Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    VV: Qeverisë dhe Hysës po iu ngutet !!!

    VV: Qeverisë dhe Hysës po iu ngutet01-03-2011 16:21 CET Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë.

    Emërimi i Edita Tahirit si kryenegociatore e ekipit nga Prishtina, që shënoi vendimin e parë të Qeverisë pas themelimit, si dhe pjesëmarrja e Ylber Hysës në konferencën e Beogradit, sipas Vetëvendosjes, tregojnë se Qeverisë së Kosovës për negociata madje po i ngutet më shumë se vetë Serbisë.

    “Por, në të njëjtën kohë, një gjë e tillë do të thotë se ajo që i përcakton prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë”, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizjeje.

    Sipas Vetëvendosjes, deklarata e Hysës në konferencën e Beogradit se palët duhet të bisedojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mbi parimin e “fqinjësisë së mirë” – “janë shenjë e degradimit tërësor të projektit politik të Qeverisë ndaj integritetit territorial të Kosovës”.

    “Para më shumë se një viti Hysa e filloi punën e tij si koordinator qeveritar për strategjinë mbi veriun e Kosovës, kurse sot, për shkak të qasjes zyrtare qëllimisht moskokëçarëse të institucioneve tona ndaj këtij problemi përgjatë viteve, veriu po rrezikon të përfundojë si çështje për t’u negociuar me Serbinë, ashtu siç kanë paralajmëruar shumë zyrtarë të huaj. Kjo i tregon ‘sukseset’ e Qeverisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun po përfundon në tryezë të Beogradit. Ylber Hysa është korrieri i kësaj pune”, thekson Vetëvendosje.

    Në anën tjetër, sipas kësaj lëvizjeje, shumica e mediave tona u përqendruan në çështje margjinale të vizitës së Hysës. “Ai tha se fakti që ka shkuar në Beograd me pasaportë të Kosovës flet për raportet e saj me Serbinë”. Në të vërtet, sipas Vetëvendosjes, ajo që do të duhej të na shqetësonte është fakti pse Beogradi nuk i pranon pasaportat e Kosovës kur flitet për popullin tonë, apo për shumë figura politike e intelektuale të cilat kërkojnë drejtësi në raport me Serbinë, por e pranon vetëm Ylber Hysën?”

    Cilido qytetar tjetër i Kosovës përveç Ylber Hysës – siç thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes – nuk do të mund ta kalonte kufirin e Serbisë me pasaportë të Republikës së Kosovës e madje as me dokument udhëtimi të UNMIK-ut.

    “Bile as ata që kanë lindur në Preshevë, Medvegjë a Bujanoc por tani jetojnë në Kosovë nuk mund të shkojnë në vendlindje pa dokumente të Serbisë. Pse Ylber Hysa është përjashtim për Serbinë? A mos ndoshta për qëndrimet e tij politike të cilat Serbia i di paraprakisht?”, pyet Vetëvendosja.

    Ylber Hysa, sipas Vetëvendosjes, i bëri një shërbim shumë të madh Serbisë në negociatat e Vjenës. “Si udhëheqës i delegacionit në negociatat për trashëgiminë kulturore ai ia fali Serbisë të kaluarën tonë historike. Serbia i pranon vetëm ata që i levërdisin dhe i binden”, thuhet në fund të komunikatës.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Bisedimet e këqija për Kosovën
    Publikuar: Sot, më 01 mars 2011

    Dhjetë arsye pse bisedimet me Serbinë tani janë të dëmshme për Kosovën



    Qeveria e Kosovës tashmë e ka hedhur hapin e parë drejt bisedimeve me Serbinë. Muaji mars pritet të sjellë fillimin e këtij procesi që është paralajmëruar e trumbetuar kohë të gjatë. Por, derisa vetë procesi i bisedimeve me Serbinë quhet teknik, esenca e tij është krejtësisht politike, dhe gjasat janë se do të prekë në disa prej shtyllave mbi të cilat është ndërtuar shteti i pavarur i Kosovës, prej shmangieve nga Plani i Ahtisaarit, deri tek modifikimet qenësore që do të pasojnë në rendin kushtetues të Kosovës.
    Do t’i numëroj vetëm dhjetë nga arsyet pse Kosova nuk do të duhej të hynte në këtë proces tani, dhe në këtë mënyrë, me këto institucione të kontestuara, dhe me këtë paqartësi rreth agjendës.

    1. Agjenda. Është e papërgjegjshme të pranohet një proces bisedimesh derisa nuk e dimë saktë se cila është agjenda e atij procesi. Prej temave e çështjeve që do të bisedohen dhe kushteve të dialogut, deri tek ritmi dhe pozicionet e palëve në proces. Termi “bisedimet teknike”, me të cilin mëtohet që procesit t’i hiqet pesha politike, është mashtrues. Nuk ka probleme teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo çështje kontestuese mes Kosovës e Serbisë është skajshmërisht politike dhe prek në esencën e konfliktit mes nesh. Dëshmia më e madhe se kemi të bëjmë me një proces jashtëzakonisht politik është edhe vetë rëndësia që Bashkimi Evropian i jep dialogut, i cili, sipas burimeve nga Brukseli, është në mesin e dy-tri top-prioriteteve të baroneshës Ashton. Të ishte kjo një çështje “teknike” (term ky që është sajuar për të lënë përshtypjen se bëhet fjalë për një çështje dytësore, të një rëndësie të vogël) procesi do të kishte filluar që moti. Vetë pesha politike që i jepet fillimit të këtij “dialogu” tregon qartë rëndësinë e tij politike.

    2: Qëllimi. Ka një mjegull që e rrethon qëllimin e vërtetë të procesit. Derisa vazhdimisht flitet për nevojën që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet, qëllimi i madh i Brukselit në këtë proces – së paku në këtë moment – është që t’i hapë dyert e anëtarësimit në BE për Serbinë. Por, në mungesë të një shenje edhe më të vogël se i njëjti qëllim vlen edhe për Kosovën – pra hapja e dyerve për anëtarësim në BE – konkludimi i vetëm logjik është se objektivi i procesit është që Serbisë t’i lehtësojë arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova këtu është personazh anësor, apo edhe një statist, që shërben për arritjen e objektivit.
    Kjo përbën problem edhe praktik, meqë nuk ka asnjë garanci për sjelljen e moderuar të Serbisë nëse ajo zë hapin para Kosovës në afrimin me BE-në, që lë mundësinë e bllokimit dhe shantazhimit të Kosovës nga Beogradi në fazat e mëvonshme të procesit të afrimit me Brukselin.

    3: Statusi. Shpeshherë është thënë se në bisdeimet me Serbinë pavarësia e Kosovës nuk do të diskutohet. Por, fakti i pakontestueshëm është se dialogu është mjet që e vonon dhe shtyn legjitimimin e plotë evropian e ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Sepse procesi i dialogut u ofron edhe një arsyetim vendeve që nuk e njohin ende Kosovën shtet që të presin më shumë me njohjen e mundshme, sidomos brenda BE-së, ku mosnjohja nga pesë vendet anëtare ka bërë që BE-ja të ketë qëndrim “neutral” ndaj statusit të Kosovës. Me vetë faktin se ka një distancim nga vetë BE-ja ndaj statusit të Kosovës, statusi, si i tillë, është i kontestueshëm edhe nga vetë Brukseli, andaj edhe askush nuk mund të garantojë se statusi (apo modifikimi i tij) nuk mund të rihapet, në ndonjë fazë të procesit.

    4: Ndërmjetësimi. Bashkimi Evropian shërben si ndërmjetësues në këtë proces, dhe ky, në vetvete, përbën problem. Së pari, BE-ja është “neutrale” ndaj statusit të Kosovës (me çka është neutrale edhe ndaj çdo aspirate të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe aspiratën për anëtarësim në BE). Por BE-ja nuk është “neutrale” ndaj aspiratave të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE. Kjo prish balancën që një ndërmjetës duhet ta ketë për të qenë në distancë të njëjtë nga të dyja palët e përfshira në proces. Po ashtu, derisa një prej qëllimeve kryesore të procesit është që BE-ja të fitojë edhe një shtet-anëtar – Serbinë – vetë BE-ja nuk është vetëm një ndërmjetës, por është palë e interesuar, për të cilën rezultati i procesit është me rëndësi të madhe. Andaj, dialogu do të jetë negativ derisa nuk arrihet modaliteti që e bën edhe BE-në të jetë palë në këtë diskutim, me qëllime e pritje të deklaruara qartë, që do të duhej të përfshinin synimin që procesi t’i sjellë të dyja vendet – edhe Kosovën, edhe Serbinë – si të pavarura në BE.

    5: Prioritetet. Kosova është vend i varfër, me probleme enorme të brendshme, me institucione të brishta, që tani kanë një kredibilitet të vënë në dyshim, dhe një legjitimitet të kontestuar fuqishëm. Prioriteti i Kosovës nuk do të duhej të ishte dialogu me Serbinë, por një përpjekje masive për të riparuar pjesën e riparueshme të dëmit që i është shkaktuar vendit nga kriza e inskenuar politike e gjashtë muajve të fundit. Prioritet i institucioneve të Kosovës do të duhej të ishte reformimi urgjent i sistemit zgjedhor dhe ligjeve të ndërlidhura, meqë është parë qartë se çfarë keqpërdorimesh janë kryer gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe votimit të institucioneve të reja të vendit. Ky është prioritet mbi prioritete, nëse nuk duam që zgjedhjet e ardhshme (që mund po ashtu të jenë të parakohshme) të na shndërrohen në përsëritje të krizës së fundit. Lista e prioriteteve tjera të Kosovës, ku momentalisht nuk mund të bëjë pjesë dialogu, vazhdon me çështjen e situatës së turpshme ekonomike e sociale, e cila po i godet shumicën e qytetarëve të Kosovës, ndërsa Qeveria e kaluar, me po të njëjtin kryeministër, nuk ka bërë asgjë për të krijuar një rrugëdalje pozitive. Kanalizimi i energjive në drejtim të dialogut do të dëmtojë gjasat edhe ashtu të vogla që Qeveria e re të mund të adresojë problemet e qytetarëve, dhe njëkohësisht të riparojë imazhin e vet që tani është katastrofal.

    6: Veriu. Kosova ka Thembrën e vet të Akilit në veri, dhe ky nuk është lajm i ri. Por lajmi i ri mund të jetë që veriu do të bëhet monedha kryesore për pazar në dialogun e paralajmëruar me Serbinë. Njerëzit nuk do të duhej të mashtroheshin nga deklaratat politike e zyrtare se veriu nuk është pjesë e diskutimeve.
    Mënyra e ndërtimit të procesit nga Brukseli më ngjan me anekdotën për bretkosën që vendoset në ujë të ftohtë, i cili ngrohet gradualisht deri në vlim, ndërsa bretkosa nuk e vëren deri në fundin e saj, kur mbytet e përvëluar. Në rastin tonë, Brukseli nis dialogun me çështje të imëta, “teknike”, ndërsa Kosova, në rolin e bretkosës, supozohet se nuk do të vërejë ngrohjen e procesit deri në momentin kur do të jetë vonë. Vlimi i ujit, në këtë rast, është hapja e diskutimit për veriun dhe modifikimi i Planit të Ahtisaarit.
    Kështu, në start të bisedimeve nuk do të bisedohet për veriun, por gradualisht, me një tempo konstante, dialogu do të zgjerohet për të përfshirë çdoherë e më tepër çështje të ndjeshme, dhe për të arritur tek çështjet e “rënda” politike nga fundi i tij.
    Sigurisht, veriu dhe pozicioni i minoritetit serb në Kosovë nuk do të adresohet si një çështje, por përmes ringjalljes së heshtur të 6 pikave të famshme të Ban ki Moonit dhe integrimit të tyre veç e veç në agjendën e bisedimeve, në fund synohet të arrihet një zgjidhje komplekse që do të imponojë si të pashmangshëm një nivel të ri të autonomisë për serbët në veriun e Kosovës. Kjo mund të mos quhet “autonomi” në letër, por në realitet do të jetë, para së gjithash, legalizim i strukturave paralele serbe dhe ndërhyrjes së Beogradit atje.
    Parimi i njëjtë mbase do të vlejë edhe për komunat me shumicë serbe në pjesën tjetër të Kosovës, por fakti që veriu është territor kompakt i lidhur me Serbinë, pothuaj i shkëputur nga Kosova, do ta bëjë autonominë e veriut një realitet të painjorueshëm. Dialogu thjesht do të legalizojë gjendjen e tanishme atje.

    7: Negociimi. Vetë procesi i bisedimit është i paqartë, i mjegulluar, ndërsa nga ana e Kosovës kemi mungesë të çfarëdo agjende apo dokumenti bazë për të hyrë në këtë proces. Vërtet, Kosova tani ka emëruar Edita Tahirin në pozicionin e shefes së delegacionit për dialog, por ky emërim nuk u përcoll me ndërtimin e një ekipi për këto bisedime, ndërsa nuk ka ende asnjë dokument që do të mund të quhej “platformë për dialog me Serbinë”. Për më tepër, vetë emërimi i znj. Tahiri duket se erdhi “aksidentalisht”, pasi ajo më tepër ishte e përfolur për postin e presidentes së vendit, ndërsa para emërimit të saj pozicioni u ishte ofruar disa figurave tjera politike që e refuzuan.
    Në rrethana të tilla, është e qartë se nga pala kosovare bëhet fjalë për improvizim të skajshëm, që po aq qartë tregon edhe mungesën e çfarëdo strategjie apo vizioni se si dhe çka duhet bërë në këtë proces, nëse hyrja në të është e pashmangshme.
    Qeveria e kaluar e Hashim Thaçit e ka ditur prej verës së kaluar se pritjet e BE-së janë që Kosova të hyjë në dialog me Serbinë, dhe, derisa asnjëherë nuk e ka refuzuar këtë ide, ajo as nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të ndërtuar pozicionin e Kosovës.
    Kështu, Kosova hyn në dialog, në bisedime apo edhe negociata – siç i quan kryetari Pacolli – pa një pozicion të ndërtuar për çka do të diskutojë, çka pret nga ky proces dhe cili duhet të jetë përfitimi i Kosovës aty.
    Kryeministri dhe Qeveria e kaluar kanë lejuar që procesi të ndërtohet si imponim, pa asnjë përfitim konkret të Kosovës, madje as diçka që të gjithë të tjerët në rajon tashmë e kanë – liberalizim të vizave.

    8: Zbatimi. Në situatën e tanishme, me institucione që morën pushtetin në Kosovë në një proces skajshmërisht të dëmtuar, jodemokratik e të kontestuar, zbatimi i një marrëveshjeje të mundshme nga procesi i dialogut me Serbinë do të shndërrohet në konfrontim të brendshëm politik në Kosovë. Sepse, para së gjithash, spektri politik i Kosovës, ajo pjesë që ka mbetur në opozitë, por edhe një pjesë nga radhët e vet Partisë Demokratike në pushtet, është për t’u pritur se do të kontestojë ashpër marrëveshjet dhe koncesionet e mundshme që Kosova pritet t’i pranojë në bisedime me Beogradin dhe BE-në.

    9: Pacolli. Kryetari i kontestuar i Kosovës, Behgjet Pacolli, tashmë është e qartë se sjell edhe një dimension negativ në procesin problematik të bisedimeve me Serbinë: ka legjitimitet të kontestuar brenda Kosovës, dhe kredibilitet të dëmtuar jashtë saj. E para, për shkak të mënyrës si erdhi në krye të shtetit, ndërsa e dyta për shkak të së kaluarës së tij prej biznesmeni që pas vetes ka lënë lidhje problematike me diktatorë.
    Bashkë me Thaçin, Pacolli përbën pikën e dobët të Kosovës, duke marrë parasysh se të dy janë të lëndueshëm edhe jashtë, edhe brenda Kosovës. Jashtë, për shkak të imazhit, në rastin e Pacollit të një biznesmeni me lidhje të dyshimta prej Beogradit e Moskës, deri në Astanë e Tripoli. Dhe brenda, për shkak të mënyrës së ardhjes në pushtet, në një proces skajshmërisht të kontestueshëm zgjedhor, dhe përmes një pazari politik me kreun e Qeverisë, Hashim Thaçin.

    10: Thaçi. Edhe Kryeministri i Kosovës hyn në proces i dëmtuar nga kredibiliteti edhe jashtë Kosovës, edhe brenda saj.
    Jashtë vendit, për shkak të akuzave që i janë bërë muajve të fundit nga Këshilli i Evropës, e që e kanë kufizuar tej mase fushëveprimin e tij, ndërsa brenda vendit është dëmtuar skajshmërisht së pari nga procesi i keq zgjedhor nëpër të cilin e udhëhoqi Kosovën, pastaj edhe nga koalicioni qeverisës që ndërtoi duke i falur Pacollit postin e presidentit të vendit, me gjithë kundërshtimet, madje edhe brenda radhëve të partisë së vet.
    Për më tepër, mënyra e marrjes së vendimeve pa konsulta e ka përkeqësuar marrëdhënien e tij skajshmërisht edhe me fraksione brenda partisë së vet, një gjë që do të ishte problem edhe nëse Thaçi do të kishte dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës.
    Më një shumicë të brishtë parlamentare, e cila mbase edhe nuk do të mbetet shumicë për kohë të gjatë, situata e tillë përbën rrezik të madh për stabilitetin e brendshëm politik, e në kombinim me mungesën e suksesit në përballje me problemet sociale e ekonomike, është një recetë për tensione dhe konflikt të brendshëm.
    Në këtë kontekst, çdo hap më shumë në procesin e dialogut me Serbinë që do të mund të shihet si koncesion i Thaçit para Serbisë do t’i faturohet më së shumti atij, dhe kjo nuk është më situatë nga koha e koalicionit të madh, kur pushteti kishte luksin të merrte vendime pa asnjë konsultë.
    Tani, në bankën opozitare janë ulur tri parti të fuqishme, që në fakt më shumë e përfaqësojnë shumicën e këtij vendi se sa koalicioni qeverisës.
    Dhe ky do të jetë problem i madh për të gjithë. Me ose pa bisedime. Posaçërisht me bisedime!

    agronb@kohaditore.com
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    tanjug-rtb
    vetem juve rrugaqve te vetfundosjes nuk u ngutet
    sepse kini frig se po mbeteni pa pun
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Dialogu përmbyll kapitullin e armiqësive shqiptaro-serbe

    Publikuar: Sot, më 02 mars 2011

    Prishtinë, 2 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për çështjen e dialogut edhe Kuvendi i Kosovës do ta japë fjalën e vet dhe do të jetë e përfshirë edhe shoqëria civile.
    Ai këto komente i bëri të mërkurën në mbledhjen e kabinetit qeveritar, me ç’rast ka shprehur besimin se dialogu Prishtinë-Beograd do të rezultojë me sukses për rajonin.
    Thaçi ka thënë se dialogu do të jetë i përqendruar në aspektet e rëndësishme për këtë periudhë kohore, që përfshijnë lëvizjen e lirë në rajon, agjendën evropiane dhe euroatlantike të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Ai ka shtuar se dialogu do të jetë i fokusuar në qarkullimin e lirë të mallrave, shkëmbimin tregtar dhe zhvillimin ekonomik, kthimin e dokumentacionit personal, regjistrat civil dhe kadastral dhe shënimet tjera me rëndësi ligjore që janë konfiskuar dhe bartur padrejtësisht prej Kosovës në Beograd.
    “Edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin ky dialog do të shënojë përmbylljen e kapitullit të armiqësive dhe hapjen e një kapitulli të bashkëpunimit ndërshtetëror mes dy vendeve dhe popujve tanë, por edhe vendeve tjera të rajonit. Kosova pret që fundi i këtij dialogu të jetë i suksesshëm për Kosovën, që Kosovën ta gjejë në familjen evropiane. Ky është synimi ynë, ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës, ky është vizioni i politikës së Kosovës, kjo është mbështetja dhe agjenda euroatlantike për Kosovën dhe rajonin”, ka deklaruar Thaçi.
    Përveç Qeverisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministres Edita Tahiri si udhëheqëse e ekipit të Kosovës, Thaçi ka thënë se edhe Kuvendi i Kosovës, gjithë spektri politik, edhe opozita dhe shoqëria civile do ta thonë fjalën e tyre për këtë proces.
    “Ne presim që edhe Kuvendi i Kosovës të japë fjalën e vet, të debatojë, të diskutojë, të kontribuojë dhe të mbështesë këtë angazhim tonin të përbashkët të gjithë politikës kosovare. Ne do të jemi të hapur dhe transparentë para qytetarëve, do të jemi të gatshëm të debat dhe për nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta me gjithë spektrin politik në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
    Ai ka shprehur bindjen se edhe opozita do të jetë bashkëpunuese në këtë drejtim dhe gjithë spektri politik do të ketë një qasje unifikuese.
    Kryeministri tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me integritet territorial të paprekshëm, por edhe të njohur ndërkombëtarisht dhe se bisedimet nuk do të prekin çështje që cenojnë shtetësinë e Kosovës.
    Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se agjenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-të
    Kuçi tha se Kosova nuk i frikësohet dialogut me Serbinë dhe se pas dialogut Kosova do të dalë fituese.
    Në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që të ndahen 40 mijë euro për manifestimet “Epopeja e UÇK-së”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hysa: Ndarja e Kosovës do të thotë luftë e re

    Publikuar: Sot, më 02 mars 2011

    Beograd, 2 mars - Prioritet i Qeverisë së Kosovës është integrimi i plotë i pjesës veriore të vendit dhe popullatës së atjeshme nën autoritetin e Prishtinës, ndërsa ndarja e Kosovës do të thoshte luftë e re, ka thënë Ylber Hysa, koordinator i Qeverisë së Kosovës për veriun, në një intervistë dhënë gazetës serbe “Pravda”.
    Duke folur për bisedimet Prishtinë-Beograd, Hysa ka mohuar se temë e tyre mund të jetë statusi i Kosovës.
    “Sovraniteti dhe statusi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë temë e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo do të duhej të ishte e qartë për të gjithë. Vetëm një stabilizim i plotë i Kosovës dhe rajonit mund të jetë garanci për jetë kualitative dhe prosperuese të qytetarëve të shtetit tonë, dhe jam i bindur se edhe serbët në Kosovë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Hysa për “Pravda”.
    I pyetur për ndarjen e Kosovës si opsion që ndoshta mund nxirret si zgjidhje në bisedime, Hysa tha se “ndarje paqësore të Kosovës nuk mund të ketë”.
    “Çdo ndarje e territorit do të nënkuptonte luftë të re dhe derdhje gjaku, ndërsa jam i sigurt se me gjakderdhje tashmë jemi ngopur të gjithë, edhe serbët, edhe shqiptarët. Pse për shkak të ambicieve joreale të dikujt të sjellim tërë rajonin në një rrezik prej luftës, kur po na ofrohet, do të thosha, rasti historik që bashkë me Serbinë, si dy shtete të barabarta, t’i qasemi procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian?”
    I pyetur si mendon Qeveria e Kosovës të integrojë pjesën veriore të vendit, Hysa tha se këtë do ta bëjë “me metoda demokratike, me durim dhe në mënyrë paqësore”.
    Vetëm ashtu, tha Hysa, “mund të zbatojmë integrimin e veriut dhe të popullatës së atjeshme si pjesë e barabartë e shtetit të Kosovës. Në këtë qasje kemi përkrahjen jo vetëm të Perëndimit dhe BE-së, por të gjithë botës demokratike”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Hysa: Ndarja e Kosovës do të thotë luftë e re
    po hajgarexhi eshte ky hysa.po kush me luftu o hyso.
    kupa i tu kusuves ne hage thojke ,jo more ska pas uqk po veq propagande ka qene,qeliku thojke ne hage se jane kane kaqak,hasha thojke une kam luftu prej rognerit.

    ky hysa po don me tut arushen me shoshe.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    po hajgarexhi eshte ky hysa.po kush me luftu o hyso.
    kupa i tu kusuves ne hage thojke ,jo more ska pas uqk po veq propagande ka qene,qeliku thojke ne hage se jane kane kaqak,hasha thojke une kam luftu prej rognerit.

    ky hysa po don me tut arushen me shoshe.
    ju kemi juve trimave te forumeve e te internetit si puna e jote
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •