Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 164 prej 164 FillimFillim ... 64114154162163164
Duke shfaqur rezultatin 3,261 deri 3,272 prej 3272
  1. #3261
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Meqenese e kam patur dikur mik zotin Brojka po te them nga "dore e pare" , se c`me ka thene dikur:
    Bashkia e Tiranes ne kohen kur e drejtonte Brojka kishte buxhet 1 milion leke.
    Cfare mund te bente Brojka me 1 milion leke per Tiranen?
    as sacme per te vrare qente e rrugeve s`mund te blinte e jo me te kryente punime.
    Brojka qe ti e permende, ka qene ndoshta i vetmi kryebashkiak ne Tirane qe nuk u pergojua asnjehere per korupsion. Dhe Brojka eshte inxhinjer ndertimi ne profesion .

    Eshte e vertete qe Tirana pas 12 vjetesh nuk eshte me ajo qe ishte, por fondet per Bashkine me te madhe te vendit kane qene shume here me te medha nga qeverite, dhe taksat qe Edi na ka vene ne kuriz u rriten mbi 30 here gjate kesaj periudhe.
    Me tere ato para doemos qe u punua, por u punua per fasade e jo per ti sherbyer tiranasve.
    I ke pare pallatet e Tiranes se si jane lyer nga nje kryetar bashkie me profesion piktor? - Te vjen turp te dalesh ne ballkon a te thuash se ku ke shtepine.
    Rama nuk po deshiron as me shume e as me pak sesa kolonel Gadafi, - te jete i perjetshem ne pushtet.
    Por a ka mundesi qe te mos te te konsumoje pushteti?
    A thua se Tirana paska nxjerre vetem kete njeri si Mesine e saj?
    Un jam i sigurt se ndryshimi i kryetarit vetem te mira do i sjelli Tiranes e vetem te keqia Edi Rames, por mua per Edin nuk ma ndjen, Ne te kundert Tirana me dhimset e me teper akoma me dhimset jeta ime dhe e familjes time ne kete Tirane ku na shkoi jeta duke mbushur uje me bidona
    Normal qe tirona kerkon nje ndryshim. Por jo ndryshim me pislliqe sic i kemi pa 2 javet e fundit. Nqf populli ka votu bashen ,hallall e ka bashkine ,por kur fillojne e mbushin kuti aty i humbet gjithe vlera zgjedhjeve t\lira.

    Tani tet bej nje pytje une: Sa taksa i pagu bashkise ti si qytetar i tirones? A pagu vetem 3500 lek te reja takse gjelbrimi ne vit? 35 mije lek ne i lejme kafe per 1 jave ,e na duken shume per nje vit. Jeto ca kohe ne norvegji sic kom jetu une edhe shife si ta merr bashkia gjysmen e rroges vetem taksa.

    Dhe meqense brojken e paske njoft personalisht. Une do t'them nje sekret te rames ,ndoshta une nuk e njoh mire personalisht ,por kom nje njeriun tim qe e njeh shume mire dhe takohen pothujse cdo dite. Rama nuk ka dash te kandidonte per bashkine e tirones ,kte ta them me 1 milion % dhe besoje. Por askush nga partia socialiste nuk merrte persiper te kandidonte per tironen sepse Basha shihej si nje mison i pamundur per kandidat tjeter socialist. Nuk kishte alternative tjeter pervecse Rames ,dhe kte ja kane kerku vete socialistet dhe kjo eshte arsyja qe ai rikandidoi. Pra kjo puna Gadaffit eshte qesharake kur e lexoj. Gadaf vetem njeri kerkon te behet ne shqiperi dhe ti e di shume mire kush eshte

    Sa per bidonat me uje ,shko trokit ke UKT sepse bashkia ska lidhje fare me ujin.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  2. #3262
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Rama me skemėn e 2003-it

    Bledi KASMI


    Pėr tė njohur mė mirė natyrėn politike tė kryetarit tė PS, duhet tė shkojmė tė paktėn tetė vite pas, nė zgjedhjet lokale tė vitit 2003, kur Rama kandidonte pėr mandatin e dytė nė krye tė Bashkisė. Nuk janė zgjedhje tė ndryshme nga zgjedhjet e vitit 2000, tė mandatit tė parė tė tij, por dokumentimi qė vėzhguesit e OSBE-ODIHR i kanė bėrė manipulimit tė mandatit tė dytė tė Ramės ėshtė unik nė historinė e kėtyre 20 viteve tė fundit.

    Nė atė raport vėzhguesit ndėrkombėtarė deklaruan se zgjedhjet nė aksin Tiranė-Durrės ishin manipuluar nė masėn 79%.
    Ēfarė ka ndodhur nė atė ditė ėshtė mirė tė kujtohet sot, qė ēdo qytetar tė shohė drejt e nė sy njeriun qė si standard tė garave tė tij elektorale ka pikėrisht kėto zgjedhje.

    A mund tė imagjinohet sikur me 8 maj, nė garėn pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, tė zbatohej i njėjti standard si ai i zgjedhjeve tė vitit 2003, kur Rama zgjidhej kryebashkiak, pasi nė ditėn e votimit nė kryeqytet u ishte fshirė emri nga listat e votimit, afro 25% tė zgjedhėsve. Sipas vėzhguesve tė ODIHR nė 37% tė qendrave tė votimit, numėrimi i fletėve tė votimit ishte i gabuar. Po sipas kėtyre vėzhguesve, nė 42% tė qendrave tė votimit, ishin fshirė dhe korrigjuar tabelat e rezultateve tė zgjedhėsve tė Tiranės. Statistikat nuk kanė tė mbaruar pėr standardin me tė cilin Rama ka marrė mandatin pėr tė qeverisur Tiranėn nė vitin 2003. 10% e kutive qė i korrespondonin afro 10 mijė zgjedhėsve kishin shkuar nė KZQV tė hapura, ku ėshtė e kuptueshme se ēfarė kishte ndodhur me kėto kuti pėrpara se tė shkonin nė destinacionin e numėrimit. Fletėt e papėrdorura tė votimit mungonin, sepse tė gjitha ishin futur nė mėnyrė tė dhunshme nė kuti dhe pjesa mė e madhe e tyre nuk korrespondonin me numrin e zgjedhėsve. Pas kėtij procesi votimi pėr Bashkinė e Tiranės, Rama u shpall nga KQZ si Kryebashkiaku i Tiranės, duke i dhėnė atij mandatin e dytė nė krye tė Bashkisė. Asnjėherė gjatė kėtyre viteve, ky njeri nuk ka kėrkuar ndjesė pėr atė megavjedhje tė votave dhe dhunim tė zgjedhėsve shqiptarė. Kurrė nuk ka shfaqur pendesė pėr atė mandat tė vjedhur hapur, nė mėnyrė tė dhunshme dhe me arrogancėn qė i jepte pushteti i atyre ditėve dhe asnjėherė nuk ėshtė skuqur qė ka mbajtur titullin e kryebashkiakut me vota tė vjedhura.

    Ky ėshtė njeriu qė po kėrkon sot jo standarde ndėrkombėtare tė zgjedhjeve, por po kėrkon pėrsėritjen e tė njėjtit standard pėr t'u bėrė Kryebashkiak si nė rastin e vitit 2003. Pėr tė, vota e qytetarėve tė Tiranės as nuk ka patur dhe as ka vlerė. Ai e kėrkon mandatin me ēdo kusht dhe me ēdo ēmim, pa pyetur pėr verdiktin e zgjedhėsve. Nėse nuk i jepet ky mandat, atėherė ai kėrcėnon se do tė bėjė revolucion dhe se do tė ngrejė bandat qė tė marrin pushtetin me dhunė. Rama po kėrkon tė na kthejė me presione tė paktėn tetė vite pas.

    Nuk ka sesi njeriu qė ka marrė mandatin e kryebashkiakut 8 vite mė parė, duke manipuluar 79% tė votave tė qytetarėve tė Tiranės, qė i korrespondojnė votave tė afro 200 mijė zgjedhėsve, tė mund tė pranojė sot numėrimin dhe humbjen me njė diferencė prej 81 votash. Rama nuk e njeh gjuhėn e votės. Atė qė nuk e merr nga kutitė e votimit, ai kėrkon ta marrė nga rruga, pėrmes formave tė presionit dhe kėrcėnimeve.

    Rama po kėrkon tė ekzekutojė votėn ashtu sikurse bėri 8 vjet mė parė. Ai e fitoi atėherė mandatin, sipas raportit tė vėzhguesve ndėrkombėtarė, duke hequr nga listat e votuesve, vetėm nė ditėn e votimeve, 25% tė qytetarėve tė Tiranės. Ndėrsa sot po i kėrkohet qė tė respektojė 81 votat avantazh tė Bashės. Duket si paradoks. Ai e ka shumė tė vėshtirė ta pranojė kėtė, pasi ėshtė jashtė ēdo formimi tė kėsaj kafshe politike. Ai ecėn me skemėn e vitit 2003, kur jo vetėm 81 vota as qė mund tė imagjinohen se mund tė bėjnė diferencėn nė njė proces votimi, nė njė kohė qė ai pėrjashtoi nga e drejta e votimit, 70 mijė zgjedhės me vetėm njė tė rėnė tė lapsit nė mandatin e tij tė dytė.

    Ajo ēfarė kėrkohet sot nga Rama hapur dhe publikisht ėshtė e njėjta gjė qė ai e bėri me pahir 8 vite mė parė. Tė mos u numėrohet vota tė gjithė qytetarėve tė Tiranės. Ai nuk do t'ia dijė se e drejta e votimit ėshtė njė e drejtė kushtetuese, dhe po ashtu e drejta e numėrimit tė votės. Pėr tė, ligjet, Kushtetuta, institucionet janė vetėm njė rreckė e dalė boje qė mund tė griset, tė digjet, tė flaket pėrpara mandatit qė ai kėrkon me ngulm.

    Institucionet janė vėnė nė provė, dhe kjo provė mund tė zgjasė. Vendosmėria pėr tė mbrojtur parimin e shenjtė tė votės sė qytetarėve nuk do tė lėkundet. Dje, Rama deklaroi se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve tė Tiranės. Po pastaj? Kur i ka njohur Rama ndonjėherė humbjet e tij elektorale? A mos i njohu nė qershorin e vitit 2009, qė t'i njohė sot? Deklarata e tij e djeshme nuk pėrbėn asnjė surprizė. Ai nuk ka asnjė lidhje me votėn dhe nuk impresionon askėnd deklarata e tij, se nuk e njeh rezultatin e dalė nga numėrimi i votave tė zgjedhėsve tė Tiranės.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3263
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Normal qe tirona kerkon nje ndryshim. Por jo ndryshim me pislliqe sic i kemi pa 2 javet e fundit. Nqf populli ka votu bashen ,hallall e ka bashkine ,por kur fillojne e mbushin kuti aty i humbet gjithe vlera zgjedhjeve t\lira.

    Tani tet bej nje pytje une: Sa taksa i pagu bashkise ti si qytetar i tirones? A pagu vetem 3500 lek te reja takse gjelbrimi ne vit? 35 mije lek ne i lejme kafe per 1 jave ,e na duken shume per nje vit. Jeto ca kohe ne norvegji sic kom jetu une edhe shife si ta merr bashkia gjysmen e rroges vetem taksa.

    Dhe meqense brojken e paske njoft personalisht. Une do t'them nje sekret te rames ,ndoshta une nuk e njoh mire personalisht ,por kom nje njeriun tim qe e njeh shume mire dhe takohen pothujse cdo dite. Rama nuk ka dash te kandidonte per bashkine e tirones ,kte ta them me 1 milion % dhe besoje. Por askush nga partia socialiste nuk merrte persiper te kandidonte per tironen sepse Basha shihej si nje mison i pamundur per kandidat tjeter socialist. Nuk kishte alternative tjeter pervecse Rames ,dhe kte ja kane kerku vete socialistet dhe kjo eshte arsyja qe ai rikandidoi. Pra kjo puna Gadaffit eshte qesharake kur e lexoj. Gadaf vetem njeri kerkon te behet ne shqiperi dhe ti e di shume mire kush eshte

    Sa per bidonat me uje ,shko trokit ke UKT sepse bashkia ska lidhje fare me ujin.
    Kandidimin nuk ja kerkuar askush Endri, biles ka insistuar vete per kete! Pyet cik Precin dhe ta sqaroje ai mire kete muabet... pastaj dihet qe Rama i beri gati valixhet nga bashkia 1 jave para zgjedhjeve. Dalja rrote me rrote ka qene surpriza me e madhe per Ramen ne 6 vite udheheqesi PS.

    Sec ka nje dore te mecefte aty ne PS qe mban njeriun lidh per dy postesh, ne fakt koheve te fundit ka filluar te me vije keq per Ramen, dhe jo vetem mua por edhe Lulzim Kadarese pas asaj letres se famshme te Ismail Bashes.

  4. #3264
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    ........dhe jo vetem mua por edhe Lulzim Kadarese pas asaj letres se famshme te Ismail Bashes.
    Sa te forte e ke bere!
    U mesu Rama keq, t'i gjeje gjerat gati dhe te jete si i perkedhelur, nuk pranon humbje i shkreti, do fitore me cdo kusht. Te kujtohet kur e paten zene kamerat njehere duke thene para disa viteve: " I thashe edhe Lesit, e ke gjetur te gatshme partine, nuk je lodhur per te , njesoj si une"

  5. #3265
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ktu spo diskutohet kush osht ma i zoti, rama apo basha. ktu po diskutohet ne parim votimi. ligji osht i njojt per te gjith. ca bote ma shum xhaxhi veri. do boni si them un thote se un gjykoj ma mir se ju katnara. boll u pasurut ju bejlera pa mi jepni mu i cik ato tokat t'ja ndaj i ktyne bre* grisurve qe ti kem mas vetes
    no glove no love

  6. #3266
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    26 Maj 2011

    26 maj
    Nga Mero Baze
    Qenka e thėnė qė 26 Maji tė quhet dita e zgjedhjeve shqiptare. 15 vjet mė parė, mė 26 Maj Shqipėria prodhoi traditėn e shkatėrrimit tė institucionit tė zgjedhjeve, institucionit qė bėn diferencėn e madhe tė sistemeve. Pas njė makthi tė stėrzgjatur politik pėr ikjen e mundshme nga pushteti, Presidenti i vendit Sali Berisha dhe institucionet e tjera tė pushtetit kult tė tij, shkatėrruan institucionin e zgjedhjeve nė sytė e shqiptarėve. Opozita, e cila ia kish dalė t’i mbijetonte njė fushate tė pabarabartė, tė dhunshme dhe mbytėse, ishte ndėrkohė e seleksionuar, duke lėnė jashtė gare thuajse gjithė lidershipin e saj. Pa dashur t’i rikthehemi detajeve tė asaj historie tė shėmtuar, na mjafton tė kujtojmė se nė mesditė opozita u tėrhoq, dhe Shqipėria themeloi Republikėn e Re qė prej asaj dite nuk del mė nga zgjedhjet, por nga votimet.
    15 vite mė vonė, nė njė koincidencė tė frikshme, Kolegji Zgjedhor do tė shqyrtojė njė ēėshtje tė pazakontė elektorale, qė nuk ndan fatin e Edi Ramės apo Lulėzim Bashės si pretendent fitues tė kėtyre zgjedhjeve, por ka shansin tė ndalė njė histori sėrish tek data qė ka filluar, ose ta rikonsolidojė kėtė traditė tė shėmtuar qė po rrėnon Shqipėrinė. Kolegji Zgjedhor ka shansin t’i heqė 26 Majit njollėn e ditės qė ka vrarė zgjedhjet nė kėtė vend, ose tė na e lėrė tė gjithėve kėtė datė si mallkim pėr shkak tė Sali Berishės.
    Por 15 vite pas 26 Majit tė vitit 1996, ka dhe njė zhvillim tjetėr tė pazakontė. Shqipėria e gjitha po merret si kurrė ndonjėherė nė jetėn e saj me zgjedhjet dhe betejėn pėr tė fituar shteti ligjor. Kurrė ndonjėherė mė parė nė Shqipėri ēėshtja e ndershmėrisė dhe pėrgjegjėsisė pėr votėn nuk ka qenė nė shkallėn qė ėshtė kėtė 26 maj. Kurrė ndonjėherė nė historinė e kėtij vendi, pa shumė kulturė demokratike zgjedhjesh, qytetarėt nuk kanė jetuar me kaq makth dhe emocion fatin e ēdo vote.
    Pėrtej shqiptarėve, dhe faktori ndėrkombėtar ėshtė para njė situate tė re. Pėr herė tė parė pas 15 vitesh, ne kemi njė kujdes dhe disiplinė gati ushtarake nga gjithė institucionet perėndimore, nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, nga OSBE, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nga ODIHR dhe gjithkush qė flet pėr zgjedhjet nė Shqipėri, qė tė flasin me njė gjuhė. Kurrė ndonjėherė faktori ndėrkombėtar nuk ka qenė kaq vigjilent qė ta lėrė Sali Berishėn pa asnjė shpresė pėr tė keqpėrdorur qėndrimet e Perėndimit, qartėsisht ndėshkuese pėr atė ēfarė Berisha ka bėrė me zgjedhjet. Kurrė ndonjė herė Perėndimi nuk ka qenė kaq i vėmendshėm dhe pėr detajet e kėtij procesi, pėr t’ia mbyllur rrugėn abuzimit tė regjimit tė Tiranės me qėndrimet e tij. I vetmi lobues qesharak Sali Berishės i ka mbetur njė deputet i majmė austriak, qė ka ardhur me shpurėn e tij tė mbledhė thėrrimet e fundit qė ofron regjimi i Berishės pėr batakēinj tė tillė dhe tė thotė ndonjė fjalė tė mirė pėr zgjedhjet.
    Pra, 15 vjet pas 26 majit 1996, ka njė tendosje nervash tė shqiptarėve dhe Perėndimit ndaj njeriut qė e prodhoi kėtė datė turpi nė historinė e Shqipėrisė. Kur Berisha vodhi zgjedhjet 15 vite mė parė, Perėndimi nuk ishte ky qė ishte. Evropa po ndahej nga politikanėt e vejtur klasik tė saj dhe njė brez i ri po merrte drejtimin e kontinentit. Tani dhe ata kanė ikur nga politika, dhe i vetmi qė ka mbetur nė kėmbė, ėshtė ai qė ka prishur zgjedhjet, Sali Berisha, pasi kėtu nuk ka mekanizėm se si njė regjim mund tė largohet nga pushteti me votė. Pėrfytyroni pak qė Toni Bler, erdhi nė pushtet nė Angli nė vitin 1997, kur Berisha u largua me revolta, qeverisi tri mandate dhe tani po harrohet edhe pse ishte ylli i politikės anglez. Pas tij ka ikur Gordon Braun dhe ka ardhur sėrish e djathta. Nė Shqipėri ėshtė Sali Berisha.
    Kur Berisha prodhoi 26 Majin nė Gjermani ishte kancelari qė bashkoi Gjermaninė Helmut Kol. Njė vit mė vonė e larguan me vota edhe pse ishte heroi i historisė moderne gjermane, dhe erdhi nė pushtet Shrėderi qė fitoi tri mandate. Sot nė krye tė Gjermanisė ėshtė njė kancelare qė ka qenė nxėnėse e Helmut Kolit, dhe ajo po shkon drejt fundit tė karrierės sė saj. Nė Shqipėri ėshtė prapė Sali Berisha.
    Kur vodhi zgjedhjet mė 26 Maj tė vitit 1996 nė Francė sapo ishte zgjedhur president Zhak Shiraku. Qeverisi dy mandate shtatėvjeēare Francė, dhe i la vendin Sarkozisė, nė atė kohė njė djalė i ri qė po tentonte tė zinte vend nė partinė e tij. Nė Shqipėri ėshtė akoma Sali Berisha. Mund tė vazhdojmė pa fund tė krahasojmė ēfarė dėmi i ka bėrė Shqipėrisė kjo datė, duke mos ndėrruar elitėn politike, pasi na ka hequr shansin tė ndėshkojmė humbėsit qė nuk humbasin dhe fitimtarėt qė nuk janė fitimtarė. Na ka heqė shansin tė dimė pėr kė votuam dhe ku shkon vota jonė.
    Ėshtė e vėrtetė se sot mbi Kolegjin Zgjedhor janė drejtuar sytė e shqiptarėve dhe faktorit perėndimor. Nė situata tė tilla konflikti i prodhuar nga prekja e zgjedhjeve, njerėzit e zakonshėm janė tė prirur tė shikojnė fitoren apo humbjen, dhe jo doktrinėn qė mbėshtet njė vendim historik pėr tė rikthyer zgjedhjet nė kėtė vend, mė shumė se se fituesin apo humbėsin e diskutueshėm. Ata qė e kanė nė dorė kėtė shans, janė sot 8 gjykatės modest tė Kolegjit Zgjedhor. Sot shumė vetė nuk ua dinė emrat, por fati ėshtė treguar cinik me ta, pasi ata kanė nė dorė tė mos bėjnė njė 26 maj tė dytė. Bile kanė shansin tė fshijnė dhe kujtimin e hidhur tė tė parit, duke e mbyllur epokėn kur shqiptarėt votojnė, por nuk zgjedhin.
    Albania Uber Alles

  7. #3267
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Java e Bashės fitues. Gjithēka ndodhi ...

    http://www.botasot.info/mesme/4466Basha-fitues.jpg


    Java e Bashės fitues. Gjithēka ndodhi ...

    Tė hėnėn, pas vlerėsimit dhe numėrimit tė votave pėr kryetar bashkie, tė gjetura nė kutitė e tjera, KQZ shpalli tabelėn pėrmbledhėse tė rezultatit, me Lulzim Bashėn 81 vota para Edi Ramės.
    Pas kėsaj faze, nė tė cilėn KQZ ushtroi kompetencat e KZAZ-sė pėr Bashkinė e Tiranes, nisi faza tjetėr e procesit: ajo e ankesave nė KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.
    Nė vijim ju risjellim nė mėnyrė tė koncentruar momentet kryesore tė javės, veprimtarinė e KQZ-sė dhe Kolegjit Zgjedhor, si dhe prononcimet publike tė liderėve tė politikės dhe kandidatėve pėr Tiranėn.



    Pak para mesnatės sė tė hėnės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė rolin e KZAZ-sė sė Tiranės shpalli tabelėn pėrmbledhėse tė rezultateve pėr KZAZ e njėsisė 5 dhe pėr Bashkinė e Tiranės.

    Pas numėrimit tė votave pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės, tė gjetura nė njėrėn nga tre kutie pėr funksion tė tjera pėr kryeqytetin e ndarė nė 112 minibashki, KQZ shpalli Lulėzim Bashėn fitues me 81 vota mė tepėr se Edi Rama.
    Mė herėt, gjatė ditės sė hėnė, kryeministri Berisha kishte argumentuar nė detaje gjithashtu bazėn ligjore dhe tė praktikave ndėrkombėtare se vota e gjetur nė kutitė e tjera duhejn numėruar, pasi kryesor sikundėr u shpreh ai, ishte vullneti i zgjedhėsit.

    Nė kėtė moment, u hap rruga pėr pjesėn tjetėr tė sistemit zgjedhor nė Shqipėri, atė tė ankesave nė KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.
    Por shpresa finale e tė dyja palėve, mbetet Kolegji si shkalla finale e sistemit tė ankesave nė njė proces zgjedhor.

    Tė martėn, Edi Rama kandidat pėr Bashkinė e Tiranės, edhe mė herėt kishte deklaruar se nuk do ta njihte rezultatin e KQZ, ndėrsa Lulzim Basha do tė deklaronte se ndonėse i pėrshirė nga atmosfera entuziaste e fitores, do tė vijonte tė priste deri nė fund tė procesit.

    Tė enjten, Kolegji Zgjedhor do tė pushonte ankimin e parė tė Partisė Socialiste, atė qė kėrkonte shpalljen nga KQZ tė tabelės sė rezultatit pėr KZAZ 49, nė variantin kur Edi Rama pa u numėruara votat e gjetura nė kuti tė tjera dhe pa u shqyrtuar ato tė kontestuarat, tė cilat sapo janė futur nė proces ankimi, rezultonte me vetėm dhjetė vota plus.

    Kolegji nuk e mori parasysh kėrkesėn, nė njė kohė qė tashmė dhe KQZ kishte shpallur tabelėn pėrmbledhėse pėr KZAZ e njėsisė 5, sė bashku me tė gjitha votat e numėruara.

    Socialistėt ndėrkohė vendosėn t’i rikthen rrugės sė bojkotit tė Parlamentit, por kjo linjė nuk funksioni pėr dy deputetet Islami dhe Harasani, tė cilėt tė enjten ishin nė parlament, jo vetėm duke votuar, por edhe duke hedhur votėn e tyre pro njė marrėveshjeje tė rėndėsishme pėr financimin e rrugės Tiranė-Elbasan.

    Kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit sėrish risolli nė vėmendje atė qė ai e cilėsoi kėrkesėn e drejtė tė mazhorancės pėr tė numėruar ēdo votė tė rregullt tė zgjedhėsve, ndonėse ajo pėr njė gabim njerėzor, apo pėr shkak tė mėnyrės sė administrimit tė procesit nė qendrėn e votimit, aksidentalisht u hodh nė njė kuti pėr funksion tjetėr. “Kjo i ndodhi dhe kreut te shtetit”, tha Berisha.
    Tė premten, Kolegji Zgjedhor nuk mori vendim pėr kėrkesėn tjetėr tė Partisė Socialiste nė tė cilėn donte tė shpallte pavlefshmėrinė e vendimit tė KQZ pėr numėrimin e fletėve tė gjetura nė kuti tė tjera nga ajo pėr kreun e bashkisė.
    Socialistėt kishin ankimuar aktin e miratuar mė datė 18 nė parim nga KQZ ne rolin e KZAZ pėr bashkinė e Tiranės.

    Kėrkuan shtimin tek ky objekt edhe ankimin pėr vendimin e datės 23, i miratuar nė tėrėsi nė KQZ pas tė cilit u shpall dhe tabela pėrmbledhėse pėr Tiranėn me Bashėn fitues me 81 vota.
    Kolegji refuzoi bashkimin e ēėshtjes, e pėr rrjedhojė, PS u tėrhoq nga padia e parė duke lėnė nė proces shqyrtimi vetėm kėrkesėn pėr shpallje tė pavlefshmėrisė sė vendimit tė datės 23, Kolegji vendos pėr kėtė mė datė 3 qershor.

    Relator i ēėshtjes ėshtė Tome Ndreca.
    Pasditen e sė premtes, KQZ hodhi shortin pėr ankesat e mbėrritura nė KQZ pėr bashkinė e Tiranės.

    PD kėrkoi rivlerėsimin e 403 votave tė kontestuara nė 26 kuti.
    PS ankimon tabelėn pėrmbledhėse tė rezultatit tė KZAZ-sė 49 nė njėsinė 5, si dhe tabelėn pėrmbledhėse pėr bashkinė e Tiranės.
    Tė shtunėn, KQZ vendoi nisjen e shqyrtimit tė tre ankesave sė bashku, paraditen e se hėnės.

    Bota Sot
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #3268
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Rama: Provat, nė Prokurori. Drejtėsi nga Kolegji

    TIRANĖ- Duke perseritur faktin se provat pėr kanibalizimin e zgjedhjeve janė nė prokurori, kreu i PS-se, Edi Rama ka apeluar per drejtesi nga Kolegji Zgjedhor.

    “Saliu thotė pse nuk i kemi ankimuar ne, por e vėreta ėshtė se ankesa pėr atė qė ka ndodhur dhe ndodh ka marrė njė pėrmasė ndėrkombėtare. Nuk ka mbetur, jo vetėm qytetar i ndershėm i kėtij vendi me respket pėr votėn e tij, por edhe mik i kėtij vendi pa ngritur zėrin pėr aktin e paligjshėm tė KQZ. Ne e kemi bėrė publik faktin qė i jemi drejtuar prokurorisė duke i vėnė nė dispozicion tė gjitha provat e njė krimi qė nuk ėshtė thjesht administrativ, por penal dhe presim qė prokuroria tė veprojė pėr ta zbardhur me themel tė gjithė cka ka ndodhur duke deformuar nė mėnyrė spektakolare vullnetin e qytetarėve tė Tiranės me synim pėrmbysjen e fitores nė tavolinė dhe grabitjes sė mandatit tė Tiranės”- tha ai, gjatė njė bashkėbisedime me gazetarėt.

    Sipas tij, tė gjithė partnerėt e huaj, njėzėri kėrkojnė qė drejtėsia tė japė drejtėsi qė Kolegji tė gjykojė me ndershmėri. “Kjo kėrkesė lidhet direkt me cėshjtjen, por ka tė bėjė me shumė mė tepėr se kaq, me fatet e demokracisė dhe ecurinė e punėve nė kėtė vend, qė ėshtė tėrėsisht e kompromentuar nėse drejtėsia nuk bėn drejtėsi”- tha ai, duke pėrsėritur edhe mirėpritjen e asistencės sė Komisionit tė Venecias.

    Rama ka akuzuar kreun e qeverisė se ai nuk nuk pranon asnjė rezultat qė e nxjerr humbės, po ashtu sikundėr nuk fiton dot pa vjedhur kundėrshtarin.

    “Vendimi i Kolegjit nuk ėshtė thjesht njė domosdoshmėri pėr tė legjitimuar njė rezultat qė e panė tė gjithė, por edhe pėr tė mos rritur koston pėr vendin dhe njerėzit, tė njė procesi tė dalė pėrfundimisht nga binarėt, pėrmes vullnetit tė mbrapshtė tė njė njeriu qė pėr fat tė keq ėshtė kryeministri i kėtij vendi, i cili nuk ka pranuar kurrė humbjen dhe qė nuk fiton dot pa vjedhur kundėrshtarin”, tha Rama.

    Panorama

  9. #3269
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    KQZ miraton kėrkesėn e PD: Numėrohen 26 kuti

    TIRANE- Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve vijon numerimi i votave te kontestuara ne 26 kuti te tjera, pas miratimit te kerkese ankeses se Partise Demokratike per rivleresimin e tyre.

    Ne nisje te mbledhjes, ne oren 13.21, pas nje pushimi te shkurter, perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjoncaj ka kerkuar qe te lejohet kqyrja nga afer e kutive dhe gjithe materialeve shoqeruese. Kreu i KQZ ka deklaruar se kjo eshte nje e drejte e padiskutueshme, duke e lejuar nje gje te tille.

    Vendimi

    Me kater vota pro, pas kundershtimit te hapur te opozites dhe perfaqesuesve te saj ne komision, KQZ miratoi hapjen edhe te 26 kutive te tjera me 493 vota te kontestuara.

    Me kete miratim, nga 26 qendra pėr tė cilat do te behet rivleresimi, vetėm njė pjesė e tyre kanė shėnime specifike pėr fletėt e kontestuara. Njė pjesė e fletėve tė votimit tė kontestuara, pavarėsisht se nė favor tė kujt kanė shkuar, janė vlerėsuar si tė tilla, pėr shkak se kryqi ose plusi pėrbri emrit tė kandidatit ka dalė pak jashtė kuadratit tė pėrcaktuar.
    Njė tjetėr rast i evidentuar nė librin e protokollit tė mbledhjeve nga anėtarėt e grupeve tė numėrimit dhe anėtarėt e komisioneve zonale tė administrimit tė zgjedhjeve, ėshtė kur nė kuadratin pėrbri emrit tė kandidatit nė vend qė tė shėnoheshin dy shenjat e pėrcaktuara nė Kodin Zgjedhor, ėshtė shėnuara fjala “Po” ose nuk janė shėnuar shenjat x ose +, por njė vizė nė tė gjithė kuadratin.
    Nga 403 fletė votimi qė kėrkojnė demokratėt tė rivlerėsohen dhe rinumėrohen, 2 prej tyre janė nė Njėsinė Bashkiake Nr. 3, 73 fletė votimi nė Njėsinė Bashkiake Nr. 5, 190 fletė nė Njėsinė Nr. 8 dhe 138 fletė nė Njėsinė Bashkiake Nr. 9.

    Debatet

    Mbledhja nisi me debate per shqyrtimin e kėrkesave te relatuara nga subjektet politike, PD dhe PS lidhur me rezultatin e bashkise Tirane.

    Perfaqesuesit ligjore te PS-se kane kundershtuar ankimimin e Partise Demokratike, duke e quajtur ate te pabazuar ne ligj, absurde dhe qe do ngaterroje me teper procesin.

    “Nuk kemi kontestuar fletėn, por kemi kontestuar procesin. Fletėt janė ndarė nėpėr zarfet e kondidatėve, kemi kundėrshtuar vendimarrjen”- tha perfaqesuesi i PS-se.

    Sipas Gjoncjat, cdo kėrkesė e PD ėshtė totalisht e votuar, por nga dje sot kemi ndryshim tė objektit dhe kėrkohet tė kqyret vendimarrja qė ju pretendoni se ėshtė bėrė transparente gjithė kohės.

    “Kjo do te thote qe ju tė vlerėsoni votėn qė ju keni nxjerrė nga 113 kutitė dhe qė gjatė procesit tė vlerėsimit tė kėtyre votave, dhe tė hapim procesin me votat e vlerėsuara nga KQZ dhe e argumentoni se KQZ ka vepruar si KZAZ. A ka afate, kur bėhet kjo cėshtje, se i bie qė pas njė muaji ti japim tė drejtė njė pale qė i ka kaluar afati. Kjo cėshtje ėshtė pėrfunduar moralisht, juridikisht dhe PD ankimon rezultatit qė shpall fitues kandidatin e vet, dhe sot ankimon tabelat e rezultatit qė vete ju prodhuat”- tha Gjoncaj.

    Nderkohe prefaqesuesi i djathte, Njazi Kosovrasti ka kundershtuar argumentinin e Gjoncajt. Sipas tij, eshte e drejte e subjektit te beje ankimimin perkates dhe eshte KQZ ajo qe duhet te vendose. Ai ka deklaruar se gjithcka eshte ne perputhje me ligjin, nderkohe qe KQZ ka vepruar si KZAZ e Tiranes.

    Kerkesat

    Kėrkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike , sipas KQZ-sė kanė tė njėjtin subjekt, kundėrshtimin e tabelės pėrmbledhėse dhe kundėrshtimin e rezultatit pėr bashkinė e Tiranės.

    Nė dy kėrkesat ankimore tė Partisė Socialiste kėrkohet shfuqizimi i vendimit te KQZ-se qe pas numerimit te votave ne kutite e gabuara nxorri fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.

    Nderkohe, Partia demokratike kerkon vleresimin edhe te 403 votave te tjera qe ndodhen ne 26 kuti te tjera.

    Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve e nisi mbledhjen e se henes me kerkesen e perfaqesuesve ligjore te PS-se, per pezullimin e ankimimit per rezultatin e Tiranes, duke e argumentuar kete me shqyrtimin nderkohe ne Kolegjin Zgjedhor. Por pas shume debatesh, komisioni ka rrezuar kete kerkese dhe ka vijuar mbledhjen me shqyrtimin e ankesave te bera e te planifikuara ne rendit e dites te kesaj mbledhjeje.

    Panorama

  10. #3270
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Basha: Nuk ka manipulime, pres rezultatin

    Ndėrsa Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve ka nisur hapjen e 26 kutive tė tjera pėr tė numėruar votat e kontestuara, kandidati i “Aleancės pėr qytetarin”, Lulzim Basha tha sot se ai kryeson me 77 vota, ndėrsa pėrsėriti vendosmėrinė e tij pėr tė pritur me durim derisa procesi tė pėrfundojė nė mėnyrė transparente, tė drejtė dhe korrekte, siē ka ndodhur deri mė tani.

    Basha tha se kandidati tjetėr, Rama dėshiron qė qytetarėt tė mendojnė se ka manipulime, duke mos paraqitur asnjė provė dhe fakt, kur, sipas Bashės, ēdo votė ėshtė parė dhe numėruar nė sytė e tė gjithėve, nė televizion.

    Madje, asnjė komisioner i partisė sė tij, direkt i pėrfshirė nė proces, nuk ka ngritur asnjė pretendim ligjor, theksoi ai.

    “Nuk ėshtė kanibalizėm tė pėrfshish votat nė kėtė proces transparent, pavarėsisht se pėr kė janė hedhur ato. Eshtė kanibalizėm tė pėrjashtosh votat nga procesi. Ne jemi dėshmitarė qė asnjė manipulim nuk ka ndodhur dhe deklaratat e kundėrta me kėtė fakt, janė veēse qesharake”- tha
    Basha.

    Kandidati demokrat, tha se ėshtė tėrėsisht e papranueshme pėr ēdo kandidat, parti apo individ qė tė kėrcėnojė ose tė pėrpiqet tė ushtrojė presion ndaj Kolegjit Zgjedhor pėr tė marrė vendimin e tyre bazuar ne ēdo lloj konsiderate tjetėr, pėrveē ligjit.

    Panorama

  11. #3271
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    KQZ miraton kėrkesėn e PD: Tė rinumėrohen edhe 26 kuti votimi

    TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė mbledhur sot mbi vendimmarrjen pėr kėrkesat ankimore tė Partisė Demokratike dhe tė Partisė Socialiste lidhur me tabelėn pėrmbledhėse pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranė. Ne pjesen e pare te mbledhjes paraditen e sotme, KQZ vendos te marre parasysh kerkesen e PD per rinumerimin e 26 kutive te votimit qė i pėrkasin katėr KZAZ-ve tė bashkisė Tiranė pasi komisioneret e PD dyshojne se nė to ka shume flete te kontestuara. mesditen sotme KQZ ka vijuar numėrimin e fletėve tė kontestuara. Hap 11 kuti, nga leximi i fletėve tė kontestuara rezulton 7 vota pėr kandidatin e Partisė Socialiste Edi Rama, 4 vota pėr kandidatin e Partisė Demokratike Lulzim Basha.

    KQZ HAP 11 KUTI, 7 VOTA RAMA, 4 VOTA BASHA
    Ora 15:15 KQZ pas hapjes sė 11 kutive me fletė votimi tė kontestuara nga 26 tė tilla, konstatoi 11 vota tė vlefshme, ku 4 prej tyre i pėrkasin kandidatit tė "Aleancės pėr Qytetarin", Lulzim Basha, ndėrsa 7 tė tjera kandidatit tė koalicionit "Aleanca pėr tė Ardhmen", Edi Rama.
    Ndėrkohė, njė nga kutitė e votimit nuk u mor nė shqyrtim pasi nuk korrespondonte numri me librin e protokolleve.

    KQZ nisi mesditėn e sotme procedurėn e numėrimit tė votave tė kontestuara, pas miratimit mė herėt tė kėrkesės ankimore tė PD-sė pėr kqyrjen dhe rivlerėsimin e kėtyre votave. Procesi u shoqėrua me kundėrshtimin e pėrfaqėsuesve tė opozitės, qė e konsiderojnė atė tė paligjshėm dhe nė shkelje tė kodit zgjedhor.

    KQZ, OLLI: PROCEDURA ME KUTITE, TRANSPARENTE DHE NE INTEGRITET TĖ PLOTĖ
    Ora 13:00-Pas vendimit pėr numėrimin e 26 kutive me fletė votimi tė kontestuara, zėdhėnėsi i KQZ, Leonard Olli sqaroi sot opinionin publik se dorėzimi dhe marrja e mė pas hapja e kutive tė votimit do tė jetė njė procedurė tėrėsisht transparente dhe nė integritet tė plotė.
    “KQZ gjen me vend tė sqarojė se marrja e kutive e materialeve zgjedhore ėshtė tėrėsisht transparente dhe repsekton integritetin”.

    Olli theksoi se kėrkesa e PD u pranua pasi ishte nė pėrputhje me Kodin Zgjedhor.
    Nė kėtė pikė zėdhėnėsi i KQZ bėri tė ditur se cdo veprim do tė bėhet sipas Kodit Zgjedhor qė pėrcakton qartė procedurėn e dorėzimit tė kutive. Integriteti i padiskutueshėm qėndron dhe nė faktin se nė cdo tabelė rezultati shėnohen numrat e vulat e sigurisė ku janė mbyllur fletėt dhe materialet e votimit”, theksoi Olli duke shtuar se cdo subject partiak ka kopje tė tabelės sė rezultateve pėr cdo kuti, pėr numrin e votave, numėrin e votuesve.

    MBĖRRIJNĖ NGA LUNDRA 26 KUTITĖ, PRITET NUMĖRIMI I FLETĖVE TĖ KONTESTUARA
    Ora 12:30-Sot nė pjesėn e dytė tė mbledhjes sė KQZ u vendos qė nė orėn 13:00 tė nisė numėrimi i 26 kutive me fletė tė kontestuara. Tashmė nė KQZ kanė mbėrritur kutitė qė ishin tė magazinuara nė Lundėr.

    KQZ MIRATON KĖRKESĖN E PD: TĖ RINUMĖROHEN EDHE 26 KUTI VOTIMI
    Ora 11:00-KQZ miratoi sot nė mbledhjen e radhės kėrkesėn e Partisė Demokratike pėr rinumėrimin e fletėve tė kontestuara.
    Nė mbledhjen e sotme ku priten tė shqyrtohen ankimimet e PS e PD, me 4 vota pro, KQZ miratoi kėrkesėn e PD pėr hapjen e 26 kutive tė tjera qė i pėrkasin katėr KZAZ-ve tė bashkisė Tiranė ku dyshohet se ka tė hedhura gabimisht nga qytetarėt fletė votimi tė cilat do konsiderohen tė vlefshme. Pas shumė debateve dhe kundėrshtimeve nga ana e pėrfaqėsuesve tė opozitės, kryetari i KQZ-sė, Arben Ristani tha se "do tė kemi mundėsi t'i kqyrim kėto vota, tė hapim kutitė ku gjendet zarfi me votat e kontestuara dhe tė bėjnė njė vlerėsim pėrfundimtar pėr to".
    I menjėhershėm ka qėnė reagimi i pėrfaqėsuesve tė opozitės, tė cilėt kėrkuan shpjegime se si ruhen dhe kush i administron kėto kuti votimi.
    Nė pėrgjigje tė kėsaj kėrkese, kryetari i KQZ-sė, shpjegoi se kutitė janė dorėzuar nga KZAZ-tė nė KQZ dhe dorėzimi ėshtė bėrė me procesverbale tė rregullta. Kutitė janė nė KQZ nėn administrimin e kėtij institucioni, ndėrsa transportimi i tyre ėshtė bėrė nga punonjėsit e Komisionit. Pėr ēdo pretendim qė ju (opozita) mund tė keni pėrgjegjėsia ėshtė e KQZ-sė", tha Ristani.

    KQZ SHQYRTON KERKESAT E PD E PS
    Ora 10:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi shqyrtimin e kėrkesave ankimore tė Partisė Demokratike dhe tė Partisė Socialiste lidhur me tabelat e rezultateve pėrmbledhėse tė bashkisė Tiranė.
    Pėrfaqesuesi ligjor i PS-sė, Genc Gjonēaj, kundėrshtoi ankimimin e PD-sė, duke e quajtur atė tė pabazuar nė ligj dhe qė synon tė ngatėrrojė mė shumė procesin.
    Ndėrsa, pėrfaqėsuesi ligjor i PD-sė, Njazi Kosovrasti, kundėrshtoi argumentat e Gjonēajt, duke theksuar se ėshtė e drejtė e subjektit tė bėjė ankimimin pėrkatės dhe ėshtė KQZ ajo qė duhet tė vendosė pėr kėtė. Ai nėnvizoi se gjithēka ėshtė nė pėrputhje me ligjin, ndėrkohė qė KQZ ka funksionuar si KZAZ e Tiranės.
    Kėrkesat e depozituara nė Komision, dy nga PS dhe njė nga PD, sipas KQZ-sė, bazohen mbi tė njėjtėn problematikė: kundėrshtimin e tabelės pėrmbledhėse dhe kundėrshtimin e rezultatit pėr bashkinė e Tiranės.

    KQZ PRITET TE SHQYRTOJE SOT ANKIMIMET E PD E PS
    Ora 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė mbledhur sot mbi vendimmarrjen pėr kėrkesat ankimore tė Partisė Demokratike dhe tė Partisė Socialiste lidhur me tabelėn pėrmbledhėse pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranė.

    KQZ do tė vendosėlidhur me ankimimet e dy subjekteve zgjedhore.

    Pas shqyrtimit pėr rreth pesė orė tė ankesave tė tė dy subjekteve, KQZ-ja vendosi dje tė administrojė provat e qendrave tė votimit tė KZAZ-ve pėr tė cilat adresohet ankimimi, siē janė libri i protokolleve, procesverbalet e grupeve tė numėrimit etj, nė mėnyrė qė Komisioni tė hetojė rreth tyre.

    Pėrgjatė njė mbledhje me debate tė zgjatura pėr rreth pesė orė, KQZ-ja shqyrtoi bashkarisht dy ankesat, duke i trajtuar si njė tė vetme, nisur nga problematika e pėrbashkėt.

    Demokratėt kėrkojnė nga KQZ-ja verifikimin e votave tė kontestuara gjatė procesit tė numėrimit nė Tiranė nė 26 qendra votimi, ku gjatė numėrimit ka pasur vėrejtje pėr fletė tė ndryshme votimi, qė janė klasifikuar si tė kontestuar.

    Socialistėt nga ana e tyre, kundėrshtojnė miratimin e tabelės pėrmbledhėse tė rezultatit tė votimit tė KZAZ-sė 49, si dhe vendimin e KQZ-sė “pėr nxjerrjen e rezultatit tė votimit pėr kryetar tė Bashkisė Tiranė”.

    Po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrėzoi dje kėrkesėn e Partisė Socialiste, pėr pezullimin e shqyrtimit tė ankesave pėr
    vendimin qė i hapi rrugė shpalljes sė tabelės pėrmbledhėse tė rezultatit pėr Bashkinė e Tiranės. Pėrfaqėsuesit ligjorė tė PS-sė i kėrkuan Komisionit tė vendoste pezullimin e ankimimeve me argumentin se ēėshtja po shqyrtohet tashmė nė
    Kolegjin Zgjedhor

    (d.b/s.g/balkanweb)

  12. #3272
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skipo..

    po shoh ketu qe 21janarshat ..e bllokqenerise.. pra bandat e sigurimit stalinist i paske marre ne mbrotje.. edhe se shum barbarisht keto banda qarte dallohen nga qindra video se duan te shkaterrojne shtetin.. se qarte u pane se si me flamurin kombetar deshen tja cajne koken policit te shtetit shqiptar..se shum qarte u pan ne rrug te tiranes kur ala skishin shku te kryeministria..e rrahen kafsherisht nje vajze shkolle..

    e shikon mo shaqo i sigurimit lpk-ist.. se eshte zor me mbajt masken .. e atdhetarit..
    e sidomos karshi brarit..

    ti je nji polpotist ..

    po nejse vazhdo se je shum aktor i mire..
    i ngjan ibrahim kelmendit i cili dirigjon vrasjet e atdhetarve dhe neper interneta hiqet si hoxh paqesor qe don mirkuptim e demokraci..

    ..

    ka qen nji sheh a shen- albani ktu qe e mbajke gjat masken por i ra dhe atij..

    a mos je prengsherri i ardhur me lekur tjeter mo .. enveruc i qoses..?

    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •