Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 70
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    PS, nga protestat e vogla në demonstrata
    DENIS DEDEJ | 28/02/2011
    Wesite gazeta shekulli


    Turi i kryesocialistit në rrethe do të shoqërohet me organizimin e vazhdueshëm të protestave që pritet të kulmojnë me një demonstratë në fillim të prillit

    TIRANË - Edhe pse ditët e fundit duket sikur opozita nuk po i vazhdon më protestat e po i dedikohet turit parazgjedhor, Partia Socialiste ka ndërmend ta vijojë aksionin e saj politik përmes organizimeve të ndryshme që lidhen me kërkesën për largimin e qeverisë Berisha.

    Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se me nisjen e turit në bazë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, do të ndiqet një strategji ndryshe nga sa është parë deri më tani.

    Duke pasur parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve për ndërprerjen e demonstratave, pasi këto mund të sjellin përplasje të dhunshme, socialistët po ndjekin një tjetër mënyrë për të kërkuar largimin e qeverisë. Pas konsultave që kryesocialisti ka zhvilluar me deputetët socialist është rënë dakord që të ketë një periudhë pushimi deri në demonstratën e ardhshme.

    Në këtë kohë socialistët do të shfrytëzojnë data të caktuara apo çështje të ndryshme për t'i kërkuar kryeministrit Berisha të largohet. Pjesë e aksionit të tyre politik ishte dhe protesta e organizuara përpara Ministrisë së Brendshme nga Forumi Rinor Euro - Socialist Shqiptar, përmes të cilës kërkohej largimi i Lulzim Bashës.

    Socialistët do të vijojnë daljet e tyre në protesta, përmes organizimeve të vogla, për të treguar se nuk kanë hequr dorë nga dalja në rrugë dhe vendosmërinë e tyre për t'i shkuar deri në fund kërkesës së tyre.

    Ditën e djeshme, anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, njoftoi daljen në protestë të grave më 8 mars kundër kryeministrit Berisha dhe deklaratave të bërë nga ky i fundit ndaj grave.

    Nisur nga takimet e fundit me përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të Bashkimit Europian socialistët kanë vlerësuar se është momenti i duhur për të ndërprerë përkohësisht tubimet e mëdha e për të krijuar klimën e nevojshme të dialogut për të arritur një zgjidhje të përbashkët.

    Kjo, edhe pse nga mazhoranca nuk po shfaqet ndonjë vullnet faktik për dialog, meqenëse bisedimet janë të bllokuara deri në zbardhjen e 21 janarit përmes komisionit hetimor të ngritur posaçërisht për këtë çështje, komision që po drejtohet nga Partia Demokratike pa prezencën e Partisë Socialiste. Ndërkombëtarët kanë kërkuar në të gjitha takimet angazhim serioz që palët të ulen sëbashku për të dialoguar dhe politika të mos mjaftohet me deklarata.

    Partia Socialiste është e vendosur nga ana e saj të respektojë ndihmën e ndërkombëtarëve, por ato s'do të presin pafundësisht nga mazhoranca. Burime nga Partia Socialiste sqarojnë se demonstratat do të kthehen sërish si mjet i tyre për të kërkuar largimin e qeverisë nëse vazhdon të ketë mungesë vullneti nga qeveria për t'i dhënë zgjidhje krizës politike.

    Këtë herë, socialistët do të angazhohen në tubime edhe më të mëdha nga ato që janë zhvilluar deri më tani.

    Në diskutimet që janë zhvilluar nga lidershipi i Partisë Socialiste është menduar që në muajin prill të rinisin demonstratat e mëdha paqësore.

    Për sa kohë lideri i socialistëve, Edi Rama, vijon turin e tij në rrethe, sekretariati organizativ po shfrytëzon të gjithë kohën për të ideuar dhe organizuar daljen e opozitës në shesh. Ndryshe nga demonstratat që kemi parë deri më tani, këtë herë vendosmëria e socialistëve do të lidhet dhe me kohëzgjatjen e daljes së tyre. Gjatë mbledhjeve të forumeve të larta të socialistëve deputet apo zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar radikalizim të qëndrimit përmes demonstratave të zgjatura.

    Deputetë socialistë u kanë kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste që të dalin në shesh dhe të mos e mbyllin tubimin për pak orë, por të qëndrojnë me ditë të tëra deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Momentalisht, në Partinë Socialiste çdo skemë për daljen e ardhshme të opozitës në shesh është në fazën e mbledhjes së ideve, pas mbarimit të turit të kryesocialistit, demonstrata do të marrë një tjetër formë.
    Po nje demostrate do te behet me 1 prill dhe tjetra diten e Shengjergjit, pra ne maj ne mbyllje te fushates per zgjedhje lokale.

    Kurse demostraten e fundit do ja beje Partia Socialiste Edit dhe deleguesve te tij me 9 maj 2011.

  2. #42
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Sekretari i OSBE, Topit: Zgjedhjet e majit, ndihmë për kapërcimin e krizës

    Sekretari i OSBE, Topit: Zgjedhjet e majit, ndihmë për kapërcimin e krizës
    E HENË, 28 SHKURT 2011 14:29

    http://www.panorama.com.al/panorama/images/ama-top.jpg

    TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin De Brischambaut ka kërkuar rifillimin e dialogut politik dhe vendosjen e fokusit tek e ardhmja evropiane e vendit. Deklarata është bërë gjatë takimit me kreun e shtetit, Bamir Topi gjatë të cilit, ai vlerësoi zgjedhjet vendore të datës 8 maj si një instrument kyç për të ndihmuar në kapërcimin e ngërçit aktual politik.

    Presidenti Topi, duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme të OSBE-së për autoritetet shqiptare në promovimin e demokratizimit, shtetit të së drejtës, në konsolidimin e institucioneve demokratike në përputhje me parimet dhe standardet ndërkombëtare, vuri në dukje faktin se ne mirëpresim angazhimin dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për kapërcimin e situatës së krijuar në mënyrë që procesi elektoral për zgjedhjet për pushtetin vendor të përcaktuara për t’u mbajtur në datën 8 maj të jetë i lirë, i ndershëm dhe i pakontestueshëm nga partitë politike në vend.

    Presidenti Topi i bëri me dije qëndrimin e tij institucional lidhur me situatën e krijuar në vend të shprehur dhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike parlamentare dhe të partive të tjera politike me rol aktiv në qeverisjen vendore.

    “Ngjarjet tragjike të 21 janarit, ku në rrethana të papranueshme u shënuan akte dhune ndaj institucioneve të shtetit dhe ku humbën jetën katër qytetarë, kërkojnë domosdoshmërisht një hetim profesional, të plotë dhe të pavarur me qëllim që cilido individ, i cili ka shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë politike ose profesionit, të përballet me pasojat e merituara ligjore”, - u shpreh Presidenti i Republikës.

    Gjithashtu, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e demonstrimit nga partitë politike të vullnetit politik si dhe përgjegjësi për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës konfliktuale përmes dialogut institucional.

    Ai ritheksoi gatishmërinë e tij për të marrë çdo veprim të nevojshëm që nxit apo garanton dialogun politik institucional midis palëve politike.
    -----------------------------------------------
    Mos perseriten me keto rrethana te pa pranueshme qe te behen akte dhune ndaj institucioneve te shtetit. rama fluturon!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #43
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha-De Brischambaut: Hetimet e 21 janarit s’po përfshijnë organizuesit
    E HENË, 28 SHKURT 2011 13:14

    http://www.panorama.com.al/panorama/...emonstrate.jpg

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur sot shqetësimin për hetimet e 21 janarit Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Marc Perrin De Brischambaut, duke deklaruar se ato deri tashmë nuk kanë përfshirë organizuesit. “Ky hetim nuk po përfshin të gjithë aktorët e 21 Janarit, mbi të gjitha aktorët që projektuan tentativën për përmbysjen anti- kushtetuese të organeve të zgjedhura me votë. Mbas më shumë se 1 muaj hetim, Prokurorja e Përgjithshme me nxjerrjen e vazhdueshme në media të dokumenteve të procesit hetimor po dëmton në mënyrë të rëndë jo vetëm profesionalizmin, por dhe mundësinë për një hetim të plotë e të paanshëm”- tha Berisha .

    Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së ndau të njëjtin mendim me kryeministrin në lidhje me rëndësinë e një hetimi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe në kohë.

    Gjatë takimit u fol për rëndësinë e zgjedhjeve vendore, për të cilat sekretari i Përgjithshëm Brischambaut deklaroi se “në Shqipëri ekzistojnë të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe se këto zgjedhje duhet të mbahen në afatin e tyre kushtetues” .Ai rikonfirmoi mbështetjen e plotë të kryesisë së radhës së OSBE-së për këtë çështje. Sekretari i Përgjithshëm gatishmërinë e Organizatës për të kontribuar nëpërmjet ekspertizës dhe vëzhgimit që zgjedhjet e 8 majit të ruajnë standardet e larta të konstatuara nga ODIHR dhe t’i çojnë ato më tej.
    ------------------------------------------------------------------
    Vertete pse nuk kapen kryebaneditet qe organizuan 21-ten e vandaleve, huliganeve, uluruesve banedit, te vihen para drejtesis?!
    Ku meshifen kanibalet qe pergjaken rruget e Tiranes, dhe kush i perkerah mercenaret ed-ruco-gjinusho kriminelve?
    Cfare kerkojen ky lloj korbash perpos Shqypenis e Shqypetareve, me te drejte vote te lira e demokratike ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 28-02-2011 më 20:04
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #44
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Basha, kamera sigurie per Tiranen. Rama, ne panik per bashkine

    http://www.kohajone.com/zfoto/201102...4_artikull.jpg

    Basha, kamera sigurie per Tiranen. Rama, ne panik per bashkine
    Redinalda Caushaj Tirane- Ministri i Brendshem, Lulezim Basha prezantoi dje, projektin e sistemit te videosurvejimit per nje kryeqytet te sigurt. Prezantimi i projektit te ideuar me objektivin "Per nje Tirane te sigurt evropiane", u be ne Hotel Tirana, ku moren pjese drejtues te larte te Policise se Shtetit, por edhe drejtues te komisariateve ne kryeqytet, si dhe efektiva policie. Po ashtu ne kete prezantim moren pjese edhe perfaqesues te pushtetit vendor, Ministrise se Arsimit, universiteteve, institucioneve bankare, shoqerive te sigurimeve, shoqerive te biznesit etj. Projekti do te mundesoje vezhgimin pamor me kamera 24 ore ne 24, per gjithe territorin e Tiranes, hyrjet dhe daljet e qytetit, kryqezimet e rrugeve, vendndodhjet e shkollave, ambientet publike e social kulturore, bankat dhe tregjet e biznesit. Projekti i cili synon mbulimin me kamera te Tiranes, perben ne vetvete nje pune te madhe per sigurine ne vend. Ministri Basha theksoi dje se "parandalimi i krimit, zbulimi dhe ndjekja e tij, goditja dhe dokumentimi i tij do te kene nepermjet ketij sistemi mbeshtetjen me te avancuar qe teknologjia bashkekohore ofron sot". Sipas projektit te programuar nga IP, te specializuar, mesohet se informacioni qe ofron sistemi do te percillet ne kohe reale ne qendren operative, e cila e percjell gjithashtu ne menyre te menjehershme tek forcat policore ne terren. Ky sistem vezhgimi do t'i vije ne ndihme edhe sherbimit ambulator shendetesor, sherbimit zjarrfikes dhe sherbimeve te tjera per qytetaret dhe komunitetin. "Ky sistem, do te permiresoje ne menyre te ndjeshme sigurine publike prane shkollave, ambienteve publike, qendrave te biznesit dhe ne rruget e Tiranes, dhe gjithashtu do te operoje ne kushtet e mbrojtjes se privatesise se qytetareve bazuar ne normat dhe standardit e Bashkimit Evropian", tha me tej Ministri i Brendshem. Projekti per vezhgimin e territorit te Tiranes do te filloje menjehere nga zbatimi dhe faza e pare e tij do te perfundoje ne muajin nentor. "Projekti i paraqitur sot eshte gati per zbatim. Do te behet dixhitalizimi i plote i sistemit rrugor. Funksionet e ketij projekti jane te shumellojshme dhe ne sot e finalizojme fazen teknike te tij, sipas parametrave moderne" shtoi Basha. Ky projekt fillimisht do te futet vetem ne kryeqytet, nderkohe qe me pas ai do te adoptohet me tej edhe ne qendra te tjera te medha te vendit, ne Durres, Vlore, Fier, Shkoder, Korce dhe Elbasan. Sipas ministrit Basha, bashkepunimi i policise me komunitetin dhe ne sherbim te komunitetit eshte dhe mbetet rruga e vetme per te shenuar suksesin e ketij projekti per forcimin e metejshem te rendit dhe sigurise publike per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe vendit. Ne fund ministri Basha iu beri me dije te pranishmeve se perdorimi ne rritje i teknologjise se informacionit dhe dixhitalizimi i sherbimeve mundesuan arritje te medha per qytetaret shqiptare, nder te cilat me e prekshmja levizja e lire ne zonen Shengen. Basha: "Vendosmeri per perspektiven evropiane te kryeqytetit shqiptar" Projekti per sistemin e vidosurvejimit eshte cilesuar "Per nje Tirane te sigurt Evropiane". I pyetur nga mediat per sloganin e vendosur projektit, Ministri Basha ka sqaruar se "Tirane e sigurt Evropiane", ka te beje me aspektin e sigurise. Sipas tij, natyrisht kjo do te ndodhe ne qytetin e Tiranes, ne kryeqytetin e vendit. "Por, ka te beje dhe vendosmerine tone per perspektiven Evropiane te kryeqytetit", ka theksuar dje Basha. Pasi ka vene ne dukje se nje kopje e ketij projekti do te shperndahej me CD, Basha ka kerkuar qe se bashku me kryeredaktoret ta marrin ne konsiderate shpjegimin me informacionin. "Behet fjale per nje projekt historik, i cili do te kete nje impakt te jashtezakonshem, jo vetem ne sigurine, rendin publik dhe sigurine e qytetareve te Tiranes, te femijeve te prinderve neper shkolla, te biznesit, te bankave, por ne teresi ne integrimin e sherbimeve te gjithe sherbimeve qe ofron sot pushteti qendror dhe qe duhet apo do te afroje pushteti vendos", tha ne fund Ministri Basha.
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    Kujdes hiena kanibalo prpleka, nuk ju hyn ne pune maskat.
    jeni identifikue tashe me per vrases e dhunues femish.
    Eshete qeshtje kohe se kurre drejtesia ta thete fjalen e vete.
    Per ju dhe perkerahesit tuaj nuk ka vend ne Shqyptari.
    Sa me vjen cdo dite e me shum ju ngushetohet laku!
    per ate edhe tregohej me te eger se kurr.
    Ne vend qe te vritet shqypenia e shqyptaria, ju do te verisni njeni tjeterin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 28-02-2011 më 20:48
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Basha, kamera sigurie per Tiranen. Rama, ne panik per bashkine

    http://www.kohajone.com/zfoto/201102...4_artikull.jpg

    Basha, kamera sigurie per Tiranen. Rama, ne panik per bashkine
    Redinalda Caushaj Tirane- Ministri i Brendshem, Lulezim Basha prezantoi dje, projektin e sistemit te videosurvejimit per nje kryeqytet te sigurt. Prezantimi i projektit te ideuar me objektivin "Per nje Tirane te sigurt evropiane", u be ne Hotel Tirana, ku moren pjese drejtues te larte te Policise se Shtetit, por edhe drejtues te komisariateve ne kryeqytet, si dhe efektiva policie. Po ashtu ne kete prezantim moren pjese edhe perfaqesues te pushtetit vendor, Ministrise se Arsimit, universiteteve, institucioneve bankare, shoqerive te sigurimeve, shoqerive te biznesit etj. Projekti do te mundesoje vezhgimin pamor me kamera 24 ore ne 24, per gjithe territorin e Tiranes, hyrjet dhe daljet e qytetit, kryqezimet e rrugeve, vendndodhjet e shkollave, ambientet publike e social kulturore, bankat dhe tregjet e biznesit. Projekti i cili synon mbulimin me kamera te Tiranes, perben ne vetvete nje pune te madhe per sigurine ne vend. Ministri Basha theksoi dje se "parandalimi i krimit, zbulimi dhe ndjekja e tij, goditja dhe dokumentimi i tij do te kene nepermjet ketij sistemi mbeshtetjen me te avancuar qe teknologjia bashkekohore ofron sot". Sipas projektit te programuar nga IP, te specializuar, mesohet se informacioni qe ofron sistemi do te percillet ne kohe reale ne qendren operative, e cila e percjell gjithashtu ne menyre te menjehershme tek forcat policore ne terren. Ky sistem vezhgimi do t'i vije ne ndihme edhe sherbimit ambulator shendetesor, sherbimit zjarrfikes dhe sherbimeve te tjera per qytetaret dhe komunitetin. "Ky sistem, do te permiresoje ne menyre te ndjeshme sigurine publike prane shkollave, ambienteve publike, qendrave te biznesit dhe ne rruget e Tiranes, dhe gjithashtu do te operoje ne kushtet e mbrojtjes se privatesise se qytetareve bazuar ne normat dhe standardit e Bashkimit Evropian", tha me tej Ministri i Brendshem. Projekti per vezhgimin e territorit te Tiranes do te filloje menjehere nga zbatimi dhe faza e pare e tij do te perfundoje ne muajin nentor. "Projekti i paraqitur sot eshte gati per zbatim. Do te behet dixhitalizimi i plote i sistemit rrugor. Funksionet e ketij projekti jane te shumellojshme dhe ne sot e finalizojme fazen teknike te tij, sipas parametrave moderne" shtoi Basha. Ky projekt fillimisht do te futet vetem ne kryeqytet, nderkohe qe me pas ai do te adoptohet me tej edhe ne qendra te tjera te medha te vendit, ne Durres, Vlore, Fier, Shkoder, Korce dhe Elbasan. Sipas ministrit Basha, bashkepunimi i policise me komunitetin dhe ne sherbim te komunitetit eshte dhe mbetet rruga e vetme per te shenuar suksesin e ketij projekti per forcimin e metejshem te rendit dhe sigurise publike per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe vendit. Ne fund ministri Basha iu beri me dije te pranishmeve se perdorimi ne rritje i teknologjise se informacionit dhe dixhitalizimi i sherbimeve mundesuan arritje te medha per qytetaret shqiptare, nder te cilat me e prekshmja levizja e lire ne zonen Shengen. Basha: "Vendosmeri per perspektiven evropiane te kryeqytetit shqiptar" Projekti per sistemin e vidosurvejimit eshte cilesuar "Per nje Tirane te sigurt Evropiane". I pyetur nga mediat per sloganin e vendosur projektit, Ministri Basha ka sqaruar se "Tirane e sigurt Evropiane", ka te beje me aspektin e sigurise. Sipas tij, natyrisht kjo do te ndodhe ne qytetin e Tiranes, ne kryeqytetin e vendit. "Por, ka te beje dhe vendosmerine tone per perspektiven Evropiane te kryeqytetit", ka theksuar dje Basha. Pasi ka vene ne dukje se nje kopje e ketij projekti do te shperndahej me CD, Basha ka kerkuar qe se bashku me kryeredaktoret ta marrin ne konsiderate shpjegimin me informacionin. "Behet fjale per nje projekt historik, i cili do te kete nje impakt te jashtezakonshem, jo vetem ne sigurine, rendin publik dhe sigurine e qytetareve te Tiranes, te femijeve te prinderve neper shkolla, te biznesit, te bankave, por ne teresi ne integrimin e sherbimeve te gjithe sherbimeve qe ofron sot pushteti qendror dhe qe duhet apo do te afroje pushteti vendos", tha ne fund Ministri Basha.
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    Kujdes hiena kanibalo prpleka, nuk ju hyn ne pune maskat.
    jeni identifikue tashe me per vrases e dhunues femish.
    Eshete qeshtje kohe se kurre drejtesia ta thete fjalen e vete.
    Per ju dhe perkerahesit tuaj nuk ka vend ne Shqyptari.
    Sa me vjen cdo dite e me shum ju ngushetohet laku!
    per ate edhe tregohej me te eger se kurr.
    Ne vend qe te vritet shqypenia e shqyptaria, ju do te verisni njeni tjeterin.
    plaku me vjen mire qe pergjigjesh me shkrime nga cilado gazete qofshin
    dhe nuk pergjigjesh me budallalliqe
    te pergezoj

  6. #46
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Duket se Lul Basha e ka marre seriozisht kandidimin per Bashkine e Kryeqytetit. Duke e krahasuar me lehjet e cirrjet e Ed Vrromes, te jep pershtypjen se eshte mjaft i qete e i sigurte per fitoren.

    Ed Vrroma e ndjen se po i rreshket toka nen kembe dhe e ka betejen te humbur. Ndjehet i plagosur dhe i derrmuar. Te pakten keshtu duket nga tv. Duket se dozat e permendura nga Dritan Prifti nuk po kryejne efekt. Eurot e konvertuara ne pluhur duhet te jene me shume se shifra 3.000. Tirana eshte edhe per pak kohe kryeqyteti i vetem i Europes me nje kryetar bashkie TOKSIK. Gjithastu Shqiperia ka te vetmin shef opozite TOKSIK. Ndersa tek partite e majta duhet te jete rast unikal nje kryetar TOKSIK.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #47
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    8 Maj: Zgjidhja është Vetëm Aty

    8 MAJ: ZGJIDHJA ËSHTË VETËM ATY

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...5/zgjedhje.gif

    Nga: Arian VASJARI
    Nuk duhet të habitemi përse zëvendëssekretari Stainberg, ashtu si ndihmësi Cantrimen nuk na sollën ndonjë formulë për krizën. Nuk duhet të habitemi madje, edhe përse ata kanë hequr dorë nga ndërmjetësimi mes palëve. Ata nuk e kanë një formulë. Ata nuk kanë më mekanizma për të ndërmjetësuar mes palëve. Kanë “dështuar” me elegancë dhe ia kanë besuar sistemit procedurën e zgjidhjes. Ia kanë besuar 8 Majit. Por, përse edhe amerikanët iu dorëzuan datës 8 Maj? Para së gjithash, sepse data 8 është fundi i një segmenti krize që ka filluar për shkaqe legjitimiteti (të pretenduar nga opozita) dhe mund të mbyllet vetëm përmes një testimi të ri legjitimiteti. Nuk ka rëndësi përkufizimi teorik i këtij testimi që quhet administrativ. Është shumë e qartë për të gjithë se 8 Maji ose do të konfirmojë mazhorancën aktuale ose do të prodhojë një të re. Të gjitha formulat jashtë kësaj skeme, duke filluar që nga takimet në Bruksel e deri te dhuna e datës 21 ishin të destinuara të falimentonin. 8 Maji është e vetmja zgjidhje që kombinon kushtetutshmërinë e procedurës dhe detyrimin politik të palëve për t’u verifikuar në elektorat. Më 8 Maj do të ketë garë. Tashmë nuk ka më dyshime se Edi Rama nuk do të bojkotojë. E ka thënë vetë këtë javë dhe ia tha dje edhe zëvendëssekretarit Stainberg. Garancitë e ndërkombëtarëve për një monitorim kapilar të të gjithë procesit i kanë hequr atij të gjitha alibitë e mospjesëmarrjes. Qoftë Këshilli i Europës përmes vëzhguesve, qoftë dollarët e amerikanëve e “izoluan” dyzimin e tij për 8 Majin. Interesi i tyre i vetëm ishte mosdështimi i zgjedhjeve dhe këtë kanë arritur t’ia “zhvasin”, gati me dhunë kryetarit të opozitës. Gati-gati ato do të jenë një monitorim i plotë ndërkombëtar, përtej edhe vetë Sali Berishës. Kjo është arsyeja tjetër përse amerikanët ia lanë në dorë datës 8 Maj atë që nuk bënë dot vetë për tetëmbëdhjetë muaj me radhë.
    8 Maji është gjithashtu e vetmja zgjidhje e mundshme dhe racionale edhe për të imponuar njëherë e mirë vijat e kuqe të sistemit. Demokracia jonë është një demokraci me probleme por, që nuk mund të përligjë për askënd, dhe asnjëherë më, kërkimin e alternativave të ndryshme nga gara elektorale. Në të gjitha rastet dhe për çfarëdo arsye, objektivat politikë duhet të kalojnë vetëm përmes ballafaqimeve elektorale. Kjo është ajo që ka kërkuar që në fillim ambasadori Arvizu, këtë kërkoi para dy javësh zoti Cantrimen, të njëjtën gjë përsëriti dje edhe zoti Stainberg.
    Dhe së fundi, 8 Maji është e vetmja mundësi që të respektohet dinjiteti i sovranit. Të gjitha formulat, ndërmjetësimet, kompromiset për të cilat janë shqyer të gjithë këta tetëmbëdhjetë muaj, përfshirë edhe amerikanët, në fakt nuk do të ishin gjë tjetër përveçse një zëvendësim cinik i vullnetit të shoqërisë. Iu desh vetëm një fjali zëvendëssekretarit Stainberg për t’ua kujtuar dje të gjitha palëve këtë leksion demokracie: “Rruga se çfarë do të bëhet më tej, duhet bërë nga populli shqiptar, nga vetë populli shqiptar”.
    Prandaj data 8 Maj është zgjidhja e vetme. Askush nga të dyja palët, deri më sot, nuk e ka pranuar publikisht si një shans për zgjidhjen përfundimtare të krizës atë ditë. Mbase sepse nuk e besojnë si të tillë. Mbase sepse nuk e kuptojnë. Ose nuk duan ta kuptojnë. Punë për ta. Një gjë është e qartë: ndërmjetësimi për të zgjidhur krizën ka përfunduar. Tani ka ngelur vetëm data 8 Maj.
    -----------------------------------------------------------------------------------------

    Nuk e di sa e kan lexua dhe kupetua liderat e shqypenis dhe shqypetaret kete artikull dhe mesazhet e nderkombetareve, jan te kjareta per liderat politik te dy aneve dhe per cdo shqypetar te shqypenis. Nuk ka alternative tjeter perpos
    8 MAJ: ZGJIDHJA ËSHTË VETËM ATY.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 01-03-2011 më 04:47
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama mbledh deputetet, jep porositë për 8 marsin
    DENIS DEDEJ
    Website gazeta shekulli


    TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur dje deputet e grupit parlamentar Socialist për protestën që do të zhvillohet më 8 mars. Paraditen e djeshme, në ambientet e selisë rozë, kryesocialisti ka diskutuar me bashkë me shumicën e deputeteve socialiste për detajet e protestës që do të zhvillohet javës që vjen, në 100 vjetorin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të të drejtave të grave. Burime të brendshme nga ky takim bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se lideri i opozitës ka kërkuar nga deputetet një angazhim maksimal në qarqet e tyre, për të arritur një pjesëmarrje sa më të madhe.


    Në këtë takim, Rama ka sjellë në vëmendje akuzat e kryeministrit Berisha ndaj grave dhe problemet që hasin këto të fundit, qoftë në sferën e politikës, qoftë në administratë. Ndaj, ai ka kërkuar që kjo protestë e radhës e Partisë Socialiste të mos jetë vetëm një dalje në shesh për socialistët, por për të gjithë gratë që preken nga të njëjtat probleme. Kryetari i Opozitës së Bashkuar ka kërkuar që protesta e radhës së opozitës të jetë gjithëpërfshirëse, pa dallim partiak dhe se duhet të bashkohen të gjitha gratë që e gjejnë veten tek alternativa e socialistëve, e që nuk pajtohen me situatën në të cilën ndodhen.

    Në këtë takim, kryetari i Partisë Socialiste ka theksuar nevojën e zhvillimit të takimeve nga ana e deputeteve në bashkim me drejtuesit socialist në rrethe për të komunikuar në çdo shtëpi. Deputetet e grupit parlamentar Socialist janë udhëzuar që të ndërmarrin një seri takimesh nëpër zona të ndryshme, sipas prejardhjes, apo impenjimit elektoral, dhe aty të ftojnë të gjitha gratë që t'i bashkohen luftës për mbrojtjen e të drejtave të tyre të mohuara, luftës për të qenë të barabarta në shoqëri, luftës për t'i shpëtuar nëpërkëmbjes në politikë apo në pushtete të ndryshme. Socialistet dhe shoqëria civile do të kërkojnë përmes protestës së tyre më 8 mars, në ditën ndërkombëtare të grave, që të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të ndihmojnë në ndryshimin e gjërave në jetën publike. Krahas kësaj, gratë shqiptare do t'ju kërkohet të protestohet edhe ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Berisha. Për të gjitha këto gjëra, secila deputete do të jetë në qarkun përkatës për të pasur kontakt të drejtpërdrejt me qytetaret.


    Një pjesë e rëndësishme e kësaj proteste do të jetë dhe informimi i qytetareve. Ndaj, kryesocialisti ka udhëzuar deputetet që të nisin takime në qarqet kryesore të Shqipërisë për ndarjen e ftesave. Duke marrë shkas nga sistemi amerikan i zhvillimit të protestave, socialistet do të dalin derë më derë për të ftuar gratë nga e gjithë Shqipëria. Burime brenda takimit sqarojnë se protesta nuk do të ketë të ngjarë me demonstratat që do të jenë zhvilluar deri më sot. Deri më tani është konfirmuar se gratë do të dalin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë selisë së kryeministrisë. Për sa i përket orarit, vendosjes ose jo të podiumit dhe elemente të tjera të protestës do të diskutohen gjatë ditëve në vazhdim. Nga ana tjetër, deri në protestën që do të zhvillohet në ditën ndërkombëtareve të grave, çdo deputete do dalë në një komunikim për mediat për t'i përçuar mesazhin të gjitha grave shqiptare.

  9. #49
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama në Fiero hyjmë në zgjedhje për të larguar Sali Berishën

    FIER- Partia Socialiste ka vijuar takimet e saj më bazën në Fier, ndërsa ishte i pranishëm dhe vetë kreu i opozitës Edi Rama. Kreyesocialisti rikonfirmoi hyrjen e PS-së në zgjedhjet vendore të 8 majit.


    "Do hyjmë në zgjedhje për largimin e Saliut. Do largojmë këtë regjim vrastar"- u shpreh Rama.


    Në fjalën e tij Rama tha se sot jemi më të bashkuar se kurrë
    dhe më të vendosur, për të mos lejuar gabimet e së shkuarës.


    Kreu socialist e quajti Shqipërinë si tokën e harruar nga politikanët.


    Gjatë konferencës për shtyp para gazetarëve, kreu i PS, Edi Rama, është shprehur i bindur se zgjidhja e krizës në të cilën Shqipëria ndodhet për faj të Saliut, fillon me largimin e tij dhe zgjedhjet e lira.


    "Forma tjetër siç kam nënvizuar më parë, bojkoti i zgjedhjeve nga opozita është një ëndërr që Saliu, Iliri e kusarët e tjerë e shohin prej kohësh, por nuk do të bëhet realitet. Më shumë se asnjëherë, Shqipëria e ka të domosdoshme çlirimin nga kthetrat e politikës së vjetër e armiqësore me qytetarët".


    Rama shtoi se "Zgjedhjet në këto kushte nuk mund të zhvillohen dhe kemi nënvizuar vullnetin tonë për të ndryshuar këto kushte, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje jo si ato të 28 qershorit që zhytën Shqipërinë në këtë kaos".

    Në lidhje me demonstratat e opozitës, Rama tha se "nuk ka asnjë dyshim se do të vazhdojmë në rrugën e ballafaqimit frontal me këtë regjim. Ky ballafaqim do të vazhdojë me intensitet në rritje. Edhe demonstratat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen. Procesi i zhvillimit të demonstratave është i pandërprerë, me momente të veçanta të parashikuara në kalendarin tonë të aksionit politik".

    Sa i përket ndryshimit të përbërjes së KQZ, Rama tha se opozita është e gatshme të kontribuojë për ndryshime, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Sipas tij, procesi i aksionit politik të opozitës ka në zemrën e vet domosdoshmërinë për të larguar Saliun dhe për të sjellë në duart e çdo shqiptari mundësinë për të votë të lirë.
    "Zgjedhjet vendore ne i shohim si pjesë e aksionit politik të opozitës", tha kreu i PS-së.


    Ndërsa për çështjen e rikandidimit të tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo gjë do të zgjidhet në momentin e duhur. "Një gjë është e sigurt,- u shpreh ai,- shumëkush në oborrin e qeverisë po rend të buzëqeshë para kohe në lidhje me largimin tim".

  10. #50
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Negociatat, LSI presion PD-së për bashkitë e komunat më 8 maj
    Website gazeta tema

    Partia e vogël që mban qeverinë e PD-së me votat e saj po kërkon të marrë të paktën 20 për qind të bashkive e komunave në “tavolinë” duke i kërkuar PD-së që të mbështesë kandidatët e saj. Luan Rama zbardh negociatat e vështira që po vazhdojnë prej kohësh dhe akoma nuk kanë akorduar në një marrëveshje konkrete mes dy partive. Problemi që hasin ka të bëjë me elektoratin, pasi në momentin kur PD vendos ti japë LSI-së një bashki apo komunë atëherë duhet të binde elektoratin e saj që të votojë për atë kandidat. Në një njoftim të dërguar për median Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama hedh dritë mbi këto negociata që deri më tani janë mbajtur krejt të fshehta jo vetëm nga publiku por dhe nga vetë forumet e dy partive. Ai thotë se LSI ka potenciale kandidatësh për çdo bashki duke lënë kështu të kuptohet se presioni që ajo po i bën PD-së është shumë i madh për të marrë bashki të mëdha. “LSI në këtë fazë që flasim LSI ka kandidatë për kryetarë për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit. Kemi gjithashtu pothuaj në të përfunduar listat e kandidatëve për të gjitha këshillat e bashkive dhe komunave por në varësi të marrëveshjes së bashkëpunimit do të përcaktojmë se çfarë bashkish dhe komunash do të ketë kandidatë për kryetarë atë që përfaqëson LSI. Ne me shumë seriozitet po punojmë për të konkurruar në të gjithë vendin. Kemi emra kandidatësh për të konkurruar në të gjithë vendin duke filluar që nga Bashkia e Tiranës dhe në tryezën e bisedimeve me PD-në do të ofrojmë argumentet, kontributet dhe ermin që garanton fitoren jo thjesht nën emrin apo nën flamurin e partisë por nën e emrin e qytetarëve që votojnë”, shprehet Luan Rama. Më tej ai pranon se megjithatë LSI ia ka vënë syrin disa bashkive por pa bërë të ditur qytetet. “Natyrisht ne kemi disa prioritete, kemi disa zona që i konsiderojmë të rëndësishme për performancën politike dhe qeverisëse të LSI. Do të paraqesim argumentet tona se përse duhet që në këto zona të konkurrojë kryetari i propozuar nga LSI, me logjikën që kandidati ynë ofron padyshim më shumë garanci për të fituar në këto njësi vendore. Nga kjo logjikë do të arsyetojmë dhe më pas do të konkludojmë. Ne jemi në fazën e përmbylljes së këtyre projekteve”, thotë ai.
    Më tej Rama thotë se nëse PD nuk do të pranonte që një zonë të preferuar të LSI-së të mos ia japë asaj atëherë mund të prishet marrëveshje dhe të dalin përballë njëra-tjetrës dhe pse në koalicion. “Ne jemi në një fazë konsultimesh. Do të diskutojmë me përfaqësuesit e PD, zonat ku e preferojë të kandidojmë dhe zonat ku ata preferojnë të kandidojnë. Me këtë konkluzion, pasi të kemi përcaktuar zonat se ku do të kandidojmë, do t’u drejtohemi forumeve tona drejtuese për të vendosur përfundimisht emrin dhe gjithçka lidhet me hapësirën e bashkëpunimit”.
    LSI po mundohet ta “shesë” shtrenjtë mbështetjen e saj për kandidatin e PD-së në Tiranë me pretendimin se votat e saj janë përcaktuese për tu përballur me PS-në e cila mban këtë bashki prej tre mandatash rresht. Luan Rama lë të kuptohet se pazari në Tiranë po bëhet për minibashkitë në këtë rast. “Pra në këto zgjedhje jo vetëm Tirana, e cila është padyshim kryefjala e këtyre zgjedhjeve, por në shumë njësi vendore është koha që qytetarëve t’i ofrohet një projekt i ri zhvillimi, t’i ofrohet një njeri në drejtim, dhe nga kjo logjikë unë gjykoj dhe besoj se do të konkludojmë në një marrëveshje bashkëpunimi të suksesshme dhe që garanton fitoren”, sqaron ai duke theksuar se negociatat synojnë të bëjnë “zgjedhje të matura, zgjedhje që nuk burojnë në zgjedhje klienteliste dhe emocionale.”

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ky Edi Rama, per mua eshte Nastradini i koheve moderne, i cili njesoj si ai i mocmi thote: - Pas meje le te vije qameti
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Rama duhet te jepte doreheqjen qe ne 28 qershor nga kryetari bashkise por e mbajti rezerve ne sast humbje zgjedhjesh, ketu u duk qe ai po tallej duke mos I dhene seriozitet zgjedhjeve. Cfare beteje do fitonte rama duke mos qene ne krye te betejes.

  13. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Opozita, demonstratë në përvjetorin e ngjarjes së Gërdecit
    2011-03-02
    Website gazeta shqip


    Lideri i opozitës: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet, kërkojmë kushte

    “Gjithë fajin e ka Saliu”, me këtë moto Partia Socialiste ka vijuar dje turin e saj në bazë pa tërhequr gjithsesi nga vëmendja e vet edhe stabilitetin e brendshëm të saj. Në takimet që kreu i saj, Edi Rama, zhvilloi në Fier ka trajtuar problematikën e gjerë që ka mbërthyer sot vendin pa harruar të bëjë një “dalje” nga axhenda e ditës për disa dukuri që prekin në heshtje PS. “Shqipëria sot vlen po aq sa një shprehje tjetër “poshtë Saliu bashkë* me çdo sherrxhi në Partinë Socialiste”, sepse Faiku e humbi jetën për një vend më të mirë jo për vete, por për të gjithë, për një vend ku buka nuk hahet me lotët e varfërisë...”, është shprehur ai duke përmendur edhe viktimën e 21 janarit Faik Myrtaj. Madje, vetë vizita e kreut të PS-së ka përkuar me të dyzetat e viktimave, një përkujtim që ka marrë një vlerë të re politike për sa kohë që ushqen edhe sot ligjërimin publik të opozitës. Lidhur me protestat, Rama ka bërë të qartë se PS dhe aleatët e saj do të jenë sërish në shesh në 15 mars, një datë që risjell në kujtesë ngjarjen e Gërdecit. “Në 15 mars bëhen tre vjet nga tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 shqiptarë dhe shqiptarë të pafajshëm...Po Fatmir Xhindin kush e vrau?..Për shumë vrasje, vjedhje, zullume ne do të jemi sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 15 mars. Do të jemi përsëri për të dëshmuar se ky vend është vendi i atyre që e duan dhe nuk mund të jetë kurrë meraku i atyre që e vrasin, e vjedhin e gënjejnë, sepse nuk fituan”, ka deklaruar Rama. Ai ka garantuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, të cilat i ka cilësuar si një moment ndryshimi, një mundësi për të “hequr Saliun nga qafa e Shqipërisë”.

    Rama: Zgjedhjet lokale, një moment në aksionin tonë

    Më herët, paraditen e djeshme, kreu socialist, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në të cilin ka nënvizuar disa elementë me rëndësi të aksionit të ardhshëm opozitar. “Ne do të vazhdojmë rrugën e ballafaqimit frontal me këtë regjim, në të gjitha hapësirat ku mund të marrë jetë beteja për fitoren e kësaj kauze të demokracisë e të drejtësisë...Ky ballafaqim do të vazhdojë me këmbëngulje dhe intensitet në rritje dhe padyshim edhe demonstratat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen. Procesi i zhvillimit të demonstratave është një zhvillim i pandërprerë. Momentet e realizimit të tyre janë momente të veçanta që parashihen në kalendarin tonë të aksionit politik”, është shprehur Edi Rama. Në ndryshim nga daljet e tjera publike, ai ka bërë dje një “koncesion” në deklarimet e veta për zgjedhjet lokale, të cilat për herë të parë i ka cilësuar si një nga stacionet e betejës së PS. “Ne e kemi bërë të qartë që zgjedhje në këto kushte nuk mund të zhvillohen. Procesi i aksionit politik i opozitës është një proces i integruar dhe ka në zemrën e vet domosdoshmërinë për të larguar Saliun dhe për të sjellë në duart e çdo shqiptari mundësinë e gjykimit me votë të palëve me zgjedhje të reja, të lira e të ndershme. Brenda këtij procesi ka sigurisht aspekte të ndryshme, një nga këto aspekte është aspekti që ka të bëjë me zgjedhjet vendore, të cilat e përsëris ne nuk do t’i bojkotojmë, po do t’i shohim thjesht dhe vetëm si pjesë e këtij procesi tërësor e politik”, ka deklaruar ai. Po kështu, kreu socialist ka rihapur sërish çështjen e rikandidimit për Bashkinë e Tiranës, duke nënvizuar para gazetarëve se “kjo është një çështje që do të zgjidhet në momentin e duhur...Por një gjë është e sigurt, që shumëkush në oborrin e regjimit po rend të buzëqeshë para kohe me këngën e largimit”.

    Matilda Troka, Skerdilajd Zaimi

  14. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Synimi ynë nuk është pushteti lokal
    Website gazeta shqip

    Kreu i PS-së, në Lushnjë: Ne, shpresa e vetme për të larguar kusarinë e kësaj qeverie

    “Zgjedhjet lokale vlejnë për të larguar Saliun, dhe jo për krerët e njësive vendore”. Ky ka qenë refreni i gjithë fjalimit të kryesocialistit Edi Rama gjatë takimit të tij të radhës në qytetin e Lushnjës. Nën moton: “Fajin e ka Saliu!”, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët e Lushnjës dhe krerë të degës së PS-së së këtij rrethi, ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe simpatizantët e partisë.

    Takimi i zhvilluar në teatrin “Vaçe Zela”, pa praninë e kamerave televizive, kishte për qëllim sensibilizimin e socialistëve dhe gjithë simpatizantëve të qytetit të Lushnjës për nisjen e një fushate për zgjedhjet vendore, duke i mëshuar faktit se këtë herë nuk lejohen më gabimet e katër viteve më parë, kur mosmarrëveshjet mes socialistëve i dhanë Partisë Demokratike fitore në disa zona të njohura si bastione të së majtës.

    “Duhet të mos përsëriten më gabimet e katër viteve më parë. Duhet të zgjedhim kandidatin e duhur, i cili të jetë i mirë, i vlefshëm dhe i denjë”, - ka thënë Rama, duke lënë të kuptohet edhe se një gabim i vitit 2007 ishte përzgjedhja e kandidaturës për kryetarin aktual të Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, i cili kaloi menjëherë pas zgjedhjeve me LSI-në, ku dhe është aktualisht.

    Përveç kësaj, Rama u shpreh disa herë se zgjedhjet lokale nuk do të jenë ato që kanë qenë, se zgjedhjet lokale për PS-në nuk do të jenë për të fituar kryetarët e njësive vendore, por për të rrëzuar Saliun. Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se zgjedhjet lokale nuk janë për kryetarët e bashkive apo komunave, por për të përmbysur qeverinë e Sali Berishës, duke dhënë kështu indirekt idenë se PS-ja po punon për zgjedhjet dhe do të jetë pjesë e tyre, por me qëllimin për të fituar shumicën e njësive vendore, gjë që do të sjellë ndryshimin e qeverisë. “Njerëzit e Partisë Socialiste do të jetë të bashkuar për të treguar solidaritet, mirëkuptim dhe vendosmëri, edhe në një aspekt të procesit politik që ka të bëjë me zgjedhjet vendore. Ne do të tregojmë se nuk jemi shembulli i forcës, por jemi forca e shembullit. Ne jemi shpresa e vetme për të larguar kusarinë e kësaj qeverisjeje. Kush nuk është i denjë për këtë shpresë, nuk është pjesë e jona”, - ka thënë Rama, duke iu referuar sherreve të fundit brenda PS-së.

    Edhe në Lushnjë, ashtu si dhe në Fier, Edi Rama nuk ka harruar të përmendë protestën e 21 janarit, duke thënë se: “Kujtoj se ata që protestuan më 21 janar përpara Kryeministrisë, të paktën 30 për qind e tyre, nuk ishin pjesë e Partisë Socialiste, por ish- anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Edhe ata viktima nuk ishin anëtarë të PS-së, por ishin ata që kishin votuar për PD-në dhe që ishin aty për t’i kërkuar votën mbrapsht Saliut se i zhgënjeu”, - ka thënë kryesocialisti Edi Rama.

    Më tej, Rama ka zhvilluar takim të ngushtë me krerë të PS-së së Lushnjës, ku janë diskutuar dhe alternativat për kandidim të mundshëm për Bashkinë e Lushnjës dhe për disa komuna të rëndësishme të rrethit. Asgjë nuk bëhet e ditur për rezultatet e këtij takimi, që ka zgjatur më shumë se dy orë.

  15. #55
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Si pas 21-shit...
    Nga Frrok Cupi
    - Si je?- e pyet tjetrin... - Si pas 21-shit-, kane nisur te pergjigjen shume njerez. Keta qe pergjigjen keshtu, jane o pronare hotelesh, o ne sipermarrje turizmi, o te lidhur me investime te huaja, ose edhe njerez qe kane lidhje me fondacione te huaja perendimore dhe qendra kulturore te perbashketa... Te gjithe kane pesuar momente stanjacioni dhe ndihen te tulatur pas 21-shit. Kjo menyre te te foluri: “si pas 21-shit”, ka nisur te behet klishê, si per te deshmuar nje moment qe i ka prekur te gjithe dhe qe te gjithe njohin gjithcka per te. Ne Rusi- tregojne gazetare perendimore qe e vizituan “perandorine e Revolucionit Komunist” aty pas viteve ’90 kur ra sistemi komunist ne Lindje, nisi te fosilizohej nje shprehje si kjo e “21-shit”. Kur dikush takonte te njohurin, e conte pyetjen te te afermit e shokut: “Si eshte Mihajlovic”. “Aha, nuk eshte me... shkoi me ate rast”, pergjigjej tjetri. “Rasti” ishte momenti kur komunizmi u trondit dhe u thye edhe ne vendlindjen e tij, dhe disa nga besimtaret e medhenj ndaj komunizmit, “shkuan me ate rast”. Keshtu jane perjetuar ngjarjet politike ne vendet e Lindjes. Por shprehja e fosilizuar “si pas 21-shit”, qe tashme po kthehet ne nje kod per t’u marre vesh mes njereizish, ka ngarkesa te kunderta me “ate rastin”. Ketu, “21-shi” eshte data 21 janar e vitit ku jemi, kur nje shtab politik opozitar qe kerkonte marrjen e pushtetit me dhune, sulmoi ne menyre barbare dhe te shemtuar seline e Qeverise dhe gardistet e policine e shtetit, duke paraqitur pamje te renda qe turperojne cdokend. Ne rrethimin e selise se Qeverise iu vu zjarri disa makinave, u vendosen ne sfond disa mijera njerez te quajtur socialiste; aty u vrane edhe kater vete. Pasdite, u grabiten dyqanet te pallatet luksoze perballe qeverise dhe po ate pasdite doli ne shesh se si ishin shkulur pllakat e trotuareve te bulevardit te madh si dhe copat e mermerit qe kane mbetur si eshtra te thyer ne mouzoleumin e diktatorit Enver Hoxha. Qe ate dite, madje online, mediat boterore transmetuan pamje nga terrori i shkaktuar ne mes te Tiranes prej nje grupi njerezisht te shtyre nga shtabi politik qe kerkon marrjen e pushtetit me dhune. Bota u trondit seriozisht; por jo vetem kaq. Shqiperia nisi te tronditet qe ate mbasdite kur njerezit neper bote moren lajmin se “shpertheu dhuna”. Tronditja e Shqiperise dhe e jetes se qytetareve te saj, nisi me pezullimin e disa fluturimeve drejt vendit tone, me anulimin e biletave te udhetimit per disa investitore dhe biznesmene nga Perendimi dhe fqinjet... Gjithe qenia e Shqiperise ndjeu nje pikepyetje qe vinte nga jashte. Pikepyetja para turisteve, para bankave, para institucioneve te te drejtes dhe te politikes evropiane, para fondeve ose mallrave qe ishin bere gati te niseshin per ne Shqiperi. Jeta e vendit ndjeu nje paralize, njesoj si ekstremet ne trupin e njeriut ne nje dite te acarte dimri. Qe nga ajo pasdite, deri tani nje muaj e ca me vone, ketu eshte fosilizuar shprehja lishê se “jemi si pas 21-shit”. Pas pergjigjes se shkurter kushdo kuptonte se tjetri eshte ne nje gjendje jo te mire, te shkaktuar prej dhunes dhe pamjeve terrifike qe u transmetuan nga Tirana. C’ eshte kjo date kaq e frikshme!? E frikshme saqe krahasohet me klishene e nje populli tjeter, ne Rusi, qe e ndau historine politike me thenien “me ate rast”... Disa njerez po mendojne per friken e kthimit te komunizmit- regjimi i perenduar pe te cilin nuk do te degjoje me njeri. Ne fakt kthimi i regjimit te vjeter nuk ishte vetem nje frike e levizjes se frikshme ne Tirane, por ishte nje qellim. Shtabi politik qe organizoi dhunen kunder shtetit dhe kunder individit ne pese ore te frikshme, vjen nga blloku komunist qe perbente zemren e regjimit gjysme shekullor. Ne vitin 1991 regjimi komunist u permbys, por nomenklatura e larte komuniste nuk u largua nga skena; nje pjese e anetareve te nomenklatures u strehuan ne Partise Socialiste, ndersa bijte e njerezve te bllokut u sterviten per te marre pushtetin ne emer te baballareve... Por tentativa per kthimin e komunizmit nuk shkakton me emocion; ceshtja eshte se tentativa u manifestua me dhune dhe terror, sic ka ndodhur ne epoken e tyre “te pushtetit nga gryka e pushkes”. Atehere, pse perhapi aq shpejt frike ne bote data 21 janar? Dite pas dite njerezit po kuptojne se arkivat e botes kane nje pamje dhune nga Shqiperia, te shperthyer vetem 13 vjet me pare. Atehere Shqiperia vec sapo kishte hyre ne rrugen e demokracise. Kujtesa e asaj kryengritjeje te madhe popullore, te cilen njerezit e ketushem e kane quajtur “’97-a qe mos ardhte”, ka zene vend ne vete memorien e botes, e cila zgjohet shume shpejt si frike. Perseritja e dhunes ne Tirane prej shtabit politik ish-komunist qe kerkon pushtet “tani, menjehere”, zgjoi gjithe antenat e frikes te ngritura qe ne vitin 1997. Thjesht, ne ate moment, ndaloi bota per te kuptuar cfare po ndodh; dhe qe ne ate moment njerezit ketu po thone thenien “si pas 21-shit”. Domethene 21-shi e beri punen e vet te tmerrshme kunder vendit, domethene punen e vet e beri shtabi politik i dhunes. Tani bota e perparuar i eshte kthyer frikes nga ana tjeter: Te gjithe po udhetojne ne Shqiperi me vemendjen maksimale qe ekipi i dhunes te izolohet. Por a mund te zhbehet thenia “si pas 21-shit”? Mbase eshte mire te ngurtesohen kufijte mes te keqes e te mires, edhe ne sensin e gjuhes!....
    Koha jone
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rama: Synimi ynë nuk është pushteti lokal
    Website gazeta shqip

    Kreu i PS-së, në Lushnjë: Ne, shpresa e vetme për të larguar kusarinë e kësaj qeverie

    “Zgjedhjet lokale vlejnë për të larguar Saliun, dhe jo për krerët e njësive vendore”. Ky ka qenë refreni i gjithë fjalimit të kryesocialistit Edi Rama gjatë takimit të tij të radhës në qytetin e Lushnjës. Nën moton: “Fajin e ka Saliu!”, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët e Lushnjës dhe krerë të degës së PS-së së këtij rrethi, ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe simpatizantët e partisë.

    Takimi i zhvilluar në teatrin “Vaçe Zela”, pa praninë e kamerave televizive, kishte për qëllim sensibilizimin e socialistëve dhe gjithë simpatizantëve të qytetit të Lushnjës për nisjen e një fushate për zgjedhjet vendore, duke i mëshuar faktit se këtë herë nuk lejohen më gabimet e katër viteve më parë, kur mosmarrëveshjet mes socialistëve i dhanë Partisë Demokratike fitore në disa zona të njohura si bastione të së majtës.

    “Duhet të mos përsëriten më gabimet e katër viteve më parë. Duhet të zgjedhim kandidatin e duhur, i cili të jetë i mirë, i vlefshëm dhe i denjë”, - ka thënë Rama, duke lënë të kuptohet edhe se një gabim i vitit 2007 ishte përzgjedhja e kandidaturës për kryetarin aktual të Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, i cili kaloi menjëherë pas zgjedhjeve me LSI-në, ku dhe është aktualisht.

    Përveç kësaj, Rama u shpreh disa herë se zgjedhjet lokale nuk do të jenë ato që kanë qenë, se zgjedhjet lokale për PS-në nuk do të jenë për të fituar kryetarët e njësive vendore, por për të rrëzuar Saliun. Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se zgjedhjet lokale nuk janë për kryetarët e bashkive apo komunave, por për të përmbysur qeverinë e Sali Berishës, duke dhënë kështu indirekt idenë se PS-ja po punon për zgjedhjet dhe do të jetë pjesë e tyre, por me qëllimin për të fituar shumicën e njësive vendore, gjë që do të sjellë ndryshimin e qeverisë. “Njerëzit e Partisë Socialiste do të jetë të bashkuar për të treguar solidaritet, mirëkuptim dhe vendosmëri, edhe në një aspekt të procesit politik që ka të bëjë me zgjedhjet vendore. Ne do të tregojmë se nuk jemi shembulli i forcës, por jemi forca e shembullit. Ne jemi shpresa e vetme për të larguar kusarinë e kësaj qeverisjeje. Kush nuk është i denjë për këtë shpresë, nuk është pjesë e jona”, - ka thënë Rama, duke iu referuar sherreve të fundit brenda PS-së.

    Edhe në Lushnjë, ashtu si dhe në Fier, Edi Rama nuk ka harruar të përmendë protestën e 21 janarit, duke thënë se: “Kujtoj se ata që protestuan më 21 janar përpara Kryeministrisë, të paktën 30 për qind e tyre, nuk ishin pjesë e Partisë Socialiste, por ish- anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Edhe ata viktima nuk ishin anëtarë të PS-së, por ishin ata që kishin votuar për PD-në dhe që ishin aty për t’i kërkuar votën mbrapsht Saliut se i zhgënjeu”, - ka thënë kryesocialisti Edi Rama.

    Më tej, Rama ka zhvilluar takim të ngushtë me krerë të PS-së së Lushnjës, ku janë diskutuar dhe alternativat për kandidim të mundshëm për Bashkinë e Lushnjës dhe për disa komuna të rëndësishme të rrethit. Asgjë nuk bëhet e ditur për rezultatet e këtij takimi, që ka zgjatur më shumë se dy orë.
    Me vjen mire , por edhe cudi njekohesisht, qe Rama ka shpallur kapitullimin ende pa hyre ne beteje.
    Nuk arij ta kuptoj si e durojne socialistet nje kryetar qe i con nga disfata ne disfate?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  17. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Me vjen mire , por edhe cudi njekohesisht, qe Rama ka shpallur kapitullimin ende pa hyre ne beteje.
    Nuk arij ta kuptoj si e durojne socialistet nje kryetar qe i con nga disfata ne disfate?
    Nga perfundimet qe ke nxjerr dukesh se je I rrahur shum me politiken lol
    Mos ke ngaterru gjo shkrim vllai
    Hahahah

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Çdo opozitë,në katër vjetët e saj,natyrisht që nuk e ndal sulmin për tu kthyer në pushtet.
    Vetëm se nuk duhet të nxitojë dhe të nxijë çdo gjë sepse jo për ndonjë gjë por dëmton atdheun e vet.Kuptohet nëse e do.

  19. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    PS-PD, kandidatët për bashkitë kryesore
    ENED JANINA/DENIS DEDEJ
    Website gazeta shekulli

    TIRANË- Gara elektorale për vendoret e 8 Majit, ka ndezur motorët dhe dy kampet politike kanë përcaktuar kandidatët për qytetet kryesore, por edhe krerët e bashkive të vogla, apo komunave. Kreu i opozitës, Rama duket se e ka pasur më të lehtë zgjedhjen, pasi presioni i aleatëve të vegjël nuk është tepër i lartë. Nga ana tjetër Berisha ka zhvilluar negociata të forta me LSI-në dhe me sa duket ka arritur të bindë Metën që të marrë dy bashki. Shanset për të fituar janë tepër të vogla dhe të lërë bashkinë reale ku LSI shpresonte, Durrësin


    Opozita
    Socialistët do të vendosin kandidatët e tyre në të gjitha bashkitë kryesore të vendit dhe në zgjedhje do të kenë mbështetjen e të gjithë aleatëve. Burime brenda PS-së pohuan dje se Edi Rama e ka vendosur rikandidimin për kryetar të Bashkisë së kryeqytetit. Në Durrës opozita ende nuk ka përcaktuar një emër të qartë, por sipas të gjitha gjasave do të rikandidojë kryetari aktual Vangjush Dako. Paralelisht opozita po zhvillon negociata edhe me një kandidat që konsiderohet tepër i fortë për Durrësin. Nëse ai kandidon, Dako ka pranuar që të tërhiqet nga gara. Në Elbasan opozita do të rikandidojë Qazim Sejdinin. E njëjta skemë do të ndodhë edhe në Korçë, në emër të opozitës do rikandidojë kryetari aktual i bashkisë, Niko Peleshi. Në Vlorë dhe Fier, opozita i ka përcaktuar kandidaturat dhe kryetarët aktualë Baftjar Zeqaj dhe Shpëtim Gjika kanë nisur prej muajsh punën. Ata kanë marrë konfirmimin e krerëve të partisë në të dy qytetet që teorikisht janë të thjeshta për PS-në.


    Burime brenda PS-së pohuan se ende nuk është përcaktuar kandidati i opozitës për Shkodrën, por dy emrat që po diskutohen janë Keti Bazhdari dhe Genc Uruçi. Duke qenë se shanset e opozitës për të marrë bashkinë e Shkodrës janë tepër të vogla mund të pritet edhe ndonjë lëvizje tjetër dhe t'i lihet zonë e lirë aleatëve që të provojnë elektoratin e tyre. Në Gjirokastër opozita ka vendosur rikandidimin e Flamur Bimes, ndërsa në Sarandë çështja është ende në diskutim. Dy emrat që janë përcaktuar për fazën finale janë Stefan Çipa dhe Rajmonda Gjoni.


    Mazhoranca
    Përzgjedhja e kandidatëve nuk ka qenë aspak e lehtë për kryeministrin Berisha, i cili është përballur me kërkesat e forta të LSI-së. Meta ka kërkuar fuqimisht bashkinë e Durrësit ku pritej kandidimi i Lefter Kokës, por në fund është detyruar që të dorëzohet. Në këmbim të Durrësit, Meta ka marrë kandidaturat e Elbasanit (Durim Hushi), Fierit, Pogradecit dhe disa zona në qarkun e Beratit.


    Fieri dhe Elbasani aktualisht kanë kryetar bashkie të majtë dhe kandidatët e LSI-së shihen si rrezik minimal për Sejdinin dhe Zeqajn. Nga ana tjetër lënia jashtë e Lefter Kokës mund të ketë pasoja në LSI-në. Si mjet presioni ndaj LSI-së në negociata është përdorur edhe aleanca e re me PDIU-në. Zyrtarizimi i çamëve në krah të Berishës, i ka dhënë këtij të fundi sigurinë matematikore që qeveris edhe pa LSI-në.
    Në Durrës mazhoranca do të vendosë si kandidat ministrin e Kulturës, Ferdinand Xhaferrin. Për Xhaferrin ky është kandidimi i dytë për bashkinë e Durrësit. Herën e parë mori më pak se dy mijë vota. Në Tiranë, Berisha ka përcaktuar prej kohësh Lulzim Bashën, i cili duhet të përballet me kandidatin më të fortë të mundshëm, Edi Ramën. Në Vlorë mazhoranca do të vendosë një tjetër deputet, Ardian Kollozin. Në Shkodër mazhoranca do të rikandidojë Lorenc Lukën ndërsa në Korçë pritet kandidimi i prefektit Andrea Mano.


    PËRPLASJET KRYESORE
    Tiranë
    Edi Rama
    Lulzim Basha


    Durrës
    Vangjush Dako
    Ferdinand Xhaferri


    Elbasan
    Qazim Sejdini
    Durim Hushi


    Vlorë
    Shpëtim Gjika
    Ardian Kollozi


    Fier
    Baftjar Zeqaj
    LSI


    Shkodër
    Keti Bazhdari/Genc Uruçi
    Lorenc Luka



    Korçë
    Niko Peleshi
    Andrea Mano


    Kandidatët e PS-së për qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës


    Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme vendore nga ana e Partisë Socialiste është në fazën përfundimtare. Edhe pse selia rozë po tregohet shumë e kujdesshme me seleksionimin e përfaqësuesve të tyre në zgjedhjet e ardhshme, "Shekulli" ka mundur që të sigurojë listën e parë të emrave që korrespondon edhe me jugun e vendit.
    Për qarkun e Vlorës, kryetari i Bashkisë aktuale do të shkojë drejt rikandidimit. Socialistët nuk kanë dyshime rreth kësaj. Ndërsa në Sarandë, pritet që të vendoset midis Stefan Çipës dhe Rajmonda Gjonit. Për shumë zona të tjera pritet edhe vendimi i PS-së në qendër për pjesën që do t'i takojë aleatëve të Opozitës së Bashkuar. Deri më tani, Himara, Vergov dhe Markat, u janë lënë si zonë PBDNJ-s. Në Delvinë pritet kandidimi i Dashamir Hados. Në zonën e Ksamilit, të përfolur për përfaqësimin e PS-së më 8 maj janë Dritan Dinaj dhe Gjergji Imeraj.
    Për Qarkun e Gjirokastrës, kandidati i bashkisë Tepelenë është ende në diskutim. Ditën e djeshme janë zhvilluar disa mbledhje në këtë bashki për kandidatët e mundshëm socialist për bashkinë kryesore dhe komunat përreth. Ndërsa në Gjirokastër rikandidimi i Flamur Bimes është shumë pranë. Megjithëse komunat dhe bashkitë janë të fituara nga Partia Socialiste, kjo e fundit do të përpiqet të thellojë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme. Në komuna si Çarshovë, Frashër apo Suka, për shkak të ngushtësisë që kandidatët kanë fituar në zgjedhjet e fundit, por rishikohen me kujdes për zgjedhjet e ardhshme.


    Qyteti/Komuna Emri kandidatit
    Vlorë Shpëtim Gjika
    Orikum Gëzim Capo
    Himarë PBDNJ
    Sarandë Stefan Çipa
    Rajmonda Gjoni
    Ksamil Dritan Dinaj
    Gjergji Imeraj
    Delvinë Dashamir Hado
    Konispol Mimoza Arapi
    Novoselë Jorgo Muka (PS)
    Kanan Sakaj (PSD)
    Selenicë Alfred Aligjoni
    Genci Xhafa
    Lukovë Stillo Premti
    Minerva Gjenerali
    Vergov PBDNJ
    Markat PBDNJ
    Komuna Qendër Në diskutim
    Komuna Kocë Mëno Besimi
    Brati Ahmet Demaj
    Vllahinë Gëzim Hoxha
    Zavaster Naim Selami


    Qyteti/Komuna Emri kandidatit
    Gjirokastër Flamur Bime
    Përmet Gilbert Jaçe
    Alma Hoxha
    Çarshovë Veli Mehmeti
    Dropull i Poshtëm PBDNJ
    Dropull i Sipërm PBDNJ
    Zagori Anastasi Naska
    Picar Shkëlqim Guçi
    Suka Përmet Ali Deliu
    Tepelenë Në diskutim
    Frashër Tomorr
    Bashkia Këlcyrë Klement Ndoni
    Piskova Bujar Ibrahimi
    Petrani Në diskutim
    Dishnic Në diskutim
    Ballabani Në diskutim

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Nga perfundimet qe ke nxjerr dukesh se je I rrahur shum me politiken lol
    Mos ke ngaterru gjo shkrim vllai
    Hahahah
    Mos lexo vetem reshtat e deklarates se PS.
    Mesohu te lexosh edhe midis rreshtave dhe do kuptosh se Rama nuk ka qellim te fitoje, por te prishi zgjedhjet.
    Aludimi eshte i qarte. Atij nuk ja ndjen nese prish imazhin e Shqiperisem nese le PS ne opozitem Bese mbeten pa perkrahjen partiake militantet socialiste.
    Rama ka ne tru vetem pushtetin Absolut. 5 para mend te duhen per ta kuptuar kete,
    Por ne kembim te kesaj do mari vetvrasjen e tij politike dhe fizike.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •