Prend Buzhala braktis KD të PDK për Nënën Terezë
Publikuar: Sot, më 25 shkurt 2011 (Koha.net)
Klinë, 25 Shkurt - Publicisti dhe shkrimtari i njohur klinas, Prend Buzhala, përmes një komunikate me shkrim, ka njoftuar se jep dorëheqje nga Këshilli Drejtues i PDK-së në nivel qendror për shkak të heqjes së fotografisë së Nënë Tereza. “I njoftoj organet drejtuese të PDK-se dhe opinionin, se jap dorëheqje nga të qenit anëtar i
Këshillit Drejtues të PDK në nivel qendror. Dorëheqja behët në shenje proteste, për shkak të heqjes së fotografisë së Nënës Terezë nga ambientet qeveritare, si dhe heqja e fotove te figurave tona të shquara nga ambientet kulturore”, ka thënë Buzhala në njoftimin e tij me shkrim, të dërguar në mënyre elektronike medieve të këtushme. Megjithëse ai nuk ka specifikuar se kush i ha hequr fotografitë, por aludon
në heqjen e fotografive nga Ministri i sapozgjedhur Memli Krasniqi, i cili ka hequr të enjten nga ambientet e Ministrisë së Kulturës fotot e Ibrahim Rugovës dhe të Nënë Terezë.
Buzhala është drejtor i Bibliotekës së qytetit të Klinës dhe ka fituar shumë çmime për gazetari dhe disa çmime letrare e publicistike.
Krijoni Kontakt