Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 129 prej 129
  1. #121
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Situatës i bëjnë dëm intelektualët servilë
    Rexhep Qosja
    Website gazeta tema

    Nga Rexhep QOSJA
    Përkufizimi i popullizmit
    Është profesor universiteti; dhe shkencëtar. Është ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare.
    E ka mbushur mirë karrigen.
    Flet gjithnjë duke qeshur.
    Dhe, ashtu, i shkrirë në gas, thotë, pa e pyetur gazetarja, se i do shumë e i lexon shpesh, Konicën dhe Fishtën. Vetëm ata të dy, nuk përmend tjetërkënd -as Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin! Nuk ka dyshim se Konicën e Fishtën nuk i lexon pse janë të mëdhenj (ç’është e vërteta i dyti shkrimtar i madh, kurse i pari mesatar), por pse, ia merr mendja atij, profesorit dhe shkencëtarit tonë, është e leverdishme të thotë se i do shumë dhe i lexon shpesh!
    Shihet: është i lumtur.
    Sikur të ma falte vetëm një pjesë të vogël të asaj lumturie, ndoshta, do të pajtohesha me shumë çka shoh e dëgjoj sot në jetën tonë, sidomos, në jetën tonë politike. Por, kështu siç jam, pa atë lumturinë e tij, nuk po mund të pajtohem me gjithë çka shoh e dëgjoj, sado mospajtimi më sjell shumë goditje, fyerje, denoncime, gënjeshtra me të cilat bëhen përpjekje të më kyçet goja! Kot. Jam mësuar t’i duroj. Dhe, t’i dëshiroj, sepse e di se sa më tepër të më sulmojnë sot aq më shumë do të jem i çmuar e i dashur nesër, prej brezave të ardhshëm. Pse jo? Do të kuptojnë se për ta, për brezat e ardhshëm, bëj betejat kundër gënjeshtrave, mashtrimeve, padrejtësive, korrupsionit, dhunës e dhunëtarëve. Dëshiroj që ata, brezat e ardhshëm, të mos jetojnë me gënjeshtra, e ndër gënjeshtra, mashtrime, padrejtësi, korrupsion, dhunë si ne, sot dhe deri sot.
    Intelektuali, profesori, shkencëtari, që është ulur karshi gazetares, i shkrirë në gas, flet për demonstratat në përgjithësi, kurse për demonstratat e 21 janarit në veçanti.
    Nuk mund ta di a e kanë thirrur të flasë apo është paraqitur vullnetarisht që të flasë për to.
    Prej të gjitha atyre që thotë në bashkëbisedim me gazetaren, e cila njëkohësisht është edhe spikere, në mendje më nguliten dy tema: popullizmi dhe politizimi, në të vërtetë përkufizimet që u bën ai popullizmit dhe politizmit.
    Të them pa u vonuar: edhe popullizmin, edhe politizimin i shpjegon dhe i përkufizon jo siç është e vërteta, jo siç mendon, ndoshta, edhe vetë, por siç i përgjigjet pushtetit, atyre për hir të të cilëve merr pjesë në emision!
    Ndihmona, Zot!
    Popullizmi, thotë, natyrisht i buzëqeshur, të çon në rrugë të gabuar!
    Dhe, si shembull me të cilin do të donte ta bënte të bindshëm këtë përkufizim, i merr pikërisht demonstratat e 21 janarit, për dënimin e të cilave është ftuar apo është paraqitur vullnetarisht që të flasë në televizion.
    Meqenëse në demonstratat, në protestat, në grevat është i përmbajtur popullizmi; dhe, meqenëse demonstratat, protestat, grevat janë shprehje e popullizmit, atëherë për të dy këto arsye demonstratat, protestat, grevat janë një e keqe politike dhe shoqërore, që do të duhej të mos ndodhë!
    Çka të them për përkufizimin që intelektuali ynë, profesori ynë, që dëgjoj, i bën popullizmit?
    Nuk besoj se ai, intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, nuk e di se demonstratat, protestat, grevat, në përgjithësi, prandaj edhe protesta e ndodhur e 21 janarit, janë institucione të rëndësishme të demokracisë, të pranuara si të tilla, si demokratike, në kushtetutat e të gjitha vendeve demokratike.
    Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, nuk e di dhe nuk e sheh se në shumë vende në kontinentin evropian dhe në kontinente të tjera shumë shpesh bëhen demonstrata, protesta, greve, të cilat, në të shumtën e herave, e përmirësojnë gjendjen e atyre që çohen në demonstrata, në protesta, që hyjnë në greva.
    Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, nuk e di se në sajë të demonstratave, protestave, grevave janë zgjidhur dhe vazhdojnë të zgjidhen çështje për hir të të cilave edhe bëhen ato demonstrata, protesta, greva.
    Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, nuk e di se me demonstrata, protesta, greva shumëherë dhe shumëkund i është kontribuar dhe vazhdon t’i kontribuohet shumë demokracisë: zhvillimit, ngritjes, përshtrirjes së saj. Nuk besoj se intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion nuk e di se edhe çështje të mëdha kombëtare janë ngritur , janë ndërkombëtarizuar dhe, më në fund, janë zgjidhur, duke sjellë pavarësinë e disa kombeve, në sajë të demonstratave, protestave dhe grevave.
    Pse, atëherë, i dënon ai demonstratat?
    Intelektuali ynë dhe shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, i dënon demonstratat, protestat dhe grevat, sepse , duke i dënuar ato, do që t’i urojë ata që demonstruesit, protestuesit dhe grevistët i heshtin apo edhe i lajnë në gjak! Si më 21 janar!
    Përkufizimi i politizimit
    E thash se përpos për popullizmin, intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj e dëgjoj në televizion sot, flet edhe për politizimin, në të vërtetë bën një përkufizim të politizimit, ashtu siç e bëri edhe përkufizimin e popullizmit.
    Dhe, thotë shkurt: politizim ka në shtresat e ulta. Pikërisht kështu: politizim ka jo në shtresat e larta po në shtresat e ulta. Domethënë: politizimi është një e keqe që karakterizon vetëm shtresat e ulta! E shtresë e ultë, dihet, janë fshatarët, punëtorët, zanatlinjtë, nëpunësit e vegjël, në përgjithësi të pangriturit! Skamnorët! Sigurt do të thotë, me buzëqeshtje edhe tani, se si të pangritur që janë, si skamnorë që janë ata edhe shfrytëzohen për demonstrata, për popullizëm, prej njerëzve të ndryshëm të politikës, që janë kundër atyre që ai, intelektuali ynë, shkencëtari ynë uron: që të jenë gjithmonë në pushtet! Qoftë dhe kur vrasin demonstrues siç vranë më 21 janar.
    Duke folur për politizimin prej të cilit vuajnë vetëm “shtresat e ulta”, intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, shton: ne jemi Evropë! Domethënë: pikërisht pse “jemi Evropë” as në shtresat tona të ulta nuk guxon të ketë politizim siç s’paska në Evropë!
    Prej shpjegimeve të këtilla që jep intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, rrjedh përfundimi: në Evropë nuk ka politizim të “shtresave të ulta”, sepse politizimi, në këtë mes politika, është privilegj vetëm i shtresave të larta: i shtresave të larta sikundër është ky intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot dhe siç janë ata të cilëve ai do t’u servilizojë sa më barkazi me këto shpjegime të tij jo vetëm kundërdemokratike, por edhe fyese ndaj “shtresave të ulta”, ndaj fshatarëve, punëtorëve, zanatlinjve, nëpunësve të vegjël, ndaj prindërve të shumë pjesëtarëve të “shtresave të larta”, madje, ndaj prindërve të shumë pushtetarëve të cilëve ai u serviloset aq barkazi!
    Pse intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj e dëgjoj në televizion sot, e shvlerëson aq shumë politizimin? Pse intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, ua merr të drejtën “shtresave të ulta” që të mendojnë politikisht, që të kenë bindjet e tyre politike, që t’i shprehin edhe me demonstrata, protesta dhe greva përkatësitë dhe dëshirat e tyre politike?
    Pse, vërtet, pse?
    Pse intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj e dëgjoj në televizion sot, çohet kundër të drejtës demokratike të qytetarëve për t’u çuar në demonstrata, në protesta, në greva, duke i quajtur këto prodhuese të popullizmit: të popullizmit që, thotë ai, të çon në rrugë të gabuar?
    Ka vetëm një përgjigje të sigurt në këto dy pyetje: sepse është servil; sepse do që t’i servilizojë pushtetit të përtashëm në përgjithësi, kurse ndonjë pushtetari të përtashëm në veçanti; sepse është mësuar që me servilizëm ndaj pushtetit në përgjithësi, kurse ndaj ndonjë pushtetari në veçanti, të përfitojë, t’i shtojë leverditë, që mund t’i ketë të ndryshme. Ato e bëjnë të lumtur. Dhe, le ta bëjnë. Sot si dje!
    Duke e dëgjuar intelektualin tonë, shkencëtarin tonë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, se çka flet për demonstratat, për popullizmin dhe për politizimin e “shtresave të ulta”, aq shumë të nënçmuara prej tij, mendja më kthehet në Kosovën e kohës së komunizmit dhe në demonstratat, protestat, grevat e shpeshta që bëheshin kundër regjimit serb. Edhe atëherë disa intelektualë, shkencëtarë, shkrimtarë e krijues të tjerë pa kërkesë apo, me kërkesë të komitetit të LKK-së, ngriheshin kundër popullizmit, që nuk ishte nocion shpesh i përdorur e, në mënyrë të veçantë, kundër politizimit. Jo njëherë i kam dëgjuar disa prej tyre duke thënë se nuk duhet të politizohen njerëzit, nuk duhet të politizohet populli; dhe, nuk duhet të politizohen njerëzit, nuk duhet të politizohet populli, sepse ka kush merret me politikë, janë të merituarit e politikës, udhëheqjet politike që merren me politikë! Çka do të bëhej po të merreshin të gjithë me politikë? Nuk do të kishte kush të punonte: as në fabrika, as në ara e livadhe, as në arsim, as në shëndetësi!
    Pse këta intelektualë – shkencëtarë, shkrimtarë e krijues të tjerë ngriheshin kundër të ashtuquajturit politizim? Pse thoshin se nuk pajtohen që të gjithë të fusin hundën në politikë? Pse thoshin se ka kush merret me politikë edhe për ta, në vend të tyre?
    Ka vetëm një përgjigje të sigurt: sepse ishin intelektualë servilë dhe donin t’i servilizonin pushtetit komunist. Ishte koha kur shqiptarët, më së shumti studentët, punëtorët, fshatarët, kur e kur edhe nxënës të shkollave të mesme, bënin demonstrata, protesta, greva kundër politikës së shtypjes e të dhunës së pushtetit serb e me të edhe të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve në Kosovë.
    Nuk është e nevojshme të flitet tani se sa i madh, se sa vendimtar ishte roli i këtyre demonstratave, protestave, grevave për ardhmërinë e Kosovës, për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Është e padyshimtë se pa to Kosova nuk do të ishte çka është sot: Kosovë e lirë, e pavarur dhe gati sovrane. Dhe, nuk do të ishte çka është sot, sepse pa to nuk do të krijohej as Ushtria Çlirimatre e Kosovës, që e çliroi Kosovën.
    Sasia sjell cilësinë
    Të ngrihesh kundër demonstratave, protestave, grevave siç ka ndodhur dhe siç po ndodh të ngrihen disa intelektualë, shkencëtarë e krijues tanë të tjerë, siç u ngrit kundër demonstratave dhe kundër politizimit “të shtresave të ulta” intelektuali ynë, shkencëtari ynë, që shikoj dhe dëgjoj në televizion sot, domethënë të ngrihesh kundër demokracisë pa të cilën nuk ka liri, domethënë të vihesh në shërbim të regjimeve edhe kur ato shpërdorojnë demokracinë, edhe kur ato shkelin Kushtetutën e vendit, edhe kur ato e humnerojnë kulturën politike dhe kulturën në përgjithësi, edhe kur ato i bëjnë mjete të tyre gënjeshtrën dhe dhunën, edhe kur ato vrasin protestues që protestojnë kundër korrupsionit dhe dhunës së tyre, siç vranë më 21 janar!
    Tiranët, despotët, diktatorët nuk i bën të tillë natyra; nuk i bën të tillë i Madhi Zot. Jo. Tiranët, despotët, diktatorët i bëjnë të tillë servilët, lajkatarët, puthadorësit – kjo faunë rrëshqanësish njerëzorë, që aq shumë rrenën, mashtrimin dhe dhunën e ka frymëzuar dhe e ka bërë të mundshme në jetën tonë.
    Pas rënies së komunizmit servilizmi ndaj pushtetit do të duhej të ishte komprometuar njëherë e përgjithshmonë në jetën tonë politike, kurse servilët, lajkatarët, puthadorësit, do të duhej të kishin marrë mësimin e duhur. Por, sikundër po shihet, jo vetëm prej servilizmit të intelektualit tonë, të shkencëtarit tonë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, që nuk do të përtonte t’i servilizonte as kolonelit të çmendur të Libisë, siç s’po përton t’i servilizojë kryeministrit delikuent dhe parak të Shqipërisë, kjo nuk ka ndodhur: as servilizmi nuk është komprometuar, as servilët, puthadorësit e të pushtetshmëve nuk kanë marrë mësimin e duhur, në sajë të të cilit do të duhej t’u drejtohej kurrizi aq shumë i përtokur.
    Servilë, puthadorës, sot, ndoshta, mund të ketë pak më pak se në kohën e komunizmit, por aftësia e tyre për të servilizuar, për t’u përtokur është përsosur. E kuptueshme: sasia e djeshme e servilizmit ka sjellë cilësinë e sotme të servilizmit, që aq mjeshtërisht, aq artistikisht, aq puthadorshëm e tregoi intelektuali ynë, profesori ynë, shkencëtari ynë, që shikova e dëgjova në televizion sot, e që aq shumë i do e aq shpesh i lexon vetëm Konicën dhe Fishtën! As Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin, por vetëm Konicën e Fishtën!
    Medet për ne! Medet për mua! Pesëdhjetë vjet bëj punë Sizifi: të gjitha betejat kundër servilizmit i kam humbur! Shkolla jonë e servilizmit po tregohet shumë më ndikuese dhe shumë më e çmuar se vepra ime!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qosja na hiqet si armik i servilizmit.

    e te gjithe e dine se ai eshte kampioni i servilizmit.

    eshte gati tja haje m .tin edvin rucit e gjinush paskalit.. 3 her ne dite..

    e sheh se cdo minute vlon rruga e kombit nga kerrat qe shkojne e vijne shqiperi-kosove e anasjelltas.

    e din mire i ziu qose se te gjithe keta udhetare e thone me plot goje.. bravo saliu per kte rrug te mrekullushme..

    mirpo ai nuk guxon ta thote gjysem fjale..se ka frike mos i zemrohen padronet ne seli roze te cilve u eshte shitur vullnetarisht.. edhe se ata sja kan fort nevojen..

    i beri sali berish basha.. te lire ne levizje shqiptaret.. por nuk guxon i mjeri qose te thote..sa mire..me ne fund.. se mos i vrenjt vetullat ed ruci ne tiran e ai vec per ata jeton.. se si tu a lepije b.ithen selim rozve..

    ashtu dhe kur saliu e luli futi shqiperin ne nato..
    u nxi i pjerdhuri qose..

    ka dhe nje merak qosja..

    i ka mbetur kunj cvleresimi qe ja beri kadareja.. e tani qe nuhati se kadare u cfaq si pak selim rozist e ed rucist kur komentoj 21-shin.. mendon i dh.jeri qose se.. ndoshta kadare ja var pak e shoket selim rozista i thon ndoj llaf kadares qe te ri-miqesohet me qosen..

    kanibali qose e di mire se cfar i beri peshqesh vlores ne 97 ten..

    mijra varre i dha..

    dhe ne 21.. ate desh perseri..

    ky armik i kombit..


    ..

  3. #123
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Pas tre ditëve të turpit
    Andi Kananaj

    Kaluan tre ditët e turpit pas 21 janarit, për Lulin. Kaluan tre ditët e turpit për Lirin për videon skandaloze dhe bllokun e tij Vip. Kaluan tre ditët e turpit për Fatmirin me 26 të vrarët në Gërdec e në ndërgjegjie(nëse ka). Kaluan tre ditët e turpit për Zenin që ndihmoi Fati-n për 26 të vrarët ne Gërdec. Kaluan tre ditët e turpit për kunatin e Majlindës që ishte i lidhur me Albino Prudentinon, mafjoz doc. Kaluan tre ditët e turpit për Gencin që nisi korrupsionin me hidrocentralet. Kaluan tre ditët e turpit për Tanin që vazhdoi korrupsionin me hidrocentralet.

    Kaluan tre ditët e turpit për Salën, që kërcënoi opozitën me higjenë dentare, ish presidentin Moisiu, të cilit i suli Gaz kavajsisot drejtor burgu; që detyroi Lulin të bënte një rrugë që kushtoi më shumë se Kuksi. Që vodhi zgjedhjet fillimisht me ndihmën e Edit, dhe i qendisi me Lirin e Lsi-së. Kaluan tre ditët e turpit dhe duket sikur zgjedhjet lokale do zgjidhin gjithçka. Turpi iku. Tani të fillojmë arr’nimin me atë çka na ndodhet.

    Duke qënë se gjithmonë kemi qënë kospirativ e të gatshëm për t’u rreshtuar me zemër në anën e matrapazit që ja del me inteligjencë malinje, përndryshe turpi sdo ish’ tre ditë, por taksativisht një nen në kodin penal, imagjinojmë dy skenarë të denjë për ne. Me pak fjalë subversiv por të mundshëm.

    Skenari një: Luli Kryetar bashkie

    Nëse Luli zgjidhet kryetar bashkie, ndoshta qetësohen ndërkombëtarërt; kohët e fundit po kërkojnë pa dredhuar në logjikë vetëm stabilitet. Ndoshta me Lulin kryetar bashkie duke qënë se lekët ikën për rrugën Durrës Kukës, nuk do kemi ndërtime në këtë qytet, që vetëm si mazokist do ta kesh kështu përgjithmonë. Ndoshta me Lulin kryetar bashkie, ndërkombëtarë të qetësuar, dhe pensionistët nuk do kërkojnë më pensione. Ndoshta më Lulin kryetar bashkie, me ndërkomëbtar të qetësuar e pensionistë të heshtur, as familjarët e viktimave të 21 janarit nuk do kenë më të ç’të kërkojnë. Me Lulin kryetar bashkie, ndoshta hapet një vend për ministri dhe për Bdiu-n. Me Camët në qeveri dhe grekët e Dules në opozitë heqim qafe dhe me regjistrimin e popullsisë me bazë feje dhe kombësie. Ndërkombëtarët qetësohen. Heqim Topin ish shoferin e Salës nga president dhe vëmë Tosin shoferin e Lirit. Nuk ka asnjë fitim por kështu duket në politikën e brendshme sikur gjerat shkojnë vaj. Nik Spahiu i KLD, bëhet kryeprokuror, meqë në këmbë të Themistokliut nga Korca na shpëtoi nga bashkimi më grekët. Votën e Çamëve e ka të paktën, se me Saliun si dihet. Ndërkombëtarët qëndrojnë në hije të qetë dhe për këtë herë.

    *

    Skenar dy: Kthimi i Tosit

    Kthehet Tosi. I mer në patronazh partinë Lirit meqë Liri mund dhe të bëjë ndonjë muaj burg. Tosi shpall mos pajtim ideologjik me Saliun, duke mbajtur dhe një fjalim post xhin, por elokuent. Tërheq më pas nga koalicioni Vangjo-n, Nardin dhe atë tipin nga skrapari. I mbush mendjen Çamëve që do bëjmë lekë pa fund dhe ata pa një pa dy e besojnë. Fundja ish administarë e Bobit nga Viena kanë qënë. Shpall aty për aty, solemnisht një krizë fallco, e mirë-koordinuar me Salën, dhe Lirin që mund të jetë dhe në burg me celular. Këtu fillon dhe një herë historia alla Ali Pasha. Ndërkombëtarët vijnë e ikin me intesitet, por të qetë dhe te pakuptimtë si gjithnjë. Zgjedhjet e përgjithshme nën moton klishe; shkojnë më mirë se zgjedhjet e mëparshme por me probleme në 28% të territorit. Ne përfitojmë kryeministër një nga tipat që presim nga lashtësia ilirike, që të na i heqin ndërkombëtarët nga lista. Vetë s’do luajmë as gishtin duke qënë se besojmë te demokracia amerikane(shumë pak ilirike). Në këtë skenar të dytë Luli i humb zgjedhjet, që situata të duket demokratike version 3D, si në Hollivood. Luli në këtë skaletë spektakli zhvendos me një pozicion Nik Spahiun që ngelet patriot i pakuptuar nga atdheu. Luli me pak fjalë bëhet Kryeprokuror, megjithse e ka ende te pambyllur gjyqin e rrugës Durrës Kukës. Video e Lirit me deus ex-machina del fallco. Qetësia vendoset. Qeveria vendoset. Liri martohet me Monikën dhe pajtohet me Tan Priftin se ndërhyn kisha katolike, që e ngatëron historinë me ngjarje ngujimi. Pensionet ngelen fikse si tarifë “rini-ringu”, por kjo nuk hyn tek prioritetet e Brukselit. Viktimat e Gërdëcit, ata të 21 janarit, transoformohen në psherëtima kolektive. Psherëtimat kolektive nga ana e tyre me kalimin e kohës e projektojnë të keqen tek fakti i pamohueshëm i Enverit që prishi Xhamitë në vitin 69. Pikërisht në vitin kur filloi revolucioni seksual dhe njeriu i parë shkoi në hënë. Kur perëndimi po e sfidonte zotin në shtëpinë e tij shekullore, Zoti vendosi të na e nxjerrë neve inatin. Çudi se kur e priti zoti nga ne gjithë këtë mirëkuptim dhe më pas u zhgënjye?

    Rruga Durrës Kukës të çon në Kukës, por atje s’do askush të shkojë. Biznesi ecën përpara. Vetëm mos pyet se cili biznes. Ndërkombëtarët janë të qetë e lakonik sa herë do duhen për lajmet e tv Klan. Çudia më e madhe prapë vetëm tre ditë do zgjasë, tradicionalisht, kulturalisht vetëm tre ditë.*

  4. #124
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Daulle feste, Daulle lufte
    Lorenc Vangjeli
    Revista Mapo


    Vite më parë, një “vëzhgues” shqiptar në një fushatë zgjedhore daneze u lebetit kur pa se në një zonë votimi, si gjithkund tjetër, komisionerët përdornin lapsa të zakonshëm plumbi me gomë në skaj. Kur e shprehu shqetësimin e tij se goma mund të fshinte një kryq në emrin e një kandidati dhe lapsi mund të vinte një kryq tjetër kandidati, ishte rradha e komisioneres daneze të lebetitej: “Po pse duhet ta bëjë një gjë të tillë”, pyeti ajo? Por ajo që në Danimarkë as nuk mund të mendohet, në Shqipëri vazhdon të jetë mendimi i vetëm. Hane Shan, Hane Bagdat, e konvertuar në shprehjen, Hane Kopenhagen, Hane Tiranë, dëshmon se absurdi i zgjedhjeve të Tiranës është qesharak në dukje dhe dramatik në përmbajtje.
    Edhe kësaj here, si të gjitha herët, periudha parazgjedhore në Shqipëri është e helmuar nga dyshimi: do të jenë zgjedhje të ndershme dhe korrekte, do të numërohet drejt vota e qytetarit shqiptar? Ngjan mision i pamundur! Në fakt, është në thelb një histori tërësisht e thjeshtë: mjafton të ketë vullnet të qartë dhe të pandryshueshëm politik nga palët që garojnë që vota të mos preket, që vota të konsiderohet mall dhe pronë e votuesit dhe që askush të mos guxojë ta prekë dhe që gjithkush që e bën një gjë të tillë, të trajtohet njëlloj si një vjedhës ordiner. Me ndryshimin e vetëm, që vjedhja ordinere e votës, sjell dhe pasoja jashtëzakonisht të rënda politike si fillim dhe pasojë po kaq të rënda ekonomike e sociale si vijim.
    Nga viti i largët 1991 kur shqiptarët votuan për herë të parë në zgjedhje të organizuara nga komunistët e Partisë së Punës, e deri më tani, kur zgjedhjet i kanë organizuar herë demokratët dhe herë socialistët, asnjë proces nuk ka shpëtuar pa ju bërë klizma e dyshimit. Humbësit gjithmonë kanë fajësuar fituesit se kanë futur duart në vullnetin e votuesit. Nga daullet e festës nga qejfi dhe zori nën regjimin komunist kur vihej në skenë farsa e zgjedhjeve të tyre, është kaluar fatkeqësisht në daullet e luftës sa herë që ka zgjedhje. Që deri më tani, nuk kanë qenë asnjëherë tërësisht të lira, të ndershme dhe sipas standarteve evropiane.
    Për 20 vjet rresht, asnjë proces elektoral nuk i ka shpëtuar dyshimit të arsyeshëm dhe për 20 vjet rresht, ky dyshim nuk ka reshtur së prodhuari hallkën e parë të një zinxhiri të pashkëputur krizash që fillonin aty ku mbaronte kriza pararendëse. Kaq shumë është trashur ky litar zullumi sa tashmë, fatkeqësisht nuk i bën përshtypje askujt dhe ngjan se klasa politike është mësuar me të keqen, sipas parimit: i mbyturi nuk e çan kokën se është lagur! Opozita e djathtë dje dhe opozita e majtë sot, ka në mënyrë identike të njëjtin hall të madh me këtë litar zullumi që i ka zënë fytin shoqërisë dhe nuk po këputet ende.
    Klima parazgjedhore e sotme nuk parashikon gjë më të mirë. Palët i ndan dyshimi dhe i bashkon ideja e fitores me çdo kusht, i ndan urrejtja ekstreme dhe i bashkon kutia e paradyshuar e votimit.
    Dyshohet për KQZ-në që është edhe politike, edhe jo asnjanëse, edhe e jo efikase. Mjafton të dëgjohet kryetari i saj që është shndërruar në klonin që ndan “ne” nga “ata”, për të kuptuar se juristi i dikurshëm, gjykatësi i akuzuar dje penalisht, e ka me zell të jetë pjesë e zullumit me rolin e kllounit.
    Dyshohet për kartat e identitetit, që nuk janë në dorë të të gjithë votuesve, që janë shpërndarë në mënyre selektive për shkak të çmimit të shtrenjtë për qytetarin e varfër, që ka dhe sasi të fallsifikuara prej tyre.
    Dyshohet për listat zgjedhore që kanë dublime, që nuk janë të sakta, që shndërrohen në mjetin për t´i mohuar dikujt të drejtën e votës dhe për t´ja shumëfushuar votën dikujt tjetër.
    Dyshohet për Kodin Zgjedhor, dyshohet për numërimin e votës, dyshohet për financimin e partive politike, dyshohet për manipulimin e medias dhe kështu me rradhë.
    Daullet e luftës vazhdojnë të bien, ndërkohë që në krahun e djathtë, nuk ka ndryshuar që prej 20 vjetësh njëra nga duart që i shtrëngon shkopin. Me një detaj që nuk duhet harruar: ajo është një daulle që është bërë me lëkurën e të gjithë shqiptarëve, që kurrë deri më sot nuk kanë qenë të sigurt se janë qeverisur nga njerëzit që kanë votuar, që megjithatë, kanë të drejtë të jenë të sigurt se kurrë ndonjëherë deri më sot, nuk e kanë merituar qeverisjen që kanë pasur. Eshtë kështu, qoftë dhe për një arsye të thjeshtë: pushteti që ata japin me qera për katër vjet, është konsideruar këto 20 vjet si pronë e qeramarrësit. Sikur të ishte ndryshe, sikur të kishte vullnet politik për të shenjtëruar votën, atëherë edhe në Tiranë mund të përdorej lapsi danez me gomë në njërin skaj. Gjithçka tjetër është detaj, thelbi është tek vullneti politik i munguar i atyre që kanë organizuar zgjedhjet në këto 20 vjet. Nga thelbi i zymtë tek detajet, është një rrugë që fundon në portën e kyçur të shtëpisë evropiane. Deri më tani, në Tiranë janë zgjedhur detajet, shtëpia e djajve që grabisin votën, e shngjyrosin votën dhe i japin pastaj votës, ngjyrën e partisë së grabitësit.

  5. #125
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Mbërrin “bunkeri” i Berishës (FOTO)
    Makina e blinduar 700 milionë lekë ka kaluar doganën dhe tani është në dispozicion të Sali Berishës. Kamerat e emisionit Fiks Fare kanë shoqëruar udhëtimin e saj nga dogana në Tiranë. Paratë për makinën u nxorën nga fondi i emergjencës i qeverisë për fatkeqësitë
    Kryeministri Sali Berisha ka hedhur një hap më tej në përforcimin e masave super-mbrojtëse. Pas rrethimit të rrugicës së shtëpisë së tij me roje, ai ka tani në dispozicion dhe një makinë super të shtrenjtë, të blinduar dhe me aksesore të tjerë anti-terror, siç është bllokimi i sinjaleve elektronike kur ajo lëviz. Po ashtu në mjediset e kryeministrisë janë shtuar kontrollet dhe qentë anti-minë, ndërsa familja e tij thuajse ka kaluar në ilegalitet.
    VKM për makinën e blinduar
    Në vendimin e qeverisë datë 5/11/2010 me nr. 867, shkruhet se ky fond është parashikuar në buxhetin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, dhe do të shfrytëzohet vetëm për postin e kryeministrit dhe të delegacioneve. Automjeti në fjalë mësohet se do të përdoret për personalitetet e larta shtetërore. Për këtë fond të akorduar kryeministrisë në vendimin zyrtar thuhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45 të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 13 të ligjit nr. 10 190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 700 milion lekësh të vjetra, për blerjen e një automjeti të blinduar, për parkun e delegacioneve.
    Gjithashtu me VKM është vendosur se për këtë fond do të ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi duke marrë parasysh se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Sipas VKM, ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit.
    Përgënjeshtrimi i Berishës
    Berisha përgënjeshtroi lajmet se e ishte duke blerë një makinë të blinduar Benz më vlerë 700 milionë lek edhe pse vendimi ishte marrë në mbledhje të qeverisë. Por tashmë makina ka mbërritur dhe ajo do t’i shtohet masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së Sali Berishës. I rrethuar nga paranoja se do ta eliminojnë fizikisht, Berisha po u ankohet dhe diplomatëve të huaj në Tiranë duke folur për një plan për eliminimin e tij. Edhe pse shumë diplomatë nuk e marrin seriozisht, ata kanë nisur ta qarkullojnë ankesën e tij si serioze për gjendjen psikologjike të tij.
    Makina e re, e cila është një bunker lëvizës, shpresojmë ta qetësojë sado pak kryeministrin gjatë fushatës elektorale, ku do t’i duhet të dalë në takime në rrethe.
    Paranoja e Berishës për vrasje me shpërthim
    Rruga “Mustafa Matohiti”, ku banon kreu i qeverisë, është e bllokuar prej shumë ditësh. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohet që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.
    Por masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga “Mustafa Matohiti”, ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore është ndaluar parkimi edhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Nga kryqëzimi i rrugës “Mustafa Matohiti” e deri tek kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit janë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.
    Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha janë vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, janë kontrolluar deri edhe nga qentë anti-minë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Në seancën e javës së shkuar janë numëruar më shumë se 70 punonjës të sigurisë në korridoret e Parlamentit, numër i pazakontë për atë mjedis. Poshtë vendit ku ulet kryetari i qeverisë janë vendosur dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijon një gardh sigurie që qëndron ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.
    Qentë anti-minë janë bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë është i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiten punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollojnë të gjithë ambientet. Ata shoqërohen edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindet se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitet në studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.

    Website gazeta tema

  6. #126
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    ja ses ku shkojne leket qe ka qeveria ne raste te fatkeqesise natyrore
    ma merr mendja se me 700 kije euro do kishin rregulluar goxha gjera ne shkoder
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #127
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Vizitë në kullën e kryeministrit Sali Berisha, në Viçidol
    LINDITA ÇELA | 21/03/2011
    website shekulli
    Për të hyrë në atë që ka mbetur nga kulla e Berishajve në Viçidol, nuk është aq e lehtë. Ca djelmosha që bëjnë rojtarin e rrënojave nuk të lënë t'i afrohesh lehtë ndërtesës, së cilës vetëm muret prej guri i kanë mbetur. Djemtë nuk t'i përtojnë sharjet e rënda që në fjalët e para.

    Ndërtesa me numër 259, me frëngji që shohin nga shpatet e Shkëlzenit, ndodhet në mesin e rrugës nga Tropoja për në Kosovë. Kulla duket menjëherë sapo ke marrë kthesën dhe ke hyrë në Viçidol, përballë faqes së zbardhur nga dëbora në Shkëlzen. Nga rruga mund të shohësh vetëm pjesën e shembur të saj, një mori gurësh të rënë dhe trarësh të kalbur.

    Aty jetojnë ende disa familje të fisit Berisha, rruga është e pashtruar e njerëzit duken të varfër. Ndërtesa është lënë në mëshirë të kohës që kalb trarët dhe ia rrëzon një nga një gurët. Në katin e parë në vend të portës ka një zgavër të madhe. Në katet e sipërme të ndërtesës është e pamundur të shkelësh, pasi duket se një të shtyrë do e tërë ai grumbull gurësh do të rrënohet sa hap e mbyll sytë.

    Pjesa më e madhe e shtëpisë prej vitesh shërben vetëm si stallë lopësh. Në mes ka një saç të madh ku pjekin bukën e përditshme "rojtarët" e rreptë të saj. Ata janë kumbarët e kryeministrit Berisha.

    Sulejman Pitomina Berisha dhe familja e tij prej vitesh jeton në shtëpinë ngjitur dhe "kujdeset për kullën" e Berishës. Sulejmanit i kanë thënë që së shpejti ndërtesa do të kthehet në muze, madje sipas Sulemanit "do vinë kosovarët dhe do ta ringrenë në këmbë kullën e rrënuar të Berishës".

    Ne futemi nga zgavra e madhe, që zëvendëson derën. Gruaja që na shoqëron përpiqet të bëjë ciceronen për fotografen tonë të huaj. "Kjo është oda e miqve",-thotë gruaja duke na treguar hapësirën në të djathtë të ndërtesës me pamje nga rruga e nga mali i Shkëlzenit. Përpiqemi ta përfytyrojmë. Ndërtesa është rreth 100 vjeçare. Berisha është larguar nga kjo kullë në moshën 14-vjeçare.

    Ndërkohë që gruaja vazhdon të flasë për atë që ka qenë më parë ai grumbull gurësh, rreth nesh është grumbulluar thuajse i tërë fisi i Berishajve. Janë rreth 5 shtëpi në fshat që janë kushërinj të largët të Berishës. Njeriu më i afërt i gjakut është edhe i pari i vendit në Viçidol. Quhet Hamëz Berisha dhe është kryeplaku i fshatit.

    Djemtë e rinj duan të dinë me patjetër nga cila gazetë vijmë dhe a jemi "të djathtë" apo "të majtë", pra a jemi "demokratë" sipas tyre, apo jo. Gjakrat paqtohen vetëm kur Sulejmani nis e flet, ashtu ngadalshëm, për lidhjen e fortë të tij me kryeministrin e vendit.

    Babai i tij, ka qenë kumbari i Berishës. Falë kësaj lidhjeje, Sulejmanit i është lënë e drejta të rrojë me tokën e kullës së rrënuar. Ai tregon për lidhjen e kumbarisë, por nuk mban mend ta ketë takuar ndonjëherë Saliun as tani, as më parë. "Gjyshi e takonte kryeministrin.

    Shkonte në Tiranë dhe e takonte". Ajo që mund të rrëfejë Sulejmani është vetëm halli që ka për kullën. "Nuk besoj se do të mund të mbajë edhe për shumë kohë. Çatia është gati në të rënë",- thotë duke ngritur kokën lart.

    As gruaja e tij, Hasimeja nuk ka shumë qejf të flasë. Miqtë si ne, të paftuar, janë një bela për të. Ka ardhur nuse aty rreth 30 vjet më parë, kurse tokën rreth kullës e përdor prej 8 vjetësh. "Kemi tetë vjet që kemi ardhur këtu.

    Tokën e tij e përdorim ne, e punojmë dhe jetojmë. Si shkëmbim duhet të kujdesemi për kullën e tij. Nuk jetojmë këtu, ne jetojmë në ndertesën tjetër që e ka ndërtuar xhaxhai i Berishës. Për ne është boll mirë",- thotë Hasimeja, nusja e kumbarit të Berishës.

    Hasimeja duket sikur ka një ndjesi turpi nga gjendja e kullës paçka se pak më tej pamja e vendit ku jeton së bashku më fëmijët e saj duket më keq se ato rrënoja që mezi mbahen në këmbë. Vjeshtën e kaluar, ka ardhur Shkëlzeni.

    "Kryeministri nuk ka ardhur asnjeherë këtu. Me sa di unë që kur ka ikur nuk ka shkelur më në fshat, por Shkelzeni erdhi për ta parë vendin. Ndeji ca orë, na takoi të gjithëve dhe iku. Mua më dha 50 euro",- tregon Hasimja dhe falënderon disa herë djalin e kryeministrit për kartmonedhën.

    Jetojnë në zgrip të mjerimit dhe merren përgjithësisht me blegtori. Edhe pse u duhet të bredhin dhe copëtohen pas lopëve, siç ankohet gruaja e Sylejmanit, zor se nxjerrin ndonjë fitim prej tyre.

    Nuk gjejnë treg për bulmetin dhe mishin, ndërsa për kripë dhe bukë duhet të shkojnë në Bajram Curri ose në Kosovë. Por nuk ankohen shumë. Nuk kanë ndonjë gjë për të thënë, nuk presin asgjë nga e ardhmja. Iu mjafton e shkuara, sidomos ajo që ka lidhje me banorin e kullës së harruar.

    Sapo kapërcen trotuarin, kupton se "qyteti" mbaron shumë shpejt. Rrugicat nëpër lagjet e pallateve janë thuajse të pakalueshme, lopët kullosin si në fshat

    Në (ish) qytetin e 'Bajram Currit'
    Kryefamiljarë të papunë dhe lista të gjata borxhesh në dyqanet ushqimore
    Vizita e fundit e kryeministrit të vendit në Bajram Curri (e para pas shumë e shumë vitesh) është zhvilluar në qershor të vitit 2009. "Jam sot midis jush, para se gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarine time të pakufishme për ju.

    Sikundër dua t'iu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem, në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë vjen tek ju. Vjen këtu në Tropojë, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe", - ka deklaruar Berisha.

    Në Bajram Curri si thuajse në gjithë rrethet e tjerë të vendit, situata është përtokë. I vetmi burim vendesh pune stabile është administrata e vogël lokale, pra bashki, shkollë, spital. Por pak e kanë atë fat. Burri i Zyhra Hasanajt si shumë kryefamiljarë të tjerë është i papunë. Vetë Zyhraja nuk e ka kapërcyer pragun e derës prej 10 vitesh.

    Jeton falë lëmoshës së fqinjëve të saj së bashku me familjen. 8 vjet më parë është vendosur në lagjen "Partizani" në Bajram Curri. Të ardhurat e vetme janë ato të një pensioni që shkojnë për ilaçe. Bashkëshorti e ka të pamundur për të gjetur një punë.

    Qendra e Bajram Currit ka shumë si ai. Është e populluar me njerëz që enden kuturu. Së paku aty rruga është e shtruar, por sapo kapërcen trotuarin, kupton se "qyteti" mbaron shumë shpejt. Rrugicat nëpër lagjet e pallateve janë thuajse të pakalueshme, lopët kullosin si në fshat.

    Hasim Çelaj qesh me fjalën biznes. "Kafenetë janë i vetmi biznes,- thotë më pas. Me pijetoren e tij nuk arrin të nxjerrë as 5 mijë lekë të vjetra në ditë. "Njerëzit këtu nuk kanë shumë për të shpenzuar, gjithë ditën rrijnë me një kafe". Në fakt Hasimi na jep një sugjerim të mencur. "Lerini kafet, shkoni në ushqimore".

    Lumturie Mustafaj ka një dyqan, pas bibliotekës së qytetit. Lista e ushqimeve me shumicë është aq e gjatë sa ajo nuk di ç'të bëjë më. "Ç'të bëj, edhe po ta mbyll dyqanin nuk kam leverdi se ashtu nuk arrij t'i marrë ato para - thotë Lumturia.

    Në bashkinë e qytetit, Berisha na buzëqesh nga dy-tre portrete nëpër dritaret me hekura. E vështirë të mësosh gjë aty për të papunët apo planet për të ardhmen. Nga ajo sa thuhet në bashkinë e Bajram-Currit, i vetmi investim i përfunduar këto 6 vitet e fundit është nënstacioni elektrik.

    Projekte të papërfunduara janë rikonstruksioni i rrugës "Agim Ramadani" me një fond prej 17 milionë lekë, këndi i lojërave në lagjen "Dardania" me një fond prej 5 milionë lekë, linja e grumbullimit të mbeturinave me një fond prej 2 milionë lekë, ndërtimi i një konvikti me një fond prej 18.4 milionë lekë, ndërtimi i linjës së përpunimit të mbeturinave të qytetit me një fond prej 2 milionë lekë etj.

    Në vizitën e tij, kryeministri inaguroi edhe ujësjellësin e qytetit, por uji në qytet është si më parë, ndërsa në rrugën Bajram Curri - Valbonë, që Berisha e pagëzoi me emerin "Azem Hajdari", nuk ka ende asnjë pëllëmbë asfalt.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    terror i perditshem ndaj kryeministrit te ligjshem te shqiperise nga media ed ruciste filip cakuliste e mero bazi-ste.
    po plasin pisat.

    i vran dhe 4 zorraxhij per tja qendisur berishes e lulit akuzat.. e nuku u ngopen..
    i vun zjarrin gerdecit e nuk u ngopen..
    tani pergatisin te gjejne atentatore tropojane e zadrimore per te vrare berishen e lulin..

    koken hengshit o cakej..

    Thx qe e solle Kullen e Sali Berishes ne Vicidol o Rrapo..

    Kulla e Berishes ne Vicidol meriton qe tani te behet MUZE ku te ekspozohet historiku i fshatit si dhe i familjes Berisha e vecanerisht nje jet shkrim me foto e video i Figures se Doktor Profesor Sali Berishes.. kolosit te madh qe beri kaq shum per shqiptaret..

    Lavdi kti Burri te Madh..

  9. #129
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    terror i perditshem ndaj kryeministrit te ligjshem te shqiperise nga media ed ruciste filip cakuliste e mero bazi-ste.
    po plasin pisat.

    i vran dhe 4 zorraxhij per tja qendisur berishes e lulit akuzat.. e nuku u ngopen..
    i vun zjarrin gerdecit e nuk u ngopen..
    tani pergatisin te gjejne atentatore tropojane e zadrimore per te vrare berishen e lulin..

    koken hengshit o cakej..

    Thx qe e solle Kullen e Sali Berishes ne Vicidol o Rrapo..

    Kulla e Berishes ne Vicidol meriton qe tani te behet MUZE ku te ekspozohet historiku i fshatit si dhe i familjes Berisha e vecanerisht nje jet shkrim me foto e video i Figures se Doktor Profesor Sali Berishes.. kolosit te madh qe beri kaq shum per shqiptaret..

    Lavdi kti Burri te Madh..
    Nga ty nuk prisja llafe te tjera
    E keni bo salen si dulla
    Vetem ate doni
    Pd eshte sali berisha sic ishte ppsh dulla
    Po do vij nje dite dhe sala do ta haje dhe pd do kthehet ne shoqate ishkomunistash ku do mblidheni per te lujt domino dhe per te kujtu sesi nje bari nga tropoja erdhi ne tirane dhe komandoi per 20 e ca vjet
    Po me ty skam gje une se ti je I shlathet dhe e di qe mbas zgjedhjeve do futesh me nick tjeter ne forum dhe do levdosh punen e ed rames dhe do shash sali cecenin

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •