njė njeri por njė mashė tė pashpirt qė t’i bindet vetėm atij pėr ta pėrdorur si tė dojė. Dhe mes atyre qė e rrethojnė, i vetmi qė ja plotėson mė sė miri kėtė kusht ėshtė ai i mirnjohuri i qeshuri i pėrjetshėm, Masha Basha. Me fjalė tė tjera, pėrballė Edi Ramės kėtė herė nuk do qėndrojė njė kandidat normal si e duan dhe si e meritojnė qytetarėt e Tiranės, pra prej mishi dhe kockash, por njė mashė metalike e zeze nė duart e zhubravitura dhe tė thara nga pleqėria tė gjyshit Berisha pranė vartrės ku ėshtė strukur, Masha Basha ėshtė mėse i pėrshtashėm dhe i nevojshėm si njė instrument polifunksional i dobishėm. Gjyshi Berisha pret, dhe Masha Basha ėndėrron, qė gjyshit Berisha t’i shėrbejė. Sė pari pėr tė nxjerrė nga zjarri gėshtenjat e nxehta dhe tė shijshme tė punėve tė shumta tė kryeqytetit, thėnė ndryshe pėrfitimet kolosale klienteliste, listėn e tė cilave, e ka sigurisht gati qė tani ende gara pa filluar. Ku ka mė mirė pėr gjyshin se ato gėshtenja pėrvėluese t’i nxjerri jo vet gjyshi me duart e lodhura, por Masha Basha tashmė i regjur nėpėr dallavera dhe rreziqe? Por jo vetėm kaq ! Kaq ėshtė pak. Gjyshit Berisha Masha Basha i duhet edhe pėr punė tė tjera. Pėr shembull pėr tė goditur me mashė, pa luajtur vendit dhe pa e lėshuar mashėn nga dora, qenėr e mace tė pabindur qė gjyshin e lodhur e bezdisin duke u sjellė rreth vatrės. Por edhe pėr tė goditur me mashė minj qė duken e zhduken qosheve nė distancė qė masha nuk i arrin. E bėn kėtė gjyshi, pra hedh mashėn gjyshi, sepse gjyshi ka plot shėrbėtorė rrotull qė t’ja sjellin pėrsėri nė duar mashėn.
    Po dėgjojmė e shohim tė thuhet e tė shkruhet, edhe nga analiste e komentatorė me nam tė cilėt kandidatit Masha Basha j’a njohin fort mirė cilėsitė inekzistente, tė ēuditen pse po kandidon Edi Rama?! E tjerrin e tjerrin pafund kandidaturėn e Ramės para Mashės, duke e ngatėrruar e duke e bėrė lėmsh me pse-ra dhe sepse-ra tė pafundme sikur po duan tė zgjidhin ndonjė ekuacion tė pa pėrfunduar tė Ainshtainit mbi relativitetin e pushtetit. “Faktorėt mediatikė” hileqarė e dritėshkurtėr nė fjalė, ata qė hiqen sikur i qajnė hallin kandidaturės Rama, nė fakt, nė thelb, nė analizė tė fundit, duke i bėrė hesapet gabim, i tremben, pėr turp tė vetes nė nivel individual, fitores eventuale sė kandidaturės Masha, tė papriturave qė ajo fitore hipotetike mė e largėt se galaktika mė e largėt e universit, mund tė sjellė. Nuk ka absolutisht asnjė shpjegim tjetėr fakti pse ata, pėr turp tė tyre merren gjithė kohėn me Ramėn qė ėshtė prej mishi dhe kockash dhe jo me njė vegėl metalike si Masha Basha. Tė marrurit me Ramėn dhe jo me Mashėn, i kompromenton keqas. Nuk e dinė ata kush ėshtė Masha?! A ka mbetur njeri nė Shqipėri qė nuk e di se Masha Basha kur ishte ministėr i transporteve, jo vetėm ėshtė akuzuar, por edhe imuniteti parlamentar i ėshtė hequr pėr shpėrdorimin e 250 milionė dollarėve tė rrugės Durrės – Kukės. Por Masha Basha asnjėherė nuk u gjykua pėr shkak tė manipulimit tė drejtėsisė pėrmes vonimit tė tė afateve tė gjykimit. A ka ndonjė gjė pėr tė mos u besuar nė kėtė mes? Absolutisht asgjė, kur dihet se ēfarė mund tė bėhet, jo me 250, por edhe me vetėm 50, ose edhe vetėm 5 milionė dollarė tė vjedhur. Masha Basha ministėr i brendshėm ėshtė akuzuar edhe si urdhėrues direkt i vrasjes sė 4 protestuesve mė 21 janar. A thua tė ketė mbetur shqiptar qė nuk i di kėto tmerre?! Analistat qė analizojnė kandidaturat, duhet, por ėshtė nė tė drejtėn e tyre qė varet nga aftėsitė e tyre, tė mos u futen ēėshtjeve me karakter subjektiv tė kandidaturave. Ta zemė, faktit se, nė pikėpamje tė vlerave njerėzore, para gjigandit Rama, Masha Basha ėshtė njė kokrrizė rėre. Kėto gjėra pra ata mund tė mos i thonė, por s’mundet kurrsesi tė mos konsiderojnė vjedhjet multimilionere dhe vrasjet e 21janarit qė mban mbi kurriz Masha Basha, bėma dhe gjėma kėto qė e automatikisht e ē’vlerėsojnė kandidaturėn Masha Basha. Nuk ekziston efektivisht Basha. Efektivisht ekistojnė vetėm Rama, Berisha, dhe natyrisht hileja e fundit e Berishės, Masha Basha. Prandaj themi se ėshtė brenda logjikės mė tė thjeshtė qė Edi Rama tė kandidojė pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės sa herė tė dojė, jo 4, por edhe 400 herė, edhe 4000 herė, edhe 400 mijė herė, dhe tė gjitha herėt tė fitojė.

  13. #313
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Lulzim Basha s’ka lidhje me kėtė histori
    Nga Mustafa Nano
    Tė shkruash pėr Lul Bashėn nuk ėshtė se tė ndodh shpesh. Po, ėshtė e vėrtetė, emrin ia ka pėrmendur shumėkush prej kolegėve tė mij, por kjo gjė ka ndodhur prej bėmash, qė nuk e nderojnė atė, siē ėshtė ajo e abuzimeve nė rrugėn Durrės-Kukės (e mbani mend, besoj, sa sa i lumtur doli nga ajo porta prapa ndėrtesės sė Telekomit, ku dy minuta mė parė anėtarėt e gjykatės supreme nuk ėshtė se kishin rrėzuar akuzat kolosale nė ngarkim tė tij, por thjesht kishin mbyllur hetimin pėr shkaqe e vonesa proceduriale), apo ajo e vrasjeve tė kryera mė datė 21 janar. Dhe nuk ėshtė se pėr kėto dy momente Lul Basha fajėsohet me tahmin, apo me spond. Jo, ai akuzohet drejtėpėrdrejtė pėr vepra e krime qė janė kryer. Abuzimi me fondet publike ėshtė njė gjė e njohur dhe e pranuar; vetė Berisha ka thėnė se “vendimet janė marrė kolektivēe, dhe nuk ka dėnim kolektivēe!!!!, duke lėnė tė kuptohet se abuzimi egziston, por fajtorėt jo. Ndėrsa vrasja e katėr qytetarėve nė bulevard ėshtė njė krim spektakolar; hetimi po vazhdon, por Basha ka qėnė ministėr i brendshėm, dhe ka gisht se s’bėn nė kėtė krim. Nė rastin mė tė favorshėm pėr atė vetė, ai ka gisht nė fshehjen e krimit.
    Kjo ish sa pėr hyrje. Do duhej ta bėja se s’bėn kėtė hyrje. Tani po eci mė tej. Pse nuk kanė shkruar pėr Lul Bashėn? Nė kėtė pikė ai nuk ėshtė njė dukuri mė vete, e afėrmendsh nuk ka pse tė dallohet; ėshtė si tė tjerėt, dmth si tė gjithė ata qė punojnė me e pėr Berishėn. E pse u dashka t’i pėrmendėsh emrin njė ministri? Dini ju ndonjė ministėr qė ka bėma tė vetat, qė ka nisma tė vetat, qė ka pasur ide tė vetat, tė cilat janė shprehur e mbrojtur prej tij nė radhė tė parė? Jo, tė gjitha idetė, nismat, bėmat kanė qėnė tė Berishės. Me fjalė tė tjera, shkruaj pėr Berishėn dhe ke shkruar pėr tė gjithė. Kjo ėshtė arsyeja qė pėr Bashėn ka pasur arsye tė flitet rrallė.
    Mirėpo dje, pėr herė tė parė nė jetėn e vet, ai mbajti njė fjalim; e di, ka folur dhe herė tė tjera, por kanė qėnė fjalime tė shkurtėra tė mbyllura me esklamacionin “Na udhėhiq o prijėsi ynė, Sali Berisha!” (mos mė thoni qė s’e mbani mend kėtė shpėrthim tė tij nė skenėn e pallatit tė Kongreseve?). Ndėrsa dje mbajti njė fjalim tė plotė. Ia lexova sot nė gazetėn Mapo. Tė tėrin. Kam pėrshtypjen qė duhet ta ketė bėrė vetė atė fjalim (dikush mund t’i ketė bėrė njė korrektim stilistik nė fund, por idetė duhet tė jenė tė tijat). Edhe? Edhe hiē. Nė atė fjalim, si nė tė gjitha fjalimet e politikanėve tė Tiranės, kish pak ide; e nė vend tė kėtyre kish shumė ujė, kish llokoēitje nė njė llucė fjalėsh e premtimesh, kish lėnie e rimarrje argumentash, kish njė listė premtimesh (nė tė shumtėn e kohės, premtimet ishin tė tilla, saqė tė krijohej ideja se i kish menduar njė natė mė parė), dhe foli shumė gjatė. Ose ndoshta m’u duk mua gjatė, ngaqė ato pak argumenta mund tė trajtoheshin nė mė pak kohė. Po tė isha nė sallė do isha tėrbuar prej asaj litanie, aq sa me siguri do dilja jashtė tė pija cigare me Genc Rulin e Ridvan Boden.
    Po ēfarė tha konkretisht? Bėri mirė qė s’u mor shumė me kundėrshtarin, por edhe kjo qė mund t’i merrej si meritė, paska qėlluar tė mos jetė zgjedhja e tij. Para tij foli i ēmenduri gojėprishur par excellence, dmth padroni, mentori, tutori e inventori i Lul Bashės, dhe nuk lėshoi asnjė ndyrėsi nė adresė tė Ramės. Lul Basha s’mund tė bėnte ndryshe nga ai. Tha diēka tjetėr, qė mund t’i merrej pėr mirė: “si kryetar i bashkisė nuk do tė hezitoj tė kundėrshtoj madje as vendime tė marra nga Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit, kur ato bjenė ndesh me interesat afatgjatė tė qytetarėve tė Tiranės”. Mirėpo, sa e dėgjon, tė vjen t’i thuash: “Shih, shih, edhe kėtė do ta bėsh? Do t’i kundėrvihesh Berishės? Mos Lul, tė gjitha t’i besojmė, por jo kėtė. Nuk duhej ta kishe thėnė kėtė. Kjo ėshtė rrenė pėr Guinness. Tė paktėn, mos e pėrsėrit mė!
    Pati dhe disa momente, tė cilat, po tė merren tė shkėputura nga konteksti, do tė mund tė bėheshin pjesė e ndonjė quiz-i tė ngritur mbi pyetjen: tė kujt janė kėto fraza? Dhe kėto fraza do t’i atribuoheshin kujtdo, por jo njė berishiani. Shpresoj qė t’mos u kenė shpėtuar as tė tjerėve fraza tė tilla, si “problemet nuk zgjidhen me dhunė”, ose “as gjuha e dhunshme e as dhuna nuk na e zbukurojnė Tiranėn”, ose “s’mund tė ecim mė nė rrugėn e ndasive, akuzave, konfliktit”. Po tė mos e dinim se kush i ka thėnė kėto fraza, tė gjithėve do t’u shkonte mendja se kanė dalė nga goja e, fjala vjen, Rexhep Qoses pėr tė denoncuar qasjen mujshare tė Berishės e tė berishianėve. Mirėpo, na e thotė Lul Basha. Mund t’na e kursente kėtė gjė. Leksionet e edukatės nga njė berishian (dhe Basha ėshtė berishian pėrpara se tė jetė ‘human’) janė me tė vėrtetė tė tepėrta.
    Po mė? Mė duhet tė them, se do premtime janė korrekte, pasi edhe hahen nga logjika, edhe ngrihen mbi dobėsi tė kryebashkiakut Rama. Ēfarė? Po ja, ndėrtimi i parqeve tė vogla, lulishteve, qėndrave argėtuese, normalizimi i transportit, ndėrtimi i parkingjeve, hartimi i njė plani rregullues, e ndonjė tjetėr. Por tė tjerat ishin llogje tė llojit “unė do punoj pėr tė luftuar ēmimet e larta nė kėtė qytet” (dhe e shpjegoi se si do ta realizojė kėtė, por ia futi kot; kreu i bashkisė nuk ka asnjė lidhje me ēmimet), “do tė punėsoj 30 mijė vetė, do mbėshtes njerėzit me kualifikim, do ul taksat, do rris investimet, do jem pranė biznesit, do kem orar pritjeje, do punoj 25 orė, etj, etj”.
    E dini? Pėrtej tė gjitha vėrejtjeve qė bėra pėr fjalimin e tij tė djeshėm (nuk ėshtė se ia vlen tė ndalesh shumė nė kėtė mes; nuk na falet tė merremi mė shumė se sa duhet me njė fjalim), sikur Basha tė mos kish tė regjistruara nė karrierėn e vet politike ato dy momentet qė pėrmenda nė krye tė shkrimit, ai do duhej tė merrej seriozisht si kandidat. Madje, pėr tė do tė votoja dhe unė; do ta votoja edhe nė kėtė garė me Ramėn. Por ai ka njė cen tjetėr, qė nuk e shpėton dot. Ai nuk ėshtė ai; ai ėshtė Saliu. Nėse fiton Rama, fiton Rama; nėse fiton Basha, fiton Berisha. Me kėtė dua tė them se Rama mund tė jetė njė kandidat i keq dhe i papėrshtatshėm pėr Tiranėn, por gara pėr kreun e bashkisė sė metropolit, ashtu si e gjithė gara elektorale e 8 majit, ėshtė njė garė politike. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ėshtė kėshtu, por ja qė kėshtu ėshtė pas 21 janarit 2011. Lulzim Basha nuk hyn fare nė kėtė mes; ai nuk ka tė bėjė fare me kėtė histori as dje, as sot, as nesėr deri nė momentin e votimit, as po humbi, as po fitoi.

    website gazeta tema

  14. #314
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jan mobilizuar tere mantenutat e mantenutet e ed rucit kunder lul bashes.

    nuk e ka te lehte lul basha.

    ed ruci ka shum "ane pozitive".

    ka nomenklaturen staliniste mbas vehtes. ate llum qe me aq perkujdes e solli dhe e kultivoj ne tirane shtabi stalinist khmer ruzh i enver ramizit te hysni kapos se nexhit nga 4 anet e shqiperise duke flakur jasht tirane mijra familje e figura te ndershme e atdhetare duke i cuar ata gulageve pushkatimeve e birucave.
    kjo nomenklature kriminele sot eshte 10-20 fishuar me kulishet e vet e ata sot jane ajo qe quhet ps e seli roze.
    mbas edvinit jane dhe armata e prokuroreve e gjykatesve te cilet marrin detyra tash kaq vite te persekutojne lul bashen..
    mbas edvinit jan mijra gazetare e gazetaresha mjeshtra te shpifjes e manipulimit.. qe ne kto vite skan len gur pa luajtur kunder lul bashes..
    mbas edvinit jan mija e mijra bathorexhij te pa cipe qe jan psonisur nga militantet seli roze me liste..e paguhen e votojne ed rucin e dokle veliun..

    pra luli yne luli i popullit nuk e ka te lehte ta munde shtazen edvin sepse rreth edvinit jan grusht celiku gjithe plehrat e shqiperise e plehrat me te qelbura jan ne tirane.. qe un i quajta nomenklatura staliniste.. e zhytyra ne krime 50 vjecare plus e farketuar me krimin e 97 e 21 janarit..

    le te shpresojme se luli do ja dale kunder gjith ketyre maskarenjve e kanibaleve 4 brezash..

    '
    -----------

    OPINION

    Fjala e mėsueses pėr Lulzim Bashėn
    26-03-2011 /

    Nga Merita Xoxa

    Nė stadiumin “Asllan Rusi”

    Unė kam njė vajzė nė Gjermani. E kam vizituar disa herė. Por, kur shkova kėtė radhė, ndjeva njė lehtėsi dhe njė gėzim tė jashtėzakonshėm. Shkoja si qytetare europiane. Ato radhėt e gjata para ambasadave, ankthi se do ta marr apo nuk do ta marr vizėn, - i pėrkisnin njė kohe tė shkuar. Nė aeroport mė priti vajza. Ajo punon nė aeroportin e Frankfurtit. Mė tregoi se aty ajo kishte takuar shumė nėna dhe baballarė shqiptarė qė shkonin tė shihnin fėmijėt e tyre. Por, njėkohėsisht, ishte e entuziazmuar se asnjė nga vizitorėt nuk kishte shkelur rregullat e vendosura pėr liberalizimin e vizave. E gjitha kjo u realizua falė pėrpjekjeve tepėr tė frytshme tė qeverisė Berisha por, sidomos, tė ministrit Basha, i cili bėri njė punė tė madhe mbi rregullat e vendosura. Ai doli nė ekran para auditorit. Me fjalėn e tij tė qetė dhe, i pėrzemėrt prej natyre, na shpjegoi neve, dėgjuesve, se pėrse duhej tė ishim tė pėrpiktė nė respektimin e kėtij akti tė merituar pėr shqiptarėt, qė ishin bunkerizuar pėr njė gjysmė shekulli nga njė diktaturė rrėnimtare. Fjalėt e tij, tė shqiptuara me sinqeritet dhe urtėsisht, krijuan bindje te dėgjuesit dhe u mirėpritėn prej tyre. Do tė thosha edhe se, duke respektuar kriteret e BE-sė, tė cilat ministri Basha na i pėrcolli me ndjenjė, bindje dhe dashurķ, ato kėshilla tė qarta nė tė mirė tė vendit u pėrvetėsuan aq mirė nė masėn e dėgjuesve, sa Shqipėria doli e nderuar nė korrektesėn ndaj faktorit ndėrkombėtar. Ndėrsa dy vende, njėri prej tė cilėve ishte Serbia, u kritikuan nga ky faktor pėr abuzimin e kushteve, vendi ynė doli i paqortueshėm nė respektimin e afateve kohore. Nder pėr vendin tonė, pėr qeverinė e tij, pėr Lulzim Bashėn. Por ky nuk ėshtė i vetmi sukses i punės sė kryer nga z. Basha. Unė nuk dua tė flas pėr sukseset e tij, se ato dihen nga tė gjithė dhe shihen pėrditė. Ai ėshtė ministri i suksesshėm i tri dikastereve qė ka pas drejtuar. Kėto nuk mund tė mohohen. Unė sot dua tė flas pėr formimin e tij qysh nė fėmijėri, si mėsuese kujdestare, madje. Pa njė formim tė shėndoshė nė rini nuk mund tė priten rezultate tė mira nė vijim tė jetės. Fėmijėria dhe rinia janė si themeli i njė shtėpie. Nė Gjermani kam dėgjuar se ofendimi mė i rėndė pėr njė njeri ishte: -Ty tė mungojnė vitet e fėmijėrisė! Po si ka qenė fėmijėria dhe rinia e Lulit? Unė e kam pasur nė klasėn kujdestare. Tipari kryesor qė e karakterizonte ishte vullneti dhe thjeshtėsia. Ishte e pamundur tė mos e kryente njė detyrė, cilado tė ishte kjo. Korrektesa dhe respekti pėr mėsuesit dhe bashkėmoshatarėt ishin tipare tė tjera tė tij. Ai ishte altruist dhe detyrat qė mėsuesja kujdestare, - unė nė kėtė rast, - i ngarkoja pėr tė ndihmuar disa nga nxėnėsit qė nuk ecnin si duhet nė mėsimet, ai i merrte me seriozitet dhe ishte njė ndihmės i vėrtetė e i pėrkushtuar. Ai ishte dashamirės dhe nxėnėsit pranonin me qejf tė mėsonin me tė. Unė mbaj mend shumė episode qė i tregojnė kėto cilėsi; por nuk ėshtė as koha as vendi qė tė zgjatem kėtu. Zakonisht nė kujtesėn e mėsuesve mbeten ose nxėnėsit shumė arrakatė, ose ata qė shkėlqejnė si nė sjellje, ashtu edhe nė mėsime. Dhe Luli ishte ndėr ata qė shkėlqente. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe pėr njė mėsues kur sheh nxėnėsit e tij tė pėrparojnė dhe tė japin, mė vonė, kontribute tė shquara pėr shoqėrinė dhe pėr vendin. Dhe s’kishte si tė ndodhte ndryshe. I edukuar nė njė familje tė thjeshtė, me kėrkesa tė forta morale dhe studimore dhe i rritur pa privilegjet e pakicės sė asaj kohė, duke shkėlqyer me aftėsinė e vet pa pėrkrahjen e askujt, siē ndodhte - pėrkundrazi, - me mjaft nga ata qė quheshin “tė Bllokut”, apo qė ishin nė lidhje me tė. *** Kisha vite pa e takuar Lulin nga afėr. E takova nė rrethana tė hidhura. Para gjashtė muajsh u nda nga jeta njė kolegia jonė, mėsuese e fillores sė Lulit. Sigurisht ne, shoqet e saj, u mblodhėm pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit. Nė ēastin qė shoqja jonė po varrosej, ndalon njė makinė. Dhe, prej saj, zbret Luli. Erdhi qė t’i jepte lamtumirėn e fundit mėsueses sė tij tė fillores, me gjithė punėt e shumta qė kishte. Ishte njė e papritur qė na mallėngjeu. Nuk gjendeshin gazetarė, se ai nuk erdhi pėr shou. Erdhi thjesht si njė njeri qė kishte dashuri pėr mėsuesen, qė nė hapat e parė tė jetės sė tij. Ne kemi tė drejtė ta ēmojmė gjestin njerėzor dhe tė jemi krenare qė e kemi pas nxėnės. Duke qenė njeri nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, mund tė punosh me dashuri pėr njerėzit dhe tė jesh i suksesshėm nė punėn me ta. Nėse respekton prindėrit, gruan, mėsuesit, njerėzit nė pėrgjithėsi, mund tė punosh denjėsisht dhe nė mėnyrė tė frytshme pėr shoqėrinė. Prandaj unė jam e bindur qė, edhe si kryetar bashkie, puna e tij do tė spikasė. Ne, qė e njohim nė thellėsi tė shpirtit dhe qė kemi besim absolut nė intelektin dhe nė aftėsinė e tij, jemi tėrėsisht tė bindur se Lulzim Basha mund tė japė njė kontribut tė paharruar, ashtu si nė Autostradėn e mahnitshme tė Kombit, edhe nė transformimin e kryeqytetit tonė, nė pėrmasa tė papara. Tirana mund tė jetė kryeqendra moderne me planimetri tė respektuar, me frymėmarrje aspak asfiksuese, me njė ekologji krejt tė ndryshme nga ajo e sotmja, me tė gjitha rrugėt e rrugicat e asfaltuara, ku makinat tė ecin normalisht, ku ēdo qytetar tė jetė i dėgjueshėm nė bashki dhe ta gjejė portėn gjithmonė hapur pėr zgjidhjen e problemeve tė tij. Dhe jo tė gjendet pėrpara njė ndėrtese njeri pa njeri! Suksese, Luli, nė detyrėn e re. Unė, si gjithnjė, do tė krenohem me ty. Banorėt e Tiranės do tė krenohen me punėn tėnde

  15. #315
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Nuk ecet tere jeten me biografira dhe historira.
    Se kush do fitoje do ta kqyrim me pas,natyrisht votoj per asnjerin por jame me Edi Ramen

  16. #316
    Citim Postuar mė parė nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Nuk ecet tere jeten me biografira dhe historira.
    Se kush do fitoje do ta kqyrim me pas,natyrisht votoj per asnjerin por jame me Edi Ramen
    Keta kelyshat e bllokut,pjella e ideologjise komuniste sllave,na thone qe per cdo gje qe fajin na e paska Saliu!

    Salihu do ju bej keshtu juve,opaaa opaaa opaaa do palloheni keq me 8 Maj!

  17. #317
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    8 Maji do ti sjelle Tirones nje djale xhanon si kryetar bashkie Lul Bashen........Edverin pas 10 vitesh rrumpalle ne kryeqytet do ta cojme tek parku i liqenit te ajroset mire cdo mengjes me eren e fekaleve qe derdhin cdo dite ne ujerat e liqenit artificial pallatet me lejet e tij te ndertimit.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  18. #318
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    une po te them se te gjithe e pane fytyren e nxire te Edverit nga frika kur mori vesh atentatin qe lepurushit te tij mbreme ju be .... larje hesapesh asgje me teper ...
    ja se i kujt eshte lepurushi ti mesues se keshtu ju dalin te palarat juve
    ja dhe se pse u terhoq albana vokshi nga akuzat
    lexoje lexoje se na hapet dhe teme per tan leprin
    shife kush e mbron tani
    heheh

    Berisha-Avllaj-Sejdia dhe Xhamia e re
    DASHAMIR BIĒAKU

    TIRANĖ - Hetuesit janė treguar tė rezervuar nė lidhje me komunikimin e pistave tė mundshme tė atentatit ndaj Avllajt, duke mos dhėnė detaje rreth dyshimeve tė tyre.
    Dritan Avllaj, 40 vjeē, banues nė Tiranė, u qėllua me armė zjarri tė enjten nė mbrėmje rreth orės 22:00, nė rrugėn "Mihal Grameno".

    Avllaj udhėtonte me njė automjet "Mercedez- Benz", me targa gjermane El 412 S, i drejtuar nga shoferi i tij. Nė drejtim tė Avllajt, dy persona tė panjohur qė udhėtonin me motor qėlluan dy herė dhe e plagosėn atė nė shpatull, ndėrsa nė kėtė kohė shoferi shtoi shpejtėsinė e veturės sė tij duke shmangur pėrsėritjen e tė shtėnave ndaj tij, tė cilat mund tė rezultonin fatale.

    Ditėn e ngjarjes, Dritan Avllaj ka komunikuar edhe me kreun e Partisė Demokratike, njėkohėsisht kreu i qeverisė, Sali Berisha. Nuk dihet se cila ka qenė tema e bisedės mes tyre, por burimet thonė se ajo ka zgjatur disa minuta, dhe se komunikimi telefonik figuronte nė telefonin celular tė Avllajt. Sipas gazetave afėr qeverisė, z.Avllaj nė dėshmitė e tij pėr policinė, ka thėnė mes tė tjerash edhe qė "armiqtė e tij janė njerėz publikė".

    Berisha-Avllaj-Hajdin Sejdia
    Nė blogun e tij online Mustafa Nano citonte dje lajmin e djeshėm tė Shekullit pėr telefonatėn Avllaj-Berisha dhe shprehte habi, duke e pėrfunduar njė nga nanonjuzet e tij me shprehjen: "Hė, nuk ėshtė e pabesueshme? Apo kur flitet pėr Berishėn nuk ka asgjė tė pabesueshme?!"

    M.Nano ka tė drejtė qė habitet, pavarėsisht se ėshtė njė njohės i mirė i mėnyrės si funksionon dhe si i ndėrton lidhjet e tij Berisha. Por, pėr ata qė e dinė se cili ėshtė njė nga shqetėsimet mė tė mėdha tė kohėve tė fundit tė Berishės, lajmi nuk ėshtė surprizė, pėrkundrazi, ishte njė konfirmim i asaj qė nė qarqe biznesi nė Tiranė pėrflitet prej disa kohėsh.

    Telefonata e nxjerrė padashur nga njė rrjedhje informacioni nė dėshmitė e dhėna nė polici pas atentatit, nuk ėshtė as e para, as e fundit. Lidhja direkte mes Berishės dhe z.Avllaj ka tė bėjė me projektin bashkiak pėr ndėrtimin e Xhamisė sė re tė Tiranės. Kjo lidhje ėshtė burimi i rishfaqjes nė Tiranė kohėt e fundit tė njė personazhi tė hershėm, emri i tė cilit nė memorien e kryeqytetasve lidhet pikėrisht me truallin ku do ndėrtohet Xhamia, qė njihet edhe si e famshmja "gropė e Hajdin Sejdisė".

    Pėrgjigjen pėr pyetjet "pse Avllaj" dhe "cila ėshtė lidhja e tij me Hajdin Sejdinė", e dinė thuajse tė gjithė: Z.Avllaj ka qenė shofer i Hajdin Sejdisė gjatė kohės qė ky emėr ishte aktiv nė Tiranė.

    Fushata kundėr Xhamisė
    Njerėz afėr Berishės mjafton ti ngacmosh pak, pėr tė kuptuar qė kjo puna e xhamisė ėshtė njė nga idetė e Ramės qė e ka nervozuar pa masė Berishėn. Ėshtė gati tė bėjė ēdo gjė pėr tė arritur rezultatin e mbikalimit tė Zogut tė Zi. Me njė ndryshim: Projekti i xhamisė duhet mbytur qė nė lindje.

    Sinjalin e parė e dhanė mediat proqeveritare, me sulmet e njėkohshme ndaj projektit tė bashkisė sė Tiranės pėr ngritjen e njė xhamie tė re nė kryeqytet. Hajdin Sejdia u riaktivizua pikėrisht nė kulmin e fushatės sė tyre. Nėse lexohet reagimi i tij, i botuar (pėr habinė e organizatorėve tė fushatės) pikėrisht nė "Shekulli" disa ditė mė parė, qėllimi kuptohet lehtė: pėshtjellim me shkak-sherrin e pėrhershėm tė pronave pėr tė penguar me ēdo mėnyrė avancimin e idesė sė ndėrtimit tė Xhamisė sė re, sipas projektit bashkiak.

    Nė njė reagim pėr gazetėn "Shekulli", njė javė mė parė, pėrmes pėrfaqėsuesit tė shoqėrisė "Iliria Holding", Sejdia ishte shprehur kundėr projektit, duke thėnė mes tė tjerash qė bashkia duhej ti drejtohej qeverisė pėr praktikat e shpronėsimit dhe duke pėrmendur njė numėr enorm pronarėsh pretedentė.

    Reagimi mė pas pėrmendte sipėrfaqen, investimet e mėparshme dhe praktikat ligjore, duke lėnė nė heshtje pyetjen kryesore: Pse pikėrisht tani, dilet me kėto pretendime dhe nė gjithė kėto vite ėshtė heshtur? Nė reagim, shoqėria "Iliria Holding" ėshtė shprehur skeptike pėr zgjidhjen e problemit tė pronėsisė sė tokės, pasi aty ku ėshtė menduar tė jetė xhamia dhe objekti muzeal, ka pronarė tė tjerė, ndėrkohė qė prona qė zotėron Komuniteti Mysliman Shqiptar ėshtė e shpėrndarė nė tėrė sipėrfaqen prej 18400 metėr katrorė, nė rreth 30 ngastra tė vogla qė fillojnė nga 18 metra e lart, sipas vendimeve tė Komisionit tė Pronave.

    Me tė gjitha bataretė
    Siē e ka zakon, edhe mbi kėtė projekt, kreu i qeverisė ėshtė lėshuar me tė gjitha bataretė. Kryetitujt e mediave tė shtuara proqeveritare dhe riaktivizimi i Sejdisė nėpėrmjet Avllajt duke u premtuar rikthimin nė truallin nė fjalė tė "projektit tė madh pėr qendėr tregtare" qė flinte nė sirtaret e tyre, nuk janė konsideruar tė mjaftueshme.

    Ėshtė kėrkuar me ngulm mbėshtetja e Komunitetit Mysliman dhe pėr kėtė ka patur si gjithmonė goditje poshtė mesit, duke shfrytėzuar edhe qenien e djalit tė kreut tė kėtij Komuniteti Selim Muēės nė postin e Sekretarit tė Dytė tė Konsullatės sė Pėrgjithshme nė Stamboll. Z.Ermal Muēa figuron nė listėn e emėrimeve qė u ėshtė dhėnė si pėrgjigje njė grupi deputetėsh nga Ministria e Jashtme. Shkresa ka numrin e protokollit 567 Indeksi 1 - Kthim Pėrgjigje dhe bashkėngjitur ėshtė njė listė emėrimesh pėr periudhėn 2005-2010.

    website gazeta shekulli

  19. #319
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    O mer cun ,mer cun,ne sondazh qendron 73.85%,por une besoj se nuk do te jete mbi 55%.

  20. #320
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga tias Lexo Postimin
    O mer cun ,mer cun,ne sondazh qendron 73.85%,por une besoj se nuk do te jete mbi 55%.
    ti me verte mendo se ky sondazhi eshte i sakte???
    jo per gje po per ket sondazh kan votu shum veta qe nuk jan me banim ne tirane
    kam votu dhe une qe nuk do jem ne 8 maj ne tirane
    ka votu dhe mesje brari qe jeton ne suedi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •