Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Post Gaddafi, dhëndër shqiptar,grueja e ti Sofija

    Diktatori libian Mohammer Gaddafi, i cili këto ditë është top temë e medieve botërore, është dhëndër shqiptar. Ai është i martuar me një shqiptare, babai i së cilës është nga Poroji i Tetovës, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shpërngulur në Beograd.

    Rrëfimi i Abdylselam Emini, ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili thotë se ka qenë shok i fëmijërisë i Jonuz Baftiarit, babait të gruas së Gaddafit, Safijes.Babi i Safijes, kishte banuar në lagjen Rakovica të Beogradit, ku edhe kishte hapur një gjellëtore. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë – djalin Ismetin dhe vajzën Safijen, e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë.

    Sipas rrëfimit të Eminit, kur Safija kishte 6 vjet, babi i saj burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej gjashtë vitesh. Ndërkohë, duke qenë në burg vdes nëna e Safijes dhe mbikëqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një fqinje e familjes. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga ajo – të harrojë fëmijët.

    Jonuzi, me zemër të thyer, e pranon këtë kusht dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër t’ia falë fqinjës, e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

    Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me atë hap të ndërmarr nga babai i tyre, e sidomos Safija, që nuk ka dashur të takohet me të, por jo edhe vëllai i saj Ismeti, i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babanë, fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës, të cilët kanë punuar në Beograd.

    Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë axhën e saj, i cili po ashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht.

    Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në mensën për studentë të huaj në Beograd, pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gaddafin, i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Mensa e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit, ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllanë e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

    Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gaddafit është botuar para 30 vitesh në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zëri i Rinisë”.

    Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gaddafit me të cilin ka disa fëmijë.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tema egziston i nderuar anëtarë.
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    laburist or Hafije
    Sofie, nuk eshte e njejte
    Me Safie...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a e njohu gadafi kosoven?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a e njohu gadafi kosoven?
    E leqitem ket dhonder ather. Pis njeri koka
    BAC, SU KRY

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    ekemi perzi kemi bija qe jan martu ne arabi,por kemi edhe dhendur te rusis qe koken e kan te lidhur ne beograd,nuk eshte rastesi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Gaddaf dhenderr i shqiptarve,Pacolli dhenderr i Rusve.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    ani shka mare me marr po naj kana e me dhan jo a a shka jem edhe na shqiptarte

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Gadaf gabeli dhender shqiptaresh!!!!!!!! .

    Ku ,ku , cfare trillimesh e cfare shpifjesh .
    Tipk stil i serbosllaveve .
    Edhe ashtu duket ,se ki shkrim eshte mare nga mediat serbe e vetem se e kane perkthyer e adaptuar ne shqip.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Prandaj Gaddafi ruhet nga komandot Serbe dhe mercenarët rus dhe trecereku i vajzave të harmeve që ka janë sllave. E keni zakon ju Serbët e forumit të fabrikoni fakte, si paraardhësit tuaj. Kur mendon se kjo farë ka takuar fundin e nivelit njerëzor, duhet të kthehesh mbrapsht dhe të mahnitesh nga skicofrenia e tye. Cfarë fabrikimesh marramëndëse. Regjenti i fundit me origjinë shqiptare në lindje të mesme qe nga familja Aliu gati gjysëm shekulli më parë, dhe e bëri Egjiptin krenarinë e Lindjes së Mesme, derisa erdhi manjaku tjetër në pushtet me grusht shteti.

    Fara Gaddafit i përket vec sllavëve e ta mbajnë me shëndet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 27-02-2011 më 19:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Prandaj Gaddafi ruhet nga komandot Serbe dhe mercenarët rus dhe trecereku i vajzave të harmeve që ka janë sllave. E keni zakon ju Serbët e forumit të fabrikoni fakte, si paraardhësit tuaj. Kur mendon se kjo farë ka takuar fundin e nivelit njerëzor, duhet të kthehesh mbrapsht dhe të mahnitesh nga skicofrenia e tye. Cfarë fabrikimesh marramëndëse. Regjenti i fundit me origjinë shqiptare në lindje të mesme qe nga familja Aliu gati gjysëm shekulli më parë, dhe e bëri Egjiptin krenarinë e Lindjes së Mesme, derisa erdhi manjaku tjetër në pushtet me grusht shteti.

    Fara Gaddafit i përket vec sllavëve e ta mbajnë me shëndet.
    Shum e vertet fjala jote e fundit "Fara Gaddafit i përket vec sllavëve e ta mbajnë me shëndet"por nje cik me lart gabon shum kur perdor fjalen"serbet e forumit".!!
    Une sa e shoh kjo teme eshte postuar te "Tema e shtypit te dites" dhe thjesht postojm tema qe jan shtruar neper gazetat shqipetare ... prandaj sipas teje gjith gazetat qenkan serbe .....
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ket lajm edha KTV se fadafi paska nje grua shqiptare nga tetova u habita ishin joftuar kur gadafi paska qen ne beograd ne studime para shum vitesh
    kur nuk desgjova se ndonje masjhkull shqiptar u martua me ndonje femre te famshjme por veq kto femrat shqiptare ngulen me do matufa pleq te cilet ne vendet e tyre jan nje as gje ose kan dshtuar disa her ne martesa dhe tash ne vitet e pasluftes si vend te martesave kan gjet kosoven
    edhe diqka para disa kohe ne nje klub nate pash nje njeri emri me kombesi gjerman mosha mbi 50 ishte ishoqeruar me nje goce at 25 vjeqe natyrisht shqiptare aj gjeramni luante rolet pra bixhoz kurse te nesemrn e bash afer pacollit kto nuk jan trillime te miat por fakte pra kjo dote thot se kosova esht shendrru ne kopsht per te gjith vejanet e europes

  13. #13

    Uaaaaauuuuuuuuuu

    More djema kjo duket si e zeze si thoni ju qe eshte shqiptare, ne jemi race e bardhe more djema, mos na turperoni keshtu thoni qe eshte fare turke e mbjelle ne Shqiperi nga pushtimi Osman e jo shqiptare se po na turperoni fare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Paqe!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Gaddaf dhenderr i shqiptarve,Pacolli dhenderr i Rusve.
    nuk jena edhe aq racista
    jena opeminded people

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nse nuk je racist kujdes se .... mund te vallzojn shum ne oborr

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2011
    Vendndodhja
    Shkup-Çamëri
    Postime
    96
    Nuk ishte Shqiptare qe 41 vite por tash u be ?
    Pfffffffffffffffffffffffff , i ka bere Edi Kristaq Rama mediat shqiptare dhallte .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •