Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Exclamation Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë

    Prishtinë, 27 shkurt - Kompanitë private që financojnë Partinë Demokratike të Kosovës kanë përfituar miliona euro nga tenderët publikë të Qeverisë Thaçi. Financuesve të partisë, siç shkruan “Koha Ditore”, nuk u kanë shpëtuar as fondet publike që kontrollohen nga komunat ku udhëheq PDK-ja e as ndërmarrjet publike. Raporti i auditimit i fushatës zgjedhore i zgjedhjeve lokale të vitit 2009 si financues të partisë së kryeministrit përmend emrat e kompanive që kanë fituar më së shumti kontrata publike e që janë korporata “Devolli”, kompania “Rukolli”, e kompanitë e ndërtimit të rrugëve. Ministria e Arsimit, ajo e Transportit, PTK-ja, si dhe komunat e PDK-së kanë qenë “ushqyesit” e financuesve të partisë.
    Korporata “Devolli”, që figuron si financues i Degës së PDK-së në Pejë, në raportin e auditimit të kompanisë “Universum”, e cila u angazhua nga KQZ-ja, ka përfituar nga PTK-ja, me të cilën ka lidhur kontratë për operimin e kompanisë “Dardafone” si operator virtual i telefonisë mobile. Kjo kontratë është duke u hetuar nga EULEX-i, për shkak të dyshimeve për dëmtim të interesit publik. Në këtë biznes milionësh PTK-ja mban vetëm 28 për qind të aksioneve, ndërsa “Dardafone” ka 72 për qind në operatorin virtual “Z-Mobile”.
    Ndërkaq, vëllezërit e pronarit të kompanisë “Pejton”, Bejtush Zhugolli, i cili zyrtarisht figuron si financues i PDK-së, me firmat e tyre kanë qenë pjesë e tenderëve publikë në këto tri vitet e fundit, vlera e të cilëve shkon në mbi 70 milionë euro. Korporata Energjetike dhe Operatori i Sistemit e Transmisionit të Energjisë Elektrike KOSTT kanë shpallur fitues kompaninë “Eco Trade”, pronë e Mehdi Zhugollit dhe atë “ACDC-KOS” të Ilmi Zhugollit në rreth dhjetë tenderë publikë, të cilët kanë pasur të bënin me ndërrime të stabilimenteve, furnizime me pajisje e tenderë për riparim të shiritave transportues. Në këtë raport, si financues i kësaj partie figuron edhe biznesmeni Rrustem Rrukolli nga Skënderaj, i cili ka ndarë 5 mijë euro për fushatën zgjedhore të PDK-së në Skënderaj. Kompania e tij, “Rukolli” është shpallur fitues vitin e kaluar në tenderin tetëmilionësh të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave për ndërtimin e Fabrikës së ujit në Vushtrri. Në vitin 2009 është shpallur fitues i tenderit në vlerë prej 61 mijë eurosh të Komunës së Skënderajt, që kishte të bënte me ndërtimin e një kati të Qendrës së Banimit Social në këtë komunë. Kompania “Rukolli” është gjetur mirë edhe në tenderët e Ministrisë së Arsimit, ku ka dalë fitues në një tender për ndërtimin e objektit të shkollës në Prekaz të Skënderajt, i cili peshonte mbi 1 milion euro. Këtë kompani nuk e kishte lënë anash as Ministria e Transportit, e cila e kishte shpallur fitues në një tender për ndërtim rrugësh, vlera e të cilit ishte mbi 600 mijë euro. Sipas këtij raporti, që është publikuar në uebfaqen e Komisionit Qendror Zgjedhor për Degën e PDK-së në Malishevë kishin kontribuar një grup kompanish, të cilat kanë përfituar nga tenderët e Ministrisë së Transport, që ishte udhëhequr nga Fatmir Limaj. Kompania “Ndërtimi” nga Malisheva, që në raport figuron t’i ketë dhënë dy herë, ishte pjesë e një tenderi që kalonte shumën prej 2 milionësh e që kishte të bënte me ndërtimin e urave në rrugën nacionale Sllatinë-Gjurgjicë.
    Po ashtu kompanitë “AHN Group” e “Timi Krsko” që në listë të financuesve figurojnë t’i kenë dhënë të dyja bashkë katër mijë euro për PDK-në, kishin fituar së bashku një tender prej 5 milionë e 700 mijë eurosh, që kishte të bënte me zgjerimin e rrugës nacionale M2 Prishtinë-Udhëkryqi m2. Me tenderë publikë ishin shpërblyer edhe kompanitë e tjera të Malishevës që kanë financuar PDK-në, siç janë “Arbëri-NS”, “Jehona”, “Alfa” e “Burimi”. Ministria e Transporti u kishte dhënë tenderë edhe financuesve të Degës së PDK-së në Gjilan. Kompania “Bejta Comerce” kishte fituar një tender që peshonte 1 milion e 600 mijë euro për ndërtimin e rrugës Polac - Vushtrri. Njëri prej pronarëve të saj Basri Kçiku figuron t’i ketë dhënë 10 mijë euro për PDK-në. Për këtë parti kishin ndarë mjete edhe Florim Zuka i kompanisë “Tali”, i cili kishte ndihmuar PDK-në me 8 mijë euro, kompania “Çlirimi” nga Gjilani kishte kontribuar me 2 mijë e 500 euro, si dhe Mustafë Shala i kompanisë “Compact Group”me 7 mijë euro. Kompania e biznesmenit Shala fitoi dy herë tenderin milionësh për furnizim me mazut, e cila udhëhiqet nga Fëllanza Pula, ish-asambleiste e Partisë Demokratike në qeverinë komunale të Prishtinës. Ndërsa kompania “Tali” ishte pjesë e një tenderi 2- milionësh të Ministrisë së Transportit në vitin që kishte të bënte me zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Lypjan. Ndërsa kompania “Magjistralja” nga Gjilani në vitin 2008 ishte pjesë e një tenderi prej rreth 700 mijë eurosh, të cilin e kishte shpallur MTPT-ja. Auditori i angazhuar nga KQZ-ja në raportin e tij për fushatën zgjedhore të vitit 2009 ka konstatuar se PDK-ja ishte kufizuar që të shpenzonte 867 mijë euro, ndërsa ka raportuar se ka shpenzuar vetëm 422 mijë euro. Sipas auditorit, ka pasur raste kur ka pasur tejkalim të limiteve ditore të pranimit të mjeteve, që është 1 mijë euro, si dhe nuk ka prezantuar fletëbilancet dhe pasqyrat bankare që mbulojnë shpenzimet në periudhën e fushatës. Gazeta ka provuar të kontaktojë me biznesmenët e përfshirë në këtë raport, por vetëm disa prej tyre kanë kthyer përgjigje. Rrustem Rukolli, pronar i firmës “Rukolli”, ka deklaruar se ka dhënë mjete për parti, por një gjë të tillë e ka bërë edhe për studentë.
    “Unë kam ndarë bursa për studentë të suksesshëm. Nuk kam financuar vetëm për parti”, ka thënë ai. Sipas tij, financimi i partisë nuk duhet të ndërlidhet me fitimin e tenderëve nga kompania e tij. Për tenderin tetëmilionësh që ia kishte dhënë Ministria për Ekonomi e Financa kësaj kompanie zëdhënësi Muharrem Shahini ka deklaruar se partneri i “Rukollit”, që është një firmë nga Gjermania, ka përvojë në ndërtimin e fabrikave të ujit dhe ministria, sipas tij, nuk ka bërë shkelje ligjore në këtë aktivitet të prokurimit. Ndërsa Bejtush Zhugolli, ndonëse emri i tij figuron si financues i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë për gazetën se një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë. “Ndoshta e kanë shënuar për shkak se individualisht një anëtari të kryesisë së degës i kam dhënë mjete për shkak se iu kanë dashur, por nuk e kam financuar PDK-në”, ka thënë Zhugolli. Ndërkaq kompanitë e vëllezërve të tij, sipas pronarit të kompanisë “Pejton” janë duke fituar nga KEK-u, por këtë janë duke e bërë sipas ligjit.
    “Ata kanë marrë punë prej KEK-ut, por këtë e kanë bërë duke e respektuar ligjin”, ka thënë Bejtush Zhugolli.
    I kontaktuar nga gazeta Endrit Shala, shef i kabinetit të ish-ministrit Limaj, ka deklaruar se gjatë tërë mandatit të shefit të tij tenderët janë dhënë konform ligjeve në fuqi.
    “Çdo tender u është nënshtruar procedurave dhe normave ligjore”, ka thënë Shala. Ndërkaq zëdhënësi i deritashëm i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka qenë i pakontaktuar, ndërsa Blerand Stavileci, që ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të PDK-së, ka thënë se nuk mund të flasë për çështje partiake, për shkak të pozitës së tij si ministër.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,50798
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Sa janë të pasur ministrat e Kosovës

    http://www.koha.net/repository/images/qeve4.jpg

    Sipas të dhënat, që i kanë raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në fund të muajit nëntor të vitit 2010, RTV21 ka publikuar sot pasuritë e ministrave të sapozgjedhur.
    Në bazë të deklarimeve të vetë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 12 dhjetor ai kishte: 17 mijë e 318 euro pagë vjetore si kryeministër i Kosovës, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro - tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB;
    Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro pagë vjetore, si zëvendëskryeministër, 6 mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, 6 mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare në NLB Prishtina, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë,
    200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh;
    Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës - 22 mijë euro pagë si deputete dhe ministre e Qeverisë së Kosovës, 300 mijë euro shtëpi në Prizren, 200 mijë euro tokë në Prizren, 500 mijë euro truall në Prevallë, veturë në vlerë prej 16 mijë eurosh;
    Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe minister e Tegtisë dhe e Industrisë -
    18 mijë euro si konsulente, mbi 7 mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë;

    Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijë euro pagë vjetore si ministër, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjërues, 232 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 30 mijë euro tokë në Çagllavicë, 500 mijë euro shtëpi në Pejë, 500 mijë euro shtëpi dhe truall, 1 milion euro tokë dhe objekte afariste në Pejë 50 mijë euro, veturë 12 mijë euro veturë, 120 mijë euro kredi në Riefeizen Bank;
    Vlora Çitaku, minister e Integrimeve Evropiane - mbi 17 mijë euro pagë si deputete e Kuvendit të Kosovës, 6 mijë e 60 euro pagë si zëvendësministre e Punëve të Jashtme,
    mbi 10 mijë e 300 euro kredi në Riefeisen Bank;
    Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme - 15 mijë e 240 euro pagë si ministër i Arsimit, 17 mijë e 856 euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, 4 mijë e 500 euro pagë si profesor universitar, para të gatshme 37 mijë euro, 4 banesa në Prishtinë në vlerë prej 230 mijë eurosh;
    Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme - 14 mijë euro pagë nga Qeveria e Kosovës, 150 mijë euro vlera e shtëpisë në Suhadol të Mitrovicës, 80 mijë euro banesë në Prishtinë, 30 mijë euro veturë, 2 mijë euro para të gatshme në bankë;
    Ramë Buja, ministër i Arsimit - 24 mijë euro pagë vjetore si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, 18 mijë euro pagë si profesor në Universitetin AAB-Riinvest, 130 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 100 mijë euro shtëpi në Lipjan, një veturë me vlerë 21 mijë euro dhe dy të tjera në vlerë prej 3 mijë eurosh;
    Memli Krasniqi, minister i Kulturës,Rinisë e Sporteve - 6 mijë e 750 euro si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, 14 mijë e 400 euro si anëtar i Kryesisë së PDK-së, 2 mijë e 250 euro pagë nga Kolegji "Iliria", para të gatshme 1500 euro, para në llogari të tjera bankare mbi 7 e 200 euro, banesë në vlerë prej 72 mijë eurosh, veturë në vlerë prej 5 mijë e 500 eurosh;
    Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës - 15 mijë euro si ministër i FSK-së, para të gatshme 1500 euro, 250 mijë euro vlera e tokës bujqësore në Shtime;
    Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë - 7 mijë e 750 euro pagë si ministër i Bujqësisë,
    2 mijë e 500 euro pagë si këshilltar në Ministrinë e Transportit, rreth 2 mijë e 500 euro pagë si ligjërues në Kolegjin "Iliria", para të gatshme 10 mijë euro, para të tjera në llogaritë bankare mbi 4 mijë e 500 euro, 100 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë,
    48 mijë euro lokal në Prishtinë, dy vetura - një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë prej 18 mijë eurosh;
    Bedri Hamza, ministër i Financave - 14 mijë euro pagë si zëvendësministër i ekonomisë,
    mbi 7 mijë euro para në dy banka, dy banesa në Mitrovicë - njëra në vlerë 30 mijë euro e tjera në vlerë 46 mijë euro, 100 mijë euro tokë të punueshme, 13 mijë euro vlera e veturës;
    Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë - 50 mijë euro pagë nga ordinanca specialistike neuropsikiatrike "Studio Agani", 4 mijë euro të gatshme, mbi 500 mijë euro në banka në Kosovë, 10 mijë euro vlera e lokalit në Prishtinë, 150 mijë euro banesë në Prishtinë, 65 mijë euro banesë tjetër në Prishtinë, veturë në vlerë prej 15 mijë eurosh, 42 mijë euro kredi në Bankë;
    Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës - 11 mijë euro pagë si ish-kryeministër i Kosovës, 13 mijë euro pension ushtarak nga Kroacia, rreth 5 mijë euro para nëpër banka në Kosovë e Kroaci, 200 mijë euro vlera e shtëpisë në Çagllavicë,
    100 mijë euro shtëpi në Pejë, 90 mijë euro banesë në Kroaci, 60 mijë euro shtëpi pushimi në Kroaci;
    Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër i Kosovës - 19 mijë e 800 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës, 2 mijë e 200 euro qera nga ambulancat, 4 mijë e 800 euro nga Kuvendi dhe ministria e Shëndetësisë, para të gatshme 4 mijë euro, 600 mijë euro shtëpi;
    Sllobodan Petroviq, zëvendëskryeministër i Kosovës - 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 24 mijë nga PTK-ja, 10 mijë euro nga Bordi i Privatizimit, 30 mijë euro para të gatshme, 120 mijë euro vlera e shtëpisë, kredi prej 30 mijë eurosh në dy banka;
    Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale - 13 mijë e 300 euro pagë si ministër i Punës, 1 mijë e 400 euro nga një kompani në Beograd; 8 mijë euro si aksionar i një kompanie private në Dobratin, 200 mijë euro vlera e shtëpisë në Dobratin, 35 mijë euro banesë në Kralevë, 12 mijë euro para të gatshme, 27 mijë euro para në disa banka;
    Sasha Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete - 14 mijë euro si ministër i Kthimit,
    para të gatshme 19 mijë euro, mbi 32 mijë euro në banka në Kosovë, 75 mijë euro banesë;
    Mahir Jagxhillar, ministër i Pushtetit Lokal - 21 mijë e 600 euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, 6 mijë e 800 euro si ministër, 5 mijë euro para të gatshme, mbi 56 mijë euro në llogaritë bankare në Prizren, dy banesa në Prizren, vlera e së cilave nuk është deklaruar;
    Ndërsa për ministrin e Ambinetit dhe të Planifikimit Hapsinor, Dardan Gashi, që vjen nga Lista "Dr.Ibrahim Rugova" nuk ka të dhëna, pasi ai nuk ka deklaruar ende pasurinë e tij.
    Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se të gjithë zyrtarët qeveritarë do të duhet të deklarojnë pasurinë e tyre deri më 31 mars të këtij viti.



    E tashe keto hajnat e qeveris qysh ia lejojen vetit me nga 3-4 rroga, a populli vuan nga skamja! shpresojem se Pacolli ka me i pru ne vend disa pune te hajnave qeveritar.
    taneve ka me ju shku ashtu si e kan vjedhe ate pasuni te popullit, dallavergjit e pist!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    wooowowowo sa i ndegjova ne lajme...shifra se jo mahii
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •