Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Gaius Julius Caesar


    Gjeneral, burrė shteti dhe diktator, Jul Cezari - ( 100-44 p.e.s), si politikan dhe ushtarak gjenial, ndryshoi rrjedhėn e historisė sė botės greko-romake. Fitoret ushtarake tė Cezarit, veēanėrisht ajo kundėr galėve, e shndėrruan Romėn nė njė perandori shumė tė madhe, ndėrsa vetė Cezarit i dhanė mundėsinė tė shkatėrronte oligarkinė e aristokracisė sė korruptuar dhe qė kishte marrė tatėpjetėn, duke e zėvendėsuar me njė monarki tė fuqishme absolute.

    Nё Suvure, nё njё lagje mjaft popullore dhe tё shumёbanuar tё Romёs, pak a shumё nё lartёsinё e rrugёs sё sotme Via Covour, ndodhej shtёpia nё tё cilёn me 13 Korrik tё vitit 100 para erёs sonё lindi Gai Jul Ēezari. Gai ishte emri i tё atit, qё i ishte dhёnё sipas zakonit Romak, qё djemtё merrnin emrin e tё etёrve tё tyre. Julio ishte mbiemri i tij pasi dhe kishte prejardhjen nga fisi i Julёve. Ēezar ishte njё nofkё qё ju vu pёr shkak tё mёnyrёs me tё cilёn lindi, domethёnё me operacionin e barkut tё sё ёmёs (kesus).

    Abuzimi flagrant i Cezarit me pushtetin i ofendoi rrymat republikane nė gjirin e aristokracisė romake. Njė komplot i organizuar nga Bruti dhe Kasi pėrfundon me vrasjen e Cezarit. Lufta pėr pushtet ndėrmjet rivalėve tė fuqishėm, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim trashėgimtarin e paracaktuar, Oktavin (Augusti i ardhshėm), pėrfundoi atė qė kishte filluar Cezari: kalimin nga Republika nė njė formė tjetėr qeverisjeje.

    Me gjithė origjinėn e tij patrice, karriera politike e Cezarit nuk qe e lehtė. Qė nga koha kur Senati u tregua i paaftė qė ta zgjeronte pushtetin e vet edhe te gjeneralėt e rinj, qė kishte krijuar reforma ushtarake e Mariusit, xhaxhait tė Cezarit, pretendentėt qė kėrkonin tė merrnin pushtetin ishin tė shumtė. Nė fakt, Mariusi e kishte zėvendėsuar ushtrinė e pėrbėrė nga qytetarė "rekrutė" me njė ushtri profesionistėsh, e cila shumė shpejt u tregua mė tepėr besnike ndaj gjeneralit tė saj, sesa ndaj Romės. Senati, qė nuk kishte ushtri, ishte nė mėshirėn e gjeneralit tė parė, qė do ti kthente njerėzit e vet kundėr senatorėve. Shumė herė viktimė e tentativave tė tilla frikėsuese, Senati nuk kishte besim te njerėzit ambiciozė si Cezari dhe u kundėrvihej atyre nė ēdo rast. Senatorėt do tė kishin qenė mė largpamės, nėse do tė kishin inkurajuar dhe shpėrblyer gjeneralėt besnikė.

    Mungesa e largpamėsisė dhe kokėfortėsia, cilėsi qė haseshin shpesh te senatorėt, qe shkaktare pėr rėnien e Republikės, po aq sa edhe rivaliteti ndėrmjet gjeneralėve. Ata e detyruan Cezarin tė zgjidhte ndėrmjet tė qenit konsull dhe triumfit. Senatorėt refuzuan t'u jepnin toka luftėtarėve tė vjetėr tė Pompeut, i cili i kishte liruar njerėzit e tij, kur u kthye nė Itali. Ata refuzuan tė diskutonin me Krasin, njeriun mė tė pasur tė Romės, pėr pagimin e njė takse. Atėherė ata u gjendėn pa pushtet pėrballė forces sė bashkuar tė kėtyre 3 burrave: Pompeut, Krasit dhe Cezarit, kur kėta vendosėn tė mbėshtetnin dhe tė lidhen me njėri-tjetrin. Triumvirati i parė, siē u quajt kjo aleancė, arriti tė kėnaqte kėrkesat e drejtpėrdrejta tė secilit prej partnerėve. Cezari mori pėr 5 vjet konsullatėn dhe komandėn nė territorin galez, qė e zgjodhi vetė.

    Nė njė konferencė tė thirrur nė Lyk, mandati i Cezarit nė territorin galez u zgjat nga 5 nė 10 vjet. Gjatė mungesės sė Cezarit, zėri i tij dėgjohej nė Romė nėpėrmjet njė tribuni, Klodit. Cezari i nėnshtroi fiset luftarake tė Galisė dhe bashkoi me perandorinė shumė provinca. Popullariteti i tij te romakėt ishte i pakontestueshėm. Pas vrasjes sė Krasit, qė ndodhi nė Siri, gjatė njė ekspedite tė mynxyrshme kundėr Parthėve, xhelozia e Pompeut pėr famėn nė rritje tė Cezarit, e shtyu qė tė bashkohej me Senatin, i cili i dha pushtet tė plotė. I pėrforcuar nga prania e "kampionit" Pompe nė krah tė tij, Senati i kėrkoi Cezarit tė rikthehej nė Romė dhe tė lironte trupat e tij. I pashqetėsuar fare nga ky ultimatum, Cezari kaloi Rubikonin dhe marshoi mbi Romė.

    Prova e fundit e forcės u zhvillua nė Spanjė, atje ku kishte gjetur strehė ushtria e Pompeut dhe pėrfundoi me shkatėm'min e kėtij tė fundit nė Farsala. Pompeu ia mbathi nė Egjipt ku njėri ng aoficerėt e tij i preu kokėn. Cezari, i cili e respektonte vlerėn e kundėrshtarėve tė tij, e dėnoi oficerin. Kur mbėrriti nė Egjipt, nė ndjekje tė Pompeut, Cezari u pėrzie atje nė luftėn pėr pushtet, qė kishte nisur ndėrmjet Kleopatrės dhe vėllait tė saj. Cezari bėri aleancė me Kleopatrėn, nė tėrė kuptimin e kėsaj fjale. Ai i dha asaj fronin e Egjiptit dhe bėri me tė njė djalė. Cezari tregohej gjithmonė shpirtmadh me armiqtė e tij tė vjetėr, madje, edhe pasi i nėnshtroi galėt, ai bėri tė mundur qė disa prej tyre tė zgjidheshin nė Senat.

    Pas shpartallimit pėrfundimtar tė pasuesve tė Pompeut, Cezari mundi tė nisė programin e tij tė reformave. Ai donte tė rivendoste stabilitetin financiar tė shtetit, i cili ishte futur thellė nė borxhe, por ka tė ngjarė qė ai tė mos kishte parashikuar reforma konstitucionale. Gjatė diktaturės sė tij, Senati vazhdoi tė ekzistonte dhe numri i anėtarėve u rrit, por roli i tij u kufizua vetėm nė miratimin formal tė dekreteve tė Cezarit.

    Reformat e Cezarit atakuan problemet ekonomike, duke u nisur nga drejtime tė ndryshme: ai krijoi koloni, nisi njė program pėr ndėrtimin e veprave tė mėdha (nė tė cilat bėnte pjesė edhe modernizimi i portit tė Ostisė), pėr krijimin e vendeve tė punės, pėrpiloi njė rregullore pėr punėn e skllevėrve nė ferma dhe lehtėsoi taksat nė provinca. Madje, riorganizoi edhe kalendarin.

    Reformat e ndėrmarra nga Cezari atakuan problemet, tė cilat Senati i kishte neglizhuar prej kohėsh. Kėto reforma qenė dobiprurėse pėr Romėn. Mbi tė gjitha, Cezari kishte njė vizion mė tė gjerė pėr perandorinė dhe pėr rolin e provincave. Ai u dha shtetėsinė romake Galisė Cizalpine dhe provincave tė tjera, tė cilave u ishte hequr ajo. Ai hapi dyert e senatit edhe pėr anėtarė nga provincat. Janė tė pamohueshme karizma e tij personale, talenti i tij si orator dhe popullariteti qė kishte nė gjirin e njerėzve tė thjeshtė.

    Cezari kishte besim tė madh nė forcėn e vet. Funksioni i diktatorit qė ai ushtronte, zgjaste tradicionalisht vetėm 6 muaj. Ai e shtriu kėtė funksion nė periudha gjithmonė e mė tė gjata, pastaj u shpall i tillė pėrjetėsisht. Republikanėt nuk mund ta pranonin kėtė abuzim flagrant me pushtetin. Prandaj e vranė.

    Sundimtarja e fundit e Egjiptit, qė i pėrkiste dinastisė maqedonase, tė themeluar nga Ptolemeu. Ajo ishte njė oportuniste politike, qė kėrkoi tė pėrdorte pushtetin e drejtuesve romakė pėr tė realizuar ambiciet e saj personale. Cezari i dha fund luftės civile dhe i dhuroi asaj fronin. Cezari e mori Kleopatrėn me vete nė Romė dhe i ngriti njė statujė prej ari, me shėmbėlltyrėn e saj, tė cilėn e vendosi nė tempullin e "Venus Genitrix", perėndesha e saj mbrojtėse. Aleanca e tyre qe e dobishme pėr tė dy. Pas vdekjes sė Cezarit, Kleopatra u martua me Mark Antonin, njė bashkim fatal ky, qė pėrfundoi me vdekjen e dy dashnorėve. MarkAntoni, duke menduar gabimisht se Kleopatra kishte vdekur, vrau veten me shpatėn e tij. Nė njė tentative tė fundit pėr tė marrė pushtetin, Kleopatra kėrkoi tė joshte Oktavin, trashėgimtarin e Cezarit. Pasi dėshtoi, ajo vdes nga kafshimi i njė gjarpri qė mbahej nė pallatin mbretėror.

    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E JUL CEZARIT

    * Qё nga lindja e Jul Ēezarit, ky lloj operacioni quhet Ēezarik. Sigurisht, rёndёsia e kёtij emri ёshtё njё ēikё i dyshueshёm. Njё shkrimtar romak thotё: ‘’ Njerёzit mё tё menēur dhe mё specialistё pranojnё se njeriu i parё qё kishte kёtё emёr, e fitoi kur vrau nё njё betejё njё elefant, qё nё gjuhёn kartagjenase quhej ēezar.’’.

    * Mёsoi tё lexonte dhe tё shkruante si nё Latinisht ashtu edhe nё Greqisht (nёpёrmes njё pёrkthimi tё vjetёr tё Odisesё, sё Livio Andronikut, ashtu si edhe nga prototipi) dhe studjoi tekstet mё tё famshme tё literaturёs sё kёtyre dy gjuhёve . Kur ishte 10 vjeē kishte mёsues Mario Antonio Gnifo. Me kёtё mёnyre fitoi bazat e artit tё Retorikёs, qё ishin tё domosdoshme pёr njё politikan. Ashtu si edhe poezinё, tё cilёn do ta pёrdorte dhe mё vonё. Vizitonte shpesh Forumin, dhe dёgjonte me shumё kujdes oratorёt e mёdhenj tё asaj kohe dhe zakonisht ishte i pranishёm nё marrjen e vendimeve apo tё bashkёbisedimeve tё ligjvёnёsve, pёr tё depёrtuar nё problemet kryesore tё Drejtёsisё.

    * Vitet e rinisё sё tij mbaruan atёherё kur veshi tibanin, petkun zyrtar tё burrёrisё, e cila simbolizonte kalimin nga mosha adoleshente nё atё burrёrore. Nё vitin 84 para erёs sonё, i ati i Ēezarit do tё vdesё nga njё vdekje e papritur. Kjo ngjarje i dha Jul Ēezarit pavarёsinё e plotё tё tij. Nё tё njejtin vit prishi fejesёn e tij me Kusutinё, qё vinte nga klasa e kalorёsve dhe u martua me vajzёn e Kines, armikut tё betuar tё diktatorit Sila, Korniline. Kёtё martesё e bёri mё tepёr pёr qёllime politike.

    * Ishte 54 vjeē dhe kishte pas vetё mbi 3 dekada aktiviteti politik, qё e kishin drejtuar drejt qёllimit tё tij. Sigurisht, jo nёpёrmes njё rruge tё shtruar dhe tё paraplanifikuar , por me vizionin e qёllimit tё tij gjithmonё para syve dhe me njё besim tё madh nё ekzistencёn e tij, krijoi vazhdimisht mjete dhe rrugё tё reja. Personaliteti i tij ishte unik, i shumёanshёm dhe shumё aktiv. Ishte njё politikan, njё ligjvёnёs, jurist, orator, shkrimtar historik, poet, shkruajti njё vepёr mbi gramatikёn, u mor me matematikёn, sektorёt teknikё, arkitektonikё, dhe gjithmonё mbante pranё vetes njerёzit e duhur qё do ta ndihmonin nё qёllimin e tij.Mund tё diktonte mbi kale, gjashtё zyrtarёve qё shkruanin gjashtё letra me pёrmbajtje tё ndryshme. Me kёtё aftёsi krijohej njё dinamikё qё kёrkonte mё tё lartёn si nga ai ashtu dhe nga tё tjerёt qё kishte pёrreth. Shfaqej ēdo herё nё shpejtёsinё e aksionit, por sidomos nё lёvizjet e tij ushtarake. Nevoja e tij e vogёl pёr gjumё i lejonte tё fitonte kohё duke udhёtuar natёn nё karroēёn e tij. Kёto veēori ishin si tё detyrueshme pёr njё trup qё mund ti rezistonte gjithēkaje.

    * Ēezari ishte i gjatё dhe i dobёt, me sy tё gjallёrueshёm tё zinj dhe karakteristikat e tij kishin shpesh herё ёmbёlsi dhe mirёsi. Vazhdimisht demonstronte trupin e tij tё stёrvitur, tё cilin e mbante nё njё formё tё shkёlqyer, duke u stёrvitur pёrditё. Ishte njё njeri i pёrmbajtshёm, gjё qё e ndihmonte tё mbetej i shёndoshё por edhe nga ana tjetёr pa e prishur qejfin e tij, shmangte gjithmonё ekzagjerimet me pijen. Kishte njё kujdes tё veēantё pёr veshjen e tij, sikur kur ishte i ri ashtu edhe mё vonё. Kishte prirje gjithmonё pёr perfeksion, gjё qё vёrtetohet nё faktin se ndonjёherё kur ndёrtonte ndonjё vilё, qё nuk ishte tamam sikur ai e donte, jepte urdhёr ta shёmbnin dhe ta rindёrtonin qё nga fillimi. Pёr shkak tё kёtyre prirjeve besonte se pёr tu plotёsuar detyra e tij, duhej tё bёhej kryetari i shtetit. Edhe njё element tjeter i veēantё nё personalitetin e tij ishte ai qё i kundёrvihet vetes sё tij. Kur arrin nё njё kufi e njeh dhe vepron sipas pёrvojёs qё ka fituar deri atёherё.
    Tёrheqja e tij ishte shumё e madhe dhe buronte nga njё xhentilesё natyrale, qё dilte nga thellёsia e zemrёs sё tij. Arti i ēezarit nё trajtimin e njerёzve duket shumё qartё nё marёdhёniet qё kishte me ushtarёt e tij. Madhёshtia e strategjikёs sё tij sё bashku me lidhjen me ushtarёt e tij kishin si rezultat njё pushtet qё sillte nё duart e tij akoma dhe ushtarin mё tё fundit. Nga ana tjetёr dhe i qortonte, i ndёshkonte, i shqyrtonte gjёrat hapur dhe qartё dhe nё fund i bindte se kishin mundёsi tё shmangnin humbjen dhe se mund tё korrigjonin gjёrat.
    Kurrё nuk u mundua pёr tu dhёnё kurajo ushtarёve tё tij, duke u fshehur tё vёrtetёn ose duke u thёnё gёnjeshtra. Nё pёrgjithsi besonte se vetёm nёpёrmes sinqeritetit arrihet besimi midis tij dhe ushtarёve tё tij. Gjithmonё luftonte sё bashku me ta dhe jo vetёm kur ekzistonte ndonjё rast i nevojshёm. Nuk mungonte tё sterviste vetё disa herё ushtarёt e tij dhe tё merret shpesh herё me ēdonjёrin personalisht. Gjithmonё ishte i gatshёm tё njihte shёrbime trimёrie, duke u dhёnё armё tё ēmuara dhe grada. Me tё njёjtёn mёnyrё fitonte dhe besimin e popullit, sidomos nё fillimin e aktivitetit tё tij politik.

    * Njё burrё me njё rrezatim tё tillё bёnte shumё pёrshtypje dhe grave. Arritjet e tij erotike dёgjohen kudo. Pas vdekjes sё tё atit, lidhja e tij me tё ёmёn dhe tё motrёn u bё mё e ngushtё. Burrat qё kishin nё rininё e tyre njё nёnё tё mirё dhe tё dashur , kёrkojnё nё jetёn e tyre tё gjejne kompletimin nё format e ndryshme tё saj, nё imazhin e gruas. Njё gjё e tillё ndodhi dhe me Ēezarin. Ana mё e bukur e karakterit tё tij shfaqej nё lidhje me armiqtё e tij. Mundohej tё binte dakort, duke treguar njё gjёndje kompromisi dhe shpirtbutёsie tek tё gjithё ata qё morёn anёn e Pompeit. Ndjehej njelloj i pёrgjegjshёm si pёr romakёt qё e mbёshtesnin ashtu si dhe pёr ata qё ishin kundёr tij.

    * Jeta e tij ishte e mbushur me prova tё shpirtmadhёsisё sё tij ( falja e pengjeve tё luftёs nё Korfini etj) jo vetёm nё tema qё kishin tё bёnin me politikё, por edhe nё raste tё tjera (psh ndalonte duelet, pak pёrpara se i humburi tё merrte goditjen vdekjeprurёse). Megjithatё mund tё anashkalonte shpirtmadhёsinё e tij dhe tё tregonte njё ashpёrsi , atёherё kur ishte e nevojshme dhe sidomos nё temat politike. Pёrfundimisht, kёtё virtyt tё tij, e paguajti me jetёn e tij, pasi ata tё cilёve u kishte falur jetёn me shpirtmadhёsinё e tij, ishin ata qё pёrbёnё pjesёn mё tё madhe tё atyre qё kryen komplotin dhe vrasjen e tij.

    * Mbёshtetёsit e tij tё inatosur thanё, pas vdekjes sё tij, se Ēezari u shkatёrrua nga shpirtmadhёsia e tij dhe nёse nuk e tregonte njё gjё tё tillё, nuk do ti ndodhte kjo (Nikolau i Damaskut). Jul Ēezari ishte njё personalitet i madhёrishёm dhe i shumёanshёm i epokёs nё tё cilёn jetoi. Kishte aftёsinё tё vlerёsonte drejt ēdo moment, pavarёsisht butёsisё sё tij. Ishte njё strateg i madh, joshёs dhe mirёsjellshёm me miqtё e tij, i kuptueshёm me armiqtё e tij, xhentil me tё gjithё, orator i shkёlqyer dhe pёrveē tё tjerave krijues i planeve jetёdhёnёse qё i shёrbyen shtetit.Pёrfundimisht, ishte me tё vёrtetё njё bir i denjё i Afёrditёs dhe thёnja e tij misterioze: “Erdha, pashё, fitova”

  2. #22
    Plotinus

    Plotini lindi nė Likopolis tė Egjiptit (Asiuti i sotėm), rreth vitit 204–270 tė erės sonė. Ai iu kushtua filozofisė qė nė moshėn njėzetetetėvjeēare. Ndoqi nė Aleksandri bisedat e filozofėve me emėr, para se tė bėhej njė shikues entuziast i Amonios Sakės (rreth viteve 175-242), themeluesi legjendar i neoplatonizmit - qė nuk ka lėnė, ashtu si Sokrati, asnjė shkrim. Plotini qėndroi njėmbėdhjetė vjet nxėnės i tij, deri mė 242, datė e hamendėsuar e vdekjes sė mėsuesit. I shtyrė nga dėshira pėr tė njohur mendimet dhe filozofėt e kulturave tė huaja, shoqėroi mė 243 perandorin Gordian III nė fushatėn kundėr sasanidėve tė Persisė. Pas dėshtimit tė turpshėm tė kėsaj ekspedite ushtarake, u kthye pėr tė shkuar nė Antiokė, nė Oronto, pastaj nė Romė. Po atė vit hapi aty njė shkollė filozofie, tė cilėn e drejtoi pėr njėzet e pesė vjet. Plotini, duke qenė se sistemoi neoplatonizmin, mbahet si themeluesi i kėsaj doktrine filozofike. Ai kishte njė publik tė vėmendshėm dhe tė dendur, tek i cili mund tė mbėshtetej pikėrisht perandori Galian dhe gruaja e tij, Salonina. Ata mbėshtetėn idenė e Plotinit pėr tė themeluar nė Kampanjė njė "qytet tė filozofėve", qė do tė pagėzohej Paltonopolis, por intrigat e Oborrit perandorak bėnė tė dėshtonte ky plan.
    Plotini vdiq mė 270 nė zotėrimin e njė prej nxėnėsve tė tij, nė Minturnė, ku ishte tėrhequr pėr arsye tė keqėsimit tė vazhdueshėm tė gjendjes sė tij shėndetėsore. Pėr vite tė tėra, si mėsuesi i tij Amonios Sakasi, ai u kėnaq duke dhėnė mėsime thjesht gojore; gjithashtu filloi, rreth tė pesėdhjetave, tė shėnonte pėrbėrėsit e filozofisė sė tij. Ai ngarkoi pėr botimin e shkrimeve tė veta nxėnėsin e tij mė tė rėndėsishėm, Porfirin e Tirit (234 e deri rreth vitit 305), qė i rregulloi sipas rendit alfabetik dhe i botoi pas vdekjes se mėsuesit, nė gjashtė libra me nėntė kapituj secili, dhe tėrėsise sė librave iu dha emri Eneades. Njė biografi - Mbi jetėn e Plotinit dhe rregulli i shkrimeve tė tij - plotėsonte veprėn dhe saktėsonte datėn e konceptimit tė pėrbėrėsve tė ndryshėm tė sistemit. Marsilio Fiēino (1433-1499), humanisti fiorentinas i rrethit tė Mediēėve, botoi mė 1492 njė pėrkthim latinisht tė Eneades.
    Shkolla neoplatonike vazhdoi katėr shekuj pas vdekjes sė Plotinit, u formuan tri rryma, tė pagėzuara sipas qendrės se rėndėsisė gjeografike: shkolla siriane, shkolla aleksandrine dhe shkolla athinase. Pėrfaqėsuesit e tyre mė tė rėndėsishėm qenė pėrkatėsisht Zhambliku (rreth viteve 250-330), Sinesiosi dhe Proklusi (412-485), "skolastiku mė i madh i Antikitetit tė vonshėm", me tė cilin neoplatonizmi njohu lulėzimin e tij tė fundit.
    Ungjilli i Gjonit - qė nuk ishte pėrpiluar nga ndonjė nxėnės i Krishtit - bashkoi bashkėsinė e krishterė me elitat hebreje tė helenizuara. Fillimi i Ungjillit ėshtė (neo)platonizėm i pastėr. "Nė fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Zotin, dhe Zoti ishte Fjala. Ajo ishte nė fillim me Zotin. Tė gjitha gjėrat jane bėrė nga ajo, dhe asgjė nga ajo qė u bė nuk u bė pa tė. Tek ajo ishte jeta, dhe jeta ishte data e njerėzve" (Gjoni 1-4).
    Tradita na tregon se peshkopi i pare i Athinės, Dionisios (shekulli I pas Jezu Krishtit), ishte konvertuar nga Shėn Pali pas njė predikimi tė bėrė ne Aeropag. Mė pas i atribuan Denis Areopagitės shkrime fetare dhe mistike, qė ka tė ngjarė tė datojnė mė shumė tė shekullit V. Ai ishte shumė popullarizuar nė Mesjetė, sidomos nė Paris, ku e ngatėrruan mė pas me njė shenjt martir vendas me tė njėjtin emėr, Denis (shekulli III pas Jezu Krishtit). Ndikimi i shkrimeve tė Denis Aeropagitit mbi Sugerin e Madh (rreth viteve 1081-1151), abati Sen-Denisit- abaci shumė e madhe mbretėrore, qė ndodhej nė veri tė Parisit - ėshtė ndoshta nė zanafillėn e njė veēorie tė arkitekturės gotike: tė ēarat e bėra nė mure pėr tua lėnė vendin vitrazheve tė mėdha me ngjyra do tė pėrputheshin te Denisi me kėrkmin e shpirtrave, tė burgosurve tė errėsirave, tė dritės mistike, simbole tė njė hyjnori.
    Veprat kryesore: Sipas shembullit tė mėsuesit tė vetė Amonios Sakasit, Plotini ligjėroi vetėm gojarisht, kėshtu qė me siguri edhe nuk mund tė vėrtetohet origjinaliteti i tė gjitha veprave tė cilat i atribuohen kėtij. Eneadet qė i botoi Porfirie, dolėn nė pėrkthimin gjerman nė 2 vėll. (1878,1880), kurse nė Paris i botoi B. Brehier (1926).


    JETSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E PLOTINIT


    * Filozofia e Plotinit ėshtė njė pėrtėritje specifike dhe origjinale e platonizmit dhe nė tė gjejmė shumė elemente aristoteliane, stoike, gnostike dhe mistike. Plotini ėshtė filozof me natyrė sublime dhe askete, tė cilit trupi i duket burg i turpshėm dhe si mistik, i cili nė ekstazėn religjioze sheh aktivitetin mė tė lartė gnoseologjik. Plotini konsideron se gjithēka ekzistuese del nga emanacioni i «Njėjės». Kjo «Njėja», «E para», kjo hyjni me kėtė nuk humb, sikurse drita, asgjė nga ekzistenca e vet, qė vazhdimisht emanon, hedh dritė nė errėsi. Por megjithėkėtė, vėtė shkėlqimi humb gjithnjė e mė shumė intenzitetin sa mė tepėr largohet nga burimi i vet, dhe, duke kaluar nėpėr sfera tė ndryshme, nė fund bėhet e errėt, kundėrti e keqe ndaj hyjnisė - materie.
    Pra, mbi gjithēka ėshtė qenia e lartėsuar, Njėja, qė njėherėsh ėshtė edhe e mira, por pėr tė cilėn nė tė vėrtetė asgjė nuk mund tė pohohet ngase ėshtė mbi gjithēka tė shqiptuar. Njėja ėshtė gjithēka, por asgjė e veēantė, kurse shkėlqimi i drejtpėrdrejtė i saj ėshtė nus-i (mendja ose fryma), nė tė cilin tashmė ekziston tė qenėt e dyfishtė tė subjektit dhe tė objektit, tė menduarės dhe tė pėrfytyruares. Produkt i frymės ėshtė shpirti, i cili pėrbėn shkallėn mė tė ulėt tė mbishqisores dhe njėherazi urėn ndaj shqisores. Me gjithė, pra, kundėrshtitė ndėrmjet mbishqisores dhe shqisores, gjithēka qė ekziston pėrbėn njė gradacion unik. Madje edhe materia, e cila ėshtė pol i kundėrt i mbishqisores, e gjithashtu edhe joqenie, nuk ėshtė pėrjashtuar nga kjo hierarki, por ėshtė vetėm pikė pėrfundimtare e sė njėjtės vijė tė krijimit. Kėshtu, nė tė vėrtetė, Plotini e shndėrroi dualizmin platonian nė monizėm. Pikėrisht pėr kėtė arsye shumė historianė tė estetikės mund tė konsiderojnė (Bojmleri, Kroēeja) se vetėm te Plotini edhe estetika bėhet pjesė pėrbėrėse integrale e njė sistemi tė mbyllur, ngase nė tė metafizika e sė bukures ėshtė e lidhur (ndryshe nga Platoni dhe Aristoteli) nė mėnyrė jokontradiktore me filozofimin mbi artin. Kėta interpretues madje pohojnė se nė kėtė drejtim «Plotini nė fund tė epokės helene ėshtė si Hegeli nė fund tė epokės sė filozofisė sė krishterė».

    * Sipas Plotinit detyra fundamentale e artit qėndron nė faktin qė nė tė veēanten tė paraqesė pajtimin e plotė tė idesė dhe tė materies, domethėnė tė paraqesė idenė si ėshtė kthyer dhe ulur nė materie, ndėrsa materien sesi ėshtė ngritur nė ide. Vepra artistike qetėson luftėn e amshueshme dhe ndryshimin e idesė dhe tė materies. Syri i «brendshėm», i cili fillon tė shohė kur mbyllet i jashtmi, nuk ėshtė i aftė menjėherė tė shohė shkėlqimin e plotė tė sė bukurės. Afrimi ndaj bukurisė mė tė lartė tė shpirtit plotėsohet me refuzimin e ēdo gjėje trupore, me njė ekstazė specifike. Burim i sė bukurės ėshtė shpirti i bukur, bukuria ėshtė, pra, qenėsisht subjektive, shpirtėrore, ēėshtja e brendshme. Ēdo gjė e jashtme nė art ėshtė e paqenėsishme -puna pėr shembull nė materialin prej gurit ėshtė punė e skllavėve dhe jo e artistėve - ajo e jashtma, shqisorja nė veprėn artistike ėshtė vetė refleks i sė brendshmes dhe nė tė bazohet. Pikėrisht pėr kėtė arsye bukuria ėshtė e thjeshtė - dhe jo me kualitet kompleks. Nocioni i tė bukurit dhe nocioni i artistikės paraqesin njė funksion qenėsisht tė pėrbashkėt, sepse edhe arti edhe tė bukurit shkrihen nė njė ekzaltacion mistik tė frymės. Prandaj, bukuria nuk ėshtė ndonjė simetri e pjesėve, ajo nuk gjendet nė ndonjė raport objektiv dhe nė proporcion ndaj tėrėsisė, ngase gjėrat e bukura janė shpesh shumė tė thjeshta, kėshtu qė e bukur ėshtė ajo qė e pranojmė si gjė tė natyrės sonė vetjake, kurse e keqe ajo qė pėr ne ėshtė e neveritshme, sepse ėshtė nė kundėrshtim me natyrėn tonė tė madhėrishme. E bukura perceptohet nėpėrmjet shpirtit, kurse e keqja ėshtė formė e tė drejtuarit ndaj trupores dhe materiales, e bukur ėshtė diēka qė ka formė, kurse e keqe qė ėshtė pa formė. Pėr tė mundur shpirti ta kuptojė dhe ta pranojė tė bukuren, ai duhet tė jetė i pastruar, i thjeshtė, i sinqert - duhet edhe vetė tė jetė shpirt i bukur. Arti nuk imiton natyrėn, por e plotėson natyrėn me bukuri atje ku vetė natyra ėshtė memece. Ēdo gjė tokėsore, ēdo gjė e njėmendtė ėshtė vetėm hije - deri kėtu Plotini pajtohet me Platonin. Por arti nuk ėshtė - si mendon Platoni - vetėm diēka tokėsore, ndijore, por pikėrisht nė artistikėn ēdo gjė ndijore tejkalohet pėr t'u ngritur mbi ekzistencėn tonė materiale. Nė ēastin e frymėzimit, tė ekstazės, njeriu e ndien veten si pjesė e njė bote mė tė lartė, bėhet njėsoj sikurse edhe pjesa mė e vlefshme, mė e pafajshme, mė e sinqertė e shpirtit tė tij.

    * Teoria gnoseologjike idealiste e Plotinit, metafizika, psikologjia, filozofia e religjionit dhe sidomos estetika - plot me mendime lucide dhe frymėzuese, por edhe me fantazi mistike, me pėrbuzje ndaj materiales dhe me synime tė errėta religjioze ekstaze, madje edhe me pseudozgjidhje - nė tėrėsi paraqesin pėrparim historik dhe mendor nė krahasim me sistemet e mėdha racionale tė antikės. Edhe me ndikimin e tij largpamės tė mėvonshėm - direkt ose indirekt nė Gj. Brunon, Sheftsberin, Herderin, Jakobin, Shelingun, Gėten, Nevalisin dhe nė kohė « re edhe nė E. v. Hartmanin dhe Kroēen - kjo filozofi herė-herė -pavarėsisht nga fakti se ka ditur tė iniconte mjaft mendimin e huaj - shėrbeu si bazė ideore pėr shumė synime irracionale dhe mistiko-romantike.

  3. #23
    Anaksagóras


    Filozof grek Anaksagóras, i lindur rreth 500 - 428 p.e.s,nė veri tė Miletit, Anadoll, Lapsek,Turqia e sotme, ku njė zhvillim tė rėndėsishėm mori filozofia me paraqitjen e njė interpretimi tė ri tė procesit se si lėnda merr formėn e sendeve tė veēantė.Kontributi i tij kryesor qėndron nė dhėnien e konceptit tė mendjes (nous), tė cilin ai e dalloi nga lėnda. Anaksagora ishte dakort me Empedoklin, se ardhja ose largimi nga qenia ėshtė thjesht njė pėrzierje ose ndarje e substancave qė tashmė ekzistojnė. Por, ai nuk ishte dakort me konceptin e Empedoklit, sipas tė cilit formimi i objekteve ėshtė produkt i forcės sė Dashurisė dhe Urrejtjes. Sipas Anaksagorės, procesi i ndryshimit kėrkon njė shpjegim mė gjegjės sesa shpjegimi me anėn e elementėve tė paqartė dhe pothuajse mistikė tė Dashurisė dhe tė Urrejtjes. Bota dhe tė gjithė objektet atij i duken shumė tė organizuar dhe me njė strukturė tė ndėrlikuar, qė kėrkojnė si parim tė shpjegimit njė qenie tė ditur dhe tė fuqishme. Pikėrisht, njė parim i tillė racional ėshtė pėrmbajtja e konceptit tė mendjes ose nous qė propozonte Anaksagora si parim qė siguron rregullin tek lėnda.

    Sipas Anaksagorės, natyra e realitetit kuptohet mė mirė si i pėrbėrė nga mendja dhe lėnda. Lėnda ekziston mė pėrpara se sa mendja t'i japė formė dhe aktivitet. Ajo ekziston si njė pėrzierje e llojeve tė ndryshme tė substancave materiale, tė gjitha tė pakrijueshme dhe tė pashkatėrrueshme. Bile edhe kur kjo masė origjinale e lėndės ėshtė e ndarė nė objektet aktuale, secila pjesė pėrmban tė kundėrtat e tė zezės dhe tė sė bardhės, por quhet e bardhė vetėm sepse pėrmban atė qė ėshtė nė tė gjithė realitetin; ēdo send pėrmban brenda tij njė "pjesėzė" speciale tė ēdo gjėje.

    Sipas Anaksagorės, procesi me anėn e tė cilit nga lėnda formohen sendet, ėshtė procesi i "ndarjes". Kjo ndarje nė fillim ėshtė arritur (dhe vazhdimisht ndodh) nėpėrmjet fuqisė sė mendjes. Nė mėnyrė tė veēantė, mendja prodhon nje lėvizje rrotulluese, e cila shkakton njė vorbull qė shpėrndan, ashtu sikurse mbėshtjell, gjithnjė e mė shumė masa origjinale tė lėndės, duke shkaktuar njė "ndarje" tė substancave tė ndryshme. Kjo lėvizje rrotulluese nė fillim shkakton njė ndarje tė lėndės nė dy ndarje kryesore; njėra masė pėrmban tė ngrohtėn, tė lehtėn dhe tė rrallėn, ndėrsa tjetra pėrmban tė ftohtėn, errėsirėn, tė dendurėn dhe lagėshtirėn. Ky proces i ndarjes ėshtė i vazhdueshėm dhe i njėtrajtshėm. Objektet e veēanta janė gjithnjė kombinime tė substancave, nė tė cilat disa substanca janė predominuese. Duke pėrshkruar kėtė proces, nė njė nga fragmentėt e ruajtur nė librin e tij tė fundit, Anaksagora thotė se " Nous vendos rregull nė tė gjithė sendet, nė ata qė kanė qenė, nė ata qė janė dhe nė ata qė do tė jenė. Ky ėshtė revolucioni qė tashmė rrotullon yjet, diellin, hėnėn, ajrin dhe eterin: tė cilėt janė tė ndarė". Nė vazhdimėsi ai thotė: "Revolucioni vetė shkakton ndarjen, dhe dendėsia ndahet nga e rralla, e ngrohta nga e ftohta, e ndritshmja nga errėsira dhe e thata nga lagėshtira. Kemi shumė pjesėza tė shumė sendeve". Duke theksuar pėrzierjen e vazhdueshme tė sendeve, ai thotė se "asgjė nuk ndahet plotėsisht nga ndonjė gjė pėrveē Nous". Forcat, qė vėnė nė lėvizje vorbullen, ēojnė nė qendėr tė trashėn dhe lagėshtirėn, ndėrsa tė hollėn dhe tė ngrohtėn, siē janė toka dhe ajri, nė periferi. Forcat rrotulluese shkaktojnė, gjithashtu, shkėputjen nga toka tė masės sė gurėve tė nxehtė e tė kuq, tė cilėt shpėrndahen nė eter duke formuar yjet. Toka, e cila nė fillim ishte llucė, u tha nga dielli dhe u bė pjellore nga embrionet qė gjendeshin nė ajėr. Ēdo gjė, duke pėrfshirė jetėn nė planete dhe perceptimin e qenieve njerėzore, vihet nė aktivitet edhe sot nga mendja. Mendja ėshtė kudo, ose siē thotė Anaksagora, nous ėshtė "kudo ku ēdo gjė tjetėr ėshte nė masėn rrethuese".

    Megjithėse Anaksagora e konsideron nous si forcėn lėvizėse dhe kontrolluese tė kozmosit dhe tė trupave njerėzorė, sipas tij, roli aktual i nous ėshtė i kufizuar. Pėr Anaksagorėn nous nuk ėshtė krijuesi i lėndės, derisa lėnda ėshtė e pėrjetshme. Pėr mė tepėr ai nuk sheh tek nous burimin e ndonjė qėllimi. Shpjegimi i tij mbi origjinėn e sendeve tė veēantė nėpėrmjet procesit tė "ndarjes", duket se ėshtė njė shpjegim mekanicist. Sendet akoma duken se janė produkt i veprimeve tė shkaqeve materiale, dhe mendja duket se nuk ka rol tė qartė pėrveē atij tė lėvizjes fillestare. Aristoteli, i cili mė vonė u muar me dallimin e llojeve tė ndryshėm tė shkaqeve, ka shprehur njė vlersim tė dyfishtė pėr pikpamjet e Anaksagorės. Duke e krahasuar Anaksagorėn me paraardhėsit e tij, tė cilėt dėshironin " tė merreshin kaq shumė me njė ēėshtje [p.sh. origjna e sendeve] spontanisht dhe rastėsisht", Aristoteli shkruan se "kur [Anaksagora] thotė... se arsyeja ėshtė prezente - si tek kafshėt ashtu dhe nė tė gjithė natyrėn- si shkaku i rregullit dhe i tė gjitha grupimeve, ai ngjan si njė njeri me njė mendje tė mprehtė nė dallim me bisedat e rėndomta tė paraardhesve tė ti|". Por, shton Aristoteli, Anaksagora e vė nė pėrdorim konceptin e tij tė nous vetėm "nė njė shkallė tė vogėl". Kritika e tij ėshtė se "Anaksagora e pėrdor arsyen si njė deus ex machina pėr tė formuar botėn, kur ai do tė tregojė shkakun e njė diēkaje qė nuk ėshtė nė gjendje ta gjejė, ai fut arsyen, ndėrsa nė tė gjitha rastet e tjera ai i pėrshkruan ngjarjet me diēka tė ndryshme nga arsyeja". Anaksagora duket se ka siguruar njė shpjegim se si lėnda tėrhiqet nė lėvizjen rrotulluese, duke e lėnė pjesėn tjetėr tė rregullit natyror tė jetė produkt i kėsaj lėviz|eje. Mė tej ajo, qė Anaksagora thotė rreth arsyes, ka patur pasoja tė mėdha nė historinė e filozofisė, sepse ai futi parimin shpirtėror nė natyrėn e sendeve. Ai diferencoi mendjen nga lėnda. Megjithėse nuk e pėrshkruan mendjen si komplet jo materiale, ai arrin tė dallojė mendjen nga lėnda dhe, kur ka punė me tė thotė se mendja, ndryshe nga lėnda nuk pėrzihet me asgjė, por ėshtė e vetme, e mjaftueshme pėr vetveten". Mendja dallohet nga lėnda, sepse ajo ėshtė "gjėja mė superiore pėr gjithēka dhe kafuqinė mė tė madhe... "Kėshtu, ndėrsa lėnda ėshtė e pėrbėrė, mendja ėshtė e thjeshtė, por tė dyja kėto i shohim tė jenė tė ndėrlidhura, derisa mendja ėshtė "atje ku ēdo gjė tjetėr gjendet..." Megjithėse ai nuk i pėrpunoi tė gjitha mundėsitė e konceptit tė tij nous, ky koncept ka qenė i destinuar tė ketė njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė filozofinė e mėvonshme greke.

    JETĖSHKRIME – KURESHTI NGA JETA E ANAKSGORĖS

    * Anaksagora nė Athinė, nė vitet 30 zhvilloi veprimtari tė frytshme filozofike, mirėpo pas akuzės pėr ateizėm, arriti, nė saje tė mikut Periklit, tė ikė nė Lampsak(Turqia e sotme) dhe tė shpėtojė nga vdekja.

    * "I besoni mendjes sepse ajo sundon botėn". Anaksagora

    * Nga vepra kryesore e tij qė atėherė mbante titullin e rėndomtė "Mbi natyrėn" janė ruajtur vetėm disa fragmente, tė cilat me siguri janė nga libri i parė i kėsaj vepre. Anaksagora konsideron, sikurse Empedokli, se nė natyrė nuk ka as ekzistencė as zhdukje - ekziston vetėm bashkimi dhe ndarja e grimcave tė pandryshueshme tė cilat i quajti sperma - e tė cilat mė vonė Aristoteli i quajti homeomei. Me bashkimin e kėtyre grimcave krijohen gjėrat e ndryshme, ndėrsa cilėsia e ēdo gjėje kushtėzohet nga ato grimca qė dominojnė nė pėrzierjen dhe qė pėr kėtė shkak mund tė pėrceptohen. Nga gjendja e parė kaotike, nė tė cilėn nė fillim ishin tė pėrziera homeomeritėt, lindi kozmosi i rregulluar nėpėrmjet mendjes (nus-it), qė e vuri nė lėvizje masėn inerte. Mirėpo pasi u dha impulsi i parė, roli i kėsaj mendjeje pėrfundon dhe ēdo gjė pastaj rrjedh nė mėnyrė mekanike sipas ligjeve kauzale rreptėsisht tė pėrcaktuara.

    * Njohje ndijore, sipas Anaksagorės, kemi nė saje tė ekzistimit tė kundėrshtisė qė kemi nė botėn tonė tė brendshme (p.sh. tė ftohtit mund ta ndiejmė vetėm atėherė kur trupi ėshtė i nxehtė). Ndėrkaq, tė vėrtetėn nuk e njohim me anėn e shqisave por nėpėrmjet arsyes.

    · Duke provuar rėndėsinė e Anaksagorės nė historinė e filozofisė, Aristoteli thotė: "Filozofėt para Anaksagorės mund tė krahasohen me ata endacakė qė i quajmė natyralistė. Sikurse qė, duke u kolovitur, gladiatorėt mund tė japin edhe tė goditura tė qėlluara, por jo sipas rregullave tė shkathtėsisė, gjithashtu duket se edhe kėta filozofė nuk janė aspak koshientė pėr atė qė flasin". Anaksagora ėshtė i pari qė - duke thėnė se mendimi i kulluar ėshtė e vėrtetė - siguroi kėtė koshiencė, kėshtu qė edhe sipas fjalėve tė Hegelit ai dukej si "i padehuri midis tė dehurėve".

  4. #24
    Anaksimeni


    Anaksimeni. Filozofi i tretė dhe i fundit nga Mileti ėshtė Anaksimeni (585/4-528/5. p.e.r.) i cili ka qenė "shoqėruesi" i ri i Anaksimandrit. Duke vlerėsuar pėrgjigjen e Anaksimandrit, nė lidhje me pėrbėrjen e sendeve natyrore, ai ishte i pakėnaqur me nocionin e tė pakufishmes si burim i tė gjitha sendeve, deri sa ky nocion ėshtė shumė i papėrcaktuar dhe i paprekshėm.Ai mundi tė kuptojė pse Anaksimandri dha zgjidhjen e tij tė ndryshme nga nocioni i Thalesit, se uji ėshtė shkaku i tė gjitha sendeve. Arsyeja qėndron nė atė, se e pakufishmja mund tė tė ndihmojė tė shpjegosh sfondin e "pafund" tė shumėllojshmėrisė sė gjerė tė sendeve tė fundme dhe specifike. Pėr Anaksimenin, e pakufishmja e papėrcaktuar nuk ka kuptim specifik, prandaj ai zgjodhi rrugėn e Thalesit duke u fokusuar mbi njė substancė tė pėrcaktuar, por nė tė njejtėn kohė u pėrpoq tė pėrvetėsonte nga arritjet e avancuara tė Anaksimandrit. Pėr tė bashkuar nocionin e Thalesit mbi njė substancė tė pėrcaktuar, me konceptin e ri tė Anaksimandrit mbi tė pakufishmen nė lėvizje tė vazhdueshme, Anaksimeni pėrcaktoi ajrin si substancė primare, nga e cila rrjedhin tė gjitha sendet. Ashtu si e pakufishmja, ajri ėshtė i shpėmdarė kudo; por ndryshe nga e pakufishmja ai ėshfė substancė materiale specifike dhe e prekshme, qė mund tė pėrcaktohet. Pėr mė tepėr, lėvizja e ajrit ėshtė njė proces mė specifik, sesa "shkėputja" e Anaksimandrit. Kjo e ēoi Anaksimenin nė formulimin e konceptit tė respektueshėm tė "rrallimit" dhe "tė kondesimit" tė ajrit si forma specifike e lėvizjes, qė sjellin ndryshime nė ajėr. Edhe pse ajri ėshtė i padukshėm, njerėzit jetojnė vetėm pėr aq kohė sa mund tė marrin frymė, dhe "ashtu si shpirti ynė, duke qenė ajėr qėndron sė bashku me ne, po kėshtu fryma dhe ajri rrethon gjithė boten". Por, pėr tė shpjeguar se si ajri ėshtė origjina e tė gjitha sendeve, Anaksimeni fut njė ide tė rėndėsishme, sipas sė cilės ndryshimet nė "cilėsi" shkaktohen nga ndryshimet nė "sasi". Zgjerimi dhe tkurrja e ajrit pėrfaqėsojnė ndryshime sasiore, dhe kėto ndryshime, duke ndodhur nė njė substancė tė vetme, shpjegojnė shumėsin e sendeve tė ndryshėm. Zgjerimi ose rrallimi i ajrit shkakton ngrohjen dhe, nė ekstrem, zjarrin; ndersa tkurrja ose kondesimi shkakton ftohjen dhe transformimin e ajrit nė objekt solid nėpėrmjet njė transformimi gradual ku, siē thotė Anaksimeni, "ajri, qė kondesohet, formon erėrat..., e nė qoftė se ky proēes shkon mė tej ai jep ujė, e akoma mė tej jep tokėn dhe nga kondesimi mė i madh janė formuar gurėt".

    Megjithėse kėta filozofė milesianė duket se kanė studiuar me temperament dhe interesa shkencore, ata nuk i kanė formuar hipotezat e tyre nė atė mėnyrė qė sot i bėjnė shkencėtarėt modernė; gjithashtu, ata nuk projektuan ndonjė eksperiment pėr tė provuar teoritė e tyre. Idetė e tyre kishin njė tipar dogmatik; ato janė mė shumė njė mėnyrė pohimi pozitiv, sesa tentativa pėr hipoteza tė vėrteta. Por duhet tė kujtojmė se ēėshtjet kryesore, nė lidhje me natyrėn dhe kufijtė e njohjes njerėzore, akoma nuk ishin ngritur. Miletasit akoma nuk i referohen, nė ndonjė menyrė, problemit tė marrėdhėnieve midis shpirtit dhe trupit. Reduktimi i tė gjithė realitetit nė njė origjinė materiale, sigurisht e ngre kėtė ēėshtje, por kjo ēėshtje ėshtė e njohur mė vonė si njė problem nė historinė e mendimit. Cilado qoftė dobia e ideve tė tyre specifike rreth ujit, tė pakufishmes dhe ajrit si substanca primare tė sendeve, rėndėsia e vėrtetė e miletsave ėshtė se ata, pėr herė tė parė, ngritėn ēėshtjen e natyrės nė instancė tė fundit tė sendeve. Ata bėnė hapin e parė dhe direkt tė hulumtimit mbi ēėshtjen, se nga ēfarė ėshfė e pėrbėrė nė tė vėrtetė natyra.

    KURESHTI NGA JETA E ANAKSIMENIT

    * Augustini pėr tė pohon se Anaksimeni ka qenė i bindur se perėnditė «nuk e kanė krijuar ajrin, por edhe vetė ata janė krijuar nga ajri».Kozmosi nė esencė ėshtė identik me njeriun, ndėrsa ajri e bėn tė mundur kėtė unitet. Sikurse shpirti ynė qė ėshtė ajėr dhe si i tillė na drejton ne dhe nga ne krijon unitet, po kėshtu edhe fryma dhe ajri pėrfshijnė dhe mbajnė tėrė kozmosin» (Diels, fragm.2).

    * Sikurse pėr Anaksimandrin ashtu edhe pėr Anaksimenin procesi kozmologjik ėshtė periodik.




Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •