Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Rama në Elbasan: Beteja jonë nuk do të ndalet

    Partia Socialistete ka nisur sot takime me përfaqësues të saj në rrethe. Takimi i parë, në kuadër të aksionit të saj politik për largimin e qeverisë, u zhvillua në qytetin e Elbasanit nën sloganin “Fajin e ka Saliu”.
    I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesocialisti Rama, ndërsa bisedimet u përqendruan tek vazhdimësia e protestave. Sipas kryesocialistit Rama, beteja e opozitës do të vazhdojë, për të rrëzuar qeverinë që vodhi zgjedhjet, vrau në 21 Janar dhe vazhdon të vjedhë e mashtrojë popullin.
    “Pushteti vodhi votat në vitin 2009, pushteti vrau në 21 Janar, pushteti ka vjedhur 1280 pasuri të popullit, prandaj beteja jonë do të vazhdojë”,- u shpreh kryesocialisti Rama.
    Beteja e opozitës sipas Ramës vazhdon “për një Shqipëri më të mirë”. Kryesocialisti theksoi se “ne i duam shqiptarët të gjithë bashkë dhe jo si Saliu që i ndau shqiptarët në kokëpalarë e policë. Duam punë dhe shpresë për të gjithë”, prandaj sipas tij duhet larguar regjimi i korrupsionit që ka ngritur Sali Berisha.
    Vrasjet e 21 Janarit theksoi kryesocialisti, janë shembulli i një akti kriminal për të mbajtur karrigen me dhunë. “21 janari momenti më tragjik ku të gjithë panë si vriten shqiptarët e pafajshëm. Hajduti vrau shqiptarët për të mbajtur karrigen”,- shtoi ai.
    Kryesocialisti nënvizoi se Shqipëria nuk duhet lënë në dorë të kusarëve. “Do t’i japim Shqipërisë paqe e mirëqënie, sdo ja lëmë në dorë kusarëve që e plackitën. Tradhëtia e grabitja duhet të marrin fund bashkë me regjimin e Sali Berishës”,- tha Rama.*(m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    O Edver!
    Behu nje here ne jete BURRE, e merr pjese ne gare e do ta shohesh si do te perfundosh.......me keq se Ramizi ne 92!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Me ça mbaj mend un Rama I ka marre mbare ke PD per bashkine e tirones ato Jane perballje Jo keto listat e parlamentit qe mund te futet kushdo. LULe BASHA eshte thjesht Rradha e kurbanit qo Bo SALDAFI

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Demonstrata deri në rrëzimin e qeverisë
    Website I Gazeta Shqiptare

    Kryetari i PS-së, Edi Rama i është përgjigjur dje, letrës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Rama shprehet në letër, se “në kushtet e sotme, zgjedhjet e thjeshta nuk mund të bëhen në rast se vërtetë duam që ato të jenë një garë e lirë dhe e ndershme, jo një farsë dhe më e pagëlltitshme që do të nxisë precipitimin e mëtejshëm të krizës”. Ai thotë se mirëpret negocimin për zgjidhjen e krizës politike, që do të ndërmarrë gjatë misionit të tij, i dërguari i BE-së, Lajçak. Por, Rama edhe në këtë letër thotë se demonstratat do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë.
    Letra e plotë
    Duke ju falenderuar për letrën, lejomëni t’ju shpreh qysh në fillim respekt e mirënjohje, për qëndrimin tuaj të matur e përpjekjen konstruktive në kërkim të rrugëdaljes prej udhëkryqit dramatik, ku e ka mbërthyer Shqipërinë, kriza e gjithanshme.
    Por më lejoni njëkohësisht të nënvizoj edhe bindjen e palëkundur të opozitës shqiptare se kriza politike, ku ju vendosni fort theksin e shqetësimit tuaj është veçse simptoma më kuptimplotë e një krize shumë më të rënë se sa thjeshtë politike. Kjo është kriza e kapjes së shtetit për interesat e pushtetit, e cila përthyhet në një demokraci të kërcënuar në çdo aspekt, drejtësi të kompromentuar në çdo nivel të pushtetit gjyqësor, ekonomi të rrënuar nga korrupsioni e papunësia.
    Pikërisht brutaliteti që ushqen kapja e shtetit dhe më anë tjetër, frika e pushtetit prej vetëdijesimit të popullit për nivelin marramendës të korrupsionit ishin dy arsyet e qenësishme pse më 21 janar demonstrata paqësore e mbi njëqindmijë qytetarëve, u provokua fatalisht duke degraduar në dhunën që kulmoi me katër të vrarë e shumë të plagosur prej pushkëve të Gardës së Republikës. Le të jemi të qartë në këtë pikë, i nderuar zoti President, sepse asgjë më shumë nuk vlen sot se sa qartësia kur flitet për dhunën e 21 janarit dhe ku, kurrë, për asnjë arsye apo oportunitet në botë nuk mund të ngatërrohen aktet sporadike të dhunës së ushtruar nga demonstruesit, për më tepër në kushtet e kaosit të shkaktuar prej provokimit skandaloz ndaj tyre me ujëhedhësa e bomba me gazlotsjellës dhe pushkatimi gjakftohtë nga shteti, pa asnjë shkak e në shkelje të çdo parimi e vlere demokratike i qytetarëve të këtij vendi.
    Aktet sporadike të dhunës së ushtruar nga demonstruesit e provokuar keqaz janë tërësisht individuale dhe duhen hetuar e gjykuar, një për një, nga institucionet e pavarura në bazë të ligjeve të kësaj Republike, ndërkohë që vrasjet me paramendim të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikajt e Faik Myrtajt, si dhe plagosjet e plot të tjerëve, jashtë perimetrit të godinave qeveritare, madje në kushte ku qartazi prania e tyre nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd e asgjë, janë një vepër kriminale për ndëshkimin e së cilës nuk mjafton vetëm hetimi e gjykimi i institucioneve të pavarura për përgjegjësinë penale të çdokujt që ka tërhequr këmbëzën e pushkës.
    Por është i domosdoshëm pa humbur kohë edhe gjykimi i popullit shqiptar, me votë për përgjegjësinë politike e morale të atyre që sot qeverisin një vend në NATO, ku qytetarët u vranë e plagosën me pushkët e shtetit mu përpara godinës së qeverisë, m’u në mes të Evropës. Dhe u rivranë e u riplagosën më pas nga mikrofonat e tribunave qeveritare, me akuza e sharje që na risollën shkumën mbytëse të së shkuarës komuniste të këtij vendi apo të së tashmes së vendeve pa lidhje me demokracinë, ku makineria e baltës propagandistike i quan banditë, drogaxhinj, kokëpalarë ata që pushteti vret e torturon si kundërshtarë. Shqipëria nuk mund të detyrohet ta kalojë 21 janarin si përmbytjen e radhës, si skandalin korruptiv të radhës, si rritjen statistikore të radhës në numrin e të vrarëve për shkak të keqqeverisjes. Asnjë shqiptar i vetëm, jo më një opozitë e tërë e bashkuar prej pothuajse dy vjetësh nga e majta në të djathtë për të mbrojtur demokracinë, institucionet, njerëzit, nga pasojat e kapjes së shtetit e të nivelit marramendës të korrupsionit, nuk mund ta kalojë atë shpërthim vrastar të dhunës shtetërore pa pasur të drejtën e gjykimit të qeverisë me votë. Dhe jo me votën e zgjedhjeve të radhës, përkatësisht atyre vendore, po me një votë që duhet ta gjykojë drejtpërdrejtë këtë qeveri, jo për kanalizimet apo punët komunale, po për keqqeverisjen e degraduar në një korrupsion të pandalshëm, deri në vrasjen dhe plagosjen me paramendim të qytetarëve me armë zjarri.
    Ja pse, ndërkohë që Opozita e Bashkuar Shqiptare, Partia Socialiste dhe unë personalisht mbështesim pa asnjë rezervë, qysh prej sekondës së parë një hetim të plotë, të pavarur të Prokurorisë së Përgjithshme për zbardhjen e ngjarjes tragjike të 21 janarit dhe nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive penale, duke u qenë e mbetur mirënjohës edhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë, posaçërisht Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e këtij hetimi. Nënvizojmë e do të vazhdojmë të nënvizojmë po ashtu pa rezervë në çdo hapësirë e me çdo mjet demokratik se dorëheqja e kësaj qeverie dhe zgjedhjet e reja, të lira e të ndershme janë rrugëdalja e vërtetë nga kjo krizë e gjithanshme, të cilën 21 janari e nxori edhe më në pah si një krizë të thellë, të shtrirë kudo përmes tentakulave të interesave të korrupsionit që e kanë kthyer qeverinë në një regjim vrastar kusarie, ndërsa Shqipërinë në një vend ku institucionet kushtetuese apo media e pavarur, ato pak që kanë mbetur jashtë kontrollit të regjimit janë përditë nën një sulm barbar. Të dukshëm e të padukshëm publikisht, me synim kompleksimin e shantazhimin, deri në gjunjëzim të tyre. Mjaftojnë sulmet e përditshme, qëllimisht rrugaçërore, që i bëhen nga deputetët e qeverisë Prokurores së Përgjithshme, për të mos pasur asnjë iluzion për natyrën e qeverisjes së këtij vendi sot.
    I nderuar zoti President
    Duke ju falenderuar edhe një herë për apelin tejet të rëndësishëm që bëtë përmes letrës suaj, dëshiroj t’ju siguroj për pjesëmarrjen tonë aktive në jetën parlamentare dhe gjithashtu t’ju garantoj se bojkoti i zgjedhjeve vendore nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë në asnjë rast një opsion i yni. Pas farsës elektorale të qershorit 2009 ne kemi qenë të bindur se s’mund, s’duhet dhe s’do të lejojmë që zgjedhjet e radhës të jenë farsa e radhës. Por pas 21 janarit ne jemi të bindur se, në kushtet e sotme, zgjedhjet thjeshtë nuk mund të bëhen në rast se vërtetë duam që ato të jenë një garë e lirë dhe e ndershme, jo një farsë dhe më e pagëlltitshme që do të nxisë precipitimin ë mëtejshëm të krizës. Sigurisht që këto kushte mund të ndryshojnë. Këto kushte duhet të ndryshojnë e për sa na takon, ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka mundemi që ato të ndryshojnë, padyshim me ndihmën e pazëvendësueshme të miqve e partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë kontekst ne besojmë se angazhimi së fundmi i komunitetit ndërkombëtar përmes misionit të zotit Lajçak është një shans i mirë, të cilin palët nuk duhet ta humbasin bashkë me kohën që ikën.
    Ju siguroj se forca politike që kam nderin të udhëheq në këto ditë të vështira për vendin do të vazhdojë të tregojë ndjenjë të lartë përgjegjësie në mbrojtje të lirive e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, në mbrojtje të institucioneve të pavarura, në mbrojtje të projektit të Shqipërisë Evropiane. Ashtu siç ju siguroj se pa bërë asnjë hap mbrapa në kërkesën tonë legjitime e aksionin opozitar të demonstratave paqësore për largimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme, ne jemi gati të hedhim çdo hap të mundshëm përpara për të garantuar votën e çdo shqiptari në zgjedhjet e ardhshme vendore.

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nuk besoj se shqyptaret kete radhe te bien pre e nxitejeve mbeturines envero-miladino-staliniste.
    Shqypenia dhe Shqypetaret kete radhe kan venedos qe ta ruajen Lirin dhe Demokracin me ligj dhe me Kushtetute.

    Ju pakica qe 24 ore ne dite pa ia ndale, kerkoni vrasje e vdekje, basheke me kye kriminelat e gjeteshi vete me veti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 25-02-2011 më 20:33
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET

    PS humbet njësinë bashkiake nr 3 në kryeqytet, kreu i saj, Ilir Kokona, shkon te LSI
    25-02-2011 /
    Gazeta 55


    Distancimi im nga Edi Rama mision atdhetar



    Partia Socialiste po tkurret gjithnjë e me tepër, dita ditës po humbet jo vetëm anëtarësinë e thjeshtë, por edhe funksionarë të lartë, të niveleve drejtuese. Kësisoj, nga PS drejt LSI-së ka ikur edhe një tjetër i zgjedhur vendor. Bëhet fjalë për Ilir Kokona, kreu i njësisë Bashkiake nr 3 në kryeqytet që ka njoftuar se largohet nga selia rozë për t’iu bashkuar partisë së Ilir Metës. Në krah të Kokonës nga selia e LSI-së, sekretari i Përgjithshëm i saj Luan Rama deklaroi se do të vijojnë largimet nga Partia Socialiste për t’iu bashkuar forcës së tij. Kjo pasi në PS ata tha Rama, nuk gjejnë hapësirën e duhur. “Jam këtu për të bërë të njohur faktin se në vazhdën e shumë prurjeve në radhët e Partisë Socialiste të cilët distancohen nga politika e rrugës së kryetarit Edi Rama, por shumë më tepër se kaq për të qenë pjesë e një angazhimi dhe të një kontributi më të madh në të mirë të interesave të vendit, ju bëj të ditur se edhe kryetari i Njësisë Bashkiake numër 3 në Tiranë i zgjedhur në këtë detyrë i propozuar nga PS-ja, Ilir Kokona, është sot me mua për të deklaruar largimin nga PS-ja, për të deklaruar distancimin prej politikës abuzive dhe keqpërdorimit të vlerave të PS dhe shndërrimit të tyre në instrument të rrugës dhe të dhunës dhe njëherësh për tu anëtarësuar në LSI për të qenë pjesë e lëvizjes sonë të madhe, e lëvizjes sonë evropiane dhe për të punuar së bashku në të mirë të interesave të vendit pikësëpari por padyshim edhe në të mirë të interesave të së majtës evropiane në Shqipëri”- u shpreh sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Nga ana e tij, kreu i njësisë bashkiake numër 3 në kryeqytet Ilir Kokona, tha se vendimi i tij për t’u distancuar nga Edi Rama është një mision atdhetar. “Për ardhjen time këtu, vij të kontribuoj për një fuqi të madhe drejtuese siç është mazhoranca, absolutisht jam për një të majtë moderne dhe nuk jam i çuditur dhe nuk jam i shokuar pasi këtu kam gjetur të gjithë miqtë e mi të hershëm dhe këtu jam si në shtëpinë time. Normal që këtu do të jap kontributin tim që kjo forcë politike e së majtës integruese, e një të majte moderne normalisht të jetë fitimtare, të shkojë akoma më lart. Normal që të ikësh nga një Parti Socialiste e cila as socialiste nuk mund të quhet tani, është fare e thjesht dhe mendoj se edhe të tjerë do të bëjnë këtë gjest por besoj se do të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë me gjithë këto lëvizje. Do të japim kontributin tonë, jo vetëm unë por të gjithë socialistët e ndershëm të cilët e shohin veten sot të zënë nga fyti, për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë, për të mirën e vendit, dhe jo për një klikë diktatore në krye të PS-së të cilët është vështirë ti thuash rrugaçë sot, sepse janë më keq”- deklaroi anëtari më i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu i njësisë bashkiake nr 3 në kryeqytet, Ilir Kokona

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    AKTUALITET

    PS humbet njësinë bashkiake nr 3 në kryeqytet, kreu i saj, Ilir Kokona, shkon te LSI
    25-02-2011 /
    Gazeta 55


    Distancimi im nga Edi Rama mision atdhetar



    Partia Socialiste po tkurret gjithnjë e me tepër, dita ditës po humbet jo vetëm anëtarësinë e thjeshtë, por edhe funksionarë të lartë, të niveleve drejtuese. Kësisoj, nga PS drejt LSI-së ka ikur edhe një tjetër i zgjedhur vendor. Bëhet fjalë për Ilir Kokona, kreu i njësisë Bashkiake nr 3 në kryeqytet që ka njoftuar se largohet nga selia rozë për t’iu bashkuar partisë së Ilir Metës. Në krah të Kokonës nga selia e LSI-së, sekretari i Përgjithshëm i saj Luan Rama deklaroi se do të vijojnë largimet nga Partia Socialiste për t’iu bashkuar forcës së tij. Kjo pasi në PS ata tha Rama, nuk gjejnë hapësirën e duhur. “Jam këtu për të bërë të njohur faktin se në vazhdën e shumë prurjeve në radhët e Partisë Socialiste të cilët distancohen nga politika e rrugës së kryetarit Edi Rama, por shumë më tepër se kaq për të qenë pjesë e një angazhimi dhe të një kontributi më të madh në të mirë të interesave të vendit, ju bëj të ditur se edhe kryetari i Njësisë Bashkiake numër 3 në Tiranë i zgjedhur në këtë detyrë i propozuar nga PS-ja, Ilir Kokona, është sot me mua për të deklaruar largimin nga PS-ja, për të deklaruar distancimin prej politikës abuzive dhe keqpërdorimit të vlerave të PS dhe shndërrimit të tyre në instrument të rrugës dhe të dhunës dhe njëherësh për tu anëtarësuar në LSI për të qenë pjesë e lëvizjes sonë të madhe, e lëvizjes sonë evropiane dhe për të punuar së bashku në të mirë të interesave të vendit pikësëpari por padyshim edhe në të mirë të interesave të së majtës evropiane në Shqipëri”- u shpreh sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Nga ana e tij, kreu i njësisë bashkiake numër 3 në kryeqytet Ilir Kokona, tha se vendimi i tij për t’u distancuar nga Edi Rama është një mision atdhetar. “Për ardhjen time këtu, vij të kontribuoj për një fuqi të madhe drejtuese siç është mazhoranca, absolutisht jam për një të majtë moderne dhe nuk jam i çuditur dhe nuk jam i shokuar pasi këtu kam gjetur të gjithë miqtë e mi të hershëm dhe këtu jam si në shtëpinë time. Normal që këtu do të jap kontributin tim që kjo forcë politike e së majtës integruese, e një të majte moderne normalisht të jetë fitimtare, të shkojë akoma më lart. Normal që të ikësh nga një Parti Socialiste e cila as socialiste nuk mund të quhet tani, është fare e thjesht dhe mendoj se edhe të tjerë do të bëjnë këtë gjest por besoj se do të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë me gjithë këto lëvizje. Do të japim kontributin tonë, jo vetëm unë por të gjithë socialistët e ndershëm të cilët e shohin veten sot të zënë nga fyti, për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë, për të mirën e vendit, dhe jo për një klikë diktatore në krye të PS-së të cilët është vështirë ti thuash rrugaçë sot, sepse janë më keq”- deklaroi anëtari më i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu i njësisë bashkiake nr 3 në kryeqytet, Ilir Kokona

    kokona eshte dora e nanos dhe nuk ben habi per ata qe e njohin ndopak
    jan levizje te deshtuara keto brari
    LSI i duhen njerez se kryetari i tyre e ka vendin te 313

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    atje tek 313-ta do shkoje krejt shtabi pucist..

    mos sot neser pasneser..
    nji dit atje do shkojne grusht-shtetasit o rrapi..
    sepse do i dali nje "bllac" atyre.. qe do tu a nxjerre krejt pllanin se si u organizua 21-janari.. dhe shum mistere tjera..

    --



    55

    OPINION
    Edvini rrezikon ta zhbëjë PS-në, siç e katandisi Qosja partinë e tij
    26-02-2011 /

    Nga Kostaq Xoxa


    Në mënyrë sintetike Bekim Rexhepi ka bërë një analizë të thukët për afinitetet Rama-Qosja. Ky shkrim i ngjeshur dhe analitik është botuar në “55”-n e 25 shkurtit të tanishëm. Janë dhënë 7 argumente për ta portretizuar R. Qosen si një „llokmë pranë flokut rozë“ (shqiptar) dhe si një izalocionist, siç është profilizuar E. Rama në arenën ndërkombëtare dhe në mendimin shqiptar të përkorë. Në këtë të fundit përjashtohen njerëzit e ngërthyer nga nostalgjia enveriste dhe nga mëkatarët e regjimit totalitar të shkuar, të rreshtuar në falangat militante fanatike populiste zhurmëmëdhà, që përbëjnë një pjesëz të popullit tonë. Kjo thërrmijë kërkon pushtet të pamerituar. Dhe i ka marrë frymën qytetarëve të vet në të gjitha „zgjedhjet-fasadë“ të një tetëvjeçari të mallkuar, ndërsa është kontestuese rebele e zgjedhjeve relativisht më të mira se të gjitha paraardhëset (2009), me lista si të B. Finos, me „dokumente“ identifikimi të shumëfishuara të njësive bashkiake, me KQZ në raportin 5:2 gjer në 6:1 në favor të PS-së, me Kod Zgjedhor alla-PS, ku policia dhe militantët mund të hynin në selinë zgjedhore dhe të bënin ligjin, e me motive të tjera antizgjidhore që s’po i rreshtojmë, për të mos e bërë listën tren vagonash, sipas një shprehjeje të goditur të analistit B. Rexhepi. Tani, të vetëpërkëdhelurit E. Rama nuk i mjafton raporti 4:3 por kërkon të jetë edhe zgjedhësi i katërshes, siç konteston zotin Ristani! (Ç’oreks të panginjurish!).
    Tani, për lexuesin që nuk ka rastisur që ta lexojë këtë shkrim tepër tërheqës, le të rreshtojmë të shtatë argumentet e autorit, në mënyrë sintetike, natyrisht: 1.Nuk e duron dot S. Berishën, ndërsa është i dashururar pas antishqiptarit Raif Dizdareviç. 2.I pamoralshëm politikisht, përderisa pajtohet me idenë për shkëmbim territoresh të Kosovës veriore me Serbinë. Ku e ka ndeshur këtë “teori” antikosovare në BE apo në demokracinë atlantike? 3.Ka alergji për krijuesit shqiptarë të Kosovës, si I. Rugovën, A. Podrimjen, H. Aganin, F. Aganin e të tjerë. Por nënçmon e përbuz édhe Andon Zako Çajupin, në vendin amë. 4. Partia që ai formoi në Kosovë, mbushur me elementë të shumtë komunistë. Të gjithë së bashku u bënë disfatistë. Si pasojë partia e tij u shkërmoq, si kripa në ujë. I mbeti vetëm mbështetja e PS-së së E. Ramës, si edhe vlerësimi i enveristëve tanë. 5. Akuzon Europën për mbështetjen që i jep Berishës. Njëherësh vlerëson E. Ramën, “që di të shkruajë” (pornot për heqjen e brekëve të Inës së mitur, apo inkoherencat sharlataneske të “Refleksioneve”, që i nxori vetë nga qarkullimi, librarí më librarí, për mendimet e tij kontradiktore dhe aventureske). 6. Gjendjen në Shqipëri, të sajuar nga E, Rama, për të uzurpuar pushtetin si kryetar abuziv i PS-së, e quan “krizë politike”. Në të vërtetë gjendja politike te ne nuk është veçse një “ngërç”. Këtu na duhet të sqarojmë diçka. Autori ka ditur të bëjë dallimin e dy termave. Shpesh ne i quajmë, gabimisht, si sinonime ngërçin me krizën politike. Ngërçi është përkthimi i fjalës impasse (Empàs. Fr: ruelle sans issue = rrugicë qorre).
    Si të gjitha pikat e shkrimit të tij, autori edhe këtë çështje, e ka zbërthyer me komentin e vet të shkurtër, por të kthjellët. Gjejmë rastin që të bëjmë një ndërhyrje në këtë pikë të B. Rexhepit. Do të thoshim se ngërçi që e çoi në qorrsokak politikën tonë, ndonëse u kontestua nga LMN-ja brenda radhëve, pas shpartallimit të kësaj lëvizjeje i dha dorë të lirë Edvinit që të bënte atë katrahurën kundër parlamentit dhe atë bllokimin e rrugëve me punime që nisin për reklamë dhe s’dihet kur përfundojnë. Por bllokimet e rrugëve bëhen edhe nga të premtet e famshme, si dikur të shtunat komuniste. Bjerrje energjish dhe provokime, se mos bëhet deti kos. Të kujtojnë atë të marrosurin që hodhi gurin në lumë (ka edhe gur xhevahiri!) dhe mblidhen 100 të mençëm dhe s’e nxjerrin dot. Kjo është politika antikombëtare e Edit. 7. “Edi Rama e do izolimin”. Këtij (si edhe Qoses) autori i drejtohet, tanimë, drejtpërdrejt, me sarkazëm, madjé: “Prej kohësh je shndërruar në llokmë pranë flokut rozë. Ndihmoji opozitën dhe socialistët, ata që po dhunojnë demokracinë, ata që po zvarritin procesin e një shteti që doli nga një izolim i gjatë. E, mbase, ndihma juaj, akademik Qosja, sikur e do këtë izolim; duke sharë Europën se s’di të ndihmojë Shqipërinë! Edi Rama e do rikthimin e diktaturës, ku mediet do të jenë vetë të Edi Ramës dhe të llokmave akademike në flokun rozë...”
    Me lejen e autorit, mund të shtoj edhe një të tetë: Marrëdhëniet e R. Qoses, me ish-të përndjekurit politikë. Me këta, duke treguar një shpirt vasaliteti meskin ndaj ustallarëve të kuq mëkatarë, akademiku i djallëzive të pashpirt, u soll në mënyrë të ulët (më saktësisht të poshtër). Mori përsipër të bëjë Pajtim Kombëtar. Të vuajturit nga regjimi i terrorit politik të luftës së klasave, u caktuan në bisht të tavolinës. Ish-persekutorëve iu rezervua kreu i tryezës! Ish-të përndjekurit nuk u fyen më tepër ngase u trajtuan qysh në fillim në këtë mënyrë, por nga diçka tjetër, makabre: Kryesuesit e tavolinës nuk pranuan që të hynin në temë sipas një kërkese fillestare të ish-të përndjekurve: Të kërkohej ndjesë që u trajtuan në mënyrë mizore nga diktatura e tiranit Enver Hoxha. Kryesuesit e tavolinës nuk pranuan të kryenin një rit të thjeshtë humanizmi, që mund ta bënin lehtësisht, se hipokrizinë e kishin në gjak. Por ata kishin prapamendimet e tyre. Do të vazhdonin, në të ardhmen, rrugën e Enverit në bëmat e tyre ndaj popullit të thjeshtë. Koha e përligji një prapamendim të tillë.
    Kuptohet se Pajtimi Kombëtar i Rexhep Qoses dështoi me turp. Doktor Berisha doemos që nuk mbajti anën e Rexhepit. Kjo shkaktoi atë mllef të pashuar të Qoses që mbeti i pavotuar në Kosovë, për të cilën flitet që në pikën e parë të këtij shkrimi mbresëlënës
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 26-02-2011 më 07:54

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ama e paskan gjetur kush e ka fajin!!!
    O burra tani revolucionin e vonuar te Qoses!!!

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Rezistenca jonë, paralelisht në rrugë, Parlament, por dhe në zgjedhje
    2011-02-26
    Website gazeta shqip


    Elbasan

    Kreu i PS-së nis një tur paraelektoral për të mbajtur elektoratin në gatishmëri

    Opozita socialiste do të vijojë protestat në mbarë Shqipërinë. Ajo ka nisur që dje një tur në rrethe me devizën “Fajin e ka Saliu”, përmes së cilës, kryetari i saj, Edi Rama, ka apeluar për angazhim qytetar në rrëzimin e qeverisë aktuale, të drejtuar nga Sali Berisha. “Jemi dhe do të jemi të patundur në bindjen tonë, të gjithë të vijnë me ne, do të vazhdojmë demonstratat për të larguar këtë pushtet. Saliu sheh ëndërr se do t’i bojkotojmë zgjedhjet që ata të grabisin çdo gjë, këtë ëndërr ne nuk do t’ua bëjmë realitet. Realitetin tonë do ta bëjmë në fushën e betejës për ëndrrën e madhe të shqiptarëve. Beteja jonë do të vazhdojë kudo, në çdo hapësirë, paqësisht, vendosmërisht. Do t’i afrojmë këtij regjimi fundin e merituar”, theksoi Rama. Sikundër në turin pararendës, PS ka zgjedhur Elbasanin për të nisur një parafushatë elektorale, e cila në vetvete po parashtrohet si angazhim për të mobilizuar në protesta qytetarët. Edhe një herë Rama nënvizoi se bojkoti i zgjedhjeve lokale nuk do jetë në axhendën e Opozitës së Bashkuar, por ka sqaruar më tej se e drejta e saj për të protestuar është legjitime, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit. Rama është ndalur edhe në këtë datë, e cila përfaqëson pikën më kritike në marrëdhëniet politike mes palëve në Shqipëri, që prej zgjedhjeve të vitit 2009. “21 janari, moment tragjik i kësaj historie, ku ndahen qartë qytetarët nga pushtetarët. Më 21 janar ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Kjo qeveri ka kryer vepra të rënda kundër shqiptarëve. Ky regjim ka përfituar pa numër dhe pa tolerancë. Shqipëria nuk mund të rrijë dhe nën flamurin e NATO-s dhe nën flamurin e baltës së korrupsionit”, u shpreh kryesocialisti Rama. Në takim ka qenë e pranishme edhe deputetja e Qarkut të Elbasanit, Valentina Leskaj, e cila ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të mbledhur për këtë aktivitet.

    “Fajin e ka Saliu”, një devizë e gjetur për të instaluar në mendjen e çdo qytetari një fjali të thjeshtuar për ngjarjet shumë të rënda të 21 janarit, por edhe për situatën ekonomike ku gjendet vendi. Produkti i këtij angazhimi do të testohet në masivitetin e protestave, por edhe në ritmin e fushatës elektorale që praktikisht ka nisur.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fajin e ka saliu se.. fshataRI SHQIPTAR NUKU SHKON ME NE QYTET TE RRIJ SI ZORRAXHI PRAPA FURRIT TE BUKES E TI LUTET NDONJI PLAKE..O NONE.. MA BLE TE KEQEN I BUK GRUNI TJA COJ KALAMOJVE NE KATUND.. por.. bisedon per benx e vil 3-4 katshe.. per pariz e nju jorjk enderron shkollim bija katundarit..
    e sa faje ke o sali.. o i poshter o faqe zi.. qe na le pa varferi.. pa arrestime per nje llaf goje..pa internime grash me fmi foshnje tek barku ngoje.. pa plenume kok-ngrenese.. pa kanoce e tallona.. pa konserv-sardelizim neper otopuzo kamiona..
    ah mor sali ne te zencim..

    hmm..





    -----------


    AKTUALITET

    PD: Edi Rama, vrasës i vërtetë i viktimave të grushtit të shtetit të 21 janarit
    26-02-2011 / Gazeta 55


    UPDATE- Partia Demokratike reagon pas deklaratës së Edi Ramës, i cili hodhi akuza drejt qeverisë dhe mazhorancës për protestën e dhunshme të 21 janarit, rrethimin 5 orësh të Këshillit të Ministrave, në të cilën mbetën të vdekur 4 protestues dhe u plagosën qindra efektivë të Policisë së Shtetit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj tha se Edi Rama, kryetari i puçit të shtetit, lideri i bashibozukëve që iu vërsulën me bomba “Molotov” ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera në bulevardin qendror të kryeqytetit, vazhdon të derdhë lot krokodili për dështimin e grushtit të shtetit të 21 janarit, ditë në të cilën ai ishte investuar për kolltuk. “Sot kreu i grushtit të shtetit që rrethoi me bashibozukë e mercenarë Këshillin e Ministrave, për të marrë me dhunë karrigen e Kryeministrit, vazhdon të derdhë lotë krokodili për viktimat e puçit që bëri për kolltukun e tij. Sot Edvin Rama që më 20 janar do të lajmëronte shqiptarët për të vdekurit e viktimat e 21 janarit, në rast se nuk do t’i dorëzohej pushteti, duke faktuar veten si nip i denjë i dajës së tij, anëtarit të Byrosë së atëhershme politike, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Kolekës, kriminelit që do të deklaronte më 11 dhjetor të vitit 1990, se pushtetin e morëm me gjak dhe do ta mbajmë me gjak dhe bir i denjë i babait të vet Kristaq Rama, xhelatit të Havzi Nezës dhe disidentëve të tjerë shqiptarë, përpiqet të lajë duart si Pilati me krimin e tij të shëmtuar të përdorimit të njerëzve si mish për top për karrigen e tij. Sot Edvin Kristaq Rama që akuzoi babain e tij, pasardhësi i Ben Alive, Gedafëve, Mubarakëve të Shqipërisë që përmbysëm 20 vite më parë, njeriu që ka nxjerrë të zhveshur në plazhet publike, ka rrahur shtazërisht në publik gruan tjetër të radhës, ka rrahur dhe nxjerrë nga shtëpia nënë dhe gruan e radhës, ka guximin t’u drejtohet sot nënave e motrave shqiptare, ndërsa mban ende të flakur në fytyrë shaminë e lotëve të zisë që nëna e motra shqiptare ja përplasën si një vrasës i vërtetë i viktimave të grushtit të 21 janarit”- deklaroi zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj

  13. #13
    Per cilen beteje e ka fjalen ky? Betejen per çfare dhe ne emer te kujt?

    Ai per sa vjet qe eshte vene ne krye te PS deklaron se nuk eshte politikan, qe do te thote se ai eshte vetem nje i deleguar i dikujt ne PS.

    Qe sa vite qe vegjeton ne PS, ai vetem e ka shnderruar nje pjese te anetaresise se saj ne nje turme radikale qe nuk di as vete se çfare ekrkon.

    Ndersa shumica e anetaresise se saj vetem bejne sehir dhe po presin se çfare do te sjelle i deleguari i dikujt aty!

    Ka vite qe socialistet shqiptare (te pakten ata qe pretendojne se jane te tille) kane pranuar faktin se PS eshte kthyer ne nje lloj klubi ku vetem shkohet te pihet kafe, te behet zhurme, te behet nje dore thashetheme, te degjohet i deleguari, te lexojne emrat e atyre qe ikin dhe te atyre qe hyjne ne ndertesen e lene trashegim nga ish-Komiteti i PPSH-se se Tiranes.

    Te tjeret ose ata qe hyjne tek simpatizantet, vetem lexojne Shekullin, shohin News24
    dhe grijne sallate pa e ditur as vete se çfare thone e se çfare kerkojne.

    Ata qe qendrojne pas te deleguarit, numerojne ditet e qendrimit te tij ne krye te PS, ne pritje te kurorezimit te tij ne kryeqeveritar.

    Ata, pra deleguesit, kane kaq vite qe paguajne te deleguarin, por siç duket "investimi" i tyre politik po e perfundon karrieren e tij ne opozite.

    Edhe sa kohe do te zgjase "investimi" i deleguesve tek i deleguari i tyre ne PS?

    I deleguari po behet çdo dite e me agresiv, kjo eshte nje shenje treguese se deleguesit ja kane vene te dy kembet ne nje kepuce!

    Toma s'asht budall me i gjujt perdit paret n'lloç!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-02-2011 më 18:39

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Kur thote beteje midis te tjerash e ka llafin edhe per eleminimin politik dhe fizik te saldafit
    Edi Rama eshte edhe I deleguari Im perderisa e kam votuar si kryetar bashkie, eshte dhe I deleguari I shum socialisteve qe votuan ne 2009 si force politike( ps nuk mori pak vota Mori goxha)
    Dhe sa per mediat shekulli eshte me mire se 55 e RD
    SALDAFI nuk do jete dhe per shum gjate

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Kur thote beteje midis te tjerash e ka llafin edhe per eleminimin politik dhe fizik te saldafit
    Edi Rama eshte edhe I deleguari Im perderisa e kam votuar si kryetar bashkie, eshte dhe I deleguari I shum socialisteve qe votuan ne 2009 si force politike( ps nuk mori pak vota Mori goxha)
    Dhe sa per mediat shekulli eshte me mire se 55 e RD
    SALDAFI nuk do jete dhe per shum gjate
    Me siguri je nga ata qe ben komente tek Shekulli?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e tr0p0jan
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    ATJe Ku S`Ke Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    101
    Beteje t`madhe je duke bere,ço njerezit te vriten per postin tat.Ahh populli shkrete.
    ŧã®ĸФШЭÐ

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Me siguri je nga ata qe ben komente tek Shekulli?
    E lexoke dhe ti shekullin he???
    Un Komente te shekulli nuk boj po I lexoj me vemendje se shprehin ate qe ndjejn per saldafin

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rama: Rezistenca jonë, paralelisht në rrugë, Parlament, por dhe në zgjedhje
    2011-02-26
    Website gazeta shqip


    Elbasan

    Kreu i PS-së nis një tur paraelektoral për të mbajtur elektoratin në gatishmëri

    Opozita socialiste do të vijojë protestat në mbarë Shqipërinë. Ajo ka nisur që dje një tur në rrethe me devizën “Fajin e ka Saliu”, përmes së cilës, kryetari i saj, Edi .

    “Fajin e ka Saliu”, një devizë e gjetur për të instaluar në mendjen e çdo qytetari një fjali të thjeshtuar për ngjarjet shumë të rënda të 21 janarit, por edhe për situatën ekonomike ku gjendet vendi. Produkti i këtij angazhimi do të testohet në masivitetin e protestave, por edhe në ritmin e fushatës elektorale që praktikisht ka nisur.
    Fajin e ka Saliu”, një devizë e gjetur për të instaluar në mendjen e çdo qytetari një fjali të thjeshtuar për ngjarjet shumë të rënda të 21 janarit, por edhe për situatën ekonomike ku gjendet vendi.
    Per me teper Rama perdore kete devize , per tu tallur me emrin e tij musliman. Dhe Ngjela e ka permendur me shume se nje here se Saliu eshte i pa deshirueshem se eshte islamik dhe se ne jemi nje opozite e krishtere.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Daku nuk eshte forumi I fesë ky mos I ngatarro gjonat
    Mos e kanalizo muhabetin ne diskutime kot pa lidhje

  20. #20
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kujdes vampirat e vdekjesj, ishat e kanibalizmit komunist, mercenaret e tyne, ase maskat sju hyne ne pune. tashe jeni ne qiel te hapun, cdo kush ua shef fytyren e gerveshet prej kanibali.
    Kujdes.

    Kamerat mbikëqyrin rrugët e Tiranës

    http://www.koha.net/repository/images/27tirana4.jpg
    Tiranë, 27 shkurt - Rrugët e kryeqytetit do të survejohen nga dhjetëra kamera, të cilat prej ditës së hënë do të instalohen në vende jo të dukshme. "Për një Tiranë të sigurt europiane’ është projekti, për survejimin me kamera të hapësirave publike në Tiranë, që u prezantua sot nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

    Projekti ka për qëllim rritjen dhe menaxhimin e rendit dhe sigurisë publike, pasi përmes kamerave do të evidentohen personat që kryejnë vepra penale në rrugë, madje do të ketë shumë mundësi që të parandalohen krime të ndryshme.

    Ministri Basha tha se ky sistem do të mbulojë të gjitha hapësirat publike në Tiranë dhe do të mundësojë parandalimin dhe dokumentimin e veprave penale.

    Sipas përfaqësuesve të policisë së shtetit, me anë të kamerave do të dokumentohen dhe do të merret informacion mbi lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve për të parandaluar ngjarje dhe shkelje të ligjit.

    Sistemi i kamerave të vëzhgimit do të mbulojë rrugët, bulevardet, sheshet dhe hapësirat publike në Tiranë, duke u përqendruar më tepër tek institucionet shtetërore dhe ato të biznesit.
    Kamerat natyrisht që do të vendosen në vende jo të dukshme me qëllim që të mos pikasen nga qytetarët.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •