Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Prend Buzhala braktis KD të PDK për Nënën Terezë

    Prend Buzhala braktis KD të PDK për Nënën Terezë
    Publikuar: Sot, më 25 shkurt 2011 (Koha.net)

    Klinë, 25 Shkurt - Publicisti dhe shkrimtari i njohur klinas, Prend Buzhala, përmes një komunikate me shkrim, ka njoftuar se jep dorëheqje nga Këshilli Drejtues i PDK-së në nivel qendror për shkak të heqjes së fotografisë së Nënë Tereza. “I njoftoj organet drejtuese të PDK-se dhe opinionin, se jap dorëheqje nga të qenit anëtar i
    Këshillit Drejtues të PDK në nivel qendror. Dorëheqja behët në shenje proteste, për shkak të heqjes së fotografisë së Nënës Terezë nga ambientet qeveritare, si dhe heqja e fotove te figurave tona të shquara nga ambientet kulturore”, ka thënë Buzhala në njoftimin e tij me shkrim, të dërguar në mënyre elektronike medieve të këtushme. Megjithëse ai nuk ka specifikuar se kush i ha hequr fotografitë, por aludon
    në heqjen e fotografive nga Ministri i sapozgjedhur Memli Krasniqi, i cili ka hequr të enjten nga ambientet e Ministrisë së Kulturës fotot e Ibrahim Rugovës dhe të Nënë Terezë.
    Buzhala është drejtor i Bibliotekës së qytetit të Klinës dhe ka fituar shumë çmime për gazetari dhe disa çmime letrare e publicistike.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin
    bravo minister Memli shum shum me vend ka punue

    llap ju para dite jashtqitni e mas dite ktheheni e hani!


    Rikthehen fotot e Rugovës e Nënës Tereze


    Një vendim të pashkruar i ministrit të Kulturës Memli Krasniqi për të hequr nga holi i Ministrisë së Kutlurës fotografitë e presidentit Ibrahim Rugova dhe Nënës Tereze, duket se është "shfuqizuar" nga vetë ai. Burime tona nga Minsitria e Kulturës bëjnë të ditur se fotografitë e presidentit Ibrahim Rugova dhe nënës Tereze janë rikthyer përsëri në të njëjtin vend ku kanq qëndruar më parë në Ministrinë e Kulturës. Këtë e ka bërë të ditur edhe edhe vetë ministri Krasniqi përmes një komunikate për shtyp,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje shenj shum shum e keqe e te riut ne moshe memli k.ar-sniqi..por qe na del shum i mykur.. ne mendime e shpirt..
    nuk e prisja kte akt taliban te ketij karrieristi qe aty ku eshte erdhi pa asnji merite..vec merites se te jatit qe diti ti dal bese rugoves..

    duke pare se thaqi kohet e fundit sidomos mbas krizes qe krijoj ldk-ja e sejdiut.. diti te qendroje shum mire perballe situates.. e shum bukur diti ti zgidhe demokratikisht.. problemet e krijimit te qeverise e te zgedhjes se presidentit.. nuk do desha ti dilte ky kopil e me ja prish figuren qeverris thaqi..

    buzhala ka reaguar shum drejt.. per Nan terezen.. por Ne si Populll duhet te reagojme dhe per Nen Tetrezen dhe per Rugoven..

    Te dy e kan te merituar nje Foto neper ministrira..

    vec mir i bejne Kosoves..

    zoti Thaqi.. duhet ta korigjoje kte gaf te te perkedhelurit te vet..

    ose duke i ri vu..Fotot ose duke e liruar talibanin Memli nga detyra..





    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-02-2011 më 11:35

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Heqja e fotove nga Memli. Reagon LDK, dorëheqje në PDK

    Ende pa e pranuar postin e ministrit, Memli Krasniqi, ka hequr nga muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), fotografitë e Nënës Terezë dhe Ibrahim Rugovës. Një veprim i tillë, është konfirmuar nga Gani Elshani, ushtrues i deritashëm i detyrës së ministrit në MKRS, dhe vet ministri i ri, Memli Krasniqi.

    Por, për të marrë këtë vendim, siç ka raportuar “Koha Ditore”, Krasniqi, nuk ka pritur orën 11:00 të së enjtes, kur edhe zyrtarisht është ulur në karrigen e kreut të MKRS-së, por e ka vepruar më herët.

    Vet Krasniqi ka thënë se fotografitë janë hequr me vendim të tij, pasi që, sipas tij, të dyjave iu ka kaluar koha. “Tash jemi në vitin 2011 dhe meqenëse s’ka pasur ministër qe disa muaj, nuk kanë mundur t’i heqin më herët”, ka thënë ai.

    Pas kësaj ngjarje, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarët e të cilës nëpërmjet një deklarate, kanë thënë se ky veprim i njeriut të Hashim Thaçit, është i papërgjegjshëm.

    “Është fyerje për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për LDK-në dhe në veçanti, fyerje për familjen e nderuar të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

    Kurse, heqja e fotografisë së Nenës Terezë, sipas kësaj partie, është fyerje për simbolin e shqiptarëve në botë, për figurën më të madhe shqiptare në botën perëndimore, për simbolin e përkatësisë dhe përcaktimit perëndimor të shqiptarëve.

    “Mbi të gjitha, është fyerje për figurën e madhe të humanistes botërore”, thuhet në reagim, në të cilin, LDK-ja i kërkon Thaçit të distancohet nga ky veprim i papërgjegjshëm i vartësit të tij, rikthimin e menjëhershëm të fotografive në vendin e tyre dhe kërkim falje publike nga Krasniqi.

    Heqja e fotografive në Ministrinë e Kulturës, ka ngjallur reagime edhe në mesin e zyrtarëve të PDK-së. Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së në nivel qendror, Prend Buzhala ka dhenë dorëheqje të premten nga ky post.

    Buzhala, ka sqaruar se arsyeja e kësaj dorëheqje është heqja e fotografisë së humanistes shqiptare “Nëna Terezë” dhe figurave tjera të shquara, nga ambientet qeveritare.

    Memli Krasniqi rikthen fotografitë

    Pas reagimeve rreth veprimit të një dite më parë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se kolazhi i posterëve është rivendosur në ambientet e kabinetit të ministrit.

    Ai ka thënë se ky veprim është marrë jo si rrjedhojë e presionit, por, sipas tij, për të treguar se ka respektin më të lartë personal, kombëtar dhe institucional për nobelisten e madhe shqiptare Nëna Terezë, por edhe për ish-presidentin Ibrahim Rugova. /Zëri/


    shifni klyshet e 'nenes 'serbi qysh i ndroojn qendrimet si kurvat e behxhet pacovit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ldk

    ban mire nja 6 muaj fare mos me fol per kurgja se kurgja na doli.

    nuk i ka fare pesh me fjala ldk


    duhet me u burrnue kjo parti se sic duket paska koh qe ka vazhdu ne te procesi i c'burrnimit.. e ne dashamiret e saj skemi dit gja..


    kurse memli ben mire me dhen dorheqjen.. sa ska ba ndoj marri tjeter..

    do me i kuptu kokboshet..

    shihi ne ditet e para te punes..
    mundohen me ba ndoj pordhaceri bombastike kinse jan te vecante.. te jashtzakonshem.. kinse.. jan tuj hap epoka te reja te te papame..

    i urti fillon punen me urtesi.. e dal kadale..

    nan tereza e ibrahim Rugova jan thesare per kulturen kosovare.. e ate shqiptare..

    mos kuptimi i ksaj nga ministri i ri.. tregon se Thaqi nuk ja ka qillue me memlin..

    le te gjej nji Profesor te dijshem e te tille ka plot.. qoft pa parti fare..

    memli e ka lli.. kur thojn prizrenasit..

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    [b]
    shifni klyshet e 'nenes 'serbi qysh i ndroojn qendrimet si kurvat e behxhet pacovit!
    Ai eshte zog kurve, i pa fytyrë qe provokon shqiptarët ne ket mënyre duke luajtur lojen e agjës së tij - hixh karsniqit me figuren e Nënë terezes, burrat nuk e kan qeshtu - e ndyshon fillë qendrimin sepse e sheh se sa eshte ora!!. Per ndrsyhe eshte i sigurte se kishte ndodhur tjetra qe ai nuk e deshiron, ai ma shume e don karrigen se sa idealin - pra s'ka ideal dhe vendimet e tij jane te luhatshme.
    Me figuren e Nënë tereze nuk ka lojë.

    Prend Buzhala eshte ngutur pakë sepse nuk eshte i vetmi ai se eshte i pa kenaqur me kete veprim por shume gjera do të ndryshojne ne PDK.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ldk

    ban mire nja 6 muaj fare mos me fol per kurgja se kurgja na doli.

    nuk i ka fare pesh me fjala ldk


    duhet me u burrnue kjo parti se sic duket paska koh qe ka vazhdu ne te procesi i c'burrnimit.. e ne dashamiret e saj skemi dit gja..


    kurse memli ben mire me dhen dorheqjen.. sa ska ba ndoj marri tjeter..

    do me i kuptu kokboshet..

    shihi ne ditet e para te punes..
    mundohen me ba ndoj pordhaceri bombastike kinse jan te vecante.. te jashtzakonshem.. kinse.. jan tuj hap epoka te reja te te papame..

    i urti fillon punen me urtesi.. e dal kadale..

    nan tereza e ibrahim Rugova jan thesare per kulturen kosovare.. e ate shqiptare..

    mos kuptimi i ksaj nga ministri i ri.. tregon se Thaqi nuk ja ka qillue me memlin..
    le te gjej nji Profesor te dijshem e te tille ka plot.. qoft pa parti fare..

    memli e ka lli.. kur thojn prizrenasit..
    Janë punë të thella o Brari këto. Ec e beso që .... po nejse. Ndoshta "Memli" ka pasur për qëllim ta vinte foton e... nejse. Se kështu e pati vu edhe dikund një thënie filozofike të tij.... prapë nejse.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    Prend Buzhala braktis KD të PDK për Nënën Terezë
    Publikuar: Sot, më 25 shkurt 2011 (Koha.net)

    Klinë, 25 Shkurt - Publicisti dhe shkrimtari i njohur klinas, Prend Buzhala, përmes një komunikate me shkrim, ka njoftuar se jep dorëheqje nga Këshilli Drejtues i PDK-së në nivel qendror për shkak të heqjes së fotografisë së Nënë Tereza. “I njoftoj organet drejtuese të PDK-se dhe opinionin, se jap dorëheqje nga të qenit anëtar i
    Këshillit Drejtues të PDK në nivel qendror. Dorëheqja behët në shenje proteste, për shkak të heqjes së fotografisë së Nënës Terezë nga ambientet qeveritare, si dhe heqja e fotove te figurave tona të shquara nga ambientet kulturore”, ka thënë Buzhala në njoftimin e tij me shkrim, të dërguar në mënyre elektronike medieve të këtushme. Megjithëse ai nuk ka specifikuar se kush i ha hequr fotografitë, por aludon
    në heqjen e fotografive nga Ministri i sapozgjedhur Memli Krasniqi, i cili ka hequr të enjten nga ambientet e Ministrisë së Kulturës fotot e Ibrahim Rugovës dhe të Nënë Terezë.
    Buzhala është drejtor i Bibliotekës së qytetit të Klinës dhe ka fituar shumë çmime për gazetari dhe disa çmime letrare e publicistike.
    Ky çuni, mysliman fanatik dikur këngëtar i ritmit të rrugës, me rrugaçëri e nisi ministrinë e kulturës.

    Harron ky çuni se kush e prek figurën e Nënës Tereza ka prekur diçka të shenjë të qenies shqiptare. Nënë Tereza ka përmasa botërore dhe nëse dikush na njeh si shqiptarë, kjo është simboli ynë. Mos ta vrasim pra këtë simbol.

    Sa për Memlin unë propozoj që që nga sot mos të jetë më ministër i (pa)kulturës.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Pse bre Memli prej Burrit,u bere Burrec?!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Përgëzime Memli Krasniqi.

    Në Ministrinë e Kultures Rinisë dhe Sportit duhet të jenë foto me fytyra nga sportistët me renome si Lah Nimani etj. e jo me figura politike dhe fetare.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Memlit duhet me ja qit fotografit e bin ladenit,vetem ateher ndihet i knaqur,o kuku kush po e udheheq kulturen,mire tha jakupi kan ardh do satelita dhe hopa e ministra pa asnje merit

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Përgëzime Memli Krasniqi.

    Në Ministrinë e Kultures Rinisë dhe Sportit duhet të jenë foto me fytyra nga sportistët me renome si Lah Nimani etj. e jo me figura politike dhe fetare.
    Po jan ca figura qe tejkaloin politiken jan figura historike dhe me to nuk guxon te luaj as nje minister e lere me nje rrugaq siq eshte memli,i biri i milazimit njerit prej themeluesve te ldk

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e BLERIM BUSHI
    Anëtarësuar
    08-02-2010
    Vendndodhja
    HANI ELEZIT
    Postime
    2
    Pershendetje

    Sipas mendumit time ky gjest i Memli Krasniqit eshte shume femiror sepse ende nuk eshte pjekur ne politik per kete post politik.
    Duhet te kerkoj falje Shiptarve dhe te tregoje qe nuk ka lidhje me politik dhe eshte klysh i Kryeministrit.
    Nuk eshte dashtur te ndodhe ky gjest ne ditet e para si minister.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Deri dje ky far memli vrapojke pas fushatav te Rugoves si qen
    We are all Aliens

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •