Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 70
  1. #21
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Vazhdon beteja me mullinjte e eres..

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Me 9 Maj Rama mbaron betejen me Saliun dhe fillon betejen me Prokurorine, ndersa beteja e vertete politike per PS , fillon pikerisht me 9 Maj
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #23
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Me 9 Maj Rama mbaron betejen me Saliun dhe fillon betejen me Prokurorine, ndersa beteja e vertete politike per PS , fillon pikerisht me 9 Maj
    9 Maj popujt fituan mbi fashizmin, dhe PO ashtu mendoj dhe unë se pikërisht më 9 Maj Saliu do mari atë që meriton.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    9 Maj popujt fituan mbi fashizmin, dhe PO ashtu mendoj dhe unë se pikërisht më 9 Maj Saliu do mari atë që meriton.
    Per here te pare na u puqen mendimet me ne fund
    Saliu do marri ate qe e ka merituar me punen dhe perkushtimin e tij
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    @Raptiloid




    Je shume troll i lezetshem dhe je duke plas nga inati. Shume gjera po ju shkojne huq. Kete rradhe Sala ka shtrenguar rradhet fort dhe po luan fuqishem. Nuk ke ç'te besh tjeter vetem te shfryhesh neper forume. Te kuptoj, je shume i frustruar. Shanset e juaja jane baraz me zero ...


    Qaj Rapti, qaj !!! Vuj Rapti, vuj !!!
    Qaj Edi, qaj !!! Vuj Edi, vuj !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #26
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    9 Maj popujt fituan mbi fashizmin, dhe PO ashtu mendoj dhe unë se pikërisht më 9 Maj Saliu do mari atë që meriton.

    Ne oren 02.41 te mengjesit se 7 Majit 1945 gjenerali Alfred Jodl firmos ne komanden e pergjithshme te aleateve ne Reims, France, dokumentin per kapitullimin e Gjermanise. Kapitullimi hyn ne fuqi daten 8 Maj 1945 ora 23.01. Ne mengjesin e 8 Majit, gjenerali Wilhelm Keitel se bashku me perfaqesues te tjere te komandes se larte te Wehrmachtit firmosin kapitullimin para gjeneralit Zhukov.
    Lajmi i fitores arrin ne perendim me 8 Maj dhe shperthejne festimet ne te gjithe Europen. Ne SHBA deklarojne 8 Majin diten e fitores ne Europe.
    Duke qene BRSS ne lindje, sipas ores se Moskes, kapitullimi i Gjermanise ndodh me 9 Maj, keshtu pervjetori i fitores shpallet 9 Maji.


    Ju punistat nuk i harroni lidhjet ekzistenciale dhe shpirterore me pansllavizmin.


    Me 8 Maj Europa Perendimore rifitoi lirine. Me 8 Maj TIRANA do te rifitoje lirine nga sundimi i Vrromave dhe pansllavizmit ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #27
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Fatkeqesia ma e madhe e kombit tone asht se nuk ka alternativa per te zgjedhur.

    Te dyja palet nuk perfaqesojne vecse palen e vet, nje grusht njerezish qe perfitojne..

    shumica vuan cmimet e larta dhe pasigurine..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #28
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Ju punistat nuk i harroni lidhjet ekzistenciale dhe shpirterore me pansllavizmin.


    Me 8 Maj Europa Perendimore rifitoi lirine. Me 8 Maj TIRANA do te rifitoje lirine nga sundimi i Vrromave dhe pansllavizmit ...
    (Y)

    Kur te pastrohet ai gjak miladino-mugosho-enverist, athere shqypenia ne maerr fryme lireshem.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Kush te shkon ne beteje per 10euro o edvin karrabushi, shiko ca behet Kadafi mercenareve u paguan 20000 euro per kok dhe po I shtrengohet laku. Nuk genjehet me njeri me lug floriri.

  10. #30
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Ju punistat nuk i harroni lidhjet ekzistenciale dhe shpirterore me pansllavizmin.


    Me 8 Maj Europa Perendimore rifitoi lirine. Me 8 Maj TIRANA do te rifitoje lirine nga sundimi i Vrromave dhe pansllavizmit ...
    Po o Kukuthi i vogël ashtu them edhe unë, më 8 Maj Saliu do vejë në gop të sinjorës dhe Tirana do çlirohet njëher e mirë nga sllavo-serbët.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    tirana nuk e meriton te udhehiqet nga nje pederast si edi rama
    tiranes i duhet nje burre puntor dhe i urte.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përfundimisht si janë punët?
    Deri ku ka shkuar muhabeti?
    Të premte, prapë do ketë demonstrata?

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    dhe kys kokrra e koqees me keq se berisha,,,,

    fjale e pordhe si ky si berisha

  14. #34
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Po o Kukuthi i vogël ashtu them edhe unë, më 8 Maj Saliu do vejë në gop të sinjorës dhe Tirana do çlirohet njëher e mirë nga sllavo-serbët.



    Me duket se kete rradhe ne gop shkon Ed Vrroma, Gramos Cakalli me gjithe sorrollopin e tyre pansllav ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk e besoj se të ofendon njeri por nganjëherë ndonjë...edhe ofendon...edhe pse e ke shok forumi...kur mbarojnë argumentat...ç'të bëjë i ziu njeri...edhe do ofendojë për hir të partisë!!!

  16. #36
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Edi kriza , ky qen i terbuar nuk ndal betejen e tij te cmendurise . Ky qen i cmendur deri tani ka vepruar me metoda radikale , me qellmin te destabilizoje vendin , vetem ne kete menyre kerkon te fitoje ne politike . Ai qe organizoi 21 janarit, ja faturon Berishes, cdo gje qe ndodh me veprimet e tij e thote qe e ka fain Saliu. Ky individ primitiv , te marre pergjegjesite politike, te mos hedhe gurin e te fshehe doren .
    Per aq kohe sa te jete ne politike, do vazhdoje te veteshkaktoje krize . Te mos harroje ky qen i cmendur qe ka humbur arsyen , per te gjitha veprimet qe ka bere vendit duke shkaktuar tensione te panevojshme shqiptareve , do marre pergjigjen e merituar me vote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 28-02-2011 më 12:23
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  17. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Me 9 Maj Rama mbaron betejen me Saliun dhe fillon betejen me Prokurorine, ndersa beteja e vertete politike per PS , fillon pikerisht me 9 Maj
    Gabim
    Prokuroria, presidenti, shish dhe ps Jane ne te njejtin krahe
    Ate te eleminimit fizik dhe politik te saldafit dhe salibaneve

  18. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    tirana nuk e meriton te udhehiqet nga nje pederast si edi rama
    tiranes i duhet nje burre puntor dhe i urte.
    Tiranes nuk i duhet as nje pederast hollandez si puna e LULe BASHES

  19. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    PS, nga protestat e vogla në demonstrata
    DENIS DEDEJ | 28/02/2011
    Wesite gazeta shekulli


    Turi i kryesocialistit në rrethe do të shoqërohet me organizimin e vazhdueshëm të protestave që pritet të kulmojnë me një demonstratë në fillim të prillit

    TIRANË - Edhe pse ditët e fundit duket sikur opozita nuk po i vazhdon më protestat e po i dedikohet turit parazgjedhor, Partia Socialiste ka ndërmend ta vijojë aksionin e saj politik përmes organizimeve të ndryshme që lidhen me kërkesën për largimin e qeverisë Berisha.

    Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se me nisjen e turit në bazë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, do të ndiqet një strategji ndryshe nga sa është parë deri më tani.

    Duke pasur parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve për ndërprerjen e demonstratave, pasi këto mund të sjellin përplasje të dhunshme, socialistët po ndjekin një tjetër mënyrë për të kërkuar largimin e qeverisë. Pas konsultave që kryesocialisti ka zhvilluar me deputetët socialist është rënë dakord që të ketë një periudhë pushimi deri në demonstratën e ardhshme.

    Në këtë kohë socialistët do të shfrytëzojnë data të caktuara apo çështje të ndryshme për t'i kërkuar kryeministrit Berisha të largohet. Pjesë e aksionit të tyre politik ishte dhe protesta e organizuara përpara Ministrisë së Brendshme nga Forumi Rinor Euro - Socialist Shqiptar, përmes të cilës kërkohej largimi i Lulzim Bashës.

    Socialistët do të vijojnë daljet e tyre në protesta, përmes organizimeve të vogla, për të treguar se nuk kanë hequr dorë nga dalja në rrugë dhe vendosmërinë e tyre për t'i shkuar deri në fund kërkesës së tyre.

    Ditën e djeshme, anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, njoftoi daljen në protestë të grave më 8 mars kundër kryeministrit Berisha dhe deklaratave të bërë nga ky i fundit ndaj grave.

    Nisur nga takimet e fundit me përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të Bashkimit Europian socialistët kanë vlerësuar se është momenti i duhur për të ndërprerë përkohësisht tubimet e mëdha e për të krijuar klimën e nevojshme të dialogut për të arritur një zgjidhje të përbashkët.

    Kjo, edhe pse nga mazhoranca nuk po shfaqet ndonjë vullnet faktik për dialog, meqenëse bisedimet janë të bllokuara deri në zbardhjen e 21 janarit përmes komisionit hetimor të ngritur posaçërisht për këtë çështje, komision që po drejtohet nga Partia Demokratike pa prezencën e Partisë Socialiste. Ndërkombëtarët kanë kërkuar në të gjitha takimet angazhim serioz që palët të ulen sëbashku për të dialoguar dhe politika të mos mjaftohet me deklarata.

    Partia Socialiste është e vendosur nga ana e saj të respektojë ndihmën e ndërkombëtarëve, por ato s'do të presin pafundësisht nga mazhoranca. Burime nga Partia Socialiste sqarojnë se demonstratat do të kthehen sërish si mjet i tyre për të kërkuar largimin e qeverisë nëse vazhdon të ketë mungesë vullneti nga qeveria për t'i dhënë zgjidhje krizës politike.

    Këtë herë, socialistët do të angazhohen në tubime edhe më të mëdha nga ato që janë zhvilluar deri më tani.

    Në diskutimet që janë zhvilluar nga lidershipi i Partisë Socialiste është menduar që në muajin prill të rinisin demonstratat e mëdha paqësore.

    Për sa kohë lideri i socialistëve, Edi Rama, vijon turin e tij në rrethe, sekretariati organizativ po shfrytëzon të gjithë kohën për të ideuar dhe organizuar daljen e opozitës në shesh. Ndryshe nga demonstratat që kemi parë deri më tani, këtë herë vendosmëria e socialistëve do të lidhet dhe me kohëzgjatjen e daljes së tyre. Gjatë mbledhjeve të forumeve të larta të socialistëve deputet apo zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar radikalizim të qëndrimit përmes demonstratave të zgjatura.

    Deputetë socialistë u kanë kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste që të dalin në shesh dhe të mos e mbyllin tubimin për pak orë, por të qëndrojnë me ditë të tëra deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Momentalisht, në Partinë Socialiste çdo skemë për daljen e ardhshme të opozitës në shesh është në fazën e mbledhjes së ideve, pas mbarimit të turit të kryesocialistit, demonstrata do të marrë një tjetër formë.

  20. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Website gazeta tema

    Mos e frikësoni kandidatin Basha!
    Nga Mero Baze
    Ka disa ditë që Partia Socialiste nga foltorja e saj po përpiqet të paralajmërojë kandidatin e mundshëm për Bashkinë e Tiranës nga shumica në pushtet, se nëse do të jetë kandidat, do të përballet me vrasjet e 21 janarit dhe historitë e mëparshme të tij të korrupsionit. E gjitha kjo duket qartë që bëhet për të prekur Berishën në sedër dhe për ta vendosur pikërisht Lulëzim Bashën kandidat për Bashkinë. Kështu ia humb dhe imunitetin, dhe mandatin e deputetit dhe të ministrit, dhe pas 8 majit është qytetar i lirë në dispozicion të drejtësisë. Nga ana tjetër Partia Demokratike po bën qesharak jo vetëm Bashën, por gjithë njerëzit që nxjerr dhe ajo në foltore, që gjysëm ore ia thoin emrin Bashës dhe gjysëm ore ia fshehin.* Atje problemi është më i komplikuar se në foltoret e socialistëve. Aty ka njerëz që e duan Bashën kandidat realisht për të ftuar, ka që e duan ta shikojnë të humbur, ka të tjerë që duan vetëm një kandidat dhe të nisin fushatën. Por në të vërtetë emri i kandidatit ë ardhshëm nuk do dalë as nga foltoret dhe as konferencat e shtypit, por nga goja e Sali Berishës, i cili me sa duket po pret të sigurohet nëse do kandidojë ose jo Edi Rama për Bashkinë e Tiranës.
    Pra, e gjithë zhurma që bëhet si nga Partia Socialiste dhe nga ajo Demokratike për kandidimin ose jo të Bashës, është një zhurmë që mban nën tension Lulëzim Bashën, i cili duket se është i vetmi që nuk di gjë akoma nëse do të kandidojë apo jo. Në të vërtetë ky është dhe tipari politik më i spikatur i tij si politikan.
    Në përballjen e tij të parë politike në vitin 2005 me prishjen e Zogut të Zi, ai ishte njeriu më i tmerruar kur e takoje privatisht. Të thoshte që është çmenduri, që është e jashtëligjshme, që kështu nuk mund të bëhet, por kur Berisha e thërriste në zyrë, ai dilte prej andej dhe recitonte fjalimet për prishjen e Zogut të Zi. Më pas u desh të përballej me një çështje shumë politike dhe personale që ka vulosur personalitetin e tij dhe ajo ishte padia penale e ngritur ndaj tij për abuzime në segmentin Rrëshen- Kalimash në shifrën rreth 200 milionë euro. Ky njeri nuk bëri dot asnjë gjest personal, asnjë veprim që të dëshmonte personalitetin e tij, por pranoi që Kuvendi t’i bënte presion Prokurores së Përgjithshme, pranoi të fuste në luftë Kuvendin me Prokurorinë, kryeministrinë me Gjykatat dhe më në fund të hiqte dhe imunitetin kur të sigurohej se afatet do të digjeshin dhe nuk do të gjykohej. Dhe ashtu ndodhi. Sot Lulëzim Basha është i vetmi politikan që gazetarët mund t’i thonë “hajdut” pa ju dridhur zëri dhe ai nuk ka çfarë thotë pasi nuk ka shkuar të mbrohet në Gjykatë, por ka djegur gjykimin me procedura. Pra, ai ka thyer nj rekord në raport me historinë e tij personale, pasi ka pranuar të mos pastrojë vetën e tij nga një kazus i rëndë, vetëm pse nuk donte këtë gjë kryeministri i tij.
    Ndërkohë si prishjen e Zogut të Zi, ashtu dhe betejën për segmentin Rrëshen- Kalimash ai dhe Berisha i projektonin si një biografi të tijën për tu ndeshur me Edi Ramën në shkurt të vitit 2007. Sapo Berisha pa se pikët e tij kishin rënë dhe Basha nuk e përballonte dot garën, e hoqi atë në minutat e fundit dh futi në lojë Olldashin, i cili pas zgjedhjeve ishte pa mandat deputeti dhe pa post ministri.
    Tashmë historia po përsëritet. Lulëzim Basha po pompohet për kandidat, ndërkohë që nga dita në ditë prokuroria mund të kërkojë imunitetin e tij nëse ndonjë nga gardistët thotë se morëm urdhër për të hapur zjarr mbi katër qytetarët e vrarë. Ai sërish nuk ka kurajën të mbrojë veten dhe ta pastrojë atë nga akuza për krim. Ai rri dëgjon ç’do ditë sa foltoren e PS, sa foltoren e PD-së që flasin rreth tij dhe nuk reagon dot. Kap pronarë mediesh, u premton miliona për fushatën, bën politikë kuadri nëpër televizione, por prapë nuk u jep dot fjalën që do jetë kandidat. Aldo Bumçi që i kupton me vonesë gjërat në PD u nxitua dhe shqiptoi emrin e tij tek Ora Neës dhe gati e linçuan. Me të nuk është askush i sinqertë. Opozitarët e duan kandidat dhe bëjnë sikur e trembin, Berisha e do fitues dhe bën sikur ai mund të fitojë edhe me Ramën, Topalli e do humbës dhe bën sikur e mbështet me grupin e vet. Meta e do fitues, por s’ka me se e ndihmon se mund të jenë të dy pas disa kohësh në burg. I vetmi njeri që nuk e di se ç’do të bëhet realisht me të, është Lulëzim Basha. Është e pamëshirshme t’ia kërkosh tani atij të jetë i qartë se ç’duhet të bëjë. Ai do të vazhdoj të jetë ashtu siç ka qenë, pa shtyllën e vet kurrizore, pa personalitetin e tij, pa emrin e tij, pa gabimet dhe meritat e tij… Mos e frikësoni duke e mbrojtur dhe duke e sharë. Lëreni në fatin e tij, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë vetë.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •