Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Thumbs down Putini në Beograd, kthim i Rusisë në Ballkan?

    Beograd, 2 mars - Kryeministri rus, Vladimir Putin, më 23 mars shkon për vizitë në Beograd. Vizita koinçidon me datën e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, bën të ditur Radio Evropa e Lirë. Janë të shumta pyetjet dhe dilemat që shtrohen rreth qëllimit të vizitës së Putinit në Beograd.

    Zijad Beqiroviq, analist nga Instituti për studime ndërkombëtare ballkanike, duke komentuar vizitën e Putinit në Beograd, vë në pah paqëndrueshmërinë e lojës diplomatike serbe në katër rrafshe.

    “Politika e jashtme e Serbisë është shumë brengosëse. Është e pamundur që të realizohen postulatet e saj, që, sipas udhëheqësve të Serbisë, mbështeten në katër shtylla – te Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina".

    "Nuk ka shtet, veçanërisht i kapaciteteve të vogla siç është Serbia, me ekonomi të shkatërruar dhe rrethana jostabile politike, që zhvillon politikë të ngjashme. Rrjedhimisht, mendoj se disa analistë, me të drejtë, këtë politikë të jashtme e cilësojnë skizofrene”, thotë Beqiroviq.

    Ai shton se Rusia, me të gjitha mjetet, synon t’i pamundësojë Serbisë përfshirjen në NATO, ndonëse edhe vetë Beogradi është përcaktuar për politikën e neutralitetit.

    Vizitën e Putinit e sheh në kontekstin më të gjerë strategjik të Moskës në Ballkan:

    “Kemi të bëjmë me kthimin e sërishëm të Rusisë në Evropën juglindore, më saktësisht në Ballkan. Në këtë rajon kemi konfrontim të fuqive të mëdha – të Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe kohëve të fundit të Turqisë. Në këtë kontekst duhet vështruar vizitën e Putinit".

    Nga bombardimet e NATO-s në Beograd...."Janë dy korridore strategjike që janë esenciale për Rusinë, nga të cilat ajo nuk heq dorë – dalja në Gjirin Persik, për çfarë ka marrëdhënie të mira me Iranin, dhe korridori për dalje në Mesdhe dhe Adriatik. Shi për këtë, Rusia ka marrëdhënie të mira jo vetëm me Serbinë, por edhe me tjerët, veçanërisht vendet bregdetare të Ballkanit”, thotë Beqiroviq.

    Eksperti tjetër, Radosllav Stojanoviq, ish-diplomat serb dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare, pohon se gara ndërmjet Rusisë dhe NATO-s vazhdon në të gjitha hapësirat. Ai sheh simbolikë të fuqishme në datën e vizitës së Putinit në Serbi.

    “Kuptohet që mbështetja e Rusisë kur Serbia bombardohej ka nxitur simpati në Serbi ndaj Moskës. Është fare e qartë se aktualisht te populli serb ka më shumë simpati se kurdoherë ndaj Rusisë. Madje, Putini është njëfarë lideri kombëtar i serbëve".

    "Shi për këtë, ai vjen në këtë datë, që sërish të tregojë se Rusia ishte kundër bombardimit dhe se ishte në anën e Serbisë”, vlerëson Stojanoviq.

    I pyetur nëse vizita e Putinit një ditë para përvjetorit të bombardimeve të NATO-s simbolikisht ka mesazhin drejtuar Serbisë se nuk duhet të hyjë në Aleancën Veriatlantike, Stojanoviq thotë:

    “Mendoj se Putini gjatë bisedimeve me liderët e Serbisë këtë do ta thotë hapur – pra se Serbia nuk duhet të hyjë në NATO”.

    Por, analisti rus i gazetës moskovite “Komersant”, Genadij Sisojev, te data e vizitës së Putinit nuk sheh simbolikë të fuqishme.

    “As Serbisë dhe as Rusisë nuk i konvenon që kjo vizitë të ketë kontekst anti-NATO, sepse Moska bashkëpunon me Aleancën Veriatlantike dhe as Serbia nuk është në rivalitet me NATO-n. Rusia, në parim, është kundër zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes, por rreth kësaj çështjeje nuk ka qëndrim agresiv".

    "Ka disa vende që kohëve të fundit kanë hyrë në NATO, por me të cilat Rusia ka bashkëpunim të mirë”, thotë analisti rus, Sisojev, për të konkluduar se vizita e Putinit në Serbi qëllim kryesor ka çështjet ekonomike ndërmjet dy vendeve.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kot o reporteri i tanjugut je gzue se per kosove ruset i kan fshi duert moti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    kot o reporteri i tanjugut je gzue se per kosove ruset i kan fshi duert moti
    Qe vazhdon me kete gjuh kam frigen se ke per tu largu nga ky forum,ky forum nuk lejon qe turli kastraveci me fye te tjeret,kadal se pse nuk pajtohen me ty nuk do te thot se jan te beogradit,edhe me kan i beogradit qka,ai presednikun e kemi te rusis e su ban nami kadal merre vehten me te mire.
    Mandej ti e din qysh i ki punet ne parti pus,nuk i dihet nese mos po gjuhen me naj karrik a zoti na rujt me naj sen ma te ran

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin

    edhe ti ne ambasad kot man ymyd ne putinin e serbin se u kemi que njiher e pergjithmon ne rrs.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Qe vazhdon me kete gjuh kam frigen se ke per tu largu nga ky forum,ky forum nuk lejon qe turli kastraveci me fye te tjeret,kadal se pse nuk pajtohen me ty nuk do te thot se jan te beogradit,edhe me kan i beogradit qka,ai presednikun e kemi te rusis e su ban nami kadal merre vehten me te mire.
    Mandej ti e din qysh i ki punet ne parti pus,nuk i dihet nese mos po gjuhen me naj karrik a zoti na rujt me naj sen ma te ran
    Zoteri Drenicak,

    Ky fare njeriu me nofken Llap, s'di asgje tjeter perpos sharjeve dhe fyerjeve ndaj atyre qe nuk kane mendimin e njejte me te dhe ndaj atyre qe nuk e perkrahin Idolin - shefin e tij Hashim Thaci.

    Te gjithe ata qe jane kunder politikes se Thacit dhe kunder mendimeve te ketij personi me nofken Llapi - ose jane UDB-asha, Ose jane Spijun e cka s'jan.

    Ku nejri me nofken Llap ne kete forum nuk din te diskutoj e te komentoj fare me te tjerit por vetem din te shaj e te ofendoj me ofendime me te ndryshme.

    Une i kame thene ketij njeriu qe edhe pse perkarh Levizjen VeteVendosje - Albin Kurtin e respektoj mendimin e tij, sepse ne rradhe te pare ne jemi Shqiptar dhe qe te dyte jemi anetar te ketij forumi. Mirepo keti njeriut nuk i intereson fare kjo, por vetem shan dhe ofendon bile bile edhe me familjen ofendon ky njeri me nofken Llap.

    Plotesisht besoj se Llapjanet e vertete nuk jane keshtu si ky njeriu ne kete forum me nofken Llap.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri Drenicak,

    Ky fare njeriu me nofken Llap, s'di asgje tjeter perpos sharjeve dhe fyerjeve ndaj atyre qe nuk kane mendimin e njejte me te dhe ndaj atyre qe nuk e perkrahin Idolin - shefin e tij Hashim Thaci.

    Te gjithe ata qe jane kunder politikes se Thacit dhe kunder mendimeve te ketij personi me nofken Llapi - ose jane UDB-asha, Ose jane Spijun e cka s'jan.

    Ku nejri me nofken Llap ne kete forum nuk din te diskutoj e te komentoj fare me te tjerit por vetem din te shaj e te ofendoj me ofendime me te ndryshme.

    Une i kame thene ketij njeriu qe edhe pse perkarh Levizjen VeteVendosje - Albin Kurtin e respektoj mendimin e tij, sepse ne rradhe te pare ne jemi Shqiptar dhe qe te dyte jemi anetar te ketij forumi. Mirepo keti njeriut nuk i intereson fare kjo, por vetem shan dhe ofendon bile bile edhe me familjen ofendon ky njeri me nofken Llap.

    Plotesisht besoj se Llapjanet e vertete nuk jane keshtu si ky njeriu ne kete forum me nofken Llap.
    Llapi ka qen kunder okupatorit shka dhe bashkpuntorve te tyre
    e tash pasi qe okupatorin shka e noqum ne shumadi na kan mbet do bashkpuntor te tyre qe normal jam dhe do te jem gjithmon kunder atyre mbeturinave e kush e ka mizen pas veshi lajmrohet vet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Serbia ka vlere strategjike saktesisht zero, pasi nga ana detare cdo lloj baze ne veri te Otrantos bllokohet nga italiznet ne otranto per gjithe luften, ndersa forcat tokesore apo detare jane rrethuar nga shtet qe se shohin dot rusine me sy. Me bjellorusine, gjysmen e ukraines dhe serbine nuk vehet politike ne europe. rusia te shofe rethinat e veta e te mos harxhohet shume.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •