Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Krasniqi akuza Thaçit e Pacollit Krisje brenda PDK-së

    PRISHTINE-Nisin krisjet ne partine demokratike te Kosoves, Kryetari i kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi e ka quajtur kryeministrin e vendit dhe njekohesisht kryetarin e partise ku ai ben pjese, Hashim Thaçin nje totalitar ndersa Pacollin, president me vota te presionit.
    Ne nje emision televiziv te Koha Vizion ne Prishtine, Jakup Krasniqi, e ka quajtur presidentin e ri të Kosovës, Behxhet Pacollin, të “papërshtatshëm”, “i zgjedhur pa vullnetin e qytetarëve” dhe “me vota të presionit”. Ai ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi për mënyrën e zgjedhjes së Pacollit president, duke i frikësuar deputetët me heqje nga lista nëse nuk e votojnë kandidaturen e tij. Krasniqi ka ritheksuar se është shkelur kushtetuta në këtë rast dhe se vullneti i deputetëve të pranishëm ishte ai nga votimi i herës së parë, kur Behxhet Pacollit nuk iu dhanë më shumë se 54 vota. Jakup Krasniqi ka folur edhe për krizën brenda PDK-së, e cila është bërë e pashmangshme me rastin Pacolli, duke e akuzuar drejtpërdrejt Thaçin, por edhe kryetarët e komunave që mbështetën këtë zgjedhje për hir të interesave të tyre vetjake. Ai madje ka akuzuar për totalitarizëm, PDK-në në krye me Hashim Thaçin.
    “Do t’i vëzhgojmë punët e kryeministrit dhe të presidentit, madje dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tyre në rast se nuk funksionin rendi dhe ligji” është shprehur kreu i Kuvendit. Ai ka thënë se është koha që PDK-ja të mbajë kuvendin zgjedhor, ndërsa është shprehur me ironi ndaj “parashutistëve” që kanë aderuar në PDK kohët e fundit, duke i cilësuar si poltronë të kryeministrit Thaçi dhe interesaxhinj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    po po mani ju ymyd qe po prishen e perqahen keta burra
    kqyrni more punte juve ju qe u bat pik e pes
    e na bat hor
    se Hashimi e Jakupi e kan tregue veten kur kan qen ditet me te veshtira
    e le ma sot
    hiq mos jau bani dertin ju atyre
    ata kan luftue per ket liri e demokraci e normal
    qe e kan siell lirin demokracin e pluralizmin
    e edhe nese ka mendime te ndryshme nuk do te thot se ka perqarje
    kot i ferkoni duert po ju tregoi qitu

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Jakup Krasniqi: PDK nuk është vetëm e Thaçit

    Publikuar: Sot, më 25 shkurt 2011





    Prishtinë, 25 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e konsideron Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) vepër të tij, duke thënë se ka qenë njeriu më i angazhuar në PDK për stabilitet, unitet dhe jo ndarje të kësaj partie. Në intervistën për të përditshmen “Zëri, Krasniqi tha se PDK-ja nuk është rezultat i një individi, as i kryetarit të saj Hashim Thaçi, por i shumë veprimtarëve të tjerë politikë, që kanë një kulturë dhe traditë politike, por të cilët asnjëherë deri me sot nuk janë shtyrë për pozita.
    Në këtë intervistë kryeparlamentari Jakup Krasniqi është shprehur haptazi kundër vendimeve të Thaçit dhe procedurave që ai ka aplikuar për të ardhur deri tek përzgjedhja e Behgjet Pacollit president i Kosovës, duke e quajtur pazar të koalicionit.
    Ai ripërsëriti se është shkelur neni për presidentin, ku thuhet se ai duhet të jetë personi unifikues i popullit të Kosovës. Si mundet të jetë një preson edhe unifikues edhe të votohet me 61 vota, pra me gjysmën e votave të deputetëve. Pra, ka absurditete në këtë rast, kështu që Kushtetuta jonë duhet të ndërrohet. Neni 70, pika 1, tregon që deputeti duhet të jetë i lirë për të votuar dhe ndërprerja apo pauza në një mënyrë sikur nuk ia lë këtë liri.
    Unë mendoj se zgjedhja e lirë e deputetëve ka qenë hera e parë dhe e dytë dhe në herën e tretë zgjedhja e lirë është eliminuar. Të gjitha janë të precizuara edhe me Rregulloren e punës së Kuvendit për mënyrën se si kërkohet pauza.
    Me Kushtetutë kërkohet që në dy herët e para në sallën e Kuvendit të Kosovës të jenë 80 deputetë e që atë ditë në seancë nuk kanë qenë. Kështu është lënë mundësia që edhe me 60 deputetë të zgjidhet presidenti.
    I pyetur nëse ka pasur presion në pauzë, Krasniqi u përgjigj se personalisht nuk kishte pasur presion, por duke qenë se pjesa më e madhe e deputeteve janë të rinj ka lënë mundësinë që të jenë frikësuar se mund të shkohet me zgjedhje të tjera. “Ndoshta njerëzit nuk kanë dashur ta çojnë Kosovën në zgjedhje të tjera”, është shprehur ai.
    Për kryeparlamentarin Krasniqi ka qenë shpejtim i përzgjedhjes. “Për mua ka qenë jo shumë e kuptueshme, pasi që kemi pasur hapësirë për të bërë një zgjedhje më të qëndrueshme, për të qenë pjesë e votimit edhe opozita për të dhënë kontributin e vet, siç e dha edhe në pjesën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, tani kemi institucionet, janë këto institucionet dhe zhvillimet që do të vijnë do të përcaktojnë se cila do të jetë rruga për të ecur më tej.
    Megjithatë, kjo situatë që është krijuar pas zgjedhjeve ka treguar dy çështje, me të cilat duhet të merren kjo legjislaturë. Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe të plotësohet edhe të konkretizohet. Gjithashtu duhe të bëhet edhe reforma e sistemit zgjedhor.
    Ndryshimi duhet të bëhet për të lehtësuar procesin zgjedhor mbi bazën e nivelit të zhvillimit të demokracisë, nivelit të kulturës së qytetarëve të Kosovës të jetë më e thjeshtë që zgjedhësit e Kosovës të shkojnë në mënyrë të lirë te kutitë e votimit. Janë këto çështje që kjo legjislaturë në afatin më të shpejtë të mundshëm të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i bërë këto ndryshime.
    Tani për tani Kushtetuta e ka një zbrazëtirë në këtë drejtim dhe duhet në të ardhmen të ndryshohet. Varet shumë nga partitë politike dhe nga qëndrimet e partive politike në Kuvend, vetë ndryshimi i kushtetutës me një konsensus, natyrisht me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pastaj një vendim që të ndryshohet forma e zgjedhjes së presidentit, për të mos u bërë presidenti pazar i koalicionit qeverisës, ndoshta do të duhej të shkohet me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët.
    Presidenti është njeriu i parë, përkatësisht pozita e parë në Kosovë dhe ai duhet të ketë mbështetje më të gjerë popullore, duhet të jetë një personalitet më unifikues gjithsesi nëse zgjidhet nga Kuvendi duhet të precizohet që të jetë një votim jo me 60 plus një, por, presidenti duhet të sigurojë së paku 80 vota. Të shkohet me zgjedhjet e drejtpërdrejta nga qytetarët e Kosovës, ndoshta kjo është zgjedhja më ë mire e mundshme tani për tani, ka thënë ai. Krasniqi nuk ka mundur të shpjegojë si u bë që të rritet numri i votuesve pro, pas dy rundave që nuk siguruan as minimumin për zgjedhjen e presidentit.
    “Unë kam marrë pjesë në votim dhe vota ime ka qenë kundër”, i ka thënë “Zërit Jakup Krasniqi”.
    Për pasojat që do të prodhojë gjithë procesi i zgjedhjes së presidentit ai ka bërë përgjegjës Hashim Thaçin. Me asnjë rast nuk kemi bërë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar dorëheqjen e z. Thaçi. Tani krijimi i këtyre institucioneve, në këtë formë që është bërë, sigurisht që ka krijuar një ndarje në mendime dhe në ide, në ata që kanë thënë se nuk kemi zgjedhje tjetër, që është z. Thaçi, dhe ne që mendojmë se megjithatë kemi mundur të kemi një zgjedhje më të mirë.
    Kemi pasur afat 30 ditë që të bisedojmë me të gjitha partitë politike, pa marrë parasysh që disa kanë qenë mjaft rezistuese, mirëpo është dashur të bëhen tentime në forma të ndryshme për të krijuar një stabilitet më të fortë, në rend të parë brenda përbrenda koalicionit dhe pastaj në institucionet e Kosovës. Unë mendoj se nuk janë shfrytëzuar të gjitha këto mundësi. Megjithatë, përgjegjësia është e kryetari edhe e atyre që e kanë mbështetur kryetarin.
    Krasniqi ka sqaruar pse ishte kundër zgjedhjes së Pacollit president. Jam përpjekur t’u them të gjithëve në parti se angazhimi ynë është për kombin, interesi i dytë për partinë dhe i treti për vete. Unë jo me çdo kusht kam qenë të marr atë pozitë. Qëndrimi im nuk është mbështetur mbi inate, s’është e thënë që unë të jem kandidat për president, por jo Pacolli. S’kam asgjë personale, por Pacolli nuk është zgjedhja më e mirë dhe zgjedhja që i duhet Kosovës për krijimin e institucioneve në kohën kur u shtuan kritikat nga jashtë. Kosovës i duhej një personalitet që i heq këta zëra kritikues për Kosovën. Ne kemi bërë të kundërtën, jo vetëm që nuk e kemi hequr kritikën, por i kemi shtuar ato.
    Edhe pse në kryesi me konsensus është marrë vendim që kandidat të jem unë dhe refuzimin e Thaçit e konsideroj se nuk e ka pasur një konsistencë në këtë drejtim për faktin se Thaçi nuk ka parë aleat tjetër me të cilët do ta formonte qeverinë, është shprehur kryeparlamentari i Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    edhe ne restorantin pllumbi dite me pare kishte nje konflikt fizik ne mes hashim tacit dhe azem syles!
    por hasa kembet e lehta e drejt e ne kushine te restorantit ishte strehuar hahah!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin
    po po mani ju ymyd qe po prishen e perqahen keta burra
    kqyrni more punte juve ju qe u bat pik e pes
    e na bat hor
    se Hashimi e Jakupi e kan tregue veten kur kan qen ditet me te veshtira
    e le ma sot
    hiq mos jau bani dertin ju atyre
    ata kan luftue per ket liri e demokraci e normal
    qe e kan siell lirin demokracin e pluralizmin
    e edhe nese ka mendime te ndryshme nuk do te thot se ka perqarje
    kot i ferkoni duert po ju tregoi qitu

    thone shpresa vdes e fundit !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Eshte nje roman i njohur me emrin:" Dicka eshte e kalbur ne shtetin Danez"....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    deputetet e pdk-se antaret e shikut ne kuvendin e kosoves "patriotat" paskan votuar titon e 'nenes'; serbi!


    Si votuan deputetët e PDK-së për Pacollin president ?

    Zgjedhja e presidentit të Kosovës të martën në Kuvendin e Kosovës u përcoll me jo pak vështirësi të cilat i krijuan deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës që nuk kishin arritur as pas nënshkrimit të koalicionit me AKR-në të bindeshin nga strukturat udhëheqëse të partisë për ta votuar Behgjet Pacollin për president.

    Menjëherë pas përmbylljes së seancës së Kuvendit ku vetëm pas raundit të tretë të votimit, Behgjet Pacolli u zgjodh president me 62 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, nënkryetari i PDK-së dhe njëherit personi i tretë më i votuar në Kosovë me rreth 75 mijë vota, Fatmir Limaj doli para medieve dhe e bëri publike votën e tij kundër Behxhet Pacollit si president.

    Ndërkaq për Kosovapressin edhe deputetë të tjerë të PDK-së bënë publike votat e tyre.

    Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e kësaj partie Jakup Krasniqi përmes telefonit ka thënë se qëndrimet e tij lidhur me Pacollin mund të pasqyrojnë edhe votën e tij në Kuvend dhe kjo, sipas tij nënkupton se ka votuar kundër tij.

    Ndryshe nga Krasniqi ka votuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se që nga fillimi e kishte përkrahur koalicionin me AKR-në dhe kjo sipas tij nënkupton se ka votuar pro Pacollit si president.

    Njëjtë si Rexhepi kanë thënë se kanë votuar edhe deputetët tjerë të PDK-së të kontaktuar nga Kosovapress, që kanë pranuar të tregojnë se cila ka qenë vota e tyre për presidentin Pacolli.

    Elmi Reçica, Sala Berisha-Shala, Lumnie Morina e Bekim Haxhiu janë deklaruar hapur se vota e tyre ka qenë pro kandidaturës së Pacollit për president.

    Edhe deputetja Xhevahire Izmaku ka thënë se ka votuar pro Pacollit si president dhe për këtë, sipas saj, nuk ka pasur presion nga askush dhe se votën e saj ia ka bërë publike edhe organeve të partisë edhe grupit parlamentar.

    Ndërkaq shumica prej 34 deputetëve të partisë më të madhe, janë shprehur të rezervuar, duke thënë se dëshirojnë ta respektojnë konfidencialitetin e votës së fshehtë.

    Xhavit Haliti ka thënë se nuk dëshiron ta bëjë publike votën, ngase është çështje individuale, njësoj sikur bashkëvendasi i tij Adem Grabovci, i cili nuk ka dashur të tregojë nëse ka votuar pro apo kundër.

    Edhe Zenun Pajaziti, Flora Brovina, Fadil Demaku, Salihe Mustafa e Hasime Krasniqi janë rezervuar ta bëjnë publike votën e tyre, duke thënë se duhet respektuar vota e fshehtë. Megjithatë, kjo e fundit ka thënë se të gjitha prononcimet lidhur me këtë çështje i kanë dhënë përgjegjësit e partisë.

    Kurse deputetët Ramë Vataj dhe Idriz Vehapi, megjithëse janë shprehur se vota është konfidenciale, ata prapë e kanë bërë të qartë në mënyrë të tërthortë se kanë votuar pro Pacollit, përderisa kanë thënë se kanë votuar ashtu siç ka votuar edhe partia. Vehapi ka thënë se vota e tij ka qenë për konsolidimin e institucioneve dhe për de-bllokimin e tyre.

    Ndërkaq deputetja tjetër Ganimete Musliu, e cila vjen nga komuna prej nga vjen edhe kryeministri Thaçi, ka theksuar se vota është e fshehtë dhe nuk mund ta bëjë të ditur, në të kundërtën, sipas saj, po të ishte publike, votimi do të bëhej me ngritje dore.

    Shaip Muja e Fatmir Xhelili kanë gjetur një mënyrë ‘diplomatike’ për t’iu përgjigjur pyetjes se a kanë votuar pro apo kundër kandidaturës së Behgjet Pacollit për president. “Për kë keni votuar ju gjatë zgjedhjeve?”, ka qenë pyetja e tyre, përmes së cilës kanë refuzuar të deklarojnë votën e tyre.

    Kurse deputeti Behar Selimi nuk deklaron decidivisht nëse ka votuar për apo kundër Pacollit, por thekson se e ka respektuar qëndrimin e partisë.

    “Meqë ishte vendim vital, unë që më parë u pata deklaruar se do të respektoj qëndrimin e partisë qoftë edhe jokonsistent me mendimin dhe dëshirën time, besoj edhe të shumicës në PDK, por të cilin na bënë të pamundshëm AAK-ja dhe partitë e tjera shqiptare”, ka thënë Selimi.

    Kosovapress është përpjekur të kontaktojë edhe me deputetët tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës: Azem Syla, Hajredin Kuçi, Justina Shiroka – Pula, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, Halit Krasniqi, Latif Gashi, Safete Hadërgjonaj, Vlora Çitaku, për të marrë vesh nëse kanë votuar pro apo kundër, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundshëm gjatë ditës së enjte.

    Ndryshe, në seancën e Kuvendit të Kosovës mbajtur të martën, Behgjet Pacolli në raundin e parë ka marrë 54 vota për, në raundin e dytë vota pro Pacollit janë ngritur në 58, ndërkaq në raundin e tretë i cili u mbajt pas një pauze 45 minutëshe të Grupit Parlamentar të PDK-së, Pacolli arriti t’i fitojë 62 votat e nevojshme për të qenë president i vendit.

    Pauza e kërkuar nga PDK-ja, nuk i ka pëlqyer kryeparlamentarit Krasniqi, i cili madje e ka quajtur këtë shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së punës së Kuvendit, përderisa ka thënë se çdo ndryshim i rezultatit në raundin e tretë do të tregojë se ka pasur presion mbi deputetët. Pas konsultave të GP të PDK-së, raundi i tretë i tretë i votimit rezultoi i suksesshëm për Pacollin, kurse Jakup Krasniqi e konsideroi “të suksesshme” edhe pauzën e kërkuar nga PDK-ja pa pëlqimin e tij.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po luhet me votat e popullit shqipetare,,,

    si ne kosove ashtu dhe ne shqiperi...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Shpërthen Jakup Krasniqi: Thaçi totalitar, Pacolli president me vota të presionit

    Prishtinë, 25 shkurt - Në emisionin e mbrëmshëm “Rubikon” të Kohavsionit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka quajtur presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacollin, të “papërshtatshëm”, “i zgjedhur pa vullnetin e qytetarëve” dhe “me vota të presionit”.
    Ai ka akuzuar bashkëpartiakun e tij, Hashim Thaçi për mënyrën e zgjedhjes së Pacollit president, duke i frikësuar deputetët me heqje nga lista nëse nuk e votojnë zgjedhësin e tij. Krasniqi ka ritheksuar se është shkelur kushtetuta në këtë rast dhe se vullneti i deputetëve të pranishëm ishte ai nga votimi i herës së parë, kur Behxhet Pacollit nuk iu dhanë më shumë se 54 vota. Jakup Krasniqi ka folur edhe për krizën brenda PDK-së, e cila është bërë e pashmangshme me rastin Pacolli, duke e akuzuar drejtpërdrejt pos Thaçin, edhe kryetarët e komunave që mbështetën këtë zgjedhje për hir të interesave të tyre vetjake. Ai madje ka akuzuar për totalitarizëm, PDK-në në krye me Hashim Thaçin dhe e konsideron fitues veten për kahen që ka marrë ai dhe disa të tjerë brenda PDK-së. Duke thënë këtë Krasniqi e ka pohuar ndarjen zyrtare në dysh të PDK-së, në fraksion me të në krye, dhe një tjetër të udhëhequr nga kryetari i Partisë Thaçi. Sekretari i përhershëm i PDK-së Jakup Krasniqi ka shpjeguar qëndrimin e tij në tërë këtë tollovi, duke thënë se kishte preferuar që më parë të shkohej në zgjedhje të jashtëzakonshme se sa të shkohet drejt një krize institucionale disavjeçare me Aleancën Kosova e Re.
    “Prezenca e Sami Lushtakut në Kuvend ishte e panevojshme atë ditë. Më mirë do të ishte sikur ai të merrej me punët e komunës”, ka thënë Krasniqi, duke ripohuar se si kryeparlamentar ai po jep shenja të mira për funksionimin e rendit demokratik në Kuvendin e Kosovës. “Do t’i vëzhgojmë punët e kryeministrit dhe të presidentit, madje dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tyre në rast se nuk funksionin rendi dhe ligji” është shprehur i pari i Kuvendit. Ai ka thënë se është koha që PDK-ja të mbajë kuvendin zgjedhor, ndërsa është shprehur me ironi ndaj “parashutistëve” që kanë aderuar në PDK kohët e fundit, duke i cilësuar si poltronë të kryeministrit Thaçi dhe interesxhinj.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    VV: Thaçi-Pacolli, kurorëzimi i hajnisë
    25-02-2011 13:40 CET

    Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar sot një aksion para Teatrit Kombëtar, në Prishtinë, si përgjigje të zhvillimeve të fundit politike në vend.

    “Martesa e Pacollit me Thaçin shpreh lumturi për këta të dy por për popullin e Kosovës kjo martesë e simbolizon kurorëzimin e hajnisë. Thaçi e Pacolli janë çift ideal për të negociuar me Serbinë”, shkruan në posterët e vendosur në qendër të kryeqytetit nga aktivistët e Vetëvendosjes.

    “Ndërkohë që ishte i martuar me Sejdiun, Thaçi e kishte filluar këtë lidhje të fshehtë me Pacollin. Sa herë që iu desh ndihmë, Pacolli nuk hezitoi ta ndihmonte sepse Thaçi këtë të mirë ia ktheu me tenderë. Pra, kjo lidhje dikur e fshehtë tani është bërë publike dhe këtë e ka ndihmuar në forma të ndryshme, qoftë edhe me sms ambasadori Dell i cili nuk ka lënë çështje pa i futur hundët”, ka thënë me këtë rast Vlorian Molliqaj i Vetëvendosjes.

    “Ne jemi kundër kësaj martese për shkak të programit që këta politikan paraqesin dhe për shkak të asaj që ata thonë se do ta bëjnë”.

    Lëvizja Vetëvendosje!, tha ai, është kundër negociatave me Serbinë dhe rrjedhimisht është edhe kundër koalicionit PDK-AKR kur dihet që ky koalicion do t’i rifillojë këto negociata të cilat janë të padrejta dhe shumë të dëmshme për Kosovën.

    “Këto negociata që po përgatiten tani, janë negociata që do të përpiqen ta përfundojnë procesin e ndarjes së brendshme të Kosovës, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisaarit që ne e patëm kundërshtuar edhe atëherë ndërsa të dyja këto parti e patën votuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Molliqaj.

    “Arsye tjetër pse në jemi kundër kësaj martese është se ky koalicion do ta vazhdojë procesin e privatizimit edhe të këtyre ndërmarrjeve publike që kanë mbetur. Pra, do t’i shesin ndërmarrjet tona shpejt dhe lirë, dhe pa hartuar kurrfarë plani zhvillimor”, shtoi ai.

    “Ne angazhohemi që t’i ndalim negociatat me Serbinë dhe privatizimin e ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha projektet e dëmshme që tenton t´ia bëjë kjo qeveri popullit të Kosovës. Këtë do ta bëjmë edhe përmes institucioneve edhe përmes aksioneve të tilla simbolike e demonstratave gjithë-popullore”, theksoi Molliqaj. /Zëri/

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Jakupi ka te drejt dhe prejt te gjith politikajve te pdk ka qen me i sinqerti.
    Edhe votimet i quajti hapur te manipuluara,por me nje lule nuk qel pranvera,jakupi ka simpatin e te gjith klases politike te kosoves,dhe kjo po e ben nervoz hashimin.
    Nuk ka dilem qe fundi do te jet shume dramatik,por te shpresoim qe populli mos ta paguaj ket haram qe jan mush politikajt deri ne fyt.
    Paramendoje hej kryetar te kosoves behxhet pacolli,pa asnje dit shkoll,pa moral tan jeten e ka qu me shkina e ruse,eshte per te ardhur keq se ne qfar pozite kemi ren si popull

  12. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kam nje propozim, mos e therasim me jakup krasniqi, por le ta pagezojme Skender Gjinushi i Kosoves.

  13. #13
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Realisht Jakup Krasniqi gëzon simpatinë e thuajse gjithë deputetëve, për këtë nuk kishte nevojë 58 vota apo 62, ky i mori 97 vota nëse nuk gaboj.
    Gjithësesi të gjithë e dini se edhe nëse gjykata Kushtetuese e rrëzon Pacollin nga presidenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme prapë fiton PDK-ja, këtë e dini të gjithë!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •