Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Rexhep Qose nga ushtarë i Enverit në shërbim të Edvinit...

    Rexhep Qose nga ushtarë i Enverit në shërbim të Edvinit...

    Gert Duni 01/03/2011 13:15:00

    Sa merre vesh Qosja nga politika? Një njeri që është provuar i dështuar në politikën e panshqiptare, kandidat që në zërat e tabelës së rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë ka figuruar te “të tjerë”, pasi nuk ka siguruar kurrë më shumë se 0.5 për qind të votave, nuk mund të shesë mendime politike. Jo sepse nuk ia ndalojmë të botojë poshtë e përpjetë atë që ai mund ta quaj mendim të tijin “politik”, por se prova elektorale para së cilës një politikan në një vend demokratik vendos veten është edhe vlerësimi më i mirë për këtë mendim dhe ai i Qoses nuk ka marrë asnjëherë notë kaluese. Nga ana tjetër Qosja ndoshta nuk e ka vënë re, por Sali Berishën në Kosovë e kanë pritur si hero kombëtarë, në mirënjohje të rolit të tij në pavarësinë e Kosovës shumë më i madh se ai i Qoses.

    Sa i njeh Qosja diktatorët? Ky njeri që për 30 vjet nuk e dalloi dot se Enver Hoxha ishte diktatori më i egër në Evropë pas Hitlerit. Që nuk pa, edhe pse ishte mik zyrtar i regjimit, kampet e përqendrimit dhe vuajtjen e shqiptarëve nën diktature, nuk mund të na tregojë sot t diktatorët. Qosja kishte shancin tu rrëfente shqiptarëve të Kosovës në vitet 80’ se Enveri nuk i donte as ata as shqiptarët e Shqipëris, por e humbi dhe madje e keq përdori, duke u bërë vegël e propagandës komuniste që i bëri prishtinalijtë të besonin se Tirana, që në fakt në atë kohë ishte kryeqyteti më i varfër në Evropë, ishte një parajsë e proletariatit.

    Shkurt, Rexhep Qosja duhet t’i kërkojë të falur popullit shqiptar pasi mbrojti dhe glorifikoi figurën e diktatori të urryer nga shqiptarët për 30 vjet me rradhë sikur nuk e dinte se çfarë i kishte bërë Enver Hoxha shqiptarëve. Kjo e bën të pabesueshëm Rexhep Qosen që është vënë në shërbim të një padroni të ri, tek i cili duket se gjen ngjashmëri me të vjetrin. Por ai duhet ta mësojë nëse nuk e di, se nëse ka një ndryshim mes Edvinit dhe Enverit, pasi në ndihmë të të parit nuk mund të vijnë më Miladin Popoviçërat dhe ta sjellin në pushtet me luftë civile.

    Ne do po ja “mirëkuptojmë” Rexhep Qoses zellin e “pakuptueshëm” për të dhënë mendimin e tij subjektiv për çështje dhe personalitete të politikës shqiptare, por thjeshtë po i vëmë në dukje se edhe më herët siç shkruam e ka pasur gabim.


    http://www.standard.al/index.php/analiza/17611.html
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    mumja qose cdohere ushtar i djallit e ne sherbim te birit djallit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 02-03-2011 më 05:14
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Një shkrim shumë i bukur dhe i qartë që Qosja bën mirë ta lexojë.
    Të gjithë gabojnë.
    Pse duhet të bëjë përjashtim Qosja?!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Një shkrim shumë i bukur dhe i qartë që Qosja bën mirë ta lexojë.
    Të gjithë gabojnë.
    Pse duhet të bëjë përjashtim Qosja?!
    po sepse ai eshte duke bere shume mire detyren qe qarqet antishqiptare me ne krye Bollinot & Co i kane dhene atij .... dmth i kane futur hellin ne b*th dhe po e rrotullojne ashtu sic duan ata ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Rexhep Qosja Vetem Se Thote Nje Realitet,,,,

    Qe Ne Shqiperi Njerezit E Shohin Po Nuk Flasin,,,si Kur Shohin,,,korrupsionin,,,mungesen E Ligjit,,,mos Funksionimin E Gjykatave,,,administrate Selektive Partiake,,,
    Etjere Po Nuk Flasin,,,,

    Po Qosja Meqe Foli U Quajt Komunist ,,,,,,


    Sipas Jush Opozitaret Qe Flasin Kudo Jane Komuniste,,,,


    Po Lini Nam O Njerez,,,,

    Vini Gishtin Koken,,,

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    mjaft na hapet barkun me kete qose me mjeker..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Rexhep Qose nga ushtarë i Enverit në shërbim të Edvinit...

    Gert Duni 01/03/2011 13:15:00

    Sa merre vesh Qosja nga politika? Një njeri që është provuar i dështuar në politikën e panshqiptare, kandidat që në zërat e tabelës së rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë ka figuruar te “të tjerë”, pasi nuk ka siguruar kurrë më shumë se 0.5 për qind të votave, nuk mund të shesë mendime politike. Jo sepse nuk ia ndalojmë të botojë poshtë e përpjetë atë që ai mund ta quaj mendim të tijin “politik”, por se prova elektorale para së cilës një politikan në një vend demokratik vendos veten është edhe vlerësimi më i mirë për këtë mendim dhe ai i Qoses nuk ka marrë asnjëherë notë kaluese. Nga ana tjetër Qosja ndoshta nuk e ka vënë re, por Sali Berishën në Kosovë e kanë pritur si hero kombëtarë, në mirënjohje të rolit të tij në pavarësinë e Kosovës shumë më i madh se ai i Qoses.

    Sa i njeh Qosja diktatorët? Ky njeri që për 30 vjet nuk e dalloi dot se Enver Hoxha ishte diktatori më i egër në Evropë pas Hitlerit. Që nuk pa, edhe pse ishte mik zyrtar i regjimit, kampet e përqendrimit dhe vuajtjen e shqiptarëve nën diktature, nuk mund të na tregojë sot t diktatorët. Qosja kishte shancin tu rrëfente shqiptarëve të Kosovës në vitet 80’ se Enveri nuk i donte as ata as shqiptarët e Shqipëris, por e humbi dhe madje e keq përdori, duke u bërë vegël e propagandës komuniste që i bëri prishtinalijtë të besonin se Tirana, që në fakt në atë kohë ishte kryeqyteti më i varfër në Evropë, ishte një parajsë e proletariatit.

    Shkurt, Rexhep Qosja duhet t’i kërkojë të falur popullit shqiptar pasi mbrojti dhe glorifikoi figurën e diktatori të urryer nga shqiptarët për 30 vjet me rradhë sikur nuk e dinte se çfarë i kishte bërë Enver Hoxha shqiptarëve. Kjo e bën të pabesueshëm Rexhep Qosen që është vënë në shërbim të një padroni të ri, tek i cili duket se gjen ngjashmëri me të vjetrin. Por ai duhet ta mësojë nëse nuk e di, se nëse ka një ndryshim mes Edvinit dhe Enverit, pasi në ndihmë të të parit nuk mund të vijnë më Miladin Popoviçërat dhe ta sjellin në pushtet me luftë civile.

    Ne do po ja “mirëkuptojmë” Rexhep Qoses zellin e “pakuptueshëm” për të dhënë mendimin e tij subjektiv për çështje dhe personalitete të politikës shqiptare, por thjeshtë po i vëmë në dukje se edhe më herët siç shkruam e ka pasur gabim.


    http://www.standard.al/index.php/analiza/17611.html
    Jo na ushtari i enverit,por nga ushtari i titos,per enverin von ka marr vesh ky

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Qosja, urithi që u verbua kur pa dritë

    Miranda Haxhia

    Pas 21 janarit u rishfaq një lloj urithi, një urith me sy të vegjël, me qime të rralla, me këmbë të vockla, me një bisht tinëzar, me shputat e parme të mëdha e thonj të gjatë. Ishte kafshëza më e shkathët që gëlonte nën tokë. Qimet mbulonin çdo drithërimë të qenies së tij. Rrudhat e ulëta të lëkurës së veshëve e bënin të dëgjonte vetëm tingujt e nëndheut; sytë e vegjël i mbante gjithmonë futur thellë në lëkurë, siç fuste biçakun gjyshi im në xhepin e setrës, pasi therrte kecin. Larvat, insektet, minjtë ishin dashuria e tij grykore.

    Sytë e tij ishin më dinakët në mbretërinë e territ, të llagëmit. Kishte aftësi të dallonte ku ishte dheu i lagësht, ku ishte i butë, ku gërryhej lehtë e ku kishte shkëmb. Kur hapi tunelin e parë poshtë, shkeli me këmbë gjithë gjallesat e dheut, që nga njëqelizorët e deri te shumëkëmbëshat, pastaj tunelin e shndërroi në labirinth. I endur lart e poshtë, majtas e djathtas në labirinthin e tij, kudo ku kthehej, linte një titull simboli të ekzistencës së vet. Në një nga ato reflektimet e tij mes territ dhe tunelit, mendoi se mos do të ishte më mirë që emrin ta kishte Qosiq, por kjo do ta vinte në konflikt me fisin e -IQ-ëve e do të ngatërrohej fama me përdhosjen në botën e poshtme. Llagëm pas llagëmi, ai bashkoi një ditë tunelin e tij me ujëdhesën e një fare të keqe që e kishte emrin urrejtje. Llum. Baltë. Mushkonjë cimbidhëse e malarike. Ai urith i vockël që u zmadhua pak e nga pak jo nga përpjestimi harmonik i territ me ngjyrat, por nga tunelet e panumërta që gërmoi e nga thonjtë që i rriteshin të mbushur me vemje nëntokësore, për ca kohë u mor me gjithë gjallesat e botës përqark. Kur Kim Mehmeti shkroi romanin "Vitet e urithit" dhe kur do të perifrazonte, "Ne jemi fëmijët e viteve të urithit, u rritëm në një kohë kur duhej herë të bëheshim të padukshëm, e herë të dilnim në sipërfaqe sa të shihnim se jemi ende të gjallë!" - e thënë kjo nga një personazh i librit, nuk mendoi se një urith i vogël, si virus shkatërrimtar do të bëhej i pamëshirshëm ditën kur lakmia për lavdi dhe për hakmarrje do ta çonte llagëmin e tij drejt sipërfaqes, drejt dritës; se ai urith i vogël si të ishte një kopje e shëmtuar e akademikut serb, Dobrica Qosiq, kur u rrek të shikonte dritën, u verbua. Verbëria e tij u shkulmua në urrejtje të shfrenuar ndaj gjithë atyre që lëviznin normal mbi tokë. U turr me turinjtë e tij të verbër kundër letërsisë shqipe e shkrimtarëve shqiptarë, duke synuar atë që nuk e kishte dot vetë, suksesin dhe njeriun që e mbarte këtë sukses, Kadarenë; u turr me thonjtë e tij drejt demokracisë së brishtë shqiptare duke kutërbuar urrejtje patologjike kundër Kryeministrit shqiptar, për të fituar atë që nuk do ta ketë kurrë, apogjeun e fjalës dhe të qenit patriot. Sintaksa e tij, me paragrafe të përsëritura godet po aq pamëshirshëm sa kamzhiku i diktaturës komuniste që godiste mbi të njëjtin vend plagë në kurrizin e mbi 6 mijë të vrarëve, të mbi 17 mijë të burgosurve, të një mijë të vdekur në burgjet e tmerrshme; mbi 22 mijë të internuar vetëm në periudhën 1945-1954, mbi jetën e 9 mijëve që vdiqën nëpër kampet e internimit. Një urith akademik që dhunon lirinë dhe shtetin me gjuhën e tij helmuese. Nuk e gjeti mbi tokë regjimin e tij të dashur komunist dhe u zhbë në arsyetimin e tij për tunelet dhe rolin e tyre.

    Nuk e gjeti mbi tokë mendësinë e këmbimit të tokave me serbët dhe u atrofizua në qimet e tij të rralluara nga mungesa e dritës. Ky lloj urithi i viteve të urithit e dinte se të gjitha ngjarjet që i rrëfenin… kishin së paku nga tri domethënie: Atë që ua japim dhe u besojmë ne, atë që e besojnë dhe e thonë të tjerët dhe domethënien që e kalb dheu, së bashku me të ndjerin, që atë domethënie përjetë e ka mbajtur të mbyllur në vetvete.

    Çudia e kësaj kafshëze ishte se njeriu nuk dinte çfarë të bënte me të, ta donte apo ta urrente. Kur hante ato kandrrat e vogla, i bënte dobi njerëzisë, por kur shkatërronte rrënjët e bimëve, atëherë, urithi kthehej në një xhind të vogël të territ. Çudia tjetër ishte se njerëzia nuk e dallonte dot sa ishte duke gërryer dheun në errësirë; kur shembej, dilte pjella e llagëmeve, verbohej dhe ulërinte nga dhimbja që i shkaktonte drita e njeriut. Ishte një urith i ngjashëm me Nerium oleander, lulen helmuese që zgjaste gjethet e në majën e tyre grumbullonte helm.

    Kjo specie e rrallë me cilësitë e gjethes helmuese, me verbërinë e urrejtjes dhe të gjenerimit të fjalës, ky lloj virusi të cilin me lezet e shmangën, pothuaj e izoluan qytetarët dhe intelektualët e Kosovës, na është ngjitur keqaz. A thua po kërkon mbi tokë lavdinë e llagëmeve që hapi nën tokë?! Se këtë lavdi do ta fitojë kur të zhytet sërish atje ku ishte, në kërkim të simboleve të humbura në çdo kthesë labirinthi që e hapi me aq pasion. A thua do ta kuptojë një ditë urithi që po zë vend në ngrehinën e një publicistike të mërzitshme, ekstremiste, tipike komuniste, se për sa kohë nuk është i zoti të jetojë tërësisht si qenie njerëzore, të paktën të përpiqet të bëjë më të mirën që të mos jetojë si kafshë. Kur e njoha, po pastronte nga lëngjet e trupit nervin optik të fyer…, ashtu si demonët kur lëshojnë britma të forta në ferr duke shpresuar se kështu do t'i shpëtojnë dënimit, ky i verbër nga toba, nuk e di se ka nxjerrë nga goja dy të vërteta të thella…, atë për veten e vet kur shikonte, nën tokë, dashurinë për komunizmin dhe tani që është i verbër, mbi tokë, urrejtjen për shtetin demokratik shqiptar dhe Shqipërinë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •